Categories
Kulture

Të gjithë u betuam, Në shkollë sdo t’mungojnë, Me gjithë dëshirë, Ne do të mësojmë

ZILJA E SHTATORIT

– poezi nga Ali Podrimja

Erdhi viti i ri shkollor
Sa shume u gezuam
Që nga dita e parë mësimet ia filluam

Çdo arsimtarë
Mirëseardhje na uronte
Shumë suksese dhe fat
Të gjithëve na dëshironte

Por edhe këshillat
Asnjëhere smungonin
Bëhuni të sjellshëm
Në shkollë mos mungoni

Të gjithë u betuam
Në shkollë sdo t’mungojnë
Me gjithë dëshirë
Ne do të mësojmë/Naishtedikur.info

Categories
Art Kulture Kuriozitete Personalitete

Shqiptari i parë i nominuar për çmimin “Oscar”

Ka ndodhë që disa figura të njohura të kulturës tonë të na i rrembejnë të tjerët. Pas Skenderbeut, Shen Terezes, Aleksander Moisiut, Bekim Fehmiut, ka përpjekje për ta “vjedhur” edhe Gjon Milin nga kultura jonë. Disa publikime të koheve të fundit në Rumani, fotografin e famshem shqiptaro-amerikan Gjon Mili, e prezentojne si rumun të lindur në Bukuresht. Sic është e njohur, Mili u lind në vitin 1904 në Korcë, rininë e kaloi në Rumani, kurse në moshen 19 vjeçe emigroi në SHBA. Ai arrijti afirmimin nderkombtar duke punuar pë revistën e njohur amerikane “Life” e cila dikur ishte publikimi më i njohur në botë per fotografi artistike dhe reportazhe e intervista ekskluzive.

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Nese keni besuar se Gjon Belushi, Bekim Fehmiu, Eliza Dushku ose filmi “Shok” ishin nominuesit e pare shqiptar për cmimin Oscar, Kemi nje krijues tjeter filmik shqiptar i cili që në vitin 1945 u nominua per kete cmim. Ky ështe Gjon Mili, i cili pos shumë fotografive historike, relizoi edhe filmin me strukture dokumentare ” Jammin’the Blues”, kushtuar jazz e blues muzikes dhe krijuesëve të sajë. Fama e sukseset e Gjon Milit, vazhdojne ta bëjnë atë terheqës edhe sot për kulturat e huaja, disa nga të cilat nuk e njihnin për së gjalli.

Mili ishte mik e me Faik Konicen e shumë personalitete shqiptaro-amerikane të kohës së tij, dhe aktiv ne Shoqaten Vatra. Mili ishte në dilemë se si ta shkruante emrin e tij në anglisht. Ishte faik Konica ai që e këshilloi ta përdorë GJ-në shqipe: Jo John, por Gjon. Fotografi i njohur nuk arrijti të
vjen në Shqiperi, gjatë kohës së komunizmi, mirepo arrijti të bëj një fotografi historike të Enver Hoxhes në Konferencën e Paqës në Paris. Ndonëse Enveri e pushteti i tij e eksploatuan kete fotografi për shumë vite, Tirana e heshti emrin e fotografit ndaj kurr nuk u tha që Enver Hoxhnn në Paris e kishte fotografuar Gjon Mili.

Ishtë e arësyeshme lidhja emocionale e Gjon Milit, por me Shqipërinë, edhe me Rumaninë e Bukureshtin. Atje u vendos ne moshen gjashtëvjece, aty e kaloi rininë, e atje edhe sot ka familjarë të gjallë. Mirëpo, nuk është normale që fqinjët tanë ta “rrembejnë” Gjon Milin nga historia e kultura jonë the ta shpallin rumun. Pak është i njohur një fakt nga biografia e tij. Mili ne vitin 1971, ne kohen e Çausheskut, vizitoi Rumunine, madje hapi edhe një ekspozitë ne Bukuresht. Kaloi caste me familjarë, me shokë të rinisë duke vizituar edhe shtëpinë e dikurshme, shkollën e vendet e rinise së tij. Megjihëkëtë fakti që jetoi e u shkollua në Bukuresht nuk e bën atë rumun.

Natyrisht, ne do të kishim dëshiruar qe në atë kohë ta shihnim në Shqipëri, mirëpo deshira e tij mbeti ëndërr. Shumë vite para se të vizitonte Rumuninë, në vitin 1946, Mili bëri kerkesë përtë vizituar Shqipërinë. Sistemi komunist nuk i dha vizë. Për çudi, në vitin 1971 Rumunia (poashtu komuniste) i dha vizë pë të vizituar të afërmit e tij atje të cilët nuk i kishte takuiar për gati 50 vjet: Nënën, vllaun, motrën, nipërit.

Në të gjitha publikimet biografike te Milit në Perendim, theksohet që ai ishte shqiptar. Vet Mili, gjithnjë është identifikuar – shqiptar. Nga fotot e tij më të famshme janë imazhet inovative që rexhistrojnë levizjet me ndricim, pastaj portrete të piktorit të famshem Pablo Pikaso si dhe një seri e fotografive të yjeve të Holivudit. Një tregim tjetër për Milin mund ta gjeni po në këtë faqe, të publikuar më heret.

Filmin dokumentar të Gjon Milit kandiduar për Oscar në kategorinë e filmave të shkurtër mund ta shikoni më poshtë nga kanali Youtube.

https://www.youtube.com/watch?v=ohCOIPjyXZM

Burimi: Albumi Akordet e Kosovës

Categories
Histori Kulture

Fëmijëria, kohë të paharrueshme, kujtime të kohës se kaluar të cilat do doje ti kishe sërish

Femijeria…Momente te paharrueshme,moment te papershkrueshme.momente qe te ngjallin kujtime te kohes se kaluar te cilat do doje ti kishe serish.Jane moment kur bukuria madheshtore e natyres dhe ngjyrat intriguese te jetes te perfshijne ne vorbullen e tyre duke bere qe askush te mos mund te dal nga ajo pa kaluar ato pak veshtiresi qe jeta ka rezervuar per ta.Por ne momentin qe dalim nga ajo vorbull deshirojme te kthehemi perseri atje,te jemi serish sikur dje pasi jemi dashuruar tani me me to sprova dhe ato intrigue qe jeta kesh rezervuar per ne,por atehere eshte teper vone.Koha ka kaluar.Cdo gje ka ndryshuar,madje edhe ne.Nuk jemi me sikurse dje.Tani nuk jemi me femije.

Pavaresisht se nuk jemi me si atehere ne perseri mundohemi te kujtojme castet me te bukura qe kane lene mbresa te thella tek ne,te cilat pavaresisht sa ndryshojme ato nuk mund ti harrojme.Keto kujtime na fusin thelle ne mendime,na bejne me optimist per jeten dhe bukurite e saj,ngjyrat e saj dhe njekohesisht sprovat qe do kalojme gjate saj.

Kur kujtojme femijerine na ngjallen emocione pafund,kujtojme ngjyrat qe na shoqerojne gjate gjithe asaj periudhe,ngjyra si e bardha qe simdolizon pastertine,delikatesen,pafajesine dhe zemerbutesine femijerore.Jeshilja simbolizon sikurse bukurite natyrore njekohesisht dhe bukurine dhe ndjeshmerine femijerore.Keto ngjyra na bejne te kuptojme ndryshimin qe ekziston midei periudhes se femijerise dhe periudhave te tjera te jetes.Keto jane ngjyra qe karakterizojne vetem periudhen e femijerise.

Me kalimin e kohes cdo gje ndryshon,cdo gje vjeterohet.Ashtu sic vjeterohet 1 shtepi e re me kalimin e viteve,ashtu si mund te rrenohet ajo me ne nje kohe me vone ashtu vjeterohet dhe nje femije me kalimin e moshes duke arritur me pas ne castin perfundimtar,vdekja.

Por jo cdokush mendon me optimizem per jeten.periudha ku cdokush mendon me optimizmin maksimal per jeten,per te papriturat e saj,per rrugetimin drejt saj,per sprovat dhe veshtiresite qe na presin perballe saj si dhe per kalimin e viteve eshte periudha e femijerise.Kjo sepse ne kete periudhe zemra e cdokujt eshte e paster,e bardhe,e shndritshme dhe nuk njeh egon,nefsin dhe ndjesi te tjera te cilat do ta push tojne kete zemer me kalimin e kohes.

Njesoj sikur lulet celin plot arome,butesi ,bukuri dhe delikatese ashtu si ato zhvillohen,hapin gonxhet e tyre dhe pas nje periudhe kohe ato vyshken ashtu edhe ne lindem po kalojm periudhen e femijerise me pas ne presin periudha te tjera ne jete deri kur te vijme ne periudhen perfundemtare ku njesoj sic lulet vyshken edhe ne do vdesim.

Por gjate periudhes qe ne akoma marrim fryme nuk rreshtim kurre se kujtuari castet e femijerise,momentet me te bukura te saj.Keto kujtime na shoqerojne deri ne frymen e fundit.

Xhensila Bahja/Naishtedikur.info

Categories
Art Kulture Personalitete

Kolosja e aktrimit Edi Luarasi, ë nisi karrierën artistike që në moshën 16 vjeçe

Edi Luarasi[1] lindi në Tiranë në vitin 1940 është aktore i njohur shqiptare.

Që në moshë të re ka debutuar në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin (AP).

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthhet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është “Artiste e merituar”.

Së pari, Edi Luarasi [2] ështe një nga motrat Mirdita, të njohura këto, në gjysmën e dytë të viteve 50, në interpretimin e këngëve te lehta në Estradën e Ushtarit е më pas në Estradën е Shtetit. Po, Edi në moshën 18-vjeçare fillon karierën e saj si këngëtare. Në te njëjtën kohë, duke marre рjеsë dhe në skeçe të ndryshme, zgjon në vet­vete dhe si të thuash zbulon da shurnë per teatrin. Keshtu do të radhitej nder studentët е klasës së раrë dramatike, pranë Istitutit te Larte te Arteve ne Tirane. «Shumë zhurmë për asgjë» me të cilën mori diplomën, duke evidentuar në mënyrë të рlote talentin e saj, korr suksesin e pаrë e të vërtetë ne skenë. Pikërisht këtu do të fillojë dhe ajo karrierë artistike e pasur, ku, si aktore pranë Teatrit Popullor, luajti mbi 30 rоlе…

«Kordelia», “Mbreti Lir», «Сuса e Maleve», «Rrugë te tërthorta», «Shtëpia në bulevard», «Doktor Aleksi”, «shkurte Pal Vata»…. etj.

Aktoret Eglantina Kume dhe Edi Luarasi

Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen», Edi paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik, dallohej për temperamentin e fuqishëm dhe pak re bel, për intuitën dhe imagjinatën artisike si dhe рër një botë të раsur shpirtërore.

Ndër kulmet e saj si aktore, përmendim rolin e Leas tek drama “Njolla të murme” (1969) të Minush Jeros me regji të Mihallaq Luarasit, dhënë me rastin е Festivalit të Katërt Kombëtar të teatrove të dramës nga trupa “А. Z Çajupi” e Korçës. Rezultati ishte i merituar, juria qëndrore i dha flamunin te­atrit “Andron Zako Çajupi” të Korçës për shfaqjen më të mirë të këtij festivali «Njollat e murmе» të Minush Jeros, për regjinë i jep Medaljen е Festivalit të shkallës të раrë regjisorit Mihal Luarasi, bashkeshortit të Edit, për vënien në skenë me nivel të lartë ideo-artistik të pjesës «Njolla të murme», e së fundi, akordon ро medalien e shkallës së раre aktores Edi Luarasi, рër interpretimin me nivel të lartë ideo-artistik të rolit të Leas. Pa mbaruar ende ky gëzim, pas tre shfaqjesh shumë të sukseseshme, kjo drame, së cilës masa e gjërë e popullit i kishte kushtuar një vëmëndje të madhe, cilësohet si një «Njollë e zezë рër аrtin tonë revolucionar e plot partіshmëri». U ndalua në mеnуrë kategorike. Pse? Pse? Kjo pyetje qarkullonte kudo ato kohë. Nuk arrinin të kuptonin!..

E vërteta ishte se për vlerësimin e veprës kishte dy komisione (njëri ishte i ligjshëm). – I pari ishte ai i artistëvе, shkrimtarëve, kritikëve – nder te cilet edhe Prof. Dr. Koço Bihiku, e në fund të fundit i publikut, i cili natë për natë dyndej përpara dеrës sa Teatrit për te parë këtë shfaqje qe beri bujë për ansamblin е vlerave.

– Komisioni i dytë (i рaligjshmi), i përbërë nga inkopetentë, të cilët kontribuonin nga dita në dita për lidhjen me zinxhirë ideologjikë e politikë të artit tonë, nën maskën e metodës së realizmit socialist, e quajti «një veper mе subjekt të çthurur», apo vepër «ku autori e shtroi proble­min me anën e një subjekti të thurur me marifet dhe me efekte që objektivisht synojnë të marrin mëndjen e spektatorëve»… Kështu pasqyronte shtypi tерër kontradiktor në vetvete.

Por “Njollat e Murme” dhe vënia e saj në skenë mundi të rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat të kohës, lindjen e parazitëve të rinj, të cilët hanin në kurniz të të aftëve. Autori, arriti të parashikonte me vërtetësi se kу fenomen pо përhapej me shpejtësi në aparatet administrative e shtetërore që kish filluar e që me pas dо të shëndrohej ne një gangrenë рër vetë sistemin…
Pikërisht me ndalimin dhe çensurimin e kësaj drame, si dhe të vonë me fatin e keq të Festivalit të 11 të Këngës në Televizion, lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.

I shoqi i Edit, regjisoni i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë!?. Ndërkohë Edi, e dë buar nga teatri, detyrohet të futet në robaqepësi, për të perballuar vështirësitë financiare.

Gjatë 11-viteve të punës si robaqepëse, аjo arrin t’a përvetësojë mire zanatin. Njerëzit e donin por dhe ajo i donte, gjithnjë e çiltër, e dashur dhe pa fjalë…
Njeherë, i mungonte një vegël е makinës qepëse dhe shkoi tek një usta, Mitka e quanin, i cili e donte dhe e vlerësonte Edin. Ai e ndihmon duke i gjetur një «drugë» të re. Edi i kërkon çmimin, kurse ai i përgjigjet: “Më ke dy bileta borxh, kur të japësh shfaqjen e pаrë”. Ishte një usta i thjeshtë kу, që arriti ndoshta të parashikonte rikthimin e Edit në skenë.

Por këto fjalë binin në vesh të shurdhër, nuk vlente dëshira e këtij njeriu të thjeshtë, përpara paragjykimeve të instancave të larta…

E detyruar nga sëmundja e nënës, Edi lë punën dhe kështu familja Luarasi mbahej vetëm me rrogën e Mihallaqit, i cili nderkohë kishte filluar punën si bojaxhi. Ata shpresonin se do të vinte një ditë e bardhë dhe per ta…. Reabilitimi! Po ç’ishte ky reabilitim, ç’farë kishin bere?! Ar miq?! Jo! Artistë të dashuruar раs artit në radhën e gjithe atyre shkrimtarëve dhe artistëve që patën të njëjtin fat tr
agjik!!!

Megjihëse 51 vjeç, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë. Рrа reabilitohet… Paksa e vështirë për të, pas 20 vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion të pashtershëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht ne skenën të cilën aq shumë e kishte dashuruar.Gazeta “Dita Informacion”, 6 shkurt 1994/Naishtedikur.info

Categories
Histori Kuriozitete

Traktori i parë shqiptar, tip “DT-54”, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe

Traktori i parë shqiptar, tip “DT-54”, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe, është përuruar më 16 Tetor 1978. Pas ngritjes së Kombinatit Mekanik të Autotraktorëve, nisi dhe prodhimi i pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave.

Maqo Bleta, kryeinxhinieri i Uzinës së Traktorëve, pas specializimit në Kinë shprehet për Retro.al: “Atje u njoha me shumë gjëra: organizimin e projektimit të dokumentacionit teknologjik e arkivimin e tij, që tani quhet gjë e thjeshtë.

Imagjino që një traktor kishte rreth 2500 detale dhe për t’i prodhuar ato nevojiteshin rreth 30 mijë lloje atrecatura teknologjike si instrumente prerës, ndihmës, matës, forma, konkilje, pajisje teknologjike, stampa të ftohta e të nxehta.

Të gjitha këto duhet t’i gjeje në një arkiv teknik për disa sekonda. Atëherë duhej një sistem i tillë organizimi që të gjeje sa më shpejt dokumentacionin”.

Categories
Art Kulture Personalitete

Vlerësimet & çmimet e artistit Robert Ndrenika “Nderi i Kombit”

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Dramaturgjia kombëtare
Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës.

Dramaturgjia e huaj
Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” te Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Vlerësimet & çmimet e artistit Robert Ndrenika “Nderi i Kombit”

Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar”
Në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”
Më 1994 është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar te Teatrit, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos

Në Festivalin e Filmit të vitit 1979, është nderuar për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”

Në vitin 2012 nderohet me titullin “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës i akordoi dt. 22/02/2017 nr. dekreti 10028 zotit Robert Ndrenika Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Në vlerësim të artistit të rrallë e të talentuar, i cili me rolet dhe interpretimet e tij të paharrueshme në skenat teatrore dhe në kinematografi, është bërë tashmë, me thjeshtësinë e tij karakteristike të rrallë njerëzore, një nga figurat kryesore e të paçmueshme të artit kombëtar shqiptar”/Naishtedikur.info

Categories
Kulture

Horoskopi ditor, e martë, 1 Dhjetor 2020

Dashi

Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu lindin debate dhe mosmarrëveshje te mëdha me vone. Beqaret do ndihen me te sigurte ne hapat qe do hedhin dhe gjithçka do ju ece ashtu si e kishin ëndërruar. Hëna dhe Plutoni do favorizojnë gjate gjithë kohës financat. Do jeni shume te matur dhe nuk do kryeni asnjë lloj shpenzimi te tepruar.

Demi

Do jeni me te vendosur se kurrë sot te bëni edhe ndonjë surprize kundrejt partnerit tuaj ne mënyrë qe atmosfera ne çift te ngrihet akoma me tepër. Beqaret do kenë një dite te këndshme dhe te mbushur me propozime. Mendohuni mire para se te pranoni ndonjë prej tyre. Gjendja financiare do përmirësohet fate një shpërblimi qe do merrni nga puna.

Binjaket

Dite e mbushur me pasion kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do I jepni me shume rëndësi intimitetit dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja financiare nuk do ketë vështirësi te mëdha, megjithatë duhet te dini sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Gaforrja

Jeta sentimentale e atyre qe janë ne një lidhje do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit dhe te gatshëm te shkoni deri ne fund te botes me te. Beqaret do joshen nga disa persona, por nuk do ju kushtojnë aspak rëndësi atyre. Financat do mbeten te paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

Luani

Te gjithë planetët do ua mbrojnë jetën tuaj sentimentale gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit. Beqaret nga ana tjetër do jene me fat dhe do e gjejnë qe ne orët e para te mëngjesit shpirtin e tyre binjak. Tashme e tutje shume gjera do marrin tjetër kuptim për ta. Gjendja financiare do jete goxha e paqëndrueshme dhe problematike. Kujdes!

Virgjeresha

Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme serioze te cilat nuk keni për t’i ndrequr kurrë. Beqaret do jene te përkëdhelurit e yjeve dhe do kenë fat me shumice. Emocionet do jene te mëdha ne çdo moment te ditës. Ne planin financiar duhet te bëni pak kujdes te paktën këto dite sa te kaloje periudha me e vështirë.

Peshorja

Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire dhe gati për te bere çdo gjë qe do ju thotë partneri. Beqaret ka rrezik te bien ne dashuri me një person i cili e ka një lidhje. Do vuajnë tej mase për këtë fakt. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment.

Akrepi

Konfigurimi i yjeve do jete shume pozitiv gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit tuaj dhe emocionet do jene te mëdha. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm ta ndryshojnë atë. Ekuilibri financiar do mbizotërojë ne çdo moment. Nuk do keni aspak vështirësi apo probleme kur te shpenzoni.

Shigjetari

Venusi, përendesha e dashurisë do kujdeset për gjithçka gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire dhe do dashuroheni pa dorashka. Beqaret do ndihen te plotësuar sepse do afrohen me një person i cili ka mjaft vlera. Gjendja e financave do jete goxha e turbullt. Mundohuni qe përveç shpenzimeve te domosdoshme te mos kryeni asnjë shpenzim shtese.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift ka rrezik te kaloje sfida te vështira gjate gjithë kësaj dite. Do debatoni ashpër ne shume momente dhe gjerat mund t’iu dalin jashtë kontrollit. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm një person për ta pasur ne krah, por do ja lënë gjithçka kohës. Për financat do bëni te pamundurën qe ta stabilizoni situatën. Me pak mund dhe sakrifica do ja dilni mbanë.

Ujori

Do e forconi edhe me shume jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire. Tashme asgjë dhe askush nuk do ju trembe dot me. Beqaret do ndihen te pazote për ta bere për vete një person qe pëlqejnë dhe do mbeten vetëm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, por familjaret nuk do ju lënë ne balte për asnjë moment.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do jete shume monotone sot dhe nuk do arrini ta ndryshoni dot. E mira do jete te bashkëpunoni fort me partnerin ne mënyrë qe situata te ketë te paktën ndonjë ndryshim te vogël. Beqaret do kenë disa takime, por personat qe do takojnë nuk do ju përshtaten ne çdo pike. Financat do mbeten te dobëta edhe për disa kohe prandaj kujdes me çdo hap qe do hidhni./Portalb MK

Categories
Histori

1 dhjetor 1909, u hap Shkolla Normale në Elbasan

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Pas Kongresit të Elbasanit, patriotët, klubet shqiptare brenda e jashtë atdheut dhe dashamirët e arsimit shqip, bënë përgatitjet e nevojshme, duke siguruar lokalet, mjetet, kuadrin pedagogjik dhe nxënësit për fillimin e punës së Normales. Kjo punë u kurorëzua me sukses, kur më 1 Dhjetor 1909, për herë të parë u hap Shkolla Normale në Elbasan, e cila e kishte edhe internatin për nxënësit që vinin nga jashtë Elbasani.

Drejtori i parë i Normales ishte patrioti i shquar shkodran Luigj Gurakuqi, ndërsa arsimtarët e parë qenë njerëzit më të shquar të kulturës shqiptare, të shkolluar jashtë atdheut, si bie fjala, Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Petër Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza, hafiz Ibrahim Dalliu, etj.
Me rastin e hapjes së Shkollës, para nxënësve, arsimtarëve dhe popullit të tubuar, Gurakuqi në fjalimin e tij, ndër të tjera kishte theksuar: “ Shqipëria u lëkund e tëra nga zëri i Shkollës Normale; atdhetarët nuk kursyen ndihmat e veta të begata, ndërsa djemtë tanë rodhën nga të gjitha viset e Shqipërisë (kjo nënkuptonte të gjitha trojet shqiptare) e u derdhën këtu në Elbasan…

Jo vetëm nga Toskëria që ka qenë gjithmonë e para ndër tregimet kombëtare e ndër luftërat e gjuhës, por më fort nga Gegëria e Sipërme, nga ajo Kosovë sa fisnike e trimoshe, me përpjekjet e të ndershmit Hasan Prishtina, i cili na rroftë përjetë, na erdhën mjaft nxënës sa që mund të thuhet pa frikë lajthimi se nuk ka asnjë kënd të Shqipërisë që të mos të ketë këtu brënda përfaqësuesin e vet”.
Pas Gurakuqit, drejtorë të Normales ishin edhe Aleksandër Xhuvani (emrin e të cilit e mbanë sot Universiteti i Elbasanit), pastaj Sali Ceka (nga Camëria), Ahmet Gashi (nga Kosova), Vasil Komani, etj, të cilët ishin edhe professorë të asaj Shkolle.

NXËNËSIT E PARË KOSOVARË NË NORMALEN E ELBASANIT
Normalja e Elbasanit kishte karakter mbarëkombëtar, jo vetëm pse pranonte nxënës nga të gjitha trojet shqiptare, të të tri besimeve fetare, por edhe për nga përmbajtja e lëndëve mësimore për formimin patriotik të personalitetit të mësuesve të ardhshëm. Normalja e Elbasanit u bë një unazë e forte e boshtit kurrizor etnik të shqiptarëve.

Nëse kemi parasysh kohën dhe gjendjen e kombit tonë nën sundimin otoman dhe veprimin agresiv të shovinizmit ortodoks grek e sllav, mund të merren me mend peripetitë e sigurimit të kushteve, të kuadrit e të nxënësve për të filluar dhe zhvilluar mësimin. Patrioti Hasan Prishtina u angazhua shumë, duke shkuar në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës e duke propaguar për dërgimin e nxënësve në Normalen e Elbasanit.

Fillimisht Shkolla filloi punën me 111 nxënës, prej të cilëve 50 ishin nga Elbasani, ndërsa të tjerët nga të gjitha trojet shqiptare. Nxënësit nga Kosova dhe Shkupi mezi arritën në fillim të muajit shkurt të vitit 1910. Tubimi dhe udhëtimi i nxënësve nga Kosova deri në Elbasan nuk ishte aspak i lehtë në atë kohë. Ata udhëtuan 12 ditë derisa arritën në Normalen e Elbasanit, për të marrë emrin e nderit “normalist”, e më pastaj mësues.

Në Elbasan u pritën me enthusiazëm nga qytetarët, nga drejtori, nga pedagogët dhe nga nxënësit e Normales. Edhe me atë rast drejtori Luigj Gurakuqi mbajti një fjalim të zjarrtë. Nxënësit kosovarë u vendosën në Internatin e Shkollës, ku morën uniformat dhe materialet e tjera që ishin bërë gati për nxënësit. Nga Kosova në vitin e parë të Normales ishin regjistruar 16 nxënës.
Normalja si fidanishte e mësuesve, u bë tempull i vlerave dhe cilësive, që e bëri Elbasanin qendër arsimore, të dijes, edukatës dhe kulturës, që përmes mësuesve të përgatitur këtu, e të shpërndarë gjithandej në trojet shqiptare, rrezatoi e përhapi dritë e dituri. Fillimit të punës së kësaj shkolle do i shkonin (përshtateshin) shumë mirë vargjet e Naimit, të thëna me rastin e hapjes së Shkollës së parë shqipe (fillore) në Korçë (më 7 mars 1887, që tash merret si dita e mësuesit):

“Hapu, hapu errësirë;
Pa jakë tëhu o dritë;
Se arriti kohë e mirë;
U gëdhi nata – u bë ditë!”

Ngjarjet, luftërat që u zhvilluan më vonë, veprimet e ar miqëve të kombit tonë greko-sllav, por edhe reaksioni xhonturk bënë që Normalja e Elbasanit disa herë të ndërpret punën, por me angazhimin dhe nën presionin e popullit dhe patriotëve shqiptarë, ajo ringjallej e ngritej si feniksi, e fillonte dhe vazhdonte punën përsëri./ikvi.at/

Categories
Histori Personalitete

1 dhjetor 1885, lindi Eqrem bej Vlora, veprimtar i çështjes shqiptare, diplomat, politikan, shkrimtar dhe historian shqiptar

Eqrem bej Vlora (Vlorë, 1 dhjetor 1885 – Vjenë, 25 maj 1964) që hera-herës emri i figuron edhe në trajtën Ekrem ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, diplomat, politikan, shkrimtar dhe historian shqiptar. I emëruar Beu i fundit, diplomati Pietro Kuaroni e përshkruan se “ka qenë, pa dyshim, personaliteti më inteligjent… që kam takuar në Shqipëri. Një mendje e kthjellët, e ndritur dhe e prerë, zhveshur nga retorika dhe nga iluzionet e kota

U lind në Vlorë më 1 dhjetor 1885, i biri Syrja bej Vlorës dhe i Miri hanëm Toptanit.[2] Familja e tij ishte një nga familjet më të pasura të trojeve shqiptare të jugut, por pas Tanzimati si pasuria ashtu edhe influenca e tyre ra. Falë zotësisë së të atit në ekonomi e administrim, pasuria e familjes së tij u dhjetëfishua duke iu afruar kështu gjendjes së para-Tanzimatit.[3]

Qysh në fëmini pati mësues privatë: një djalosh italian, inxh. Luigji Bekali (Luigi Beccali) nga Mesina, dhe shqiptari Mehmet efendi Lusi (Luzaj[4]), hoxhë i Kaninës që më vonë do zëvendësohej nga prof. Jusuf Riza efendiu. Gjermanisht nxuri nga z. Fajgenvinter (Feigenwinter) nga Baseli. I pari do të ishte mësuesi i tij i përhershëm, i dyti mësuesi i tij i fesë duke nxënë kështu mësimet fillore mes viteve 1891-96.[5]

Në vitet 1899/1900-1906 nisi studimet liceale dhe universitare në Theresianum, Akademia Orientale mbretërore e perandorake në Vjenë, ku u specializua në çështje ballkanike. Plotësoi studimet për doktoraturë në drejtësi në Stamboll në 1904.[6] Gjatë udhëtimeve në Lindje të Mesme do të krijonte njohje me personalitete të larta të kohës, Fild-Marshallin britanik Herbert Kitchener, shefin e Shtatmadhorisë Austro-Hungareze Franz Conrad von Hötzendorf, dhe togerin e ri Mustafa Kemal Atatyrk[7] dhe sheikë të shumtë arabë që kishin qeverisë apo do qeverisnin rajone e shtete të Lindjes së Afërme e të Mesme.

1906, Sekretar i gradës së III në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. 1907, Sekretar i gradës së III në Ambasadën e Perandorisë Osmane në Shën Petërburg për tre muaj. 1909, Sekretar i II në zyrën e përkthimeve Ministria e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Hapën të parin klub “Bashkimi” në Stamboll më 1908 me miqtë e tij. Punonte të botonte gazetën e re “Shqiptari” bashkë me ikanakun nga Struga, Dervish Hima dhe shkodranin Hilë Mosin.[8] Po atë vit merr mandat nga kolonia shqiptare e Stambollit që bashkë me Dervish Himën t’i përfaqësojë në Kongresin e Manastirit por pengohet nga shefi i tij.

Gjatë Luftës së Parë Ballkanike ai shërbeu si komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën major në rezervë, i caktuar nga kryekomandanti dhe zëvendësvaliu Esat pashë Halasti.[9] Pas luftimeve të suksesshme me forcat greke në zonën e Bregut ai u thirr në Vlorë nga xhaxhai i tij, Ismail beu.

Më 1912, u bë zëvendës president i Senatit/Pleqësisë ndonëse 27 vjeçar.[10] Me rënjen e qeverisë së parë dhe vendimin e Komisionit Ndërkombëtar për të prurë një fisnik evropian për t’u kurorëzuar Mbret i Shqipërisë, ai ishte pjesëtar i dërgatës (si përfaqësues i Tiranës e Shijakut) për në Neuwied të takonin Princ Vidin, i cili ishte zgjedhur për të mbretëruar në Shqipëri. I atashohet Princit Vid si sekretar dhe përkthyes. 1914, Zv/Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Shqiptare. Ai ishte mbështetës i Fuqive Qendrore, arsye për të cilën u mbajt nën arrest në Itali si austrofil për gjysmën e dytë të Luftës së Parë Botërore e deri më 1919, i internuar në Sardenjë[1] përgjatë krejt asaj kohe, ku nxuri edhe spanjishten. 1921, Kandidat për Kryetar i Bashkisë Vlorë. 1923, deputet i Kuvendit Kushtetues, duke përfaqësuar pref. e Vlorës në krahun konservator por shpesh i joshur nga ideja t’i bashkohej krahut që ai quan demokratik, i cili kryesohej nga Noli e Gurakuqi.

Në 1925, u bë senator për një periudhë të shkurtër kohe derisa zevëndësohet nga Isuf Dibra.[11] Më 1925 i dha fund beqarisë, u martua me Hadijen – të bijën e Salih pashë Vrionit. “Ishte një martesë me mendje dhe jo me dashuri”, e përshkruan te kapitulli “Beu i fundit”, por e quan “zgjedhje të qëlluar dhe fatlume”. Me të do të ketë dy vajza, Shehzaden që leu në Vlorë dhe Aishen. Më 1927 emrohet i ngarkuar me punë në Londër, u thirr në Tiranë dhe pas pak kohe të kaluar si i ngarkuar me punë në Athinë më 1929-’30,[6] dha dorëheqjen nga shërbimi diplomatik shqiptar.

Më 1933 del në pah si Sekretar Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. Më 1934 zuri vendin e Sekretarit të Përgjithshëm në atë Ministri. Më 1936 u zgjodh për postin e ministrit shqiptar në Berlin por prej një gabimi që e futën në listat zgjedhore të fundit të janarit 1937.[12] 10.02.1937 – 05.04.1939, Deputet i Vlorës. Mik i ngushtë i baroneshës bavareze Marie Amelie von Godin, me të cilën ai përktheu Kanunin e Lekë Dukagjinit në gjermanisht i ndihmuar në përkthim nga etërit françeskan të Shkodrës aty nga 1938.

Push timi italian dhe veprimtaria gjatë Luftës së Dytë Botërore
Mbas 7 prillit 1939 përfaqëson pref. e Vlorës në Asamblenë Kushtetuese gjer në prillin e 1940 kur Asamblea u suprimua dhe u zëvendësua nga vëllai, Safa. Më pas u bë Kryetar i Zyrës së Punëve Civile, Kryetar i Zyrës Ceremoniale në “Luogotenenca” Tiranë.

Eqrem bej Vlora renditet në atë grup njerëzish që më vonë do etiketoheshin si “kolaboracionistë”. Gjatë qeverive kolaboracioniste ishte bashkë me Dimitri Poppan dhe Gjon Marka Gjonin një nga tre anëtarët shqiptarët të Këshillit të kancelarisë së Urdhërave Besa dhe Skënderbeu nën sovranitetin e mbretit të Italisë.[13] Në prillin e 1940 u bë pjesë e Institutit të Studimeve Shqiptare.

Me Dekret Mëkambësor nr. 333, datë 3 dhjetor 1941, në Qeverinë e Tiranës u krijua Ministria e Tokave të Lirueme, e cila ekzistoi deri në shkurt 1943.[14] Në 7 maj 1942, Mustafa Kruja e emëroi atë ministër për Kosovën, Dibrën, Plavën e Gucinë që iu bashkuan Shqipërisë “së vjetër”. Nën kujdesin e tij si ministër, u lëvizën94 familje dhe 87 individë hebrenj në drejtim të Shqipnisë së mbrendshme nga Prishtina sipas politikës të vetë kryeministrit.[15] Cilësohet “ish-diplomat turk dhe nacionalist i zjarrtë, jo më pak se Kryeministri i tij Kruja.”[16]

Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i Jashtëm dhe i Drejtësisë para se të shkonte në mërgim në Itali me ardhjen e komunistëve në pushtet. Qëndroi për 10 vite në Itali derisa u shpërngul në Austri prej ku i shkruante familjes me nofkën Adalgisa Rosi.[17] Vdiq në krah të bijës së baxhanakut, Hanës së Ali Këlcyrës në mbrëmje kur mbeska kishte thirrur urgjencën prej një ligështie në zemër të beut të moçëm.[18]

I përshëndetur dhe i përhironjur nga Koliqi tek “Shêjzat”,[6] eshtrat iu prehën në varrezat Neustift am Walde të kryeqytetit austriak deri në marsin e 2014 u muar vendimi i Këshillit të Ministrave për t’ia riatdhesuar eshtrat dhe varrosjen e tyre në Kaninë më 30 mars, ku historikisht qenë varrosur Vlorajt në tyrben e tyre./Wikipedia

Categories
Personalitete

1 dhjetor 1929, lindi Alfred Moisiu, ushtarak karriere, President i Republikës së Shqipërisë 2002-2007

U lind më 1 dhjetor 1929 në Shkodër, i biri i Spiro Moisiut. Më 1941 – 1945 ndoqi gjimnazin e Tiranës. Më 1946 – 1948 ndoqi shkollën e Inxhinierisë Ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Më 1949 – 1951 qe instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Më 1958 – 1966 qe oficer në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më 1966 – 1971 u caktua komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë. Më 1971 – 1981 qe drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 1981 – 1982 qe zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më pas komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel deri më 1984. Më 1985 deri më 1991 nxirret në pension. Më 1991 – 1992 u emërua ministër i Mbrojtjes.

Më 1992 – 1994 qe këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Më 1994 – 1997 zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes dhe po nga 1994 deri më 2002 president i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut. Rinxirret në pension më 1997 deri më 2002, kur dhe u zgjodh President i Republikës nga parlamenti më 24 qershor dhe mori detyrën më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007.

error: Content is protected !!