Categories
Histori

Jo të ndjekim rrugën e Evropës, ajo duhet të ndjekë rrugën tonë… – Jo të ndjekim rrugën e Evropës, ajo duhet të ndjekë rrugën tonë…

Analiza e të gjitha “problemeve të rinisë”, si dhe “edukimit të saj”, me artin, kulturën, letërsinë, kinematografinë, librat, bibliotekat, vatrat dhe shtëpitë e kulturës, aksionet, zboret, punën vullnetare, etj. Fjala e plotë e Enver Hoxhës, për problemet që kishin dalë dhe shfaqeshin te disa të rinj, me modën, shfaqjet e huaja, ndikimet moderniste, etj.

“Unë besoj që s’ka shtëpi kulture, ku të mos ketë vegla të ndryshme muzikore, shumë nga të cilat janë prodhuar brenda, janë sjellë edhe nga jashtë, dhe që të gjitha së bashku kanë ndihmuar shumë për argëtimin dhe edukimin e rinisë. Në këtë fushë, ka një zhvillim të madh, një përparim i madh është bërë kudo. Rinia i ka këto mjete në duart e saj, gjë që e shohim në Estrada e në festivale. Kjo është një kënaqësi e madhe, atëherë përse ta nënvleftësojmë? Që duhen edhe më tepër, s’ka dyshim që po, dhe për këtë duhen bërë përpjekje, por të na errësohet çështja e të thuhet se çobanët që rrinë në verë në malet e Lenies e të Gramozit nuk paskan një radio ose atje nuk vete filmi, kjo është të flasësh në erë. Çdo çoban mund të blejë fare mirë një radio me bateri, po të dojë, se në treg ka dhe ditë-puna e tij është më e madhe nga e të tjerëve dhe jo të pritet që çdo gjë ta bëjë shteti. Shokë të rinisë, ju kërkoni klube të shumta të veçanta për rininë në qytete dhe kjo, kudo ku të ketë mundësi, le të bëhet, por nga sa di unë edhe nga këto janë ndërtuar, janë pajisur me gjithçka, bile edhe me bilardo, po pastaj janë mbyllur sepse u larguan nga qëllimi për të cilin u ngritën”.

Kështu u shpreh midis të tjerash Enver Hoxha, në fjalën e tij të mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, më datën 23 shkurt të vitit 1973, ku ishin të ftuar kuadrot kryesorë të forumit të lartë të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, që në atë kohë kryesohej nga Agim Mero. Kjo mbledhje e sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, bëhej vetëm pak kohë pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion dhe fjalës së Enver Hoxhës të mbajtur më datën 9 janar të atij viti në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, ku ai për herë të parë kishte folur kundra “qëndrimeve liberale dhe shfaqjeve të huaja në art e kulturë” dhe ndikimit të tyre në gjithë jetën e vendit. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë me diskutimin e Enver Hoxhës që Memorie.al e publikon të plotë që nga ky numër.

Vijon nga numri kaluar

Diskutimi i Enver Hoxhës në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, më 23 shkurt 1973

Punëtorët në fabrika, për të mos folur për nëpunësit, të cilët zor është të kontrollohen, në vend që të punojnë tetë orë plot, punojnë gjashtë deri gjashtë orë e gjysmë dhe maksimalja shtatë orë. Në fshat koha e punës zbret deri në pesë ose në gjashtë orë. Atëherë pse bëni fjalë për të bërë tetë orë, apo që rinia e fshatit të bëjë pesë orë në ditë? Mund të më thuhet se kjo nuk është kështu. Mundet, po atëherë na e vërtetoni. Por vetëm të dini një gjë, se i riu në kooperativë s’punon i izoluar, ai punon në brigadë, prandaj tok me brigadën duhet ta fillojë dhe ta mbarojë punën. Të mos harrojmë, gjithashtu, se puna e punëtorit kontrollohet, sido që ky kontroll duhet forcuar akoma, po duhet kontrolluar, gjithashtu, edhe shata që hedh kooperativisti, pse nga goditja e shatës varet vonesa në punë, apo ikja shpejt, kurse lekët ai i merr në çdo 15 ditë dhe rezultatin e punës e sheh në fund të vitit.

Ju thoni me lehtësi se ky pretendim i rinisë fshatare nuk është i tepruar, por mos harroni se edhe prodhimi bujqësor ka kërkesat e veta, ka disiplinën e fortë të tij, mënyrën dhe sasinë e punës i ka të llogaritura. Shumë nga drejtuesit e bujqësisë në fillim marrin zotime dhe bëjnë premtime të bujshme, kurse në fund shohim të krijohen shumë defiçite. Në bujqësi ka, gjithashtu, brigada të së njëjtës kooperativë, ku punojnë të rinj të atillë që natën e bëjnë ditë dhe bëjnë mrekulli, kurse ka brigada të tjera ku, megjithëse ka mjaft të rinj, qëndrojnë shumë prapa. Kjo nuk do të thotë se rinia e fshatit nuk argëtohet e nuk çlodhet. Megjithatë puna duhet organizuar më mirë, mekanizmat duhen përdorur më mirë, shumë punime duhen mekanizuar që të fitohet kohë, por të bëhet ashtu si thoni ju, më duket se do të jetë e zorshme. Të rinjtë e të rejat kooperativiste të plotësojnë më parë 8-orëshin si duhet dhe kjo për punët bujqësore nuk është diçka e fiksuar si në fabrikë, pse në bujqësi do të duhet të punohet edhe më shumë, pasi ka momente që kooperativistët lidhin duart, jo se duhet t’i lidhin, por këtë e bëjnë për të pirë cigare, apo për të bërë muhabete pa mbarim.

Gjithashtu, mua më duket si një gjë e pakonceptueshme që, meqenëse në disa vende pune punohet me tri turne, në to ne duhet të ndryshojmë krejtësisht ndërtimin e gjithë punës kulturore, artistike, sportive etj. Ndonjë gjë e vogël, kur ka mundësi, le të shikohet, si fjala vjen, ndonjë kinema të punojë edhe në mëngjes për punëtorët e turneve të dyta e të treta, por që te bëjmë ndryshime rrënjësore në këtë drejtim, kjo është e vështirë, sepse neve na mungojnë mjetet, personeli etj. Më falni, shokë të rinisë, se mund t’ju duket sikur kjo biseda ime përmban një sërë qortimesh për punën tuaj. Kjo deri diku është e vërtetë, por duhet thënë se në punën e rinisë sonë ka shumë të mira që janë të mëdha, si në numër, ashtu edhe në vlera morale, ideologjike dhe politike, dhe shumë frymëzuese për të gjithë, por midis gjithë këtyre ka edhe të meta. Këto të meta na lejohet ti fshehim? Jo, shokë! Kështu nuk na mëson Partia, përkundrazi ato duhet t’i vëmë mirë në dukje, me qëllim që t’i ndreqim dhe sa më shpejt. Mund të përdorja edhe një formë tjetër pak më të lehtë për t’i venë në dukje të metat që parashtrova, por unë mendova se shokët e Sekretariatit të Komitetit Qendror të Rinisë pavarësisht se janë të rinj nga mosha, janë komunistë të pjekur, atyre Partia dhe rinia u ka dhënë të drejta dhe u ka ngarkuar detyra të rëndësishme. Pastaj këta shokë le t’i dëgjojnë këto vërejtje nga ne, kështu siç i mendojmë, pse ata dinë vetë se si t’i gjejnë format më të përshtatshme për t’ia shtruar rinisë.

Ne e kuptojmë fare mirë rininë tonë të mrekullueshme dhe jemi mëse të bindur, se edhe rinia na kupton ne të brezit më të vjetër. Lufta e Partisë për edukimin e punonjësve dhe të rinisë, përveç të tjerave, duhet parë edhe në lidhje me luftën që bëjnë armiqtë imperialistë e revizionistë kundër vendit tonë, me presionin ideologjik që ata ushtrojnë mbi njerëzit tanë. Partia ka folur e flet vazhdimisht për rrethimin imperialisto-revizionist. Më duket se kjo tezë realiste e Partisë shpeshherë nga disa kuptohet ngushtë, ajo merret vetëm si nocion gjeografik dhe si një paralajmërim që të jemi kurdoherë të gatshëm ushtarakisht për t’i bërë ballë agresionit eventual të këtyre armiqve të egër të atdheut tonë socialist. Por kjo është e njëanshme. Eshtë e domosdoshme të kuptohet thellë se rrethimi imperialisto-revizionist shprehet çdo ditë e çdo orë me anë të presionit të madh ideologjik, që ka për qëllim të çoroditë mendjet e atyre njerëzve tanë të shkujdesur, të shthurë ekonominë dhe organizimin tonë, të degjenerojë politikisht e moralisht masat e në mënyrë të veçantë rininë e inteligjencien tonë, të dobësojë frymën revolucionare e të ushqejë indiferentizmin dhe apolitizmin.

Me këtë rrugë revizionistët morrën pushtetin në Bashkimin Sovjetik dhe në shumë vende të tjera. Këtë eksperiencë të hidhur asnjëherë të mos e harrojmë. Elementi armik brenda vendit, i nxitur nga imperializmi e revizionizmi, në forma nga më të ndryshmet i ka përvetësuar dhe përpiqet ti zbatojë këto taktika në luftën e vet kundër Partisë e pushtetit popullor. Armiku nuk del dot haptazi kundër vijës së Partisë, sepse e di që mbi të do të bjerë i fuqishëm grushti i pushtetit popullor, por përpiqet të deformojë direktivat e Partisë e të pushtetit. Ai ka frikë të dalë hapur, për shembull, kundër kooperativave bujqësore apo të sabotojë siç do ai prodhimin, sepse e di që e pëson shumë keq, por në forma të ndryshme ai nxit shthurjen e disiplinës në punë, atje ku mundet inkurajon tendencat për të vënë mbi gjithçka interesin e ngushtë personal, përpiqet të pengojë iniciativat revolucionare për vendosjen e normave të përparuara, për rritjen e rendimentit etj.

Elementi armik nuk bën dot haptazi thirrje kundër pushtetit popullor, kundër socializmit, sepse e ka provuar dhe e di se vetë masat punonjëse, vetë rinia jonë revolucionare do t’i hidhej në fyt për ta varrosur të gjallë, prandaj, për t’ua arritur qëllimeve të tij armiqësore, përpiqet të degjenerojë pushtetin e rendin tone socialist me anë të inkurajimit të liberalizmit e të indiferentizmit, të hapjes së shtigjeve për futjen te ne të ndikimeve të huaja. si në arte e letërsi, në mënyrën e sjelljes, në modë etj. Prandaj ne duhet të jemi vigjilentë që të vëmë re jo vetëm shfaqjet dhe ndikimet e huaja që janë evidente për t’u kuptuar, por edhe ndonjë prirje të maskuar në disa shkrime që botohen për letërsinë, për teatrin ose për muzikën tonë, me qëllim që të diktohen me kohë disa njolla, të çilat, po t’i lëmë pa goditur, do të trashen e do të bëhen me brirë. Eshtë e domosdoshme që këto probleme të bëhen objekt i luftës sonë ideologjike në frontin e letërsisë dhe të arteve, sidomos për disa gjëra që nuk tingëllojnë mirë. Një nga format e punës për të ngritur nivelin ideopolitik e kulturor dhe për të mprehur vigjilencën e njerëzve tanë janë diskutimet dhe debatet, prandaj të mos u sillet asnjë pengesë ballafaqimit të mendimeve të kundërta dhe rrahjes së gjithanshme të problemeve. Diskutimi në tym, pa u përgatitur dhe sa për të thënë diçka, është i gabuar.

Të flasësh për të aprovuar diçka, pa ditur përse është çështja, do të thotë të shprehësh mendime pa baza dhe pa vlerë. Diskutimi objektiv, në bazë të një shkalle njohjeje të mjaftueshme, është kurdoherë i dobishëm. Duke gjykuar për një vepër letrare ose artistike, mund të ngresh anët e mira dhe të këqija në drejtim të stilit, të ndërtimit, të gjuhës etj., si dhe të natyrës politike dhe ideologjike të saj. Të metat në stil, në ndërtimin e veprës, në bukurinë e shprehjeve etj., janë të meta të rritjes, ndërsa çështjet e natyrës politike dhe ideologjike janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne mund të pranonim një vepër të shkruar dobët nga ana stilistike, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë një vepër ku ka dhe mbrohen pikëpamje reaksionare. Diskutimi në të gjitha këto fusha është i nevojshëm, bile i domosdoshëm, ai duhet të bëhet i gjallë dhe revolucionar, sidomos kundër pikëpamjeve të huaja. Ka raste kur shprehet ndonjë mendim i çoroditur, sipas të cilit u dashka që ne të ndjekim symbyllur rrugën e zhvillimit evropian. Jo, shokë, ne nuk mund dhe nuk duhet të ndjekim “rrugën e Evropës”, përkundrazi është Evropa që duhet të ndjekë rrugën tonë, pse nga pikëpamja politike ajo është shumë prapa nesh, është shumë larg asaj për të cilën luftuan Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini dhe për të cilën lufton sot Partia jonë. Sigurisht, nuk mund të mohohet që në Evropë ka edhe gjëra të mira, sidomos në drejtim të zhvillimit të shkencës dhe të teknikës.

Këto realizime nuk i hedhim poshtë, por në asnjë mënyrë nuk mund të pranojmë që politikisht “të zhvillohemi sipas rrugës evropiane”, Eshtë krejt ndryshe kur përpiqemi të marrim nga vendet jo socialiste diçka në fushën e zhvillimit material. Në jetën e përditshme përdoret nganjëherë shprehja: “E ka nxjerrë frëngu këtë”. Populli ynë e ka përdorur këtë shprehje për të vënë në dukje mjeshtërinë dhe zotësinë e atij që e ka prodhuar atë dhe nuk është vështirë të kuptosh se sendi i ardhur nga jashtë që të pëlqen nuk është aspak vepër e borgjezisë së korruptuar, por e klasës punëtore dhe e asaj inteligjencie teknike të vendit ku është prodhuar, e cila është shkrirë në punë dhe shfrytëzohet egërsisht nga kapitali dhe jeton në vuajtje e në mjerim. Duke i pasur mirë të qarta këto çështje, atëherë do të jemi në gjendje t’u kundërvihemi si duhet dhe t’u tregojmë vendin atyre, që, për qëllime politike të caktuara, na rekomandojnë të ndjekim “rrugën evropiane të zhvillimit”. Ka disa që mendojnë se vrulli i luftës kundër shfaqjeve e ndikimeve të huaja do të zgjatë një muaj ose e shumta një muaj e gjysmë, pastaj ai do të bjerë dhe do të kalohet në ndonjë tjetër slogan. Jo, shokë, Partia ka punuar, punon e do të punojë vazhdimisht që te ne zhvillimi i revolucionit në fushën e ideologjisë e të kulturës, që karakterizohet nga lufta klasore kundër të gjitha formave të ideologjisë së huaj, nuk do të zhvillohet as për një muaj dhe as për dy, po për një kohë shumë të gjatë, për dhjetëra e dhjetëra vjet.

Shfaqjet e ideologjisë borgjeze e revizioniste janë dukur veçanërisht këto vitet e fundit, kur Partia po lufton me intensitet dhe frontalisht për revolucionarizimin e saj, të rinisë dhe të të gjitha masave të gjera të popullit. E keni konstatuar këtë fenomen ju shokët e rinisë? Pse filluat të veproni ju vetëm kur fola unë në Presidiumin e Kuvendit Popullor? Nuk qenë ngritur ndonjëherë tjetër më parë nga Partia këto probleme?! A ta merr mendja ty shoku Ilia! që, për shembull, rinia e Vlorës, me gjithë ato tradita të mëdha heroizmi e luftërash shembullore për Shqipërinë kundër Italisë borgjeze dhe fashiste, ta presë me brohoritje vënien në skenë të këngëve të shthurura italiane, të kënduara në italisht, për dashurinë? Kjo gjë nuk u lejua të bëhej, por ata që drejtojnë këto punë e kishin vënë në plan dhe bënin prova për t’’i shfaqur të tilla këngë. Një pjesë e rinisë, meqë nuk kishte sinjalizim dhe meqenëse ai që e vinte në skenë pretendonte se “i kishte ardhur pëlqimi nga lart”, nuk ishte çudi që mund t’i duartrokiste këto këngë pa përmbajtje të shëndoshë.

Ne duhet të punojmë që njerëzit të gjykojnë vetë dhe, kur shohin skena të tilla, të kenë guximin e të thonë: “Qërohu këtej me këtë shfaqje! Në qoftë se vërtet ke marrë aprovimin në Tiranë, u shkruaj atyre që të kanë thënë, se nuk janë në rregull. Ne, këtu në Vlorë, nuk këndojmë këngë të shthurura dashurie italiane”. Ju nuk duhet të tërhiqeni nga pikëpamjet tuaja edhe kur ju thonë se këtë çështje e ka parë dhe e ka vendosur Partia, sepse, nën maskën e Partisë, në disa raste, mund të fshihen shumë gjëra të këqija. Në qoftë se kritika për Radio-Televizionin bëhet deri në njëfarë shkalle, por nuk shkon gjer në fund, atëherë problemet rrumbullakosen dhe, për të mbuluar dobësitë, thuhet: “Epo këto i ka vendosur Partia”, “Këto i di Partia”. A e kuptoni ju, se kështu mund të bëhen gabime të mëdha? Partia, direktivat i ka të drejta, por ato shtrembërohen nga disa njerëz. Këta që shtrembërojnë direktivat e Partisë, t’i vëmë përpara përgjegjësisë, duke luftuar mendimet e tyre nëpërmjet diskutimit dhe debateve, të çilat, kur zhvillohen në frymë të drejtë marksiste-leniniste, ndihmojnë shumë për të gjetur rrugën e daljes.

Në qoftë se edhe diskutimet e forta nuk e zgjidhin çështjen, atëherë Partia shikon thellë tërësinë e problemit dhe nxjerr konkluzionin e saktë se kush ka përgjegjësi. Tashti që u ngrit me të madhe ky problem nga Partia, të tërë ata që kanë gabuar i kanë mbledhur këmbët. Pse nuk e botuat ju në gazetën “Zëri i rinisë” artikullin që ishte përgatitur për Festivalin e 11-të të Këngës në Radiotelevizion? Në atë shkrim ju shprehnit mendimet që kishit për festivalin. Ishin ose jo të drejta ato që përmbante artikulli, atë e vendosni ju, sepse “Zëri i Rinisë” është organ i Komitetit Qendror të BRPSH. Asnjë të drejtë nuk kishte Todi Lubonja t’jua kërkonte artikullin për ta shikuar para botimit. Ai e bëri këtë, pasi kisha folur unë në Presidiumin e Kuvendit Popullor, ku, midis të tjerash, kritikova festivalin, sepse para kësaj kohe, ai notonte në sfera kënaqësie. Ju ia dërguat pa arsye shkrimin Todit, i cili, pasi e lexoi, ju kishte shkruar se artikulli ishte “as mish, as peshk”. Ku ishte guximi juaj që, pavarësisht nga mendimi i një tjetri, të botonit në shtyp mendimet tuaja, ashtu si i kishit dhe të merrnit përgjegjësi përpara Partisë? Në qoftë se ju nuk do të kishit mendime të drejta, Partia do t’ju kritikonte dhe do t’ju sqaronte. Në qoftë se e kishit mirë, atëherë do të hynit në një konflikt të domosdoshëm me shokët e Radio-Televizionit dhe do ta ndihmonit Partinë.

Në rastin konkret ju mund t’i thoshit Todi Lubonjës: “Ne kemi mendimin tonë, çfarë do ti që po na ndërhyn”?! Siç tha shoqja Lumturi (Rexha) as ju, as disa të rinj, që kishin mendime për festivalin, Todi nuk ju pyeti. Atëherë, me ç’të drejtë ai kërkoi të kontrollonte artikullin që deshët të botonit? Në këtë rast ju duhej ti kishit thënë: “Pa kthe krahët dhe mos u fut aty ku s’të takon!”. Ju mund të na thoni se artikulli nuk ishte në rregull. Po të jetë kështu, bëtë mirë që nuk e botuat në gazetë, sepse mund të krijohej një situatë jo e kënaqshme për rininë dhe udhëheqjen e saj. Por unë e ngre problemin nga pikëpamja e mbrojtjes me kurajë të mendimeve dhe e mbajtjes së përgjegjësisë për veprimet që kryeni. Edhe po ta kesh gabim një mendim, është më mirë ta thuash sesa ta mbash në kokë. Edhe kur një shfaqje teatrale e shikon ndonjë nga udhëheqësit, kjo nuk do të thotë që ai të realizojë menjëherë, aty për aty, në të tëra hollësitë, anët e mira dhe të dobëta të pjesës që shfaqet. Në qoftë se udhëheqësit i kërkohet mendimi menjëherë, ai mund të thotë aty për aty edhe diçka jo shumë të bazuar, por, kur kthehet në shtëpi dhe reflekton dalngadalë, atëherë është në gjendje të japë një gjvkim më të saktë.

E mira është që në këto raste, të mos shpejtohemi në dhënien e mendimeve, sidomos kur diçka shfaqet për herë të parë. Unë, kur pashë dramën “Njollat e murrme”, që në fillim nuk e aprovova. Kur dola në pushim, Thoma Deliana, më shfaqi mendimin se ajo ishte “shumë e bukur”, “pjesë e re”, “novatore” etj. Unë nuk thashë asnjë mendim. Pasi e pashë gjer në fund, atëherë i thashë Thomait se drama më dukej e gabuar dhe, sipas mendimit tim, nuk e vlente të shfaqej më në skenë. Edhe kur u organizua festivali i fundit në Radio-Televizion, disa këngë mund të ishin të bukura, prandaj ndonjë shok me përgjegjësi mund të ketë thënë fjalë të mira për to. Por, ata që janë të predispozuar të përziejnë të mirën me të keqen, mezi presin për t’i marrë kapital këto fjalë dhe për të interpretuar e propaganduar çdo gjë sipas dëshirës së tyre. Unë nuk e barazoj gabimin e një të rrituri me pikëpamje moderniste, me atë të një djali të ri, që nuk e kupton të keqen, duke kujtuar se ajo është e mirë, pasi i thonë sikur gjoja e ka rekomanduar Partia. Këtë gjë i riu e mendon me gjithë shpirt, sepse për Partinë ai është gati të hidhet në zjarr. Por, njerëzit me pikëpamje moderniste, që synojnë për ta çuar rininë në një rrugë të shtrembër dhe punojnë shtatë-tetë muaj të tërë për të shfaqur publikisht gjëra të papëlqyera, duhet të gjykohen ndryshe.

Kur këta thonë që “kështu gjykoi udhëheqja”, se “për të kënduar në festival këto këngë, dha urdhër udhëheqja, që i shikon më mirë këto gjëra” etj., kanë për qëllim të mbytin kritikën nga poshtë. Pikërisht këtu qëndron një nga anët e dobëta të kësaj çështjeje. Me këto parulla, të tillë njerëz duan t’i rrumbullakosin e t’i mbulojnë fajet e tyre para të rinjve dhe masave, duke e paraqitur çështjen sikur një shok udhëheqës i Partisë i ka thënë një shoku të tyre, se gjoja i ka pëlqyer shumë kjo ose ajo pjesë, e cila është luajtur në skenë. Këto llafe qarkullojnë gojë më gojë dhe fjala që mund të ketë thënë ndonjë shok që: “Kjo vepër apo këngë sikur nuk ishte e keqe”, shndërrohet në mendim të udhëheqjes, sikur gjoja ajo është shprehur se qenka shumë e mirë!! Njerëz me pikëpamje moderniste e liberale, spekulonin me shprehjet: “Kështu mendon udhëheqja”. “Këtë e di udhëheqja”. Në të vërtetë, frymëzues i pikëpamjeve dhe i tendencave të shtrembra ishte Fadil Paçrami, i cili, duke qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë dhe sekretar i Komitetit të Partisë të Tiranës. Nuk rrezikohet Partia kur edhe një udhëheqësi kryesor të saj, që ka bërë një vlerësim të gabuar, t’i thuhet: “Ti, shok, ke vepruar gabim!” Në një rast të tillë, përkundrazi i bëhet shumë mirë Partisë dhe vetë udhëheqësit që të ketë mendjen dhe të mos nxitohet herë tjetër në vlerësimet që bën./Memorie.al/

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Skulptori i Popullit – SKALITËSI I HISTORISË

Odhise Paskali, skulptori që skaliti historinë e shqiptarëve në vepër pavdekësie

“- Unë nuk jam skulptor në kuptimin profesional të fjalës; as jam poet në kuptimin tradicional; dhe as filozof në kuptimin shkencor të fjalës. Jam njeri. Çdo gjë njerëzore më ka tërhequr. Linda, jetova dhe do të vdes i varfër!” – mësohet të jetë shprehur mjeshtri.

Ai ishte ndër të parët artistë që mori titullin e lartë “Skulptor i Popullit”. Krijimtaria e Odhise Paskalit, ndonëse përshkohet e gjitha nga e njëjta frymë romantike, nga studiuesit ndahet në dy periudha. Në periudhën e parë, para vitit 1945 (ku veç statujave që përmendëm më lart, bëjnë pjesë edhe disa buste dhe figurina në bronz) veçohet për vlera më të spikatura artistike. Statujat dallohen për siluetat e bukura, modelim harmonik sipas konceptimit skulpturor të antikitetit klasik. Në bustet e asaj periudhe gjen trajtim më të thelluar të psikologjisë së personazheve, më shumë interpretim artistik nga autori. Me ato vlera të çmuara, Odhise Paskali përcaktohet si themelues i skulpturës realiste shqiptare. Edhe për periudhën e dytë, pas vitit 1945, ai vlerësohet midis skulptorëve më të shquar të vendit. Në disa nga krijimet e kësaj faze, vërehet pasurim i shprehjes artistike, ndërkohë që në disa të tjera gjen edhe skema pompoze të realizmit socialist, skema që kushtuan edhe skulpturën e atyre viteve, sidomos ato monumentale, ku mund të përfshijmë edhe disa punime të Odhise Paskalit. Në krijimtarinë e pasur të këtij mjeshtri, monumenti “Luftëtari Kombëtar” i Korçës, është vlerësuar si një ndër statujat më të bukura të së gjithë skulpturës shqiptare. Në zhdërvjelltësinë e figurës së luftëtarit, ndihet më shumë jetë dhe madhështi, ndërsa ritmi që krijohet nga palat e gjera të gunës, flokët e hedhura dhe lëvizja e kokës, në kontrast me lartësinë e figurës, i japin më shumë jetë dhe dinamizëm. E realizuar në përputhje me përfytyrimin popullor për luftëtarët e lirisë, ky monument, si dhe sheshi ku është vendosur, është kthyer prej vitesh në një simbol të përpjekjeve për liri. Në vitin 1986, statujën e zhvendosën në një shesh tjetër të Korçës, për të ngritur në vendin e saj monumentin e Enver Hoxhës. Por, pas vitit 1990, “Luftëtari Kombëtar” u vendos po atje ku ishte, në krye të bulevardit, ku qëndron edhe sot.

Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të vendit. Pas vdekjes, studioja e tij u kthye në studio-muze, ku ishin vendosur vepra origjinale, si dhe variante dhe replika në gips të disa monumenteve, statujave dhe busteve, origjinalet e të cilave ndodheshin në ambiente të tjera, në rrugë e sheshe të Tiranës dhe qyteteve të tjerë. Në studion-muze ruhej edhe arkivi i pasur i OP me shënime, dokumente dhe materiale të tjera me interes për historinë e zhvillimeve artistike në Shqipëri. Nga trazirat pas vitit 1990, studioja u dëmtua bashkë me pjesën më të madhe të veprave. Një pjesë e arkivit tani ruhet nga fondacioni “Paskali”, që u krijua nga vajza e skulptorit, studiuesja e spikatur e artit, Floriana Paskali.

Pas titujve Skulptor i Popullit dhe Akademik, Odhise Paskali është vlerësuar edhe me titullin Nderi i Kombit. Emrin e tij e mban sot një shkollë arti në Pejë dhe sheshi i qytetit në Përmet. Ai ndërroi jetë në Tiranë, më 13 Shtator 1985 i nderuar dhe i përcjellë me një ceremoni madhështore nga mijëra bashkatdhetarë, adhurues të veprës së tij të pavdekshme.

Skulptori i Popullit Odise Paskali është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë.

Shkruan: Albert Vataj

(Pjesë nga eseja e Luan Çipit, botuar në “Telegraf”)

(Fotografia me ngjyra, shkëputur nga revista “Ylli”)/Konica.al

Categories
Kulture

Turizmi në Monarkinë e Zogut – KORÇA E MAGJISHME!

Disa shkrime të panjohura të shtypit të periudhës së Monarkisë së Zogut, të fundit të viteve ’30-të, që i kushtonin një rëndësi të veçantë promovimit të resurseve turistike që ofronte Shqipëria, kur Enti Kombëtar i Turizmit zhvillonte një propagandë të madhe nëpërmjet shtypit për disa nga vendet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj, siç ishin qytetet e Pogradecit apo Korçës me fshatrat e saj piktoreske, si: Mborja, Drenova, Morava, Bozdoveci, Boboshtica, Dardha, Voskopoja, Vithkuqi, etj., ku midis të tjerash thuhej: “Në të 17-in kilometrin nga Korça. Pa u mbushur edhe një kilometër duhet të ç’lodhemi në Dardhë. Rruga kalon tani përmes pyllesh. Një pamje piktoreske jashtëzakonisht e bukur zhvillohet para syve kur automobili kthen edhe një bërryl rruge dhe le të duket një pjesë e Dardhës. Koria e Shën Pjetrit, guri i vjeshtës për karshi, kodrat suare në Perëndim dhe kodrinat pranë rrugës së Devollit në Lindje dhe në mes Dardha. Natyra është treguar shumë dorlëshuar, i ka falur Dardhës klimë të mirë dhe e ka stolisur me ngjyrat më të bukura. Dardharët nuk kanë prishur asgjë nga kjo bukuri, përkundrazi janë kujdesur me kohë ta ruajnë”

“Qyteti i Korçës të ofron jo vetëm një klimë ideale, jo vetëm ajër të dëlirët, jo vetëm ujë të lehtë, të shëndetshëm dhe të ftohtë, por edhe gjithë lehtësirat e jetës. Me 12 deri 15 fr. ar në muaj gjen njeriu në Korçë një dhomë të mirë, të mobiluar bukur, me një ose dy shtretër. Ushqimi nuk është i shtrenjtë. Mishi i Korçës shumë i shijshëm, vezë, pula dhe qumësht boll, gjalpi i parfumuar, fruta dhe zarzavate më mirë se kudo gjetkë. Edhe dëfrimet nuk mungojnë. Hyrja në kinema ku luhen po ata filma që sillen edhe në Tiranë, kushton 2 lekë në lozhë dhe 1 lek në parter”. Kështu shkruante në mes të tjerash për qytetin e Korçës, e përditshmja “Drita”, një nga gazetat e shumta të periudhës së Monarkisë së Zogut në fillimin e verës së vitit 1938, kur përgatitej të fillonte sezoni turistik i verës dhe ai qytet popullohej nga vizitorë dhe pushues të shumtë, vendas dhe të huaj. Po cilat ishin resurset e tjera që u ofronte qyteti i Korçës dhe fshatrat e tij turistëve dhe vizitorëve të shumë gjatë viteve të Monarkisë së Zogut dhe me çfarë problemesh përballej ai qytet asokohe? Cili ishte roli dhe puna që bënin asokohe bashkitë, komunat si dhe Enti Kombëtar i Turizmit për nxitjen dhe zhvillimin sa më të madh të turizmit në atë qytet me një klime të shkëlqyer? Lidhur me këto dhe të tjera probleme të kësaj natyre na njohin disa shkrime dhe reportazhe, të cilat Memorie.al i ka shkëputur nga shtypi i Monarkisë së Zogut të vitit 1938, duke i botuar pa asnjë ndryshim dhe në gjuhën zyrtare të asaj kohe.

Gazeta “DRITA”: Korça, vend ideal verimi

Jemi në prag të pranverës. Mas një dimri të gjatë dhe të egër, duhet të përgatitemi për të filluar aktivitetin në të gjitha degët, me që në dimër nuk kemi mundësi të punojmë. Një nga këto degë është dhe ajo e turizmit. Natyrisht se në dimër nuk kemi ç’bëjmë në lëmën e zhvillimit turistik, përpos përgatitjeve dhe planeve që duhet të zhvillojmë verën e ardhme. Duke mbyllur bilancin e aktivitetit turistik gjatë verës së kaluar, të mundohemi të ndreqim të metat q’ë u shënuan, duke përpjekur njëkohësisht të përmirësojmë mjetet për pritjen e turistave si në hotele, restorante te komunikacione etj. Nuk kemi dijeni se ç’bëhet nëpër qytete të tjera të Mbretërisë, as që dimë se ç’ka bërë “Enti Kombëtar i Turizmit” në këtë fushë, por dimë që neve këtu në Korçë mjerisht s’kemi bërë gjësendi, dhe as që ndjehet nonjë interes i math nga kompetentët për zhvillimin e turizmit. Me këdo të bisedosh është i një mëndje se turizmit i duhet dhënë rëndësia më e madhe, por me gjithë këto, askush nuk merre inisiativën për të krijuar një shoqëri për zhvillimin e turizmit. Zhvillimi i turizmit sot ka marr një hov të madh në të gjitha shtetet e përparuara. Janë krijuar ente dhe shoqërira të ndihmuara me fonde të konsiderueshme prej shteteve përkatëse. Dobitë e mëdha ekonomike, shoqërore dhe kulturave, që sjell turizmi janë të pa bisedueshme. Ndër ne turizmi ka filluar të zhvillohet nër vitet e fundit, me përpjekjet e Entit Kombëtar të Turizmit, dhe përfundimet kanë qenë të mira, por jo të shkëlqyera. Arsyet janë të shumta. Një nga arsyet kryesore padyshim është desinteresimi i popullit, dhe e dyta, mungesa e mjeteve konfortabile për pritjen e turistave të huaj. Me që bëjmë fjalë për Korçën, po japim një shembull: Sikur të behet e mundur të vizitojë qytetin t’onë njëherësh një grup prej 100 turistash, Korça nuk ka hotele konfortabile ku të flenë. Gjithashtu sikur të duan këta turista të vizitojnë rrethet e Korçës, që të themi se nuk do të gjejnë fare mjete komunikasioni, por pa dyshim se këto mjete do të jenë shumë të shtrenjta dhe të pa përshtatëshme.

Ç’duhet bërë për Turizmin?

Thamë më sipër se Enti Kombëtar i Turizmit, po zhvillon një aktivitet të gjallë dhe të vazhdueshëm propagande turistike. Por ky aktivitet, sado i gjallë qoftë, nuk mundet kurrsesi të japë përfundimet e dëshiruara, pa ndihmën e popullit përgjithësisht, dhe të bashkive dhe të komunave veçanërisht. Populli duhet të kuptonjë se ç’do santim që len turisti në vendin e tij, hyn drejt ose tërthorazi në xhepin e tij. Kjo është një nga arsyet që ç’do njeri të ndihmojë me çdo mjet zhvillimin e turizmit. Është e pamundur që Shteti ose Entet e Turizmit t’i bëjnë të gjitha. Po sjellim një shembull të vogël për desinteresimin e popullit ndaj turizmit. Vitin e kaluar kish ardhur një grup turistash në Korçë. I takuam gjatë bulevardit dhe na kërkuan disa shpjegime në një gjuhë të huaj që ne nuk i dinim. Që të mund t’u shërbejmë, shkuam në kafenenë më të afërme dhe atje ju lutmë një zotnije që fliste atë gjuhë t’u japë shpjegimet e dëshiruara turistave. Po zotnia që po bënte muhabet, na u përgjigj: Kush çan kokën tani me ata!…Bashkia duhet të ndihmojë me sa t’ë mundet për zhvillimin e turizmit në Korçë. Piksëpari duhet të ketë nën kontrollin e saj të rreptë pastërtinë e hoteleve dhe restoranteve. Njëkohësisht kjo duhet të zhvillonjë edhe një propagandë me anë të broshurave të ilustruara. Të shtypë broshura në gjuhën amtare dhe të huaja duke treguar për viset e ndryshme istorike, panoramike dhe klimaterike të Korçës, që mund t’a interesojnë turistin. Dhe Korça nuk është e vobektë në këto pasuri. Voskopoja dhe Vithkuqi janë dy katunde me mbeturina istorike. Gjithashtu Dardha dhe Pogradeci janë vende klimaterike dhe panoramike që kënqin syrin dhe shpirtin e çdo turisti sado pretencioz qoftë. Por njëkohësisht edhe komunet e katundeve t’ona istorike dhe klimaterike, duhet të tregojnë një aktivitet të palodhshëm në përmirësimin dhe zbukurimin e katundeve në fjalë, dhe duke bërë propagandë sa më të gjallë për tërheqjen e turistave. E dimë që vitin e kaluar ish formuar prej bashkisë një komision i posaçëm q’u muar me nxjerrjen e fotografive të qytetit dhe të viseve piktoreske të qarkut. U fol atëhere se do të përgatitej një broshurë për propagandë turistike, por deri më sot për fat nuk kemi parë gjësendi në shesh. Është koha t’i përvishemi punës.

Korça, vend ideal verimi

Të mbytur nga vapa e kryeqytetit- në mungese villash ne ranishten e Durrësit- me shumë shokë u muarrmë vesh të ikim për disa ditë në Korçë. Zoti i bekoftë “automobilxhinjtë” që grihen midis tyre dhe na transportojnë me 10-15 leka nga Tirana gjer këtu. Për t’u shkatërruar, do të shkatërrohen ata sigurisht, por dobare le të mbledhin disa bekime nga ne përfituesit. Edhe po te vuajnë në këtë botë, kanë të drejtën të shpresojnë se n’atë dynjanë tjetër do të jenë të lumtur. Erdhëm në Korçën e freskët, pa pluhur, pa mushkonja, me ujë të kulluar të ftohtë, me njerëz simpatikë, inteligjentë, dashamirës dhe punëtorë. Jemi tetëqind e kusur metra mbi nivelin e detit, vend ideal për verim. Për Korçarët që jetojnë dimër e verë këtu, duhet ndoshta një vend tjetër më i naltë për të ndërruar ajrin në stinën e verës. Por për Tiranasin, Durrsakun, Shkodranin, dhe shokët e tyre që jetojnë disa metra përmbi det, vetëm qyteti i Korçës është vendi ideal verimi, pse ka shtatëqind e kusur metra ndryshim naltësije. Dhe të afron qyteti i Korçës, jo vetëm një klimë ideale, vetëm ajr të dlirtë, jo vetëm ujë të lehtë, të shëndetshëm dhe të ftohtë, por edhe të gjithë lehtësirat e jetës. Më 12 gjer 15 fr. ar në muaj, gjen njeriu në Korçë një dhomë të mirë, bukur të mobiluar, me një ose dy shtretna. Ushqimi nuk është i shtrenjtë. Mishi i Korçës shumë i shijshëm, vezë, pula dhe qumësht boll, gjalpi i parfumuar, fruta dhe zarzavate më mirë se kudo gjetkë. Edhe dëfrimet nuk mungojnë. Hyrja në Cinema ku lohen po ato filma që sillen edhe në Tiranë, kushton 2 lekë në lozhë dhe 1 lek në parter. Jashtë Korçës ka kopshte-kafeane të bukura me muzikë dhe vënd të posaçmë për të kërcyer, lokale familjare ku kafja kushton vetëm gjysëm leku. Ka pastaj restaurante të mira e të pastërta, me çmime shumë të arsyeshme (me kushtin të flasësh shqip, pse ndryshe të marrin për të huaj dhe atëhere nuk garantojmë për çmimet), ka mish të pjekur që shitet me kantar, me okë, fare lirë, ushqim kryesor për familjet që verojnë këtu.

-Ky mishi i pjekur është një bekim Perëndije dhe një shpëtim për ne- më thosh një mik kavajas që ka ardhur të verojë në Korçë vetë i tretë.

–Pse? E pyeta plot kureshtje.

–Sepse me mish të pjekur, të cilin e gjen gjithmonë taze dhe të lirë në çmim, me një sallatë të mirë dhe me pak djathë e fruta, hamë bukë në shtëpi, d.m.th. në odën që kemi zënë me qera, pa qenë të detyruar të gatuajmë. Nga ndonjëherë xheku dërgojmë ndonjë tavë në furrë. Në këtë mnëyrë me shumë ekonomi, shkojmë në Korçë dy muaj fare mirë. –Dhe kini parë ahir nga klimati i këtushmë?

-Për së tepëri. Në dy muaj, im bir shton këtu 5-6 qillo. Që kur kemi filluar të vijmë në Korçë e kemi dëbuar doktorin nga shtëpia! Korça ka dhe një tjetër avantazh Ka okë në vënd të kilogramit. Okën turke të moçme.

Nata në Korçë

Në mbrëmjet e ngrohta të verës, Bulevardi Zog i I. i Korçës është vendi më i pëlqyer për shëtitjet. Qindra vetë, gra e burra, shëtisin krah për krah dhe grupe-grupe nëpër Bulevard. Është një pamje e bukur oksidentale që nuk mund ta paraqes sot për sot asnjë qytet tjetër i Shqipërisë. Një kafehanë-kopsht në fund të Bulevardit dhe një tjetër, më e madhe e më e bukur nga udha e Mborjes, e saze dhe vënd të posaçmë për të kërcyer, i japin vizitorit një vënd të freskët e të pëlqyer shplodhje në netët e ngrohta. Natën në Korçë nuk ka lagështinë, prandaj nata verore është e ëmbël në këtë qytet malor. Gjumi është i lehtë dhe në mëngjez njeriu çohet i freskët dhe i përtëhritur, plot qejfe e shëndet.

Mungon një zyrë turistike!

Për ata që kanë nevojë ta ndërrojnë ajrin dhe që xhepi nuk ua lejon të shpenzojnë shumë, qyteti i Korçës dhe katundet piktoreske të qarkut, janë shpëtimi. Si nëpër katundet Dardhë, Voskopojë, Vithkuq, Hoçisht, Boboshticë, ashtu dhe brenda në qytet, gjenden mjaft dhoma ose shtëpi që lëshohen me qera për stinën e verës, por veruesi s’ka se qysh vjen në kontakt me to. Mungon në Korçë një zyrë e posaçme turistike e cila të kujdeset e të regjistrojë me kohë këto banesa bashkë me çmimin përkatës që të mundë t’u shërbejë informata të sigurta të interesuarëve. Një e tillë zyrë duhet krijuar sa më shpejt. Edhe Enti Kombëtar i Turizmit edhe Bashkia e Korçës e kanë për detyrë ta përkrahin zhvillimin turistik të qytetit dhe të qarkut, prandaj mundin të shpenzojnë aq sa duhet për t’u mbuluar qiraja e një zyre të vogël dhe rroga minimale e një nënpunësi që do të merret me këtë punë. Kurrgjë tjetër të mos bëj kjo zyrë veçse regjistrimin e banesave dhe pensioneve edhe shpërndarjen e informatave, prap e vlen barra qiranë. Në realitet kjo zyrë do të ketë mision më të gjerë dhe do të sjellë shërbime shumë të mëdha. Ta dashurojmë e t’a ndihmojmë Korçën, pse nga ç’do pikëpamje e meriton.

Si u prit të nxehtët e parë në Korçë. Panajiri i Shesteve-Ekskursionet nëpër fshatrat

Panairi tradisjonal i shesteve u ndihmua sivjet prej një kohe të bukur por të nxetë. Pothuaj të gjithë korçarët, i math i e vogël, ngrihen dhe shkojnë në Mborje për t’u ndodhur në këtë panair të pasur në dëfrime të thjeshta po të këndëshme. Korçarët, të Djelën e shkuar, me rastin e këtij kremtimi, bënë përshëndetjen e parë nëpër fusha më të nxehtët e verës. Rruga që shpije për në Mborje, njohu në këtë ditë lëvizjen më të madhe. Automobilat, dhe këmbësorët, burra, gra, fëmijë, të gjithë me pajisje ekskursioni, formojnë një varg që mbush në gjatësi dhe gjerësi rrugën e Mborjes. Korça plakë dhe njëkohësisht nuse, e priti me krahë hapur ngrohtësinë e verës. Dëfreu dhe u gëzua. Panajiri i shesteve ka qenë një rast i mirë për ta ndjerë kalimin nga një Prandverë dimërore, siç ka qenë sivjet, në një Verë të plotë. Por Korça nuk është e padurueshme në Verë. Me klimë të shëndetëshme, ky qytet, ka disa kopshte të bukura për rreth tij që vlejnë për ta zbavitur popullin dhe për t’i dhënë erë të pastër. Këtu i kalon orët e pushimit korçari këtu shkon edhe vizitori orët e shplodhjes.

Te kopshti i Petraq Osmanlliut

Është me të vërtetë një kënaqësi e thellë të kalosh disa orë në kopshtin e Petraq Osmanlliut që ndodhet në rrugën e Mborjes dhe disa hapa më larg nga ndërtesa e re e Liceut Kombëtar. Me rastin e panairit të shesteve, një shumicë e madhe nga populli, që gumëzhinte në rrugët e Mborjes, u ndal në këtë kopsht ose më mirë, në këtë pyll të vogël dhe të sistematizuar. Këtu sheh një ndërtesë të bukur në mes, të mbuluar me degët plot hije të pemëve të shumta dhe plot tryeza dhe karrike të shpërndara në rregull, ndër kënde të bukura të këtij pylli magjik. Vetë korçarët e kanë ngjitur emrin “Parajs” kësaj natyre tërheqëse, që soditet në këtë kopsht. Më shumë se 600 veta gjetën këtu duke u kthyer nga panairi, një vend se ku të ulen dhe pije të ftohta dhe të zgjedhura. Të grumbulluar në hijet e dendura të pemëve të mëdha, paret e ndryshme shijojnë muzikën e orkestrës, thëthijnë erën e pastër dhe të freskët midis një natyre të zbukuruar me lule dhe me ngjyra jeshile që e zotëron kudo këtë park madhështor. Me të tilla lokale, Korça, qytet i math, është edhe një qendër verimi. Për ata që nuk janë në gjendje të largohen prej qytetit, të tilla parqe janë një shpëtim i vërtetë. Gjejnë një vend ku ta kalojnë kohën e pushimit dhe të forcojnë shëndetin.

Në Drenovë

Në Drenovë, këtë ditë, u shtrua një drekë e pasur nga këshilla (Këshilli i Kishës, shënimi ynë), katedrale për pjestarët e korit të Mitropolisë, kor i cili vepron nën drejtimin e palodhur të të prof. Sotir Kozmo. Në këtë drekë muarën pjesë, përveç korit miks, i përbërë prej 60 vetash, djem dhe vajza. Mitrofori i Math, At Vasil Marko dhe këshilla e kishës. Muarën pjesë këtu edhe gjithë nxënësit e Seminarit Orthdoks “Jovan Banka”. Njëkohësisht në fabrikën e alkoolit “Merkur” të z. Llambi Mano, drejtor i shoqërisë në fjalë dhe Kryetar i Odës së Tregtisë, shtroi një drekë të pasur për këshillën e Odës, ku muarën pjesë, përveç këshilltarëve, edhe poeti Asdren. Të Djelën që vjen, shoqëria jashtëshkollore “Rinia Korçare”, dega teatrore, do të bëjë një ekskursion të math familjar në Bradvicë, ku do të marrin pjesë afro 200 vetë. Këto lëvizje ekskursioniste po shënojnë në Korçë një gjallëri të dalluar.

Shëtitja e madhe turistike e degës teatrale të shoqërisë “Rinia Korçare” në Shën-Kostandin të Bradvicës. Muarrë pjesë 200 djem e vajza.

Një lëvizje e brendshme turistike është duke u ringjallur në qytetin t’onë: ekskursionet turistike nëpër malet dhe vendet turistike të Korçës, janë organizuar shpesh në këto javë. Dhe është mëkat që korçarët, dhe sidomos djalëria, në ditët e pushimit, të mbyllen nëpër kafenetë ose brenda qytetit, kurse këto ditë kanë mundësi që t’i kalojnë në kontakt me natyrën, në ajrin e pastër dhe plot shëndet. Drenova, Boboshtica, Dardha, Voskopopja, Vithkuqi dhe Pogradeci, janë vise të bukura dhe të shëndetshme ku djalëria korçare mund të dëfrehet pa masë. Sidoqoftë lëvizjet turistike të kësaj vere, dhe sidomos ekskursioni i math i pardjeshmë i organizuar nga dega theatrale e shoq, “Rinja Korçare”, na japin shpresë për nj fillim të vazhdueshëm në zhvillimin e turizmit të brendshëm të qarkut t’onë.

Shëtitja turistike e Degës Theatrale të Shoq. “Rinija Korçare”

Është e para herë që u realizua një shëtitje turistike kaq madhështore prej rinisë Korçare. Zakonisht shëtitjet turistike dhe pik-niket organizohen midis shokësh dhe të njohurve; por ekskursioni i pardjeshmë, nuk ish i tillë sepse kish edhe qëllim vëllazërimi midis rinisë: shumica syresh nuk njiheshin aspak midis tyre, por në sajë të këtij ekskursioni u njohnë dhe kaluan një ditë të lumtur dhe me këngë e valle në pyllin romantik të Shën-Kostandinit të Bradvicës. Shën-Kostandini i Bradvicës, ndodhet vetëm nja 20 km. lark Korçës, në malet e “Moravës”. Me qenë se në grupin madh prej 200 vetash merrnin pjesë afro 70 Zonja dhe Zonjusha, u vendos që nisja nga Korça të bëhet jo më vonë se ora 2, ditën e Djelë, para mëngjezit me qëllim që udhëtimi të bëhej ngadalë për të mos i lodhur vajzat. Pikërisht në orën e caktuar, të 200 ekskursionistët muarën udhën e Bradvicës; nata ishte shumë e bukur dhe hënë e plotë; nën jehonat e kangëve kombëtare, që tingëllonin të fuqishme në qetësinë e natës, karvana njerëzore kaloi përmes katundit Mborje dhe hyri në grykën e skërkës. Ndonëse rruga ishte mjaft e përpjetë, djemtë nuk pushonin së kënduari. Me të dalë nga gryk e thatë dhe e zezë, u përshkuan pyjet e dëndura të Moravës. Pas dy orësh udhëtimi në vendet piktoreske dhe të veshura me pyje, u arrit në “Çezma e Gjergos”, ku ish i paracaktuar stacioni i parë. Këtu i gjith grupi u ndal për të ngrënë mëngjezin. Uji i “Çezmës së Gjergos”, vlen sa për gjysëm birre, me qenë se prej këtij uji fabrikohet birra e shijshme e Korçës. Këtu Shoqëria “Birra Korça” ka instaluar një depo të madhe dhe së këtejmi me sulina (tuba, shënimi ynë), e shpje deri në fabrikë. Në lëndinën e çëzmës, të rinjtë e grupit u njohnë midis tyre. Pas një shlodhje prej gjysëm ore, udhëtimi rifilloi për të prekur majën e Moravës, nja 1.700 m. e lartë; ja Bozdoveci plot pishë; pak më tutje nga perëndimi, Skërkat e thata. Në fund shumë larg të përshëndesin me madhështi malet e Ostrovicës, të mbuluara akoma me dëborë. Nga Juga; “Guri i mprehtë” dhe malet e Dardhës, ja “Guri i Capit”.

Në Shën-Kostandin

Një pyll i dëndur me drurë ahu shekullorë, një çezmë me ujë të ftohtë, disa lëndina të bukura dhe kisha, i plotësojnë bukuritë e këtij vendi romantik. Disa shokë, që kishin ardhur që të Shtunë me ushqimet e nevojshme i presion ekskursionistët. Njëzet minuta pushimi në lëndinën e bukur, qe e mjaftueshme për t’u çlodhur nga udhëtimi i katër orëve. Zonjat dhe zonjushet u zunë dorë pas dore duke kënduar, filluan të lozin valle, kurse djemtë nisën lodra të ndryshme. Për gëzimin e të gjithëve një grup sazexhinjsh të paftuar mbërriti pas pak. Vallet kombëtare hiqeshin me krenari nga djemtë dhe me elegancë nga vajzat. Pak më tutje, dy grupe të vogla ja kishin shtruar shqiptarçe. Me këngë, raki dhe birrë. Ora më 11 dreka ish e shtruar nënë hijen e drurëve dhe të gjithë zunë vend. Nga dy kupa uzo-jo për të hapur oreksin, pse asnjëri nuk e ndiente këtë nevojë-por për të uruar njëri tjatrin, u zbrasnë. “Brom, Akim”, të kam gjetur. ”Krainar”, të gjetshin të mirat “uratë” dhe e gjeç nga njerëzia, kështu djemtë thërriteshin me emra e ndryshme të roleve që kishin lojtar në skenë. Dreka nuk vazhdoi shumë pse sazexhinjtë i vazhdonin pa lodhur avazet e kërcimit dhe rinisë i ziente gjaku. Dëfrimi vazhdoi i pareshtur deri më ora 3 pas dite; u dha shenja e nisjes dhe mbas 10 minutash, grupi mori rrugën për në Korçë. (KTONA)

Dardha e Korçës: Vendi më i bukur për verim-Bukuri natyre të pashoqe-Jeta e zhvilluar e Dardhës

Nuk është bërë gjer më sot një propagandë sistematike për viset e bukura të Shqipërisë. I detyrohet mbase këtij shkaku, fakti që natyra tërheqëse dhe plot shëndet e vendit t’onë nuk njihet sa duhet prej shumicës. Qëllimi ynë nuk është që t’u shërbejmë atyre pak familjeve, të cilat mot për mot, shkojnë për verim në anëdet a në mal. Këto, prej provës që kanë bërë, i njohin cilësitë e këtyre viseve. Përveç kësaj do të ishte një shërbim i kufizuar po të ndaleshim vetëm këtu. Mendojmë pra, t’i japim lëvizjes së verimit një lloj popullariteti. T’i njohim vendet t’ona klimaterike sa më shumë dhe dhe të shkaktojmë kështu një lëvizje më të dendur. Lëvizja është shenja e gjallërisë dhe forcimi i kësaj sjell me vete mirëqënien. Po cilat mund të jenë viset më të bukura të verimit? Ja, për shëmbëll, Dardha e Korçës përmbush të gjitha kushtet që i japin të drejtë kësaj të zërë një vend nderi në vargun e viseve t’ona verimi. Ka dy të mira: natyrë shumë të bukur dhe shoqëri të zhvilluar. Vjet, në këto kohë, një nga redaktorët t’anë që e vizitoi Dardhën, botoi një përshkim të gjatë mbi jetën dhe natyrën e këtij vendi shumë tërheqës klimaterik. Po ribotojmë këtu një pjesë të atij reportazhi.

Duke vajtur në Dardhë

Filloi e përpjeta për në Dardhë. Kalojmë pak kilometra dhe ndjen se një natyrë e shumëllojshme të rrethon. Asgjë nuk është monotone. Udha, që shkon rrëzë maleve të Bigllës, le në të dy anët pamje të bukura. Po bëhen më të bukura kur nis e gjelbëron i tërë vendi. Malet nuk janë të thatë, janë pylle. Ngjyra jeshile, që dominon tani kudo, të shplodh syrin. Vijat e maleve, që diku përfundojnë më ndonjë të pjerur të egër, diku përkulen vetëm, formojnë vijën e horizontit të ngushtë. Nuk është si në fushë këtu, ku vështrimi shtrihet në hapësirë. Në të 17-in kilometrin nga Korça. Pa u mbushur edhe një kilometër duhet të ç’lodhemi në Dardhë. Po pse nuk duket, ku është Dardha? Rruga kalon tani përmes pyllesh. Një pamje piktoreske jashtëzakonisht e bukur zhvillohet para syve kur automobili kthen edhe një brryl rruge dhe le të duket një pjesë e Dardhës. Koria e Shën Pjetrit, guri i vjeshtës për karshi, kodrat suare në Perëndim dhe kodrinat pranë rrugës së Devollit në Lindje dhe në mes Dardha. Natyra është treguar shumë dorlëshuar. I ka falur Dardhës klimë të mirë dhe e ka stolisur me ngjyrat më të bukura. Dardharët nuk kanë prishur asgjë nga kjo bukuri, përkundrazi janë kujdesur me kohë ta ruajnë. Po si është krijuar ky nivel jetese në Dardhë? Është i pasur vendi në vet-vete. Jo, vendi asgjë nuk prodhon. Dardharët shkonin në mërgim, themi shkonin se tani askush nuk mund të lëvizë vendit. Dyert e kurbetit u mbyllën. Dardharët duhet të rrojnë në Dardhë. Po ç’të bëjnë këtu? Është për t’u çuditur se si nuk u shpërngul fare populli nga ky vënd! Dikur përmbi 2000 banorë, sot afro 1100 frymë janë të shtërnguar të rrojnë në këtë vend shumë të bukur si pozicion, po të varfër nga pasuria e tokës. T’i shfrytëzojmë pyllet? Do të ishte një krim. Do të shembej, do të humbiste tërë bukuria e Dardhës, tërë vepra e piktores Natyrë që e stolisi me ngjyrat më tërheqëset në këtë vend klimaterik me vlerë të madhe. Dhe tani Dardha çmohet si vend i tillë dhe prandaj, vijnë këtu nga të gjitha vendet e Shqipërisë për ta kaluar stinën e verës. Dardha u bë një vend verimi me rëndësi në qarkun e Korçës. Për këtë kontribuoi natyra dhe Dardharët. Bënë sakrifica, shkrinë mendime jo vetëm dardharët që banojnë sot në këtë katund-qytet, por edhe bijt e Dardhës që ndodhen në Amerikë, Rumani dhe Greqi. Këto kanë qenë kurbetet e Dardharëve. Aje kanë formuar shoqëri, kan mbajtur të pasur zjarrin e dashurisë për Atdhenë e tyre, kanë ruajtur kombësinë dhe i kanë ndihmuar Shqipërisë dhe Dardhës. I pari klub shqiptar në Amerikë u themelua nga Dardharëst më 1909, në E Cabridge, Mass. Sot Shoqëria “Bleta” e Dardharëve të Rumanisë kanë dërguar të holla, me të cilat është ndërtuar shkolla, janë hapur rrugë, janë bërë çezma. Ujët për të pirë, është i bollshëm në Dardhë.

Si e kalojnë kohën ata që verojnë në Dardhë?

Pranë pyllit të Shën Thanasit, në një pozicion të përshtatshëm dhe të bukur, ndodhet hoteli “Tursit-Park”. Kopshti i bukur i këtij lokali mbledh të gjithë sa verojnë në Dardhë. Lark nga fshati në një lartësi 1344 m. (qendra e Dardhës ka lartësinë 1316 m.), “Turist-Park” u fal vizitorëve vendin më të përshtatëshëm për të kaluar ditën. Ata që banojnë nëpër shtëpit dhe hotelin që ndodhet brenda në fshat, e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në kopshtin e bukur të “Turist-Park”-ut. Vizitorëve të Dardhës nuk u mungon asgjë. Dardharët e kanë të zhvilluar shumë ndjenjën e hospitalitetit, u ndihmojnë dhe u sjellin lehtësira atyre që vijnë për verim. Si të zhvilluar që janë, e kanë kuptuar se për vendin e tyre turizmi përbën një të ardhur me rëndësi, e vetmja e ardhur që mund të ketë sot Dardha. Aqë privatët sa edhe shoqëria “Shpresa” e Dardharëve bëjnë çmos për t’a bërë Dardhën të vizitohet sa më shumë nga shqiptarët dhe nga të huajt. Kjo shoqëri mban në disa të ndara të ndërtesës së shkollës zyrat e saj dhe bibliotekën. Librat e kësaj biblioteke janë botime shqipe të vjetra dhe të reja. Një shumicë e tyre janë prej bibliotekës së klubit të të “Rinjëve Dardharë të Amerikës”, me qenë se pas shpërnmdarjes së këtij klubi, pasuria shkoi në posedim të Shoqërisë “Shpresa” të Dardhës. Qënia e kësaj biblioteke me një rregullim të vogël, munt t’u shërbejë për studime jo vetëm Dardharëve, por edhe vizitorëve që vijnë këtu. Nuk duhet lënë pa u përmëndur edhe ujët mineral që ndodhet 10 minuta larg qendrës dhe që përdoret si pas rekomandimeve të mjekëve për sëmundje të stomakut dhe të veshkave. Si përfundim duhet thënë se Dardha qëndron në rradhë e parë të vëndeve t’ona klimaterike si klimë dhe si shoqëri e zhvilluar./Memorie.al

Categories
Kulture Kuriozitete

Politikanë pa makina, pa vila, pa imunitet – vendi pa varfëri!

Mund të tingëllojë e çuditshme për njerëzit në shumë vende të tjera, por Suedia nuk ofron luks as privilegj për politikanët. Pa makina zyrtare ose shoferë privatë, ministrat dhe parlamentarët suedezë udhëtojnë me autobusin apo trenin mbushur me njerëz, njëlloj si qytetarët që përfaqësojnë.

Pa të drejtën e imunitetit parlamentar, para gjykatës janë si çdo person tjetër. Pa sekretar në pritje, zyrat e parlamentarëve janë më pak se 8 m2.

Unë i paguaj politikanët, – thotë Joakim Holm, shtetas suedez – dhe nuk shoh asnjë arsye, për t’u afruar një jetë luksoze”.

Politikanët që guxojnë të shpenzojnë para publike për udhëtim me taksi, në vend që të hipin në tren, përfundojnë në faqet e para të gazetave. Edhe kryetari i parlamentit mori një kartë për përdorimin e transportit publik.

Vetëm kryeministri e ka të drejtën e përdorimit të përhershëm të makinave dhe sigurinë personale.

Parlamentarët suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, ku i lajnë dhe hekurosin vetë rrobat. Kjo mund të duket modeste për njerëz të tillë të shquar, por në fakt është shumë më mirë sesa dikur.

Deri në fund të viteve 1980, të gjithë parlamentarët flinin në kanape në zyrat e tyre.

Askush në jetën publike, nuk fiton një pagë të madhe: paga për anëtarët e Riksdag (parlamentit) është rreth dy herë më e lartë se ajo e një mësuesi të fillores.

Në nivelin komunal, çdo dëshirë për punësim në politikë mund të interpretohet si një rast që kërkon vlerësim psikologjik: sepse zyrtarët komunalë suedezë nuk fitojnë pagë, as nuk kanë të drejtën e një zyre dhe punojnë vullnetarisht nga shtëpia.

Përvoja e Suedisë minon idenë e paarsyeshme që politikanëve, duhet t’u jepet respekt si një kastë më e lartë, e përbërë nga zonja dhe zotërinj që janë më të famshëm se një qytetar mesatar dhe për këtë arsye, meritojnë një të drejtë gati hyjnore, për përfitime dhe privilegje.

Është një komb që i trajton zyrtarët e tij qeveritarë dhe përfaqësuesit politikë, si qytetarë të zakonshëm; është një shoqëri që shfuqizoi përdorimin e përemrave zyrtarë në vitet 1960 dhe ku të gjithë quhen “ti”, sepse, sipas sistemit suedez të vlerave, askush nuk është mbi të gjithë.

Pa pabarazi të mëdha shoqërore, Suedia është pa dyshim, një vend më i sigurt dhe më pak i dhunshëm, ku politikanët dhe qytetarët zakonisht nuk kanë pse të udhëtojnë me makina antiplumb. Por, më e rëndësishmja, kjo është një shoqëri që zgjedh politikanë të cilët, duhet të jenë në kontakt me problemet e përditshme të qytetarëve. Politikanët, nuk lejohen të vënë interesat personale mbi ato të përgjithshme, në një shoqëri që tregon se pushteti politik mund të ushtrohet brenda kufijve të mirësjelljes.

Në sistemin gjyqësor, logjika është e njëjtë: nuk ka gjyqtarë që kanë të drejtë për automjete zyrtare, sekretarë ose privilegje.

Ata që janë në pushtet duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të gjitha informacionet duhet të bëhen të disponueshme për publikun: hapja e Suedisë reflektohet në vetë transparencën e fuqisë politike, që monitorohet përmes ligjit më të vjetër në botë, për transparencën. Në 1766, hyrja e publikut në dokumentet zyrtare të qeverisë u bë një e drejtë kushtetuese për të gjithë qytetarët, e përfshirë në një kapitull të veçantë të Aktit të Lirisë së Medies në Suedi.

Në Suedi, është e mundur të monitorohen shpenzimet e ministrave, përfaqësuesve dhe gjykatësve në çdo kohë.

Një nga skandalet më të mëdha politike në vend, ishte ai i viti 1990. Zëvendëskryeministrja Mona Sahlin, bleu çokollatë, pelena dhe disa sende të tjera personale me një kartë krediti qeveritare dhe pagoi e shtrenjtë: ajo humbi punën. Skandali u shfaq në analet e politikës suedeze, si çështja Toblerone.

Në pak më shumë se 100 vjet, Suedia është shndërruar nga një shoqëri e varfër, bujqësore, në një nga vendet më të pasura, më të drejta shoqërore dhe më pak të korruptuara në botë, ku askush nuk është mbi të tjerët./Konica.al

Categories
Histori Personalitete

30 Mars 1895, lindi Anton Ashta, doktori që zhduku malarien në Shqipëri

Dr. Anton Ashta lindi më 30 mars 1895 në Shkodër ku mori dhe mësimet e para dhe shkollën e mesme, ndërsa në vitin 1921 ai u diplomua për mjekësi, në Universitetin e Romës. Në vitin 1922 kreu një kurs suplementar për dermosifilopatinë. Mbas shkollës megjithese i ofruan të rrinte në Romë, Ashta u kthye në atdhe. Ai filloi menjëherë punën si njeri i përgjegjshëm për problemet e kohës. Kështu në numriun e parë të revistës “Shpresa e Atdheut”, në vitin 1922 Ashta shkroi artikullin e titulluar “Të zhduket malarja” dhe më pas “Shënime mbi sifilizin”. Në Shqipëri ishte koha e zhvillimit vrullshëm të mushkonjës “Anofel”, e cila shkaktonte mijëra të vdekur në vit. Ashta u emërua mjek në Lezhë, pastaj u tranferua në Shkodër në vitin 1923.

I bindur në fitoren e luftës kundër malaries Ashta në vitin 1928, shkoi përsëri për një kurs njëvjeçar në Romë nga “Fondacioni Rokfeler” (Rockefeller Fondation), për luftën kundër malarjes. Pas përfundimit u rikthye në Shqiperi dhe filloi punën si mjek malaiolog pranë Fondacionit Rokfeler në Tiranë në projektin për zhdukjen e malaries. Në vitin 1932 Ashta botoi punimin “Malarja”. Kështu në vitin 1947 filloi një fushatë e vërtetë për zhdukjen e malaries me në krye mjekun Anton Ashta. Në vitin 1945 Ashta u caktua shef i seksionit antimalarik pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Për luftimin e saj mbi baza shkencore, ai hartoi një program të hollësishëm.

Më vonë, Dr. Ashta për këtë periudhë shkroi: “Fushata antimalarike filloi me entuziasëm në vitin 1947. U përdorën dy aeroplanë për spërkatjen periodikisht të sipërfaqeve kënetore me insekticidin DDT. Në tri vitet e para (deri në 49) efekti i insekticideve ka qenë jashtëzakonisht i mirë. Ndërsa nga viti 1950 u bë denoncimi i detyrueshëm i të sëmurëve nga malarja dhe mjekimi e profilaksia e të gjithë të sëmurëve me malarje, i cili bëhej falas”.

Megjithatë, gjatë dhjetëvjeçarit të parë (47-57) qëllimi kryesor ishte zhdukja e mushkonjës “Anofel”, bonifikimi, tharja e kënetave, apo diognostikimi shtëpi më shtëpi të të sëmurëve. Për zhdukjen e malarjes u bë tharja e kënetave të Tërbufit, Roskovecit, Maliqit e shumë të tjerave. Kështu sic Dr. Ashta kishte parashikuar, në vitin 1962 malarja do të zhdukej, kjo u arrit në shumicën e zonave të Shqipërisë. Përveç një rasti të vecuar dhe të fundit në vitin 1967 që Dr. Ashta zbuloi në një fshat të Gramshit. Pas këtij rasti, malarja në Shqipëri u zhduk.
Në vitin 1962 Dr. Ashta mbrojti doktoraturën me veprën “Malarja në Shqipëri” me të cilën fitoi “Cmimin e Republikës” Klasi I.

Dr Anton Ashta mban Titullin “Heroi i Punës Socialiste”
Në Tiranë një rruge ka emrin “Dr Anton Ashta”, për nder të tij.
Dr. Ashta vdiq në Tiranë në vitin 1977.

Burimi: Gazeta Vatra

Categories
Histori

1940/Ndërtimi i maternitetit në Tiranë, pronarët që u shpronësuan

Me propozim të ministrit të Punëve Botore (ad. interim) Shefqet Vërlaci, njëkohësisht edhe kryeministër, mëkëmbësi Francesco Jacomoni, nxori dekretin nr.52, datë 14.2.1940 “Shpronësim për ngrehjen e ndërtesës së maternitetit në Tiranë”, dekret i cili u botua në “Fletorja zyrtare”, nr.27, datë 26.2.1940, në faqet 1-2. Pronat e shpronësuara i takonin pronarëve në lagjen “Ismail efendi”:

-Haxhi Mustafa

-Haxhi Zeneli

-Ramazan Keçi

-Zenel Haxhi dhe Haki Ali Mehmeti

-Vakëf i Komitetit Mysliman (dy parcela)

-Doktor Kristidhi

-Mahmut Selim Met Hykës/55News.al

Categories
Histori

“Pallati amësi dhe foshnjëri”

Spitali gjinekologjik i Tiranës përfundoi shumë shpejt. Në verën e vitit 1940 ai u përurua nga mëkëmbësi Francesco Jacomoni, bashkëshortja e tij Dona Maja, kryeministri Shefqet Vërlaci, etj.

Në shtypin e kohës paraqitet si “Pallati i mëmësisë” , apo pallati “Amësi dhe foshnjëri”. Ndërtesa cilësohej madhështore, “strehë për nëna dhe foshnja shqiptare”./55News.al

Categories
Art Kulture Personalitete

Ramadan Sokoli, personaliteti i një profesori në një fotograf! Takimet me muzikologun e shquar përpara një filxhani kafeje

QERIM VRIONI/ Profesor Ramadan Sokoli (Shkodër, qershor 1920 – Tiranë, mars 2008), miku im i vyer, në vizitat e shpeshta që i bëja në shtëpinë ku banonte (kati -1), pas pyetjes sime, më kishte thënë se nuk e shqetësoja nëse do ta fotografoja edhe duke biseduar.

Ashtu edhe kisha vepruar disa herë, duke vërejtur se aparati dhe zhurmërima e shkrepjes së tij nuk i bënin ndonjë përshtypje. Natyrisht, fotot e tij nga objektivi im përbëjnë një nga faqet e zgjedhura të arkivit tim fotografik. Rëndom kafen e pinim në studion e tij, e cila me pikturat, librat, partitura të vjetra dhe të reja, dorëshkrimet, fotografitë, skulpturat, armët e moçme në mure, objektet historike etj., ishte vetvetiu një muze i vogël, por i larmishëm dhe mbresëlënës. Për çdo artefakt, ai tregonte me kënaqësi një ngjarje interesante dhe vlerësuese.

Atë ditë vere të vitit 2006, biseda me profesorin qëndroi edhe në kohëra disi të turbullta për të, ato nisnin fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e, një tis trishtimi i ra mbi fytyrë. Kur erdhën kafetë, ai ishte ende nën ato përshtypje dhe kujtime. E shkrepa disa herë aparatin ndërsa ai, me filxhanin në duar, po vështronte diku, veçse jo me sy, por me mendje. Kishte shumë për të kujtuar, mbase edhe plagë të vogla e të mëdha, mbase edhe ndonjë mbështetës në kohë kritike (p.sh., Llazar Siliqi), duke pahtësuar vazhdimisht mirënjohjen. Dallgët e ashpra të fatit, vetjake dhe familjare (ndër to dhe privimi i lirisë për të dhe dy vëllezërit) ai i kishte përballuar me nder dhe dinjitet.

Sidoqoftë, profesor Ramadani, matanë filxhanit të kafesë, si në një film me xhirim të shpejtuar, mund të shikonte mjaft gjera. Ato i kishin dhënë kënaqësi krijimi, por njëkohësisht ngërthenin vlera të veçanta për historinë dhe kulturën e vendit. Po ashtu, përqendrimi i vështrimit të tij plot mendim tregon se fotografimi nuk e ka prekur në rrjedhën e kujtimeve.

Kështu, me gjithë vështirësitë para tij për më shumë se gjysmë shekulli (veçanërisht ato psikologjike), ai arriti të zbulojë nëpër mjegullat e dendura të historisë sonë, figura të shquara, por fare të panjohura arbërore (p.sh. Niket Dardani), duke kryer kësisoj një shërbim shumë të veçantë ndaj botës shqiptare, sidomos etnomuzikologjisë së vendit tonë, një nga themeluesit kryesorë të së cilës ishte. Po ashtu, ai është autor i mbi 20 botimeve të ndryshme të natyrës shkencore (p.sh. “Figura e Skënderbeut në muzikë”), divulgative (si “Përtej 16 shekujve”) dhe mësimore (“20 miniatura pianistike”), mjaft të vlefshme për studiuesit, mësuesit dhe nxënësit e shkollave të muzikës.

Gjatë kohës së punës si arsimtar në Liceun Artistik në Tiranë, ai ka dhënë aty me përkushtim disa lëndë mësimore, si folklor muzikor, flaut, harmoni, histori muzike, teori solfezhi etj. Profesor Ramadani kishte drejtuar edhe ekspedita eksploruese ndërkombëtare për muzikën popullore nëpër Shqipëri (p.sh. me shkencëtarë gjermanë dhe rumunë), sidomos për atë të krahinës së Çamërisë.Ai ishte pjesëmarrës në disa kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare për çështje të etnomuzikologjisë shqiptare, duke folur në to me fakte dhe argumente të mprehta bindëse. Po ashtu, profesor Ramadani ishte një nga ideuesit e organizimeve të festivaleve folklorike kombëtare dhe drejtues edhe i atyre në Berat e Gjirokastër pas vitit 1992. Gjithmonë, pas fillimviteve ’90, profesori ynë ka dhënë leksione edhe për etnomuzikologjinë shqiptare, i ftuar në disa universitete të huaja (Romë, Stamboll. Athinë, Bolonjë, Bratislavë etj.). Me skenarë të tij janë xhiruar disa dokumentarë me karakter njohës dhe studimor të Kinostudios “Shqipëria e Re” për jetën dhe veprimtarinë e dy kompozitorëve të hershëm, Jan Kukuzeli e Niket Dardani, të arbëreshit Lorenzo Tardo, i dalluar në muzikën kishtare dhe të muzikantit shkodran Gjon Kujxhia.

Ndoshta, kujtonte edhe një studim shkencor të tij për muzikën popullore shqiptare, mundet i pari i llojit në historinë tonë, të botuar në shtyp në vitin 1944, në dy pjesë, por ende pa gjurmë pjesa e dytë (sipas shkrimtarit Pandeli Koçi). Edhe kompozimi ishte një nga veprimtaritë krijuese mjaft origjinale të profesorit, ai ishte autor i disa pjesëve për muzikë dhome dhe i këngës së njohur “Turtulleshë”, së cilës për shumë kohë nuk i bëhej i ditur emri i autorit. Siç u cek edhe më sipër, e vyer mbetet ndihmesa e tij në vite si mësues i palodhur muzike, çka bënte që shpesh të ngazëllehej, ndërkohë që dëgjonte për ndonjë ish-nxënës i tij instrumentist të shkëlqente në skena koncertesh të vendit dhe të huaja. Së fundmi, por jo nga rëndësia, mbase shkonte nëpër mend edhe sjelljen e vet dashamirëse e të një fisnikërie të rrallë me të tjerët, pavarësisht moshës dhe nivelit të tyre kulturor.

Me të gjithë veprimtarinë e tij të shumanshme, ai mbetet një Patriark Historik i Kulturës Shqiptare. Me këtë foto dhe këto rreshta i bëhet homazh figurës emblematike dhe të paharruar të muzikologut të shquar, profesor Ramadan Sokoli.

Burimi: Panorama.com.al

Categories
Histori Personalitete

Leonardo de Martino, mësuesi i parë i Fishtës

Poeti arbëresh Leonardo De Martino lindi në fshatin arbëresh Greçi, të provincës së Avelinos (Itali) 181 vite më parë. Famullitari i Troshanit (dhe i fshatit Fishtë), ai e pagëzoi Zefin në ditët e para të jetës dhe ka vlerësuar zgjuarsinë dhe zhdërvjelltësinë e zadrimorit të vogël, që do të ishte Fishta i madh e letrave shqipe.

Më 1865 u dërgua si meshtar në Shqipërinë e Veriut, ku mori pjesë në lëvizjen kulturore patriotike. Shkroi vjersha dhe ndonjë pjesë dramatike, të cilat i botoi në përmbledhjen “L’arpa d’un italo-albanese” (“Harpa e një arbëreshi”, Venedik, 1881). Në krijimet e tij më të mira i këndoi me nota romantike dashurisë për Shqipërinë, evokoi figurën e Skënderbeut etj. Krijimtaria e tij ushtroi ndikim te Fishta, Mjeda, kur ishin në hapat e parë si poetë. De Martinos i takon edhe merita për vënien në skenë të dramës së parë shqipe.

Kreu shërbimin meshtarak kryesisht në Troshan, në dioqezën e Zadrimës dhe në fshatrat e Lezhës. Për një farë kohe shërbeu si sekretar i Prenk Pashës, princ i Mirditës dhe si kujdestar i të birit të Pashës, Prenk Bibë Dodës (1858-1920). Por nxënësi i tij më i shquar qe katundari i vogël, Zekë Ndoci, të cilin duart e tij të mësuara e shndërruan në Atë Gjergj Fishtë, në Poetin i cili do ta ngrinte traditën e poezisë së Shqipërisë veriore, në majat më të larta. E kjo mund të konsiderohet edhe kryevepra e fratit de Martino.

Atë Leonardi u largua nga Shqipëria në fund të shekullit XIX. Në historitë e letërsisë shqipe thuhet se doli në pension, duke harruar se ai ishte rregulltar katolik e meshtar e se rregulltarët nuk e dinë ç’është pensioni, sepse i shërbejnë Zotit deri sa mbyllin sytë për dritën e kësaj bote. E De Martino i mbylli sytë në moshën nëntëdhjetetre vjeç në kuvendin e Sarnos në Itali, më 12 korrik 1923.

I la trashëgim kulturës shqiptare pasurinë që mblodhi gjatë dyzet vjetëve të shërbimit në provincën françeskane: veprat, të përkthyera e origjinale, shkruar në dialektin gegë. Filologu i shquar, Justin Rrota, autor i tekstit “Letratyra shqype për shkollat e mjesme” (1925), shprehet: Leonardo de Martino është “poet prej natyre, shkroi e botoi shumë kangë, sa kje pa ardhë në Shqypni, në gjuhë italishte. Këtu mandej, si e theu dialektin e vet n’atë të Gegnis, ia muer doren e shkroi me aq mjeshtri..

Ndërmjet tyre kujtojmë: ‘Vaji i hapses’, variant shqip i ‘Il lamento della prigionera’ të poetit dhe romancierit milanez, Tomaso Grosi (Tommasso Grossi, 1790-1853), të cilën ia kushtoi Dora d’Istrias më 1868; ‘Munnimi i Jezu Krishtit’ (1875), përkthim i veprës ‘Passione di Gesù Cristo’ të Pietro Metastasios (1698-1782) e, sidomos, veprën origjinale lirike ‘L’Arpa di un italo-albanese, (Harpa e një arbëreshi), Venedik 1888. Është një përmbledhje e vëllimshme 442 faqesh e poezisë më të pjekur e më të përpunuar të De Martinos në italisht e në shqip, shkruar me finesë e pasuri metrike të pazakontë për letrat shqipe të kohës. Njihet edhe për pjesën teatrore të shkurtër ‘Nata e Këshnellavet’, Shkodër 1880, e para në llojin e vet në shqipe.

Një tjetër vepër e Atë Leonardo De-Martino është: “Breve compendio dell avita e delle gesta di GIOGRIO CASTRIOTA SKANDERBEG, principe dell’Epiro e dell’Albania”, botuar në Greci më 1882. (Përmbledhje e shkurtër e jetës dhe veprave të GJERGJ KASTRIOTIT SKANDERBEUT, princit të Epirit e të Shqipërisë).

Emri i tij lidhet ngushtë edhe me shpalljen e Zojës së Këshillit të Mirë ‘Pajtore e Shqiptarëve’. Pamfleti poetik, që qarkulloi me këtë rast të jashtëzakonshëm festiv, kushtuar Zojës së Bekuar, është një ndër krijimet e tij më të frymëzuara./Konica

Categories
Histori

“Çdo çoban mund të blejë fare mirë, një radio me bateri”, FJALA E PANJOHUR E ENVER HOXHËS, 23 SHKURT ’73

Publikohet një dokument nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës i mbajtur në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së më datën 23 shkurt të vitit 1973, ku ishin të thirrur edhe kuadrot kryesorë të forumit më të lartë të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, të kryesuar nga Agim Mero, sekretari i parë i Komitetit Qëndror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, që Enveri urdhëroi të thirrej me urgjencë në atë mbledhje.

Fjala e plotë e Enver Hoxhës në atë mbledhje ku ai për herë të parë morri në analizë të gjitha “problemet e rinisë” si dhe “edukimin e saj”, me artin, kulturën, letërsinë, kinematografinë, librat, bibliotekat, vatrat dhe shtëpitë e kulturës, aksionet, zboret, punën vullnetare, etj. Si dhe problemet që kishin dalë dhe shfaqeshin tek disa të rinj, me modën, shfaqjet e huaja, ndikimet moderniste, etj.“Unë besoj që s’ka shtëpi kulture, ku të mos ketë vegla të ndryshme muzikore, shumë nga të cilat janë prodhuar brenda, janë sjellë edhe nga jashtë, dhe që të gjitha së bashku kanë ndihmuar shumë për argëtimin dhe edukimin e rinisë. Në këtë fushë, ka një zhvillim të madh, një përparim i madh është bërë kudo. Rinia i ka këto mjete në duart e saj, gjë që e shohim në Estrada e në festivale. Kjo është një kënaqësi e madhe, atëherë përse ta nënvleftësojmë? Që duhen edhe më tepër, s’ka dyshim që po, dhe për këtë duhen bërë përpjekje, por të na errësohet çështja e të thuhet se çobanët që rrinë në verë në malet e Lenies e të Gramozit nuk paskan një radio ose atje nuk vete filmi, kjo është të flasësh në erë. Çdo çoban mund të blejë fare mirë një radio me bateri, po të dojë, se në treg ka dhe ditë-puna e tij është më e madhe nga e të tjerëve dhe jo të pritet që çdo gjë ta bëjë shteti.

Shokë të rinisë, ju kërkoni klube të shumta të veçanta për rininë në qytete dhe kjo, kudo ku të ketë mundësi, le të bëhet, por nga sa di unë edhe nga këto janë ndërtuar, janë pajisur me gjithçka, bile edhe me bilardo, po pastaj janë mbyllur sepse u larguan nga qëllimi për të cilin u ngritën”.

Kështu u shpreh midis të tjerash Enver Hoxha në fjalën e tij të mbledhjen e sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së më datën 23 shkurt të vitit 1973, ku ishin të ftuar kuadrot kryesorë të forumit të lartë të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, që në atë kohë kryesohej nga Agim Mero. Kjo mbledhje e sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, bëhej vetëm pak kohë pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion dhe fjalës së Enver Hoxhës të mbajtur më datën 9 janar të atij viti në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, ku ai për herë të parë kishte folur kundra “qëndrimeve liberale dhe shfaqjeve të huaja në art e kulturë” dhe ndikimit të tyre në gjithë jetën e vendit. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë me diskutimin e Enver Hoxhës që Memorie.al e publikon të plotë që nga ky numër.

Diskutimi i Enver Hoxhës në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, më 23 shkurt 1973

Ju, shokë të rinisë, që ju kemi thirrur këtu keni gjë tjetër të re për t’i shtuar raportit që na keni dërguar? Po Agim Meroja, është këtu? Të thirret të vijë, se mban edhe ai përgjegjësi për punën e rinisë. Mund të na flisni pak më konkretisht, duke përmendur edhe emra se kush ka ndikuar negativisht, kush ka mbajtur qëndrim liberal ndaj direktivave të Partisë për çështjen e edukimit të rinisë, dhe që, sipas mendimit tuaj, ka sjellë si rezultat atë që disa të rinj të mos sillen e të mos jetojnë në bazë të normave të moralit tonë proletar, pra kanë rënë në liberalizëm? Kur themi, disa të rinj, nuk kemi parasysh gjithë rininë. Ka disa që thonë se “këto shfaqje janë disa karakteristika të moshës”, “janë periodike”, “që do të zhduken me kalimin e kohës”, etj., etj. Cilat, vjedhjet e xhepave, mosndjekja e mësimeve në rregull, marrja e notave negative, kalimi me zor i klasës nëpër shkolla etj.

Këto janë karakteristikat e moshës së rinisë?! A janë trajtuar mirë ideologjikisht problemet dhe a janë nxjerrë burimet e shkaqet nga të cilat rrjedhin këto akte e qëndrime liberale? Shkaqet e këtyre qëndrimeve janë kopjim e imitim nga bota e jashtme, shtrembërim i vijës së Partisë, apo çfarë? Mirë se njëri që vodhi diçka, u përjashtua nga shkolla apo nga organizata e rinisë, po kundër disa mendimeve e pikëpamjeve filozofike antimarksiste, që sillen nga jashtë dhe që depërtojnë e fliten edhe në universitet, jo në katedrat, por nga disa, nëpër qoshe, bëhet luftë apo jo? Nëse jo, përse nuk bëhet kjo luftë? Kush janë këta që qenkan kaq të zotë sa të mbrojnë teoritë dekadente të huaja dhe të tjerët, që hiqen se mësojnë ditë e natë marksizëm-leninizmin, nuk janë në gjendje t’i demaskojnë e t’i hedhin në plehra këto teori, bashkë me njerëzit që i predikojnë haptazi ose në mënyrë të fshehtë? Ka njerëz, për shembull, në organizatat e rinisë, që mbrojnë Pikason ose piktorë të tjerë dekadentë? Nuk ka. A njihen këto çështje në organizatë?

Ndihet nevoja për t’i sqaruar nga ana teorike dhe për të mbështetur drejtësinë e pikëpamjeve marksiste-leniniste të Partisë, apo vetëm thuhet që duhet të ngrihen probleme të tilla dhe në të vërtetë nuk ngrihen fare? Këto probleme duhet të jenë të qarta, e jo të na thuhet këtu me dy fjalë: “ngrihen”, “ngrihen pak ose s’ngrihen fare”. Këto çështje thuhen në mbledhje e shkruhen nëpër gazeta, por trajtohen cekët e në mënyrë të përgjithshme dhe, si rrjedhim, dalin disa njerëz që në fakt propagandojnë dhe vënë në jetë teoritë borgjeze në art, në kulturë etj. Kur organizohen diskutime, a ngrihen shokët e Partisë ose të rinisë, që kanë eksperiencë dhe përgatitje politike e ideologjike, për t’i orientuar këto diskutime për vlerat ideore të veprave kulturore, artistike etj? Këtu nuk e kam fjalën për gabimet gramatikore ose për ndërtimin e veprës në kuptimin që kjo ide të shprehej në fund e ajo në krye, por për të sqaruar anën politike të çështjes që trajtohet, duke thënë fjala vjen: “Këtu problemi nuk është shkruar drejt politikisht; kjo ide është e shtrembër nga pikëpamja ideologjike”, etj.

A kanë përdorur Partia dhe rinia forma të tilla pune? Unë nuk e kuptoj pse të mungojë guximi te kjo rini kaq trime, për të hedhur poshtë një vepër që nuk vlen, të këtij apo atij shkrimtari, kur kësaj rinie nuk i ka munguar guximi për të vajtur në luftë e për t’u vrarë me armiqtë. Këto shfaqje të huaja, për të cilat flitet këtu, siç janë disa pjesë teatrale, muzikore, disa këngë etj., nuk i ka bërë punëtoria e uzinës, por i kanë bërë të tjerët. Sipas mendimit të rinisë, janë bërë me qëllim apo pa qëllim gabimet në këto krijime letrare e artistike? Disa të rinj, siç thoni ju, nuk e kanë pasur atë zotësi politiko-ideologjike që t’i kapin shpejt dhe t’u kundërvihen përnjëherësh shfaqjeve të huaja. Por, kur i kanë vënë re në ndonjë rast, a janë thelluar për të parë nëse idetë janë shprehur me qëllim? Si mendoni ju, duhet të organizohej ndaj këtyre shfaqjeve e ndikimeve të huaja një rezistencë efikase që ato të hidheshin në plehra? Pasi shokët iu përgjigjën pyetjeve të bëra dhe diskutuan rreth problemeve që u shtruan, shoku Enver Hoxha vazhdoi: Më duket se problemi vihet shtrembër që në fillim. Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë në vend që t’i bëhet, në radhë të parë, një pasqyrë konkrete, qoftë edhe e shkurtër por e qartë, për problemet politike, ideologjike, morale dhe organizative të rinisë, si u pritën prej saj vendimet e Kongresit, si po vihen në jetë këto vendime etj., që nga fillimi dhe deri në mbarim, këtu kalohet në kërkesa ndaj organeve të Partisë, atyre shtetërore dhe institucioneve kulturore.

Unë nuk them të mos bëhen kërkesa, por këto të mos jenë të njëanshme, jo vetëm nga çështja se këtu nuk po na flitni për organizatën e rinisë, por edhe në kërkesat sikur të qëndrohet, këtu s’duhet të ketë njëanësi. Eshtë e lejueshme të kërkoni, por, sigurisht, do të kërkohet edhe nga ju. Në qoftë se ju e thoni në mënyrë aq kategorike shprehjen “sikur nuk kuptohen shqetësimet e rinisë, kërkesat, interesat dhe problemet e saj” (gjë që unë nuk e gjej as të drejtë dhe as reale), atëherë vihet pyetja: A e vlerësoni ju drejt interesimin e madh që tregojnë Partia dhe pushteti për rininë? A i çmoni ju drejt mjetet e mëdha materiale që janë vënë në dispozicion të edukimit të rinisë në të gjitha sferat? A i çmoni dhe a i shfrytëzoni ju këto si duhet? A i vlerësoni këto brenda zhvillimit të përgjithshëm të vendit dhe nevojave të këtij zhvillimi? Mua më duket se për t’iu përgjigjur të gjitha këtyre pyetjeve, duhet reflektuar më parë dhe, po të reflektohet, nuk mund dhe nuk duhet të dilni në atë konkluzion që keni dalë.

Në raportin që na keni paraqitur, disa herë kam hasur në përdorimin nga ana juaj të termit “shqetësimet e rinisë”. Nuk e kuptoj dot për çfarë shqetësimesh bëni fjalë? Ç’janë këto brenga që brejnë zemrën e rinisë sonë? Në qoftë se ju e përdorni këtë term sa për ta përdorur, bëni gabim. Në qoftë se e mendoni atë seriozisht, atëherë le të diskutojmë seriozisht, pse është me rëndësi të sqaroheni edhe ju, edhe ne. Unë mendoj se rinia jonë është më e lumtura dhe më e gëzuara në botë. Çdo gjë në vendin tonë bëhet e ndërtohet për rininë, ajo rron në një vend socialist të lirë nga çdo pikëpamje dhe edukohet në mënyrë të shëndoshë, ajo rron në një vend demokratik, ku gëzon të gjitha të drejtat, po ka natyrisht edhe detyra. Që kur lind fëmija në vendin tonë prindërit e të afërmit ajo i ka në punë, jeta ekonomike e familjeve te ne është përmirësuar shumë. Përveç kësaj, për fëmijët shteti bën çmos (dhe s’ka bërë pak), ai ka ngritur kudo për ta çerdhe, kopshte, shtëpi pushimi, spitale. Fëmijët në Shqipëri sot rriten të ushqyer mirë, vishen, mbathen, venë në shkollë. Shkollat e të gjitha niveleve janë të çelura për të tërë dhe falas. Kur sëmuren fëmijët, shërimi si për të gjithë edhe për ta bëhet, gjithashtu, falas. Të rinjve e të rejave të shumë familjeve, të cilët shkojnë në shkollat e mesme e në universitet, shteti u jep bursë. Kur ata dalin në punë, marrin rroga të mira, qiratë te ne janë fare të lira, sigurimet shoqërore shtetërore po si te ne.

Me miliona e miliona kopje librash janë botuar e vazhdojnë të botohen. Përveç organeve qendrore të shtypit, gazeta ka gati kudo, në çdo rreth, në qytete, në fshatra ka shtëpi kulture, në uzina e në fabrika ka biblioteka etj. Teatro, kinema, estrada profesioniste dhe amatore janë ngritur me shumicë në të gjitha anët. Gati çdo qytet ka nga një stadium të madh, në mos dy, pa folur pastaj për mijëra fusha sportive më të vogla. I tërë vendi është shumë piktoresk, nga më të bukurit në botë, të rejat e të rinjtë tanë mund të shkojnë dhe shkojnë kudo. Ata mësojnë, punojnë, jetojnë, bëjnë turizëm dhe asnjë pengesë nuk ka për ta, pse mbarë populli ynë, Partia dhe pushteti e çmojnë lart rininë tonë, e cila e meriton këtë plotësisht. Atëherë vihet pyetja: Çfarë shqetësimesh e brejnë rininë tonë? Jo, shokë të rinisë, realiteti nuk është kështu si thoni ju. Që duhet të bëhen akoma shumë e më shumë, kjo është e drejtë. Që ka edhe disa njerëz që nuk kujdesen ose nuk i kuptojnë si duhet këto çështje edhe kjo është e vërtetë. Ka pastaj edhe nga ata për të cilët qaheni ju në raport, por, nga ana tjetër, edhe ju vetë duhet të shihni më mirë në sy të metat tuaja.

Le të marrim çështjen e frontit të kulturës në edukimin e rinisë. As këtë problem ju nuk e shikoni shumë drejt, bile e ngushtoni këndin e shikimit të kulturës që është një fushë e gjerë. Këtë gjerësi ju e harroni dhe frontin e kulturës për edukimin e rinisë e reduktoni, duke thënë se “në një sërë rrethesh nuk përgatitet asnjë premierë teatrale me probleme të rinisë”, se “s’është bërë asnjë film artistik për rininë”, “botimet letrare janë të pakta dhe të një niveli të ulët”, “botime shkencore për rininë s’ka”. Ta shtrosh kështu problemin, do të thotë ta shtrosh cekët dhe pse të mos e themi më hapur, shokë udhëheqës të rinisë, të krijohet përshtypja sikur fajin e kanë të tjerë dhe jo ju që bëni raportin ose që jeni drejtuesit kryesorë të organizatës së rinisë. Fronti kulturor për edukimin e rinisë nuk qëndron në përgatitjen e një ose dy filmave, të një ose dy premierave që nuk janë bërë. Që të bëhen këto (dhe është e drejtë të bëhen jo kaq, po edhe më shumë), duhet të luftojmë që të gjithë, duke mos harruar as ju; por çështja e frontit të kulturës nuk qëndron vetëm në këto që thashë, pse janë një pjesë shumë e vogël e punës së këtij fronti të madh e kompleks.

Fronti i madh i kulturës për rininë tonë është shko11a, ku merret dituri, ku mësohet shkenca, filozofia dhe kur të rinjtë e të rejat dalin nga bankat e shkollës, futen në bankat e punës që quhen torno, tokë, blegtori, në luftën për jetën. I gjithë ky front i gjerë aktiviteti për të prodhuar të mira materiale është njëkohësisht një front i madh kulture. Të dy këto fronte janë të hapëta nga të dyja anët e kanateve për rininë, e cila merr pjesë gjallërisht në fillim si nxënëse, më vonë edhe si edukuese dhe krijuese. Prandaj organizata e rinisë duhet t’u vërë rëndësi më të madhe këtyre dy fronteve të kulturës për edukimin e masës së rinisë, pse këto janë kryesoret. Ne kemi suksese të mëdha në këto dy fronte. Rinia jonë, në përgjithësi, mëson, edukohet dhe punon mirë. Por mund dhe duhet të punojë e të mësojë edhe më mirë, pse i janë krijuar të gjitha mundësitë. Them se ajo duhet të punojë e të mësojë më mirë, se në këto drejtime duken mjaft boshllëqe të karakterit subjektiv, boshllëqe që s’mund t’u ngarkohen vetëm të rinjve, por edhe mësuesve e pedagogëve, komunistëve dhe udhëheqësve të rinisë, drejtuesve të organeve ekonomike dhe shtetërore.

Sigurisht luftohet kundër këtyre të metave dhe bëhen përmirësime të vazhdueshme, por, pa nënvleftësuar përgjegjësinë e të tjerëve, që Partia dhe Qeveria i këshillon dhe i qorton vazhdimisht të korrigjohen, unë dua të theksoj se vetë organizata e rinisë, kudo që ekziston si organizatë dhe udhëheqja e saj nga lart e deri në bazë, frontit të madh e vendimtar të kulturës për edukimin e rinisë, ashtu siç e përmenda më lart nuk po i vë rëndësinë e duhur dhe bën një punë formale, rutinë, bile ka raste që nuk bën fare. Jo një herë, po shumë herë më ka qëlluar të bisedoj me nxënës të shkollave të mesme të arsimit të përgjithshëm dhe me studentë, edhe nga ata më të mirët e shumë të mirët dhe kam vënë re se nuk njohin lëvizjet e rëndësishme shoqërore e historike të epokave të ndryshme të historisë, se nuk kanë asnjë fije njohurie, të paktën nga janë, mbi disa shkrimtarë e filozofë që kanë bërë epokë në mendimin njerëzor.

Mund të pranohet një gjë e tillë si normale? Sigurisht faj kanë pedagogët për këtë, por nxënësit dhe studentët tanë vallë nuk janë fajtorë? Po organizata e rinisë ç’po bën që nuk i edukon këta të rinj të plotësojnë kulturën e tyre, qoftë në shkollë, qoftë jashtë shkollës? Ç’rëndësi ka nëse u bë apo nuk u bë një shfaqje teatrale ose një film më shumë, kur i riu ose e reja që ka mbaruar shkollën e mesme e të lartë, jo vetëm nuk merr mundimin të lexojë pjesë letrare, komedi apo drama me famë botërore, por nuk di as kush janë disa autorë të tillë si Shekspiri, Molieri e të tjerë si këta? Shokët e rinisë mund të thonë, “ja, mbledhje po bëjmë”. Bëni mbledhje, shokë, po mua më thonë se ka me qindra studentë që marrin nota pesa dhe ka shumë që përjashtohen se nuk mësojnë, se sillen keq etj. Kjo, shokë, është shqetësuese për Partinë dhe shqetësimi është me baza. Për mungesa të kësaj natyre duhet të shqetësoheni ju dhe jo për shqetësimet imagjinare ose të sëmura të disa të rinjve. Pse na ngjasin një sërë qëndrimesh e sjelljesh të papëlqyera në shoqërinë tonë të pastër? /Memorie.al

error: Content is protected !!