Categories
Histori Kulture

Ishim të varfër, por të bukur, brenda e jashtë, në shpirt e në pamje

E bukura ne varferi
CKA JU KUJTON KJO FOTO?

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

A ku kujtohet koha kur keni enderruar instrumentin e pare muzikor? Ishit i dashuuar ne muzike, ju kishin thene se keni talent, e kishit deshmuar diku kete dhurate nga natyra, mirepo nuk kishit mundesi per te blere violinen e pare, flauten, fyllin apo kitaren..?

Cfare lakmie e endrrash zgjoheshin tek ju kur shikonit virtuozet tjere te vegjel se si luanin ne isntrumentet e yre, kurse prinderit tuaj, nuk kishin mundesi tu sigurojne me teper se nje jete te thjeshte e modeste. E ne ju,brenda ne at shpirt te ri, bluante zjarri, deshira, imagjinata…dhe gjithnje e shihnit veten diku ne nje skene, ne nje vend, para dikujt – duke treguar se jeni dikush dhe keni ate talent qe po e demonstrojne te tjeret… Pastaj mbylleshit ne vetmine tuaj, dhe hiknit nga ajo imagjinate e bukur, sepse ishte teper e larget dhe e veshtire per t’u bere reale. Ndoshta, gjendej ndonje fyell i vjeter dikur, per te plotesuar ate zbrazeti.

Ndoshta nje “cifteli” e gjyshit ose xhaxhait ju ngushllonte e ju beheshit vete muziktar e vet degjues, vet kompozitor e vet kritik.

Ishim te varfer, por te bukur. Brenda e jashte. Ne shpirt e ne pamje. Edhe varferia jone, ndonjehere kishte sharm. Nuk i kishim gjerat qe kemi sot, per te na zbukuruar. Por, kishim buzeqeshjen. Ajo ishte “grimi” yne, zbukurimi, stolia apo ndricimi i fytyres tone. Ndonjehere na e merrnin edhe ate. Kush?.. Jeta, vuajtjet, lufterat, varferia…Por kur na kethehej, atehere na mjaftonte per ta mund edhe nje dite, edhe nje deshire apo nje enderr.

Ndoshta e gjeni veten ne ndonjeren nga keto fotografi. Kater prej tyre jane bere 100 vjet me pare. Ndoshta jeni ju ai me fyell. Ai burr i buzqeshur me femiun ne krah mund te jete gjyshi juaj. Kjo foto eshte bere nga Edit Durham. Shikoni se sa te bukur ishim edhe atehere kur – nuk kishim…

…E instrumentin muzikor qe keni enderruar, dikur…Sigurisht tani e keni. Mirepo, tani ju mungon nje gje tjeter. Ka hikur etja e dikurshme, ka hikur rinia. Ne vend te deshirave e endrrave, tani mbulohuni me kujtime.

Burimi: Albumi Akordet e Kosoves

Categories
Histori Kulture Kuriozitete Personalitete

Ndërtuesi italian i Tiranës moderne – Nga Artan Shkreli

NDERTUESI ITALIAN I TIRANES MODERNE
Nga Artan Shkreli (Tirane)

Trupat italiane sapo kishin hyrë në Shqipëri, kur Benito Musolinin, i kërkoi takim arkitektit Gherardo Bosio. Atij iu dha një detyrë madhore dhe një rast unikal për çdo profesionist: të realizonte planin rregullues të një kryeqyteti në Europë. Të një kryeqyteti që, në pikëpamje urbane thuajse nuk ekzistonte, por që në perspektivën e tij duhej të shprehte ambiciet e një fuqie të re që po shfaqej në skenën botërore: Italisë Fashiste.

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Mussolini do t’i shpalonte Europës mosbesuese se vullneti për pushtet i shoqëruar nga vetëdija historike për rolin qytetërues të gens romanorum, mund ta ngrinte Shqipërinë e Varfër nga ligatinat e provincës osmane, dhe më të humbur të kontinentit, në majat e zhvillimit modern të kohës.
Arkitekti Bosio ish pinjoll i një familjeje të pasur bankierësh dhe ushtarakësh fiorentinë. Ishte mahnitur nga realizimet e para të Walter Gropiusit dhe shkollës Bauhaus në Gjermani dhe bënte pjesë në një rreth artistësh e arkitektësh që i kishin vënë vetes misionin e vështirë për ta sjellë frymën e avangardës edhe në Itali. Ai punoi me vepra të mëdha urbanistikie në Adis-Abeba, Gondar, Dessié, Gimma, Rieti, në Amerikën Latine e Tiranë.

Kur vuri këmbë në Tiranë në korrik të 1939-ës, Bosio ishte këshilltar i parë dhe drejtor i Zyrës Qendrore të Edilicjes dhe Urbanistikës. Formimi i tij i mëparshëm, si pedagog i vizatimit dhe i restaurimit në Universitetin e Firences, e lejoi që në një kohë shumë të shkurtër të tubonte njohuri bazë për atë pjesë të trashëgimisë arkitekturore shqiptare që paraqiste më tepër elemente racionale në vetvete.

Puna e Bosios në Tiranë është një akt heroik; përveç planeve urbanistike në Tiranë, ai realizoi edhe Universitetin, Akademinë e Arteve, Kolonadën me Institutin Arkeologjik, Stadiumin (sot Qemal Stafa), Kryeministrinë, Hotel Dajtin, Pallatin e Brigadave me gjithë parkun e mobiliet unike të tij, Casa del Fascio, si dhe skicoi trajtat planivolumetrike të Pallatit të Kulturës, Muzeut Kombëtar, etj.
Duke lënë mënjanë skemat orientalizuese të trashëgimisë osmane në vend, Bosio u përqendrua në impaktin dhe figuracionin që “kulla” malësore kish paraqitur për shekuj. Në këtë frymë ndërton Pavionin e Shqipërisë në Fiera del Levante të Barit.Të njëjtën gjuhë arkitekturore, Bosio fillon të projektojë që në 39-ën edhe Pallatin e Fashos (sot korpusi i Universitetit të Tiranës). Ky objekt, ndryshon rrënjësisht jo vetëm nga Pallati i Kolonadës dhe i Akademisë së Arteve (siç i quajmë sot), por edhe nga Kryeministria dhe akoma më tepër nga Pallati i Brigadave.

Që në të ritë e tij Bosio kur fliste mbi raportin mes modernes dhe traditës theksonte se ai ishte për “një arkitekturë të gjallë, që pulson, që paraqet bukurinë e harmonive rioshe larg atyre që quhen proporcione tradicionale…por që identifikohen me bukurinë që mund të krijohet nëpërmjet teknikave të reja”. Ky është motivi që Bosio në projektimin e Planit Rregullues të Tiranës propozonte që të ruhej krejtësisht bërthama e vjetër e qytetit “për të mos humbur gjurmët e qytetit të vjetër mysliman”, kurse Tirana e Re , ndonëse projektohej me kritere perëndimore, duhej të ruante në tërësi karakterin e brishtë të “qytetit kopësht” të cilin Tirana për fat e kishte.
Respekti ndaj traditës, pa tradhtuar idealet e racionalizmit dhe të funksionalizmit në urbanistikë, Bosios iu forcua në Shqipëri.

Veç Tiranës, pa humbur kohë ai filloi drejtimin e punës për planet rregulluese të Shkodrës, Milotit, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Beratit, Vlorës e Sarandës, duke u përqendruar më së tepërmi në ato të Vlorës dhe Elbasanit. Për fat të keq këto plane, shpesh tepër të detajuara, jo vetëm nuk u zbatuan, por u harruan qëllimisht. Etiketa absurde “arkitekturë fashiste” penalizoi jo vetëm ndërtesat e realizuara, por edhe idetë revolucionare të Bosios në urbanistikë dhe u çensurua pa kuptim studimi i tyre në Universitet.

Përsa jetoi regjimi, qe e ndaluar që brezat e arkitektëve të rinj të dinin me shume per veprat e arkitektëve italianë në Shqipëri, por veçanërisht ajo e Bosios . Mirepo duhet thene se puna e tij në Tiranë është një akt heroik .Vështirë se mund të gjendet në krejt historinë e arkitekturës botërore një aktivitet më intensiv dhe realizime më të mëdha se ato që Gherardo Bosio zhvilloi në Shqipëri. Nuk do harruar se e gjithë puna e tij në Tiranë u bë vetëm për një vit e gjysmë: Gusht 1939 – Mars 1941. Nuk do shpërnjohur edhe se viti i fundit i jetës së tij ishte një vit i ndarë mes punës.

Bosio vdiq nga k anceri ne moshën 38-vjeçare, më 16 prill 1941, në vilën e tij në Firence. Vdiq si hero duke punuar mbi projektet e Shqipërisë deri në orën e mbrame te jetes.

(pjese nga nje studim me i gjate)

Categories
Art Kulture Personalitete

Mjeshtri i zhonglimit Halil Minxolli në cirkun e Tiranës

Halil Myfit Minxolli ka lindur në Peshkopi, më 18.01.1946 ndërroi jetë më 07.07.2018.

Në moshën 9-vjeçare, u aktivizua me rrethin e Zhonglerëve, në ish Pallatin e Pionierëve në Tiranë.
Në vitin 1962 angazhohet si amator në grupin akrobatik të Estradës së Shtetit, po atë vit prezantohet për herë të parë me një “Dyshe Zhonglerimi me shishe” në duet me Sekine Ahmeti, në “Prezantohem – Skënder Sallaku”

Në vitet 1966-1969 aktivizohet me Estradën e Ushtarit.

Minxolli diplomohet në IFK ” Vojo Kushi” Tiranë.

Në vitin 1969 Halil Minxolli fillon punë si zhongler profesionist, për të punuar pa ndërprerje deri në vitin 1999, kur u largua në pension. Në këtë angazhim të gjatë artistik ka qenë pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga institucioni.

Ka krijuar një numër shumë të madh kombinimesh zhonglimi solo dhe me partnerë.
Artisti Minxolli ka meritë të veçantë në krijimin e numrave me përmbajtje dhe karakter kombëtar, duke bërë që arti i zhonglerimit të “flasë” shqip.

Për vite me rradhë në funksionin e Mjeshtrit ka drejtuar me profesionalizëm profilin e Zhonglerimit, duke bërë që të jetë ndër profilet më prodhues e bashkëkohorë, deri në dajlen e tij në pension.

Prej vitit 1996, si President i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Cirkut Profesionist dhe Amator, ka ndikuar në lartësimin e vlerave të cirkut Shqipëtar, ka mundësuar pjesëmarrjen e artistëve Shqipëtar në aktivitete ndërkombëtare, si dhe bashkëpunime në marrjen e instrumenteve dhe literaturës bashkëkohore për cirkun.

Pas daljes në pension vazhdoi punën e tij në përgatitjen e artistëve të rinj, si dhe të krijoj për ta numra të spikatur artistik.

U nda nga jeta në moshën 72-vjecare në vitin 2018/Naishtedikur.info

Categories
Art Kulture Personalitete

Kujtim Spahivogli (1932 – 1987), një prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare

Kujtim Spahivogli (1932 – 1987) një prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare

Lind më 30 qershor të vitit 1932 në Lushnjë. Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Ishte një ndër studentët e shkëlqyer të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Popullor.

Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Popullor ishte Xherxhinski në dramën “Orët e Kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramat “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.

Ka vënë në skenë pjesët: “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Në tufan”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj. Spahivogli ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve” i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mes të pak pjesëve që vuri në skenë me atë trupë qe edhe komedia e njohur e Majakovskit “Banja”.

Po ashtu, vuri në skenë edhe pjesë të dramaturgut Fadil Paçrami, dhe kur ky u go dit rëndë nga plenumi i katërt i Partisë së Punës, bashkë me të u dënua padrejtësisht edhe Kujtimi.

Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë. Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier. Kujtimi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg.

Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh. Ai shkroi edhe poezi , artikuj e ese. U nda nga jeta në vitin 1987 në moshën pesëdhjetepesë-vjeçare, i së murë e i harruar, edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar. Pas vdekjes, në vitet ’90 iu dha titulli “Artist i Popullit”./Naishtedikur.info

Categories
Kulture Personalitete Thenie

“Kur ti je nënë, ti vërtetë nuk je vetëm në mendimet e tua” – Sophia Loren

Çdo fazë e jetës ka dështimet dhe të bukurat e veta!

Në moshën tridhjetë vjeçare je i ri dhe i pasigurt, dyzet je i fortë dhe shpesh i lodhur, pesëdhjetë je i mençur e ndoshta edhe disi melankolik.

Dhe kur mbërrin në pragun e të tetëdhjetave, me raste të kap dëshira t’ia nisësh së gjithës nga e para.

Lind sërish nëpër kujtime dhe dashurohesh me të ardhmen.

Kjo është vetëm një nga thëniet e Sophia Loren, femrës plot pushtet në kinematografi, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë.

Në vijim, ju njohim me disa nga shprehjet e saj më të bukura, që janë pjesë e frazeologjisë botërore, duke frymëzuar miliona femra…

Kur ti je nënë, ti vërtetë nuk je vetëm në mendimet e tua. Një nëne i duhet të mendojë dy herë. Një herë për veten dhe një herë për fëmijën e saj.

Veshja e një femre duhet të jetë si një gardh telash me gjemba: që t’i shërbejë qëllimit pa e penguar shikimin.
Një grua mund të duket më mirë, nëse ndihet mirë nën lëkurën e saj. Këtu nuk hyjnë as fustani e as tualeti, por mënyra se si shkëlqen.

Ka një burim i pashterrshëm rinie: është mendja jote, talenti yt, krijimet që ti sjell në jetën tënde dhe jetët e njerëzve që ti do. Kur ti mëson ta shfrytëzosh këtë burim, ti vërtet e ke mundur moshën.
Duhet ta gëzosh jetën. Gjithmonë të jesh me njerëz që i pëlqen, njerëz me të cilët ke bisedë të këndshme. Ka kaq shumë gjëra pozitive për të cilat të mendosh.

Nëse nuk ke qarë, sytë e tu nuk mund të jenë të bukur.

Gabimet janë pjesë e haraçeve që paguhen për një jetë sa më të plotë.
Duhet të jesh e lindur një sex symbol. Përndryshe nuk bëhesh dot. Nëse ke lindur me këtë cilësi, atëherë do ta kesh edhe kur të jesh 100 vjeçe.

Pas kaq vitesh, unë jam prapë jam e përfshirë në procesin e vetëzbulimit. Ishte më mirë ta shfrytëzoja jetën dhe të bëja gabime se të bëj një jetë të sigurt.

Shumë njerëz mendojnë se i dëshirojnë gjërat, por ata nuk kanë vërtet forcën, disiplinën. Ata janë të dobët. Unë mendoj se njeriu arrin çfarë do, nëse ai e do vërtet shumë.

Kurrë nuk jam përpjekur t’i errësoj kujtimet e së shkuarës, edhe kur ato janë tejet të dhimbshme. Gjithçka që përjeton, të ndihmon që të jesh njeriu që je.

Për të përparur në profesion, kërkohet shumë besim tek vetja. Prandaj disa njerëz, me talent mediokër, por me shtysa të brendshme të fuqishme, shkojnë shumë më përpara se njerëz me talent të madh.

Nuk gjen kënaqësi në punë, nëse nuk e bën punën që dëshiron.

Categories
Art Kulture Personalitete

Drita Agolli, regjisorja e parë shqiptare e diplomuar e skenës

Fjalët për Drita Agolli janë plot dritë, njëjtë si emri i saj. Regjisorja e parë shqiptare e diplomuar e skenës, aktorja, profesoresha Drita Agolli, la gjurmë e kujtime me vokacionin e saj, të përmbushura me përjetime të shumta e me përvoja të plota.

Si regjisore, Agolli vuri në skenë të Teatrit Popullor dhe të Operës 13 drama, përveç premierave me studentët e Institutit, ndërsa si aktore interpretoi disa role.

Në vitin 1950 fillon punë në Teatrin Popullor si aktore. Roli i parë i Drita Agollit ka qenë Marieli tek “Zëri i Amerikës” nga Lavrenjev, në vitin 1951.

Ja një pjesë e tregimit të saj në librin “Ecje nëpër kujtesë” me autore Sanije Gashin

Mirëpo, Drita, në fakt, ëndërr jetësore do ta ketë – regjinë. Kështu, si shpirt jo i qetë artistik, studimet e larta për skenografi dhe kostume teatri i ndjek në Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht, ndërsa dy vjet më pas, në vitin 1956, ato për regji teatri në Institutin e Artit Dramatik të Moskës, me emrin Lanacarskit (GITIS), të cilat i mbaron me sukses të lartë.

Kthehet në atdhe, mirëpo zhgënjimi vjen kur ajo, pas katër vjetësh studimesh për regji, detyrohet të punojë si aktore. Atëherë Drita nis punën dhe si pedagoge e jashtme në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu” ndërsa me themelimin e Institutit të Lartë të Arteve emërohet pedagoge në degën e dramaturgjisë ku punon krahas personaliteteve të shquara të artit dramatik si Andrea Malo, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Esat Oktrova.

Porse Drita më në fund ia arrin ëndrrës së saj në fushën e regjisë.

“Ky profesion më dha mundësinë që të realizoja diçka në jetë, që e bën me pasion, ndërsa kënaqësitë dhe shqetësimet i vijnë si dhe përballimet e tjera, e formojnë si njeri dhe si artist.

Drita Agolli ka botuar një sërë artikujsh kritikë në lëmin e artit skenik, si dhe një libër autobiografik “I paemri”, i pritur ngrohtë nga specialistët e fushës dhe publiku i gjerë. Më 1 tetor 2017, u nda nga jeta Drita Agolli./Kultplus

Categories
Art Kulture Personalitete

3 vite pa regjizoren Drita Agolli (1925 – 2017), e kujtojmë me nderim e respekt

Drita Agolli (Strazimiri) lindi më 2 qershor të vitit 1925 në Maqellarë të Peshkopisë, u nda nga jeta më 1 Nëntor 2017, aktore, regjisore dhe pedagoge e njohur shqiptare.

Në vitin 1950 fillon punë në Teatrin Popullor si aktore. Roli i parë i Drita Agollit ka qënë Marieli tek “Zëri i Amerikës” nga Lavrenjev, në vitin 1951. Në 1954 Drita Agolli ndoqi studimet e larta ne Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht, Rumani, për skenografi dhe kostume teatri.

Në shtator të 1956 vijon studimet e larta në ish Bashkimin Sovjetik, në Institutin e Artit Dramatik të Moskës me emrin e Lunaçarskit (GITIS) për regji teatri. Pasi diplomohet në atdhe, në 1960 emërohet në Teatrin Popullor, si aktore, por pas vitit 1963, e emëruar tashmë regjisore në Teatrin Kombëtar, ve në skenë disa pjesë të suksesshme të dramaturgjisë botërore dhe kombëtare.

Drita Agolli është gruaja e parë shqiptare e diplomuar për regjisorë. U nda nga jeta më 1 nëntor 2017.

Krijimtaria
Aktore
Si aktore përmendim rolet e Marielit “Zëri i Amerikës”, Bianka “Otello”, Gertruda “Hamleti”, Klea “Dhelpra dhe rrushtë”, Ortensia “Zonja e bujtinës”, Drita “Mbi gërmadhat”, Anarda “Qeni i kopshtarit”, Elena Andrejevna “Qeni i kopshtarit”, Donna Luçia “Karnavalet e Korçës”, etj.

Regjisore
Si regjisore ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në disa skena të qyteteve të tjera të vendit: “Shtrëngata”, “Llampa e neonit”, “Tokë e zjarrtë”, Lumi i vd ekur”, “Pabesia”, “Luiza Miler”, “Familja e peshkatarit, “Njerëzit e thellësive”, “Te ura”, “Djali plangprishës”, “Shënomëni dhe mua”, “Marianida Pineda”, “Njeriu, virtyti dhe kafsha”, etj.

Pedagoge
Drita Agolli vlerësohet edhe për kontributin e vyer të saj si pedagoge në Katedrën e Artit Dramatik të Institutit të Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve të Bukura, duke përgatitur disa breza aktorësh, të cilët konsiderohen sot si thesar të artit dramatik dhe kinematografik shqiptar. Në vitin 1974 emërohet Shefe e Katedrës së Dramaturgjisë të atij Instituti.

Duke ia njohur talentin, përgatitjen profesionale artistike dhe pedagogjike, si dhe përkushtimin e palodhshëm të kësaj artisteje ndaj ngritjes dhe evidentimit të vlerave të artit dramatik shqiptar, aktorja, regjisorja dhe pedagogia Drita Agolli nderohet me titullin “Artiste e Merituar” në vitin 1985. Ndërsa në vitin 2001, nderohet me titullin më të lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Drita Agolli ka botuar një sërë artikujsh kritikë në lëmin e artit skenik, si dhe një libër autobiografik “I paemri”, i pritur ngrohtë nga specialistët e fushës dhe publiku i gjerë.

Categories
Kulture

Horoskopi ditor, e dielë, 1 Nëntor 2020

Dashi

Do të jeni vazhdimisht në lëvizje nesër. Me ndikimin e planetit të dashurisë në shenjën tuaj, do të shikoni mundësinë për një romancë. Shpirti juaj binjak po pret diku aty jashtë. Gjejeni.

Demi

Mos dëgjoni vetëm fjalët që të tjerët thonë nesër, por vëreni edhe gjuhën e tyre të
trupit. Ajo mund të jetë gjuha e dashurisë.

Binjakët

Venusi, planeti i harmonisë, lëviz në shenjën tuaj të kundër nesër, duke e bërë këtë një kohë shumë të mirë për të sheshuar ndryshimet me miqtë, të afërmit dhe familjarët.

Gaforrja

Nuk mund të prisni që të gjithë të ndajnë të njëjtat bindje me ju dhe mënyrën se si e shikoni jetën, kështu që duhet të bëni lëshime ndaj atyre që duket se nuk e kuptojnë nga vini. Jeta do të ishte më e lehtë nëse të gjithë do të ishin si ju, por më e mërzitshme.

Luani

Keni qenë shumë mbrojtës kohët e fundit, veçanërisht kur keni të bëni me njerëz emocionet e të cilëve nuk i kuptoni. Tani jeni ju më emocional dhe shpresoni që të tjerët t’ju mirëkuptojnë. Mos u shqetësoni, do ta bëjnë.

Virgjëresha

Duke qenë se keni qenë super i zënë këto kohë, ju keni neglizhuar nevojat tuaja dhe të afërmve. Tregojuni të afërmve se sa shumë kujdeseni për ta.

Peshorja

Njerëzit e tjerë mund të zgjedhin të jenë të pamëshirshëm nëse duan, por kjo nuk është një alternativë për ju. Bota është një vend i mrekullueshëm dhe ju mund të bëni gjëra fantastike.

Akrepi

Kudo ku të shkoni do të tërhiqni shikimet e të tjerëve. A ka gjëra që mund t’i shikojnë të tjerët, por ju nuk dëshironi ta shikoni tek vetja? Përpiquni t’i ndryshoni këto gjëra.

Shigjetari

Me lëvizjen e Venusit në shenjën tuaj nesër, do të rritet edhe interesi juaj në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me të bukurën dhe artin. Edhe romanca do të jetë në radarin tuaj.

Bricjapi

Injoroni ato që po ndodhin në botë. Pensionohuni brenda kokës suaj për një kohë dhe mendoni me kujdes mbi natyrën dhe realitetin. Kjo mund të tingëllojë si diçka e vështirë, por ju do ta keni tepër të lehtë.

Ujori

Do ta keni tepër të vështirë t’u rezistoni ftesave për të kërcyer dhe gëzuar, kështu që nisjani. Kudo ku të shkoni dhe çfarëdo që të bëni, njerëzit do të kërkojnë t’ju afrohen.

Peshqit

Mundësitë për të arritur nivele të reja nuk ju vijnë shumë shpesh, kështu që premtojini vetes tani dhe këtu që nëse një ofertë ju vjen në 2 apo 3 ditët e ardhshme do ta kapni me të dyja duart./inalbania

Categories
Kulture

Fshatari i varfër dhe djemtë e tij – Tregim

a ishte seç na ishte,

Na ishte një herë një fshatar i varfër. Ai kishte tre djem. Djemtë nuk ju pëlqente që të punonin arën si babai. Ata loznin gjithë ditët. Babai vuante shumë që djemtë e tij nuk e donin punën. Një ditë prej ditësh ai u s ëmur rëndë. Kur i erdhi koha për të vdekur i thirri pranë djemtë e tij.

-Fëmijët e mi, unë tanimë po shkoj prej kësaj bote, e ju do të jeni të lumtur e të pasur në qoftë se gjeni atë që është e fshehur në vreshtën tonë. Punojeni arën bijtë e mi, se do ta gjeni.

Fëmijët e tij menduan se diku atje në arë do të jetë futur thesari. Prandaj, pas vdekjes së të atit, rrëmihën tërë tokën rreth trungjve të hardhive, por thesarin nuk e gjetën.

Mirëpo vreshta e punuar mirë, u solli atë vit fryt të mirë e të bollshëm. Kur panë begatinë që ju pruri puna ata e kuptuan porosinë e atit të tyre./MekuliPress.com/

Categories
Kuriozitete

Tezet luajnë rol unik në jetën e një fëmije

Tezet luajnë rol unik në jetën e një fëmije, ndërkaq luajnë rol esencial në edukimin dhe rritjen e një fëmije.

Të qenit teze nuk nënkupton vetëm të jesh e afërme e fëmijës, por pastaj bëhet edhe mënyrë e jetesës. Është emër i veçantë. Madje, disa teze bëhen si nëna të dyta, shoqe, apo edhe mësuese. Ato u dhurojnë dashuri të jashtëzakonshme nipave e mbesave që i kanë.

Më poshtë i keni disa arsye se përse tezet luajnë rol shumë të veçantë dhe të rëndësishëm në jetët e nipave e mbesave.

Tezet mund të japin pikëpamje të ndryshme mbi jetën
Ato mund të shprehin mendime të cilat janë të ndryshme nga mendimet e prindërve. Ato mund t’u ndihmojnë nipave e mbesave për çdo gjë, duke filluar nga mësimi i shkronjave e numra e deri te këshillat për rrethanat e vështira.

Nuk mungojnë asnjëherë në festa të ndryshme
Tezet gjithmonë janë prezente për festimin e ditëlindjeve apo për diplomimin e nipave e mbesave. Ato nuk mungojnë në asnjë ngjarje pavarësisht se çfarë duhet të bëjnë – qoftë nëse është fjala të marrin pushim nga puna apo të bëjnë pak udhë të gjatë. Mbi të gjitha, tezet shpeshherë u blejnë dhurata të mira nipave e mbesave.

Tezet japin dashuri!
Tezeve u pëlqen t’u dhurojnë dashuri e përqafime fëmijëve. Përqafimi me nipa e mbesave është emocion fantastik për to dhe vetëm sa e forcon lidhjen teze-nip/mbesë.

Tezet i dëgjojnë problemet të cilat fëmijët nuk mund t’i ndajnë me prindërit
Kur nipi apo mbesa ka nevojë për këshilla, tezja është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar, e posaçërisht kur është fjala për probleme të cilat fëmijët nuk mund t’i ndajnë me prindërit e tyre.

Tezet sillen mirë edhe kur fëmijët e kanë gabim
Tezet në përgjithësi janë më zemërgjera dhe më të relaksuara dhe nuk i trajtojnë nipat e mbesat ashpër kur sillen keq. Ato rrallëherë bërtasin, por zakonisht dëgjojnë, flasin dhe u shpjegojnë atyre se çfarë kanë bërë gabim dhe si duhet ta rregullojnë atë./MekuliPress/

error: Content is protected !!