Categories
Art Kulture Personalitete

Lamtumirë Kujtim Gjonaj, regjisor i shquar, “Mjeshtër i Madh” – nga Keze Kozeta Zylo

Nga Keze Kozeta Zylo

Lamtumirë Kujtim Gjonaj regjisor i shquar, “Mjeshtër i Madh”!Lamtumire Bir i Mezhgoranit!Gazeta “Illyria”. Me lot në sy e pritëm lajmin e ndarjes nga kjo jetë të regjisorit të shquar Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”. Tronditës ishte e-maili që mora nga mikja ime, shkrimtarja e mirënjohur Laureta Petoshati e cila më ngushëllonte për vdekjen e Kujtim Gjonaj një figurë elitare e artit.

Mikja ime e penës nga Vlora e dinte mirë lidhjen tonë familjare pasi e dëgjoi nga goja e Kujtim Gjonaj kur moderoi promovimin e librave të mi në Muzeun Kombëtar në Tiranë para tri vjetesh i cili tha: “Ne jemi krenar që jemi nga oxhaku i Gjonajve në Mezhgoran të Tepelenës sonë”.

i u rrit në kryeqendrën shqiptare në Tiranë ardhur 6 muajsh nga Mezhgorani i Tepelenës. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me Kujtimin, përveçse të dashurohej me artin, sepse të kesh parë nga afër muzgun e mëndafshtë blu mezhgoranas, borën e bardhë majave si vello transparente e nuseve në ditën e dasmës, lulet e bardha të kumbullave me një vijëzim rozë anash si qëndismë paje, gurgullimën e përroit që derdhet si argjend në lumin Vjosa dhe ndërkohë të dëgjosh për luftrat, bëmat heroike, për Shkollën Shqipe dhe mësuesit e shumtë të saj që shpërndanin dritën e diturisë, për firmëtarin dhe avokatin e Pavarësisë Feim Bej Mezhgoranin; patjetër që diçka do të futet në rremba të gjakut dhe do të ngacmojë gjer në lulëzim marramendës një ditë.

Dhe ndodhi me Kujtim Gjonaj. Mjaft dokumentarë me figura nga më të ndritura historike dhe të artit kanë vlera të padiskutueshme, kanë shpirtin e një artisti me veshje të argjendtë poetike.Nuk e di sepse kam një ndjesi të ndaloje së pari tek filmi dokumentar me titullin “MARGARITA”, ku vetë emri i saj plot shkëlqim nuk e ka munduar fare për titullin, sepse çdo shkronjë ndriçon, bën dritë. Margarita është ikona e bukurisë femërore dhe e artit njëkohësisht. Binomi bukuri dhe art i kanë dhënë perëndeshën e frymezimit regjisorit për të sjellë për publikun këtë film të realizuar mjeshtërisht. Figura brilante e Margaritës, aktrimi i saj mahnitës me siguri në se do të jetonte në botën e lirë medoemos do të kishte tërhequr vëmendjen e Hollivudit…

Margarita edhe pse i ka kaluar të 80-at ajo qëndron si një hyjneshë e bukur dhe virtuoze në aktrim. Loja e saj aktoreske është siç thotë Bokaçio për poezinë se: “Sa më shumë ikin vitet, aq dhe më brilante bëhen tercinat e Dantes”. Vetë Margarita është POEZI!…Dokumentari për Çamërinë të titulluar “Endrra e Çamërise” duket sikur vjen nga lashtësia homerike, ku së bashku me skenaristin Enver Kushin trokasin fort në zemrat shqiptare, në ndërgjegjen kombëtare për zgjimin e saj, për Sulin, Prevezën, Paramithin e gjithë Çamërinë. Çamëria në këtë dokumentar me gjithë materialin e sjellë nga arkivat e ndryshme jepet e plotë është një frymëzim për brezat, është prush që qëndron i ndezur, është dëshmi në ninëzat e syrit çam…Ëndrra e Çamërisë duket sikur mbledh rreth oxhakut ne Ninat në fshatin e lindjes së Hasan Tahsinit, burrat e saj duke filluar me Hoxha Tahsin, poetin Bilal Xhaferri etj…

Me të drejtë filmi dokumentar është quajtur “Deti i diturisë”, ku Hoxha Tahsin nga rektori i Universistetit në Stamboll shkon dhe me studime në Universitetin e Sorbonës në Francë etj. Filmi dokumentar është një libër i dijes që të ngërthen pas ekranit dhe përsëri kërkon që të mos mbarojë aq shpejt… Eshtë populli çam i martirizuar, i dëbuar nga trojet që të sjellë pranë poetin Xhaferri me baladën çame i cili shkruan: “Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri/ Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote/ mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore/… Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri/ Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi…Lamtumirë, Çamëri” .

!Regjisori Gjonaj ka punuar në nje nga institucionet më të mëdha të artit kombëtar në Kinostudio dhe padyshim solli me atë pasion, profesionalizëm artin e bukur shqiptar. Të realizosh një sërë dokumentarësh filmik me figurat më të shquara historike do të thotë të bësh një punë voluminoze, cilësore të bredhësh gati fusha e male, shtete, dete e oqeane sepse e tillë është gjeografia e lëvizjes së shqiptarëve nëpë botë, nga historia, fati dhe vetja…Dokumentari filmik “Ditët e fundit të një luani” për Ali Pashë Tepelenën me skenar nga poetët e mirënjohur Petrit Ruka dhe Sadik Bejko është një kontribut tejet i vyer i regjisorit Gjonaj dhe shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”, është nje kontribut për të gjithë shikuesit e shumtë, sepse Ali Pashë Tepelena është burri që drodhi dhenë, është burri që i vuri kufirin tek thana hordhive turke që pas vdekjes së Gjergjit të Madh, është burri që ka tërhequr vëmendjen e më shumë historianëve dhe diplomatëve të huaj në histori për Shqipërinë… Ndonëse është e pamundur që t’i përmledhësh në një shkrim homazh të gjithë filmat dokumentarë që ka realizuar Gjonaj përsëri do të ishte e udhës së shenjtë të përmendnim Shenjtoren e Kombit shqiptar dhe të gjithë botës Nënën Terezë të sjellë nëpërmjet një dokumentari tejet special nga Gjonaj.

Sa herë që e transmetojmë në TV “Alba Life” në New York filmin dokumentar për Nënë Terezën shikues të shumtë na marrin dhe na kërkojnë që ta ritransmetojmë dhe ne shpesh here jua kemi realizuar dëshirën, sepse është një etje e tyre, është dashuri emigrantësh për kulturën, për figurat e shquara historike, ku mids tyre Nëna Terezë është pasaporta e identitetit, eshte mirësia e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Duke i parë të gjithë filmat dokumentarë nga regjisori Gjonaj dhe realizimet marramendëse të cilat janë histori sepse kanë brenda zjarrin, hirin dhe vullkanin e kohërave, sjellin zëra dhe jehona të maleve kryelartë, pohoj se kjo krijimtari përbën një pasuri që do të ruhet përjetësisht në shpirtin e popullit.

Eshtë një pasuri që të kujton regjisorin e famshëm hollivudian Steven Spielberg i cili thotë: “I’ve always wanted to tell a story about Lincoln. I saw a paternal father figure; I saw someone who was completely, stubbornly committed to his ideals, to his vision”, që përkthehet: “Unë kam dashur gjithmonë për të treguar një histori rreth Abraham Lincolnit. Unë pashë një figurë te babait. Unë pashë dikë që ishte i kompletuar dhe me kokëfortësi mbronte idealet, sipas vizionit të tij. Në dokumentarët me figurat më brilante të Kombit ai eksploroi me një perceptim të qartë intelektual, vizual, me një levizje të ndjeshme estetike dhe me nje shije të lartë elitare.Ai iku në moshën më të pjekur 74 vjec.Filmat dokumentarë dhe skenarët që ka realizuar e vendosin në piedestal të artit.

Ike Kujtim Gjonaj në përjetësinë e Parajsës atje ku e ka vendin raca juaj!Ngushëllime bashkëshortes suaj të bukur dhe fisnike zonjës Bukurije, djemve tuaj shembull dhe vajzës së mrekullueshme, ngushëllime nipërve që do ju mungosh aq shumë. Ngushëllime botës së artit dhe miqve të artit që I respektoje dhe I cmoje aq shumë!Lamtumirë mik dhe gjaku im i Gjonajve K U J T I M!Me lot në sy, unë, Qemali dhe vajzat, New York Krijimtaria e Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”Skenare: Këshilltarët, (1979), Ata ishin katër, (1977), Thirrja, (1976)Regjisor: Shëmbja e idhujve, (1995), Djemtë e Valiasit, (1984)Dokumentarë: Ali Pasha Tepelena, Faik Konica, Jeronim de Rada, Naim, Mother Teresa and Sulejman Pitarka, Margarita, Hasan Tahsini, Gjithcka per Kosoven, ( Ramush Haradinaj) 2015 “Saga e Dinejve( Abedin Dino dhe trashegimtaret) 2017 “I fundmi i Rilindasve ( Josif Bageri) 2018 ”/Konica.al

Categories
Kulture

Horoskopi ditor, e hënë, 1 Mars 2021

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje, e hënë, 1 Mars 2021. Përkthimi nga Noa.al

Dashi

Po kaloni një kohë të vështirë dhe doni të merrni konfirmim ose përgjigje. Mos insistoni shumë përndryshe rrezikoni ta bëni gjendjen tuaj edhe më të komplikuar dhe të vështirë.

Demi

Gjatë kësaj kohe mund të jetë më e përshtatshme të bëni një pushim për të reflektuar. Tani është e mundur të fillosh të mendosh për të ardhmen falë edhe ofertave dhe mundësive të reja.

Binjakët

Këto janë ditë të diskutueshme dhe të luhatshme, ju jeni të shqetësuar dhe në disa raste as nuk e dini pse. Por kini kujdes, mos i fajësoni ata që nuk meritojnë të trajtohen ashpër.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox tregon se duhet t’i kushtoni vëmendje gjysmës së dytë të marsit kur mund të jetë e nevojshme të përpiqeni të merrni më shumë garanci për të ardhmen tuaj

Luani

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se pranvera është një nga stinët tuaja të forcës, ka një rikuperim të mirë fizik dhe gjeni energji të shkëlqyeshme. Në punë, mund të vijnë mundësi të mira dhe së fundmi pas disa zhgënjimeve dhe kushteve të pafavorshme.

Virgjëresha

Gjendja juaj astrologjike përmirësohet. Javët e fundit kanë qenë të vështira, ato kanë krijuar disa hutime dhe ngadalësime që ju kanë shkaktuar shumë stres. Në dashuri, mund të jetë e nevojshme të keni një qëndrim tolerant dhe të durueshëm ndaj atyre që kanë qenë pranë jush për një kohë të gjatë dhe nuk mund të kuptojnë arsyet tuaja.

Peshorja

Horoskopi i Paolo Fox specifikon që duhet të sillni në të ardhmen tuaj vetëm njerëz dhe situata për të cilat jeni të sigurt. Është e kotë të investoni kohë dhe energji për t’u përpjekur t’i bëni të tjerët të lumtur, përpiquni të jeni edhe pak më të sinqertë me veten tuaj.

Akrepi

Ju mahnit misteri. Ju jeni një shenjë shumë e thellë dhe e zhytur në mendime. Kjo është edhe arsyeja pse ju jeni në gjendje të keni një vizion të plotë të gjërave dhe gjithmonë të gjeni anën pozitive edhe në situatat më të komplikuara.

Shigjetari

Javët e fundit kanë qenë të trazuara dhe të diskutueshme. Ju keni qenë shumë i ashpër ndaj atyre që abuzuan me durimin tuaj. Sot mund të keni akoma gjëra për të thënë.

Bricjapi

Horoskopi i Paolo Fox ju tregon se ka propozime që duhet t’i vlerësoni, nuk përjashtohet që të jeni të detyruar të bëni zgjedhje vendimtare, të bëni shkurtime që nuk do t’ju ​​lënë indiferentë.

Ujori

Ju jeni shpirtra të lirë dhe gjithashtu për këtë arsye duhet pak kohë për të lënë rrugën e vjetër për t’u përfshirë në kontekste të reja. Sidoqoftë, ajo që duhet të bëhet tani është të ndjekësh një ëndërr, por edhe të përpiqesh të bësh zgjedhje ekonomikisht të efektshme.

Peshqit

Hëna është në aspektin disonant, dhe gjithashtu për këtë arsye mund t’ju duhet të merreni me disa vonesa. Ju madje mund të punoni në zgjidhjen e një problemi në punë ose afrimin me dikë ose marrjen e një angazhimi për të ardhmen./Noa.al

Categories
Kulture

Horoskopi javor, prej 1 deri më 7 Mars 2021

Dashi

Puna.Paraqitni të gjitha projektet që nuk mund t’i bëni sot dhe përpiquni të përqendroheni vetëm në ato që do të jeni në gjendje të bëni . Do të jetë një mënyrë e mirë për të mos e harruar qëllimin dhe për të vazhduar prodhimin, pavarësisht nga gjithçka.

Dashuria-Çiftet do të duhet të pranojnë se kanë edhe disa vështirësi, veçanërisht në komunikim. Ekziston diçka e jashtme, e cila parandalon sinqeritetin e plotë. Veprimi do të duhet të ndërmerret para se të bëhet një problem serioz. Beqarët do kenë më shumë lehtësi, por sigurisht jo shpirtin e duhur për të filluar një lidhje. Do të jeni në gjendje të rivlerësoni disa njerëz në javët në vijim.

Financat.Gjatë javës mund të ketë një vonesë ose pengesë tjetër në marrjen e parave nga një vend tjetër.

Demi

Puna-Ju mund të mos keni më të mirën që dëshironi, por as nuk mund të ngarkoheni shumë me dështimin. Thjesht duhet të uleni, të përpiqeni të vlerësoni atë që keni në dispozicion.

Dashuria-Çiftet padyshim që do të jenë shumë pak të akorduar, por kjo nuk do të thotë që ata nuk do të jenë në gjendje të gjejnë një mes të pranueshëm gjithsesi. Do të duhet të ketë më shumë përpjekje nga ana juaj. Beqarët nuk do të marrin menjëherë atë që duan, gjithashtu sepse askush nuk do të jetë në gjendje të garantojë dashuri të qëndrueshme, pas dy takimeve të para, kështu që do të jetë e nevojshme të lidheni pak më shumë me realitetin.

Financat-Planet dhe pritshmëritë që keni për punët tuaja profesionale këtë javë ndoshta nuk do të kenë realizimin e pritur. Vështirësitë, kur ato paraqiten, do të lidhen me shfaqjen e rrethanave dhe pengesave të papritura në lidhje me njerëzit e tjerë në mjedisin tuaj profesional.Si rrjedhojë do të keni probleme me financat.

Binjakët

Puna-Nuk ka asnjë propozim të madh në horizont për ju, megjithatë ju nuk mund ta konsideroni as veten shumë fatkeq, pasi tashmë keni marrë mjaft prej tyre në këtë periudhë të fundit . Tani është koha për të shfrytëzuar idetë tuaja.

Dashuria-Ju keni lënë shumë situata të kalojnë duke mos u dhënë atyre peshën e duhur, këtë javë kështu që do të duhet të rikuperoheni dhe të përpiqeni të përballeni edhe me frikën që do t’ju shqetësonte më shumë nëse ato bëhen realitet.

Financat-Do të keni takime të rëndësishme biznesi ose familjare. Ju do të angazhoheni në raste që sjellin rezultate të rëndësishme ose ndryshime në jetën tuaj. Ata prej jush që janë të përfshirë në çështje gjyqësore do të jenë në gjendje të presin rezultate pozitive.

Gaforrja

Puna. Përveç aktiviteteve tuaja rutinë, ju mund të keni detyra shtesë për të mbuluar. Mos u dekurajoni dhe mos u përmbani, ju jeni mjaft të trajnuar dhe të aftë të rezistoni.

Dashuria. Kjo javë mund të jetë një mundësi e artë për ju që të çimentoni një lidhje ose të filloni një lidhje. Këto janë ditët e duhura për të lënë dashurinë të lulëzojë dhe për t’u përpjekur të shkëlqeni të ardhmen tuaj.

Financat. Gjatë këtyre shtatë ditëve, disa prej jush do të gëzohen ose do të përfitojnë nga paratë që do të merrni nga burime të ndryshme.

Luani

Puna-Mos u tregoni shumë nxitës nëse një person nuk dëshiron t’i marrë seriozisht propozimet tuaja. Mundohuni të kapërceni pengesën dhe të tregoni veten në një mënyrë tjetër. Do t’ju duhet kohë dhe pak më shumë durim.

Dashuria-Mundohuni të mos jeni shumë të ashpër ndaj njerëzve që doni dhe që mund të kenë bërë disa gabime të vogla në gjykim. Nëse jeni gjithashtu pjesë e një çifti, duhet të bëni të njëjtin angazhim si partneri juaj dhe të pranoni gabimet tuaja.

Financat-Këtë javë, ju mund të habiteni nga paratë ose një ofertë nga dikush jashtë shtëpisë tuaj.

Virgjëresha

Puna- Mundohuni të merrni momente të gjitha për veten tuaj, por jo të relaksoheni. Në fakt, do të duhet të mbledhësh ide dhe të jesh gati për hapin tjetër. Mbajtja e përqendrimit tuaj të lartë do t’ju ndihmojë të jeni të përgjegjshëm.

Dashuria-Ju po jetoni këto ditë në një mënyrë të vrullshme, kështu që kjo javë do t’ju shërbejë për të vlerësuar pak situatën. Ju ende mund të relaksoheni dhe të rregulloni disa detaje të vogla, veçanërisht në situatën tuaj sentimentale.

Financat-Kjo javë do të jetë financiarisht e favorshme, pasi do të ketë mundësi të ndryshme për të ardhura shtesë. Do të jeni në gjendje të rikuperoheni nga humbjet emocionale, materiale ose financiare.

Peshorja

Puna-Nëse keni ide, përpiquni t’i paraqitni ato dhe t’i vini në praktikë. Kjo është java e duhur për t’u zënë , sepse në këtë mënyrë ju gjithashtu mund të shpërqendroni veten nga situatat e tjera që ju rëndojnë dhe ju bëjnë të mendoni shumë.

Dashuria-Keni menduar gjatë për mundësinë për të ndryshuar diçka në jetën tuaj të dashurisë që mbase nuk ju kënaq më. Kjo mund të jetë java kur merrni vendimin përfundimtar dhe më në fund mund të filloni një rrugë të re.

Financat-Këtë javë do të ndani para për të blerë sende personale ose rroba për të rinovuar veshjet tuaja për sezonin e pranverës. Do të angazhoheni në dokumente të ndryshme financiare dhe dokumente, të cilat mund të kërkojnë kontakte me specialistë, një avokat, një llogaritar ose një institucion.

Akrepi

Puna-Çdo luftë që keni këtë javë do t’ju ndihmojë të kuptoni se sa larg mund të shkoni me kundërshtarët tuaj, ose me njerëzit që duhet të bashkëpunojnë me ju. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të jeni me të vërtetë konstruktiv.

Dashuria-Jeni mësuar mjaft me argumentet dhe gjithashtu me keqkuptimet që shpesh mund të ekzistojnë midis njerëzve që doni. Sidoqoftë këtë javë duhet t’i shmangni me të vërtetë, sepse nuk do të jeni në gjendje t’i trajtoni siç duhet.

FinancatGjatë kësaj jave, jini të kujdesshëm kur negocioni ose nënshkruani dokumente financiare, përfshirë edhe nëse angazhimet tuaja të punës kanë të bëjnë me këtë.

Shigjetari

Puna-Nëse nuk keni besim të mjaftueshëm tek një koleg për të kërkuar ndihmë, atëherë përpiquni të studioni dhe informoheni më shumë . Sidoqoftë, keni pak kohë në dispozicion, prandaj merrni parasysh të gjitha opsionet tani.

Dashuria

Ju mund të mos ndjeni nevojën për të komunikuar ndjenjat tuaja me njerëz të tjerë, megjithatë këtë javë do të jetë më mirë të shpreheni plotësisht ndaj njerëzve që thoni se i doni, sepse ata do të kujdesen shumë!

Financat-Gjatë kësaj jave, shumë do të diskutojnë, planifikojnë ose organizojnë një udhëtim që do ta realizojnë më vonë. Ky udhëtim ndoshta do të ketë nevojë për përgatitje më të mirë, siguri financiare, dokumente dhe më shumë.

Bricjapi

Puna-Aktivitetet tuaja mund të duken shumë kërkuese, të ndryshme nga ato që keni bërë deri para disa muajsh. Mund të jetë përshtypja apo realiteti juaj, megjithatë është mirë të hetoni sa më shpejt të jetë e mundur.

Dashuria.Nëse qëndroni në mendimet tuaja, mund të krijoni një mur midis jush dhe njerëzve që thoni se i doni. Në fakt, kokëfortësia kurrë nuk shkon së bashku me ndjenjat e dashurisë që nuk mund të jenë të njëanshme.

Financat-Gjatë javës do të ketë një shqetësim të shkurtër në lidhje me një dokument financiar, me pagesë të vonuar ose të humbur.

Ujori

Puna-Ju jeni më tepër të përqendruar në qëllimin tuaj, të zhytur plotësisht në fantazi që përzihen me realitetin. Këta të fundit do të duhet t’i jepni një peshë më të madhe , për të kuptuar se do të duhet të bëhet.

DashuriaMundohuni t’ua bëni të qarta qëllimet tuaja disa njerëzve këtë javë, veçanërisht atyre që mund të kenë keqkuptuar disa nga qëndrimet tuaja të mira.

Financat-Nëse keni lindur nën shenjën e Ujorit, kjo javë do të jetë e rëndësishme për ju, pasi do të duhet të zhvilloni plane financiare personale ose familjare ose projekte biznesi në një drejtim të favorshëm për ju. Ju do të keni biseda të ndryshme, kryesisht me njerëz nga familja juaj, në lidhje me sigurimin e të ardhurave tuaja aktuale dhe të ardhshme.

Peshqit

Puna-Ju do të jeni në gjendje të përfundoni gjithçka, me pak shpikje . Ju do të duhet të lundroni midis shumë çështjeve delikate, por do të ketë disa pika fikse që nuk do t’i prekni, nga frika e ndryshimit të ekuilibrit.

DashuriaKëtë javë do të jetë më mirë të mos lidheni shumë me të kaluarën, pasi mund të shkaktojë kërdi në marrëdhënie të reja ose ndjenja të reja që po përjetohen. Më mirë të lini kohën që ka qenë atje ku është, pa u përpjekur ta riktheni.

Financat-Gjatë javës do të keni mundësinë të rregulloni pagesa ose dokumente financiare që janë të rëndësishme për familjen tuaj.Është e mundur që disa nga familja juaj të gëzojnë të ardhura shtesë ose një punë më të paguar./Tirananews.al

Categories
Histori Kulture Kuriozitete Personalitete

Vlora e vitit 1914: fotografia e Edith Durhamit dhe “legjenda”

“Mbretëresha e maleve” nderohet ende nga shqiptarët. Edith Durham, e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX, mes shumë studimesh e fotografish realizuar nëpër Shqipëri, në qytetin bregdetar të jugut ka shkrepur këtë moment:

“NË TREGUN E VLORËS, QYTETIT TË VJETËR SHQIPTAR, AQ TË DËSHIRUAR NGA ITALIANËT

Vlora është një qytet i qetë i tregtar për bujqësinë e malësorëve të jugut, të cilët janë të pasur me vaj ulliri, misër dhe pambuk. Por Vlora ka një port të mrekullueshëm që ruhet nga ishulli dhe është porti më i afërt me Italinë, nga portet detare shqiptare. I pajisur siç duhet, mund të mbyllë Adriatikun për të gjitha rrugët tregtare, prandaj italianët do të donin ta mbanin.

Fotografia: M. Edith Durham”/Th.M/Konica

Categories
Histori Kulture Kuriozitete

Tradita e pazakontë e mikeshave të nuses arbëreshe

Një traditë e pazakontë zbatohej nga mikeshat e nuses arbëreshe para martese në Lungro, Kalabri.

Para se një vajzë arbëreshe të martohej, mikeshat e nuses së ardhshme duhet të lanin kokën me verë. Kjo traditë u dokumentua në gjysmën e dytë të shekullit XIX kur një studiues merr pjesë në një martesë në një vend arbëresh. Ai përshkruan në detaje të gjitha fazat e ceremonisë.

Tradita e cila i bëri më shumë përshtypje dhe e shkroi në shkrimimin e tij, ishte se miqtë e nuses së ardhshme lanin kokën me verë dhe pastaj vazhdojnë të stilojnë gërshetat me fjongo të bardhë.

Në këtë foto janë tri vajza nga Lungro të veshura me kostume tradicionale./KultPlus

Categories
Kulture

‘Nuk dua të më adhurojnë për buzëqeshjen por të vlerësojnë drejtë cilësitë e mija dhe karakterin tim’

Anneliese Marie Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt am Main dhe vdiq në fillim të muajit mars të vitit 1945 në KZ Bergen-Belsen.

Ishte me prejardhje gjermane-hebreje, që ishte fshehur me familjen e saj në Amsterdam, në kohën nacionaliste, por që nuk arriti t’i shpëtonte vd ekjes para mbarimit të luftës.

Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes.

KultPlus ju sjell një paragraf të shkëputur nga Ditari i Anne Frank.

“Dëshiroj që një herë, të paktën një natë, disa ditë, një javë, të jetoj në atë mënyrë, pa halle dhe e gëzuar, por ama në fund të kësaj jave, do të kisha falenderuar të parin njeri që do ta takoja dhe që do të më fliste seriozisht. Nuk dua admironjës, por shokë, nuk dua të më adhurojnë për buzëqeshjen ose për shakatë e mia, por të vlerësojnë drej cilësitë e mija dhe karakterin tim. E di mirë se kështu do të zvogëlohet shumë numri i njerëzve që më rrethojnë. Po s’ka gjë, më mjaftojnë vetëm pak njerëz, veçse njerëz të vërtetë, të drejtë!”/KultPlus

Categories
Kulture

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

“Nomadland” dhe “Borat”, ishin fituesit më të mëdhenj të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, që i gjeti pjesën më të madhe të aktorëve duke komunikuar virtualisht nga shtëpitë e tyre.

Filmi “Nomadland”, interpretuar nga Frances McDormand, e cila portretizon një grua të pastrehë duke udhëtuar në Amerikën Perëndimore, fitoi çmimin “drama më e mirë”.

Ashtu siç pritej, ky ishte viti i grave pasi Chloé Zhao u shpall regjisorja me e mirë, duke u kthyer në gruan e dytë që fiton këtë çmim në historinë e Golden Globes, pas Barbara Streisand më 1983.

“Së pari, faleminderit kolegëve të mi të nominuar për filmat tuaj të bukur “, tha Zhao në fjalimin e saj të pranimit virtual. “Jam pa fjalë.”

“Shikoni, Nomadland në thelbin e saj, për mua, është një pelegrinazh përmes pikëllimit dhe shërimit,” tha Zhao. “Pra, për të gjithë ata që kanë kaluar këtë udhëtim të vështirë dhe të bukur në një moment të jetës së tyre, kjo është për ju. “

Filmi Borat, vazhdim i projektit tejet të suksesshëm Borat më 2006, është shpallur filmi më i mirë në kategorinë e komedisë.

“Faleminderit për këtë juri krejtësisht të bardhë hollivudiane”, ka thënë aktori Sacha Baron Cohen teksa ka pranuar çmimin, duke iu referuar ekipit që ka votuar për aktorët dhe filmat, brenda të cilit nuk ka asnjë anëtar me ngjyrë.

Sa u përket kategorive televizive, seriali The Crown ka qenë fitues i madh, duke fituar katër çmime në total. Josh O’Connor dhe Emma Corrin, u shpërblyen për rolet e tyre në serial si Princi Charles dhe Princesha Diana,.

“Golden Globes” është ngjarja e parë e madhe filmike, që nis sezonën e ndarjes së çmimeve për aktorë dhe filma, dhe shpesh ky organizim është tregues se edhe për çmimet “Oscar”./Oranews.tv

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Një jetë në shërbim të Durrësit dhe durrsakëve, Kostandin Korreta inxhinieri dhe qytetari idealist

Nga Bujar Qesja

Vlerat e qytetarisë durrsake janë të tilla, që shkrimet për të nuk kanë të sosur. Këtë e kupton kur sapo mbaron një krijim kushtuar atyre, aq ndjen se ke prekur vetëm sipërfaqen. Këtë përfundim ma jep puna aktive dhe itensive, në shërbim të qytetit tim të vendlindjes. Personazhet e merituara të Durrësit, në profesione dhe misione të ndryshme, janë “viktimë” e heshtjes së tyre. Është e saktë ajo që flitet apo thuhet për durrsakët: nuk duan të duken, nuk i pëlqejnë lavdet, brenda tyre noton ndjenja e kryerjes së detyrës dhe shlyerjes së detyrimeve ndaj qytetit të tyre. Ato jo rrallë i zbulon edhe rastësia, por vigjilenca e jonë është e gatshme ti zbulojë ato dhe të gatitet me shpejtësi për të bërë shkrimin e rradhës.

Kështu ndodhi edhe me intelektualin e njohur Kostandin Korreta. Pa dashur të prek në thellësi jetën dhe biografinë e tij, pasi duhet kohë, mjaft kohë, por të paktën të flas diçka, e koha të mos t’i harrojë. Përballë Nish Gomës së Vjetër, në afërsi të dyqanit të famshëm të Kadri Ngjelës, qendron në rehatinë e tij një intelektual i njohur. Quhet Kostandin Korreta, ose Koçi. Kisha kohë pa e parë. Jemi që të dy të lagjes së hershme nr. 4 dhe të rrugës “Nail Kondi”. Koçi është i datëlindjes 15 qershor 1937 dhe për pak javë mbush 84 vite jetë. Njeri i qetë, paksa i heshtur. Flet ngadalë, por saktë. Nuk bëhet fjalë për modele, por përfaqëson atë shtresë të avancuar të shkollimit, që është ndikuese në formatimin e qytetarisë konkuruese durrsake.

Jeton i vetëm dhe si familje të stërmadhe ka Durrësin dhe durrsakët. Është cënuar dukshëm fizikisht, pasi mbështetet fort mbi një patericë. Ecja e tij është pak e mundimshme, por kjo nuk e pengon Koç Korretën të shpërndajë buzëqëshje me të tijët. Nuk e kisha mëndjen, teksa po kaloja një ditë shumë pranë tij dhe dëgjova një zë të butë, si vetë ëmbëlsia e shpirtit që po e çfaqte.

-Hë Bujar si je. Kalon pranë dhe nuk na përshëndet. Por Koç Korreta nuk ka ndërmënd ti harrojë durrsakët e tij, me të cilët e lidhi jeta e përbashkët qytetare.

Dhe fytyra e tij mori ngjyrat e pranverës dhe u çel si sythet e pemëve të marsit.

E kuptova që ishte humor, por ndala dhe u përshëndetëm përmallshëm. Korreta u ngrit dhe patericat e tij m’u dukën si një skelë gjigande, ku mbështetej tërë biografia e tij dhe e Korretëve të fisëm të Durrësit.

Duke qenë në mjedis të hapur, i fola mikut të nderuar që më shoqëronte, Besnik Çela. Fotoja nuk kishte si të më dilte siç e doja, por e fiksova siç e mendova këtë burrë të shtruar, këtë zotni të një inteligjence të sprovuar, këtë njeri që me atë moral që zotëronte, me siguri do ti vendoste të tjerë kufij moshës së tij të rënduar. Është 84 vjeç.

Nxita pak memorien e këtij zotnije të nderuar, për të më kujtuar punët e tij dhe foton tonë ta vendosja si ilustrim i disa shënimeve të marra me “vrap”, por që është mbresë dhe kujtim. Korretët janë vendosur hershëm në mesin e lagjes 4 dhe si një presidium nderi i qendrojnë rrugës “Nail Kondi”. I kam njohur të dy vëllezërit Korreta, Koçin dhe Orestin dhe familjet e tyre tërë nur e dritë. Me Koç Korretën na lidhi edhe angazhimi prej 20 vitesh në shoqatën aq të përmallshme me emrin e shpirtërave tanë ”Durrësi”. Ishte koha kur zotërinjtë me mjekërr të Durrësit, aq autoritarë dhe të njerëzishëm ishin pjesë aktive e kësaj shoqate.

Nxitur nga dëshira e mirë po cek disa prej tyre, absolutisht i bindur se i rradhita pa harruar ndonjërin. Kujtoj këtu zotërinjtë tanë të artë si Dhimitraq Gogën, Salvator Sotirin, Spiro Urumin, Koçi Moisiun, Raq Manushin, Halil Myderrizin, Ali Sulën, Danish Bebeziqin, Matish Gjelucin, Nikolla Jorgonin, Ilia Toçin, Osman Kalaja, Agim Shehun, Refik Kajsiu, Dilaver Cara, Polikseni Dushnikun (Koçi), Ferid Korrën, Selami Dakolin etj. etj. Në këtë prerje qendron edhe Kostandin Korreta ynë, intelektuali elegant, steka e ngritur e qytetarisë durrsake.

Mbaroi studimet për inxhinjer kimist në Çekosllovaki dhe më saktë në pjesën e Sllovakisë në vitin 1961. Pas studimeve Koç Korretën e shikojmë në pozicionin e kryeinxhinjerit në ndërmarjet ushqimore në Berat dhe Skrapar. Pesë vite qendroi këtu, pasi Durrësi në 1966-tën e tërhoqi me shpejtësi djalin e tij. Përqëndrohet në të njohurën Ndërmarrje Industriale lokale e Prodhimeve (NIL) dhe më vonë u emërtua Ndërmarrja Shtetërore Ushqimore (NSHU) . Kreu detyrën e shefit të laboratorit dhe kohë të konsiderueshme iu kushtua edhe detyrës së kryeinxhinjerit.

Ndërmarrja e NIL Prodhimeve ndahet në katër degëzime: UEM, URT, NISH Kimike dhe N: Ushqimore. Koçi nuk lëvizi nga ushqimorja e hershme. Me fillim e viteve 90-të përvoja e tij kaloi në fabrikën e duhan cigareve, gjithnjë në detyrën e kryeinxhinjerit. Fabrika e Bukës në vitin 1994 drejtohet nga Koç Korreta. Periudha 1966-2000, Korreta emërohet këshilltar i kryetarit të Bashkisë Arqile Gorea, duke krijuar zyrën e zhvillimit teknik.

Korrekt si ai, serioz dhe i saktë si ai, profesionist dhe inisiator si ai, intelektual dhe qytetar si ai. Shumë i njohur dhe nderi ynë. Sa kohë që njerëzit të vlerësojnë dhe të heqin kapelen, s’kishte vlerë ta pyesja të mirin tonë për vlerësimet që mund ti jenë dhënë në punë. Nderi i qytetarisë durrsake, është një titull moral, me shumë shpirt dhe zemër brenda, me shumë përgjegjësi dhe emocion brenda, me shumë dëshira dhe entuziazëm brenda. Me shumë, e shumë…..Dhe kjo i takon këtij njeriu që nuk duhet t’ia harrojm e meritat, paçka se duket sikur ka hapur krahun dhe mbështetet në themelet e forta të një paterice të florinjtë.

Pasi e fiksoi mirë bindjen time, për t’iu përkushtuar në një material kësisoj, Korreta bëri një ndërhyrje të tillë që më befasoi. Krahas shumë epiteteve që i kam vendosur, nuk kisha pas kësaj që më sygjeroi të shtoja edhe të tjera: si mirnjohës, shumë realist, shpirtmadh, me një zemër sa katër dritare.

-Do të sygjeroja Bujar të shkruash për Hysen Ballhysën, këtij kuadri dhe intelektuali që Durrësi dhe durrsakët i detyrohen shumë. Njeri me cilësi të rralla, që qante për durrsakët. Në zemrën e tij, ai i kishte ulur të gjithë dhe i donte po kaq. Nuk harroj kur më thonte:

-Koçi duhet të vrasim mëndjen, se si të hapim vënde të reja pune dhe të sistemojmë fëmijët e durrsakëve tanë. Ne i duam ata dhe ato shpresojnë shumë tek ne.

Më tregoj diçka tjetër, që mendoj se do të jetë objekt i një shkrimi, kushtuar një emri shumë të njohur, një kuadri historik dhe që ende vazhdon të lakohet për të mirë nga durrsakët, të një inlektuali dhe drejtuesi të mirfilltë me emrin Hysen Ballhysa.

Me Koçi Korretën kujtuam edhe gazetarin e njohur të sporteve, me emrin emblematik Prokop Korreta. Çfarë burri! Çfarë profesionisti! Vdiq herët, kur unë sapo fillova ti jepja dorën. I takon plejadës së mjeshtrave të lapsit shqiptar të sporteve.

Kostandin Korreta! Plaku i kërrusur nga pesha e viteve dhe nga barra e rëndë e jetës, të një jete që i jep nderin dhe kryelartësinë që të mbahet me të mira, për atë çka dhënë dhe për atë çka është.

Një 84 vjeçar del për çdo mëngjes nga shtëpia, i qetë, duke hedhur me kujdes dhe i sigurtë hapat e rrugëtimit tek kafeja më e afërt. Planifikon deri në detaje kohën ditore. Kurrë nuk mendon se është i vetëm. Pranë ka kujtimet e një jete të ngarkuar dhe nderuese. Ulet. Shoqërohet nga ndonjë i njohur. Lëviz, mendon, shkruan dhe nuk harron.

84 vjeçari ynë Kostandin Korreta është gjithnjë në formatimin e portretit të tij, të atij portreti që u ngjye me fisnikërinë e Korretave të njohur, me atë fisnikëri që qendron si gur i rëndë në Durrës.

Ai kurrë nuk mendon se është i vetëm. Jeta e tij mbetet si një ekran gjigand, ku janë shkruajtur me gërma të dukshme, historia i një intelektuali dhe qytetari të nderuar të Durrësit.

Dhe ky është Kostandin Korreta.

/portali DurresLajm/

Categories
Kulture Kuriozitete

Historia 2000-vjeçare e ushqimit më të famshëm italian

Italia, vendi i artit të Rilindjes, Romës së lashtë, monumenteve të mrekullueshme, kolosëve të mëdhenj të kulturës, por edhe e një ushqimi të famshëm, pica. Ngjyra, shija, aroma, përbërësit e bëjnë picën një nga gatimet më të dashura në botë. Nëse mendohet se pica filloi të përhapej si një fenomen global në shekullin e 20-të, në fakt, ajo e bëri udhëtimin e parë përtej oqeanit, e më larg, para 2000 vjetësh.

Rreth historikut dhe zanafillës së saj, studiuesit mendojnë se koncepti i përafërt me picën ka qenë i njohur që në kohën e grekëve të lashtë, por në një formë më të thjeshtë të saj, të quajtur “pissa” ose “pita”, çka në fakt mendohet të ketë ekzistuar në të gjithë Mesdheun. Pra, “pissa” antike ishte bukë, herë e skuqur dhe herë e pjekur, ndoshta edhe me erëza mbi të.

Ushqimi u shfaq më pas si “pizza” rreth vitit 997 e.r. Një dokument i gjetur në veri të Napolit tregon ndodhinë interesante se si një qiradhënës, premtoi t’i paguante pronarit të shtëpisë qiranë përmes mishit të derrit dhe picës. Ndërsa në shekullin e 18-të, pica nisi të përhapej masivisht si një “ushqim rruge” dhe vizitorët në qytet filluan të flisnin për të. Mes njerëzve të famshëm të kohës, shkrimtarë, sundimtarë, kishte nga ata që e urrenin këtë ushqim dhe të tjerë që e donin shumë.

Mbreti Burbon i Napolit, Ferdinand, thuhet se kishte ndërtuar një furrë me tulla në rezidencën e tij, dhe ndonëse konsiderohej si një ushqim i të varfërve, ai e preferonte shumë. Histori shumë e njohur është ajo e mbretëreshës të Italisë, Margarita, që kur vizitoi Napolin, më 1889, kërkoi të provonte specialitetin vendas. Asaj i ofruan tri lloje të ndryshme picash, ndër to njëra me domate, mocarela dhe borzilok. Mbretëresha mendohet se zgjodhi këtë, pasi i kujtoi asaj flamurin e Italisë, lindi kështu pica Margerita. Megjithatë, ishin emigrantët më të varfër të Italisë që e popullarizuan atë në të gjithë botën. Në fillimi të shekullit të 19-të, pas emigrimit masiv nga jugu i Italisë në Shtetet e Bashkuara, sigurisht që emigrantët morën edhe recetat e tyre me vete.

Në thelb, një picë e vërtetë napolitane bëhet me përbërës të thjeshtë: ujë, miell, kripë dhe maja, pa yndyra të shtuara ose sheqerna. Duhet të lihet për të paktën 12 orë dhe të gatuhet në një furrë me dru për 60- 90 sekonda. Por, ndryshime në recetën e saj ka pasur gjithmonë, edhe brenda Italisë, ku p.sh. në Romë baza e brumit është më e hollë se ajo e Napolit. E ndërsa në botë, ajo e ka kapërcyer recetën e saj origjinale italiane me përshtatje të reja dhe të çuditshme, nga picat me patate të skuqura e deri tek ajo me ananas në Havai./BalkanWeb

Categories
Histori

“Lexova Xhevahir Spahiun dhe nuk më pëlqeu sepse ka kopjuar Sartrin, por të kemi kujdes për këngën e…”, Çfarë thoshte Enver Hoxha më 9 janar ’73

Dashnor Kaloçi/ Publikohet një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përket datës 9 janar të vitit 1973, ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, me temë: “Zhvillimi i letërsisë dhe arteve të bëhet në luftë kundër çdo ndikimi të huaj ideologjik”, ku udhëheqësi kryesor u ndal gjatë tek problemet e artit, kulturës dhe letërsisë, duke përmëndur me emra edhe disa shkrimtarë e poetë, siç ishte Xhevahir Spahiu, për të cilin ai u shpreh se: kishte lexuar poezinë e tij dhe nuk i pëlqente, pasi i dukej si fantazist që kishte kopjuar Sartrin.

I gjithë diskutimi i Enver Hoxhës që mbajt në atë mbledhje të Presidiumit të Kuvendit Popullor vetëm pak ditë pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio – Televizionin Shqiptar, i cili i parapriu Plenumit të III-të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që do të shënonte dhe zanafillën e ‘furtunës’ së madhe ndaj njerëzve të artit e kulturës, ku një pjesë e madhe e tyre me në krye Todi Lubonjën e Fadil Paçramin që u etiketuan nga Enveri si “Koka e grupit antiparti në art e kulturë”, do të përfundonin burgjeve inter nimeve, apo kantiereve të prodhimeve e fshatrave më të largët të vendit.

“Ndikime të huaja vërehen edhe në letërsi, në gjinitë e ndryshme të saj. Në revistën “Nëntori”, në numrin e fundit të vitit, lexova një vjershë të Xhevahir Spahiut. Unë nuk e njoh atë, po i kam lexuar disa shkrime të tij. Përshtypja ime është se ky letrar është… disi fantazist. Unë i lexoj krijimet e të rinjve, sepse dua të shikoj zhvillimin e tyre politik, mendor, ndjenjat dhe frymëzimet e tyre. Nga këto krijime të të rinjve ka pjesë që më pëlqejnë, ka nga ato që nuk më pëlqejnë, ka edhe shkrime të errëta ose tepër ekstreme, ka dhe nga ato që nuk vlejnë fare. Mirëpo të gjitha këto botohen. Kjo nuk është politike, nuk është një kriter i drejtë. Revista “Nëntori” dhe gazeta “Drita”, si organe të shtypit letrar, janë të interesuara jo për të botuar lakra që nuk vlejnë, por për të botuar pjesë të bukura, që të frymëzojnë masat për qëllime të larta, për ndërtimin e socializmit. Po pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse ka redaktorë që nuk udhëhiqen në mënyrë konsekuente nga idetë e mëdha të socializmit, që nuk zbatojnë me konsekuencë vijën e drejtë e porositë e vazhdueshme të Partisë! Në redaksitë e këtyre organeve ka subjektivizëm, ka hatëre, ka prirje të njëanshme, pa përjashtuar prirjet për të botuar shkrimet e disave dhe për të kritikuar të disa të tjerëve, bile, në mënyrë denigruese, edhe për t’i fyer”. Kështu është shprehur mes të tjerash Enver Hoxha në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor të datës 9 janar të vitit 1973, e cila mbahej vetëm pak ditë pasi kishte mbaruar Festivali i 11-të i Këngës në Radio Televizion, i cili siç dihet do të bëhej më pas objekt goditje fillimisht në mbledhjen e Plenumit të III-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, që u mbajt në datat 15 dhe 16 mars të atij viti. Plenum i cili ishte dhe zanafilla e goditjes nga Enver Hoxha ndaj organizatorëve kryesor të atij festivali, siç ishin Todi Lubonja, Drejtori i Përgjithshëm i Radio-Televizionit, Fadil Paçrami, sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës që mbulonte artin, kulturën dhe propagandën, të cilët u etiketuan edhe si “Grupi antiparti në art, letërsi e kulturë” dhe do të përfundonin burgjeve e inter nimeve së bashku edhe me disa shkrimtarë dhe artistë e personazhe të njohur të artit e kulturës, siç ishin Mihal Luarasi, regjisori i Festivalit të 11-të, dramaturgu Minush Jero, shkrimtari e gazetari Ibrahim Uruçi, etj., etj. Për më shumë se si çfarë problemesh diskutoi Enver Hoxha në atë mbledhje që ishte dhe prologu i një ‘furtune’ të madhe që do të shpërthente më pas ndaj njerëzve të artit e kulturës, na njeh dokumenti në fjalë, që Memorie.al e publikon të plotë në këtë shkrim.

Fjala e Enver Hoxhës në mbajtur më 9 janar 1973 në mbledhjen e Presidiumin e Kuvendit Popullor

ZHVILLIMI I LETERSISE DHE I ARTEVE TE BEHET NE LUFTE KUNDËR ÇDO NDIKIMI TE HUAJ IDEOLOGJIK

Diskutim në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH

9 janar 1973

Meqenëse u bë një pyetje këtu nga shoku Kahreman Ylli për çështjet e Arsimit dhe të Kulturës, dua të flas pikërisht për këto dy probleme, sido që duket sikur ato janë jashtë temës që po diskutojmë sot në këtë mbledhje. Megjithatë mendoj se jam brenda temës, sepse organet e pushtetit, duhet të merren me të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit tonë, aq më tepër për kulturën e artin që janë probleme shumë të rëndësishme e të ndërlikuara. Unë desha të flas për kujdesin dhe ndihmën që duhet të japin komitetet ekzekutive të këshillave popullorë të rretheve dhe Partia atje për këto probleme, për ndihmën që këto organe duhet të japin për kulturën dhe artin. Kultura dhe arti, si dy fusha shumë të rëndësishme të jetës së vendit tonë, janë mjete të fuqishme për realizimin e një edukate të domosdoshme politike dhe ideologjike. Ata shërbejnë për zgjerimin e horizontit të masave punonjëse, për zbukurimin e ndjenjave dhe të jetës së popullit tonë. Prandaj këto probleme kaq të rëndësishme, në asnjë mënyrë nuk duhet të nënvleftësohen përballë problemeve shumë të mëdha ekonomike që kemi përpara.

Nuk duhet të thjeshtësojmë rolin edhe kuptimin e tyre, domethënë nuk duhet t’i kuptojmë ata. vetëm si mjete dëfrimi. Sigurisht, ata e kanë edhe këtë qëllim, por në asnjë mënyrë nuk kufizohen vetëm në të, bile ai nuk është kryesori. Kultura dhe arti luajnë një rol të madh shoqëror edukativ. Zhvillimin e kulturës dhe të artit ne duhet ta bëjmë në bazë të principeve të vijës së Partisë sonë, në bazë të ideologjisë sonë marksiste-leniniste, në luftë kundër çdo ndikimi të huaj ideologjik, të vjetër ose të ri. Dhe duhet ta themi e ta theksojmë me forcë këtë, sepse ekzistojnë ndikime të huaja ideologjike, sepse duhet të ruhemi nga depërtimi i ideologjisë së huaj në jetën shpirtërore të shoqërisë sonë në ndërgjegjen e njerëzve tanë.

Ideologjia borgjeze, e krahas saj edhe ndikime të ndryshme revizioniste, hyjnë te ne nëpërmjet kanaleve të shumta të komunikimit e të informacionit social, nëpërmjet artit e kulturës borgjeze e revizioniste. Ky nuk është vetëm një rrezik potencial, që nuk ka shfaqje konkrete, siç minimizohet gabimisht ndonjëherë. Ai shfaqet në jetën shpirtërore të shoqërisë sonë,. në kulturën tonë, në letërsi e në arte, sidomos në disa fusha ku ne kemi më pak traditë, siç janë muzika e kultivuar, artet figurative etj. Edhe ju në rrethe duhet të ruheni nga këto ndikime, në çfarëdo formash të maskuara e të sheqerosura që ato të paraqiten, nëpërmjet çfarëdo teorizimesh «estetike» që mund të mbrohen. Përndryshe, në qoftë se këto ndikime nuk luftohen me forcë e nuk bëhen në kohë korrigjimet e pastrimet e nevojshme, atëherë ato mund të na çojnë në rrugë jo të drejtë, mund të dëmtojnë interesat e ndërtimit të socializmit në vendin tonë, mund të pengojnë zhvillimin e socializmit, të pengojnë sidomos zhvillimin e artit dhe të kulturës në rrugën revolucionare socialiste, sepse krijojnë konfuzione, çojnë në çoroditjen e shijeve, të mendimeve dhe të ndjenjave të masave të popullit, sidomos të rinisë.

Masat e popullit, që të edukohen, kërkojnë nga njerëzit e artit dhe të kulturës vepra e krijime të bukura jo vetëm nga forma, por edhe nga përmbajtja. Por, qoftë forma, qoftë përmbajtja duhet të jenë të harmonizuara me vijën e Partisë, me interesat e popullit, si dhe duhet të frymëzohen nga idetë e Partisë sonë në bazë të mësimeve të marksizëm-leninizmit. Çdo shkëputje nga ky parim, qoftë në formë, qoftë në përmbajtje, shkakton turbullira dhe këto turbullira kanë konsekuenca jo të mira. Socializmi kërkon zhvillimin me ritme të shpejta, kërkon që ai të jetë një zhvillim i gjithanshëm i masave punonjëse — politik, ekonomik, shoqëror, kulturor artistik. Por, për t’ia arritur këtij qëllimi, kultura jonë socialiste nuk duhet të shartohet me ato forma dhe aq më tepër me atë brendi që janë karakteristike për kulturën, artin, muzikën, teatrin etj., të vendeve kapitaliste e revizioniste.

Ne nuk duhet të lejojmë që ideve dhe ndjenjave tona socialiste, që shprehen nga njerëzit e artit dhe të kulturës sonë, t’u veshim rrobën e huaj të një shoqërie dekadente, kapitaliste ose revizioniste qoftë. Ne duhet të mos kopjojmë zhvillimin e kulturës e të artit të këtyre vendeve dhe të mos imitojmë format e paraqitjes së tyre. Arti dhe kultura jonë duhet të ruhen nga pamja e gënjeshtërt, nga efektet formaliste dhe plot nuanca të të tilla formave të kulturës borgjeze, për të mos folur për brendinë e tyre, e cila është në çdo pikëpamje e dëmshme dhe e dënueshme. Pra, të mos tërhiqemi nga pamja e gënjeshtërt, të mos lejojmë që ajo të ndikojë në jetën e shëndoshë të shoqërisë sonë, në ndërgjegjen e masave tona punonjëse, që janë bartëset e zhvillimit të kulturës, të artit dhe të muzikës sonë socialiste.

Ne jemi vendosmërisht kundër këtyre ndikimeve. Ne duam një kulturë dhe art që të zhvillojnë botën shpirtërore të popullit tonë në formë dhe përmbajtje të lartë marksiste-leniniste. Të marrim rrethin e Tepelenës ose ndonjë rreth tjetër si ky. Mund të ketë mendime se Tepelena është një nga rrethet më të humbura në zhvillimin e kulturës dhe të artit, por këto mendime nuk janë të drejta, nuk janë reale, sepse populli i Tepelenës tërë jetën e tij ka kënduar e ka vallëzuar në mënyra të ndryshme; në mënyra të ndryshme këngët e vallet e tij kanë shprehur ndjenjat e popullit. Nëpërmjet këtyre valleve e këngëve u këndohej njerëzve, virtyteve të tyre të larta, trimërisë, dashurisë për atdheun e për popullin; këndohej nëpër dasma e në ngjarje të tjera të jetës ku pasqyrohej edhe humori i hollë i popullit. Pra, në të gjitha këto këngë e valle të popullit, ka një pasuri të madhe kulture e arti, që kanë mbajtur gjallë, gjatë shekujve, traditat luftarake e kulturore të masave popullore.

Ka nga ata njerëz, të cilët nxjerrin teori dhe thonë se kjo muzikë vlen vetëm si folklor që pasqyron jetën e kaluar, po nuk vlen më për të përmbushur nevojat e sotme shpirtërore të popullit. Për këta njerëz muzika labe, muzika popullore nuk ka më sot ndonjë vlerë të veçantë dhe shpesh janë po këta njerëz që përkrahin ato krijime dhe ato shfaqje artistike, që nuk kanë ndonjë brendi apo karakteristikë të muzikës sonë shqiptare. Sigurisht, ne nuk mbetemi e nuk kemi mbetur vetëm te folklori. Edhe këtë ne e shohim në zhvillim. Mbi bazën e folklorit lindin edhe drejtimet e reja të zhviIlimit muzikor e artistik, për më tepër, muzika e arti i kultivuar zhvillohen në rrugë të reja më të ndërlikuara e më të përsosura. Ata duhet të mbështeten gjithmonë në shpirtin e popullit, në jetën e veprën e tij, ata duhet të kenë gjithmonë një formë të qartë kombëtare të bazuar fort në artin dhe në muzikën e popullit tonë dhe të përshkohen tejembanë nga ideologjia marksiste-leniniste.

Ne duhet t’u japim kulturës, artit, muzikës sonë fizionominë dhe karakterin shqiptar. Kjo që them nuk është nacionalizëm. Çdo vend i botës ka dashur t’i japë gjithmonë muzikës së tij karakterin dhe fizionominë kombëtare. Le të marrim Italinë, në emisionet televizive të së cilës dalin disa artistë, me paraqitje të shëmtuar, të këtij vendi, megjithatë, edhe në Itali, ka pasur e ka njerëz që luftojnë për t’i dhënë muzikës së vendit intonacionin dhe ngjyrën e muzikës italiane. Kjo luftë në shkallë të ndryshme e me intensitet të ndryshëm bëhet jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera. Kurse këtu te ne ka muzikantë shumë të mirë, të cilët kanë bërë kompozime të bukura e origjinale, me frymë me të vërtetë revolucionare e kombëtare, krijime këto që mund të krahasohen me shumë krijime muzikore nga më të mirat që kanë bërë të huajt, në vendet e tyre. Këto krijime muzikore të kompozitorëve tanë janë aq të mira e të bukura sa, kur i dëgjon, të – entuziazmojnë. Dhe këto krijime muzikore, që janë shumë të mira, nuk janë pak. Në to u këndohet shumë bukur atdheut, popullit, Partisë, fushës, detit, punës, jetës e ndjenjave të njerëzve, pra një larmi e tërë krijimesh në të cilat i këndohet jetës sonë socialiste.

Duke folur për boshllëqet e të metat e krijimtarisë muzikore artistike, është e domosdoshme t’i njohim e t’i theksojnë këto suksese të muzikës sonë (për të cilat këtu nuk është rasti të zgjerohemi), ashtu si dhe të gjithë letërsisë e artit, pasi ato janë edhe një mbështetje e domosdoshme për të ecur përpara, për të krijuar vepra akoma më të shëndosha e të bukura. Por disa nga këta artistë e shkrimtarë, të cilët kanë krijuar të tilla vepra të bukura, kanë nxjerrë edhe disa gjëra pa vlerë, si nga përmbajtja, ashtu dhe nga forma. Dhe më e keqe është se me këto krijime pa vlerë, siç e shikojmë, këta gjejnë mbështetje nga disa drejtues të fushës së kulturës, duke dhënë mendimin se këto i pëlqen rinia, se këto janë krijime “novatore”, që u përshtaten kohës sonë, ritmeve tona të zhvillimit, dinamizmit të jetës etj., etj.

Jo vetëm kaq, por, për t’u mbyllur shtegun vërejtjeve, këta sulen me egërsi kundër kritikuesve të kësaj muzike dhe u vënë gjithfarë epitetesh si “konservatorë”, “njerëz që kanë mbetur prapa, se nuk i kuptojnë kërkesat e kohës e të rinisë”, se “kanë shije të vjetruara”. Dhe këto krijime jepen në televizor e në radio, të shoqëruara me reklamën që u bëjnë disa tifozë të tyre. Sot që po zgjerohet televizioni, këto probleme marrin një mprehtësi të veçantë, sidomos në fazën e parë të përhapjes së tij. Televizioni ndikon fuqishëm në formimin e shijeve të njerëzve, veçanërisht të rinisë. Në këtë vështrim televizioni ynë duhet të bëjë një punë shumë të kualifikuar, me frymë të shëndoshë kombëtare e revolucionare, në luftë me ndikimet e këqija të programeve të huaja televizive. Sigurisht, televizioni te ne është i ri. Ai është në hapat e parë. Duhet akoma kohë që ai të rregullohet edhe nga ana teknike. Megjithëkëtë tani për tani nuk duhet të pretendojmë shumë në këtë drejtim, por Partia të ketë kujdes më shumë që ai të ruhet nga ideologjia e huaj, nga kultura dhe arti dekadent.

Ndaj shfaqjeve të huaja Partia duhet të marrë masa dhe për to të jetë e vendosur e konsekuente, sepse nga kjo nuk humbet, por vetëm fiton. Kultura, arti dhe muzika jonë duhet të përfitojnë edhe nga përvoja e kulturës, e muzikës dhe e artit të huaj. Unë e kam theksuar edhe herë të tjera, se ne nuk jemi ksenofobë. Por ne mbajmë qëndrim kritik revolucionar ndaj kulturës së huaj, përpiqemi të përfitojmë vetëm nga ajo kulturë që përmban vlera për kohën tonë, që u përgjigjet kërkesave kulturore të masave punonjëse. Prandaj luftojmë me vendosmëri kundër çdo ndikimi çoroditës, sidomos kundër atij arti që në televizionet e vendeve kapitaliste, propagandohet për qëllime tregtare dhe vihet në shërbim të një shijeje e mode kalimtare, si mjet zbavitjeje boshe e trullosjeje të masave. Atë muzikë që vuan nga ndikime të tilla ka raste që disa nga organizatorët e programeve muzikore dhe spikerët e paraqesin si një muzikë që e pëlqen rinia. Bile ata s’mungojnë të thonë se këto këngë i kërkojnë të rinjtë, punëtorët, studentët etj., se nga ana e këtyre kanë marrë shumë letra, nga të cilat rezulton se këto këngë rinia i pëlqen shumë./Memorie.al/

error: Content is protected !!