Categories
Art Kulture

PASURIA ËSHTË NË SHPIRT – Tregim

Ajo ishte një vajzë që vinte nga një familje e pasur. Në klasë, iu drejtua shoqes së saj të bankës dhe i tha:
”Mami im bleu një makinë të re dje.
Mami im është më e pasur se mami jot.

Ajo na solli një dado të re, që të kujdeset për ne, ndërkohë që mami shkon në punë.
Mami im është më e pasur se mami jot.
Mami ka sjellë në shtëpi edhe një kuzhinier të mirë, i cili na përgatit gjellë nga më të shijshmet.

Mami im është më e pasur se mami jot.
Mami na ka sjellë në shtëpi edhe një mësues të ri, me të cilin bëjmë mësimet dhe detyrat e përditshme.
Mami im është më e pasur se mami jot.”

Vajza e varfër e ndërpreu dhe i tha:

-”Mami im gatuan për ne me duart e saj ushqimet më të shijshme.
Mami im kujdeset vetë për ne, qëndron gjatë natës derisa të na zërë gjumi, na tregon përralla dhe na i lan rrobat me duart e saj.
Të gjitha mësimet dhe detyrat, ne i bëjmë me mamin, e cila na ndihmon dhe na qëndron pranë. Mami im dhe dashuria që na fal është pasuria më e madhe që kemi.

Ajo na jep bukën e sapo gatuar, ndërkohë që vetë ushqehet me bukët e mbetura dhe të thata.

Ajo na jep mishin e pulës, ndërkohë që vetë ushqehet me krahët saj.
Na mjekon me ilaçe kur sëmuremi, kurse vetë i përballon sëmundjet.
Na blen rroba të reja, kurse ajo vetë i arnon të sajat.
Mami im është shumë herë më e pasur se mami jot.”Burimi: Akropoli i Ri

Categories
Art Kulture

NDËRTO URA, JO MURE! – Historia e dy vëllezërve

Kjo është historia e dy vëllezërve të cilët jetuan për kohë të gjatë në harmoni me njëri-tjetrin në fermën e tyre të përbashkët. Ata dilnin në punë bashkë, punonin bashkë dhe ktheheshin bashkë. Harmonia dhe mirëkuptimi ishin tiparet dominuese të jetës së tyre. Por një ditë prej ditësh, krejt befasisht mes tyre shpërtheu një zënkë. Ishte problemi i parë që lindte mes tyre që prej dyzet vitesh.

Gjithçka ndodhi për shkak të një keqkuptimi, i cili u trash aq shumë saqë filluan me fyerje, ofendime dhe kacafytje, të cilat u pasuan nga një heshtje e gjatë reciproke e cila zgjati me javë. Njëri prej tyre, ndryshoi dhe drejtimin e përroit plot ujë, për ta vështirësuar komunikimin me të vëllain. Tashmë nuk dëshironte ta shihte me sy.

Një ditë, vëllai i madh u zgjua nga trokitjet e forta të derës. Ai brofi jashtë dhe pa një burrë të huaj, i cili i tha:
-”Po kërkoj punë dhe mendova mos u duhem për të restauruar ndonjë mur apo çfarëdo pune tjetër.”

-“Po” – i tha i zoti i shtëpisë – “më lipsesh për një punë të rëndësishme dhe të shpejtë. A e shikon atë shtëpinë përballë? Është e tim vëllai. Para një jave ai e ndryshoi rrjedhën e përroit për t’u ndarë përfundimisht. E unë vendosa ta ndihmoj, vendosa të ndërtoj një mur me qëllim që mos ta shoh as me sy. Tani, a i sheh ato gurët e grumbulluar atje? Me to, dua të më ndërtosh një mur ndarës përgjatë përroit!”

Burri i huaj ia ktheu:
-”Mendoj se e kuptova qëllimin tuaj.”
Pronari i tha:
-”Vazhdo punën, se mua më duhet të shkoj në qytet.”

Kur u kthye nga qyteti, vëllai mbeti pa gojë. Në vend që të ndërtojë murin, ustai kishte ndërtuar një urë guri që lidhte dy anët e përroit.
Në atë çast, u kthye dhe vëllai tjetër dhe kur pa urën e gurit, rendi me vrap dhe rroku për qafe vëllanë të cilit me lot në sy i tha:

-”Me të vërtetë që je njeri i mrekullueshëm! Paske ndërtuar një urë për të lehtësuar komunikimin me mua! Sinqerisht që jam krenar për ty!”
Teksa dy vëllezërit u pajtuan dhe u përqafuan, ustai i huaj mblodhi plaçkat dhe u kërkoi leje të largohej.

-“Prit! Prit! Duam të qëndrosh pak më gjatë mes nesh! Kemi shumë punë të tjera për të bërë!”
Ustai duke u buzëqeshur ngrohtë u tha:
-”Do të doja të qëndroj, por kam akoma shumë ura për të ndërtuar.”

LE TË JEMI USTALLARË URASH KOMUNIKIMI ME NJERËZIT DHE JO SHKATËRRUES TË TYRE. LE TË MBJELLIM MIRËKUPTIM DHE TË HEQIM DORË NGA FARAT E KEQKUPTIMIT.Burimi: Akropoli i Ri

Categories
Histori Kulture

Kontributi i shqiptarëve që vuri në lëvizje Revolucionin Grek…

Me 1814 u krijua organizata e fshehtë patriotike “Filiqi Heteria” (Shoqëria e Miqve) e cila vuri si qëllim vetes të punonte për çlirimin e Greqisë nga zgjedha otoman. Themelues të kësaj organizate, e cila u bë nismëtarja e parë për çlirimin e Greqisë, ishin dy shqiptarë dhe një grek: Nikolla Skufai, zejtar shqiptar nga Arta, Manolis Ksanthos, grek nga ishulli i Patmas dhe Thanas Çakalli, biri i një tregtari të pasur nga Gjikajt e Çamërisë.

Deri në vitin 1821 kjo organizatë, nën drejtimin e Nikolla Skufait, bëri një punë të madhe për përgatirjen dhe shkëputjen e Greqisë nga sundimi osman. Më 25 mars në Peleponez lëvizja rifilloi përsëri, e cila shumë shpejt u shndërrua në kryengritjen të ar, matosur.

Me 22 janar 1822 nga një asamble kombëtare shpallet pavarësia e Greqisë nga push, timi osman. Menjëherë grekët u përkrahën nga Anglia, Franca e Rusia dhe më vonë, edhe nga Gjermania, të cilat kishin interesa të rrudhnin Perandorinë Osmane e për t’i marrë asaj ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve.

Deri me 1829 në Greqi vazhduan luftimet në mes të popullit grek e ushtrisë osmane dhe me 1830 u njoh zyrtarisht e Greqisë nga Fuëitë e Mëdha. Greqia, tashmë kishte shtetin e saj të pavarur.

Për arritjen e kësaj fitoreje krahas grekëve, luftuan me heroizëm edhe banorët me origjinë shqiptare, që kishin migruar në Greqi dhjetra vjet më parë në Peleponez, Atikë, rrethinate Athinës etj. Kjo popullsi qe mjaft e madhe në numër e përbënte 1/3 e krejt popullsisë autoktone greke dhe të gjithë u vunë në dispozicion të kryengritjes për çlirim, me forca njerëzore me pasuritë e tyre që ikishin më të shumta se të grekve.

Më me rëndësi dhe që luajti rol shumë të rëndësishëm në arritjen e fitores, ishte flota detare që përbëhej prej anijeve, që ishin, në përgjithësi, pronë e shqiptarëve. Kjo flotë e drejtuar nga udhëheqësit trima shqiptarë, i shkaktoi humbje të mëdha flotës osmane, kreu shumë detyra furnizimi nga një drejtim në tjetrit, midis ishujve dhe gadishujve të shumtë, duke transportuar trupa dhe materiale lufte.

Lundërtarë shqiptarë të shquar të ishujve të Hidrës, Speces, Parasit, Kulurit, Pscresë etj luftuan me anijete tyre kundër anijeve osmane. Në luftën për çlirimin e Greqisë, që nga 1814 e deri në 1831 dolën trima dhe udhëheqës legjendarë shqiptarë dhe me origjinë shqiptare, që bënë emër në histori.

Ndër ta pati burra shteti, ushtarakë, detarë, politikanë, ideologë që udhëhoqën Greqinë në krijimin e Shtetit të tyre të pavarur. Këta qenë: Nikolla Skufai, Gjergj Olimpasi, Gjergj Karxhikiu, Anastas Gjirokastriti, Andon Ikonomi, Noti Boçari, etj.

Dëshmitarët të kohës si dhe studiues seriozë kanë folur e shkurar me respekt e nderim për to. Për disa prej tyre kanë kënduar poetë si Bajroni, Myleri, Hygo. Oborri i Ali Pashë Tepelenës u bë streha e udhëheqësëve e kryengritjes greke, të cilët aty u mësuan, u frymëzuan, u stërvitën dhe punuan për të nisur kryengritjen më 1821.

Historianët dhe studiuesit e ndryshëm kanë vënë në dukje e shumicë e kapedanëve të kësaj kryengritjeje qenë shqiptarë. Përveç arbëreshërve pati edhe shumë shqiptarë që shërbenin në ushtrinë osmane, që dezertuan dhe u bashkuan me kryengitësit. Gjithashtu rol luajti edhe vënia në dispozicion e pasurisë së shqiptarëve mbasi Greqia para kryengritjes së vitit 1821 ishte mjafte varfër e nuk pati ndonji zhvillim ekonomik.

Shqiptarët ishin ata që e lëviznin popullin grek për të fituar lirirnë. Edhe grekët e kanë pranuar kontributitn e shqiptarëve për pavarësinë e Greqisë.

Shumë kanë bërë shqiptarët për fqinjin e tyre grek, në kohët kur së bashku, kanë përballur zgjedhën osmane prej afro 500 vjetësh. Por si gjithmonë si shpërblim kanë marrë urrejtjen. Pas vitit 1830 ka qënë qeveria greke dhe politika e saj e mbështetur fuqimisht nga kisha ortodokse greke, që kanë punuar për asimilimin e shqiptarëve për t’u ndërruar fenë, racën, gjakun e për ti likuiduar me çdo mjet.

Urrejtja e greke për shqiptarët lindi bashkë me politikanët qeveritarë grekë, të mbështetur e të bekuar nga kisha ortodokse greke./Konica

Categories
Histori Kulture

Historia e kishës së Linit që u transformua në bunker

E kaluara diktatoriale e Shqipërisë ngjall edhe sot kureshtjen e mediave të huaja. Deutsche Welle sjell përmes një reportazhi një nga dëshmitë unikale të Shqipërisë ateiste, “historinë e Kishës – Bunker”.

Lini, gadishulli i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, vetëm 22 km nga qyteti i Pogradecit, ruan një nga dëshmitë unikale të Shqipërisë ateiste.

Në kodrën që shtrihet fshati,në pikën fundore të saj, ku vështrimi ndahet mes Ohrit dhe Pogradecit, ndodhet Bunkeri – Kishë i Linit. Në 1967, pas vendimit për çrrënjosjen e fesë, Kisha 3 shekullore e “Shën Nikollës” u shemb për t’u ndërtuar në vend të saj një bunker.

“Deri në 67-tën këtu ishte një Kishë paraklise e vogël e Shën Nikollës, e shenjtit që e festojmë ne ortodoksët në 6 dhjetor. Kisha u prish nga regjimi i Enver Hoxhës dhe u bë ky bunker.

Edhe në atë kohë vinin besimtarët dhe luteshin. Bunkeri u bë të mbroheshim nga Jugosllavia, këtu shërbenin ushtarët ditë e natë. Pas viteve 90′, me ardhjen e demokracisë kjo u bë prap Kishë. Besimtarët sollën ikonat dhe luteshin”.

Ndrijo Shegani, banor i Linit: ” Për bunkerin kujdesen banorët e fshatit që shkojnë dhe ndezin qiri të shtunave e të djelave. Kush quhet Nikolla ose Nikoleta ndez qiri në ditën e Shën Nikollës dhe ne i urojmë në shtëpi “ta gëzosh emrin”.

Bora, turiste: “Unë tani sapo u ula nga aty, jemi nga Shkodra dhe erdhëm ta vizitonim. Për mua ishte shumë e çuditshme. Nuk ka rëndësi për çfarë është ndërtuar më pas, për cfarë është vënë guri i parë, ai mbetet”

Shqipëria u bë i vetmi vend ateist në botë, ku u shkat, ërruan 2169 objekte kulti. Pas valës shkat, ërruese të 1967, mbijetuan vetëm 96 objekte kulti nën cilësimin monumente kulture./Konica

Categories
Art Kulture Personalitete

Çdo mbrëmje kur bie të fle më ulesh në qerpik…

Një nga poetët dhe autorët e këngëve më i njohur dhe i dashur deri më sot është Teodor Keko, njeriu i madh i letrave të vogla.

Ai lindi në Tiranë dhe prindërit e tij ishin dy nga regjizorët më të mirë të kinematografisë së kohës, Endri dhe Xhanfize Keko. Ai ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor.

Për një periudhë kohe mbahet mend si pjesëtar i parlamentit shqiptar, por që hoqi dorë pas tetë viteve për arsye se dinjiteti i tij nuk e lejonte më që të qëndronte në një ambient ku në vend që shqiptarët të bashkoheshin, ndaheshin.

Teodor Keko ka filluar publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në: poezi, dramë, novelë si dhe veçanërisht i historive të shkurtra.

Poezia e tij ishte shumë e veçantë dhe mënyra sesi i transmetonte ndjesitë e tij mbetej po kaq e veçantë. Thuhet se ajo ishte e bukur, e thjeshtë, e ngrohtë dhe e mbushur plot dritë. Kur themi fjalët “e bukur” dhe “e thjeshtë”, e dimë se kemi mundësi që të flasim për gjithçka të prekshme të kësaj bote, që na tërheq pas vetes.

Kur përdorim fjalët “e ngrohtë” dhe “e mbushur plot dritë”, largohemi prej botës së pafrymë dhe hyjmë në shpirtin e njeriut dhe të gjithë gjallesave të tjera, gjerbërore, ku drita vjen me reflekse të shumëfishta dhe të ndryshme, ashtu si në poezinë e Teodor Kekos.

Mes për mes këtij kufiri shkrirës dhe reflekseve të ndërthyerjeve të ndriçimit njerëzor, është më lehtë t’i thuash lexuesit disa fjalë mbi poezinë e Teodor Kekos, të mbushur plot dritë dhe ngrohtësi vetjake, që nga poezitë e tij të para deri tek ato të fundit.

Kjo frymëmarrje ritmike poetike dhe e ngrohtë, e ndjek Teodor Kekon gjatë jetës së tij të mbyllur një herë e përgjithmonë para kohe, jo vetëm thjesht si një shteg i parë nisjeje, si ndodh rëndon me shumë shkrimtarë të tjerë.

Bota e tij e letrave, sot e përgjithmonë, bashkëjeton mes prozës dhe poezisë.

Sigurisht që gjithmonë ka një fillim dhe një shtysë, të cilën e mësojmë nëpërmjet prozës së tij, ku shpesh gjejmë të gjitha burimet e jetës personale.

Mjafton që të lexosh novelën e tij “Curriculum Vitae”, të shkruar me një frymë dhe me ngut, si për ta lënë para vdekjes bekimin dhe dashurinë e tij, ku Teodor Keko lë për të gjithë përshkrimin e shtratit të tij djaloshar ku mbetën të varura mbi kokë brilantet më të ngrohta, më me dritë, më të thjeshta dhe më të drejtpërdrejta të poezisë shqipe.

Poezia e Teodor Kekos ndërhyn me të madhe në këtë histori të gjatë të poezisë shqipe, ku “me kohën tonë lumenjtë nderojnë rrjedhën në rendjen drejt dashurisë”, si thotë poeti në poezinë “Sërish si djalë çapkën do fishkëllejë horizonti” dhe kur jetojmë në një vend ku “si ogur i keq, hollë vishen njerëzit dhe monumentet tmerrësisht trashë” te poezia “Shqipëria, dhjetor ’90 – janar ’91”.

Kështu për Teodor Kekon fillon një rrugë e gjatë poetike, që do ta renditë atë në radhën e poetëve më të dashur dhe më të drejtpërdrejtë shqiptarë, një poezi që përmban një mister të madh suksesi.

Kush lexon poezinë e Teodor Kekos që nga fillimet e veta deri në fund të jetës së tij të shkurtër, por të padorëzuar asnjëherë para vdekjes, ka të drejtë që ta konsiderojë kraharorin e unit të tij poetik si një truall prej nga lind dhe ndriçohet një vizion për të tjerët.

Kur nisem për te ty vetëtij dhe bubullij,

Bëhem trim i madh dhe më pushton një guxim i rrallë.

Para teje hesht. Nën heshtje zbardhem dhe ngrij.

Zbres në zemrën tënde lehtë, siç bie në rrugë borë e bardhë.

Zbres atje dhe dashurinë time ngroh,

Dhe pres të vijë pranvera e fara të çelet.

Kur të ndodhë kjo, kur të ndodhë kjo….

Trim i madh do të bëhem dhe do të bubullij patjetër.

Ka në këtë poezi mundësi dhe pamundësi për një ngrohtësi dhe dritë më të madhe që nuk gjendet dot pa praninë e njeriut tjetër, atij më të dashur.

Kështu, hap pas hapi fillon e ndihet në poezinë e Teodor Kekos prania e domosdoshme e të tjerëve, si një dialog i hapur pranimi, si një univers dashurie që krijon një botë të tërë të domosdoshme, një kërkesë që në subkoshiencën njerëzore, njeriu e pati kërkuar që në zgjimin e tij të parë. Por që nuk e dallojnë dot të gjithë.

Do të ishte fare e pakuptimtë sikur në mes të radhës së gjatë të “të tjerëve”, çuditërisht dhe para kohe Teodor Keko të mos shihte edhe vdekjen si në poezinë “Larg. Afër”, ku ai thotë:

Dëgjoj trokitjen, puthjen ia ndiej,

Shprishje gjymtyrësh në trupin tim.

I dashuruar pas dashurisë. Mbeta

I veshur në qefin.

Sot s’është çudi në prag të jetë

Duke trokitur vetë dashuria.

Por unë s’e njoh. Kam frikë. Hap derën.

Drejt vdekjes shkoj, siç një jetë ika.

Që të arrish të zbulosh praninë e tjetrit, kaq thjesht, kaq butë dhe kaq poetikisht, Teodor Keko nuk ka nevojë të kapërcejë nëpër barriera.

Prania e tjetrit e hap botën, e zbërthen në mënyra-mënyra. Pikërisht nga kjo koshiencë e parë njerëzore, njeriu bëhet i ndërgjegjshëm për veten dhe për shoqërinë deri në atë masë sa krijon vizionin e atdheut dhe të njerëzve të kësaj bote.

Ta ndiesh apo ta shohësh botën bëhet pothuaj njësoj në një botë kaq të personalizuar të një njeriu të vetëm poezie, kaq të personalizuar prej një njeriu të vetëm.

Kështu poeti duket sikur e merr në duart e tij për ta treguar si fëmijë pyllin dhe heshtjen, vajzën që do dhe emrin e thjeshtë të një shoku, në një dialog gjithnjë më të hapur dhe më të domosdoshëm herë me atin, herë me birin, herë me fëmijën e vogël të porsalindur, pasi poeti vetë nuk jeton dot pa të tjerët.

Në këtë këndvështrim, mjetet poetike gjithashtu janë aq të buta, të brendshme dhe pothuaj të padukshme, pothuajse si lënda vetë, pasi për t’u parë është gjithmonë e nevojshme pasqyra e shpirtit të njeriut.

Janë shumë arsye të çuditshme që e rendisin poezinë e poetit pranë gëzimit, haresë dhe shpengimit emocional që jeton si pasojë e kësaj marrëdhënie me të tjerët, që nuk ka se si ta gjesh kaq hapur dhe në mënyrë kaq ngazëlluese në prozën e tij.

Por ajo që bashkon poetin me prozatorin është ky terren plot reflekse shoqërore. Me poezinë e tij, Teodor Keko të udhëheq drejt shtigjeve të një qytetërimi pothuaj personal dhe të domosdoshëm. Dhe, mbi të gjitha, ai kërkon praninë e dashurisë.

“Po forca?”, do të pyesë ndonjëri. E bukur, e thjeshtë, e ngrohtë, inteligjente është poezia e tij, ashtu si është kaq vrojtuese dhe kaq zbuluese për marrëdhënie pa fund të qenies njerëzore me të tjerët, derisa shtrihet përtej natës në pyllin e heshtur (“Natë në pyll”).

E kërkojmë këtë forcë njerëzore në poezinë e tij të qetë dhe njëkohësisht të trazuar, që pranon brenda edhe harresën, edhe trishtimin.

E thënë pa frikë, në poezinë e Teodor Kekos forca e tij e vetme mbetet gëzimi që mbisundon edhe vdekjen. Dhe për këtë forcë ai shkruan poezinë lapidare që zbërthen sekretin e forcës së tij poetike.

Hapi krahët!

Në gjoksin tënd Dajti

U struk si foshnjë.

Jo ti,

Natyra

Është foshnja jote.

Në njohjen dhe praninë e tjetrit ose tjetrës, poeti krijon pak nga pak botën e tij shoqërore. Dhe ai vetë, si thotë në poezi, mbetet natyra.

Në poezitë e tij të botuara në vëllime të ndryshme, gjendet megjithatë një vjershë e rrallë që i drejtohet vetvetes (“Teodorit të dashur”), e cila në asnjë çast dhe në kundërshtim me tezat e narcizmit njerëzor, megjithatë nuk flet aq për vetveten, sa për shndërrimin e njeriut, sado që te Keko nuk kalon dot në mutacion.

Nga jeta ime shtegtuan zogjtë,

Dhe njerëzimi e humbi seksin,

Tani unë flas për ç’do të lindë,

Pa parë turmat që po vdesin.

O miku im oportunizëm,

Ma hëngre kokën, ma bëre gropën,

Kujt t’i ankohem. Kë të mallkoj,

Më mirë po ik të plehëroj botën.

Gjoksi i tij poetik, sa herë që shfaqet, është aq i njerëzishëm, sa shndërrohet dalëngadalë në një reliev metaforik, për të rilevuar vetëm të tjerët.

Poezia dhe jeta e tij është aq bujare sa t’ua lërë vendin edhe të tjerëve. Kështu në poezinë e Teodor Kekos fillon të ndihet prirja e sinqertë e një largimi, si një dëshirë tjetër për të gjetur përmasat e lartësive, ose të thellësive.

Poetit i largohen shpesh dashuritë, si diçka na ishte që kurrë nuk ndodh (“Fatkeqësia”), largohen vitet, vijnë ndarjet derisa arrin dhe finalja e vërtetë e tij ekzistenciale (“Ftohtë”).

Askush s’kuptoi se gjithë ky ujë

Vajtimi im qe, madhështor.

TË DUA, thanë ujërat me zhurmë,

Po kush dëgjoi dhe kush dëgjon.

Teodor Keko vdiq në Selanik në duart e mikut të tij Stilian Buxheku, pasi ishte i sëmurë nga tumori në stomak .Ai vdiq në orën 15:30 të 22 gushtit të vitit 2002./Konica

Categories
Histori Kulture

Romancieri francez që u magjeps pas bijve të shqipes…

Aleksandër Dumas (1802-1870) ishte romancier francez që admironte natyrën shqiptare dhe kulturën e saj.

Ishte mjeshtër i përshkrimit të ngjarjeve historike që i vishte me ngjyra letrare. Shkroi veprën madhore “Krime të fsheshta” në 3 vëllime, ku trajtohet me hollësi veprimtaria e Ali Pashë Tepelenës dhe natyra shqiptare.

“Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë, – shkruan ai për shqiptarët… kostumi i tyre është më i bukuri në botë, me fustanellën e bardhë si bora e Pindit, me veshjen e mbushur me xhufka të arta, me brezin e qendisur, ku shfaqeshin një arsenal armësh e thikash.

Hakmarrja dhe dashuria janë pasionet thelbësore të shqiptarëve, për ligj ata kanë shpagimin… Gratë janë të bukura dhe pjellore, por pas martesës ato bëhen pothuajse skllave dhe vihen në punë të rënda, pasi gjithë prodhimet e tokës janë fryt i punë së tyre”.

Ai përshkruan personelin shqiptar në oborrin e Ali Pashës, argëtimet e tij me familjen në Butrint. Ali Pashën ai e quan tiran si Neroni i Epirit, (e tejkaluar kjo nga e vërteta historike), por edhe si figurë çlirimtare që i shërben zgjimit dhe çlirimt kombëtar të Greqisë.

Dumas mendonte shpesh për Shqipërinë e Ilirisë, dëshironte të vinte aty dhe të vihej në krye të shqiptarëve, për të flakur pushtuesit turq nga Shqipëria, Epiri, Thesalia dhe Maqedonia.

Ne do t’i flakim së pari nga këto zona, i shkruante ai të birit, dhe pastaj do t’i shtyjmë pushtuesit turq në Stamboll dhe nga Konstandinopoja, padyshim drej e në Bosfor.

Dumas u lidh me princin e Kastriotëve, ra në marrveshje me të për një kryengritje dhe Alandro Kastrioti shprehu dëshirën që në krye të kësaj kryengritjeje të ishte Aleksandër Dumas.

Madje në dispozicion të Shqipërisë ai vuri dhe anijen që e mbante pranë pallatit të tij… do të bëj për Shqipërinë atë që Garibaldi bëri për Italinë, – i shkruante shkrimtari një mikut të tij në Paris, nuk më intereson për Napoleonin, por për Shqipërinë dhe Greqinë, për këto vende ku do të luhet fati turk.

Shqipëria ishte një nga provincat më të vështira për t’u shfrytëzuar. Banorët e saj ishin mjaft të varfër, shumë të vendosur dhe nga ana tjetër të fshehur natyrshëm në vargmale të ashpra. Pashallarët e kishin shumë të vështirë të bënin aty pasuri, sepse secili e kish zakon të mbronte energjikisht bukën e vet.

Muhamedanë apo të krishterë, shqiptarët ishin të gjithë ushtarë. Kur nuk kishin ç’të bënin tjetër mbillnin arën e vet dhe korrnin atë te fqinjët, duke ia marrë sigurisht të lashtat, ose pastaj shkonin ekullosnin bëgëtinë, duke gjuajtur rastin për të shtënë në dorë atë të gjitonit.

E tillë ishte gjendja normale, jeta e rregullt e Epirit, Tesprotisë, Thesalisë dhe e Shqipërisë së Veriut. Shqipëria e Ulët më pak e fortë, ishte po ashtu më pak aktive dhe më pak e guximshme, dhe atje si në mjaft pjesë të tjera të Turqisë, njeriu i fushës ishte shpesh viktimë e njeriut të malit.

Pikërisht në male ishin ruajtur kujtimet për Skënderbeun dhe kishin gjetur strehë zakonet e Lakonisë së vjetër; ushtari trim i ngiheshin këngë me lirë, kurse kusari i shkathët u tregohej fëmijëve nga prindërit si shembulli më i lartë.

Kishte gëzime që kremtoheshin vetëm më plaçkën që i zihej të huajit dhe gjëja më e mirë e gostisë ishte gjithmonë një dash i vjedhur.

Çdo njeri vlerësohet sipas shkathtësisë dhe guximit që kishte, dhe ishte fat i madh të lidhej martesë me dobi kur dkish ndihej si kleft i mirë, apo kusar i mirë.

Shqiptarët, krenarë, e quanin liri këtë anarki dhe me përkushtim fetar kujdeseshin për ruajtjen e një trazire të trashëguar nga stërgjyshërit, duke i siguruar përherë vendin e parë më kreshnikut.

Ali Pashë Tepelena

Në kulmin e marrëdhënies së tij kishte qejf ta thoshte hapur se ishte pikërisht ajo e ëma, që e kishte qejf ta thoshte hapur se ishte pikërisht ajo e ëma që e kishte bërë të mbërrinte aty ku ndodhej.

“Gjithçka ia detyroj nënës sime, i thoshte ai një ditë konsullit të
Francës, sepse im atë, kur vdiq, nuk më la veçse një konak e disa ara. Mendja ime e ndezur nga këshillat e saj që më dha dy herë në jetë, sepse më bëri edhe njeri, edhe vezir, më zbuloi fshehtën e fatit që më priste.

Ali Pasha
Që atëherë Tepelena për mua nuk qe veçse trualli i lindjes, nga i cili duhej të lëmohesha për të rënë mbi prenë që e përpunojë në kokë. Ëndërroja veç për fuqi, thesare, pallate, për gjithçka që koha ka krijuar e më premton sepse caku ku kam arritur nuk është fundi i shpresave të mia”.

Kostumi shqiptar

Ajo që binte sidomos në sy në këtë kostum, ishte çallma, pasi rrotullohej dy a tri herë rreth kokës, kalonte poshtë qafës dhe shkonte e mbërthehej te pika e vet e nisjes. Veçse kostumi duhej porositur e qepur, e të zbukurohej me qëndisma, gajtane e shirita.

Një shqiptar i Egjiptit me kostum shqiptar
Ai kostum, ende pothuaj i panjohur në Francë, ajo xhoke dhe ata dollakë me kadife të kuqe qëndisur në ar, ajo fustanellë e bardhë si bora, ku nuk mungonte as edhe një palë, ato armë të argjendta gjithë shkëlqim e tërë gdhendje të mrekullueshme, dhe sidomos origjinalitete i mbështjelljes së tokës tërhoqën gjithë sytë drejt meje./Konica

Categories
Art Kulture

Nertila Koka – Dy gëzime në një ditë, 1986

Sot nje drite e bukur
Hapi deren time,
Djali qe une dua
“gezuar” me tha.

Prushi i trendafilit qe mbante ne duar
Krejt mbi faqen time ra.

Djalo, ardhsh i bardhe,
paske shoke shume.
Gjithe harene e bjeshkes
Solle ti kete cast tek une.

Ti sot ke ditelindjen,
Tha dikush nga shoket,
Vepren ne ia morem kohes me shpejt,
C’nur m’i ra dites

Bashke me dy gezime
Kjo eshte lumturia vete!

Sa drite mori jeta ime,
Ne nje dite solli dy gezime
Qiellin rrok kjo lumturia,
Rritem une, rritet Shqiperia.

Nje drite e bukur hapi deren time sot.

https://www.youtube.com/watch?v=IS3Dcpdei64

Categories
Art Kulture

Simfonia e nënës – Sherif Merdani, 1995

Per ty une do te mendoj gjithmone
Do shkruaj vargje, do krijoj melodi
Edhe kur te perqafoj si femi
Edhe kur ndodhem kilometra larg

Se ti je krijese e perjetesise
Sinfonia ime!

Nganjehere me vjen te qesh me veten time
Me vjen ne mendje nje pyetje aq naive
Perse, perse, nuk kam qene ne dasmen tende
Perse, une qava kur ti me linde…

O nena ime!
Perendesha ime!
Sinfonia ime!

O nene!
O perendeshe e jetes!
Ti qe krijove gjithesine
Ajo nina-nana e embel
Sot me duket simfoni

O Zoti yne i madh!
Nje lutje na degjo
Fali dite nga jeta jone e pajetuar
Perendeshes sone

Perendesha ime
Perendesha jone
Sinfonia ime
Sinfonia jone

https://www.youtube.com/watch?v=_xpDoGhxwyU

Categories
Art Histori Kulture

Na ishte dikur Koha e triskave – Tregim

Nga Orhan Sakiqi

Hamdi Dizdari ishte komshiu ynë. Kishte qenë tregtar i suksesshëm me dyqane e shtëpi, sigurisht të shtetëzuara. Tani ishte kthyer në karrocier që na sillte drutë e zjarrit. I jepnim triskat e druve dhe ai me karrocën e tij, na i sillte në shtëpi. Kjo na kursente kohen për të shkuar në fushën e baltosur të druve. Z. Hamdiu, siç i thërriste nëna ime, ishte një burrë i gjatë, i shëndoshë, faqekuq.

Mbante një kapele të vjetruar republike, rripin poshtë barkut të fryrë, xhaketë të shkurtër meshini dhe çizme gome të Durrësit, që i jepnin një pamje groteske midis një karrocieri dhe një tregtari. Me kapele të mire e pa çizme ishte tregtari, kurse në gjendjen e sotme karrocieri i druve. “Nuk është turp puna”, thoshte. “Me karrocë e kam filluar tregtinë, dhe tani përsëri erdha te ajo, po arsyen s’po e di”, dhe qeshte me gjithë zemër. Më bënte përshtypje se kalin e mbante ‘dritë’, i shndriste qimja me zilka dhe me mburoje sysh, ai dukej si kalë garash sportive. “Kalin s’para e shohin, por mua diçka të re të vesh më thonë: Paska rezerva tregtari”, dhe përsëri qeshte. “Punoj, thoshte, dhe jo keq, por me një tufë fëmijësh është halli te triskat”…

Mbasi sillte drutë Hamdiu dhe si me nuhatje pas tij vinte druvari lumian, Selmani. Një burrë i imët, me mollëza të dala, i parruar dhe i pafjalë, e kundërta e Hamdiut që ishte gjithë humor. Në një trastë kishte një arsenal veglash pune, sharra, sopata, pyka , çekiçë. Drutë, me gjithë kujdesin e komshiut Hamdi, nuk ishin gjithmonë të përdorshme për sobë. Kisha dëshirë të shikoja Selmanin trup vogël se me sa lehtësi e çante trungun e madh, duke i ditur damarët, siç thoshte vetë. Te damari vendoste pykën nga ku krijohej çarja, për t’i hapur rrugë pastaj sopatës. Pazari dihej, 100 lekë dhe dreka. “Punoj, thoshte, dhe jo keq, por me një tufë fëmijësh në Lumë është halli te triskat”…

Sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, triskë është një fletë e vogël e ndarë në lata, ku shënohet sasia e ushqimeve , e druve, e qymyrit, e artikujve të veshmbathjes etj., që mund të marrë njeriu apo familja (në sistemin e shpërndarjes në formë të caktuar). Por triskë është edhe një dokument për anëtarësim ose lidhje me një detyrë si triskë fronti, triskë rinie, triske partie…

Fjala “triskë”, brezit tonë, nuk i është ndarë gjithë jetën, shoqërues i përhershëm. Me të në dorë paraqiteshim çdo ditë te dyqani i bukës, një herë në dy javë te dyqani i ushqimeve, një herë në muaj në fushën e druve, diçka me radhë te ai i veshmbathjes. Pastaj qumështi që ishte një histori më vete.

Më të rëndësishme ishin sigurisht triskat e bukës. Çdo anëtar i familjes kishte një të tillë që e merrte kryefamiljari në qendrën e tij të punës. Triskat e bukës ishin ndarë në kategori: fëmijët dhe të moshuarit 400gr. dhe quhej ordinere, nëpunësit 600 gr. e quhej e mesme, punëtoret 800gr e quhej triskë e rëndë. E lehtë, e mesme, e rëndë, sikur të ishin pesha për boksierë. Por, mirë e kishin menduar, ajo jetë ngjante një ring boksi, vetëm me një ndryshim, se boksi vazhdonte 9 minuta, tre raunde nga tre minuta, kurse triskat aq sa minuta ka viti dhe vitet…

Triska e bukës ishte një fletë me përmasa 7x7cm, ku sipër shënohej emri dhe poshtë ishin datat e muajit që quheshin lata. Çdo latë kishte një ditë. Shitësja e bukës priste latën me gërshëre dhe e ngjiste në një fletë më të madhe, sipas kategorisë që i kushtonte kohë dhe shkaktonte shtimin e radhës. Buka ishte e zezë dhe e fortë që mezi pritej. Shumë herë zëvendësohej me misër që ngjante si një pllakë tallashi. Për të sëmurët, shumica me TBC, kishte një ‘favor’, buka e grurit nuk zëvendësohej me misrin.

Triska kishin të drejtë të merrnin vetëm ata që ishin në punë shteti. Hamdiu, Selmani e shumë të tjerë jo. Po të hoqën nga puna, mbete pa triska, mbete pa bukë. Buka ishte apoteoza, ishte riti. Regjimi kishte në dorë bukën, pra kishte jetën. E merrte atë e ta hidhte në fermë si punëtor, pavarësisht se ti ishe agronom, ta hidhte në një qytet tjetër pa pyetur se kishe rrënjë aty ku ishe, ta hidhte në kantier si punëtor pavarësisht se ishe inxhinier, ta hidhte ku të donte ti shkoje nga prapa. Rrugë tjetër nuk kishte, ndryshe quheshe ‘parazit’.

Ishte edhe triska e qumështit. Jepej për fëmijë dhe për të sëmurë. Qumështi shpërndahej vetëm në një dyqan për gjithë Tiranën, që ishte aty ku sot është bar “Guva” në rrugën këmbësore . Radha për burrat mbahej për një , dhe fillonte nga Teatri Popullor gati 150 m. Nga ana tjetër , ishin gratë, kurse në mes hynin pa radhë familjet e dëshmorëve. Në rradhë shumica ishim fëmijë që detyroheshim të rrinim me orë për 1 kg qumësht.
“Radhë, radhë, radhë – refren i përditshëm i jetës”, – siç shkruan kolegu im Kolevica.

Dyqani i bukës i lagjes sonë ishte në rrugën e Kavajës, pranë Ministrisë së punës sot. Shkonim me shokun tim, Besnikun, drejt dyqanit kur na grishën disa shokë për të luajtur në fushën e Shallvares. Mbas loje u drejtuam drejt dyqanit, por Besniku nuk po gjente triskat. Kërkuam në pantallona e triko që i kishim vënë si porta, por ato ishin zhdukur. Ku të shkonim? Besniku, një djalë i gjatë e i hollë me ballë të gjerë, rreth 12 vjeç, u zverdh i tëri. Qukat që kishte në fytyrë i kuqëlonin më shumë.

Çfarë do t’i them tani babës? Për fat, ishte fund muaji. U mblodhëm shokët, e me lejen e prindërve, i dhamë nga një triskë për familje. Shkuam të gjithë te shtëpia e tij, buzë Lanës së vjetër dhe i shpjeguam babait të Besnikut se si ishte puna. Mbasi bisedoi me prindërit tonë u bind. Ishte besimtar. “Zoti ju bekoftë!”, na tha.

Fëmijë që u rritëm në radhë, fëmijë që u rritëm me triska. Por, nuk mjaftonin triskat e nevojave të përditshme. Kishte edhe triska të tjera ideologjike, si e Frontit, e Rinise dhe e Partisë. Triska e Frontit e dalë nga Konferenca e Pezës që predikonte bashkimin e popullit, nuk u jepej të gjithëve. Atë e jepte këshilli i lagjes. Ke qenë tregtar, nuk e merr; ke qenë në burg, jo e jo. Mirëpo, triskat ishin të lidhura zinxhir me njëra-tjetrën. A e ke triskën e Frontit? – Jo! Atëherë të pret vetëm puna e krahut, ndryshe nuk merr triskat e ushqimit.

Pastaj duke u rritur vinte triska e Rinisë. Familja që nuk ka triskën e Frontit nuk merr atë të Rinisë.
Thotë Xhorxh Uruell te libri “Ferma e kafshëve”: “Të gjitha kafshët janë të barabarta , por disa kafshë , janë më të barabarta se të tjerat”.
Këta më të barabartët sundonin në emër të barazisë, që për këtë barazi nga fillimi i viteve ‘80 triskat i zëvendësuan me tullona.

Tiranë, 8 janar 2017

Dr. Orhan Sakiqi, ish-këshilltar, kryetar i këshillit Bashkiak të Tiranës, anëtar i “Këshillit të të Urtëve” në Shoqatën “Bashkësia Dibrane”

Burimi: rrugaearberit.com

Categories
Art Histori Kulture

«Var, efendem, var» Ka zotni, ka komb shqiptar!

Në nji seancë në Parlamentin xhon-turk, Myfit Libohova e përmend kombin shqiptar.

Ia ndërpret fjalën kryetari i Parlamentit, Ahmet Riza tu i thanë se nuk ka komb shqiptar por veç komb otoman.

«Var, efendem, var» (ka, zotni, ka!), replikoi deputeti shqiptar me përgjigjjen maje gjuhe. Qysh thotë Kostë Çekrezi te libri i tij «Albania Past and Present», shprehja «var, efendem, var» u shndërrue në kredon e lëvizjes kombëtare shqiptare në ato vite.

Ideja nacionale shqiptare – me nji rremb laik e properëndimor – definitivisht ka pas siprani morale, ontologjike e etike ndaj frankeshtajnizmave osmanë: panturanizëm, panislamizëm, panturkizëm…/Konica

error: Content is protected !!