Categories
Art Kulture

Adriana Ceka – Shtatori i parë

Shtatori i pare
blerim dhe shoke te rinj
na solli ne
o shoqja im i mire

Shtator te tjere
kaluan dhe do te vine
dhe krahe per krah te 2
ne na gjen

Nga brehu i detit vije ti
dhe une nga bjeshket plot freski
dhe mindis nesh
u lidh kjo miqesi

Ne ditet e mia hyre ti
o shoqja ime e rinise
te ndjeva prane
ne ate shtator te pare

Shtatori i pare
blerim dhe shoke te rinj
na solli ne
o shoqja im i mire

Shtator te tjere
kaluan dhe do te vine
dhe me te forte e ben
Miqesine!

Categories
Histori

1956, Enveri, jam dakort të ulim numrin e bagëtive të fshatarëve

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon proçes-verbalin e mbledhjen së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së të mbajtur në 15 gusht të vitit 1956, ku Enver Hoxha dhe anëtarët e Byrosë diskutuan dhe vendosën që fshatarsisë kooperativiste t’i hiqeshin dhe t’u kufizoheshin numri i bagëtitve që ata mbanin në oborret e tyre. Si ranë dakort të gjithë anëtarët e Byrosë Politike me atë vëndim dhe kundërshtimi që i’u bë vetëm nga Liri Belishova dhe bashkëshorti i saj, Maqo Çomo, i cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Bujqësisë…

Unë them që kjo tabllo që paraqiti Maqua me shokët e Ministrisë së Bujqësisë, nuk është në frymën e kolektivizimit të bujqësisë, kjo është për një individ të mirë dhe nuk lejon të ecësh përpara në shpejtimin e kolektivizimit. Sipas mendimit tim nuk duhet të bëhen lëshime në këtë drejtim. Çështje tjetër është që fshatari, si jetike ka tokën dhe pastaj vjen bagëtia. Kur të vijë çështja që Partia ta bindë fshatarin të futet në kooperativë, për të futur tokën, kjo është një gjë ndihmëse. Pastaj për dëshirën që ka ai për kooperativën duhet t’ia fusim edhe për bagëtinë që është ekonomi ndihmëse. Pastaj ta marrim konkretisht, këto nuk ka kush i ushqen, prandaj është më mirë që neve të shikojmë se ku do të kullosi bagëtia kolektive se sa ajo individuale, se ashtu na dalin dy probleme”.

Kështu është shprehur Enver Hoxha në mes të tjerash në diskutimin e tij, në një nga mbledhjet e Byrosë Politike të gushtit të vitit 1956, kur udhëheqja e lartë komuniste e partisë shtet të asaj kohe, po merrte në analizë kolektivizimin e fshatarsisë kooperativiste.

Dokumenti arkivor me proces-verbalin e kësaj mbledhje i cili ka qenë i klasifikuar si “Tepër sekret”, për vite me rradhë, bëhet publik pas deklasifikimit të një sërë dokumentave arkivore nga ana e Arkivit Qëndror të Shtetit në Tiranë.

Në atë mbledhje janë marrë për diskutim edhe pesë çështje të tjera, por në shkrimin që po botojmë më poshtë, ne po japim të plotë vetëm pjesë të mbledhjes ku Enver Hoxha dhe anëtarët e tjerë të Byrosë Politike të asaj kohe, kanë diskutuar për heqjen e bagëtive nga oborret e fshatarsisë kooperativiste.

Kjo çështje nuk ishte përfshirë fare në rendin e ditës dhe u shtua si pikë e fundit e asaj mbledhje, që ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha dhe udhëheqjes së lartë të partisë shtet që ai kryesonte, i kushtoi vetëm disa minuta kohë për të diskutuar dhe marrë vendim,gjë që solli më pas rrënimin e plotë jo vetëm të fshatarsisë shqiptare, por të gjithë vëndit, duke e çuar Shqipërinë drejt katastrofës e cila u ndal vetëm në fillimin e viteve ’90-të me shëmbjen e atij regjimi, ndërsa pasojat do të vazhdonin gjatë!

Proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Më datën 15.8. 1956

Byroja Politike e K.Q. të PPSH. më datën 15 gusht 1956 mori në shqyrtim këto çështje:

Mbi caktimin e delegacionit të partisë që do të marrë pjesë në Kongresin e VIII të PK të Kinës, si dhe të delegacionit qeveritar që do të veje në RP të Mongolisë dhe RDP të Koresë.

Mbi dërgimin e përgjigjes shokut Hurshov për kohën e ardhjes në vëndin tonë.

Mbi pagën orare të punëtorëve që punojnë pa norma dhe kategorizimin e disa procesve të punës.

Mbi numrin e bagëtisë personale që duhet të kenë familjet e kooperativave bujqësore.

Mbi emërimin e shokut Mihal Prifti njëkohëshisht edhe ministër fuqiplot në Republikën e Finlandës.

Mbi takimin e shokut Enver me ministrin jugosllav, Arsa Milatoviç.

Mbi numrin e bagëtisë personale që duhet të kenë familjet e kooperativave bujqësore

Shoku Enver Hoxha: Pastaj kemi edhe çështjen e bagëtive për oborret e kooperativave bujqësore.

Shoku Hysni Kapo: Në statutin e sotëm të kooperativave bujqësore është caktuar sasia e bagëtive për çdo oborr. Komisioni që është ngarkuar për studimin e statutit dhe Ministria e Bujqësisë, janë të mendimit që të qëndrojë përsëri norma që ekziston. Neve e pamë këtë me aparatin e Komitetit Qëndror, unë bisedova edhe me shokët Muratov e Krillov dhe ata ishin të mendimit që të pakësohet norma që është sot. Ne mendojmë që të kufizohet numri i bagëtive për çdo familje kooperativiste. P.sh. nga 1-4 lopë ose buallica, që u lejohet një familjeje kooperativiste në bazë të statutit ekzistues, të caktohet 1-2 lopë ose buallica. Po kështu edhe për delet etj., siç paraqiten në relacion. Po të marrim parasysh vendet e tjera si Bullgarinë dhe Rumaninë, ata kanë më pak. Prandaj neve themi që mund të bëhet një zbritje e tillë sipas pasqyrës që është paraqitur. Ne e ngremë tani këtë çështje pse do të botohet projekt-statuti i kooperativave dhe pastaj nuk është mirë që në kongres të bëhen korrigjime të mëdha. Këta të Ministrisë së Bujqësisë kanë fr, ikë, se mos kjo do të shkaktojë një hezitim nga ana e fshatarëve për të hyrë në kooperativa.

Shoku Pilo Peristeri: Ata thonë që nuk kemi kullotë.

Shoku Hysni Kapo: Përveç bagëtisë kolektive, këtu duhet menduar edhe për ushqimin e bagëtisë individuale. Puna është që këto të jenë për të plotësuar nevojat e tyre. Neve na ndodh sot që disa fshatarë të kenë bagëti individuale më shumë se ajo e kolektivizuar. Ne demokracitë popullore kanë shumë kufizime.

Shoku Maqo Çomo: Neve qysh në fillim e diskutuam këtë çështje që ta mbajmë këtë numër ose jo, megjithëse është i madh. Ne mendojmë që të mbahet përsëri kjo normë duke qenë se jemi në fazën e kolektivizimit dhe kjo do të bëjë që të mbajmë edhe ato që kemi. Ne nuk mund të marrim në krahasim Rumaninë ose Bullgarinë, pse kanë 2-3 ha. tokë kopësht personal. Ne themi që kjo çështje të mbetet në statut siç ishte, por të vëmë një nen ku të thuhet se asambleja të vendosë numrin më të ulët, dhe kjo bëhet me punë politike.

Shoku Gogo Nushi: Unë jam i mendimit që ta zbresim numrin e bagëtive personale, ashtu siç thotë shoku Hysni, pse e para është çështja e prokupacionit të njerëzve dhe ana tjetër është çështja e kullotës për të cilat duhet t’u caktojmë sipërfaje të mëdha për kullota. Unë them që është më mirë ta bëjmë këtë tani, se sa pastaj…

Shoku Rrapo Dervishi: Ne në Gjirokastër kemi pasur propozime të zbritet numri i bagëtive personale, sepse ka ndodhur që fshatari mban për vehte pjellat dhe kolektivizon shterpat. Në fillim kjo do të ketë një farë rezistence, por më pas do të rregullohet. Unë nuk e quaj këtë masë si të vështirë për kooperativat ekzistuese, se sa për ato që do të ngrihen.

Shoku Spiro Koleka: Më duket që neve duhet të largohemi nga ajo që kemi pasur, pse këto shifra që kemi inkurajojnë ato të ekonomive private. Po të shikojmë në Bullgari, ato e ulën numrin e bagëtisë në një lopë ose buallicë, kurse neve e lëmë 1-2 lopë ose buallica, ata kanë 3-5 dhen, kurse neve e lëmë 15-20 krerë. Unë them që neve të vendosim sipas propozimit të këtyre shokëve dhe kjo është dalja në bazë të situatës që kemi.

Shoku Beqir Balluku: Edhe unë jam për zbritjen e numrit të sotëm të bagëtive personale sepse bagëtitë e oborreve po na kthehen në kope dhe kjo do të sjellë që këta të interesohen më tepër për kopenë e tyre, se sa për kooperativën.

Shoqja Liri Belishova: Unë mendoj se ne tani jemi në kohën e kolektivizimit dhe në këtë fazë duhet të favorizojmë futjen e fshatarësisë në kooperativa. Pastaj ata të vendeve të tjera po e zgjerojnë, kurse neve po e ulim numrin e tyre. Ekonomia ndihmëse është një ndihmë për plotësimin e nevojave të tyre dhe neve kjo na intereson. Përsa i përket kullotave, ata kanë mundësi t’i sigurojnë për vehte më lehtë kurse për ato të kolektivizuarat është më zor t’i ushqesh. Pastaj neve pse ta vendosim këtë në masa administrative, po të jemi të fortë mund t’a bëjmë me anën e bindjes.

Shoku Haki Toska: Në Korçë shumica e fshatarëve të kolektivizuar nuk i kanë arritur këto norma dhe bëjnë lu, ftë për t’i arritur. Unë them që është më mirë që këtë t’i ulim sa më parë.

Shoku Rita Marko: Ato të Bullgarisë dhe të Rumanisë janë mësuar me lope, kurse fshatari jonë është mësuar me dele dhe e llogarit një lopë me 20 dele. Unë mendoj që të mos shpejtohemi dhe mos bëjmë që kjo ta kufizojë delen në një kohë që duhet ta shtojmë.

Shoku Koço Theodhosi: A ka mundësi kooperativisti që të mbajë 20-30 dele, lopë, derra etj me atë ushqim që ka?
Shoku Hysni Kapo: Nuk ka mundësi dhe do të vijë një kohë që t’i sigurojmë ushqimin nga ana e shtetit. Puna është që sot nuk e kanë këtë shifër dhe nëqoftë se do ta korrigjojmë është më mirë që këtë ta bëjmë tani, se sa më pas kur do të kemi më shumë të pakënaqur.

Shoku Enver Hoxha: Unë them që kjo tabllo që paraqiti Maqua me shokët e Ministrisë së Bujqësisë, nuk është në frymën e kolektivizimit të bujqësisë, kjo është për një individ të mirë dhe nuk lejon të ecësh përpara në shpejtimin e kolektivizimit. Sipas mendimit tim nuk duhet të bëhen lëshime në këtë drejtim. Çështje tjetër është që fshatari si çështje të rëndësishme ka tokën dhe pastaj vjen bagëtia. Kur të vijë çështja që partia ta bindë fshatarin të futet në kooperativë, për të futur tokën, kjo është një gjë ndihmëse. Pastaj për dëshirën që ka ai për kooperativën duhet t’ia fusim edhe për bagëtinë që është ekonomi ndihmëse. Pastaj ta marrim konkretisht, këto nuk ka kush i ushqen, prandaj është më mirë që neve të shikojmë se ku do të kullosi bagëtia kolektive, se sa ajo individuale se ashtu na dalin dy probleme. Tani kullotat janë të numëruara, nga një anë kemi direktivën e Kongresiet dhe duhet të hapim toka të reja. Ne do të interesohemi për kolektivat. Praktikisht ai nuk ka ku t’i ushqejë ato. Eshtë e vërtetë që nga kjo masë tani do të mbeten disa të pakënaqur, por nesër do të jenë më shumë, prandaj më shumë t’a bëjmë qysh tani.

Unë them që në interes të kooperatizizmit, të të ardhmes etj., është që neve të vendosim këtë. Prandaj unë jam dakord me atë që propozojnë shokët e aparatit, bile unë isha me Spiron që dhen dhe dhitë të ishin më pak, por më mirë të mbete sipas pasqyrës që është paraqitur.

Si përfundim e gjithë Byroja politike është dakrod që numri i bagëtive personale i familjeve kooperativiste të jetë sipas pasqyrës që është paraqitur nga ana e aparatit të Komitetit Qëndror.

Shoku Maqo Çomo: Unë e kuptoj këtë që thoni ju por them se për konditat e sotme nuk është mirë të bëhet.

Shoku Enver Hoxha: Kjo nuk është e drejtë që thua ti, me i lënë më shumë bagëtive ekonomive individuale, pse kjo e pengon kolektivizimin.

Në fund vendoset që për këtë çështje të dalë një protokoll i Byrosë Politike, i cili t’u dërgohet për njoftim sekretarëve të parë të komiteteve të partisë të rretheve e të qarqeve dhe të vihen në dijeni kuadrot kryesorë të partisë e të shtetit.

(Protokolli për këtë çështje është diktuar nga shoku Enver dhe mban Nr. 26/A, datë 15.8.1956)

Mbajtësi i proçesit Sadik Myftiu

(A.Q.SH. Fondi 14 /AP V.1956 d.47 fq.39)

Memorie.al

Categories
Uncategorized

Si reagoi Enver Hoxha kur pa filmin Kapedani

Ai ishte një personazh që kishte fuqi dominuese ar tistike, një personazh që mund të luante sot një komedi e nesër një dramë. Një njeri me botë, me humor, që përçohej nga roli te grupi i xhirimit, e mbi të gjitha qejfli, qejfli i së bukurës. Kështu e kujton Muharrem Fejzo, të madhin Albert Vërria, “Kapedanin” e filmit të tij. Në intervistën për “Gazeta Shqiptare”, regjisori i njohur tregon marrëdhënien e tij me aktorin e njohur, garën për ta përzgjedhur si personazh kryesor si dhe faktin pse filmi nuk u censurua, edhe pse kishte ankesa që po talleshin veteranët.

– Si e keni njohur Albert Vërrinë?

Me Bertin jam njohur që në atelieret e Institutit të Lartë të Arteve. Unë e kisha atë student në lëmin e krijimit të figurës skenike. Atë kohë, ai interpretonte tek “Ylli i Alpeve”, i Andon Panos, ku kishte një rol tepër interesant. Makiazhi i tij, grimi, i jepte dorë për të krijuar një figurë skenike shumë të mirë. Që aty Berti spikati si aktor me cilësi të rralla aktoreske, me një botë të tijën shumë origjinale dhe vetë psikofiziku i tij ishte shumë i mirë. Ishte i shkurtër, me një portret jo adapt për kinematografinë në kuptimin që kërkon fytyra fotozhenike, por me një karakter të veçantë. Ai krijoi aty një personazh jashtëzakonisht interesant. Që aty, duke e pasur si student, dalloja tek ai pasionin e madh, dëshirën e madhe që të përfitonte nga çdo gjë. Dihet që lënda e grimit dhe makiazhit nuk është ndonjë lëndë kryesore, megjithatë, ajo bëhet e domosdoshme, kur do të krijosh një tip më vete, kur do të krijosh plastikën e rolit. Ky qe takimi me Bertin. U ndamë miqësisht me të në vitin 1966. Berti pastaj shkoi në Vlorë, edhe u inkuadrua në teatrin “Petro Marko”.

– Si u vendos të xhirohej filmi “Kapedani”?

Në vitin 1970-1971 unë kisha mbaruar filmin tim të parë, “Montatorja” dhe qeveria në atë kohë, politika kërkonte sa më shumë filma. Ishte një moment i favorshëm për të prodhuar. Shfaqeshin pak filma rusë e francezë, por në numër të kufizuar, ndaj duheshin prodhuar filma shqiptarë. Në këto rrethana, në Kinostudio erdhi një kërkesë e skenaristit, shokut tim të fëmijërisë, Skënder Plasari, i cili kishte shkruar një komedi për film. Atëherë u shqyrtua skenari, por nuk i dilte zot njeri. Askush nuk kishte provuar ende të bënte film në lëmin e komedisë. Jo vetëm kaq, por të gjithë kolegët e mi kishin kërkesa të tjera me të tjera tematika. Atëherë në këtë përzgjedhje ishte kërkesa e një kolegut tim, Fehmi Hoshafi. U bëmë dy veta që kërkonim të xhironim këtë film. Drejtoria e Kinostudios në atë kohë kishte praktikë që filmin e parë ta bënin dy regjisorë. Debatonim gjerë e gjatë për skenat e filmit dhe idenë qendrore të tij. Më herët kishte tituj të tjerë, por pas debatesh u vendos që të ishte ky titulli, pra “Kapedani”.

– Pse e mori rolin Vërria, edhe pse ishte shumë më i ri se personazhi i tij?

Kinoprovat ishin të shumta. Për rolin, konkurroi aktori i famshëm Mihal Popi, konkurroi Nikolin Xhoja, Albert Vërria e të tjerë. Për rolin e “Kapedanit” duhej krijuar një çift shumë interesant: një çift në konflikt me njëri-tjetrin, qoftë nga ana fizike, qoftë nga tipologjia e qoftë nga ana lojës artistike. Mihal Popi nuk mundej të përballonte xhirimet tona që do të ishin anë e kënd Shqipërisë. Atëherë, ai vetë dha dorëheqjen dhe mbeti Nikolin Xhoja. Çifti Bert-Nikolin rezultoi të ishte shumë i suksesshëm, edhe pse jo aq në fillim.

– Për ç’arsye?

Lindi problemi i krijimit të figurës nga ana e makiazhit, nga ana e kostumit, etj. U bënë shumë përpjekje, derisa u arritën ato figura që shihen sot e kësaj ditë në Shqipëri e më gjerë. Mbasi u vendos figura skenike e këtyre dy aktorëve, që në fotot e para e kuptuam që shkonin shumë mirë njëri me tjetrin. Berti megjithëse ishte shumë i ri, me punën e talentuar të piktorit e grimierit Llukan Bushi, u arrit që pamja e tij të jepte një moshë të përafërt me atë të rolit që kishte dhe moshën e Beqos, të Nikolin Xhojës. Kështu që spektatori nuk e dallon ende që Berti ishte në të 30-atat, e kolegu tek të 60-atat. – Si u përshtatën ata të dy me njëri-tjetrin? Kjo ishte interesante. Berti kuptoi specifikën e rolit. E respektonte shumë Nikolinin si aktor më të vjetër, si aktor me përvojë, por ama nuk e harronte asnjëherë personalitetin e personazhit të vet. Pasi ai ishte Kapedani, duhej të dominonte në çdo rrethanë, duhej të vendoste për çdo gjë, madje duhej të ndikonte edhe mbi Beqon, i cili po ashtu si Kapedani, duhej të ishte kundra grave. Gjithë problemi i tij ishte te kryetarja e kooperativës. Berti pati rastin të tregonte se kishte talent të rrallë. Ishte me një botë të madhe shpirtërore, por edhe me një gamë të mirë artistike, me një gamë që fillonte nga komedia deri te tragjikja.

– Skenat në rrugë, skena në taksi, skena kur i bie çibuku dhe pothuaj merr flakë shtëpia. Çfarë këshillash i jepnit ju Bertit gjatë kohës që xhironit? Çfarë ndodhte pas kamerës?

Kishte shumë dubla. Se ndodhte që Nikolini harronte tekstin ose anonte te dialekti i Durrësit, ndërsa Berti ishte vlonjat puro. Megjithatë, nuk e kishim shumë të vështirë, sepse të dy e kuptuan dhe e përvetësuan shumë mirë figurën që kishin secili. Me Bertin ishte më shumë kërkesa që kishim ne regjisorët, sepse shpesh nuk ishim në unison, edhe pse skenari na bashkonte të dyve. Njëri kërkonte që Kapedani të ishte më teatral, ndërsa unë doja që të ishte më i natyrshëm, të lozte vetveten. Doja të ishte vetvetja, sepse Berti nuk kishte nevojë të vishte ndonjë lëkurë tjetër. Me Bertin kishim këtë konflikt, sepse ai nuk dinte nga të anonte: nga kjo figura pikante dhe e fryrë apo nga personazhi i natyrshëm.

– Në cilat rrethe u bënë xhirimet?

Në Borsh, është pjesa e xhirimeve në fshat, por ka pasur xhirime edhe në Sarandë. Kanë qenë skena të vështira. Berti duhej të hipte në kalë, por e kishte frikë, se nuk kishte hipur asnjëherë. Ai afrohej me shumë kujdes, edhe pse ne morëm një kalë të rraskapitur, siç ishin atëherë ata të komunales. Kur erdhi puna te skena e ëndrrës që tërheq bishtin e kalit dhe që në të vërtetë po tërheq çarçafin, Berti bëri një provë dhe kali ktheu kokën që të shikonte. Berti u tremb nga kali dhe tha, “unë e nuk bëj këtë pjesë, se do më bjerë me shkelm”. Ne qeshnim dhe i thoshim të mos kishte frikë. Sigurisht që Berti e bënte edhe për humor. Ai jo vetëm interpretonte në mënyrë të mrekullueshme, por në sheshin e xhirimit krijonte humor për të gjithë të pranishmit. Humori i tij kalonte nga roli tek vetë ai dhe tek grupi i xhirimit.

– Batutat e filmit a u bënë edhe batutat tuaja?

Po, e jo vetëm kjo, por unë kam ndjekur shpesh në filmat e mi, parimin që xhirimi të dikton, nuk mundesh të jesh strikt i skenarit me pikë e me presje. Të tilla kanë qenë edhe batutat e Bertit e situatat në këtë film. Ishin disa batuta e skena të tijat edhe të Beqos që u krijuan aty për aty.

– Në përgjithësi, filmi i shpëtoi censurës. Si është e mundur?

U hap muhabeti që një veteran ishte ngritur e kishte thënë pse po tallen me ish-partizanët, me një pjesë të lu, ftës, me një njeri të lu, ftës. Por, këtë film e kishte parë shoku Enver dhe kishte qeshur. Kaq mjaftoi. Orteku zbriti poshtë, filmi u pëlqye, u shkruan disa artikuj. Me kohën, filmi fitoi edhe më shumë simpati tek publiku. Meqë ishte kinokomedia e parë shqiptare, filmi kaloi nëpër kaseta dhe u shpërnda gjithandej, madje edhe në Kinë, ku u dublua. Filmi mbetet si vlerë në kinematografinë shqiptare.

– Ju si e morët vesh që filmi ishte pëlqyer nga Enver Hoxha?

Kishim një operator të Kinostudios që shfaqte filmat në Bllok. Ai quhej Bajram e mbiemrin nuk ia kujtoj (bëhet fjalë për Bajram Vilën). Ishte i vetmi që futej atje dhe merrej me shfaqjen e filmit për ata të Bllokut. Kur dërgohej ndonjë film për t’u parë, të nesërmen në Kinostudio, ne ishim në krye të shkallëve, duke parë çehren e Bajramit, fizionominë e tij, që ne i thërrisnim Berom. Nëse ai vinte i qeshur, filmi shpëtonte, nëse ai ishte i vrenjtur a i kërrusur, filmi kishte probleme. Ishte njeri i studiuar, njëri intelektual.

– Ai vetë fliste? E pyesnit Bajramin se çfarë u tha në Bllok për filmat?

Ai vetë nuk thoshte asnjë fjalë. Nëse vinte i kërrusur, e kuptonim se nuk qe mirë puna, filmi ishte me probleme. Kur u shfaq “Kapedani”, erdhi duke qeshur e duke maskuar veten, sepse nuk donte të prononcohej.

– Nga e morët vesh se Enveri kishte qeshur?

Ishin instancat e tjera. Pasi erdhi Beromi duke qeshur ne e pyetëm dhe ai tha: “Pashë që shoku Enver qeshi”. Kaq na duhej ne. U gëzuam se kemi sakrifikuar, sepse jemi lodhur për ta realizuar me ato mjete që kishim. Ishin tepër të rënda nga pesha dhe të vështira. Të organizoje atmosfera të caktuara, ishte e vështirë.

– Më tej, ju nuk kishit frikë për të ardhmen e filmit, se mund të mos pëlqehej nga publiku?

Kishim frikë se po hapeshin fjalët se Kinostudio po tallej me një veteran. E dyta, nuk ishte mësuar spektatori me komedi, por qe befasi që u mirëprit e u duartrokit.

– Disa skena që u krasitën, pse u krasitën?

U hoq një pjesë nga ëndrrat për shembull, sepse kanë qenë më të gjata, janë hequr disa pjesë me Beqon, sepse u dukën si të tepruara.

– Pse të tepruara?

Të tepruara, duke u parë në këndvështrimin politik, sepse na u tha se mund të rëndonte batuta. Me ato batuta mund të aludohej me nëntekstin që kishin, mund të merrte teksti kuptime të tjera.

– Çfarë batutash ju hoqën?
Nuk i mbaj mend.

– Kur u hoqën?
Pasi u xhirua.

– Kush i kërkoi krasitjet?

Instancat e larta, që nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës e deri tek anëtarët e Komitetit Qendror që ishin atëherë. Anastas Kondo ishte përfaqësues i Komitetit Qendror, që vinte e shikonte filmat.

– Sa minuta janë hequr?
Shumë pak, nuk kanë dëmtuar thelbin.

– Ndër vite për këtë film, keni pasur kritika se i shërbyet propagandës së kohës?

Ajo ishte kryesorja. Shtypi, media e të gjithë atëkohë u vlerësua për transmetimin e forcës së gruas si forcë e rëndësishme për Shqipërinë.

– A mendoni se ka ndikuar ndopak në marrëdhëniet meshkuj- femra?

Qëllimi ky ishte. Po të shohësh sekuenca të filmit, Kapedani rrethohet nga femrat.

– Në film nuk i duronte gratë, po në jetën e përditshme, si ishte Albert Vërria në raport me femrat?

Ishte shumë qejfli. Ishte i jashtëzakonshëm dhe e shfaqte këtë. Ai ishte me gjithë mend shumë vlerësues te e bukura, te njeriu, te femra e kudo. Kishte energji pozitive.

– Sot, si e kujtoni filmin “Kapedani”?

Filmi “Kapedani” me Bertin që sot më mungon me bën ende të vuaj. Më pikoi në zemër humbja e tij, isha në Itali kur e mora vesh. Ishte tri vite më i ri se unë. Unë në një mesazh që i dërgova: i thashë ‘Berti më prit se jam afër teje. Do të vij e do të shohim se mos bëjmë ndonjë figurë tjetër matanë’. Për herë të fundit e kam takuar në 60- vejtorin tim. Shumë vite më parë. Me atë rast u shfaq filmi dhe qe ftuar edhe Berti. Nga ai takim e më pas ka ndodhur rrallë që të takoheshim. Ai vazhdoi punën e tij me filma të tjerë.

– Keni bashkëpunuar edhe tek “Operacioni i zjarrit”, që ai ka rolin e Hilukut. E morët ju në film?

Po, e mora tek ai film pasi nga Kapedani u krijua miqësi dhe vlerësim mes nesh. Kush nuk e mban mend Bertin me atë rolin e shurdh-memecit? Kush nuk e mban mend plastikën e tij? Berti tregoi gamën e madhe të interpretimit dhe aftësitë aktoriale. Pastaj ai rolet e karakterit i kishte të tijat, një seri të tillë, që vlerësohet. Tek “Operacioni i zjarrit” krijoi këtë personazh tipik. Më vonë më 1974 e kam marrë te filmi “Shp, ërthimi”. Edhe pse një rol episodik, ai nuk ngurronte të pranonte edhe role të vogla. Ishte me shpirt e zemër të madhe. Pasioni i tij nuk donte t’ia dinte sa ishte roli.

– Ai nuk pati probleme me regjimin?

Jo, fare. Madje me Kapedanin ai u propozua për deputet në Kuvendin Popullor nga Vlora. U ngritën dhe thanë emrin e tij. Ai e pranoi, sepse ishte dhe vlerësim dhe nder, plus përfitimeve ekonomike. Ai mori titullin “Artist i Popullit” më 1979. Nga “Kapedani” ai doli më i përfituara nga të gjithë.

– Ç’biseda bënit në shesh-xhirime?

Ne nuk kishim kohë të lirë sepse do bënim bisedën në tryezë për xhirimet për të nesërmen. Nëse prishej koha, duhej të prisnim se nuk ka lidheshin skenat e planet më njëri-tjetrin, ose mund të mungonte një teknik e prishej e gjithë puna. Ishim në stres gjithë kohës. Mungonte filmi si celuloidi, ose edhe gjëra më të vogla që na prishnin punë e na hanin kohë. Ata bashkë, Berti me Nikolin Xhojën, bënin gallatë pa fund, gallatën e dynjasë e qeshnin gjithë kohës, ndërsa neve duhej të merreshim me këto punët e tjera. Përgatiteshim për të nesërmen. Nuk mbaj mend që të kisha një rast, të ulesha e të bënim një bisedë të zakonshme.

– Si ishte ai si natyrë?

E qeshur, shumë e qeshur. Nuk e kam parë a dëgjuar ndonjëherë që të përflasë të tjerët. Nuk e kam dëgjuar që të flasë për kolegët keq, as Nikolinin e as Bertin. Të dy sot janë në atë botë, e mbase janë takuar, bashkë me Sandër Prosin, Stavri Shkurtin, etj.

Categories
Personalitete

Kujtojmë sot 83 vjetorin e ndarjes nga jeta të Ndre Mjedës, nderim dhe respekt

Ndre Mjeda është shkrimtar shumë i njohur. Ndre Mjeda, teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar nga Shqipëria.

Ndre Mjeda që vetë nënshkruante ‘Mjedja’, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër nga Jakë Zefi (Kryeziu) e Luçije (Dominika) Thaçi, me origjinë nga Mirdita nga i ati, e nga Malcit e Pukës nga e ëma. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. N’edukimin e tij patën ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni (1863-1915) dhe poeti françeskan Leonardo de Martino (1830-1923)[2]. Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni[3]. Në fillim ndenji tre muaj në pranverë 1880 në fshatin Cossé-le-Vivien afër Lavalit në perëndim të Francës, kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian të Porta Coeli-t në veri të Valencias në Spanjë, ku studioi për letërsi. Më 1883 e gjejmë në Kroaci, ku studion retorikë, latinisht dhe italisht në një institut jezuit në Kraljevica (ital. Porto Re) në bregdetin dalmat. Nga 1884 deri në fillim të vitit 1887 u stërvit në një kolegj që drejtohej atje nga Universiteti Gregorian i Romës, kurse më 1887 u transferua në një kolegj Gregorian tjetër në Kieri (Chieri), në juglindje të Torinos, ku ndenji deri në fund të atij viti. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. Në këto vite Ndre Mjeda filloi të shkruajë poezi shqip, ndër to edhe vjershën melankolike mjaft të lexuar Vaji i bylbylit, botuar më 1887 në broshurën Scahiri Elierz (Poeti i nderuar), ku shpreh mallin për vendin e tij.

Po e kësaj periudhe është vjersha Vorri i Skanderbegut. Tema e shqiptarit në mërgim, që e merr malli për atdheun nën zgjedhën turke, ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes, sidomos në dhjetëvjeçarin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit. Edhe shumë vjersha të tjera nga penda e tij u kushtohen temave të tilla kombëtare. Por në poezinë e Mjedës ndihet ndikimi jo vetëm i kulturës rilindëse të kohës, por edhe i mësuesit të tij Leonardo De Martino, poetit katolik shkodran, përmbledhja poetike e të cilit e përpunuar bukur me 442 faqe e në dy gjuhë L’Arpa di un italo-albanese (Harpa e një italo-shqiptari) kishte dalë në Venedik më 1881. Po aq ndihet në vargun e Mjedës edhe ndikimi i poetëve bashkëkohës të Italisë: atdhetarit Xhozue Karduçi (Giosuè Carducci, 1835-1907), medituesit Xhovani Paskoli (Giovanni Pascoli, 1855-1912), të ndjeshmit Gabriele D’Anuncio (Gabriele D’Annunzio, 1863-1938) si dhe i letërsisë latine të lashtësisë klasike. Nga 1887 deri më 1891 Mjeda dha muzikë në kolegjin Marko Xhirolamo Vida (Marco Girolamo Vida) në Kremona buzë lumit Po, qytet i kompozitorit Klaudio Monteverdi (1568-1645) dhe i Antonio Stradivarit (1644-1737). Atje, dhe në Soresina, ai vazhdoi të shkruajë poezi e njëkohësisht iu përkushtua përkthimit të letërsisë fetare. Më 1888 Propaganda Fide në Romë botoi librin e tij Jeta e sceitit sc’ Gnon Berchmans (Jeta e Shën Gjon Berhmansit), për një shenjtor jezuit nga Brabanti (1599-1621), kurse më 1892 T’perghjamit e Zojs Bekume (Përngjasim i Zojës së Bekueme), përkthyer nga spanishtja.

Më pas ai do të botonte një përkthim nga Katekizmi i madh në tre vëllime, Historia e shejtë, dhe një jetëshkrim të Shën Alojsius nga Gonzaga (1568-1591). Nga viti 1891 Mjeda studioi për disa vjet në fakultetin teologjik të kolegjit Gregorian të Krakovit në Poloninë katolike. Atje u njoh me veprat filologjike të albanologëve Gustav Majer (Gustav Meyer, 1850-1900) dhe Holger Pedersen (1867-1953). Vjersha e Mjedës Gjûha shqype, e shkruar në dhjetor 1892, iu përkushtua gjuhëtarit austriak Majer, vepra monumentale e të cilit Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache (Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe) kishte qenë botuar një vit më parë në Strasburg. Veprat e Majerit dhe Pedersenit zgjuan te Mjeda interesimin për historinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, që do të vazhdonte edhe në vitet e mëvonëshme dhe do të kthehej në një ndihmesë për vetë problemin e alfabetit, nëpërmjet punës së tij me tekstet shkollore dhe studimet për autorët e vjetër katolikë Pjetër Budi (1566-1622) dhe Pjetër Bogdani (rr. 1630-1689). Më 1893 poetin e gjejmë në Goricia buzë kufirit italo-slloven, kurse pas një viti përsëri në Kraljevica, ku dha mësim filozofi e teologji e ku shërbeu si bibliotekar në kolegjin Gregorian. U emërua profesor i logjikës e më pas i metafizikës. Thuhet se më 1898, në gjirin e jezuitëve të Kraljevicës shpërtheu një konflikt, me sa duket për lidhjet e tyre me Austro-Hungarinë dhe me Vatikanin. Hollësitë e skandalit nuk njihen me saktësi, por dihet se Ndre Mjeda u përfshi njëfarësoj në këtë konflikt dhe menjëherë u përjashtua apo dha dorëheqjen atë vit nga Urdhri Jezuit. Më 1899, me ndihmën e të vëllait Lazër Mjeda, peshkop i Sapës që më 1896 e më pas kryepeshkop i Prizrenit e kryepeshkop i Shkodrës, e sidomos me ndihmën e Prenk Doçit (1846-1917), abati me influencë i Mirditës dhe vetë poet i lëvizjes kombëtare, Ndre Mjeda u emërua mësues në Vig, në krahinën malore të Mirditës. Gjithashtu mori pjesë në fillim në veprimtarinë e shoqërisë letrare Bashkimi, që ishte themeluar atë vit në Shkodër me mbështetjen austro-hungareze nga Preng Doçi, Ndoc Nikaj dhe Gjergj Fishta. Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë Agimi, e cila krijoi një alfabet (alfabet ky i nji komisioni t’Ministrisë s’punëve të jashtme t’Austro-Hungarisë, me bazë alfabetin kroat) dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti.

Për veprimtari patriotike autoritetet osmane e arr, estuan. Me këtë alfabet Ndre Mjeda dhe Anton Xanoni botuan një numër këndimesh për shkollat shqipe, ndër to Këndimet për shkollat e para të Shqypnisë, i cili përmbante një numër tekstesh në prozë të shkruara nga Mjeda. Në fillim të shtatorit 1902, Mjeda u ftua në Hamburg për të marrë pjesë në Kongresin e 13-të Ndërkombëtar të Orientalistëve, ku lexoi një kumtesë me titull De pronunciatione palatalium in diversis albanicae linguae dialectis (Mbi shqiptimin e palataleve në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe). Interesimi i zjarrtë i Mjedës për çështjen e alfabetit të shqipes bëri që ai, pavarësisht nga problemet me autoritetet osmane, të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit më 1908, ku alfabeti i tij Agimi humbi para atij Bashkimi të Gjergj Fishtës. Më 1908 në Kongresin e Manastirit bashkë me At Fishtën, Luigj Gurakuqin, Hilë Mosin dhe Mati Logorecin si përfaqsues i Shkodrës dhe variantit të karaktereve latine, u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisia Letrare Shqipe. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Nga viti 1930 qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në kolegjin jezuit në Shkodër, ku edhe vd, iq më 1 gusht 1937.

Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrua më 1887; në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martinin, N. Bytyçin etj. Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Që nga kjo kohë e deri më 1917 kur pa dritën e botimit vëllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Të kësaj kohe janë poema tjetër romantike I tretuni, në të cilën është derdhur malli për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e vendit me bukuritë e saj, vjersha Shtegtari, Malli për atdhe, Gjuha shqype, Bashkoniu !etj. Krahas krijimeve të përshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, në të cilat tema patriotike u trajtua në frymën e poezisë lu, ftarake të Rilindjes, si Liria (1910-1911). Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911, qëndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë. Grishja e poetit që fshatarët të ngriheshin për t’u çliruar nga zgjedha e rëndë shoqërore, ndërthuret me besimin se lu, fta e vegjëlisë do të sjellë lirinë. Në këtë vepër gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedës, që përbën bashkë me patriotizmin, anën më të fortë të botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij. Vjersha “Mustafa Pasha në Babunë” fshikullon pavendosmërinë dhe qëndrimin e lëkundshëm të parisë feudale në lu, ftë kundër zgjedhës së huaj. Në poemën e njohur Andrra e jetës nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori zbuloi tragjedinë e malësorëve të varfër, që rronin në zgrip të jetës, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botën shpirtërore të personazheve të poemës, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete të kursyera dhe mjeshtëri.

Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre Mjeda e cila nisi pas Lu, ftës I Botërore, i përkasin poemat në tingëllima (sonete) “Scodra” dhe “Lissus”, ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonë, sidomos fryma lu, ftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve. Duke vijuar në këtë kohë traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu kështu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar që sundonte vendin.

Në prodhimin poetik të Ndre Mjedës, zënë vend edhe vjershat për fëmijë. La edhe disa shqipërime të goditura nga Gëtja, T. Grosi, etj. Romantik në thelb, Ndre Mjeda bëri një hap përpara drejt realizmit, ai kishte kërkesa të larta dhe tregoi mjeshtëri të rrallë poetike

Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë Agimi me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t’u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe (1902). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV (1933).

Ndre Mjeda është njëri nga poetët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Me një frymëzim të parë romantik e djaloshar ai ka krijuar poemën e mallit e të dhembjes personale (Vaji i bylbylit). Me njohjen e jetës autentike të botës shqiptare ai ka krijuar poemën e botës shqiptare (Andrra e jetës). Me kërkime në njohjen e rrënjëve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e tingëllimeve (Lissus, Scodra). Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemën e revoltit dhe himnin e lirisë (Lirija).

Mjeda mbetet mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip dhe mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot.

Vepra e Ndre Mjedës u botua e plotë në tri vëllime në Prishtinë në vitin 1982 nën përkujdesjen e Sabri Hamitit dhe nji studim mjaft i vlefshëm me shtatë vëllime nga Mentor Quku.

Categories
Art Kulture Personalitete

DASHUNIJA NDAJ PRINDEVE – poezi nga Ndre Mjeda

Me sy cilun afer djepit,
Me kujdes e me dashtni,
Per vaj tem tue hjekun zi,
Tue shendue kur m’shifshi n’shend.

Babe e nane sa keni derdhe
Mbi shteg tem e hire e drite;
Ah, sa mire m’keni gatite
Per cdo kohe e per cdo vend.

Ju ma ndez’t nji flake ne zemer
Per pune t’nalta e per lumni
Per ju pra, o prind’t e mi,
Mend e zemra me lakmon.

Categories
Art Kulture Personalitete

Kujtojmë sot të madhin Gaqo Çako në dy vjetorin e ndarjes nga jeta

Gaqo Çako është këngëtar shumë i njohur. Tenori legjendar, Gaqo Çako, artist i popullit, i rreshtuar ne emrat e medhenj te Panteonit te muzikes shqiptare si Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali etj eshte nje nga yjet e skenes operistike shqiptare e ate europiane. Pervoja dhe karriera e tij mjaft e pasur ne operat “Peshkataret e Perlave”, “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj si dhe operat shqiptare e bejne ate me nje karriere te shkelqyer. Mjaft i njohur edhe ne skenat italiane ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Mes këngëtarëve lirikë shqiptarë shquhet krejt i përveçëm emri i Gaqo Çakos. Ai i përket një bote më vete. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Paraqitja e tij apo portreti i tij tërheqës dhe ekspresiv gjatë këndimit të bën ta pëlqesh, ta shijosh, pse jo, ta adhurosh. Në rolet operistike ai shfaqet sa i pasionuar e i turbulluar, aq i dashuruar dhe ngadhënjyes. Përmes këngëve të kompozitorëve shqiptarë ai përçon ngrohtësi e dashuri dhe njeriu i këtij vendi rrëmbehet nga mesazhi i tij muzikor për të komunikuar me të vetë e me të gjitha shtresat e shoqërisë. Është pa dyshim fuqia emocionale e këtij zëri burimi nga do të krijohen imazhe gjithë fantazi dhe është ai timbër “kadife” e tërë dritë që mbetën pothuajse të pandryshuar që nga fëmijëria e hershme e tij deri në moshën e pjekurisë së vonë.

Italianët njohin disa breza tenorësh të famshëm të tyre, që nga Enrico Caruso, Benjamino Gigli, Mario Lanza, Mario del Monaco e mjaft të tjerë, deri te më i përveçmi nga më të fundit, Luciano Pavarotti, ndërsa Shqipëria do të njohë si krejt të veçantë e unik, Gaqo Çakon. Nga masa e gjerë e shqiptarëve ai adhurohet për “Dafinën” apo “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe më pak e njohin atë për interpretimin e “Vesti la giubba” nga “Pagliacci” apo “Mamma, quel vino é generoso” nga “Cavalleria rusticana”. Edhe pse vlerën më të madhe Gaqoja e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios. E tillë ishte koha. Megjithatë, të bërit i njohur përmes medieve pamore është një fenomen sa shqiptar aq edhe i përbotshëm.

Avantazhi i muzikës është se ajo flet me mjetet e saj dhe jo me gjuhën e folur, prandaj dhe tingujt e Gaqos janë mjeti më i mirë për të depërtuar te njerëzit dhe misioni i tij është më i drejtpërdrejti për të përçuar artin e tij.

Gaqoja përfaqëson ndoshta zërin më përfaqësues korçar, tipar ky që u bë i dallueshëm pikërisht nga repertori që këndohej në Korçë, ai i serenatave, i këngëve të lëvruara popullore qytetare apo i copëzave të huaja që adoptoheshin në Korçë dhe merrnin ngjyrën e këngëve karakteristike të qytetit. “Ne këndojmë ndryshe nga ç’këndohet në vende të tjera të Shqipërisë – i thoshte e ëma. – Ne e mbështesim zërin në bark, jo në gjoks”. Falë forcës së intuitës, Gaqoja kërkoi të ndjekë mësues të kantos të cilët do t’i inkurajonin natyrshmërinë e këndimit, apo që do t’i ruanin vetitë e lindura të emetimit të zërit dhe do t’i konsolidonin timbrikën e tij natyrale. Gjatë jetës së tij të gjatë artistike, ndoshta më e gjata e këngëtarëve lirikë shqiptarë, Gaqoja u vlerësua jo vetëm për zërin e pastër prej tenori, por edhe për intonacionin rrezatues, për ngjyrimin e veçantë, ashtu dhe për diksionin e kthjellët me ato bashkëtingëlloret e formuara me kujdes gjithnjë në ruajtje e kontroll të vazhdueshëm të sensit të sigurt ritmik.

Në konceptin e tij të kënduarit lirik ai evitoi sa qe e mundur portamento-n sentimentale, sipër apo poshtë; ai e përdori këtë mjet shprehës veçanërisht në kalimet nga regjistri i mesëm tek ai i butë i kokës, duke e goditur secilën notë në krye për t’i dhënë asaj vlerë e kuptim. Linja cantabile e Gaqos përmban, në rastet më të mira, nuanca dinamike të kontrolluara ndërsa timbri i tij shquhet për nga pasuria e ngjyrimit dhe shprehjes, nga ngrohtësia dhe shkëlqimi.

Mund të thuhet me plot gojën se Gaqoja u bë emisar i një kulture muzikore vokale të gjerë ku do të përfshiheshin përveç këndimit operistik edhe ai i këngëve tradicionale popullore shqiptare të përshtatura për zërin e tij lirik apo dhe i këngëve të lehta të festivaleve të Radios. Ishte i vetmi këngëtar lirik i Operës së Tiranës të merrte pjesë dhe të këndonte në Festivalet e Radios të cilët përfshinin këngëtarë me zërin e tyre natyral (me gjoks) apo dhe këngëtarë me zë të impostuar ose gjysmë të impostuar, por jo këngëtarë lirikë të mirëfilltë operistikë.

Çdonjërit prej këngëtarëve lirikë të Operës, por edhe të tjerëve muzikantë duke më përfshirë dhe mua vetë, ky pranim i Gaqos për t’iu përqasur gjinisë së këngës së “lehtë” që në fillim të karrierës së tij, u duk si një “devijim” nga linja e pastër të këndimit lirik operistik. Mirëpo jeta tregoi se ky qëndrim i Gaqos mbarte një vizion të ndryshëm nga ai konvencional, vizion shumë më të gjerë e gjithëpërfshirës, dhe provoi të ishte shumë i suksesshëm.

Puna e Gaqos me të rinjtë, qofshin këta studentë të kantos apo këngëtarë lirikë që sapo kishin filluar karrierën artistike, ishte një aspekt që ai e vlerësonte shumë. Edhe në moshën e pjekurisë artistike por edhe atëherë kur zyrtarisht i kishte mbyllur marrëdhëniet me Teatrin e Operës, ai do t’i përgjigjej thirrjes së të rinjve, siç ishte rasti i Koncertit të Tre Tenorëve. Ai u bashkua me ta, këndoi me ta dhe këta kolegë, shumë më të rinj se ai, e vlerësuan dhe respektuan për këndimin e tij ende shumë shprehës e të freskët.

Gaqo Çako lindi në Korçë më 1935 dhe në moshën trembëdhjetë vjeçare së bashku me të ëmën u shpërngul për në Kuçovë, ku pas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare nisi të punojë si tornitor. Ishte pikërisht Shtëpia e Kulturës e kësaj qyteze ku Gaqoja zhvilloi prirjen e të kënduarit falë zërit të tij që shquhej për ëmbëlsinë dhe bukurinë e tingullit. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare ai nisi të studiojë për kanto në Liceun Artistik të Tiranës nën udhëzimet e Mihal Cikos dhe pak më vonë e më gjatë të Jorgjie Trujës. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Ndër operat e huaja ku Gaqoja këndoi kryesisht rolet e para përfshihen “Traviata”, “Rigoletto”, “Aleko”, “La Bohème”, “Peshkatarët e perlave”, “Cavalleria Rusticana”, “Pagliacci”, “Madama Butterfly”, “Berberi i Seviljes” a ndonjë tjetër, ndërsa ndër operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skëndërbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, “Goca e Kaçanikut” e Rauf Dhomit e disa të tjera.

Të qenit pedagog i kantos për vite me radhë në shkollën e lartë të arteve në Tiranë bënë që në një moment të caktuar të karrierës së tij artistike, përveç mësimdhënies Gaqoja të vihej edhe në rolin e regjisorit operistik. Rivënieve në skenë të repertorit operistik apo dhe përgatitjen e ndonjë premiere, Gaqoja ia nënshtronte gjykimit dhe eksperiencës së tij si këngëtar i roleve të ndryshme, pra duke e vëzhguar regjinë nga këndi i këngëtarit të skenës e duke ruajtur konvencionet operistike tradicionale, domethënë atë çka ishte e konsoliduar në skenat botërore lidhur me veprimin skenik.

Gjatë jetës së artistike të Gaqos, turnetë brenda dhe jashtë vendit përbënin një mënyrë të mirë për ta çuar artin e tij në rrethe e qytete të tjera jashtë Tiranës, por dhe në shtete të tjera, sigurisht në ato ku administrata shtetërore e konsideronte që linja ideologjike e Shqipërisë të ruhej, madje të përçohej sa më mirë. Kontaktet me njerëzit e qyteteve dhe fshatrave anekënd Shqipërisë e bënte Gaqon të shihte një realitet ndryshe nga ai i Tiranës, ku pozicioni i tij apo i kolegëve të tij ndjehej të ishte si më i “privilegjuar”. Megjithatë, ky pozicion nuk e bënte atë të joshej nga “konfortabiliteti” i jetës së tij, përkundrazi, e bënte t’i shërbente me devotshmëri profesionit për të justifikuar më së miri qenien si solist i Teatrit të Operës dhe Baletit. Sa të padëshiruara ishin turnetë brenda vendit në fillim të karrierës së Gaqos, aq më kuptimplote nisën ato të bëhen me kalimin e kohës për të mbërritur deri në atë pikë sa ai të kuptonte me ndërgjegje se misioni i tij ishte që t’i jepte sado pak kënaqësi e gëzim atij njeriu të thjeshtë që vinte të dëgjonte dhe jo rrallë të admironte këndimin e tij. Gaqoja bëri turne edhe në disa vende të huaja si në Bashkimin Sovjetik, Itali, ShBA, Kubë, Austri, Greqi, Rumani, Turqi, Gjermani e Jugosllavi.

Duhet të ketë qenë viti 1971 ose fillimi i ’72-shit kur në një koncert të rëndësishëm në sallën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, midis artistëve të tjerë u ftua të këndonte dhe Gaqoja. I kishin dhënë porosi që mund të këndonte edhe ndonjë pjesë të huaj dhe ai zgjodhi “Cielo e mar” (Qiell dhe det) nga opera “Gioconda” e Ponchielli-t. Ishte nga ato romanca që ai e kishte kënduar në kaq e aq koncerte në Teatrin e vjetër të Operës. Mua më impresiononte sa herë që e dëgjoja me këtë arie. I rrinte mirë në zë dhe bënte efekt të madh në publik, veçanërisht fundi i saj me akutën aq të ndritshme dhe sugjestive. Pas asaj ngrirjeje të repertorit të huaj prej rreth gjashtë vjetësh, tingëllimi i “qiellit dhe detit” bëri efekt të madh tek njerëzit në sallë por edhe tek ata më kryesorët e pushtetit dhe do të ishte ky moment që forca e një krijimi të bukur italian e aq më tepër e një këndimi të bukur si ai i Gaqos, të “pranohej” si një fakt i pamohueshëm, dhe u desh pikërisht ky moment të nisi e të lejohej pak nga pak përfshirja e ndonjë vepre të repertorit klasik të huaj. Janë ngjarje këto që ndodhin ashtu rastësisht, si pa u ndjerë, por që bëjnë kthesa të forta historike, së paku në fushën e kulturës dhe artit. Pra Gaqoja po imponohej me zërin e tij, me personalitetin e tij, që ngjarjet të lëviznin në drejtim të çngurtësimit, sado të lehtë, që të mund të luheshin përsëri opera të huaja aq të dëshiruara për klimën e përgjithshme shoqërore, pasi ato jo vetëm që kultivonin shijet e njerëzve, jo vetëm bënin që këngëtarët të këndonin më mirë dhe instrumentistët të luanin më bukur, jo vetëm që do të zgjerohej vizioni mbi stilet dhe epokat muzikore, por do të ngrinte moralin e do të emanciponte kulturën shqiptare në përgjithësi. Jo shumë kohë pas ndodhisë me “Cielo e mar” (qiell dhe det), dy simbole këto të lirisë të aspiruar aq shumë prej shqiptarëve, njëri drejt fluturimit prej këndej e tjetri për të marrë detin, do të ishte Simfonia e Nëntë e Beethoven-it ajo që do të zhbllokonte disi ngërçin dhe pak më vonë rivënia e “La Traviata-s”, këtë radhë me një frymë të re regjisoriale ashtu dhe një dekor sugjestiv për kohën. Mirëpo, siç tregoi koha, doza e lirisë ishte ende larg perspektivës së hapjes së Shqipërisë ndaj Perëndimit, aq shumë të dëshiruar prej të gjithëve e jo më pak prej muzikantëve. Repertori i huaj operistik edhe për nja dhjetë vjet të tjera do të qëndronte larg sezoneve operistike të Teatrit. Këngëtarët por edhe publiku do ta ndjenin thellë këtë mungesë.

Ishte pikërisht viti 1988, një vit pasi kishte vënë në skenë si regjisor “La Bohème”, ai do t’i kthehej përsëri këndimit të një roli operistik, ndoshta një nga më të dashurit e tij, Turiddu-t. Ndjente që mund të përçonte një timbër zëri disi më të thellë, më afër tenorit spinto, dhe në këtë stad të karrierës operistike kjo i jepte kënaqësi të madhe. Çdo këngëtar e ndjen, pak a shumë, se kur gjendet në formën e tij më të plotë teknike e vokale të karrierës artistike dhe Gaqoja e dallonte që ky moment ishte ndoshta kulmi i tij. Në vitin 1991 ai vendosi të tërhiqet nga angazhimet e rregullta ndaj skenës së Teatrit edhe pse vazhdoi të këndojë nëpër raste nga më të ndryshmet.

Fakti që Gaqoja tërhoqi kaq shumë edhe mediet masive e bëri atë të rritet ndjeshëm për nga popullariteti, ndoshta më tepër se nga kushdo tjetër i fushës së tij. Kjo për arsyen se, veç të tjerash, ai kishte dhe atë karizëm aq të dallueshëm që bënte të komunikonte ngrohtësisht me ndjekësit e këtyre medieve duke i dhënë “tifozëve” të tij kënaqësinë që ata ishin të dëshiruar. Artisti sigurisht që gëzon popullaritet më të madh kur ai është në aktivitetin e tij të plotë dhe ky popullaritet fillon e zbehet kur ai është më pak në skenë dhe në ekran. Do të duhej që ashtu si në rastin e artistëve të mëdhenj të përbotshëm personaliteti i Gaqos, si një fenomen i admiruar kombëtar, të gjente në këtë stad të jetës atë vend që i takon dhe për sa i takon. Në Shqipërinë tonë vlerësimet ende bëhen, siç i thonë në muzikë, “me vesh”, e jo “me nota”. Thënë ndryshe, kultura jonë ende mbisunduese orale, në vlerësimet e artistëve jo në pak raste udhëhiqet nga pasione personale që shpesh degjenerojnë në deformime e deri mohime faktesh bindëse, në vend që ta gjejë vërtetësinë e vlerave në fakte të orientuara e të mbështetura në dokumente të shkruara (programe shfaqjesh, recitalesh e koncertesh) dhe aq më tepër në referenca regjistrimesh muzikore të gjalla dhe arkivore (CD).

Po të ndiqej kriteri i ‘verba volant, scripta manent’, pra bazuar në atë që artisti e ka lënë me artin e tij jetëgjatë dhe jo me hamendje bëmash të stisura që përcillen me gojë, ndoshta do të kishte vend për Gaqon për një titull të veçantë nderi nga Universiteti i Arteve, ndoshta do mund të renditej edhe ai midis artistëve të shquar të 100 vjetorit të Pavarësisë, ndoshta do të ishte dhe ai “Nder i Kombit”, ndoshta do të ishte bërë ndonjë film-dokumentar për të, ndoshta… ndoshta … A ka se si përligjet kjo mungesë vëmendjeje? Ashtu si ligjet e natyrës që mbeten të pandryshueshme, ashtu dhe vox populi nuk mund të ndryshohet në vlerësimin ndaj Gaqos. Artistët harrohen e vd, esin por arti i tyre është ai që jeton gjatë. ‘Ars longa, vita brevis’ (arti është i gjatë, jeta është e shkurtër) thotë aforizma e lashtë greko-latine.

Midis viteve 1979 dhe 1981 Gaqoja bëri një radhë regjistrimesh të arieve operistike dhe këngëve të kompozitorëve shqiptarë e të huaj me orkestrën e RTSh. Ishte kjo periudha kur Shqipëria ishte në ndikimin politik madje dhe artistik të Kinës dhe operat e huaja ishin të ndaluara për disa kohë. Requiem-et, meshat ose edhe të tjera vepra liturgjike nuk lejoheshin të ekzekutoheshin. Megjithatë, siç pothuajse vazhdimisht ndodh në shoqëritë e mbyllura, të gjitha këto masa shtrënguese bënin efekt të kundërt. Në këtë klimë kufizuese të muzikës klasike, Gaqoja e orientoi vetveten për nga regjistrimet në studio. Ajo që nuk bëhej e mundur për të që të këndonte në skenë, u bë e mundur të këndonte në studion e regjistrimit. E përsëri do të gjendej ndonjë pengesë tjetër; këto regjistrime përkonin periudhën kur përkthimet në shqip e të gjithë operave të huaja bëheshin të detyruara, kështu që nuk ishte e qartë nëse do të lejohej ose jo regjistrimi i arieve klasike në versionet e tyre origjinale, në italisht, frëngjisht dhe rusisht. Risku u mor dha ai regjistroi tetëmbëdhjetë arie, secilën prej tyre si në versionin origjinal ashtu dhe përkthimin shqip, pra tridhjetegjashtë versione në tërësi. Nuk ishte ndërmarrje e lehtë pasi atij do i duhej t’i kujtonte dhe t’i rindërtonte muzikalisht tekstet origjinale të cilat i kishte mësuar vite më parë në Moskë apo në Romë.

Në rolin e dirigjentit gjatë këtyre regjistrimeve, përveç se pasionit tim të madh për literaturën vokale operistike, predispozita ime krejt e veçantë kishte të bënte me zërin e Gaqos, pra që ky zë të mbetej i fiksuar në shiritat magnetikë në interpretimin e pjesëve klasike. Kjo eksperiencë e re dhe ky bashkëpunim me të bëri që të familjarizohem jo vetëm me repertorin e tij, por të njihja më nga afër trajtimin muzikor, tempot, frymëmarrjet që ai bënte dhe akutat që mbante. Regjistrimet u bënë duke pranuar edhe kushte jo gjithnjë të favorshme për faktin se ato bëheshin me shpejtësi nga që repertori qe i huaj dhe orkestrës nuk mund t’i kërkohej të merrej gjatë me të. Kjo gjë bënte që procesi i regjistrimit të mos kishte atë frymëmarrje të duhur që të mund të realizoheshin parametrat më bazike të tij. Pranë pultit të regjistrimit, përtej xhamave të dyfishta të studios, qëndronte një njeri i vetëm dhe ai ishte tekniku i zërit, Bedriu, Ganiu apo më vonë Dhimitri. Në atë kohë nuk kishte njeri që ta ndiqte regjistrimin me partiturë përpara. Pas çdo here që regjistronim të parin variant (dubël), largoheshim me të shpejtë nga studioja e orkestrës për te dhoma e aparaturave që të dëgjonim tingëllimin. Korrigjonim mikrofonat, kontrollonim balancën midis orkestrës dhe zërit të tenorit dhe futeshim përsëri në studio për të bërë edhe një tjetër variant të aries me synimin që fuzioni të ishte më i mirë këtë herë. Ç’të kërkoje më parë, intonacionin sa më të mirë të instrumenteve të frymës, balancën midis sektorëve, agogjikën e pjesëve vokale, fleksibilitetin e interpretimit të Gaqos, neutralizimin e ndonjë batute humoristike që vinte nga radhët e orkestrës, zëvendësimin në çast të ndonjë (vetëm një?) instrumenti që mungonte, deri te rregullimi i temperaturës së ngrohjes (dhe ftohjes) në studio, ndriçimin e pamjaftueshëm, e të tjera të papritura të cilat përbënin rutinën e ditës. E me gjithë këtë, këto regjistrime u realizuan ashtu si mundëm, por që tani janë kthyer në arkiva historike, madje unikale, pasi në Radio pushoi së funksionuari procesi i regjistrimeve me këngëtarët lirikë. Tani sigurisht që bëhen regjistrime nga më cilësoret nëpër studiot e vendeve të huaja dhe nga këngëtarë të shquar shqiptarë. Por unë do t’i referohem kohës kur u bënë regjistrimet tona dhe në këtë drejtim ato kanë atë vlerë që kanë.

Ajo që më habiste më shumë gjatë regjistrimeve ishte se ai mundej t’i interpretonte të dyja versionet me emfazat e tyre përkatëse, pavarësisht nga fakti se vetëm të përkthyerat ishin ato që ai aq shpesh i këndonte në skenën operistike. Tjetër gjë që më bënte përsëri përshtypje ishte se si me aq aftësi ai e përshtaste frazimin sipas logjikës së fjalëve për të dyja gjuhët.

Gaqoja e përforcoi reputacionin e tij në publik edhe si këngëtar i muzikës së lehtë. Na erdhi keq që për shkak të caqeve të kësaj CD-je nuk u mundësua përfshirja e disa prej këtyre këngëve. Gjithsesi, në këto dy CD ka mjaft për të dëgjuar e shijuar zërin e mrekullueshëm të Gaqo Çakos. E ku më mirë se në to do të mund të përjetësohet arti i tij i pavd, ekshëm?!

Në Dhjetor 1962, Gaqo Çako & Luiza Papa marrin pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Lum Kush Dashuron”.

Në Dhjetor 1962, Gaqo Çako merr pjesë në Festivali I 1-Ë Në Rtsh me këngën “Kam Nje Mall”.

Në Dhjetor 1967, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën “Kenge Per Shkurte Vaten”.

Në Dhjetor 1968, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën “Komisari I Kuq”.

Në Dhjetor 1969, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën “Me Lart Frymen Revolucionare”.

Në Dhjetor 1970, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Shtepia Ku Lindi Partia”.

Në Dhjetor 1970, Gaqo Çako merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Borizani”.

Në Dhjetor 1973, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën “Marrshon Shqiperia”.

Në Dhjetor 1973, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 12-të në RTSH me këngën “Poeti Partizan”.

Në Dhjetor 1974, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Qemal Stafa, Yll I Lirise”.

Në Dhjetor 1976, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Këngë Për Tiranën”.

Në Dhjetor 1977, Gaqo Çako merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Ti Që Ke Në Sy Lirinë”.

Në Dhjetor 1978, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Keputa Nje Gjethe Dafine”.

Në Dhjetor 1979, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 18-të në RTSH me këngën “Parti E Vendit Tim”.

Në Dhjetor 1980, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Rrjedh Ne Kenge E Ligjerime”.

Në Dhjetor 1980, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Nën Yje E Prisnim Vitin E Ri”.

Në Dhjetor 1981, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Udhet E Atdheut Me Therrasin”.

Në Dhjetor 1982, Gaqo Çako merr pjesë në Festivali i 21-të në RTSH me këngën “Bijtë E Tu Të Mirë”.

Në Dhjetor 1982, Liliana Kondakçi & Gaqo Cako marrin pjesë në Festivali i 21-të në RTSH me këngën “Gjuha Jone E Bukur”.

Në Dhjetor 1984, Gaqo Cako merr pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngën “Të Përshëndes Atdheu Im”.

Në Nëntor 1999, Pirro Cako & Gaqo Cako marrin pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën “Romance”.

Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare më 1 Gusht 2018.

Categories
Art Kulture

Gaqo Çako – Rrjedh në këngë e ligjërime

Hej fort po ngrin ai diell
dhe burimi kenget lugjeve
mi percjell
hej fort po ngroh ai diell
edhe trimat neper mend mi sjell

mi percjeeeeell
mi perkdheel

Nga ky diell
i kohes sime
ndrisin shekuj ne agime
eedhe pushka e shqiptarit
zjaaaaaaaaaaarr flakeroooon

2x)
O kuuu ka si ti o Shqiperia ime
o fisnikia permbi gur
rrjedh ne kenge e ligjerime
balle larta me flamur

Hej forte po rreh ai
tel
dhe luhata kenget mi qon large
mi percjell
Hej forte po rreh ai
tel

dhe partizanet nder mend mi sjell
po mi sjell

Nga ky ze i kohes sime
flasin shekuj me gjemime
edhe krisma e shqiptareve
brez me brez

2x)
O kuuu ka si ti o Shqiperia ime
o fisnikia permbi gur
rrjedh ne kenge e ligjerime
balle larta me flamur

Categories
Kulture

Horoskopi, e shtunë 1 gusht 2020

Dashi

Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni emocione te veçanta fale disa surprizave qe do iu beje partneri. Beqaret nuk do mundin dot ta tërheqin pas vetes dike qe pëlqejnë sepse dikush tjetër do tregohet me i shkathet. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur nëse nuk doni te keni probleme serioze.

Demi

Do ndiheni me te vetmuar se kurrë ma pare sot ju qe jeni ne një lidhje dhe do e vuani tej mase ketë gjendje. Flisni me partnerin dhe mësoni arsye pse iu ka lënë pas dore. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite euforike dhe te mbushur me takime. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te hidhni çdo hap.

Binjaket

Dite mjaft pozitive dhe here pas here e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit. Beqaret meshkuj do jene me më shume fat ne dashuri. Femrat duhet te presin edhe pak dite për te ndryshuar statusin e tyre. Ne planin financiar do ju dalin plot te papritura dhe gjendja do vije duke u dobësuar.

Gaforrja

Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj sot dhe do ndani me te emocionet e mira dhe te këqija. Kjo do e forcoje edhe me tepër bashkëpunimin. Për beqaret është momenti ideal për te joshur sa me shume qe te mundin. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi serioze. Vetëm specialistet do mund t’iu nxjerrin nga situata delikate.

Luani

Dite goxha e tensionuar dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe do mendoni gjera te këqija për te. Beqaret do jene me te hapur ndaj takimeve dhe nuk do ngurrojnë te kenë njohje te reja. Financat duhet menaxhuar me sa me shume përkujdes e maturi ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Virgjeresha

Klima ne jetën tuaj ne çift nuk do jete aq e ngrohte sa ju e kishit menduar. Ne disa momente do keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë aq sa do duan nga ftesat qe do iu bëhen. Financat nuk do jene aspak problematike edhe pse do kryeni ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Peshorja

Do e kundërshtoni gjate gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe do keni mosmarrëveshje te shumta me te. Beqaret nuk do kenë sukses ne dashuri edhe pse do lëvizin çdo gur qe te kenë ne dore. Do ju duhet ende te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar do jeni shume te vëmendshëm dhe nuk do keni as tronditjen me te vogël.

Akrepi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini dhe here do debatoni fort me atë qe keni ne krah. Beqaret do fillojnë me shpejt nga sa mendonin një histori te bukur dashurie. Te ardhurat do fillojnë te rriten me ritme me te shpejta nga sa mendonit.

Shigjetari

Ata qe janë ne një lidhje nuk do kenë aspak dyshime mbi partnerin dhe jeta ne çift do ju ece si e kishin ëndërruar. Disa do provojnë edhe kënaqësi dhe eksperienca te reja. Beqaret do i japin me shume prioritet se kurrë dashurisë dhe nuk do lënë vend pa kërkuar princin e kaltër. Fati do jete me ta. Gjendja e financave do mbetet delikate. Kujdes!

Bricjapi

Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë pas dore miqtë dhe familjaret. Pasioni do jete i zjarrte dhe emocionet te njëpasnjëshme. Beqaret do ndihen shume mire me statusin qe kane dhe as qe do duan te bëjnë ndryshime. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe do i zgjidhni te gjitha problemet e mbetura pezull.

Ujori

Dite shume e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqaret do ndihen gati për aventura sado qe ato te zgjasin. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi megjithatë me pak përkujdes do ja dilni mbanë. Disa familjare do ju gjenden afër.

Peshqit

Do jeni shume xheloze sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do e nxehe ne disa momente atmosferën. Mire është te qetësoheni dhe te flisni haur dhe përballë me partnerin. Beqaret do jene tërheqës dhe do marrin propozime pa fund. Financat do mbeten ashtu si kane qene. Te paktën do keni aq para sa me për te kryesh shpenzimet me te domosdoshme./Portalb MK

Categories
Art Kulture

ʺShpresa” është krijesë me pupla

ʺShpresa” është krijesë me pupla –

Që brenda shpirtit rri-

Këndon melodi pa fjalë –

E s’ndalon fare – kurrsesi –

Dhe mjaft ëmbël –në Puhi-dëgjohet-

Dhe e egër stuhia duhet të jetë –

Që Zogu i vockël nga ajo të hutohet

Ai që mbajti ngrohtë kaq vetë –

Në vendin më të akullt e kam dëgjuar –

Dhe në detin ku mendja s’më ka shkuar –

Prapë, kurrë, në skaj qoftë dhe një thua,

Ai s’kërkoi një thërrime- nga mua.

Nga Emili Dickinson

Shqipëroi nga anglishtja: Laureta Petoshati/Mapo.al

Categories
Kulture

Ametisti – guri i çmuar i modestisë, i ekuilibrit dhe i harmonisë

Nga Gladiola Jorbus/Mapo

…kambanoret lundruan në ametist…

‘Emily Dickinson’

Përkrahësit e “kristaloterapisë” pretendojnë se kristalet dhe gurët e çmuar, përveç se na pëlqejnë për shkak të ngjyrës, formës apo përbërjes së tyre, gjithashtu kanë veti që të na lehtësojnë shërimin falë rrjedhës së një ‘energjie shpirtërore’ të papërcaktuar.

Shprehja “energji vibruese” e shumëpërdorur kohët e fundit shërben për të përkufizuar idenë që dridhjet a vibrimet e kristaleve, mund të hyjnë vërtet në kontakt, me energjinë e trupit tonë.

Legjenda rrëfen se ametisti e ka marrë emrin nga nimfa Amethos me të cilin u dashurua perëndia i agrikulturës, i verës, i vreshtarisë, i kënaqësive të dehjes Baku. Që në lashtësi ekzistonte besimi se ametisti mbetej ilaçi më i mirë kundër dehjes dhe shpeshherë gotat, në epokën e Mesjetës përbëheshin pikërisht prej këtij guri, pra ametistit.

Ai përdorej si mbrojtje ndaj magjive e shtriganëve, madje thuhej se humbiste ngjyrën origjinale në rast se kundrejt personit të cilit i përkiste, kryheshin veprime apo ndërmerreshin iniciativa të liga. Në të njëjtën shkallë, ametisti favorizon fuqinë shpirtërore dhe atë psikike.

Ametisti i përket familjes së kuarceve kristalore dhe ngjyra e tij vjollcë përftohet prej gjurmëve të hekurit. Elementi i tij është uji: kjo ka të bëjë me sferën e emocioneve dhe të feminilitetit (dashuri, shërim, dhembshuri, pajtim, paqe, gjumë, ëndrra, ndjeshmëri).

Chakrat më të cilat lidhet ametisti janë Ajna Chacra, e gjashta (Balli apo Syri i Tretë) dhe e shtata, Sahasrara Chacra (Kurora).

Mitologjia sqaron se emri “ametist” rrjedh nga fjala e lashtë greke amethystos, që do të thotë “ai, i cili nuk dehet”.

Në antikitet, ametisti ishte i njohur për aftësitë e tij nxitëse ndaj qartësisë mendore dhe përdorej në festimet kushtuar perëndisë Dionis ose Baku. Fuqia e këtij guri ndihmonte në ruajtjen e kthjelltësisë së gjithkujt që e mbante me vete.

Në kohën e Grekëve dhe Romakëve, unazat prej bronzi, të zbukuruara me një gur ametisti konsideroheshin si ilaçi kundër së keqes.

Kurse gjatë Mesjetës, ametisti ishte më i kushtueshëm se diamanti dhe përdorej nga kleri e fisnikëria e lartë; mund ta gjeje në unazat e kardinalëve apo të mbretërve, si mishërim dhe simbol i fuqisë absolute sipas ligjit ‘ai që njeh shpirtin mund të zotërojë dhe materien’.

Tradita e martesave në Indi udhëzon që nuseve të reja t’u dhurohen kristale ametisti në ditën e dasmës, si një premtim besnikërie, përuljeje dhe butësie.

Efektet pozitive të ametistit në trupin e njeriut, gjithashtu janë të mirënjohura. Ai rregullon florën bakteriale në zorrë, kryen përthithjen e lëngjeve, stimulon metabolizmin, duke përmirësuar kështu gjendjen e përgjithshme fizike. Kontribuon në lehtësimin e tensionit e të dhembjeve, veçanërisht të atyre që lidhen me kokën, siç është migrena. Përpos këtyre është i dobishëm në trajtimin e sëmundjeve nervore, të traktit respirator e të lëkurës.

Ametisti është një gur lunar me energji (Yin) që zgjon brenda nesh aspektin femëror të Universit: intuitën më të lartë. Ai na ofron paqe të brendshme, qetësi, ekuilibër, harmoni; eliminon shqetësimet, zgjon durimin dhe largon egocentrizmin. Përmes ametistit mund të zhduket fr, ika dhe situatat e ndryshme të jetës, mund të përballohen me vetëdije më të madhe.

Ky gur është zgjidhja ideale për kapërcimin e çasteve të trishta apo për fazat e para të depresionit që kanë lidhje me episodet e humbjeve a dështimeve të ndryshme.

Ametisti largon pagjumësinë, qartëson kuptimin e ëndrrave që shohim gjatë natës, rrit vetëdijen dhe ndjeshmërinë shpirtërore. Duke favorizuar introspeksionin dhe duke purifikuar subkoshiencën tonë, krijon një besim të thellë dhe na lejon të identifikojmë përsosmërinë hyjnore në botën që na rrethon./Mapo

error: Content is protected !!