Categories
Kulture

Horoskopi ditor, e premte, 1 janar 2021

DASHI:
Sot duhet të mundoheni për të ruajtur balancat në çdo sferë dhe të caktoni se cilat janë përparësitë tuaja në drejtime të ndryshme. Mundohuni të bashkëpunoni me të tjerët dhe bëni gjithçka që është e mundur, për tu treguar të sjellshëm me at që ju rrethojnë.

DEMI:
Mund të ndiheni të frikësuar nga disa persona apo situata, por në të vërtetë nuk do të ketë asnjë gjë për të cilën të trembeni. Çdo gjë do të varet nga ju dhe nga mënyra se si ju do të menaxhoni situatat që do të krijohen gjatë kësaj dite. Mos u shpërqendroni nga ato që do të ndodhin, po veproni me gjakftohtësi.

BINJAKËT:
Është një ditë shumë e mirë, nëse keni në plan të nisni një punë të re, një jetë të re apo gjithçka tjetër që ka lidhje me nisjen nga e para. Mund të shfaqni interes në gjëra që më parë nuk e kishit ditur se ekzistonin apo që më parë mund t’ju jenë dukur të lodhshme e të mërzitshme. Mundohuni të përcaktoni prioritetet tuaja.

GAFORRJA:
Mos mendoni për çdo gjë në mënyrë negative. Do të gjendeni në rrezik vetëm nëse vendosni të përfshiheni në gjëra të rrezikshme apo nëse kontrolloni të kaluarën e errët të disa personave. Nëse keni dështuar në diçka gjatë ditëve pararendëse, mundohuni të ndryshoni taktikën dhe strategjitë për të përmirësuar performancën tuaj. Tregoni vendosmëri dhe autoritet.

LUANI:
Gjithçka rreth jush do të ndryshojë në mënyrë shumë të shpejtë. Do të jetë një ditë shumë e mirë për ju, nëse vendosni të nisni diçka të re apo të ndërmerrni iniciativa, të cilat rrisin mundësitë tuaja në fushën ekonomike. Nëse keni menduar të investoni në diçka me vlerë, bëjeni sot, pa u menduar dy herë. Do të keni të gjitha mundësitë për të përfituar nga ato që do t’ju ofrohen.

VIRGJËRESHA:
Rrethanat e kësaj dite do t’ju shtyjnë në marrjen e disa vendimeve të rëndësishme, megjithatë, nuk do të keni asnjë siguri për ato që do të bëni. Gjithçka për të cilën do të keni nevojë sot, do të jetë fati i mirë. Mos rrezikoni nëse nuk jeni të sigurt dhe të mbrojtur ekonomikisht, financiarisht dhe ligjërisht. Mos nxitoni në marrjen e disa vendimeve që mund të rezultojnë të gabuara në të ardhmen.

PESHORJA:
Nëse jeni të lumtur nga ato që keni arritur deri më tani, do të keni mundësinë për të bërë të lumtur edhe partnerin tuaj, apo personat që ju qëndrojnë në krah. Nëse i keni dhënë fund nj lidhjeje, mundohuni të shoqëroheni me persona karizmatikë, të cilët mundohen t’jua zbukurojnë ditën. Mundohuni të mos i ndryshoni tërësisht taktikat tuaja, por mundohuni ti përmirësoni ato.

AKREPI:
Gjatë kësaj dite do të keni shumë aktivitete që duhet të kryeni. Mos idealizoni disa persona apo disa situata, pasi do të nisni të zhgënjeheni shumë shpejt. Përdorni aftësitë tuaja komunikuese për të dalë faqebardhë në situatat e komplikuara që mund të krijohen rreth jush. Tregoni autoritet aty ku duhet dhe mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga zemërgjerësia që do të tregoni.

SHIGJETARI:
Disa ide që keni pasur në të kaluarën, gjatë kësaj dite do të gjejnë rrugën e tyre për tu realizuar. Mos humbisni asnjë moment pasi mundësitë mund të shfaqen gjatë gjithë ditës. Duhet të tregoheni vigjilentë për ti kapur ato dhe për të bërë ëndrrat realitet. Shumë persona do të jenë në pritje të reagimeve tuaja, të cilat mund të habisin këdo sot.

BRICJAPI:
Mos i krijoni probleme vetes gjatë kësaj dite. Mundohuni të gjeni se çfarë është e dobishme dhe çfarë është e dëmshme për ju. Mos krijoni iluzione dhe plane të mëdha, pasi asnjë nga ato nuk do të mund të realizohen. Mos ndërmerrni aventura të rrezikshme në anën financiare.

UJORI:
Gjatë kësaj dite do t’ju duhet që të tregoni kurajë, iniciativë dhe guxim, në shumë aspekte. Nëse do t’ju jepet një mundësi, mos hezitoni të përfitoni nga ajo. Vështirësitë do të jen ë rreth jush sot, por nuk do të prekin asnjë nga veprimet tuaja, duke ju dhënë rrugë të lirë për të bërë çfarë të dëshironi.

PESHQIT:
Do të jeni të rrezikuar nga ana ekonomike dhe ajo sociale. Nëse keni bërë plane të mëdha për një çështje të caktuar biznesi, dijeni se gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç ju i keni menduar. Megjithatë, sa më shumë të investoni, aq më e sigurt do të jetë që do të fitoni. Sot nuk do të keni sukses në shumë aspekte, por mos u demoralizoni, pasi më të mirat vijnë në vijim./portali DurresLajm/

Categories
Histori Kulture Kuriozitete

Le ta shohë Shqipëria, çfarë s’e ka parë as folur kurrë, GURGURICA, MARGARITARI I FSHEHUR MES MALEVE

Shtëpi të renditura majë shkëmbit, përballë Liqenit të Kozjakut. 50 kilometra nga Shkupi, fshihet mes malesh një margaritar i vërtetë – fshati Gurguricë. Arbnora Memeti kaloi disa ditë me aparatin e saj në këtë vend./Konica.al

Fshati Gurguricë ndodhet në shpatet e Malit të Thatë, 1.200 m mbi nivelin e detit. Kur mbërrita atje, kuptova që informacioni për udhëtimin tim kishte arritur më shpejt se unë. Fshati ndodhet rreth 50 kilometra larg nga Shkupi. Banorët e tij janë mikpritës. Ata pothuajse të gjithë më ofronin strehim nga të gjitha anët. Por së pari zgjodha të qëndroj në shtëpinë më të afërt për të pushuar, të cilën e kisha rrugës. Dy ditët pasuese i kalova në shtëpinë e zonjës Hatixhe, e cila jetonte me nusen e djalit të saj.

Nga fshati ka shumë që jetojnë në emigracion, kryesisht burrat. Ashtu si edhe bashkëshorti i Hatixhes, i cili ndërroi jetë para pak kohe, kur kishte ardhur për dasmën e djalit, tregon Hatixheja. Ai punonte bashkë me djemtë në Gjermani.

Histori si kjo e Hatixhes dëgjon pothuajse në çdo shtëpi të Gurguricës. Rrallë mund të takosh ndonjë burrë në fshat. Kryesisht në të jetojnë gra. Pothuajse të gjithë burrat janë mjeshtra ndërtimi dhe punojnë nëpër skelat e kantjereve në vendet perëndimore. Anekdota thotë: “nëse shihni një mjeshtër të mirë skelash në Gjermani, ai duhet të jetë nga Gurgurica”. Paratë që mbledhin në kurbet ata nuk ngurrojnë t’i investojnë në fshat. Kështu, me kalimin e viteve, me iniciativën e tyre, ata kanë siguruar në fshat të gjitha kushtet themelore të infrastrukturës: duke filluar nga rrugët e deri tek shkolla fillore. Dëshira e tyre e kahmotshme është që fshati të bëhet një destinacion turistik, pikërisht për këtë arsye ata kanë filluar vetë ta ndërtojnë një rrugë që të çon drejt liqenit.

Nga ana tjetër, për gratë, një ditë zgjat pafundësisht. E sidomos për ato gra që jetojnë duke pritur kthimin e djemve dhe burrave të tyre nga Gjermania. Pothuajse, përditshmëri të ngjashme kanë edhe të rinjtë, të cilët si “argëtim” të vetëm kanë pazarin dhe çajtoren e fshatit.

I vendosur në majet e Malit të Thatë fshati ofron një panoramë të mrekullueshme të Liqenit Kozjak nga njëra anë dhe Luginës së Pollogut nga ana tjetër. Sa është bekim, aq është edhe mallkim pozicioni gjeografik i këtij fshati, pasi banorët me vështirësi po arrijnë ta ruajnë lidhjen me Tetovën 40 km larg.

Rezervat i veshjeve tradicionale

Kur burrat kthehen nga kurbeti, gjëja e parë që e bëjnë është planifikimi i furnizimit me ushqim të familjeve të tyre për një periudhë më të gjatë kohore. Kështu, ndodhë që me muaj mos të largohet askush nga fshati, deri sa të mbarojë dimri e burrat e tyre të kthehen nga kurbeti.

Gurguricë, do të thotë “gur mbi gur”, por për vendasit kjo është shumë më tepër. Në këtë fshat ruajtja dhe kujdesi për traditat është shumë i madh. Secilën grua që e takoja në fshat, më befasonte në mënyrën e saj. Sa punëtore e të dashura, aq edhe të bukura. E secila prej tyre me veshje tradicionale shqiptare, të ruajtur ndër shekuj me shumë kujdes.

E quajnë veshja e Malit të Thatë, pasi këtë veshje e bartin kryesisht gratë e tre fshatrave të këtij rajoni, Gurgurica, Sallareva dhe Reka e Epërme. Këmisha me Kinda e qëndisur me lesh, jelek me fije ari, 10 shami shumëngjyrëshe, çorape, rruaza laramane, këto janë vetëm disa elemente të veshjes tradicionale të Malit të Thatë.

Në shikim të parë dukej shumë e thjeshtë, por pa ndihmën e dy grave të fshatit veshja e një kostumi të tillë ishte pothuajse e pamundur. E gjithë procedura zgjat të paktën një orë.

Së pari, vishet këmisha me kinda e cila është e gjatë 30-40 cm, ndërkaq e gjerë 2 deri në 10 metra. Sa më e gjërë dhe e gjatë, aq më bukur do të renditen palët, më shpjegon gruaja që po vishte nusen. Xhybeli, është elementi i dytë, që vishet mbi këmishën. Është i punuar nga kadifeja e errët dhe i qëndisur me fije argjendi.

Ajo që e bën të dallojë veshja e grave, vajzave dhe nuseve është anteri. Çdo grua ka diku rreth 7 antere me emra të ndryshme: Anteri i mirë, arrna e zezë, laramane, çeljorgovan, arrna e kuqe, selimije dhe torbeshka. Një ndër anteret më të rëndësishme është anteri i mirë i cili vishet kryesisht ditën e dasmës ose nëpër festa familjare.

Brezi, poshi, brofaçkat, kalçinjtë, janë disa nga elementet e tjera të kësaj veshjeje, të cilat përdoren për zbukurim. Ato dallojnë në ngjyrë, pasi gratë e moshuara veshin ngjyrë më të errët, ndërkaq vajzat e reja dhe nuset ngjyra më të hapura.

Gratë që e bartin këtë veshje, kanë një mënyrë të veçantë të rregullimit të flokëve. Për shkak të rëndësisë së shamisë, e cila është e zbukuruar me ar dhe me rruaza, një pjesë e flokëve mblidhet mbrapa ndërkaq disa fije lihen të lëshuara më fytyrë.

Pavarësisht stolive të shumta që i përmban kjo veshje, shumë gra të këtij rajoni nuk hezitojnë ta bartin atë çdo ditë. Megjithatë, vajzat dhe nuset e reja kanë vendosur që këtë kostum ta përdorin vetëm për festa familjare./Konica.al

Categories
Art Kulture Personalitete

“Sikleti që përjetova në filmin me Edi Ramën kur duhej ta shihja në sy”- Rrëfehet Mariana Kondi

Aktore e teatrit, kinemasë dhe show-t, Marjana Kondi është gjithmonë në karakterin e duhur për të rrëmbyer vëmendjen, zemrat apo të qeshurat e publikut.

Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, Marjana pasi ka mposhtur Covid-19 rrëfen eksperiencën në të njëjtin sheshxhirim me Kryeministrin, Edi Rama, në filmin “I love Tropoja”, ç’i tha bashkëshorti pasi e përmendi në “Stand up comedy”-në e saj, dhe rikthimin në ekran, si pjesë e show-t “Binjakët” me Romeo e Donald Veshajn…

E nisim këtë intervistë me një pyetje si për jetën meqenëse hyn te personat që e mposhtën Covid19. E ke kuptuar tashmë se çfarë vlen më shumë në jetë dhe për çfarë nuk ia vlen të mërzitesh?

Mariana Kondi: Në jetë ne e themi se shëndeti vlen pa diskutim, por dalin probleme plot e harrojmë se shëndeti ka vlerë! Njeriu është i vdekshëm, por qofshin me rradhë! Covid-in e kalova lehtë. Ndaj për Vitin e Ri 2021 duhet t’i kërkojmë falje shpirtit, që e mundojmë kaq shumë!

“Do ta kuptosh kur të rritesh!”, ishte “Stand up Comedy” me skenar të Erand Sojlit dhe regji të Elkjana Gjipalit, që e vure në skenë këtë vit pandemie? Si lindi ky projekt, një gjini që në Shqipëri e kanë provuar më së shumti meshkujt?

Mariana Kondi: Shumë kohë kisha që mendoja për stand up-in, dhe mezi po prisja të dilja në skenë! Erandi më dha skenarin, e pëlqeva shumë! Elkiana Gjipali, regjizorja tepër inteligjente punoi me mua me një lloj stili shumë elegant, dhe unë për pak e lashë (nuk e di pse), por nuk e la ajo, dhe pa kuptuar doli shfaqja. Një bashkëpunim me vlerë, modern dhe komod! Bukur ku je me njerëzit e duhur! Nuk do harroj diamantin Alba Hoxha, dhe Herion Mustafarajn që i dhanë lezet stand up-it!

Ti vetë çfarë kuptove kur u rrite nga koha e diktaturës?

Mariana Kondi: Kuptova që të mirët dhe të këqijtë janë njësoj në çdo sistem!

Nëse do të të duhej të zgjidhje mes Herion Mustafarajt dhe Erand Soljit për të qëndruar në një ishull, cilin prej tyre do të merrje me vete dhe si do ta kalonit kohën?

Mariana Kondi: Të dy janë persona me të cilët nuk ka nevojë të shkosh në ishull, sepse sillen njësoj kudo ku janë! Erandi është pak më i çmendur se Herioni! (Qesh)

Pjesë të rrëfimit në ‘Stand up comedy” ke bërë edhe bashkëshortin. Si reagoi dhe ç’të tha pasi ndoqi shfaqjen?

Mariana Kondi: Bashkëshorti më tha: ”Pse nuk i tregove të gjitha?!”.

E tani të shohim në ekran në show-n “Binjakët” me vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj. Keni kimi, dhe si lindin situatat e tua të humorit pranë tyre?

Mariana Kondi: Fillimisht nuk u jepja përgjigje, sepse ata flasin me plan të dytë. Por tashmë i kuptoj. Janë djem të zgjuar dhe shumë punëtorë, ata vetëm punojnë. Njëri pikturon bukur, tjetri ka karakter në interpretim, por ky që pikturon edhe shkruan. Pra punojnë dhe janë korrektë e mendoj që kjo është vlerë. Sa për kiminë mes nesh, mendoj që është pak herët për kimi! Por fakti që kuptohemi, besoj kemi kimi!

Nga koha kur ke qenë pjesë e “Portokallisë” deri te “Binjakët”, çfarë është perfeksionuar në mënyrën si ti bën humor skenik?

Mariana Kondi: Koha e “Portokallisë”? Them se kam qenë me fat! Vija me role karakteri, gjë që i bën mirë show-t. Nga ai moment e deri tani që po flasim janë bërë pa fund role; drama, komedi e filma. Psikologjikisht dhe profesionalisht piqesh dhe bëhesh zonjë skene! Pra me talent e sharm, respekt dhe dashuri nga publiku, ndjehem me fat dhe e lumtur ndër vite! (Por lumturia shumë e vështirë të vijë tek artisti!).

Ekziston një stereotip se janë të rralla femrat që dinë të bëjnë humor. Ti çfarë mendon kur dëgjon një frazë të tillë dhe a mund të përmendësh emra aktorësh që vërtet të bëjnë ty për të qeshur?

Mariana Kondi: Po, janë të rralla femrat që bëjnë humor, por ne kemi. Roza Anagnosti, e cila luan dhe dramën dhe komedinë, Robert Ndrenikën apo Zyliha Milotin, e të ndjerin Roland Trebickën. Nga të rejat do përmendja Olta Dakun, ku humori i tyre është i saktë. Këtu përgëzoj aktorët e “Portokallisë” dhe të “Klanifornias” për punën e tyre. Ndërkohë veçoj Koço Devolen dhe Vasillaq Vangjelin (Keqardhje që nuk jetojnë!).

Ndalojmë te rolet e tua në kinema dhe pikërisht tek ai i fundit “I love Tropoja”. Si ishte të hyje nën lëkurën e gruas tropojane, robinë të zakoneve?

Mariana Kondi: Ermal Mamaqin e dua shumë dhe kemi kimi sa të duash (qesh)! Nuk di nga t’ia nis me atë film! Profesionalizëm dhe punë, përshtatje dhe tipa karakteresh ku ne punonim për realizimin e figurës dhe këtë unë e kisha se duhej të futesha nën robën e malësores së zgjuar! Bashkëshorti im në film, Bruno Shllaku, më mësonte të flisja nga Veriu dhe Ermali miratonte, ndërsa gjendja ishte e imja! Kur nuk xhironim pamë Tropojën, Valbonën e bukur, njerëz bujarë, të ftohtë nga pamja, por fisnikë brenda shpirtit të tyre. Të heshtur dhe të zgjuar!

Të ishit në sheshxhirim apo në dasmën e vajzës suaj me krushk, Edi Rama në rol si ishte? Çfarë komenti mund t’i bëje Kryeministrit sa i përket aftësisë aktoriale?

Mariana Kondi: Pashë se Edi Rama e donte aktrimin, e pëlqente. Kishte goxha tekst dhe e kishte mësuar përmendësh, dhe nuk kënaqej me një dubël. Kërkonte sytë e Ermalit që të interpretonte më të mirën! “Jo, jo dhe një dubël tjetër…”, thoshte. I bukur ishte momenti kur ishim të gjithë, dhe duhej ta shihnim në sy. Aty unë mund të them se vihesha në siklet, sepse e shikoja jo si partner në rol, por si Kryeministër! (Qesh)

Po shembjen e Teatrit si e përjetove, duke qenë se nga ajo godinë ke eksperiencën e hidhur të pushimit nga puna?

Mariana Kondi: Në fakt, nuk u ngrit njeri, kur u largova nga puna! Asnjë femër nuk foli për një femër, që po largohej nga puna! Fisnikërinë e tyre do tregonin, aaaa po nuk kishte zonja të tilla në Teatrin, që njihet me këtë fjalë të madhe “Tempull”… Por unë jam me fat, se ishte Vera Grabocka që më bëri të harroja gjithçka në krah të Erand Sojlit! Së bashku me Alketa Vejsiun, për katër muaj të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin shijuan dancin mes meje dhe Erandit. Faleminderit Grabocka, një urim nga familja Anamali! Lumturi paç pa fund bashkë me profesor Timo Fllokon e të dashurit e tu!

Protesta për Teatrin u pasua nga një tjetër pas vr asjes nga një efektiv policie të 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Si e përjetove këtë protestë si një artiste me ndikim?

Mariana Kondi: Unë këtë protestë dhe në përgjithësi protestat i shoh si emanicipim shoqëror, që rinia nuk rri indiferente ndaj jetës që është më e rëndësishmja. Për mendimin tim, sensibilizimi i lartë ka të bëjë me pasigurinë, e jo vetëm me dhemshurinë. Ishte një protestë e paorganizuar të rinjsh dhe kjo ishte shumë mirë, pasi po të përfshihej politika, do të bënte gabim. Aspekti negativ është se duke qenë e tillë vihej re mungesa e organizimit dhe rrëmuja, por me qëllimin që kishte është e justifikuar si e tillë.

Si një e pasionuar pas motorëve, a mund të na rendisësh disa personazhe të njohura me të cilët do të doje të viheshit në garë në një udhëtim të çmendur aventuresk?

Mariana Kondi: Garat me motora më japin emocion! I kam larguar nga shikimi apo ekrani të gjitha sportet që kanë emocion, madje dhe garat me kuaj apo me qen. Vdes për to! Shoh vetëm Marin Memën, gazetar absolut që e do vendin e tij, emisionet e Grabockës, në teatër të gjitha pjesët që vihen nga kolegët e mi, dhe u jap dorën në fund të shfaqjes!

Duke qenë se provove show-n e kërcimit në spektaklin e Vera Grabockës, siç thatë më sipër, me cilin person doje të mbyllje sytë e të kërceje “Dance me to the end of Love” të Leonard Cohen dhe me cilin “Dirty Dancing”?

Mariana Kondi: Përsa i përket kërcimit, unë i mbyll sytë dhe dua Erand Sojlin!/Panoramaplus.al

Categories
Art Kulture Personalitete

Flet Sokol Guga: Si e binda pas tri vitesh Ornela Mutin të vijë në Tiranë dhe biseda me Giani Morandin për 2021-shin

Ikona e kinematografisë italiane, Francesca Romana Rivelli, e njohur në art si Ornella Muti, shumë e famshme për filmin e viteve ‘80- të “Innamorato pazzo” i kaloi këto ditë festash në Tiranë.

Nëse e kujtoni si princeshën Kristina në lojën aktoriale me Adriano Celentano-n, edhe sot që i kaluar të 60-at ajo është e njëjta koketë me tekat e saj, pasi në fund të fundit është Ornella Muti.

Idhulli i shqiptarëve erdhi të festonte me shqiptarët edhe pse në kohë të vështira pandemie, duke u bërë pjesë e spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”, që u transmetua më 25 dhjetor në “Klan Plus”, në prezantimin e Sokol Gugës dhe Manjola Nallbanit.

Producenti i këtij show, Guga, rrëfen për “Panorama Plus” detaje rreth qëndrimit në Tiranë të yllit të kinemasë italiane bashkë me popstarin italian, Alex Palmieri dhe balerinat e RAI-t…

“Krishtlindje në Tiranë”, si ia kaluat Brenda show-t këtë vit me Ornella Mutin, apo idhullin e shqiptarëve, siç e cilësove ti në foton ku pozonit krah njëri-tjetrit?

Sokol Guga: Spektakli “Krishtlindje në Tiranë” këtë vit ishte magji. Jam shumë i lumtur që ky spektakël çdo vit rritet dhe pëlqehet nga publiku. Ardhja e Ornella Mutit ishte një vlerë e shtuar për spektaklin, por nuk munguan edhe artistët BIG të skenës shqiptare, si Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Rosela Gjylbegu, Marsela Çibukaj.

Sa e vështirë ishte të bije në kontakt me ikonën e kinematografisë italiane, aq më tepër në këtë periudhë të vështirë pandemie kur përgjigjja “jo”, mund të ishte shumë më e shpejtë sesa “po”?

Sokol Guga: Sa për vështirësinë, nëse unë dua diçka, ajo ka marrë fund! Në fakt kisha 3 vite që negocioja për ta sjellë Ornella Mutin në Shqipëri, dhe në fakt u duk se në një vit të vështirë pandemie ajo nuk do të vinte. Por unë arrita ta bind që ajo të ishte në Tiranë për spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”. Isha i vendosur dhe pa marrë parasysh kostot unë vendosa ta kem këtu! Ornella është një artiste e madhe dhe sigurisht ka edhe kërkesa të veçanta apo të çuditshme deri diku. Ne kaluam shumë mirë ato ditë qëndrimi në Tiranë, e jam i lumtur që ajo u vlerësua dhe u kënaq!

Mund të ndash me ne disa mbresa që të la Ornella nga qëndrimi i saj këtu, apo disa teka prej dive?

Sokol Guga: Sigurisht, stafi ishte kujdesur që ajo të qëndronte në një prej hoteleve më të mira në Shqipëri. Sa herë që ajo dëshironte të kthehej në hotel, duhet të kishte masazhierin e saj. Makina që duhet të ishte gjatë gjithë kohës në dispozicion dhe fotografi i spektaklit që nuk duhet ta bezdiste duke i bërë herë pas here foto. Por në fund të fundit, ajo është Ornella Muti…

I ftuari tjetër nga Italia, ishte dhe popstari i njohur italian, Alex Palmieri. Impresionet e tij pasi festoi në një natë show Krishtlindjesh në Tiranë cilat ishin?

Sokol Guga: Alex Palmieri është një mik shumë i mirë imi. Ai ishte për herë të parë në Tiranë, dhe i la shumë mbresa ky qytet. Sa herë komunikojmë në telefon apo “WhatsApp” më thotë së dëshiron të vijë përsëri. Spektakli “Krishtlindje në Tiranë” ka cilësinë dhe standardin e show-ve që realizohen në “Rai”, më thotë gjithnja ai. Një përshtypje i bëri fakti që ne si organizatorë jemi të gjithë të rinj dhe është një projekt që bëhet nga profesionistë.

Në show pamë disa artiste të muzikës. Pse zgjodhe pikërisht ato dhe jo të tjera?

Sokol Guga: Kisha kohë në fakt që përzgjedhjen e kisha bërë. Unë dhe bashkëpunëtorja ime, Iris Canaj, kujdesemi që figurat që marrin pjesë në spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”, të jenë figura të pastra dhe figura që publiku i do. Sigurisht kasti vitin tjetër do të jetë ndryshe, por publikisht po e them që Manjola Nallbani do të jetë edhe vitin e ardhshëm me mua në skenë.

Meqë për Ornelën ke negociuar për tri vjet, mund të na zbulosh disa emra të tjerë ndërkombëtarë që do t’i bindësh të shkelin Tiranën?

Sokol Guga: Kemi ende kohe të mendojmë se cilët do të jenë artistët ndërkombëtarë për vitin 2021. Sigurisht në mendje më vijnë dy apo tre artistë, por një emër që po e zbuloj për ju është i madhi Giani Morandi. Kam pasur një komunikim me të. Të shohim nëse do ta bind për të qenë ai pjesë e Krishtlindjeve në vitin 2021. E meqë ky ishte një vit ndryshe, unë dua të bëj një urim për të gjithë shqiptarët: “Gëzuar Krishtlindjet e Vitin e Ri 2021!”. Uroj që ky vit që vjen të na gjejë më të dashur me njëri-tjetrin dhe më të gëzuar! Gëzuar për të gjithë shqiptarët!/Panoramaplus.al

Categories
Kulture Kuriozitete

Nga puthja në mesnatë te njeriu i parë që duhet t’u hyjë në shtëpi. Viti i Ri, ritet e festës dhe ca ‘sekrete’ që nuk i dinit

Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vet e ka nga romakët e vjetër.

Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara deri tani, është vërtetuar se festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër dhe për ta kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re plot shpresa të mira për të ardhmen.

Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohen të gjithë në datën e njëjtë, sepse disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës), kurse disa të tjerë atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).

Në krahasim me kalendarin solar, i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik .

Vitin e Ri Lunar, sot më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam, si dhe në disa shtete të tjera të Lindjes, dhe atë paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar, të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian.

Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës. Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale, e cila shënohet me pompozitet të madh. Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme plot me specialitete të rralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të motmoteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budistë anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.

Edhe populli hebre Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe sipas mësimeve religjioze, konsiderohet si festë shpirtërore, me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar – solar.

Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi çifut i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të motmoteve, kanë vërtet një tryezë të pasur, por në dallim me popujt e tjerë, ajo është e shtruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.

Në viset e ngrohta të gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar në viset veriore, por kjo, aspak nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.

Në shumë vende dhe shtete të botës është tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete të ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, para çastit të ndërrimit të mot moteve masivisht dalin në qendër të qytetit.

Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri, tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Europës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New York, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj .

Viteve të fundit, rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të “baba-dimrit” si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë.

-Ritet, besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri

Natën e ndërrimit të mot moteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, popuj të ndryshëm të Botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe bestytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme…etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

Tradita kubane për natën e ndërrimit të mot moteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve, të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues. Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumëllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm, sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje.

Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar, konsiderohen si fëmijët më fatlumë në botë.
Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen.

Njeriu i parë, i cili do t’u hyjë në shtëpi pasmesnate, besohet se ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të.

Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të mot moteve. Ky veprim do t’u sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet tuaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm.

Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri t’i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t’u sjellë fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës.

Të gjithë portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t’iu përcjellë më shumë begati dhe pasuri/Panorama.com.al

Categories
Personalitete Sport

Gjermani, Krasniqi: 2020-ta, viti më i mirë i jetës sime, ëndrra u bë realitet

Kampioni botëror Robin Krasniqi në një intervistë për emisionin “Mirëmengjes Kosovë” ka folur për suksesin e arritur në vitin 2020. Krasniqi shprehet se pavarësisht se ky vit për shumë njerëz ka qenë mjaft i vështirë, për të ka qenë viti më i bukur, pasi ëndrra e tij e u bë realitet dhe ai i solli kombit shqiptar titullin kampion.

“Për shumë njerëz ka qenë viti më i keq, dhe për mua fillimi vitit ka qenë shumë i vështirë, por më pas momenti fitores ka qenë momentin më i bukur për mua në jetën time, gëzimi më i madh.”

Kampioni Krasniqi është ndjerë mjaft i vlerësuar nga i gjithë kombi shqiptar për urimet e shumta dhe pritjen që i kanë bërë si kampion.

“Sigurisht urimet e shumta, pritja që më është bërë nga kombi shqiptarë ishte moment magjik dhe e kam ndjerë veten borxhli për të vijuar me fitore të tjera.”

Ai tregon se natën e ndeshjes ja kishte vënë qëllim vetes që do të fitonte: “Për atë natë kam pas shumë plane dhe qëllimi ishte të dilja si fitues nga ringu, por sigurisht ekzistonte edhe frika, por dëshira për ta marrë këtë ccmim ishte e madhe dhe kam punuar shumë për të arritur. Një gjë është e sigurt që lumturinë që kam ndjerë në atë moment nuk mendoj se mund ta përjetoi sërish. Sigurisht që do punoj edhe më shumë që kombit shqiptar tis jell edhe të tjera ccmime.”

Në këtë fundvit Krasniqi tregon se po merr pak kohë për veten e tij. “Për momentin ushtrohem, por në mënyrë të moderuar, më shumë është një periudhë që po e shijoj pak për veten time, kur të afrohet data e ndeshjeve do të stërvitem sërish me të njëjtin vullnet.”/Diaspora Shqiptare

Categories
Sport

Lojtarët e kombëtares urojnë shqiptarët për Vitin e Ri

Lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit kanë uruar përmes FSHF të gjithë shqiptarët, që të të kalojnë gëzuar në festën e ndërrimit të viteve. Bekim Balaj, Marash Kumbulla, Lindon Selahi, Enis Çokaj, Enea Mihaj e Albi Doka urojnë që viti 2021 të jetë sa më i mbarë dhe që të gjithë të dalim sa më parë nga kjo situatë e vështirë

“Uroj të gjithë shqiptarët gëzuar dhe për shumë vjet festat e fundvitit. Me 2020-n lamë pas një vit jo pa mundime për të gjithë ne. Uroj që viti 2021 të sjell fat dhe mbarësi në familjet tuaja. Përzemërsisht nga unë Bekim Balaj”, – thotë sulmuesi kuqezi, ndërsa mesfushori Enis Çokaj uron që të gjithë t’i kthehemi jetës normale: “Dua të uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen gëzuar Vitin e ri! Shpresoj të jetë një vit sa më i mbarë për ju dhe familjet tuaja dhe shpresoj që pandemia të kalojë sa më shpejt e t’i kthehemi jetës normale. Gëzuar edhe një herë”, – thotë Çokaj.

Mesfushori tjetër kuqezi Lindon Selahi uron që viti 2021 të na rikthejë tifozët në stadium, ndërsa Aldi Doka, Marasha Kumbulla e Enea Mihaj shprehin urimin që të dalim sa më parë ky moment i vështirë.
Ndiqni videon më poshtë për të ndjekur urimet e futbollistëve të kombëtares:/Diaspora Shqiptare

Categories
Kulture Kuriozitete

Si trasmetohen brez pas brezi proverbat dhe ninullat arbëreshe…

Nicoletta Rosalbo nisur nga dëshira për të grupuar në një artikull të vetëm disa nga proverbat e njohura arbëreshe dhe ninulla në mënyrë që të zgjohet interesi për ata që nuk janë në dijeni të tyre dhe entuziazmin tek bashkëqytetarët ka përmbledhur proverba dhe vjersha arbëreshe.

Një pjesë e tyre ajo i ka marrë nga gjyshi saj Michele dhe shumë arbëreshë të tjerë që i kanë dëgjuar nga më të vjetrit transmetuar gojë pas goje.

SHPREHJE
Çë isht i bukur ki Katund (Sa i bukur është ky vend)

Kush ka derkun bën panund (kush ka derrin bën bukën me lyrë)

Kush ka një vashiel ma vër (kush ka një shishe verë)

Bën një bukur primaver (po kalon një verë të bukur)

Kush ka gjthse (kush ka gjithçka)

Ha, pi e veta fle (ha, pi e fle)
kush nëng ka mazgjë (kush nuk ka asgjë)

mangu ziari nëng i zë (nuk ndizet as zjarri)

Bia shi bia borë (shi, borë)

tata vata ka një horë (babi ka shkuar në një vend)

Bia shi bia lëng (bie shi supe)

tata vata Kastielfrëng (babai shkoi nëCastelfranco)

Cimbla cimbla mazulè (çikë pas çike)

hipan lart e bia prë dhe. (hipën sipër e bie poshtë)

Kikiriki manxhiami (kikiriki më ha)

ngreu nusa sa u di (ngreu nuse se u bë ditë)

Sa shëkanata beri gjeli (sa bukë ka bërë gjeli)

makaruna ka tiganieli. (makaronat në tigan)

Do malkonja kur venja Pan!

Hanja breqë e milingona (Më shumë do të haja zhaba dhe milingona)

Ish a mir vetm vera (Do ishte më mirë verë)

Çë më dedhi ma buzë pëdhërë. (do rrëzohem me fytyrë në tokë, i dehur).

PROVERBE

-Kët zeshë mucëka ku nëng arenë

-Gjaku nëng behat mai ujë​ (gjaku nuk bëhet ujë)

-Flit pak e gjegjë shumë​ (fol pak e dëgjo shumë)

-Gjuha pa ashët çian eshë​trat (gjuha kocka s’ka e kocka thyen)

-Adhé pleshë​ti ben kollan (edhe pleshti kollitet)

-Je gjah zoqi mbi drizat (Si zogjtë mbi driza)

-Ndami aratë​ ma çëkatin (ndajmë arrat nga qiqrat)

-Kushë nëng u lë ka shëpia nëng kët hinj (kush s’ka lindur në shtëpi nuk mund të hyjë)

-Fiala iota ka veshi Krishëtit (fjala jote në vesh të perëndisë)

-U leqiu bathët ka argoma (edhe fasulet kanë lindur në ujë)

-Barku plotë këmba lotë (këmbë balerine dhe barkun plot)

-Do të tatë e gjen të tëme (kërkon babane e gjen nënën)

-Kanjon sit pë bishëtin

-Kush ka buk nëng ka dhëmbë (kush ka bukë nuk ka dhëmbë)

-Kur kendonjan shumë gjela nëng behat mai dit (kur këndojnë shumë gjëla nuk lind dielli)

-Kur maçia lan veshin vien shiu (kur macja lëpin veshin bie shi)

-Lith mushkun kur do patruni (lidhet mushka ku e lidh i zoti)

-Luga di çë i ka poçia (luga e di çfarë ka tenxherja)

-Kët bëshë mucëkun sa ke grikan

-Më vraqa ma një fialë (më vrave me një fjalë)

-Pleshëti ka miallit ndihat mullënar (pleshti në miell ndihet mullar)

-Bën mir e gjen lik (bëj mirë e gjej keq)

-Kushë ka plëhë shëkrehan (kush ka pluhur shkrep)

-Nëng ka mangu sit të qer (nuk ka as sy për të qarë)

-Kush mbillan gjëmba nëng ktë ve cathur (kush mbjell gjemba nuk ecën zbathur)

-Nëng mba tre qiqëra ka barku (nuk mban dot tre qiqra në bark)

-Kush fle nëng zë liepura (kush fle nuk kap lepuj)

-Krishëti i bëri e dialli i kuqoqi (Zoti i bëri dhe dialli i mbuloi)/Diaspora Shqiptare

Categories
Kulture

Itali, Nxënësit e shkollës shqipe “Scanderbeg Parma” urojnë festat në shqip

Fëmijët e shkollës shqipe “Scanderbeg Parma” në Parma të Italisë kanë uruar festat e fundvitit nëpërmjet një video mesazhi.

Nxënësit e shkollë kanë kanë uruar në shqip nëpërmjet recitimeve dhe këngëve tradicionale të festave të fundvitit në Shqipëri,

Për shkak të pandemisë organizimet kanë qenë të vështira këtë vit, por urimet në shqip të nxënësve të shkollës “Skënderbeu” në Parma bëhen motivin për të pritur me shpresë vitin 2021./Diaspora Shqiptare

Categories
Kulture

Një urim “Viti i Ri”

Nga Dea Halimi

Në mes të dhomës ndrit i stolisur bredhi;

Drita të kuqe, të verdha, të kaltra, pamje ylberi.

Në secilën degëz nga një dhuratë…

Në mur ndrit Skënderbeu me shpatë!

Çastet e fundit të një viti ikin me furi.

Shkon viti i vjetër, tash fillon Vit i Ri.

I çelim dhuratat rreth bredhi me urime e dashuri,

Secili i uron tjetrit fat dhe lumturi.

Mbi tryezë ca letra të bukura me urime,

Me fjalë zgjedhura, me shumë hare e gëzime.

Njëri na dëshiron punë në udhë të dëlirë,

Tjetri na dëshiron dashuri e shëndet të mirë.

I Viti i Ri I

Urime, mami e dashur, të uroj dashuri.

Urime, babi, të uroj Vitin e Ri.

Urime, motër e vogël, të rritesh në lumturi.

Rreth bredhit me yll në maje plot dritë

Me një ëndërr në zemër, me një dëshirë

Me një etje të vetme, me fat të mirë.

Eja babadimër, me mjekër të bardhë,

Kërkojmë nga ti të na gëzosh me dhurata, me liri.

Etja babadimër dhe tinëz hy nëpër oxhak

E na lë te bredhi ndonjë dhuratë, or plak

E ik, ik, nis udhëtimin e ri nëpër botë,

ta përqafosh ndonjë fëmijë pa babë e nënë,

ik me dymbëdhjetë drerët e artë nën hënë

Gjithnjë i buzëqeshur dhe pa asnjë pikë lot.

Viti i Ri III

E kemi stolisur bredhin e gjelbër,me kujdes,

Me plot lule dëbore, me plot yje të zjarrtë;

udhën ia tregojnë babadimrit nga të vijë,

të na sjellë dhurata të shumta, plot një thes.

Ne të gëzuar, shprehim dëshira me dashuri.

Babai shikon nga dritaret. Dëshiron libër të ri.

Unë dua ta kryej vitin shkollor me sukses të mirë.

Mami qeshet, s`e thotë me zë ndonjë dëshirë.

Ja, shfaqet babadimri me dymbëdhjetë drerë

E tërheqin qiellit mes yjesh karrocën e artë.

Qielli i ngjan fushës së lulëzuar me yje të zjarrtë

Yjtë ndrisin dhe qielli i ngjet detit në verë./Botasot.info

error: Content is protected !!