Categories
Kulture

“Për të harruar një grua”, tregim nga Kadare

Po tani ç’të bëj, thashë me vete, duke vështruar me radhë flegrat e lagura, të mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derën, prej nga pak kohë më parë ajo kishte dalë, hirnoren e cigareve, me fjalët “Hotel Turizmi” anash.

Një copë herë u vërtita nëpër dhomë, gjersa këmbët më çuan pranë derës. Qëndrova pikërisht te vendi ku ajo më kishte përqafuar ndërsa dilte, me një përqafim që s’ishte as ndarje dhe as premtim për diçka më të mirë. Një përqafim i tillë te dera, pas një pasditeje të stuhishme, përfytyrohej, zakonisht, në sfond të dënesës, të pendimit për fjalët e ashpra dhe me buzë që synojnë drejt njëra-tjetrës për të falur gjithçka. Por asgjë e tillë s’kishte ndodhur. Unë i kisha mbajtur duart në xhepa, madje i kisha rrasur më thellë dhe, i ngrirë si dru, ndjeva buzët e saj te qafa dhe pastaj te cepi i gojës dhe prekjen e furishme të flokëve. Mundimshëm ndjeva nevojën ta përqafoja, sipas ritualit mijëvjeçar të mbarimit të grindjeve, por një gips mortor, i ikur nga kushedi ç’shtatore, s’më la të lëvizja.

S’isha penduar për asgjë. Isha vetëm i lodhur.

Në hirnore, dhjetëra bishtat e cigareve, të rënë njëri mbi tjetrin, si në një masakër (të sajtë si të vrarët e njërës palë, asaj pale që për t’u njohur mbante një rrip të kuq, dalloheshin vërtet nga shenja e të kuqit të buzëve), jepnin më mirë se çdo gjë atë që kishte ndodhur: furinë, shpjegimin e vështirë, fajësimet e ndërsjella që i kishim bërë njëri-tjetrit, lotët e pafund të saj. Sikur të kishte gjëkund një muze të hidhërimit, do ta kisha çuar atë hirnore.

Isha i lodhur. Gojën e kisha të hidhur. Doja të pushoja me çdo kusht. Me mosbesim vështrova shtratin, velenxën sipër tij dhe nënkresën. Vërtet shpresoja se mund të flija? Më erdhi të qeshja, kaq e pamundur m’u duk kjo.

Shushurima e shiut vinte që jashtë zbutëse. Duhej ta harroja me çdo kusht, ta nxirrja nga vetja ime atë grua. Por, së pari, duhej të nxirrja atë mbrëmje. Ishte gjëja më e ngutshme.

Duhej ta nxirrja atë grua, sepse gëzimet që më jepte ishin përherë më të pakta se mërzia.

E gjeta veten duke lëvizur nëpër ato pjesë të dhomës ku kishim lëvizur dhe ishim zhvendosur të dy gjatë atyre orëve të çmendura. Dhe përsëri hirnorja me bishtat e cigareve më mbajti në vend. E mora, e ktheva në pëllëmbë të dorës atë grusht bishtash, si të kisha përpara syve një gjë të pabesueshme. Të ftohura, të shkrumbuara vende-vende, ishin tani ato që pak më parë kishin qenë më afër se çdo gjë tjetër pranë fjalëve tona, frymëmarrjes së furishme, pendimit, dënesës.

Iu afrova dritares, shtyva flegrën dhe i flaka përjashta, në terr. Kështu hidhet hiri i të vdekurve, kur e lënë me testament, mendova. Duhej ta harroja patjetër atë grua.

Të përdorja gjithë mekanizmin e trurit tim për ta zhvlerësuar. Ta godisja nga pika të ndryshme, në mënyrë që, kur të vinte ora e harrimit, ta kisha të lehtë rrënimin e saj.

Kisha ende një keqardhje të fundit për këtë, por isha i bindur se s’kishte rrugë tjetër. Do të shtrihesha pas pak horizontalisht (e kisha vënë re se në atë qëndrim mendoja gjërat më shkatërruese) dhe do të filloja… Do t’i ndiente vallë buldozerët që larg, në shtratin ku, ashtu si unë, me siguri, nuk flinte?

Dhe, papritur, më shkrepi në kokë një mendim: e sikur ta shkruaja gjithë këtë? E shkruar, ndoshta kjo mbrëmje mund të nxirrej më lehtë nga vetja. Ta trupëzoja për ta vrarë më lehtësisht.

Ashtu do të bëja.

Për çudi, siç më ndodhte përherë në kësi rastesh, mendimi i të shkruarit më dha qetësi. Si avioni që e nxjerr trupin e vet nga zona e stuhisë, ajo ide, më shpejt se ç’e mendoja, më nxori nga gjendja delirante në një shtresë më të qetë, sipër furtunës.

Dhe më parë se ç’e prisja, fjeta.

E njoha Polin e Jugut që larg (dallohej shtypja, ashtu siç e kisha mësuar në gjeografinë e tetëvjeçares). Dëgjohej një goditje e mbytur veglash. Kur iu afrova edhe më, pashë se atë zhurmë e shkaktonin tre njerëz me shtat të shkurtër. Diçka po bënin me boshtin e tokës. Nuk u bezdisën aspak nga prania ime dhe vazhduan punën e tyre. Dukej si një riparim.

Nuk e di nëse i pyeta ç’bënin ashtu apo vetvetiu m’u bë e qartë: po bënin një ndreqje në bosht. Një ndryshim, me sa dukej, në shpejtësinë e rrotullimit. Prej kësaj do të sajoheshin ditë të ndryshme, jo njëzetekatërorëshe, si më parë, por tridhjetetetorëshe. Kurse netët do të ishin njëzetedyorëshe. Sipas studimeve dhe pyetësorëve të ndryshëm, paskësh qenë më mirë kështu. Kisha përshtypjen se diku kisha lexuar në shtyp për këtë gjë.

Desha t’i pyes: e kur do të fillonte ky kalendar i ri, por, s’di se pse, i pyeta për tjetër gjë: meqenëse merreshin me gjëra të tilla, me siguri, mund të zbërthenin nga bota copa të kohës.

Posi, u përgjigjën ata. Pra, e bënin edhe këtë dhe ndihej që s’e kishin të vështirë.

O Zot, sa e thjeshtë paskësh qenë ajo që dukej e pamundur: të shkulja nga vetja gjithë atë hidhërim.

U mundova t’ua shpjegoja, doja të hiqja nga vetja ime një ditë ose, më saktë, një mbrëmje të hidhur.

Ata qeshën.

Një mbrëmje? Po ne punojmë me copa të mëdha. Gjysma shekujsh, dekada, shumë-shumë, me vite. Kurse ditët janë vocërrima. Megjithatë (vështruan veglat e tyre), ndoshta me ato më të imëtat mund të kapim edhe ditët.

– Ku është ajo ditë? – pyeti njëri prej tyre.

– Si? – ia bëra unë.

– Dita që doni të shkëputni, në ju kuptova drejt. Ju doni ta hiqni atë dhe të lidhni prapë fijet, apo jo?

– Pikërisht.

– Atëherë, ku është ajo?

O Perëndi, s’më kujtohej asgjë. U mbyta në djersë, por koka sa vinte më bëhej më e turbullt.

– Në mos viti, së paku, koha, – tha ai.

Por mua s’më kujtohej asgjë. Dija vetëm që ishte e hidhur, tepër e hidhur.

– Po çka ndodhi atë ditë? Ndoshta, kjo ju kujtohet, – tha ai. – Ç’perandori është përmbysur, ç’tërmet ka rënë?

Vështruan njëri-tjetrin, kur e panë që s’përgjigjesha. Pastaj sytë e tyre të lodhur u kthyen diku anash, atje ku në një shtjellë të largët vërtiteshin, me sa dukej, ngadalshëm perandoritë e rrëzuara, themelitë e tërmeteve dhe skelete shekujsh. Vërtiteshin zymtas, të përshkuar nga vetëtima të ftohta.

Asgjë s’më kujtohej. Vetëm shija e hidhërimit, e pazbutshme, e patretshme.

Pastaj m’u duk se pashë diçka, një si trajtë fustani që e merrte era në një luhatje mortore.

– Një grua, – thashë. – Ishte aty, në atë ditë, një grua…

Ata qeshën, por ftohtë. Pastaj vështruan prapë veglat e tyre.

– Po të jetë ashtu, është e pamundur. Këto vegla s’bëjnë për atë gjë.

– Ma hiqni atë mbrëmje me atë grua, – ulërita.

U zgjova.

Zhurmërimi i shiut më kujtoi më parë se çdo gjë tjetër se ku ndodhesha.

Hotel. Dhe jashtë gjethnaja e rënë dhe kufomat e cigareve të masakruara, ku njëra palë mund të dallohej prej tjetrës nga rripi i kuq…

Ajo ishte aty pranë, disa hapa larg dhe, me siguri, ishte e paqetë dhe kishte makth, ngaqë, në një mënyrë ose në një tjetër, duhej të ndiente që unë përpiqesha ta varrosja.

1981

*Foto nga Bujar Hudhri

Marrë nga Exlibris.al

Categories
Histori Kulture Kuriozitete

Arbëreshët e Firmos në Piazza San Pietro më 1968-ën

Kostumet janë një “status simbol” i ambientit shoqëror dhe veshjet tradicionale dëshmojnë kulturën arbëreshe. Të skematizuara dhe të thjeshtësuara në përpunimin e tyre, ato i ofrojnë etnologut një fushë hulumtimi mbi veshjen e lashtë të arbëreshëve. Veshja e gruas ka paraqitur në historinë e popullit arbëresh një element të krenarisë gjatë momenteve më të errëta të historisë.

Arbëreshët në Firmo gjithmonë ka ruajtur me fanatizën kuturën, traditat dhe historinë. Ende sot në Firmo flitet në gjuhën shqipe. Në një intervistë muaj më parë kryetari i Komunës Giuseppe Bosco tregonte se një nga programet që kjo komunë ndjek në shërbim të ruajtjes së vlerave arbëreshe është vëmëndja ndaj muzikës arbëreshe, duke radhitur disa eksperienca interesante që nga krijimi i një grupi folklorik, kori, si dhe muzikante shumë të rëndësishëm që i kanë dhënë zë njohjes dhe përhapjes së pasurisë poetike dhe letrare të Firmos, duke e përshtatur në këngë.

Foto kortezi e Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro/Diaspora Shqiptare

Categories
Kulture

Horoskopi ditor, e hënë, 1 shkurt 2021

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje, e hënë, 1 shkurt 2021.

Dashi

Kjo ditë ju fton të bëni zgjedhjet më të mira pa u ngutur. Thuhet se nxitimi është këshillë e keqe dhe prandaj mos harroni se keni mjetet për të marrë kënaqësinë që meritoni, por mos u ngutni kohërave.

Demi

Do të jetë e mundur të fitoni një sfidë. Ndër të tjera, nga perspektiva e marrëdhënieve mund të ketë risi të rëndësishme.

Binjakët

Sigurisht që të gjithë kanë horoskopin e tyre, por nuk mund të përjashtohet që disa prej jush janë akoma në aktivitet të plotë për atë që ka ndodhur muajt e fundit. Këshilla është që të mos nervozoheni.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox tregon se do të jetë një e hënë e zbutur për ata që kanë përjetuar pasiguri në dashuri. Kjo javë ju fton t’i merrni gjërat me qetësi.

Luani

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se e vetmja gjë që nuk duhet të bëni këtë javë është të diskutoni ose mbase të mbyllni një derë dhe ta shtyni një person larg. Më mirë të qëndroni të qetë dhe të mos eksitoheni shumë.

Virgjëresha

Kjo ditë ji fton të jetoni në një mënyrë më të qetë të gjitha marrëdhëniet. Ju shpesh jeni të zënë dhe me shumë angazhime pune, por kjo nuk duhet t’ju largojë nga ndjenjat.

Peshorja

Horoskopi i Paolo Fox specifikon se nuk është koha për të shkundur gjërat, dhe kjo vlen si për ndjenjat ashtu edhe për punën. Përdorni ditën e nesërme për të pushuar dhe për të marrë frymë.

Akrepi

Këtë javë, yjet janë ende pak të diskutueshëm, veçanërisht me anëtarët e familjes dhe njerëzit përreth jush. Mundohuni të mos ngazëlleheni shumë se nuk do t’ju sjellë dobi.

Shigjetari

Kjo javë ndihmon të gjithë ata që duan të gjejnë qetësi shpirtërore. Kohët e fundit, nuk ka qenë e lehtë të flasësh për dashuri, por sigurohu që gjërat do të kthehen në vendin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Bricjapi

Horoskopi i Paolo Fox ju tregon se nëse ka pasur mosmarrëveshje të vogla që nga e enjtja, përpiquni të lini gjërat të ju rrëshqasin sepse është e vërtetë që në këto 24 orë jeni shumë i fortë por nervozizmi mund t’ju kufizojë.

Ujori

Ndonjëherë mendoni se nëse nuk do të kishit arritur një marrëveshje apo edhe një pakt dashurie, tani do të ishit më të lirë. Këshilla është që të përdorni ditët në vijim për të kuptuar se cilat janë gjërat që ju bëjnë më të lumtur.

Peshqit

Ajo që do të ndodhë këtë javë nuk duhet nënvlerësuar. Së pari, sepse Venusi është ende në shenjën tuaj, kështu që mund të merrni surpriza të këndshme ose të bëni zbulime të papritura. /k.k/noa.al/

Categories
Kulture

Horoskopi javor, nga 1 shkurt deri më 7 shkurt 2021

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për javën nga 1 shkurti deri më 7 shkurt 2021.

Dashuria dhe puna: këto janë temat që zakonisht na interesojnë më shumë: çfarë do të ndryshojë në ditët në vijim? A do të jenë yjet të favorshëm? Le të përpiqemi të zbulojmë me parashikimet e Paolo Fox

DASHI

Pesë yje për Dashin. Ka ardhur koha ta lini veten të përfshirë në dashuri si dhe ta lini të kaluarën pas jush. Bëni zgjedhjen e duhur dhe mos kini frikë sepse Venusi është kthyer në favor. Favorizohen takime të reja, qielli premton: marrëdhënia me ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit dhe Shigjetarit është e mirë dhe e fortë. Në punë, duhet të bëni zgjedhjet e duhura dhe të kërkoni zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Situata ekonomike duket më mirë, por mos harroni se po dilni nga 6 muaj shumë të vështirë. Rimëkëmbja është gati, por do të jeë e ngadaltë!

DEMI

Tre yje për Demin. Doni të dashuroni dhe madje edhe më të dyshimtët mezi presin të kënaqen me emocione të reja. Mos i nënvlerësoni miqësitë që lindin në këtë periudhë, veçanërisht nga e Premtja Venusi do të jetë i favorshëm. Muaji Shkurt do të bëjë që zemrat e të lindurve nën shenjën e Demit të rrahin më shpejt. Në punë, jo gjithçka mund të arrihet menjëherë: mund të keni disa vështirësi për të rinovuar një pajisje. Do të ketë një moment nervozizmi dhe tensioni në mes të javës, dhe do të duhet që të diskutoni për to!

BINJAKËT

Katër yje për Binjakët. Lajm i mirë për dashurinë: jeni duke kapërcyer fazën e vetmisë dhe situata po përmirësohet. Tani është koha për të përjetuar emocione të sinqerta, por përpiquni të mos mendoni shumë për ata që janë të vështirë për t’u arritur. Edhe nëse e dini, të lindurit nën shenjën e Binjakëve priren të shkojnë kundër rrjedhës dhe të duan të pamundurën. Në frontin e punës, mund të “shëroheni” dhe madje shumë. Kushdo që ka kapërcyer një problem parash duhet të rishikojë pak nga gjithçka, por tani duket se jeni shumë më i bindur për planet tuaja. Mundohuni të mos përfshiheni në diskutime të panevojshme dhe shumë polemika!

GAFORRJA

Katër yje për shenjën e Gaforres. Nuk ka më kundërshtime planetare dhe, së fundmi, pas dy vitesh situata sentimentale po përmirësohet. Tani ju jeni shumë më të predispozuar ndaj dashurisë. Në punë, lajmet e mira mund të kenë mbërritur, por shumë varet nga aktiviteti juaj profesional. Në kohë krize është më mirë të mbani punën që keni, por mund të ketë marrëveshje dhe mundësi të reja.

LUANI

Tre yje për Luanin. Ju dëshironi të jetoni dashurinë në një mënyrë të lirë, por ndoshta për këtë arsye ju mund ta lini veten të shkojë dhe të përfshiheni në histori që vlejnë shumë pak. Për shumë kjo është një periudhë prove, ka kaq shumë pengesa për të kapërcyer: përpiquni të mos prisni njerëz të pamundur. Në punë, nëse keni bërë zgjedhje të shtrenjta, është më mirë të bëni një hap prapa. Tani duhet të vendosni sepse mund të keni pasur një zhgënjim: mbase prisnit një përgjigje që, të paktën tani për tani, nuk ka mbërritur!

VIRGJËRESHA

Tre yje për shenjën e Virgjëreshës. Dukeni shumë larg dashurisë, duke luftuar me punën dhe problemet që duhen zgjidhur. Mundohuni të mos izoloheni dhe të vazhdoni një histori të lindur në janar. Hëna, ndër të tjera, do të jetë kundër fundjavës: diskutime do të keni! Në punë, një rënie e lehtë, gjatë javës. Disa kontrata duhet të rinovohen, ata që punojnë me partnerë ose bashkëpunëtorë ndihen pak të shfrytëzuar.

PESHORJA

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores. Muaji Shkurt parashikon mirë dashurinë me Venusin i cili fillon një tranzit të rëndësishëm. Dëshironi të ndryshoni jetën tuaj të dashurisë, të favorizoni takime dhe mundësi të reja. Në punë, zgjidhje të mira mund të vijnë: faza e rimëkëmbjes vazhdon dhe do të jetë edhe më e rëndësishme në javët e ardhshme. Për ata që synojnë të bëjnë biznes, nuk përjashtohet mundësia e rimbursimeve ose fitimeve shtesë.

AKREPI

Tre yje për shenjën e Akrepit. Në dashuri jeni gjithnjë e më nervozë dhe të zemëruar sepse mund të ketë qenë një zhgënjim. Për fat të mirë, megjithatë, ju jeni pasionant dhe kur takoni personin e duhur për ju, lëreni veten të shkojë, sidomos atëherë kur të jeni plot dyshime dhe mendime të dyta. Në punë, Jupiteri është kundër tij dhe na fton të jemi të kujdesshëm dhe të matur. Mos u nxitoni dhe mos bëni hapin më të gjatë: mos i beso ardhësit të parë sepse jo gjithçka është aq e lehtë për tu menaxhuar!

SHIGJETARI

Pesë yje për shenjën e Shigjetarit. Në këtë periudhë doni ta lini veten të shkojë në dashuri, pa hezitim. Ju dëshironi të riktheheni në lojë dhe të keni përvoja të reja: ka nga ata që do të kenë mundësinë të bëjnë njohje të rëndësishme. Në punë, ndryshimet po vijnë, mos i nënvlerësoni takimet e reja. Kjo është një periudhë e dobishme dhe e mirë për ata që punojnë në fushën krijuese, sepse së shpejti mund të zhvillohet një projekt i ri!

BRICJAPI

Pesë yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Marsi është në një aspekt të favorshëm dhe emocionet në dashuri sigurisht që nuk mungojnë. Mundohuni të jeni të kujdesshëm, sidomos nëse filloni një marrëdhënie të re: ndër të tjera, miqësitë e lindura në janar duhet të vazhdojnë. E premtja dhe e shtuna janë ditë sqarimi, veçanërisht nëse personi që doni është larg. Në punë, një rimëkëmbje është e mundur, por nga pikëpamja ekonomike situata nuk është e qartë. Kushtojini vëmendje marrëdhënieve me anëtarët ose bashkëpunëtorët, por mos u shqetësoni sepse sa më afër afrohet vera, aq më shpërblyese do të jetë kjo periudhë!

UJORI

Pesë yje për Ujorin. Dëshironi të bëni gjëra të reja dhe transgresive: shumë planetë janë në shenjën tuaj dhe ka një zbulim të vërtetë në proces. Ata që kanë qenë vetëm për vite tani mund të bëjnë një zgjedhje radikale, sepse mund të fillojnë një histori të rëndësishme dashurie. Horoskopi i Ujorit për këtë javë vjen me një forcë të madhe. Në punë, tani mund të ndryshoni kurs: intuita juaj do t’ju çojë të bëni kërkesa dhe propozime. Sidoqoftë, përpiquni të hiqni dorë nga ankthi dhe mos u kapni nga një nxitim. Jini të qetë dhe të kujdesshëm!

PESHQIT

Katër yje për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve. Ditët e rimëkëmbjes për dashurinë: muajt shkurt dhe mars do të jenë thelbësore për dashurinë. Takimet që bëhen tani vlen shumë dhe ata që janë përballur me një ndarje vuajnë, por shumë më pak. Mos i nënvlerësoni takimet e fundjavës. Shumë do ta kuptojnë se të duan, prandaj priten emocione të reja. Në punë, periudha është premtuese, por nëse jeni një punonjës në një kompani, mund të dëshironi të ndryshoni rolet. Vazhdoni dhe bëni kërkesat tuaja sepse nga 25 Shkurt e tutje, gjërat do të funksionojnë në favorin tuaj. Studentët gjithashtu favorizohen sepse rruga e duhur është ajo e inovacionit dhe iniciativës!/a.m/NOA.al

Categories
Kulture Kuriozitete

‘Të thashë, por nuk më dëgjove dhe ja…’, Lërini fëmijët të bëhen pis

Nga Lira Gjika/“Të thashë, por nuk dëgjove dhe ja tani.. shih si je bërë”. Këto fjalë shoqërrojnë çdo hap të “gabuar”, që bën fëmija, sidomos kur ka marrë një paralajmërim nga të rriturit. Për gjatë eksplorimit të mjedisit dhe të forcave të tij, fëmija shpesh herë, do të bëhet pis, do të rrëzohet e vritet.

Të rriturit pranë tij, duhet ta inkurajojnë, që të vazhdojë të eksplorojë dhe të mos ketë frikë. Të bërit “pis” tregon që fëmija nuk ka ndenjur, por ka luajtur e eksploruar. Dhe rrëzimet janë pjesë e rritjes, që ndihmojnë të fitohet kontrolli dhe kujdesi ndaj vetes. Ato nxitin zhdërvjelltësinë e trupit dhe të mendjes, për mbrojtjen dhe evitimin e dëmtimit dhe aksidenteve.

Pa këto eksperienca, që janë gjimnastika më e mirë për të fituar besimin te vetja, njeriu nuk do ja kishte dalë të eksploronte botën dhe të dilte në hapësirë. Janë këto frikra të vlerësuara drejtë në fëmijëri, që bëjnë të mundur të rriturin e suksesshëm dhe me vullnet e fantazi të shëndetëshme. Prindër, shmangeni këto shprehi jo cilësore, për rritjen e fëmijëve tuaj. Ata janë të “projektuar” për të ardhmen, përpiquni të jeni pjesë e progresit të tyre dhe jo pengesë./Living

Categories
Histori Personalitete

Suzana Hoxha: si më detyruan komunistët ta lë pianon dhe të vjel pambuk?

Suzana Hoxha, mësuesja e Liceut, autore e botimit të parë të Solfezhit që përfundoi si punëtore në arat e pambukut në Savër të Lushnjes. Pikërisht në atë kohë, kooperativistja e dalluar nga Lushnja “shoqja Lenka Çuko” erdhi në Tiranë në zyrat më të lartë të shtetit diktatorial për të drejtuar Shqipërinë. Ky ishte modeli komunist për zhvillimin e Shqipërisë

Nga Luljeta Progni

“… punoja në rrallim pambuku… punë që nuk e pata të vështirë ta mësoja sepse i kisha të shkathëta lëvizjet e gishtave prej pianos…” është një fjali e shkëputur nga rrëfimi i një gruajë të moshuar, Suzana Hoxha, për një kohë të vështirë të jetës së saj. Koha kur ishte internuar në Savër të Lushnjes. Kishte qenë mësuese Solfezhi në Liceun e Tiranës dhe për shkak të persekutimit të familjes, bashkë me dy motrat, nënën dhe babain, u dëbuan me forcë për në fshatin e Lushnjes, atje ku ishin ngujuar familjet e “armiqve të popullit”.

Suzana Hoxha dhe baraka e saj në internim në Saver

Fiks në atë kohë, kur Suzana u detyrua me dhunë të jetojë në internim në Savër e të vilte pambuk po me detyrim, një vjelëse e dalluar e pambukut, shoqja Lenka Çuko, u transferua në Tiranë dhe u emërua udhëheqëse në nivelin më të lartë të shtetit diktatorial. Janë dy fate paralele që e tregojnë ekzaktësisht historinë e Shqipërisë në shekullin që shkoi. Na tregon se pse Shqipëria është një vënd pa demokraci, ku koha e diktaturës ka lënë pasoja thuajse të pariparueshme, ku nuk ekziston liria e votës, ku elitat vijnë pikërisht si rezultat i vjedhjes së votës, na tregon pse në vendin tonë mungon tërësisht roli i intelektualëve në zhvillimin e shoqërisë. Do të tregojmë më poshtë udhëtimin e Suzanës nga Liceu drejt arave me pambuk dhe atë të shoqes Lenka nga arat me pambuk drejt zyrave më të larta të shtetit komunist, në Byronë politike dhe Komitetin Qendror.

Kur Suzana u dënua të jetojë në Savër të Lushnjes, e harroi përgjithmonë pianon dhe u përshtat me gjethet e pambukut. E motra, Handani, harroi fushat e tenisit, ku kishte ushtruar me pasion lojën elitare, si e para femër shqiptare në fushën e tenisit… më e vogla, Nermini harroi gjithashtu orët e bukura të mësimit në gjuhët e huaja për t’iu përshtatur gjithashtu pambukut, kanaleve me baltë në Savër të Lushnjes. Në një intervistë e realizuar në vitin 2013, nga gazetarja Ani Jaupaj, për gazetën Panorama, Suzana dhe dy motrat e saj, rrëfejnë historinë e dhimbshme dhe 30 vitet e internimit në Savër të Lushnjes.

Internimi

Ishte fundi i vitit 1959, kur një kamion me ngjyrë ushtarake, u shfaq para shtëpisë së Ali Begesë në Tiranë. Në bodrumin e asaj shtëpie, jetonte prej disa vitesh familja e Vehip Hoxhës, bankierit të shquar të Tiranës. Vehip Hoxha kishte qenë drejtor i Bankës së Shtetit në Tiranë. I shkolluar në Stamboll dhe njohës i 4 gjuhëve të huaja. Njihej edhe si një ndër mësuesit më të dashur në Gjirokastër.

Policët u lëshuan nga kamioni me furi në derën e shtëpisë dhe nisën të nxjerrin më forcë që andej, Vehipin, të shoqen Ane dhe tri vajzat, Handan, Suzana dhe Nermin Hoxha. Makina u ngarkua me leckat që familjes i kishin mbetur, për shkak të konfiskimit të të gjitha pronave. Më pas u nis për një rrugë të gjatë me destinacion një fshat të Lushnjes. Ishte fshati Savër, vendi ku ishin mbledhur familjet e armiqve të pushtetit popullor, si i cilësoi diktatori të gjithë intelektualët e Shqipërisë. Familja e Vehip Hoxhës po internohej për shumë arsye, e para se ishin ndër njerëzit më të pasur të Shqipërisë së asaj kohe, intelektualë gjtihashtu, por edhe për shkak se djali i Vehipit, Asafi ishte arratisur jashtë Shqipërisë. Arratia e Asafit do ta vështirësonte edhe më shumë jetën e Vehipit, bashkëshortes Ane dhe tri vajzave të tyre.

Vehip Hoxha kishte qenë drejtor bankë në Korçë, kur diktatori studionte në liceun francez të këtij qyteti. E kishte njohur diktatorin qysh kur ishte fëmijë sepse i kishte dhënë mësime të gjuhës. Edhe gjatë qëndrimit në Korçë e kishte mbështetiur pasi e kishte edhe njeri të fisit. Më pas, Vehip Hoxha ishte transferuar në Tiranë si nëpunës i lartë në Bankën Kombëtare.

Ishte një ndër familjet më të zhvilluara e më të pasura të kryeqytetit. Tri vajzat e Vehipit, merrnin privatisht mësime të gjuhëve të huaja, merrnin mësime private edhe në sport e muzikë. Handani ishte stërvitur qysh në fëmijëri në sportin e tenisit, mjaft i rrallë për kohën, madje sot pas 70 vitesh vazhdon të mbetet gjithashtu sport për një pjesë shumë të vogël të shoqërisë. Handani ishte e para femër shqiptare që e ushtroi këtë sport.

Suzana u diplomua në Lice në piano. Pas diplomimit nisi të punojë si profesore në Lice ku ia doli të realizojë librin e parë të mësimeve të solfezhit në Shqipëri. Ndërsa Nermini, më e vogla, kishte pasion gjuhët e huaja. E ka ushtruar gjithë jetën pasionin e saj për mësimdhënie në gjuhët e huaja, anglisht, frengjisht dhe rusisht. U jepte mësim falas, shumicën e kohës fshehurazi, fëmijëve kur ishte ende diktaturë. Pas rënies së diktaturës, kurset e gjuhëve të huaja u kthyen në burim të ardhurash. Familja Hoxha jetoi mes vështirësish në fshatin ku ishin internuar. Ndërkohë djali i familjes Asafi, kishte mbërritur në SHBA te daja i tij. “ Daja dërgonte letra të koduara dhe ne e kuptonim. Për shembull, njoftimi për mbërritjen e Asafit ishte: “Drita lindi djalë, është i shëndoshë”. Bashkë me copat e letrave na vinin edhe të holla, çka bënë që të mos e vuanim internimin njësoj si të tjerët, por të jetonim relativisht mirë. Me ato që kemi dëgjuar më vonë apo edhe në atë kohë për kampet e Tepelenës apo të Porto Palermos, themi se me siguri do të kishim vdekur”, rrëfen Suzana.

Pas shtatë vitesh në internim, Vehip Hoxha ndërroi jetë, atje në Savër. Katër gratë mbetën vetëm dhe vazhduan internimin deri në vitin 1990, kur u rrëzua diktatura komuniste. U kthyen në Tiranë dhe morën një apartament në një pallat që ishte ndërtuar mbi truallin ku kishte qenë vila e tyre në Tiranë. Në vitin 1994, e ëma e tri vazjave, Ane ndërroi jetë. Ndërkohë, vëllai Asafi, u kthye në Shqipëri për t’i takuar dhe vazhduan lidhjen e përhershme mes tyre. Suzana, Handani dhe Nermini nuk ndërtuan dot familje, kaluan gjithë jetën bashkë, një jetë pa rini, pa ëndrra, pa lumturi. Ishin të dënuara si të gjithë fëmijët e intelektualëve shqiptarë të viteve të para të diktaturës. Vr asja e baballarëve përmes plumbit, burgut apo internimit do të vazhdonte me fëmijët e dënuar pa arsim, të stigmatizuar, të përbuzur e të dhunuar. U dënuan për të punuar p.sh. si Suzana, me rrallimin e pambukut… është kaq ironike tek e dëgjon këtë shprehje: Punova në rrallim pambuku, punë që unë nuk e pata të vështirë, sepse i kisha të shkathëta lëvizjet e gishtave prej pianos….”.

Kur profesorja e Solfezhit po mësonte të vilte pambuk nëpër arat e Lushnjes, një kooperativiste e dalluar e fshatrave të këtij rrethi po shkëlqente në sytë e udhëheqjes. Lenka Çuko, ishte vjelësja e dalluar e duhanit në Lushnje. Merita e saj ishte se e vilte pambukun me dy duar dhe realizonte dyfishin e normës në krahasim me gratë e tjera. Falë këtij “suksesi” shoqja Lenka u emërua sekretare e parë e Komitetit të Partisë në Lushnje dhe më pas në vitin 1971, erdhi në Tiranë si anëtare e KQ dhe e Byrosë politike të PPSH-së. E gjitha kjo falë suksesit në arat e pambukut në Lushnje.

Mediat e kohës e cilësuan si një yll të ri të udhëheqjes dhe shkruan faqe te pafundme për nisjen e karrierës politike të shoqes Lenka në arat e pambukut. Vjelja e pambukut me dy duar do të ishte zanafilla e shkëlqimit në karrierë të shoqes Lenka. Është një nga ato historitë që dëshmojnë se si injoranca sundoi Shqipërinë përmes metodave komuniste të propagandës si kjo e “vjeljes me dy duar të pambukut”.

“Herën e parë, tregon Lenka Çuko, me ngjajti e vështirë vjelja e shpejtë, pasi për të mbledhur shumë pambuk duhej të mos shikonja përparësen, por të mësonja duart që prodhimi të shkonte në xhepin e caktuar. Dhe unë u mundova që të mos shikonja në xhep dhe të tejkaloja normën sa më shumë. Brenda një jave duke vjelë çdo ditë sipas metodës së Baslla Bagirovës, Lenka arriti të vjelë nga 25 kg që e kishte normën ditore, 45 kg pambuk. Por ajo nuk qëndroi me kaq, ajo u mundua që të arrijë deri në 60 kg pambuk brenda 8-orëshit, edhe këtij qëllimi, kooperativistja Lenka Çuko ia arriti me sukses”, shkruhet në revistën “Bujqësia Socialiste”. Tani mund të qeshësh me këtë propagandë të komunistëve, por e vërteta e dhimbshme është se shoqja Lenka dhe mijëra shoqe e shokë të saj nëpër Shqipëri, sunduan përmes injorancës të gjithë pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare. Vr anë e burgosën pa mëshirë breza të shumtë të elitës intelektuale shqiptare dhe instaluan përfundimisht injorancën në krye të vendit.

Kështu u shua shtresa e intelektualëve shqiptarë për t’u zëvëndësuar me vjelëse pambuku, çobanë, këpucarë e teneqexhinj. Ata drejtuan vendin për 50 vjet, më pas fëmijët e tyre që patën të drejtën e arsimit dhe gjithë privilegjet… ndërsa Suzana, Handani e Nermini e të tjerë fëmijë të profesorëve, doktorëve, juristëve, shkrimtarëve… intelektualëve të gjysmës së parë të shekullit që shkoi, jetuan deri në fund të përndjekur nga regjimi dhe sot fëmijët e tyre janë gjithashtu të përbuzur.

Ndaj dhe duket kaq normale, që pas 30 vitesh nga rënia e diktaturës ne na drejton Gramoz Ruçi, Spartak Braho, bijtë e etërve komunistë bashkë me modelet e tyre të reja që po e qeverisin Shqipërinë përmes korrupsionit, krimit e injorancës. Mjafton kaq për të kuptuar se sa larg Evropës jemi e do të vazhdojmë të jemi…/kujto.al

Categories
Kulture Kuriozitete

Për prindërit dhe mësuesit, 2 këshilla nga pediatrja Lira Gjika

Në këtë periudhë të vështirë të shkollës në kohë pandemia, mendimet janë të shumta dhe stresi është i madh. Për këtë arsye pediatrja Lira Gjika ka dhënë dy këshilla për t’i ardhur në ndihmë prindërve:

Për prindërit:

Dita e parë e “rrugës së pafund”.
Prindër, ju, që do të dërgoni fëmijën për herë të parë në shkollë, mbajani ju çantën. Të paktën ta lehtësoni nga një peshë, që mund të ndahet, pasi “peshën” më të madhe e ka në veten e tij dhe atë, duhet ta mbajë vetë. Tregojini, që frika është në fillim. Tregojini se po të kishte dëgjuar frikën, ai edhe sot nuk do të ecte. Por përkundrazi, besoi dëshirën e tij për të ecur si mami dhe babi. Ai apo ajo, lëvizi fillimisht duke u dridhur, duke u mbajtur, madje edhe duke u ulur e mos vazhduar më. Mirëpo, një gjë brenda vetes e ngrinte prapë dhe vazhdonte duke qeshur, po dhe duke qarë kur rrëzohej. E megjithatë nuk u tremb, u ngrit dhe vazhdoi.

Ajo që ishte më e bukura edhe pse qante e i dhembnin këmbët e duart, prap ngrihej, qeshte dhe ecte edhe më i sigurt, edhe më i mahnitur me veten e tij dhe nuk ndalej më. Po kështu do t’i ndodhë edhe në shkollën. Shpesh do të lodhet, do ndihet i pazoti, por do të vazhdojë, sepse mahnitja ka zënë vend brenda vetes së tij dhe e nxit të vazhdojë. E nxit të vazhdojë të zbulojë universe të rinj, si brenda vetes ashtu dhe përreth tij, por edhe të rizbulojë atë “gjënë” që e njeh, në një mënyrë tjetër. Shkolla është “dera e hyrjes e rrugës pa fund të mundësisë për të ditur”. Prindër! Thuajani këto fjalë fëmijëve tuaj, pasi kanë shumë nevojë për të pasur një mbështetje. Dhe mbështetje më të mirë se fjala e prindit nuk ka.

Për mësuesit:

Edhe pak ditë dhe fillon shkolla. Do të doja, t`u lutem mësuesve, që të jenë zemërgjerë me nxënë sit e tyre. Të mos shohin të metat apo t`u tregojnë ato, që kanë harruar apo, që nuk dinë, por t’u tregojnë , se edhe pse ka qenë një vit i vështirë me shumë ngjarje tronditëse, si tërmetet e përsëritura dhe pandemia e koronës, që i detyroi të ndërpresin mësimin në shkollë dhe ta zhvillojnë online, ata, nxënësit, me mundim, por ia dolën të realizojnë programin. Tregojini se edhe ju e patët të vështirë të realizonit mësimin me modelin e ri online. Felënderojini, që nuk u mërzitën, por e ndoqën mësimin edhe pse nuk ishte e lehtë.

Situata është përsëri e rënduar, por së bashku do t`ia dilni të bëni më të mirën. Mësues ju e keni zgjedhur këtë profesion dhe ju nuk mund të quheni të tillë e të ushtroni profesionin tuaj nëse nuk keni nxënësit. Prandaj mësues jini mirënjohës nxënësve dhe jepuni më të mirën e profesionit tuaj, atyre, nxënësve. Po e mbyll me një citat të një mësuesi të vjetër: “mësues i mirë, nuk është ai, që mbush kokën e nxënësit, por ai, që gjen boshllëkun në të dhe e nxit nxënësin të veprojë për ta pasuruar boshllëkun dhe për pasojë pasurohet mendja dhe shpirti./Living

Categories
Histori Kulture Kuriozitete Personalitete

Historia tragjike e njeriut më të zgjuar që ka parë bota

Konsiderohet njeriu më inteligjent në botë, me një mendje të mrekullueshme dhe një inteligjencë mes 250 dhe 300 pikëve. Uilliam Xhejms Sidis (William James Sidis) konsiderohej një makinë e vërtetë llogaritëse dhe gjeni i linguistikës, dikush nga i cili priteshin suksese të jashtëzakonshme falë inteligjencës që zotëronte.

Megjithatë, atij iu desh të përballej me problemin që e shoqëroi përgjatë rrugëtimit të jetës, duke e shpënë drejt vdekjes së parakohshme: trishtimin. Imagjinoni një fëmijë vetëm 18-muaj, që lexon “New York Times”, 8-vjeç fliste rrjedhshëm frëngjisht, gjermanisht, rusisht, turqisht dhe armenisht, duke dominuar latinishtja dhe natyrisht anglishtja, gjuha amtare. Imagjinoni një fëmijë 9-vjeçar, i cili arriti të krijojë një gjuhë të re të quajtur “vedergood”, e studiuar nga gjuhëtarët dhe e gjykuar si e plotë, e saktë dhe magjepsëse.

Uilliam Xhejms Sidis lindi në Nju Jork, më 1 prill 1898, djali i dy emigrantëve hebrenj nga Rusia. Për të është thënë e shkruar shumë, po siç ndodh rëndom në këto raste, për fat të keq, përfundon duke përzier trillimin me realitetin, ekzagjerime të dhënash e biografi të trilluara me penën e artistikes dhe bojën e fantazisë, kur në fakt pati një jetë të vështirë – megjithëse jashtëzakonisht interesante nga pikëpamja psikologjike. Dëshmitë dhe dokumentarët ilustrojnë elemente tejet të rëndësishëm, njëri në veçanti me rëndësi themelore: Uilliam Xh. Sidis nuk pati kurrë fëmijëri, nuk iu lejua të jetonte si fëmijë, pikërisht për shkak të inteligjencës së jashtëzakonshme. Kur ishte 9-vjeç u pranua në Universitetin e Harvardit, kurse një natë të acartë janari 1910, në moshën 12-vjeçare, ai mbajti leksionin e parë mbi dimensionin e katërt përpara shtypit dhe komunitetit shkencor të kohës. Prindrit, një psikolog i njohur rus dhe një nga mjeket më të rëndësishme të kohës, kishin një qëllim të qartë: dëshironin që ai të ishte gjeni, njeriu më i zgjuar në botë. Iu përkushtuan kultivimit të mendjes, duke lënë pas dore atë që ishte shumë më e rëndësishme: zemrën, ndjenjat e tij.

Gjenetika, prirja dhe një mjedis veçanërisht i favorshëm

Prindërit e Uilliamit kishin mendje brilante, një faktor i rëndësishëm gjenetik bazë e inteligjencës së lartë të zhvilluar tek djali i tyre. Qëllimi i çiftit për të ardhmen e fëmijës ishte njëherazi i qartë dhe i diskutueshëm: ata donin të trajnonin trurin e djalit që të bëhej gjeni. Përveç gjenetikës, favorizohej assesi edhe nga mjedisi rrethues, veçanërisht stimulues dhe i orientuar drejt një qëllimi specifik. I ati, Boris Sidis, përdori teknika të sofistikuara, përfshirë hipnozën, për të maksimizuar aftësitë dhe potencialin e të birit. E ëma la mjekësinë për t’iu përkushtuar edukimit, duke përdorur strategji risie në mësimdhënie. Sidoqoftë, nuk mund të mohohet se Uilliami ishte i prirur për të mësuar, edhe pse një aspekt i jetës e shënoi dhe e traumatizoi përgjithnjë: ekspozimet në publik dhe mediet.

Prindrit botonin raporte akademike për të dokumentuar përparimin e djalit. Shtypi, si dhe komuniteti shkencor, nuk e linin rehat. Gjatë kohës në Harvard, shtypi e përndoqi në kuptimin e vërtetë të fjalës. Pasi u diplomua shkëlqyeshëm, duke i lënë gojëhapur akademikët me teoritë e tij për dimensionin e katërt, u transferua në Universitetin e Hjustonit për të dhënë leksione matematike, ndërkohë që filloi të studionte për jurisprudencë. Ishte vetëm 16-vjeç, kur mendja i tha: “Mjaft”. Më pas, filloi ajo që ai vetë, e quajti pelegrinazhi drejt ferrit.

Pavarësisht inteligjencës, Uilliami nuk e përfundoi jurisprudencën, as ndonjë tjetër. Nuk ishte as 17-vjeç kur vendosi të rebelohej ndaj mjedisit akademik e eksperimental, që e detyruan të ndihej si kavie laboratori, i vëzhguar me lupë dhe i analizuar në çdo aspekt e mendim. Në vitin 1919, u arrestua për rekrutim të rinjsh dhe nisjen e një demonstratë komuniste, mirëpo falë ndikimit të prindërve dhe famën që kishte, u lirua menjëherë. Sidoqoftë, një gjë e tillë u përsërit, kur, për t’u mbrojtur nga prindrit dhe nga vetë shoqëria, ai nxiti një kryengritje të rinjsh kundër kapitalizmit dhe u tregua shumë arrogant para gjykatësve. U dënua me 2-vjet, duke marrë kështu atë që dëshironte aq shumë: vetminë dhe izolimin.

Pasi rifitoi lirinë, gjëja e parë që bëri Uilliam Xh. Sidis ishte të ndryshonte emrin. Dëshironte një jetë në hije, megjithatë si shtypi, ashtu edhe prindrit vazhduan ta gjurmonin, duke e detyruar të ndërmerrte një pelegrinazh në Shtetet e Bashkuara, kohë kur kërkoi punë sporadike dhe iu përkushtua asaj që dëshironte më shumë: të shkruarit. Botoi disa punime me pseudonime të ndryshme, shkroi libra mbi historinë e tij, por edhe mbi teoritë mbi vrimat e zeza. Sipas ekspertëve, mund të ketë dhjetëra libra të harruar që fshehin, prapa një identiteti të rremë, figurën e Uilljam Xh. Sidis.

Një fund i parakohshëm dhe në vetmi

Uilliam Xh. Sidis dashuroi vetëm një grua: Marta Folei, një aktiviste irlandeze, me të cilën pati një marrëdhënie komplekse dhe të trazuar. Fotografia e saj ishte e vetmja që ata gjetën midis rrobave, kur trupi i tij u gjet i pajetë, në një apartament të vogël në Boston, në vitin 1944, në moshën 46-vjeçare, nga një hemorragji cerebrale.

Uilliam Sidis i kaloi vitet e fundit, nga njëra gjykatë në tjetrën. Shtypit i pëlqente ta përkufizonte: “Fëmija i mrekullueshëm që nuk arriti asgjë, tani ngashërehet ndërsa punon magazinier”, “Njeriu më inteligjent në botë, bën një jetë të mjerueshme”, “Rrënohet gjeniu i matematikës dhe linguistikës”, “William J. Sidis u lodh së menduari”.

Nuk dihet nëse u lodh vërtet duke menduar, apo edhe së jetuari. Sidoqoftë, nga leximi i biografive del qartë se ai u lodh nga shoqëria, familja dhe mjedisi akademik që kishin pritshmëri shumë të mëdha, madje para se të lindte. Ai u lodh duke mos qenë në gjendje të ishte vetvetja dhe, kur kishte mundësi ta bënte, nuk mundi. Ishte ekspert i dimensionit të katërt dhe vrimave të zeza, por tema më e rëndësishme në jetë, arti i të mësuarit dhe të luftuarit për lumturinë e vet, gjithmonë i shpëtonte nga duart, nga këndvështrimi dhe nga zemra…

Uilliam Xhejms Sidis vazhdon të jetë njeriu më i zgjuar në botë deri më sot, me IQ-në më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Në vendin e dytë, gjejmë Terrence Tao, matematicieni i ri australian me IQ 225-230, i cili aktualisht jep mësim në universitetin e Los Anxhelosit.

Mbase në një cep të largët të botës mund të ekzistojë ndonjë fëmijë mendjehollë, ende i paidentifikuar, me inteligjencë ndoshta edhe më të lartë, mirëpo kjo nuk ka rëndësi, pasi shifrat mbeten shifra. Në raste të tilla, e rëndësishme është që këtyre fëmijëve t’u lejohet të kenë një fëmijëri të vërtetë, të gëzojnë lidhje të sigurta emocionale dhe një mjedis ku mund të përmbushen si njerëz që ndjekin dëshirat e tyre, në liri, pa presion. Pasi, siç kuptohet edhe nga historia, ndonjëherë inteligjenca e madhe, nuk është simptomë e lumturisë./Konica.al

Categories
Kulture Kuriozitete

Manipulues të vegjël: Bebet mësojnë se si të qeshin ëmbël për t’i kontrolluar të rriturit

Mendoni që u jeni më të dashurit në familje, sepse ju buzëqeshin? E keni gabim

Buzëqeshja e bebes mund t’i lumturojë prindërit aq sa për të harruar që janë të lodhur. Mirëpo, rrallë pyesim përse bebja qesh.

Shkencëtarët kanë bërë një hulumtim për të zbuluar cili është qëllimi i asaj buzëqeshjeje aq të ëmbël.

Hulumtimi unik ka treguar që bebet kanë shumë hile, shkruan RTL, përcjell Telegrafi.

Ata u përqendruan në qëllimin e ndërveprimeve dhe rezultatet treguan se bebet e rregullonin shumë mirë buzëqeshjen e tyre. Ata janë shumë të orientuar drejt qëllimit me kohën inteligjente.

Studiuesit përdorën një fëmijë robot për këtë eksperiment.

Roboti që qeshi në një kohë të rastësishme nuk arriti aq shumë ndjeshmëri sa kur qeshi me momente të zgjedhura saktësisht.

Rezulton se i porsalinduri është shumë i vetëdijshëm për atë që po bën. Qëllimi i tyre është që të bëjnë të buzëqeshë personin me të cilin bashkëveprojnë. Kështu që ata duan të provokojnë ndjenja të mira dhe një qëndrim pozitiv tek prindërit. /Telegrafi/

Categories
Kulture Kuriozitete

Shtëpia e njeriut më të pasur në botë, çfarë thjeshtësie…

Këto pamje janë të njërës nga shtëpitë e njeriut më të pasur në botë, Elon Musk.

Kjo shtëpi në Silicon Valley qëndron në mesin e pronave të tij, Musk e bleu këtë shtëpi shumë vite më parë.

Përfshirë në këtë shtëpi me mbi 20,000 metra katrorë është një bibliotekë 2-katëshe, teatër filmi dhe fushë tenisi.

Ai u bë njeriu më i pasur në botë, duke kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri./Kohajone

error: Content is protected !!