Categories
Kulture

Tonin Tërshana – Të dua o det, kënga fituse e çmimit të parë të festivalit të 4 të këngës në radio

Kënga fituse e çmimit të parë të festivalit të 4 të këngës në radio Muzika: Tonin Harapi, Dhjetor 1965

O det të dua kur çel agimi
E të parën puthje me aq mall më uron
Në breg tend më lëshon mue gëzimi
O det I thellë sa shumë përngjason

E du trazimin tand të pafashitun
Veç ti m’magjeps dhe hovin tand e du
Më thërret dritë e jetës
Një kangë të flaktë me hartu

Më grish zani i jetës
një hymën të zjarrtë me këndu
Aaa… Një hymën të zjarrtë me këndu

I kaltër si sytë e vashës sime
Pafund e i gjanë si e jona dashuri
Se ti m’jep gëzime
e më fal ma të kthjelltin frymzim

Andaj zemra ime të don ty o det deti im
Se ti m’jep gëzime
e më fal ma të kthjelltin frymzim

Andaj zemra ime të don ty o det deti im
Aaa… Të don ty o det deti im
Aaa… Të don ty o det deti im

https://www.youtube.com/watch?v=5Ti_dJN828I

Categories
Art Kulture Personalitete

1 Qershor 1949, lindi këngëtari i paharruar Tonin Tërshana (1949 – 2015), e kujtojmë me nderim e respekt

Tonin Tershana është këngëtar i njohur. Vetëm 3 javë pasi u bë pronar i një banese sociale, por këngëtari i njohur shkodran Tonin Tërshana ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare, duke mos e gëzuar atë. Ai nuk mundi t’i rezistonte sëmundjes së rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Dëshira e tij më e madhe ishte banesa, çelsat e së cilës iu dorëzuan më 1 shtator nga kryebashkiaku Veliaj, e për të cilën artisti kishte pritur 20 vjet. “Kam 20 vjet pa shtëpi. Prej 15 vitesh kam jetuar në Greqi, në emigracion. Prej 20 vitesh paguaj qira dhe më në fund m’u krijua mundësia të jetoj si gjithë të tjerët, të bëj një jetë normale me familjen time”,- deklaroi Tërshana në intervistën e fundit.

Nuk e dimë a e realizoi darkën e parë me miqtë në banesë, por dimë që kjo ishte dëshira e tij më e madhe. “Gjëja e parë që do bëjmë sapo të hyjmë në shtëpinë e re, sigurisht do të jetë një darkë me miq, shokë dhe të afërm. Kemi nuk kemi para patjetër që do të bëjmë diçka, pasi për ne është një gëzim i madh. Kjo ishte dëshira jonë më e madhe, shtëpia”,- tha këngëtari.

Tonin Tërshana, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në RTSH, me këngën “Kur vjen pranvera” (Muzika Pjetër Gaci, teksti Fatos Arapi), merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Ka marr pjesë në mbi 20 festivale duke zënë 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Vdiq në Tiranë, më 22 shtator 2015.

Në Dhjetor 1965, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Te Dua O Det”.

Në Dhjetor 1965, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Fishekzjarre Ne Qiellin Blu (Qeshu Vogelushi Im)”.

Në Dhjetor 1965, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Kthjelltesi, Lumturi”.

Në Dhjetor 1969, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën “Vite Të Zjarrta”.

Në Dhjetor 1970, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngët “Trina” dhe “Mes Jush”.

Në Dhjetor 1971, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.

Në Dhjetor 1972, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Erdhi Pranvera”.

Në Dhjetor 1975, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali I 14-Të Në Rtsh me këngën “Miremengjes”.

Në Dhjetor 1976, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “E Bukura Shqiperi”.

Në Dhjetor 1976, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Rruga Partizane”.

Në Dhjetor 1977, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Nena Jone”.

Në Dhjetor 1977, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Gjyshi Dhe Mbesa”.

Në Dhjetor 1978, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Deshmoret E Lirise”.

Në Dhjetor 1978, Luan Zhegu & Tonin Tershana marrin pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Djepi I Trimërisë”.

Në Dhjetor 1980, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Duarartet Tane”.

Në Dhjetor 1981, Tonin Tershana & Lindita Theodhori (Sota) marrin pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Agimet Tona”.

Në Dhjetor 1981, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Ditë Të Lumtura”.

Në Dhjetor 1983, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngën “Vajze Moj, Lule Moj”.

Në Dhjetor 1984, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngën “Kujtimi I Shtrenjte”.

Në Dhjetor 1984, Parashqevi Simaku & Tonin Tërshana marrin pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngën “Ngrohtësi”.

Në Mars 1985, Tonin Tershana merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1985 me këngët “Jeta Që Ndërtojmë” dhe “Këndoj Për Ju”.

Në Dhjetor 1985, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 24-të në RTSH me këngën “Partia Ime”.

Në Mars 1986, Tonin Tershana merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1986 me këngën “Karafili I Zemrave”.

Në Dhjetor 1986, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 25-të në RTSH me këngën “Mesuesja E Fshatit”.

Në Dhjetor 1987, Tonin Tershana merr pjesë në Festivali i 26-të në RTSH me këngën “Fryj Moj Erë E Lirë”.

Në Mars 1988, Tonin Tershana merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1988 me këngën “Eja Edhe Ti”.

Categories
Art Kulture Personalitete

Kujtojmë me nderim në 72 vjetorin e lindjes këngëtarin e paharruar Tonin Tërshana (1949 – 2015)

Histori Personalitete

Sami Frashëri përkujtohet në 171 vjetorin e lindjes

Sami bej Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej (turqisht: Şemseddin Sami Bey; 1 qershor 1850, Frashër – 18 qershor 1904, Stamboll) ka qenë funksionar dhe intelektual i Perandorisë Osmane si dhe një gazetar, dramaturg dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.

Ndryshe nga Naimi që iu përkushtua gjuhën amtare, Samiu bashkëpunoi për reformën e gjuhës osmane-turke, në hapësirën shprehëse të së cilës loboi për identitetin, problematikat dhe çështjen shqiptare. Është autor i njërit prej romaneve më të hershëm të gjuhës osmane, titulluar Ta’aşşûk-ı Tal’at ve Fitnât (shqip. Dashuria e Talatit me Fitneten) botuar më 1872.

Samiu lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh muslimanë të përkatësisë bektashie, me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit.[4]

Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes së bashku me Naimin në Teqenë e Frashërit[5] nga myderrizi Mustafa efendi Tetova.[6] Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku sërish me Naimin ndoqi dhe mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” më 1869. Përgjatë rrugëtimit shkollor ra në kontakt me filozofinë perëndimore, greqishten e lashtë dhe të renë, latinishten, frëngjishten dhe italishten. Më pas në një shkollë po lokale, nxuri mësoi arabisht, persisht dhe turqisht.[4] Si nxënës i shkëlqyer, kreu programin tetëvjeçar të shkollës në shtatë vite; shkollë të cilën më vonë në jetë e cilësonte “të shkëlqyer”. Duke qenë shkolluar në mjedise të ndryshme kulturore dhe gjuhësore, u aftësua me mjetet e duhura intelektuale dhe emocionale për të hulumtuar kultura të ndryshme.[7] .

Më 1872 po prapë me Naimin, u vendos në Stamboll ku nisi punë në administratën osmane dhe i dhënë pas kulturës e gjuhës frënge nisi të përkthente “Të Mjerët” e Hygoit në osmanisht.[8] Për dy vite u caktua që të punonte në Tripoli ku redaktoi gazetën lokale Tarablus për t’u kthyer më pas sërish në Stamboll ku nisi të shkruante në gazetën Sabah. Më 1877 sërish u caktua gjetkë, duke shërbyer në Rodos si sekretar i vilajetit. Më pas u caktua në Janinë, si sekretar i komisionit ushtarak. Pasi u kthye në Stamboll, u emërua kryeredaktor i gazetës Tercümân-i Șark[9] dhe nuk do të lëvizte më për pjesën e ngelur të jetës së tij. U shqua si një ndër intelektualët më në spikamë të kryeqytetit osman, duke drejtuar dhe redaktuar disa gazeta, duke shkruar mbi dymbëdhjetë libra në osmanisht si ”Insan” (Njeriu), ”Medeniyet-i Islamiye” (Qytetërimi islam) and ”Kadınlar” (Gratë). Hartoi një fjalor frëngjisht-turqisht më 1882 dhe një tjetër turqisht-frëngjisht më 1884, një fjalor të gjuhës arabe më 1898, një fjalor në dy vëllime në osmanisht (1899-1901) së bashku me enciklopedinë gjashtëvëllimshme Kamus al Alam.[8] Duke shtuar këtu një pamflet për çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, një gramatikë dhe traktatin politik mbi çështjen shqiptare, të titulluar “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.[10]

Përfshirja në çështjen kombëtare shqiptare
Drama “Besa yahut Ahde Vefa”
Më 1874 Samiu kishte shkruar dramën “Besa yahut Ahde Vefa” (shqip: Besa ose Mbajtja e Fjalës) në osmanisht me temën rreth çështje së një etnie shqiptare, të lidhur me një territorialitet etnik, një diversitet etno-kulturor që mëton përbashkimin, nderin, besnikërinë dhe vetëflijimin osman.[11] Me këtë vepër Samiu u përpoq t’i paraqiste shqiptarët nën një dritë tjetër për opinionin osman, duke e informuar për moralin, vlerat, zakonet e traditat e shqiptarëve të cilët i mendonte një element tejet të rëndësishëm të perandorisë; gjithashtu donte të hidhte themelet e një teatri autentik osman, i cili asokohe kishte shumë ndikime të jashtme.[3] Për audiencën më të hollë elementi i besës nënkuptonte zhvillimin ushtarak e politik që mund të merrte.

Më 1901 u përkthye në gjuhën shqipe nga miku i tij, Abdyl bej Ypi dhe u botua nga Kristo Luarasi në Sofie, ndërkohë që ishte pjesë e kurrikulave shkollore në Mësonjëtoren e Korçës deri kur u mbyll më 1902. Përkthimi shqip i dramës nga autoritetet osmane mbahej si “nxitës i ndjesive kombëtare të shqiptarëve” dhe pas Revolucionit Xhonturk më 1908 kishte raportime se çeta kaçakësh luanin pjesë nga drama rreth zjarrit.[12] Drama e Samiut nuk do të shfaqej gjer pas kalimit të Revolucionit Xhonturk, më pas u shfaq për tre vjet të tjera deri më 1911-1912.[13]

Periudha e Lidhjes së Prizrenit
Përgjatë Krizës së Madhe Lindore, qe pjesë “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” të drejtuar nga i vëllai, Abdyli. Ishte pjesë e 10 funksionarëve të lartë të shqiptarëve të kryeqytetit perandorak që nënshkruan memorandumin dërguar pritësit të Kongresit të Berlinit, kancelarit Bismark dhe kontit austro-hungarez Andrassy duke kërkuar reforma dhe shqiptarët të mund të rrinin brenda Perandorisë Osmane duke iu respektuar të drejtat, dëshirat, interesat dhe traditat.[14] Po atë periudhë, në të përkohshmen Tercüman-ı Hakikat në një artikull me datë 24 dhjetor 1878 raportoi mbi situatën gjeopolitike dhe ndodhitë,[15] duke thënë se Shqipëria ishte vatani i tij dhe ndihej i lidhur me mëmëdheun e gjerë osman dhe duke theksuar se shqiptarët ishin besnikë ndaj perandorisë. Vinte në pah rrezikun ushtarak të fqinjëve të shqiptarëve dhe kultivimin e gjuhëve të tyre ndër shkolla në viset shqiptare. Zgjidhja për të ishte përbashkimi i vilajeteve të banuara nga shqiptarët në një vilajet të vetëm, që të mund të ushtronte një forcë rezistuese më të madhe,[16] ku pas dëshirës për të kultivuar gjuhën amtare do t’i bënin ball si ç’duhet sllavizmit dhe helenizmit.[17]

Nga tetori i 1879 Samiu drejtonte “Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip”, ku libra dhe tekste shkollore hartoheshin nga ai me Naimin.[18]

Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një numër të madh artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhës shqipe” (gramatika, 1886) dhe “Shkronjë” (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. Nga veprat më të shquara të këtij mendimtari të shquar, patriot, demokrat dhe iluminist është , botuar më 1899 pa emër autori në Bukuresht. Ky traktat u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës. Sami Frashëri hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe i cili mbeti i pabotuar. Gjithashtu ai la në dorëshkrim një përmbledhje këngësh popullore shqiptare.

Çështjen shqiptare Sami Frashëri e mbrojti edhe në organet e ndryshme të shtypit që drejtoi, sidomos në gazetën turke “Terxhuman-i Shark”. Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to. Çështjen shqiptare dhe historinë e popullit shqiptar Sami Frashëri i trajton edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare.

Si dijetar i madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori “Kamus-i türki” përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht 1882); turqisht-frëngjisht 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashëri në gjuhën turke është Enciklopedia e tij “Kamus-ul alâm” (1900) në 6 vëllime, ku Samiu u jep një vend tëdukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura.

Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare Sami Frashëri “Besa”, e botuar më 1875 (?) e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin perandorak në Stamboll më 1874, një vit para se të botohej.

Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, të ciat i përmblodhi në “Bibliotekën e xhepit”, hartoi tekste të ndryshme, botoi antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orientale, ai la në dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë. Sami Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta si psh: “” (“Mëngjezi” 1876), ku për një kohë ishte kryeredaktor, (“Java”) etj.

Në punën krijuese të Sami Frashëri një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vëllime. Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon veprat e tij Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia. Atdhetari i shquar vdiq në Stamboll.

Titujt e veprave.
Taaşşuk-i Tal’at ve Fitnat (Dashuria e Talatit për Fitneten) – romani i parë në turqisht (1872)
Besa yahud Ahde Vefâ (Besa ose Mbajtja e premtimit) – dramë në gjashtë pamje (1875)
Gâve (Gjave) – dramë me pesë pamje (1876)

Medeniyyet-i-l islamiyye (Qytetërimi islam) – nga seria “Biblioteka e xhepit” (1879, 1885)
Kamus-i Fransevî – fjalor turqisht-frëngjisht (1882/85)
Abetare e gjuhës shqipe (1886)
Shkronjtore e gjuhës shqipe (1886)

Dheshkronjë – libër gjeografie (1888)
Kamus-ül Alam – enciklopedia e parë në turqisht (1889–1896)
Kamus-i Arabi – fjalor arabisht-turqisht (1889)

Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet (1899)
Kamus-ı Türkî – fjalor i turqishtes (1901)

Referimet
^ “Şemseddin Sami Fraşeri”. Britannica.com. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^ Çabej, Eqrem (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Tiranë: Çabej. f. 109. ISBN 99927-33-72-1.

^ a b Gawrych 2006, pp. 1-2, 8, 19-20, 164, 207.
^ a b Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. f. 13. ISBN 9781845112875.

^ Kastriot Bezati (2012), Cili ishte fati pasardhësve të familjes së Naim Frashërit, nga vajzat deri tek Asllan Rusi: sëmundja e Naimit, vlerësimi i i Faik Konicës dhe jeta e vajzave të tij, ja trungu familjar i poetit të madh, Tirana observer. – p. 1032, 20 shtator, 2012, p. 10 – 11.

^ “Sami Frashëri, Vepra 9” (PDF).
^ Gawrych 2006, pp. 13-14.
^ a b Gawrych 2006, p. 14.

^ Christian Promitzer, Siegfried Gruber, Harald Heppner (2014). Southeast European Studies in a Globalizing World. London: LIT Verlag Münster. f. 108. ISBN 9783643905956.

^ Gawrych 2006, pp. 15, 127.
^ Gawrych 2006, pp. 1-2, 8, 36-37.
^ Gawrych 2006, pp. 148-149.

^ Gawrych 2006, pp. 88, 164, 207.
^ Gawrych 2006, p. 47.
^ Gawrych 2006, p. 48.

^ Gawrych 2006, pp. 54-55.
^ Gawrych 2006, pp. 55-56, 209.
^ Gawrych 2006, p. 88./Wikipedia

Categories
Histori Personalitete

1 qershor 1850 lindi Sami Frashëri (1850 – 1904), intelektual, gazetar, dramaturg dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare

Histori Kulture

1 Qershori, historia e ditës ndërkombëtare të fëmijëve

Dita ndërkombëtare e fëmijëve për një pjesë të vendeve të botës është 20 nëntori ndërsa për vendet e dikurshme të bllokut lindor është 1 qershori. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindër. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thëne të drejtat e tyre dhe në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre realizohet nëpërmjet lojërave dhe festave.

Në fakt 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Vendet të cilat e festojnë Ditën Botërore të Fëmijëve më datën 20 nëntor e bëjnë këtë në përkujtim të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve miratuar nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1959. Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me organizime dhe aktivitete të larmishme. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqenies së tyre. Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prinderit e tyre kur shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël. Pra, të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta.

Categories
Histori Kulture

1 Qershori, Dita ndërkombëtare e fëmijëve

Petrika e Klaudeta Riza, një jetë në skenë

Dy bashkëshortët e skenës korçare, dhe asaj shqiptare për vite me radhë i kanë dhënë jashtëzakonisht shumë artit të skenës. Më poshtë po bëjmë një kronologji jetësore dhe aktoriale të dy aktorëve:

Petrika Riza (1947). Aktor. Lindi ne Korçë, më 1 qershor. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, me 1969, dega e dramës, filloi punë si asistent regjisor në kinostudion “Shqipëria e re” dhe më pas në teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës, ku vijon edhe sot për më shumë se 35 vjet. Ishte drejtor i këtij teatri në vitet 1998-2004.

Ẻshtë shquar si aktor i planit dramatik, duke i kushtuar kujdes zhbirilimeve psikologjike në qerthullin dhe botën e shqetësuar të personazheve. Njëmendësoi mjaft figura interesante, që vinin nga shtresat e ndryshme shoqërore, veçanërisht nga rrethet fshatare, punëtore, por edhe figura intelektualësh apo zyrtarësh.

Shtati i lartë, zëri i plotë, qetësia dhe siguria skenike apo dhuntia për të krijuar një gjendje emocionale të ngarkuar, vetëpërmbajtja, e kanë bërë lojën e tij aktoriale të pëlqyer dhe për publikun.

Ka luajtur mjaft role, si te dyta dhe te vogla, po ashtu edhe kryesore e protagoniste. Xhaxha Madhi në shfaqjen “Rruga e Madhe” të Vangjush Zikos(1974), Xhon Kelleri tek “Ishin të gjithë bijtë e mi” e A. Milerit (1976), dhespoti Filothe te “Plumbat e shkronjave” e Naum Priftit(1980), komisari te “Përbindëshi”(1983), Volpone te Volpone e B. Xhonsonit, prokurori te “Denoncimi” e Ruzhdi Pulahës etj.

Në kinematografi ka interpretuar 14 filma, duke u nisur me rolin e Rustemit tek I teti në bronx (1970). Nivelin me të lartë artistik e mbërriti me mishërimin e rolit të Naimit në filmin “Yjet e netëve të gjata”(1972). Po ashtu, u dha formë e vetjakësi roleve të dhespotit te “Mesonjtorja” (1979), shefit të policisë tek i “Paharruari” (1984), Kajmekanit te “Kush vdes në këmbë” (1984) etj. Inicioi Festivalin Teatror të Komedisë “Ballkan 2000”. Ẻshtë nderuar me medaljen “Naim Frashëri i Artë” nga presidenca e Republikës së Shqipërisë (2003).

Klaudeta Riza (1949).Aktore .Lindi n ë Korçë ,më 2 qershor .Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve , dega e dramës ,më 1972 .Po këtë vit filloi punë si aktore në teatrin “A.Z.Çajupi ”të Korçës ,ku vijon edhe sot.

Spikati në disa role grash me vullnet të fortë ,si nënë Havaja te drama “Të pamposhturit”(1972) e Minush Jeros, apo në mishërimin e disa tipave e karaktereve me natyra të kundërta ,herë gra të mençura e të matura e herë gra llafazane e nervoze ,si Frosina te “Kopraci” e Molierit ,Gazepe te Martesa ,Lucia tek “Interesi i pergjithshëm” ,nëna te “Denoncimi” e Ruzhdi Pulahës, nëna te “Zgjohu Vasil” ,Zhuljeta te “Koka e tjetrit” ,Dhespina te Pazari etj.

Më vonë ,përpos personazheve me mbartje dramatike e tragjike, ajo e kërkoi veten edhe në rolet e komikes duke realizuar me sukses figura interesante në teatrin e estradës, si profesorja te “Bosi i Shqiptarit” ,gruaja te “Letër nga larg” ,komshia te “Shpikësit” ;po ashtu role të shumta në Teatrin e Kukullave.

Në figurat e viteve të fundit dallohet veçanërisht ajo e Kristinës në komedinë “Zonjusha 39 vjeçe” e Saqellarisit dhe roli i nënës në komedinë “Kohë pa emër” e R.Pulahes (2003),me të cilin fitoi edhe çmimin si “Aktorja më e mirë femër’’në Festivalin ‘’Ballkan ‘’(2005)dhe ‘’Flaka e Janarit ‘’,2003 ,në Gjilan ,Kosovë.

Ka një zë të plotë ,fjalë të qarta ,temperament ,pershtatshmëri të mirë temporitmike në marrëdhëniet me partnerët, sikundër edhe një sens humori që përshfaqet lirisht, pa përdhune gjate aktrimit./ Aktoretshqiptare.info

Categories
Art Kulture Personalitete

Aktori korçar, Petrika Riza: Drita Agolli më mësoi, se talenti ka nevojë për fjalën e mirë dhe të vërtetën

Nga Vepror Hasani

U nisa për Tiranë për të konkurruar si aktor. Sapo kisha përfunduar gjimnazin. Isha mbërthyer i gjithi nga emocionet. E përfytyroja veten si aktor, por çuditërisht një ndjesi frike kishte nisur të udhëtonte bashkë me mua: A do të fitoja vallë? A do të më vlerësonte drejt juria? A do të mundesha ta tregoja talentin tim? Po sikur të më thoshin: Kërko një profesion tjetër! Çfarë do të ndodhte me mua pas kësaj? A do të merrja dot prej tyre një fjalë të mirë? A do të mund të mësoja të vërtetën, nëse isha i talentuar ose jo? Të gjitha këto ishin dilemat e mia, që unë nuk u jepja dot përgjigje.

Me këto fjalë e nisi rrëfimin e tij për ditën e konkurrimit dhe udhën që iu hap për aktrim, Petrika Riza, aktori i mirënjohur i dhjetëra roleve të spikatura në teatër dhe kinematografi, i dekoruar dy herë me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, nga Presidenti i Republikës dhe Urdhrin “Naim Frashëri III”. Në spektaklin “Protagonist 2006” mori vlerësimin si “Aktori më i mirë”. Petrika Riza ka luajtur mbi 90 role në teatër dhe mbi 20 role në kinematografi. Nuk gjen bashkëkohës që të mos ketë admiruar interpretimin e roleve të tij.

Udhëtimi

Bashkë me dilemat e mia po udhëtoja drejt Tiranës. Profesionin e aktorit e kisha me shumë dëshirë, por kisha frikë, mos kjo ishte vetëm një dëshirë e imja dhe vetëm kaq. Në atë çast nuk isha në gjendje të përcaktoja asgjë. Megjithatë diçka më shtynte drejt skenës. Kisha lindur në Bulgarec të Korçës më 1 qershor të vitit 1947, në një familje të madhe patriarkale prej 17 vetash.

Në familje të tilla asnjëherë nuk mungojnë elemente të artit. Xhaxhai im, Rafael Riza, ishte këngëtar popullor i njohur. Bashkë me Cilen që luante në lahutë, shkonin nga një dasmë te tjetra. Nëse ishte Rafaeli dhe Cilja, dasmës nuk i gjeje dot asgjë mangët, dasmorët mbeteshin të kënaqur. Kushërinjtë e mi, të cilët ishin më të mëdhenj se mua merreshin me aktivitete kulturore. Jani Riza shkoi të studionte për aktor. Bulgareci kishte një kinema mjaft të mirë dhe një trupë teatrore shumë të mirë.

Kur isha ende në fillore, fillova të ndiqja trupën e aktorëve kudo që shkonin për konkurrim. Magjia e saj po më bëri për vete. Aktorët më dukeshin njerëzit më të mrekullueshëm që ekzistonin. Ata dinin të bënin mrekulli, sillnin të papritura dhe gjithnjë dhuronin ndjesi të këndshme. Nuk e kuptoja ku qëndronte forca e tyre. Më pëlqente t’i ndiqja kudo që shkonin, por deri atëherë asnjëherë nuk kisha mundur se edhe tek mua do të lindte dëshira për t’u bërë aktor. Kjo ndodhi disa vite më vonë.

Hapat e parë

Të gjitha këto po më kujtoheshin ditën që u nisa për konkurrim. Nga që nuk isha i qetë, doja të gjeja ç’kishte qenë ajo gjë që mua vërtet më kishte lidhur me teatrin. Ndoshta kjo do të më jepte besim dhe të mos kisha drojë nga juria. Katër vitet e para të shkollës fillore i përfundova në fshat, kurse klasën e pestë e fillova në Korçë, te shkolla “Fuat Babani”. Pranë saj ishte Shtëpia e Pionierit. Nuk e di pse më mbeti mendja tek ajo.

Atje kishte grupe të pikturës, të fizarmonikës, të violinës, grupe letrare, grupe të baletit etj. Pa u menduar shumë, u regjistrova në grupin e baletit, ndoshta ngaqë nuk kishte grup për aktrim ose, ndoshta ngaqë te baleti shihja diçka të ngjashme me aktorët. U regjistrova edhe te grupi i fisarmonikës. Duket se këngët e xhaxhait tim, Rafael Riza, të kënduara me fizarmonikë e klarinetë apo lahutë, kishin lënë gjurmë te unë.

Në grupin e baletit qëndrova deri në vitin 1958. Atëherë isha 11 vjeç. Aktorët Minella Borova dhe Niko Kanxheri diçka pikasën tek unë, më aktivizuan në trupën teatrore të shkollës. Ishte koha kur organizoheshin mbrëmjet shqiptaro-sovjetike për nder të kësaj miqësie… Në këtë kohë nisën dhe rolet e mia të para. Në skenë u vunë dhe pjesë të tilla si “Prometeu” etj. Unë isha bërë me krahë, fluturoja prej gëzimit, ëndrra ime kishte nisur të realizohej.

Përgatitjet për konkurrim

Nuk isha vetëm unë që isha përgatitur për konkurrim; ishin të gjithë ata që kishin qenë te grupi i teatrit të shkollës. Gjithkush kishte bërë përgatitjet e veta. Fatkeqësisht unë nuk munda të përgatitesha si duhet Me të përfunduar mësimi, nisesha për në fshat, por koha që më mbetej ishte e pakët. Kur po përfundonte shkolla, i thashë djalit të xhaxhait, Todi Rizës, i cili në atë kohë punonte si mësues në Bulgarec, të më gjente një material për konkurrimin, dhe nisa të punoja me të.

Nuk pata mundësinë të punoja me ndonjë aktor të Teatrit të Korçës. Fatmirësisht atë vit Jani Riza e përfundoi Universitetin. U gëzova shumë kur e pashë që erdhi në fshat, do t’i kërkoja të më ndihmonte të përgatitesha për konkurrimin. Prej tij mund të mësoja shumë, por nuk pata fat, me të punova vetëm disa ditë. Ai u largua përsëri sepse ishte i impenjuar në aktivitete të tjera.

U trishtova shumë. Nuk po përgatitesha dot si duhej. Megjithatë, Jani Riza, para se të ikte më dha një material të ri, por tashmë nuk kishte mbetur shumë kohë, dita e konkurrimit po mbërrinte. Ashtu si më rrodhën punët, nuk isha i sigurtë nëse do të arrija të isha fitues ose jo. Nuk e kisha menduar asnjëherë që periudha e përgatitjes do të më kalonte kështu. Të nesërmen u nisa për Tiranë.

Në Tiranë

Pas disa orësh mbërrita në Tiranë. Materiali që kisha përgatitur i shkonte veshjes time. Edhe pse kjo gjë kishte ndodhur krejt rastësisht më gëzonte shumë. Ndoshta juria do ta vlerësonte, do të ishte një plus për mua. Prisja në radhë të dëgjoja emrin tim. Nuk isha aspak i qetë. Emocionet përshkonin gjithë qenien time. Të isha përgatitur edhe pak më shumë, nisa të mendoja, ndoshta nuk do t’ia dal dot mbanë… Dilemat më mbërthyen sërish.

Pikërisht në këtë çast u thirr emri im. Dola para jurisë. E nisa tekstin… por vështroja edhe sytë e anëtarëve të jurisë, fytyrat e tyre, humorin, shenjat që bënin, qëndrimin ndaj interpretimit tim… Nuk po kuptoja asgjë…as për mirë dhe as për keq… Një drithërimë nuk po më linte te qetë… m’u duk sikur dikush nuk po më ndiqte me kënaqësi… befas ngatërrova tekstin… Githçka mori fund, gjithçka u shemb mbi mua krejt papritur. Kisha firmosur humbjen… Megjithatë prita çfarë do të më thoshin anëtarët e jurisë.

Drita Agolli, në cilësinë e kryetares më tha: “Natyra ju ka dhuruar shumë gjëra të mira: fizikun, zërin që e vlerësoj shumë, ngrohtësinë… ndaj juve do t’u jepet mundësia të konkurroni për herë të dytë. Kjo mundësi ju dha edhe disa konkurruesve të tjerë. Konkurrimi i dytë do të bëhej pas disa ditësh. Takova Jani Rizën, ai më ndihmoi të përgatitesha me aktorin Raqi Çili., por tashmë nuk isha më ai që kisha qenë më parë. Brenda meje ishte thyer diçka.

Fjala e mirë dhe e vërteta

Edhe kur konkurrova për herë të dytë nuk isha i sigurt që kisha fituar. Dyshimi se mund të mos bëhesha aktori që kisha ëndërruar, kishte nisur të më brente. Pas disa ditësh, kur shkolla kishte një javë që kishte filluar, në shtëpinë tonë erdhi një shkresë ku thuhej: “Petrika Riza të paraqitet në Shkollën e Lartë të Aktorëve”. Mbaj mend që nëna ime, Lefka, u gëzua mjaft: “Dole faqebardhë, biri im”,- më tha ajo. Edhe babai, Llazi, nuk ishte më pak i gëzuar: “Do të të çoj unë në shkollë”,- më tha, por unë sërish nuk ndihesha mirë.

Doja të dija, vërtet e kisha merituar apo thjeshtë u kishte ardhur keq për mua. Kjo dilemë më ndoqi për mjaft kohë edhe në vitin e parë të shkollës. Nuk e di pse mendoja: “Unë nuk jam më i miri, unë jam ai që ngatërroi tekstin, jam ai që konkurroi dy herë…” Të gjitha këto më mbanin të ndrydhur. Në mjeshtërinë artistike kisha pedagoge Drita Agollin, dhe ajo i dinte të gjitha këto. Agolli ishte pranuar si aktore në Teatrin Popullor që nga viti 1950. Në vitin 1954 ndoqi studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura të Bukureshtit në Rumani, për skenografi dhe kostume teatri.

Në shtator 1956 vijoi studimet në ish-Bashkimin Sovjetik për regji teatri në Institutin e Artit Dramatik “Lunaçarski” (GITIS) të Moskës. Studimet i përfundoi në vitin 1960 me rezultate të larta. Me të mbërritur në Shqipëri u emërua në Teatrin Popullor si aktore dhe si pedagoge e jashtme në Shkollën e Lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”. Me themelimin e Institutit të Lartë të Arteve në vitin 1956, u emërua si pedagoge definitive në degën e dramaturgjisë. ku iu përkushtua artit dramatik, si aktore dhe regjisore. Ishte një pedagoge e shkëlqyer.

Fjalët e sinqerta të Drita Agollit

Ndoshta nuk do të isha bërë aktor, nëse nuk do të kishte ndodhur diçka e rastësishme. Pas provave, unë dhe Fiqiri Sejdia, po përcillnin pedagogen tonë. Gjatë rrugës, kur po e shoqëronim, më tha: “I dashur Petrika, më ke pëlqyer që ditën e parë të konkurrimit. Unë zbulova te ju zërin e plotë, zërin gjoks, ngrohtësinë në komunikim, prandaj këmbëngula për konkurrim të dytë…”

Të them të drejtën mbeta i habitur, i mrekulluar, i befasuar njëkohësisht, i lumturuar si asnjëherë tjetër, Diçka e ngrohtë hyri në shpirtin tim. “E pra, thashë me vete, unë e paskam merituar konkursin”. Nuk di si ndodhi, por atë çast u çlirova nga gjithë dilemat e mia. Të nesërmen isha një nxënës i lumtur, një nxënës-aktor që nuk e mundonin më dilemat, isha vetvetja.

Kështu nisi udha ime, fal të vërtetave që më tha e madhja Drita Agolli. Më 1970, mora pjesë te filmi “I teti ne bronz”, me rolin e Rustemit; 1970 te “Montatorja”, me rolin e brigadierit; më 1972 te “Yjet e netëve te gjata” me rolin e Naimit; më 1975 te filmi “Në fillim te verës”, me rolin e Rapit; më 1976 te “Përballimi”, me rolin e Koço Sharkos; më 1977 te “Flamur në dallgë”, me rolin e kapitan Cox; më 1979 te “Mësonjëtorja”, me rolin e dhespotit; më 1979 te filmi “Me hapin e shokëve” me rolin e Rizajt; më 1981, te “Agimet e stinës së madhe”, me rolin e Rustës, e kështu me radhë, pa i përmendur të gjitha, por në heshtje do të falënderoja gjithnjë pedagogen time, Drita Agolli. Fjalët e saj saj të sinqerta dhe të vërteta, kthyen besimin te shpirti im.

Një jetë në skenë dhe sheshe xhirimi

Nisa të kërkoja te vetja më të mirën. Koha rridhte dhe unë gjithnjë gjendesha duke interpretuar në role në filma artistikë dhe në teatër. Gjatë viteve 1998-2004, kontribuova si drejtor i teatrit, rolin e fundit e luajta te filmi “Fletë të bardha” në vitin 1990.

Ja disa nga rolet e Petrika Rizës, në teatër: Xhaxha Madhi te “Rruga e madhe”; Marku te “Bija e Çobanit”; Ralfi te “Engjëjt e skëterrës”; Kryetari te “Mësuesi i letërsisë”; Kapiten Koks te “Flamur në dallgë”; Volpone te “ Volpone”; Kryetari i gjyqit te “Monedha false”; Turhani te “Kështu të dua”; Gjykatësi te “Një budalla e gjysmë”; Xhon Keler te “Ishin të gjithë bijtë e tij”; Komisari te “Intergirl” (Vajzat me valutë); Çizo te “Qytetrrethimi”; Komisari i Policisë te “Përbindëshi”; Prokurori te “Denoncimi”; Lini te “Njerëz dhe minj”; Babai te “Puthja”; Shefi i hetuesisë te “Hajdutët ikën në drejtim të paditur”; Hotelxhiu Kristaq te “Hipokritët e vegjël”; Qazimi te “Ju ftojmë në dasmën e babait” etj.

Në kinematografi: Dhespoti te “Mësonjëtorja”; Ibrahimi te “I teti në bronz”; Neimi te “Yjet e netëve të gjata”; Abdi Shara te “ Këneta”; Rrapi te “ Në fillim të verës”; Daja te “ Me hapin e shokëve”; Rusta te Agimet e stinës së amdhe”; Koço Sharko te “Përballimi”; Xhandari te “Rrugicat që kërkonin diell”; Xhaxha Madhi te “Rruga e madhe”; Kajmekami te “ Kush vdes në këmbë”; etj./Aktoret Shqiptare

Categories
Art Kulture Personalitete

1 Qershor 1947, lindi aktori Petrika Riza “Mjeshtër i Madh”

Petrika Riza (1947). Aktor. Lindi ne Korçe, me 1 qershor. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*, me 1969, dega e drames, filloi pune si asistent regjisor ne kinostudion “Shqiperia e re”* dhe me pas ne teatrin “A.Z. Çajupi”* Korçe, ku vijon edhe sot per me shume se 35 vjet. Ishte drejtor i ketij teatri nga viti 1998-2004. Eshte martuar me aktoren Klaudeta Riza*. P. Riza eshte shquar si aktor i planit dramatik, rendom edhe me ngjyra e spikama epike, sublime, duke i kushtuar kujdes zhbirilimeve psikologjike ne qerthullin dhe boten e shqetesuar te personazheve.

Njemendesoi mjaft figura interesante, qe vinin nga shtresat e ndryshme shoqerore, vecanerisht nga rrethet fshatare, punetore, por edhe si figura intelektualesh apo zyrtaresh. Shtati i larte, zeri i plote, qetesia dhe siguria skenike, dhuntia per te krijuar nje gjendje emocionale te ngarkuara, vetepermbajtja, e kane bere aktrimin e tij te pelqyer dhe per publikun. Ka luajtur mjaft role, si te dyta dhe te vogla, po ashtu edhe kryesore e protagoniste.

Me se shumti ata jane dalluar per mbartje shpirterore te kahut dramatik: njerez te ndershem, shpesh te mashtruar; tipa kontradiktore apo vetemohues, karaktere te dyzuar, te gjendur ne dilemma, perballe nje zgjedhjeje te veshtire, si xhaxha Madhi ne shfaqjen Rruga e madhe e Vangjush Zikos* (1974), Xhon Kelleri tek Ishin te gjithe bijte e mi e A. Milerit (1976), dhespoti Filothe te Plumbat e shkronjave e Naum Priftit* (1980), komisari te Perbindeshi (1983), Volpone te Volpone e B. Xhonsonit, prokurori te Denoncimi e Ruzhdi Pulahes* (2002), Petro te Zonjusha 39 vjece e Saqellarisit (2000), Qazimi te Ju ftojme ne dasmen e babait (2008) etj.

Ne vitet ’90 realizoi disa figura te kahut komik duke e thyer per mbare formatin dramatik e psikologjik te aktrimit te tij, saje nje loje te natyrshme, sjelljes me organicitet te elementeve te humorit, zbulimit te karakterit permes veprimit dhe pershtatjes gjegjese ne situaten ekonomike. Ne kinematografi ka interpretuar 14 filma, duke u nisur me rolin e Rustemit tek I teti ne bronz (1970).

Nivelin me te larte artistik e mberriti me misherimin e rolit te Naimit ne filmin Yjet e neteve te gjata (1972). Po ashtu, u dha forme e vetjakesi roleve te dhespotit te Mesonjetorja (1979), shefit te policise tek i Paharruari (1984), Kajmekanit te Kush vdes ne kembe (1984) etj. Inicioi Festivalin Teatror te Komedise “Ballkan 2000”. Eshte nderuar me medaljen “Naim Frasheri i Arte” nga presidenca e Republikes se Shqiperise (2003) si dhe “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Ilir Meta 2021

error: Content is protected !!