Categories
Kulture

Horoskopi ditor, e enjte, 1 Tetor 2020

Ky është horoskopi për ditën e enjte 1 tetor 2020.

Dashi

Lajme të mira do të ketë në fushën sentimentale. Marsi do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj dhe brenda fundit të vitit do të përjetoni emocione të mëdha. Kush nuk ka një punë momentalisht, shumë shpejtë do të marrë një telefonatë me rëndësi.

Demi

Ka ardhur momenti që të bëni një zgjedhje, por mos u druani, pasi ndikimi i Venusit do të jetë shumë i mirë. Në punë prej kohësh jeni në dilemë, por tashmë do të keni mundësi që të bëni një zgjedhje të rëndësishme.

Binjakët

Kjo është një periudhë e vështirë dhe e pasigurtë sa i takon ndjenjave. Nëse jeni vetëm, lëreni veten të lirë, pranoni takime dhe jetojeni sa më mirë ditën. Në sferën profesionale do të ndiheni të lodhur, por rrini të qetë pasi shumë shpejt çdo gjë do të sistemohet.

Gaforrja

Venusi do të ketë ndikim të favorshëm dhe çiftet që janë bashkë prej shumë kohësh, do të rikuperojnë krisjet. Në punë, kjo është një periudhë e mbushur me dyshimet. Yjet i keni ende kundër dhe për këtë arsye, ju është dashuri që të tërhiqeni nga një projekt.

Luani

Marsi do të jetë ndikim të favorshëm në këtë periudhë në sferën sentimentale. Në punë, mund të keni probleme të vogla financiare, ndaj mundohuni që të bëni kujdes. Me afrimin e fundit të vitit, Saturnin do e keni kundër.

Virgjëresha

Në dashuri do të merrni lajme shumë të mira, pasi Venusi është në shenjën tuaj. Sa i takon punës, ju presin ditë të qeta. Megjithatë ka ardhur momenti për tu përballur me një diskutim të rëndësishëm.

Peshorja

Mund të përballeni me momente tensioni në dashuri, por mundohuni që të rrini të qetë, pasi çdo gjë do të zgjidhet me afrimin e fundjavës. Në punë, duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi një debat banal, mund të shkaktojë një shqetësim të madh.

Akrepi

Nëse në të kaluarën jeni përballur me vështirësi, ka ardhur momenti për ti lënë pas. Në sferën profesionale situata paraqitet mjaft e favorshme, pasi Saturni do të jetë në anën tuaj.

Shigjetari

Jeni përhumbur totalisht në punë dhe e keni lënë pas dore dashurinë. Pikërisht në punë, situata paraqitet shumë e vështirë dhe duhet bërë kujdes, shkruan noa.al.

Bricjapi

Do të jeni nervoz gjatë kësaj dite, por edhe më shumë nëse shoqëroheni me një person të shenjës së dashit ose peshores. Në punë, do të merrni një propozim i cili do ju vendosë në vështirësi se në cilën anë duhet të rrini.

Ujori

Shtatori ishte një muaj i vështirë, por më në fund e latë pas dhe përmirësimi nuk do të vonojë. Në punë, do të keni mundësinë që të bëni vetëm gjërat që ju pëlqejnë.

Peshqit

Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos debatoni gjithmonë, sidomos nëse po shoqëroheni me një person për të cilin keni interes. Venusi do të ketë ndikim të kundërt në punë dhe kjo gjë do të shkaktojë disa vështirësi me kolegët. Duket sikur keni dëshirë për të ndryshuar punë./Javanews.al

Categories
Art Histori Kulture Kuriozitete

1 tetor 1908, u krijua në qytetin e Korçës “Banda e Lirisë” ose Banda Liria

Nga Vepror Hasani

“Banda e Lirisë” u krijua në qytetin e Korçës më 1 tetor 1908. Themeluese u bë “Dituria Shqip”. Drejtuesit e saj ishin: “Kryetar nderi i këtij klubi, Ymer bej, ( Zavalani); Kryetar, Orhan bej Pojani; arkëtar Idhomene Kosturi; ndërsa pleq: Thomaq Eqimi, Qani bej Dishnica, Hafëz Ali, Çikozi Miçe, Ismail Bej Leskoviku dhe Tefik Efendi (Panariti)”. (Gazeta “Korça”, 26, vjesht’ e III 1909).

Me krijimin e “Bandës së Lirisë”, edhe kleri ortodoks grek krijoi shoqëri muzikore për këndimin e këngëve greke. “Banda e Lirisë” pati adhurimin e të gjithëve. Në nyjën 1 të statusit të saj sanksionohej: “Qëllimi i kësaj shoqërie do të jetë, të punojë me bashkim për të përhapur dhe të mbrodhësuar mësimin të muzikës, të gjimnastikës dhe të valles në mes të shokëvet (të) shoqërisë”. Dëshirohej shumë që “Banda e Lirisë” të bëhej “Banda e Lirisë e të gjithë Shqiptarëve”.

Në krye të Bandës u vu Pandeli Cale me qëllim që rreth saj të afroheshin edhe ortodoksët, të cilët pengoheshin nga kisha ortodokse greke. Pjesë e shoqërisë muzikore u bënë: Hysen Myteveliu, pasardhës i Mirahorëve, Sadedin Zavalani, Mumtaz Frashëri, Hasan Frashëri, Besim Gjirokastra drejtues i farmacisë “Dituria Shqip”, Ferid Frashëri, Hysen Dishnica, Fuat Dishnica, Jakup Dishnica, Jusuf Halit Kolonja, Shaban Frashëri, Asllan Starja, Tefik Panariti, Mahmut Pojani, Ali Sherif Frashëri etj, të cilët përveç kuotizacionit të anëtarësisë ndihmonin mbarëvajtjen e Bandës me vegla muzikore, me veshje për muzikantët, me fonde për udhëtimet në qytete të tjera e gjithçka tjetër.

Këngët e para që mësuan djemtë e “Bandës së Lirisë” ishin: “Himni i Bandës së Lirisë”, “Për mëmëdhenë”, “Që më një të Kollozhekut”, “ Të gjithë ne o djema”, “O Zoti im, o Perëndi”, “Lule e bukur porsi dielli”, “Sa të rrojë gjithësia” etj.

“Banda e Lirisë” u përkrah edhe nga Mytesarifi (prefekti i Korçës) Shyqyri Pasha, nga kryetari i Bashkisë, Belul Efendi, nga Myftiu i Korçës dhe nga autoritete të tjera të larta. Pra, mbështetja reale e saj ishte paria e qytetit të Korçës.

Një muaj pas themelimit të Bandës u kërkua mbrojtja e Sulltan Mehmet Reshad V, pasi vetëm kështu do ta kishin më të lehtë për të mos u penguar nga të tjerët. Në Stamboll u dërgua më i vjetri i tyre, Ymer bej Zavalani. Fakti e mësohet nga gazeta “Korça” ku muaj më vonë e kujton sërish këtë ngjarje:

“…L. M. T. Sulltan Mehmet Reshad V ka qenë gjithnjë mik i shqiptarëve, këtë gjë na e tregon që me gëzim të madh priti kryesonjësin e nderit kur përpara 6-7 muajsh ia lypi mprojtjen e tij “Bandë e Lirisë” ndë Korçë, edhe pati mirësinë të dërgonjë kësaj bande një shumë të hollash …”. (Gazeta “Korça”, 22 prill 1909).

Muzikantët e Bandës shumë shpejt ndjenë nevojën e një profesori muzike. Donin që ai të ishte shqiptar ose të paktën të fliste shqip. Vetëm me një profesor muzike mund ta shndërronin “Bandën e Lirisë” në “Bandën e Lirisë të të gjithë shqiptarëve”. “Diturisë Shqip” i mbetej vetëm një rrugë: të kërkonte ndihmën e shqiptarëve kurbetlinj kudo që ndodheshin nëpër botë:

“Shoqëria e muzikës “Banda e Lirisë”, u lutet gjithë mëmëdhetarëve në dinë ndonjë profesor të muzikës, shqiptar, ose të dijë gjuhën shqipe, të na shkruajë, që të mundim ta pajtojmë. Kondicionet janë: 150 franga në muaj, jo gjë tjetër. Profesori është i ndaluar të japë mësim gjetkë pa lejen e pleqësisë”. (Gazeta “Korça”, 24 shënëndre 1908).

Për gjetjen e profesorit u dëshën gati tre muaj:

“Mësonjës i “Bandës së Lirisë” është nga Italia, një javë përpara urdhëroi, tashti pas Pashke do të niset mësimi i muziqisë”. (Gazeta “Korça”, 31 mars 1909).

Profesori italian i muzikës ishte Pasquale Anibale, emigrant në Misir. Dhënia e mësimeve nisi më 14 prill 1909. Gjatë festimit të kësaj dite, Kristo Sulidhi fotografoi për herë të parë “Bandën e Lirisë”. Gjithashtu fotografi u bënë edhe nga zyrtarët e lartë të Korçës, ku nuk mungonte as Mytesarifi (prefekti) Shyqyri Pasha. Gazeta “Korça”, 8 maj 1909, shkruan:

“…Gjithë anëtarët e zyrtarët me Mytesarifin në krye u fotografisnë në shtëpi të “Bandës së Lirisë”. Një tryezë e madhe prej 80 takëmesh u shtrua për këtë festë duke dëfryer gjer në mëngjes…”.

Klubit “Dituria Shqip” i mbetej të kompletonte Bandën me instrumentet muzikore të nevojshme. Ishin blerë mjaft vegla, por u pa e nevojshme të bliheshin të tjera:

“Klubi Dituria” kishte porositur vegla të tjera muzikore për bandën, ndërsa theksonte se, “veglat e muzikës që kish porositur “Band’ e Lirisë” në Korçë, erdhë nga Evropa në gjymryk (doganë) të Selanikut dhe dje u nisnë për në Korçë ng’an e Manastirit”.( Gazeta “Liria”, 30 maj 1909)

Mbërritja e instrumenteve u bë e ditur nga gazeta “Lidhja ortodokse”:

“Me gjithë që veglat të muzikës vonuan shumë për sa arritën këtu, z. profesor Paskali vuri gjithë fuqinë, e kështu, për sot, ditën e lirisë, do të këndojnë marshet kombëtare të Lirisë, të Mëmëdheut prej zotit Mihal Grameno. “Sa të rronj gjithësia edhe nja dy të tjera”. Aq pleqësia e “Bandës Lirisë”, sa edhe z. Paskal, meritojnë gjithë ngjatjetimet nga ana tonë për këto vepra kombiare. Nuk dyshojmë që mëmëdhetarët do t’i ndihmojnë kësaj shoqërie, e cila përpiqet kaq shumë për qëllime të shejta”.

Instrumentet ishin flikorni tromba, saksi, basi, kundërbasi, katër klarineta, një fyell, dy daulle etj. Profesor Pasquale Anibale ishte i përkushtuar në dhënien e mësimit:

“Banda e Lirisë” ep dy herë në ditë mësim. Në mëngjes që në orën 12-3 dhe mbrëmanet që me orën 1-4 të natës. Përmbi 60 djema mësojnë muzikën”. (Gazeta “Korça”, 11 qershor 1909).

U blenë edhe veshje. Përkujdesja për bandën i ishte ngarkuar Sami bej Pojanit, botuesit të gazetës “Korça”.

Ndërkohë Mitropolia kishte formuar dy shoqëri muzikore: “Anagjenisin” që do të thotë “Përlindja” dhe “Ta Patria” që në greqisht ka kuptimin “Atdheu”. Ajo kishte vendosur të shfaqej me grupin e vet muzikor ditën e 10 korrikut, në përvjetorin e ditës së Lirisë (shpalljes së konstitucionit):

“Pas programit të hyqymetit, më orën 2 u mblodhë në oborr të hyqymetit, duke ardhur me radhë: Katundaria (bashkia) Klubi i “Diturisë Shqip”, “Banda e Lirisë”që habiti gjithë botën me rrobat e bukura, Mitropolia me muzikën…”.

E pra, Mitropolia kishte ardhur duke marrë me vete edhe muzikën e vet.

Por, “Festën e nisi “Banda e Lirisë”, duke kënduar Marshin e Lirisë në mes të bërtimeve e të përpjekurit e duarve”… “Më orë 10, “Banda e Lirisë” xbriti duke kënduar në Klub të Shqiptarëve, ku këndojti gjer më orën 11, pastaj me pleqësinë në krye vanë në kafene të Plakocit. Në tryezë fjalën e hapi Mytesarifi duke dëftyer shënimin e kësaj dite të shënuar. Të dytën fjalë e mbajti Avni Beu, kryesonjës i Çemjetit, duke lutur Perëndinë për të shtuar vëllazërinë e dashurinë të të gjithë kombeve. Të tretën fjalë e mbajti z. Idhomene Kosturii në emër të Klubit të Shqiptarëve. … Pas z. Idhomene mbajti fjalën dhespoti, pastaj zoti Bullamaçi. Fundin e fjalëve e mbajti Belul Efendiu, kryekatundar i qytetit të Korçës…”. (Gazeta “Lidhja orthodhokse”, 10 korrik 1909).

Muzikat e Mitropolisë mbeteshin vazhdimisht në hije:

Si u mbarua tryeza të gjithë bashkë më ora dy u rrëzua nëpër klubet e tyre, gjer në mes të natës muzikat shëtitnë me dritat e bukura që çkëlqenin në duart e djemve. Artificet kishin edhe ato bukurinë e tyre. Dëfrimet mbajtën deri në mëngjes midis popullit edhe vetëm kur zuri të gdhihet e suall nërment që është e shtunë, ditë pazari, andaj sicili shkojti në punë të tij duke bërtitur: Rroftë kombi! Rroftë Shqipëria! Për të shënuar është që kjo ditë shkojti pa ndonjë zihje ose turbullim duke mbetur në zemrat të cilitdo një kujtim të paharruar. Mot dhënë Zoti më mirë”. (Gazeta “Lidhja orthodhokse”, 10 korrik 1909).

Gazeta “Lidhja ortodokse” vë në dukje faktin që festa “shkojti pa ndonjë zihje ose turbullim”. E thotë këtë pasi muzikantët e mitropolisë për shkak të shpërfilljes që u bëhej prej njerëzve, kalonin në agresivitet. Krejt ndryshe ndodhte me “Bandën e Lirisë”: “Prej dy jave “Banda e Lirisë” ka zënë të përmbledhë gjithë mëmëdhetarët në shtëpi të saj, ku venë të dëgjojnë muzikën. Për natë, nuk është përveçse festë kombiare në mest të këngëve kombiare. Z. Llambi Kota njënatëza kur dëgjojti marshin: “Për mëmëdhenë” nga gazi qau dhe i dhurojti bandës pesë napolona”. (Gazeta “Lidhja orthodhokse”, 10 korrik 1909).

I befasur mbeti edhe deputeti Shahin Kolonja:

“Të hënën që shkoj, mbrëmanet, Z. Shahin Kolonja vajti në “Banda e Lirisë” edhe u çudit nga përparimi i djemve në muzikë. Kur iku i fali bandës 5 lira” (Gazeta “Korça”, 8 vjesht e II-të 1909).

Herë pas herë muzikantët e Bandës bënin shëtitje nëpër qytet, këndonin dhe luanin meloditë të bukura. Qyteti dilte për t’i admiruar e mrekulluar me virtuozitetin e tyre. Një prej shëtitjeve të tyre përshkruhet kështu:

“Të djelë që shkoi “Banda e Lirisë” bëri një shëtitje përjashta qytetit tonë për xbavitje. Afro gjysm’ e qytetit kishte dalë jashtë që të dëgjonte bandën dhe këngët shqip. Banda, kur ktheheshe lojti një copë (pjesë) të bukur përjashta Katundaries, afër zyrës (së gazetës) “Korça” (Gazeta “Korça”, 8 vjesht e II-të 1909).

Ata shkonin edhe nëpër fshatra:

“Banda e Lirisë” bëri një ekskursion në Drenovë ku atdhetarët i pritnë e i gostitnë fort bukur. Me të hyrë Banda, djemtë zunë këngën të vjershëtorit Asdren. Në tryezë u ngritnë më shumë kupa shëndet të atdhetarëve. Me të perënduar dielli, banda u kthye në Korçë”. (“Lidhja orthodhokse”, 31 maj 1910).

Profesori italian Paskuale Anibale, kompozoi himnin e Bandës së Lirisë, i cili nuk ishte gjë tjetër veçse ëndrra e madhe e lirisë. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit financonin për për botimin e himneve: “Klubi i Dhramës, 50 grosh, ndërsa shqiptarët e Shibin-el-komit, 18 franga, i dhuruan “Bandës” për të shtypurit e dy marsheve, nga të cilët njëri është marsh i “Kongresit të Elbasanit” dhe tjetri marsh i “Bandës së Lirisë” (Gazeta “Korça”, 22 vjesht’ e II-të 1909).

Ndërkaq u mësua edhe një lajm tjetër:

“Marshet “Banda e Lirisë” edhe “Kongresi i Elbasanit” bërë prej profesor z. Paskal u shtypnë dhe shiten të dy 6 grosh. Vraponi pa shitur, që të kini të parat marshe shqip për kujtim”. (“Lidhja orthodhokse”, 17 maj 1910).

Instrumentistët e “Bandës së Lirisë” të veshur me rroba të bukura që çudisnin botën dhe me veglat muzikore që farfurinin, shëtitisnin nëpër rrugët e qytetit. Himni i Bandës kishte qenë kaq i bukur dhe kaq rrëqethës sa nuk mund ta shpjegoje dot. Shoqëritë muzikore të mitropolisë i ndiqnin nga larg. Kështu ndodhi edhe kur “Banda e Lirisë” e shoqëruar nga shumë njerëz, priti dhe përcolli delegatët për në Kongresi e Dibrës:

“Delegatët e Dibrës u pritën shumë mirë prej një shumice shqiptarësh që ishin këta: 8 delegatë të Filatit, 3 të Tepelenës, 3 të Leskovikut, 2 të Janinës dhe 4 të Korçës. Pastaj erdhi delegati i Selanikut z. Abdyl Ypi, i cili shkoj për Kolonjë. Edhe 2 delegatë të Gjirokastrës, që të gjithë shkuan në punë të vet”. (“Lidhja orthodhokse” 31 Korrik 1909)

E njëjta gazetë informonte:

“Delegatë të Korçës për në kongres të Dibrës u xgjodh Hafiz Aliu, Ymer Beu, Llambi Kota dhe Loni Llogori. Si ardhë edhe të Janinës, Leskoviqit, Gjinokastrës, Lurësit edhe Filatit shkuan bashkë për në Dibër”. (“Lidhja Ortodokse”, 31 korrik 1909).

Por nëse dëshironi të dini më shumë, na ndiqni në fundjavën që vjen, do të lexoni çudira. /tesheshi.com/

Categories
Histori Personalitete

(1920–1991). Shkencëtar shqiptar i shkencës hidroenergjitike

Petrit Radovicka (1920–1991). Shkencëtar shqiptar i shkencës hidroenergjitike.

Prof. Petrit Radovicka lindi në tetor 1920 në Leskovik. Pasi kreu gjimnazin në Tiranë me rezultate të shkëlqyera në vitin 1939 filloi studimet universitare në Institutin Politeknik në Torino (Itali), të cilat i ndërpreu në vitin 1942 dhe kthehet në Shqipëri, për të marë pjesë në luftën Nacional Çlirimtare.

Në vitin 1945 shkon në Moskë për të ndjekur studimet në Institutin Energjitik dhe në vitin 1950 përfundon studimet me rezultate të shkëlqyera dhe diplomohet Inxhinier Hidroenergjitik duke mbrojtur diplomën me temë “Skema e Shfrytëzimit Energjitik të Lumenjve”. Në vitin 1950 pasi kthehet nga studimet emërohet në detyra të rëndësishme të fushës si inxhinier hidroenergjitik, drejtuesi i parë i Kombinatit Energjitik mbi të cilin u ngrit më pas Sistemi Unik Elektroenegjitik Shqiptar, drejtues i grupit të projektimit të hidrocentralit të Selitës dhe më pas Zv.Ministër i Industrisë (1951), Drejtor i Drejtorisë Qendrore për Elektrocentralet (1952), Drejtor i Drejtorisë Elektro Mekanike (1953), Drejtor i Drejtorisë së Centraleve Elektrike dhe i Industrisë Mekanike (1954), Nënkryetar i Institutit të Shkencave (1955).

Profesor Radovicka në vitin 1957 mer titullin Docent dhe në vitin 1971 mer titullin Profesor. Është shquar gjatë gjithë kohës për kontributin e veçantë në fushën akademike dhe në zhvillimin e arsimit si një ndër pedagogët e parë të Institutit Politeknik dhe më pas në Universitetin e Tiranës, ku ka drejtuar që nga krijimi Katedrën e Centraleve (sot departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë) në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike deri në vitin 1990 kur doli në pension, Zëvendës Rektor i Universistetit të Tiranës (1965 – 1968) dhe Rektor i Universitetit të Tiranës (1975 – 1981), Zëvendës Kryetar i Akademisë së Shkencave (1972 – 1980) dhe Kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës (1981- 1985), gjithashtu ka drejtuar gjatë gjithë kohës revistën “Shkencat Natyrore”.

Në vitet 50 – 60 hidroenergjitika ishte degë e pashkelur në Shqipëri. Rruga e hidrocentraleve u bë rruga kryesore në punën studimore dhe projektuese të Petrit Radovickës dhe në krye të ekipeve të ndryshme në 1953 – 1963 ka drejtuar ekipin shqiptar në projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentraleve të Selitës, Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2.

Në këto vite Profesori filloi dhe drejtoi një nga studimet më të rëndësishme, atë të “Shfrytëzimit hidroenergjitik të kaskadës së Drinit”, i cili ishte një studim kompleks dhe përfundimtar mbi pasuritë ujore dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre. Skema e shfrytëzimit të lumit Drin shërbeu si bazë e studimit konkret, hartimit të projektit dhe ndërtimit të hidrocentraleve në Vaun e Dejës në Fierzë dhe në Koman.

Ka qenë kryeinxhinier i projektimit të tre hidrocentraleve më të mëdhenj të vendit tonë mbi Drin. Me pasionin që kishte për energjitikën dhe i ndërgjegjshëm për të vënë në shërbim aftësitë e tij në këtë fushë, Profesor Petrit Radovicka gjithë jetën ja kushtoi studimeve dhe projektimeve në fushën e ndërtimit të burrimeve të energjisë elektrike dhe sistemit shpërndarës të kësaj energjie.

Prof. Petriti ka merita të veçanta edhe për përpjekjet e shumta të bëra në drejtim të njohjes me të rejat e shkencës dhe teknikës botërore në fushën e hidroenergjitikës duke bërë të mundur që në maj 1964 në Kongresin e 8-të të Organizatës Ndërkombëtare të Digave të larta të mbajtur në Edinburg, vendi ynë të bëhet antar i kësaj organizate. Në këtë kohë krijohet edhe komiteti i Digave të larta të Shqipërisë kryetar i të cilit u zgjodh Prof. Petrit Radovicka. Ka përfaqsuar gjithashtu Shqipërinë në shumë Kongrese Ndërkombëtare si Moskë ku Shqipëria u pranua antare e Qendrës Ndërkombëtare Atomike, Pragë, Edinburg, Stamboll, Meksiko, Paris, Torino dhe Pekin ku Shqipëria në vitin 1956 u pranua në Organizatën Ndërkombëtare të Shkencës.

Prof. Petrit Radovicka ka qenë një pjesë aktive në diskutimet për shfrytëzimin e ujrave të përbashkëta me vendet fqinje sidomos për arritjen e marëveshjes së përbashkët me palën Jugosllave nëpërmjet të cilës u mundësua ndërtimi i HC të Fierzës, liqeni i të cilit shkakton përmbytje edhe në territorin Jugosllav në zonën e quajtur Gryka e Morinës. Për punën e tij Prof. Petrit Radovicka është nderuar me tituj nderi dhe çmime të ndryshme. Ka marë çmimin e Republikës së Shkallës së Parë në vitin 1965 për projektimin dhe ndërtimin e HC të Bistricës, në vitin 1974 çmimin e Republikës së Shkalles së Parë për HC të Vaut të Dejës, çmimin Punonjës i Shquar i Shkencës dhe Teknikës në vitin 1977 dhe në vitin 1978 i akordohet titulli Hero i Punës./Wikipedia.org

Categories
Histori

Fabrika e parë e trikotazhit në Korçë 1925

Në fillim të shtatorit 1925, për herë të parë në Shqipëri, u hap në Korçë një Fabrikë Trikotazhi. Kjo sipërmarrje u realizua nga Ali Alizoti ardhur nga Greqia me familjen edhe ortaku i tij Nazima Ypi (daja i sportistit të mirënjohur Asllan Rusi). Për blerjen e makinerive shkoi në Gjermani Nazima Ypi, i cili ishte specializuar në këtë vend në fushën e tekstileve të trikotuara. Makineritë e para te ardhura ishin manuale, ato u zëvendësuan më pas edhe me makineri elektrike. Kapitali për këtë investim u sigurua nga shitja e pronave të Ali Alizotit dhe Nazima Ypit të ndodhura në Veria dhe Kozhan (Kozan) të Greqisë.

Fillimisht ndërtesa ku fabrika filloi veprimtarinë ishte para shtëpisë së z, Memeda Shtylla dhe më vonë në ndërtesën e z. Sabri Qyteza. Në vijim sipërmarrja kaloi prapa hotel Palas, në dyqanet e Vasillaq Moskës (në bulevard), me pas në rr. Naim Frashëri Nr. 21 dhe më në fund në Tiranë në bllokun e dyqaneve (të cilat dotë bëheshin një kompleks dyqanesh shtetërore). Vlen për tu përmendur se një nga drejtueset teknike te kësaj fabrike ishte Sofika Xoxe (e shoqja e Koci Xoxes), me profesionalizmin e saj ajo përgatiti mjaft punonjëse te reja si dhe vete vajzat e Ali Alizotit te cilat punonin se bashku me punëtoret.

Teknologet që nevojiteshin për funksionimin e fabrikës ishin zonjat e zonjushet e ardhura nga Greqia madam, Gjylatër zonja Dikrani, zonjushat Agavni, Siranush (bija e madam Gjylaterit, modeliste) etj. Zonjat në fjalë ishin me origjinë nga krahina e prodhimit të sixhadeve të Armenisë. Duhet theksuar se zonja Gjylater ngriti linjën e sixhadeve persiane në Shqipëri.

Kjo linjë nuk pati jetëgjatësi, u prodhuan dy sixhade të kontureve të mëdha. Kështu u përgatit një halli me përmasa 5 m x 3,5 m, dizenjo e së cilës përmbante: fushën e blertë anash me lule dhe në pjesën qendrore ishte Mbreti Zog mbi një kalë të bardhë (sipas një pikture të artistit Spiro Xega) e cila u vendos ne pallatin mbretëror. Kjo sixhade, mjaft e goditur artistikisht dhe profesionalisht, u zhduk kur pallati mbretëror u gr abit me hyrjen e Italisë Fashiste në Shqipëri. Ndërsa sixhadenë e dytë, Alizoti ia shiti Ambasadës Jugosllave në vitin 1948.

Punuese ne Fabrikën e Trikotazhit ne Korçe

Rreth viteve 30, po në Korçë, Nazima Ypi krijoi edhe një fabrikë tjetër trikotazhi me Fadil Garon dhe Ismail Kapshticën, meqenëse linja e sixhadeve nuk e pati suksesin e pritur. Ndërkohë Madam Gjylatëri, u caktua mësuese në “Shkollën Qytetëse të Vajzave” në Korçë. Këtu ajo përgatiti dhjetra kuadro, të cilat punuan më pas si specialiste në punishten e sixhadeve të Korçës që drejtohej nga Garo Avakian, pinjoll nga familjet ermene te sjella për fabrikën e trikotazheve.

Fabrika kishte ngritur një dyqan shitje në Tiranë në kompleksin tregtar “Vllazën Juma” në Rr. 28 Nëntori (që u dogj gjatë luftës së Tiranës Nëntor 1944) dhe një tjetër dyqan luksoz në Vlorë që administrohej nga Ahmet Nurja. Në bazë të një dekreti të posaçëm, të nxjerrë në vitin 1947 nga presidenti i R.P. të Shqipërisë, pa asnjë shpërblim fabrika u shtetëzua. Ishte pikërisht kjo fabrikë që do të përgatiste plejadën e qindra punëtoreve të specializuara për të punuar në trikotazh dhe në saje të kësaj tradite kjo industri funksionoi deri vone./Wikipedia.org

Ali Alizoti me vajzën Shadije
Categories
Histori Kulture Kuriozitete

1 Tetor – Kalendari historik i ngjarjeve

Ngjarje

331 p.e.s. – Leka i Madh mundë Dariusin III të Persisë në Bet ejën e Gaugamelës.
959 – Edgar the Peaceable bëhet mbret i Anglisë.
1843 – Fillon të botohet News of the World në Londër.
1847 – Inovatori gjerman Werner von Siemens themelon kompaninë Siemens AG & Halske.

1870 – U leshuan kartolinat e para nga posta britanike; Roma u be kryeqytet i Italise.
1880 – Hapet fabrika e parë e poçave elektrikë nga Thomas Edison.
1888 – Botohet revista National Geographic per here te pare
1908 – Kompania Ford paraqet veturën Model T.

1958 – U krijua NASA për të zëendësuar institutin e quajtur NACA.
1960 – Nigeria pavarësohet nga Mbretëria e Bashkuar.
1971 – Walt Disney World hapet afër Orlando, Florida, ShBA.
1975 – Muhammad Ali mund Joe Frazierin në ndeshjen e boksit në Manila, Filpine.
1977 – Pele lë futbollin.

1978 – Tuvalu pavarësohet nga Mbretëria e Bashkuar.
1982 – Helmut Kohl zëvendëson Helmut Schmidtin si Kancelari i Gjermanisë.
1982 – Hapet EPCOT Center në Walt Disney World afër Orlandos, Florida, ShBA.
1994 – Palau pavarësohet nga Shtetet e Bashkuara.

2007 – Në Britaninë e Madhe u ngritën vitet e lejimit të pierjes së duhanit nga 16 në 18.
2012 – Fillon transmetimin kanali dixhital RTSH Muzikë.

Lindje
1924 – Jimmy Carter, president amerikan
1930 – Richard Harris, aktor anglez (v. 2002)
1935 – Julie Andrews, aktore dhe këngëtare britaneze

1945 – Jusuf Gërvalla, poet shqiptar dhe atëdhetarë i shquar
1969 – Zach Galifianakis, aktor dhe komedian amerikan

Vdekje
shek.12-14 – Shën Joan (Jan) Kukuzeli, Shenjtor, himnograf, mjeshtër dhe teoricien i muzikës kishtare bizantine në Kishën Ortodokse.
1911 – Wilhelm Dilthey, filozof gjerman/Naishtedikur.info

Categories
Histori Kuriozitete

1 Tetor, Dita botërore e të moshuarëve

Me qellim te sensibilizimit te opinionit ndërkombëtar për rritjen e pjesëmarrjes se grupmoshave te vjetra (moshuara) në popullsinë e përgjithshme dhe pasojave nga një zhvillim i tillë ,me qellim te zhvillimit te një shoqërie për të gjitha moshat, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenës.

Shënimi i par i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti ne te cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, ndërsa në viti 2002, në Madrid u miratua Planin (II) Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin në kërkim të mundësive për përgjigje kësaj sfidave.

Me qellim te sensibilizimit te opinionit ndërkombëtar për rritjen e pjesëmarrjes se grupmoshave te vjetra (moshuara) në popullsinë e përgjithshme dhe pasojave nga një zhvillim i tillë ,me qellim te zhvillimit te një shoqërie për të gjitha moshat, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenës.

Shënimi i par i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti ne te cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, ndërsa në viti 2002, në Madrid u miratua Planin (II) Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin në kërkim të mundësive për përgjigje kësaj sfidave.

Radiot, televizonet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.

Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe insitucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Gjithashtu organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është autoriteti drejtues dhe kordinues i OKB-së për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.

Diskutimet janë përqëndruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqinë punëtore.

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Ahmet Gashi, arsimtar, autor tekstesh shkollore, gjeograf dhe historian shqiptar

Ahmet Gashi (Prishtinë, 1888 – Tiranë, 1977) ka qenë arsimtar, autor tekstesh shkollore, gjeograf dhe historian shqiptar. Në shenjë nderimi i është dhënë titulli Mësues i Popullit.

Rrjedh nga një familje muhaxhirësh të dëbuar me dhunë nga Jabllanica. Gashi mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj të mesmen e vijoi në Shkup. Studioi në Universitetin e Stambollit ku u diplomua për histori e gjeografi.

U kthye në Prishtinë si mësues dhe me nxitjen e Hasan Prishtinës u zgjodh sekretar i Klubit Shqiptar të Prishtinës. Pas Kongresit të Manastirit, Gashi lu ftoi për të përhapur mësimin e gjuhës shqipe. Në vjeshtë të 1913 u emërua drejtor në shkollën qytetëse qendrore dhe profesor në Normalen e Elbasanit, ku jepte histori, gjeografi, violinë dhe muzikë. U emërua drejtor Normales në vitet 1929-33. Shkoi në Selanik, pastaj në Vlorë për t’u bashkuar me Isa Boletinin dhe shqiptarët tjerë që kishin ardhur nga Kosova.

Ahmet Gashi që në vitin 1908 jepte fshehurazi gjuhën shqipe në Prishtinë. Shkollat zyrtare në atë kohë ishin në gjuhën turke. Më vonë punoi si mësues në Normalen e Elbasanit, ku më pas u zgjodh edhe drejtor i saj. Më 1933 transferohet në Institutin e Vajzave ” Nëna Mbretëreshë” në Tiranë. Gjatë viteve 1943–1944 qe drejtor i fundit i Gjimnazit “ Sami Frashëri” të Prishtinës.

Është autor i shumë teksteve mësimore të gjeografisë e të historisë së parë të Shqipërisë, i hartës së Shqipërisë së vërtetë e i një tok hartave të tjera tematiko-historike për lëvizjet shqiptare kombëtare. Pushteti komunist i pas Luftës së Dytë Botërore nuk i dha vend të merituar. E caktoi mësues të thjeshtë në një shkollë shtatëvjeçare, profesorin që ishte anëtarë nderi i Shoqatës Kombëtare Gjeografike të Amerikës më 1936. U nda nga jeta në Tiranë , më 1977.

Vepra
Tekste shkollore
Gjeografia e Shqipnis – Për shkollat normale e të mesme, (1933)
Gjeografia e përgjithshme, (1935)
Shqipëria (ribotim më 1937)
Harta fizike e Shqipërisë (me 80 klishe)

Punime
Shqipëria në vitet 1908 – 1910
Shqipëria në lu ftat ballkanike 1912 – 1913
Krye ngritjet e mëdha të viteve 1909 – 1912

Literatura
Fjalor enciklopedik shqiptar, (vëllimi I). AKademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë. 2008.
Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar. Libri Shkollor. Prishtinë. 2002.

Shefik Osmani: Fjalor i pedagogjisë. 8 Nëntori. Tiranë. 1983.
Vehbi Bajrami: Shqiptarët e Amerikës, Albanian Publishing, New York, 2003./Forumi Shqiptar

Categories
Histori

1963, Kombinati i Mishit në Tiranë u ndërtua nga të burgosurit politikë

Nga Kastriot Dervishi

Kombinati i Mishit në Tiranë, në fund të rrugës “5 maji” në Tiranë, u ndërtuar nga të burgosurit e Repartit nr.303. Në bazë të urdhrit të ministrit të Punëve të Brendshme të datës 8.2.1959 reparti u zhvendos nga Rinasi në Kodrat e Kopilit në Sauk të Tiranës për ndërtimin e Sanatoriumit të shtetit. Ndërmjet ndërmarrjes së ndërtimit “21 dhjetori” dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (reparti nr.303) u lidh një kontratë për ndërtimin brenda vitit 1960 të Sanatoriumit.

MPB-ja vinte në dispozicion 130 të burgosur të cilët do punonin në një territor të rrethuar me tel të miratuar nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë dhe miratuar nga Drejtoria e Policisë Popullore. Komanda e repartit do merrte masa edhe për rastet kur të dënuarit nuk punonin si për mungesë fronti pune, kohë me shi, etj. Në fillim të nëntorit 1962 Reparti nr.303 Tiranë kishte 404 të dënuar politikë dhe asnjë të dënuar ordiner.

Së paku gjatë vitit 1963, ai po punonte për ndërtimin e Kombinatit të Mishit. Më tej akoma ndërtoi peliçerinë, disa ndërtesa të fermës “Gjergj Dimitrov”, një pjesë të punimeve të uzinës së autotraktorëve, bllokun e pallateve “Puna” (afër stadiumit “Dinamo”, duke qëndruar kështu deri në vitin 1963 në kryeqytet. Gjatë kësaj kohe kishte pasur 4 raste arratisjesh. Më pas reparti u transferua në Vlorë. Uran Kostreci është njëri nga të dënuarit e këtij reparti. Gjatë kohës së qëndrimit në Tiranë, 341 ushtarakë të këtij reparti u shpërblyen me lekë apo leje shërbimi./55News.al

Dy pamje të Kombinatit të Mishit. Ditët e para pas ndërtimit dhe një foto e ditëve tona
Categories
Kulture

Një pikturë në vaj që mbanë një histori më vete, Francezja me dimija që u bë motiv për piktorin shqiptar

Një pikturë në vaj që mbanë një histori më vete. Kjo është Nadége, një grua franceze që i rastisi jeta të vizitojë Kosovën e të provojë edhe dimijat, veshje kjo që gratë shqiptare e kanë përdorë për një kohë të gjatë, e ende sot i hasim në disa vende të Kosovës, shkruan KultPlus.

Piktori shqiptar i cili jeton dhe vepron në Austri, Gazmend Freitag, ka ndarë për herë të parë për lexuesit e KultPlus një histori mjaft të bukur nga jeta e tij.

Një pikturë ku shihet një grua franceze e veshur me veshje tradicionale shqiptare (dimija), në fakt prapa saj qëndron një fotografi e cila e ka inspiruar piktorin.

Me Nadége, artisti kosovar ka qenë në lidhje dashurie për 3 vite me radhë (2012 – 2014). Ajo është franceze, ndërsa ka studiuar në Francë gjuhën gjermane, ku pastaj është punësuar si mësuese e gjermanishtes në Linz, Austri ku edhe jeton aktualisht. Përveç punës, në Gjermani Nadége gjeti edhe dashurinë. E pikërisht kjo dashuri e dërgoi në një vend që deri atëherë për të ishte i panjohur, në Kosovën tonë të bukur.

Në vitin 2012, Nadége me vetë dëshirë ka ardhur në Kosovë për pushime verore e shoqëruar nga gruaja e vëllait të piktorit. Në vendlindjen e tij, në fshatin Pataçani i Poshtëm, Nadége qëndroi për disa ditë me radhë ku edhe u njoftua me doket e zakonet shqiptare.

Takimi me prindërit e piktorit dhe vizitat në Kosovë e kanë fascinuar francezen e cila nuk la po i fokusuar këto momente për t’i ruajtur përgjithmonë në fotografi.

Këto qindra fotografi, artistit i kanë shërbyer si baza për të pikturuar motive nga Kosova.

“Nadege ka qenë e fascinuar nga jeta idilike, nga natyra e peizazhet piktoreske. Ndërsa qyteti i Prizrenit i ka mbetur i ngulitur në kokë. Ka fotografuar edhe shkollën e gjimnazit në Prizren, aty ku unë kam përfunduar mësimet e këto fotografi janë bërë bazë për punën time artistike”, ka thënë Freitag për KultPlus. Ai tutje rrëfen se si ishte impresionuar nga gjesti i Nadége-s kur e kishte parë të veshur me dimija.

“Ajo e adhuronte gjuhën shqipe, Kosovën, traditat tona, kulturën por edhe kuzhinën shqiptare. Francezja e pat vizituar edhe Kalanë e Prizrenit dhe Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit dhe ka realizuar mbi 500 fotografi.”

Nadége nuk u kthye në Austri duarbosh. Me vete mori tri dhurata për të dashurin e saj. Djepin, fyellin dhe çiftelinë, ndonëse sot i ndarë me Nadégen, piktori i ruan me shumë nostalgji.

“Nadége ma pat fresku kujtimin për vendlindjen që u pat akumuluar mbi 20 vite. Gjithë dashuria ime për atdheun shpërtheu në vepra arti që i krijova nga zemra”, thotë Gazmend Freitag.

Nadége u bë edhe modele për pikturën e titulluar „Baresha“ e që artisti e ka shumë të çmuar.

Arti i tij lidhet ngushtë me Nadége-n, andaj piktori nuk e ndau kurrë atë nga jeta e tij artistike. / KultPlus.com

Categories
Kulture Kuriozitete

Ishulli i Sardenjës vendi ku njerëzit jetojnë më shumë se 100 vjeç

Sardenja – ishulli ku shumica e njerëzve jetojnë mbi 100 vjeç
Ishulli i Sardenjës njihet si vendi ku njerëzit jetojnë më së gjatë në botë, duke i kaluar 100 vjet.

Ishulli i dytë më i madh në Mesdhe është një ndër më tërheqësit për bukurinë e tij natyrore.

Kjo veçori e Sardenjës, e njohur si “Vija blu”, ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e shkencëtarëve, ku studiues të shumtë vijnë në rajon për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë.

Qyteti i Arzanës, i vendosur në ishullin e Sardenjës, është një nga vendet ku kryesisht jetojnë këta njerëz fatlumë./Indeksonline.net

error: Content is protected !!