Categories
Histori Personalitete

Oh, sa vështirë të jesh shqiptar, kriteret e Fishtës për të qenë deputet

At Gjergj Fishta (1923)

“Për shtetin tonë është nevoja të mblidhet sa më parë Kuvendi i Dheut ose Konstituenta, sepse nevojitet një reformë rrënjësore si nga trajta politike edhe nga parimet kulturore, sipas të cilave të ndërtohet përfundimisht shteti shqiptar.

Për të ligjëruar me ndonjë kalangerç “gishti” intrigat e ambicjet e njërës a të tjetrës kastë, të njërit e të tjetrit idi.ot surrullup e surrat-qerep, s’ia vlen as mundimi të mblidhet Kuvendi i Dheut, e është një krim të shpenzohen paratë e Shtetit – gjaku i popullit të ngratë – për një komedi kaq të dë.mshme të po.shtër.

Së pari e kryesorja, delegati për Asamblenë Kushtetuese duhet të jetë Shqiptar. Kur them “Shqiptar” kuptoj Shqiptarin tamam Shqiptar, domethënë: Shqiptar me gjuhë e Shqiptar me të lindur – që të ketë lindur brenda kufijve të Shtetit Shqiptar: e jo Shqiptar adoptiv – bir në shpirt i Shqipërisë – Shqiptar me dy pasaporta në xhep: me valixhe ne dorë e me shtëpi në shpinë të kalit – sot këtu, nesër kushedi se ku: si zogjtë, që ndërrojnë vend sipas këmbimit të stinës.

Prej kësaj rregulle të përgjithshme do të përjashtohen të gjithë ata, që me botime të veta të vlershme kanë ndriçuar e begatuar letërsinë shqipe, e me të holla e vepra të tjera patriotike janë orvatur për triumfin e lirisë sonë kombëtare.

Së dyti, delegatët duhet të jenë burra të ndershëm e njerëz bese e burrnije.

Së treti, ndër kandidatët thjesht shqiptarë e burra të ndershëm, duhen zgjedhur më të diturit e kuvendarët më të mirë. Zgjedhësi që zgjedh delegatin, deputetin për hir të një partie politike, ai bën një faj të rëndë ndaj kombit.

Brumi i kombit shqiptar, muhamedan a kristian qoftë, është i shëndoshë, e si ata që mbahen me parti qeveritare, si ata që përkrahin Opozitën, në këtë brumë mund të gjejnë mjaft burra të ndershëm e të zot të punës: këta le të zgjidhen: e këta pastaj, kur të shkojnë në Asamble, në daçin të mbahen me Qeveri e në daçin me Opozitë.

Burrat e ndershëm do ta shohin vetë se nga është e drejta, do të dinë se nga të mbajnë, mjafton që brenda të mos ketë piça e rrugaçë, sallahana e intrigantë të patur e marre. Sistemi politik e administrativ i sotëm duhet shkulur me gjithë rrënjë, nëse duam që Shqipëria të jetojë e të përparojë”.

(Gjergj Fishta. Asambleja Konstituente. Revista Hylli i Dritës, nr.11, nëntor 1923).

Categories
Histori Kulture Kuriozitete Personalitete

Malësori që nuk dinte as shkrim as lexim por, çdo muaj mblidhte 150 dollarë për botimin e ‘Shejzave’

-“…sepse atëherë ishte Ñue Vojvoda i Shalës, malsor i Shalës Dukagjinit, i cili nuk dinte shkrim-lexim, as gjuhen anglishte, lante pjata ne nji restorant, dhe çdo muej mblidhte nga 150 dollarë (nga xhepi i vet dhe miqet e tij), për botimin e “Shejzave”. Per këtë ka shkrue Koliqi, dhe Ñue Vojvoden e kam njofte mire. Ne ate kohe Ñue Vojvodës nuk i ndihej zani as nuk i baheshin fotografi .”

…Tue llogaritun nivelelin e inflacionit 150 dollare te vjetes 1950 sot vlejnë 1 mijë e 617 dollarë e 75 cent…ne muej i ka mbledhun Malsori Shaljan Ñue Vojvoda per me qitë revisten ma te mire shqipe qe asht dale mbas Luftes se Dyte Botnore…

Marrë nga profili i Ilir Seci.

Categories
Art Kulture Personalitete

31 korrik 1914, lindi aktori i famshëm Francez Louis de Funès (1914 – 1983)

Louis de Funès (lindur si Louis Germain David de Funès de Galarza) lindi më 31 korrik 1914 në Courbevoie; vdiq më 27 janar 1983 në Nantes, ishte aktor, regjisor, producent dhe komedian francez me origjinë spanjolle.

Filmografia
1956 – La traversée de Paris
1958 – Taxi, roulotte et corrida
1958 – Ni vu, ni connu
1960 – Dans l’eau qui fait des bulles

1960 – Candide ou l’optimisme au XXème siècle. – Regjia: Norbert Carbonnaux
1961 – Fracass, der freche Kavalier
1962 – Carambolages
1962 – Faites sauter la banque

1963 – Des pissenlits par la racine
1964 – Le gendarme de Saint-Tropez
1964 – Fantômas
1965 – Fantomas se dechaine

1965 – Le corniaud
1965 – Le Gendarme à New York
1966 – Fantomas contre Scotland Yard
1966 – La grande vadrouille/Don’t look now

1966 – Le grand Restaurant
1967 – Oscar
1967 – Le petit baigneur
1967 – Les grandes vacances
1968 – Le tatoué

1968 – Le gendarme se marie
1969 – Hibernatus
1970 – Sur un arbre perché
1970 – L’homme orchestre

1970 – Le gendarme en balade
1971 – La folie des grandeurs
1971 – Jo
1973 – Les aventures de Rabbi Jacob

1976 – L’aile ou la cuisse
1978 – La zizanie
1978 – Le gendarme et les extra-terrestres
1979 – L’avare

1981 – La soupe aux choux
1982 – Le gendarme et les gendarmettes/Wikipedia

Categories
Histori Kuriozitete Personalitete

“A e dini që Fishta ka detyruar një shkrimtar serb të dalë jashtë një Konference ndërkombëtare Letërsie në Romë?

“A e dini që Fishta ka detyruar një shkrimtar serb të dalë jashtë një Konference ndërkombëtare Letërsie në Romë?

Viti dhe emri i serbit nuk saktësohen, por bëhet fjalë për një shkrimtar që kishte shkruar në një libër që shqiptarët janë njerëz me bisht. Dhe në ditën e parë të Konferencës, para hapjes së saj, i vetmi i ftuar në këmbë ishte poeti ynë, Gjergj Fishta.

-Pse nuk zini vend, ju lutem? – e pyet drejtuesi i Konferencës – nuk keni karrige.
-Jo, jo, karrige kam, por s’kam ku të vë bishtin – ia kthen Fishta.
-Çfarë!!! – habitet ai.

– Po, po – vijon Fishta – ai zotëria atje – shenjon me emër dhe gisht në sallë – ka shkruar në librat e tij, që ne shqiptarët jemi njerëz me bisht. Ndaj, për këtë gjë të ulët ndaj bashkëkombasve të mi,ose ai të gjejë ku e kam unë bishtin, ose unë nuk ulem nëse ai nuk le sallën.

Dhe sipas burimeve nga të pranishmit,shkrimtari serb është detyruar të dalë dhe të largohet krejtësisht nga Konferenca e Romës.”

Marrë në Facebook nga Blinor Haliti

Categories
Art Kulture Personalitete

Komunizmi dënoi artistët/ Habit Kozma Dushi: Ishin kohë të arta. Në burg kush bëri gabime, pse nuk u dënova unë e Vaçe Zela

Një koncert i mbajtur te teatri veror i liqenit, bashkon disa breza këngëtarësh. Në koncert u interpretuan këgë të para ‘90-ës e pas ‘90-ës duke reflektuar raportin tonë të vështirë me të shkuarën. Këngëtari Kozma Dushi flet për kohë të arta, ndërsa shumë kolegë të tijët u arre stuan e inter nuan.

Koncerti i mbajtur në teatrin veror te liqeni, bashkoi në skenë këngë të njohura të riorkestruara dhe këngë të reja nga artistë të ndryshëm nën titullin “Me muzikën flasim”.

Rovena Dilo erdhi në skenë me “Ante” dhe këngën e saj më të re. Ndërsa Orgesa Zaimi, pos këngës së saj, Verën ku ma le, interpretoi edhe një këngë të Anita Bitrit. “Unë kam disa këngë të miat,por kam vënë re që publiku i do këngët e vjetra të muzikës së lehtë shqiptare”, tha ajo.

Emra të njohur të këngës u ngjitën në skenë, nga Liljana Kondakçi te Kozma Dushi, duke risjellë këngët më të njohura të kohëve të tyre të arta, që u krijuan në kohë të errëta.
“Nuk ishin kohë të veshtira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert”, tha ai. Kur i vihet përballë faktit që ju mbylleshin dyert e burgut ai do të shprehej:

“Nëse ti bëje gabime, çdo shtet ka ligje. Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime? Pse nuk u futa unë ne burg? Pse nuk u fut Tonin Tershana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu? Më vjen keq. Nuk gjykohet kështu”, tha ai.

Prirja e mohimit te fateve te te tjereve, eshte tejet i perhapur, ndersa mes nostalgjisë për këngët e para 90-ës, shpesh fshihet edhe propaganda e së shkuarës.
Organizatori i koncerti, Ilir Çumani tha se është përzgjedhur një repertor që nuk ka këngë të propagandës.

Raporti ynë me të shkuarën mbetet ambig, megjithëse ajo preku dy ekstremet, nga maja e artit në atë të Spaçit.(BalkanWeb)

Categories
Art Kulture Personalitete

TONIN HARAPI, “SHOPENI” SHQIPTAR

Tonin Harapi ka kompozuar një opus veprash të të gjitha gjinive. Krijimet e tij janë nderuar me çmime në aktivitete të ndryshme muzikore. Forca e talentit dhe formimi i tij profesional kanë qenë të rëndësishme jo vetëm për krijimtarine e tij individuale por, mbi të gjitha, kanë lënë gjurmë të pazëvendësueshme në repertorin muzikor shqiptar.

Për Koha Javore:
Prof. Dr. Holta Sina

Rruga që ka përshkuar muzika pianis- tike në Shqipëri është një rrugë e cila e ka plotësuar më së miri atë mozaik vlerash të pazëvendësueshme për kul- turën muzikore të çdo kombi.Kjo for- më e vogël, apo miniatura pianistike shqiptare, siç është cilësuar rëndom, që prej lindjes së saj dhe më pas, është evidentuar gjithmonë si një gjini ku spikat veçanërisht karakteri kombëtar. E paralajmëruar fillimisht nga L. Kurti dhe M. Gjoka, kjo rrugë embrionale e miniaturës, vijon më pas me disa harmonizime dhe përpunime këngesh, vallesh e melodish popullore, të realizuara dhe përshtatura mjeshtërisht për piano nga Lola Gjoka e të tjerë instrumentistë e krijues shqiptarë të atyre viteve.

Kështu, format e vogla të muzikës pianistike, qysh prej viteve ’50 – ‘60 u konceptuan në dy drejtime. Në njërin kah u zhvilluan miniaturat pianistike të destinuara për duar të vogla, të cilat kishin prioritet aspektin didaktik dhe, në kahun tjetër, u zhvilluan format e vogla koncertale, që kishin për synim sallat e koncerteve. Të dy këto drejtime mundën të sillnin një reper- tor të konsiderueshëm për muzikën

pianistike shqiptare dhe një përvojë të mjaftueshme për kompozitorët që i’u kushtuan dhe do t’i kushtoheshin në të ardhmen këtij zhanri instrumental. Pothuajse të gjithë kompozitorët shq- iptarë, të çdo brezi, kanë krijuar në këtë zhanër. Shumë prelude, valle, tokata, skerco, këngë, marshe të Zadese, Harapit, Zoraqit, Larës, kanë hyrë me dinjitet në arealin e vlerave të muzikës sonë, ashtu si shumë rapsodi, valle, poema simfonike, simfoni, opera dhe balete.

Më i spikaturi në lëvrimin e kësaj gjinie është kompozitori Tonin Harapi. Miniaturat dhe format e vogla koncertale pianistike qëndrojnë denjësisht përkrah veprave të tjera të autorit, të krijuara për instrumentin e pianos, instrument për të cilin ai shkroi me shumë dashuri, duke i dedikuar pjesën më të madhe të krijimtarisë, prandaj është cilësuar si Shopeni shqiptar.

Tonin Harapi i përket brezit të parë

të kompozitorëve profesionistë shq- iptarë. Nxënës dhe koleg i Zadejës së madh (të dy të lindur në një qytet si Shkodra ku tradita muzikore dhe kul- tura artistike janë të pandara) Harapi u shqua në njësërë drejtimesh, që lid- heshin ngushtësish si me krijimtarinë muzikore, por edhe me aspekte të tjera të rëndësishme të zhvillimit të muzikës dhe artit në përgjithësi. Pianist, krijues, organizator dhe dre- jtues veprimtarish artistike, mësues e pedagog, kritik e publicist, Harapi ushtroi për 40 vjet një veprimtari të gjerë, të shumanshme dhe me vlera për artin dhe kulturën e një kombi si Shqipëria. Krijimtaria e tij shtrihet pothuajse në të gjitha gjinitë muzikore; firmën e tij e mbajnë njësërë veprash të spi- katura të muzikës vokale, instrumentale, muzikës së dhomës, ku mund të përmendim: sonata për piano, temë me variacione për piano, albume për pianistë të vegjël, elegji të ndryshme, katër kuartete harqesh, poemë simfonike, opera “Zgjimi”, Rapsodia nr.1 dhe nr.2 për piano dhe orkestër, suitë me këngë popullore për orkestër harqesh, etj. Për shumë vite ka qenë pedagog i kompozicionit dhe analizës së formës pranë Akademisë së Arteve (sot U. A.).

Një pjesë e muzikës së shkruar prej tij kanë hyrë bindshëm në repertorin pedagogjik të shkollave shqiptare të muzikës dhe janë bërë mjaft popullore, sidomos miniaturat e tij aq të njohura të titulluara Një dhimbje e vogël, Ja gëzimi kthen përsëri,por edhe ato me karakter zhanri si Marsh, Valle, këngë, Vals etj. të cilat dëshmojnë më së miri stilin e tij individual “të pangatërrueshëm” dhe mbështetjen shumë fine në traditën popullore shqiptare.

Stili i tij konciz dhe elokuent në të njëjtën kohë, dëshmohet më së miri në ndërtimin e melodive të qarta e të këndueshme, por dhe të gjalla e plot temperament, të cilat shoqërohen nga një harmoni që është në ‘sinkron’ me trajtimin melodik, përmes një gjuhe të thjeshtë dhe në funksion të karak- terit dhe emocionit të secilës pjesë në vetvete. Ai ka përzgjedhur për këtë qëllim format e thjeshta muzikore (dy e tre pjesore) të cilat i përgjigjen më së miri formatit në të cilin ‘vizatohet’ kjo gjini. Ai ka ditur të shfrytëzojë mjeshtërisht meloritmikën tonë po- pullore, kryesisht atë të Veriut (zonës së së Shkodrës) duke i dhënë këtyre veprave ngjyrime kombëtare, të cilat janë ndërthurur po aq mjeshtërisht me gjuhën kompozicionale thellësisht individuale.

Pikërisht, një nga veprat më sinjifikative në zhanrin e formave të vogla koncertale është tema me variacione “Delja rude” e krijuar prej tij në vitin 1962.

Cilësite individuale të Harapit, si njohës i mirë i teknikës pianistike, shfaqen qartë edhe tek kjo vepër e konceptuar mbi një këngë tradicio- nale shumë të njohur, e cila krijon variante shumëngjyrëshe gjatë trajtimit variacional të saj.

Që në konceptin fillestar, nga i cili buron dhe materiali tematik (cituar nga kënga e njohur popullore me të njëjtin titull) vepra lidhet ngushtë me tendencat e këtij autori drejt ngjyrimeve të theksuara kombetare. Ky material esencial burimor, që parashtrohet fillimisht nga tema, pasurohet nëpërmjet transformimit figuracional në të nëntë variantet e saj.

Të gjitha cilësitë që fiton tema në variantet e saj, dëshmojnë për talentin, ndjeshmërine dhe nivelin profesional të këtij “poeti të pianos”.

Pra, kjo vepër është njëra prej atyre veprave të krijuara prej tij, e cila evidenton më së miri vlerat e krijimtarise instrumentale të autorit, të cilat zbulohen natyrshëm edhe përmes kësaj teme të thjeshtë në prezantim dhe varianteve të prejardhura të saj në vijim, duke krijuar një kulm në krijimtarinë e tij si dhe në muzikën instrumentale në Shqipëri.

Tonin Harapi ka kompozuar një opus veprash të të gjitha gjinive. Krijimet e tij janë nderuar me çmime në aktivitete të ndryshme muzikore. Forca e talentit dhe formimi i tij profesional kanë qenë të rëndësishme jo vetëm për krijimtarine e tij individuale por, mbi të gjitha, kanë lënë gjurmë të pazëvendësueshme në repertorin muzikor shqiptar. Ai është një nga përfaqësuesit më të denjë të muzikës instrumentale shqiptare. Në këto ve- pra ai spikat me individualitetin e tij si krijues dhe mbështetjen kryesisht në folk-traditën tonë muzikore, ku siç është shprehur vetë ai – “krijimtaria duhet të jetë një sintezë e përkryer e një mendimi të thellë që duhej shprehur në mënyrë të figurshme, për të lënë gjurmë në subkoshiencën e çdo admiruesi të muzikës”./anaemalit/

Categories
Art Kulture Personalitete

30 korrik 1992, u nda nga jeta kompozitori i shquar Tonin Harapi

Tonin Harapi (Shkodër, 1926 – 1992) ka qenë kompozitor e muzikant shqiptar.

Fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikorë, siç ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si Palokë Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova etj.

Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshëm gjatë kohës që studionte në Seminarin Papnor në Shkodër.

Por, meqënëse pas Luftës së Dytë Botërore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh të ushtrohej në pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Kostantin Trako etj.

Si autodidakt do të vazhdojë të studiojë e të shkroi edhe në Shkodër e Gjirokastër (gjatë shërbimit ushtarak) derisa të lejohet më në fund të shkonte për studime të larta në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1959) ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjetë.

Categories
Histori

“Kur Enveri i tha Mehmetit se duhej ta prishte menjëherë fejesën e djalit të tij, ai tepër i acaruar i’u përgjigj…”/ Dëshmia e rrallë e ish-truprojës së kryeministrit Shehu

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë

Publikohen disa nga historitë e panjohura të ish-kryeministrit më jetë gjatë të Shqipërisë komuniste, Mehmet Shehut, të rrëfyera prej ish-truprojës dhe komandantit të grupit të shoqërimit të tij, Ali Çeno, lidhur me raportet e shefit të tij me Enver Hoxhën dhe disa nga ngjarjet më të përfolura që vazhdojnë të jenë të mbuluara me mister edhe sot pas plot katër dekadash nga eliminimi i tij, si ato të mbrëmjes së 17 dhjetorit të vitit 1981, kur Ali Çeno shoqëroi shefin e tij për në shtëpi pas mbledhjes së Byrosë Politike, ku ai u kritikua ashpër nga Enveri dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të saj dhe ngjarjet e mëngjesit të asaj nate, kur kryeministri shqiptar u gjend pa jetë në dhomën e tij të gjumit!

Dëshmitë e rralla të ish – truprojës së kryeministrit shqiptar, duke filluar nga ngjarjet e vitit 1974, kur Enveri tentoi të fuste në konflikt Mehmetin me Beqir Ballukun dhe ish-gjeneralët e tjerë që u pushkatuan, kontradiktat e Enverit me Mehmetin që në vitin 1976, gjë e cila solli dhe një ftohje mes tyre dhe gjithashtu edhe të Fiqretit e Nexhmijes, aq sa dhe pushimet ato dy familje nuk i bënë më bashkë siç i kishin bërë gjithmonë, (konflikti i cili, u reflektua edhe te dy grupet e shoqërimit që kryesoheshin nga Sulo Gradeci dhe Ali Çeno), debatet e ashpra të dy krerëve më të lartë të Shqipërisë komuniste, në pranverën e vitit 1981, kur nisën demonstratat në Kosovë, ngjarjet e vjeshtës së 1981-it pas fejesës së djalit të dytë të Mehmetit, me “vajzën me biografi të keqe”, ku Enveri me Nexhmijen shkuan për urim dhe përse ata e nxorën jashtë fotografin e familjes së kryeministrit, debatet për prishjen e asaj fejese pasi Enveri urdhëroi që Mehmeti të kthehej urgjent nga Korça…?!

Mbledhja e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit 1981 dhe porositë e veçanta që i dha kryeministri Shehu truprojës së tij, për grupin e shërbimit që ishte roje atë natë në vilë, kush dhe përse e njoftoi Çenon që të shkonte atë natë me shërbim aty, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë…?! Si e mësoi Aliu në mëngjesin e 18 dhjetorit atë që kishte ndodhur me shefin e tij, çfarë i tha atij, Vladimiri, djali i madh i familjes Shehu para se ai të futej në dhomën e gjumit të kryeministrit, biseda në telefon e Aliut me Ramiz Alinë dhe përgjigja e tij, roli i Kadri Hazbiut në atë ngjarje, torturat ç’njerëzore që i bënte hetuesi Sokol Koleka gjatë proçesit hetimor Aliut dhe çfarë i kërkonte ai të pohonte në lidhje me Enver Hoxhën, versioni që jep Çeno, për mënyrën, mekanizmin dhe njerëzit që morën pjesë në vr asjen e ish-kryeministrit Shehu, e përse ai akuzon Ramiz Alinë, si zbatues të atij plani që ishte ideuar më parë nga Enver Hoxha?!

“Mbledhja e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, mbaroi aty rreth orës 20.00 të mbrëmjes dhe menjëherë pas saj, Mehmeti tepër i nervozuar si rrallë ndonjëherë, hyri me nxitim në studion e punës së shtëpisë tij dhe që tek dera e flaku çantën, e cila ra në dysheme. Unë menjëherë u ula që ta merrja për ta vënë në vendin ku e mbante zakonisht, por ai më tha: ‘Lëre Ali dreqin, lëre…’! Duke parë në atë gjendje tepër të tronditur, për ta zbutur disi dhe për ta qetësuar, unë i thashë: ‘Sa herë kritikohemi ne, nuk duhet të bëjmë kështu’. Pas kësaj ai m’u drejtua mua duke më thënë: ‘Pse mor Ali, ti e krahason veten me mua…?! Nuk i dëgjove pocaqitë se çfarë bënin në mbledhje, si papagall…’?! (E kishte fjalën për mbledhjen e Byrosë Politike që porsa kishte mbaruar, ku pothuaj të gjithë anëtarët e saj, të nxitur nga Enver Hoxha, e sulmuan ashpër me akuza nga më të ndryshmet). Mbas pak, aty rreth orës 20 e 45, nga studio e punës ku ai ishte vetëm dhe unë te dera e saj në korridor, Mehmeti e mori në telefon Enverin dhe i tha: ‘Shoku Enver, a ka mundësi të vij vetëm pesë minuta, që të kopsisim disa gjëra…’? Unë nuk e dëgjova se çfarë i’u përgjigj Enveri nga ana tjetër e receptorit, por atë gjë e mësova të nesërmen nga Fiqreti. Para se të ndahesha prej tij, për të shkuar në shtëpinë time, Mehmeti, m’u drejtua: ‘Ali’ kini kujdes shërbimin, se e keqja të vjen andej nga se pret’. Unë e kisha të qartë se përse e kishte fjalën dhe para se të largohesha, i ndava detyrat grupit të shërbimit, e u largova për në shtëpi, për t’u rikthyer përsëri aty pas një telefonate që më bëri një nga pjestarët e grupit të shoqërimit dhe fjeta në dhomën e shërbimit. Të nesërmen në mëngjes, pasi nxora “Benz”-in dhe e bëra gati për ta çuar shefin në mbledhjen e Byrosë, dëgjova ulërima nga kati i dytë i vilës. Më pas, doli Vladimiri djali i madh i familjes dhe kërkoi që unë dhe doktori (Llesh Rroku), të shkonim shpejt sipër. Ladi bëri me gisht nga dhoma e gjumit dhe duke u dridhur i tëri më tha: ‘Ali, shko shikoje babin…’! Unë u futa menjëherë aty dhe për momentin, kujtova se i kishte rënë të fikët. Menjëherë i mata pulsin dhe pashë që ai kishte mbaruar…”!

Kështu e kujtonte Ali Çeno, truproja dhe ish-komandanti i grupit të shoqërimit të kryeministrit komunist të Shqipërisë, Mehmet Shehu dhe një nga njerëzit më të besuar të tij, natën e 17 e 18 dhjetorit të vitit 1981, kur ai u takua dhe shoqëroi shefin e tij për në shtëpi, pas mbledhjes së Byrosë Politike, ku Mehmeti ishte thirrur për të dhënë llogari, lidhur me fejesën e djalit të dytë të tij, Skënderit…! Pas kësaj, Aliu heshti pak për një çast dhe sytë gati i’u mbushen me lot. “Ja si më rrëqethet mishi…”, na thoshte ai, teksa kujtonte ish-shefin e tij, kryeministrin më jetë gjatë në historinë e shtetit shqiptar, të cilit i shërbeu me besnikëri për dhjetë vite me radhë dhe për herë të parë na tregonte të gjithë prapaskenat që çuan në natën fatale të 18 dhjetorit të vitit 1981, kur kryeministri shqiptar i cili për 27 vjet kishte drejtuar vendin me dorë të hekurt, u gjet pa jetë në dhomën e gjumit të vilës së tij, aty në hyrje të “Bllok”-ut, vetëm pak hapa larg ndërtesës së Komitetit Qendror të PPSH-së dhe pallatit të madh të Enver Hoxhës, hija e të cilit, duket se e mbulonte atë çdo perëndim dielli…!

Po si dhe kur lindën për herë të parë kontradiktat në mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, cili ishte ministri që dëshmonte mbi konfliktin e ashpër ndërmjet tyre në vitin 1954, kur pas mbylljes në shtëpi i ruajtur nga ish partizanët e tij besnikë nga Mallakastra të Brigadës së Parë Sulmuese, Mehmeti, u bë gati për të dal në mal?! Po çfarë akuzash i kishin bërë kryeministrit Mehmet Shehu atë ditë të 18 dhjetorit të vitit 1981, në mbledhjen e Byrosë Politike dhe ç`kishte biseduar ai me djalin e ish-ministrit të Mbretit Zog gjatë një vizite që ai si kryeministër kishte bërë në qytezën e Cërrikut?! Përse Mehmeti i kërkoi takim Enver Hoxhës atë mbrëmje, pak orë para ngjarjes misterioze dhe cila ishte përgjigja që mori nga ai?! Që kur kishin filluar kontraditat dhe çarja e madhe midis tyre, të cilat çuan në konfliktin e pariparueshëm të asaj nate fatale në atë fund dhjetori dhe a kishte lidhje ajo me debatin e ashpër që ishte zhvilluar ndërmjet tyre përpara Shtëpisë së Partisë, teksa dilnin nga ndërtesa e Komitetit Qendror të PPSH-së në marsin e 1981-it, kur kishin filluar demonstratat në Kosovë dhe Mehmet Shehu i kishte kërkuar Enverit që të çonin tanket në kufirin me Jugosllavinë?

Cilat ishin marrëdhëniet e Mehmetit me Ramiz Alinë dhe përse u prishën ato vetëm pak ditë pas ceremonisë që bënë dy familjet Shehu dhe Alia, në vilën e Malit të Dajtit?! Çfarë kishte kurdisur Enver Hoxha, kur së bashku me Nexhmijen, shkuan për vizitë tek familja Shehu, për t`i uruar fejesën e djalit, Skënderit, me vajzën e familjes Turdiu dhe përse e nxorën jashtë fotografin e familjes Shehu (Dashamir Rrapin), duke mos e lënë atë që t`jua bënte ai fotografitë? Përse Enveri e thërriti urgjent Mehmetin nga mbledhja e Korçës në tetorin e vitit 1981 dhe çfarë i kërkoi atij në shtëpinë e tij, gjë të cilën, Mehmeti i’a kundërshtoi në mënyrë kategorike në grindjen e ashpër që plasi midis tyre?! Përse mbrëmjen e 18 dhjetorit, Mehmeti e porositi komandantin e rojeve të tij, Ali Çenon, që: të kishte kujdes, se rreziku mund t`ju vinte andej nga se prisnin?! Çfarë donte të thoshte ai me atë porosi dhe përse Ali Çeno u thërrit atë natë që të shkonte të flinte aty, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë gjatë gjithë periudhës afro 10 vjeçare që shërbente në atë detyrë?!

Përse Ali Çeno ngulte këmbë, duke thënë se: shefi i tij nuk kishte vr arë veten, por ishte vr arë nga një njeri tjetër, i cili ka hyrë natën nga dera e përparme e vilës, duke bashkëpunuar me një nga oficerët e shërbimit të brendshëm?! Si reagoi Ramiz Alia, kur Aliu e njoftoi se çfarë i kishte ngjarë shefit të tij? Çfarë kishte në gotën që Aliu pa mbi komodinën e Mehmetit dhe përse ajo u zhduk menjëherë, pasi aty u fut grupi e ekspertëve kri minalist që do bënte kqyrjen e vendngjarjes?! A ishte i implikuar Kadri Hazbiu në atë ngjarje, cili ishte qëndrimi i tij në hetuesi dhe çfarë tha Kadriu ai në gjyq për Mehmet Shehun dhe trupin gjykues? Çfarë i kërkonte Ali Çenos hetuese Sokol Spiro Koleka gjatë procesit hetimor dhe përse ai duhet të pranonte se: shefi i tij Mehmeti, e kishte ngarkuar atë (Aliun), që të vriste me atentat Enver Hoxhën?!

Rreth këtyre mistereve ku pjesa më e madhe e tyre janë të panjohura dhe të papublikuara më parë, si dhe shumë ngjarje e fakte të tjera të panjohura që lidhen me ish-kryeministrin më jetë gjatë të shtetit shqiptar, Mehmet Shehu, si dhe marrëdhëniet e raportet e tij me Enver Hoxhën, bëhen publike nga dëshmitë rrëfyera ekskluzivisht nga Ali Çeno, ish-truproja dhe komandant i grupit të shoqërimit të tij, të cilat Memorie.al i publikon për herë të parë për lexuesit e saj në disa numra të rubrikës dossier.

Vijon nga numri i kaluar

Konfliktet e Enverit me Mehmetin në vitin 1981, për problemin e Kosovës

“Akoma pa mbaruar mirë fjalën Enveri, Mehmeti i ndërhyri duke i thënë: Këto i ka ndërtuar populli dhe ne jemi të detyruar ta mbrojmë këtë popull. Po nuk e bëmë këtë, në bëjmë një tradhëti të madhe dhe Kosova nuk ka për të na e falur kurrë. Pas këtyre fjalëve të Mehmetit, Enveri nuk foli më dhe aty u ndanë pa i folur më njeri- tjetrit, Enveri vazhdoi rrugën në drejtim të shtëpisë së tij, kurse Mehmeti u kthye mbrapsht. Gjithë atë periudhë që zhvilloheshin demostratat në Kosovë, sidomos në muajt mars, prill dhe maj, të vitit 1981, Mehmeti shkonte shpesh, në drejtim të zonave veri-lindore të Shqipërisë, duke inspektuar kufirin me Jugosllavinë dhe pozicionet e zjarrit, bunkerët, e artilerinë që ishte instaluar në repartet ushtarake, të atyre zonave. Ai e donte shumë Kosovën dhe kosovarët dhe nisur nga kjo gjë që dihej pothuaj prej të gjithëve, pas vr asjes së Mehmetit, një nga akuzat kryesore që trilloi Enveri, ishte ajo se ‘UDB-ja e sakrifikoi agjentin e saj Mehmet Shehun, vetëm pasi filluan demostratat në Kosovë”, dëshmonte Ali Çeno, mbi debatin e ashpër që është zhvilluar ndërmjet Enverit dhe Mehmetit, në lidhje me problemin e Kosovës, në pranverën e vitit 1981 kur studentët dhe populli i Kosovës kishin nisur demostratat masive për të kërkuar liritë e të drejtat e tyre, si dhe statusin e Republikës. Sipas dëshmive të Ali Çenos, pas atij debati që shkoi deri në grindje, marrëdhëniet në mes tyre pothuaj u prishën dhe ata nuk takoheshin më me njëri tjetrin. Kjo vazhdoi deri në fillim të vjeshtës së atij viti. Takimi i parë pas kësaj ndarje, ndodhi kur Enveri së bashku me Nexhmijen, shkuan tek familja Shehu, për t’i uruar fejesën e djalit të dytë, Skënderit me vajzën e familjes Turdiu.

Enveri dhe Nexhmija nxorën jashtë fotografin e familjes Shehu

Lidhur vizitën e parë të Enverit dhe Nexhmijes tek familja Shehu, pas konfliktit që ata patën në pranverën e vitit 1981, Ali Çeno më mes të tjerash kujtonte: “Pas një ftohje të gjatë të marëdhënieve në mes tyre, nga fillimi i shtatorit të vitit 1981, Enveri dhe Nexhmija erdhën tek familja Shehu, për t’i uruar fejesën e djalit të dytë, Skënderit, me vajzën e profesorit të nderuar të matematikës, Qazim Turdiu. Pasi isha njoftuar më përpara për vizitën që do të bënin Enveri me Nexhmijen aty, i thashë fotografit të familjes Shehu, Dashamir Rrapit, që të bënte gati aparatin për të bërë disa foto, që t’i kishte si kujtim familja, siç ndodhe zakonisht në të tilla raste jo vetëm për familjet e nomenklaturës së lartë të jetonin në “Bllok”-un e udhëheqjes, por edhe për shumë familje të tjera shqiptare që e kishin këtë mundësi. Enveri me Nexhmijen, kur erdhën në shtëpinë e Mehmetit, gjatë gjithë kohës që ndejtën aty, u treguan shumë të përzemërt me pjesëtarët e familjes, e më shumë me Skënderin e Silvën, vajzën që sapo ishte fejuar me djalin e kryeministrit, e cila njihej shumë edhe por faktin se ishte volejbolliste e ekipit “Dinamo” të kryeqytetit. Gjatë asaj vizite, Enveri e pyeti gjerë e gjatë Silvën dhe i tha se e njihte babanë e saj, profesor Qazim Turdiun, që ishte një njeri i nderuar. Duke parë situatën tepër të përzemërt që po zotëronte aty, unë i kërkova fotografit që të vinte brenda dhe të bënte disa fotografi. Por kur ktheva kokën, pashë se ai nuk ishte aty. Dola nga dhoma ku isha dhe i thashë Dashamirit, të vinte menjëherë brenda për të shkrepur fotot. Por ai më tha se i kishte thënë Sulo Gradeci, që ai në asnjë mënyrë të mos futej brenda dhe se nuk duhet të bënte asnjë shkrepje, pasi ato do t’i bënte vetë Sulo. Unë, i nevrikosur u futa brenda bashkë me fotografin, por Sulo erdhi menjëherë dhe më tha ta nxirrja jashtë atë, sepse kishte dhënë urdhër shoku Enver, fotografitë do t’i bënte vetëm Sulo. Mbas debatit që patëm për këtë problem me Sulon, unë e nxorra jashtë fotografin, sepse aty nuk ishte as koha e as vendi që të bënim debate. Fotografitë e asaj vizite u bënë nga Sulo, me gjithë pjestarët e familjes dhe me Skënderin e Silvën të cilët ishin protagonistët e kësaj vizite. Disa muaj më vonë, pas vr asjes së Mehmetit e kam sjellë ndërmend atë ngjarje dhe nxora konkluzionin, se: vendimi i Enverit ishte i paramenduar dhe me qëllim, që para se të vinin për të uruar fejesën e Skënderit, e kishin planifikuar që do t’a prishnin atë fejesë, ashtu siç ndodhi dhe nuk donin që të mbeteshin fotot si dokument, që ata kishin qenë dakord dhe e kishin uruar për atë fejesë. Ata erdhën aty për ta uruar me qëllim që t’ja bënin fakt të kryer atë fejesë dhe më pas ta sulmonin Mehmetin, ashtu dhe siç ndodhi”, tregonte Ali Çeno lidhur me vizitën e Enver Hoxhës dhe Nexhmijes tek familja Shehu.

Mehmeti: Enver, kur na doli Turdiu i keq…?!

Lidhur me raportet e marrëdhëniet e familjes Hoxha me atë të kryeministrit Mehmet Shehu pas asaj ngjarje, Ali Çeno midis të tjerash kujtonte: “Pas asaj vizite, ata nuk u takuan më me njëri tjetrin, deri në ditët e para të tetorit. Ato ditë ne ndodheshim në qytetin e Korçës, ku Mehmeti ishte i deleguar në Konferencën e Partisë të rrethit, apo për një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv, nuk më kujtohet mirë kjo gjë. Në kohën që zhvillohej mbledhja, Mehmeti doli jashtë dhe më tha, se duhet të niseshim urgjent për në Tiranë, pasi e kërkonte Enveri. U nisëm me shpejtësi si rrallë ndonjë herë në drejtim të Tiranës. Gjatë gjithë rrugës Mehmeti nuk foli, por unë e ndiqja nga pasqyra dhe shikoja se ai ishte shumë i mërzitur, si rrallë ndonjëherë, gjë e cila i bëri shumë përshtypje dhe shoferit që me shumë takt e shikonte Mehmetin nga pasqyra. Nisur nga porosia e Mehmetit që duhej të nxitonim për në Tiranë, diku në dalje të Librazhdit, nga shpejtësia, shoferi humbi kontrollin dhe rrezikuam të përfundonim në lumin Shkumbin, por manovrimi i mirë i shoferit na shpëtoi. Pas kësaj, Mehmeti nuk i foli fare shoferit, gjë e cila do të thoshte se ai nuk duhet të ulte shpejtësinë, por të vazhdonte me atë ritëm drejt Tiranës. Kur mbërritëm në “Bllok”-un e udhëheqjes, shkuam direkt te shtëpia e Enverit, ku ai po priste. Sapo Mehmeti hyri në dhomën ku ishte Enveri, jo pa një nervozizëm që i dallohej lehtë, ai ju drejtua atij duke i thënë: ‘Shoku Enver, pse më thirre…’?! Enveri i’u përgjigj: ‘Duhet menjëherë ta prishësh fejesën e djalit, sepse a e di ti se çfarë biografie ka Qazim Turdiu’?! Akoma pa mbaruar mirë fjalën Enveri, Mehmeti i tha: ‘Pse nuk ma the këtë gjë, kur erdhët për për urim në shtëpinë time. Për Profesor Turdiun, ne kemi thënë gjithmonë se është njeri i nderuar dhe e kemi marrë të gjithë në shtëpi, për të na mësuar fëmijët tanë. Kur na doli se ai qenka me biografi të keqe?! Unë nuk mund të ndërhy tek ndjenjat e fëmijëve të mi, për të prishur këtë fejesë’. Pas kësaj përgjigje të Mehmetit, Enveri u xhindos dhe ju drejtua duke i thënë: ‘Do ta prishësh këtë fejesë sa më shpjet, se kështu ka urdhëruar Partia’. Pas këtij debati ne dolëm dhe u kuptua se Mehmeti e kishte të pamundur ta shpëtonte prishjen e fejesës së djalit të tij, duke parë presionin e madh që ushtroi Enveri mbi të dhe gjithashtu edhe situatën e nderë që mbizotëronte tek të gjithë anëtarët e Byrosë Politike, që ishin larguar dhe mbanin qëndrim ndaj tij. Pas disa ditësh Mehmeti më thirri në kopshtin e vilës dhe më tha: Ali, të lutem a mund ti thërrasësh Ti, Skënderin dhe Silvën, në shtëpinë tënde dhe t’ju thuash në emrin e familjes sonë, se fejesa e tyre do të prishet. Ali, na e mbaro këtë punë, se mua nuk më bën zemra t’jua them, se mezi e prisja këtë fejesë. Këtë bisedë ne e bëmë në kopshtin e shtëpisë, pasi ai e dinte se përgjohej prej kohësh dhe ruhej nga çdo bisedë. Në atë periudhë sa herë dilnim nëpër rrethe për takime të ndryshme, Mehmeti më tregonte se si kërcisnin telefonat kur ai lidhej me Tiranën. Pasi mora përsipër porosinë që më dha Mehmeti, thirra Skënderin dhe Silvën, në shtëpinë time dhe ju thashë me shumë siklet, për prishjen e fejesës së tyre, këtë e kërkoja në emër të familjes, Shehu.

Në mbledhjen e Byrosë, Ramizi drejtonte akuzat ndaj Mehmetit

Sipas dëshmive të Ali Çenos, pas debatit mes Enverit dhe Mehmetit, ata të dy nuk u takuan më me njëri tjetrin, madje as në ditët e Kongresit dhe përballja tyre do të bëhej vetëm në mbledhjen e Byrosë, më 17 dhjetor. Lidhur me këtë, Çeno kujtonte: “Mbledhja e Byrosë Politike mbaroi rreth orës 20.00 dhe menjëherë pas saj, Mehmeti shumë i nervozuar, si rrallë ndonjëherë, hyri me nxitim në studion e punës në shtëpinë e tij dhe që tek dera e hodhi çantën që mbante me vete kur kishte mbledhje. Unë u ula ta merrja çantën për ta vënë në vendin e duhur, por ai më tha: Lëre Ali dreqin, lëre…! Duke parë gjendjen e tronditur të tij, për ta zbutur disi, unë i thashë: ‘Sa herë kritikohemi ne nëpër mbledhje…’! Pas kësaj ai mu drejtua: Pse mo Ali, ti e krahason veten me mua…?! Nuk i dëgjove pocaqitë se çfarë bënin në mbledhje si papagaj’?! (E kishte fjalën për mbledhjen e Byrosë Politike, që sa kishte mbaruar, ku pothuaj të gjithë anëtarët e saj, të nxitur nga Enveri, e sulmuan ashpër, Mehmetin, me akuza nga më të ndryshme. Një nga njerëzit që e sulmoi më ashpër, ishte Ramiz Alia, i cili përveç akuzave që i bënte vetë, kishte nxitur dhe anëtarët e tjerë të Byrosë Politike për ta sulmuar Mehmetin, duke i përmendur fejesën e të birit të tij, me vajzën e familjes Turdiu dhe deri te shfaqja hapur e nevojës së shuarjes së luftës klasave, siç ishte rasti ku ai kishte lavdëruar dhe përqafuar djalin e ish-ministrit të Zogut, në vizitën e tij në Cërrik. Të gjitha këto sulme drejtoheshin nga Ramiz Alia, i cili që në vitin 1976, qëndrimet e tij ndaj Mehmetit, konvergonin me ato të Enverit, në varësi të marrëdhënieve e raporteve që kishin ata të dy. Por përveç kësaj, Ramizi kishte dhe një arsye tjetër, që të ishte i ashpër ndaj Mehmetit dhe të bëhej nxitësi kryesor i akuzave dhe sulmeve karshi tij. Kjo gjë vinte pas prishjes dhe ftohjes përfundimtare të Ramizit me Mehmetin, e cila e kishte zanafillën nga fillimi i vitit 1980. Në atë kohë, u duk se familjet Shehu dhe Alia, krijuan një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme midis tyre, gjë e cila u konkretizua dhe me një ceremoni që dy familjet e bënë në vilën e malit të Dajtit. Por vetëm kaq kohë pas kësaj ceremonie, ishte familja Shehu e cila e prishi miqësinë me familjen Alia dhe marrdhëniet në mes Mehmetit e Ramizit mbetën vetëm thjeshtë zyrtare. Se çfarë ishte ajo lidhje në mes familjeve Shehu dhe Alia, krushqi apo diçka tjetër, e di mirë Ramiz Alia. Po të doni për më tepër rreth saj, mund ta pyesni atë”, shprehej Ali Çeno, në lidhje me klimën e krijuar në mbledhjen e Byrosë Politike të 17 dhjetorit, të cilat sipas tij, dirigjoheshin nga Ramiz Alia, kuptohet sipas “libretit” të Enver Hoxhës.

Telefonata e Mehmetit me Enverin natën e 17 dhjetorit 1981

Po si rrodhën ngjarjet në mbrëmjen e 17 dhjetorit pas mbledhjes së Byrosë Politike, në mes dy krerëve më të lartë të Shqipërisë komuniste?! Lidhur me këtë, Aliu kujtonte: “Mbas pak aty rreth orës nëntë pa një çerek, nga studio e punës ku ishim bashkë vetëm ne të dy, Mehmeti e mori në telefon Enverin dhe i tha: Shoku Enver, a ka mundësi të vij vetëm 5 minuta, që të kopsisim disa gjera, që nesër në mbledhjen Byrosë, të dali një gjë e pjekur dhe jo si sot, ku njëri i binte gozhdës dhe tjetri patkoit, e nuk e mori vesh i pari të dytin’. Unë nuk e dëgjova se çfarë i’u përgjigj Enveri, nga ana tjetër e receptorit, por atë gjë e mësova të nesërmen nga Fiqreti. Enveri i kishte thënë se ai nuk e priste dot, pasi kishte mysafirë për darkë dhe ishte shumë i lodhur, por i tha Mehmetit që të përgatitej për autokritikën, se ai do t’ja jepte konkluzionet në Byro. Para se të ndahesha prej tij, për të shkuar në shtëpinë time, Mehmeti m’u drejtua: ‘Ali kini kujdes shërbimin, se e keqja të vjen andej nga se pret’. Unë e kisha të qartë, se përse e kishte fjalën dhe para se të largohesha, i ndava detyrat grupit të shërbimit e u largova për në shtëpi, për t’u rikthyer përsëri aty pas një telefonate që më bëri një nga pjestarët e grupit të shoqërimit dhe fjeta në dhomën e shërbimit. Të nesërmen, pasi nxora “Benz”-in dhe e bëra gati për ta çuar shefin në mbledhjen e Byrosë, dëgjova ulërima nga kati i dytë. Më pas, doli Vladimiri, djali i madh i familjes Shehu dhe kërkoi që unë dhe doktori (Llesh Rroku), të shkonim shpejt sipër. Ladi bëri me gisht nga dhoma e gjumit dhe duke u dridhur i tëri më tha: ‘Ali shko shikoje babin’. Unë u futa menjëherë aty dhe për momentin kujtova se i kishte rënë të fikët. I mata pulsin dhe pashë që ai kishte mbaruar…”. /Memorie.al

Vijon numrin e ardhshëm

Categories
Histori

Skema unike e Shqipërisë para ’90/ “T’i marrim edhe unazat apo bizhuteritë”, si u krijuan “dyqanet speciale”. Metoda që u përdor nga komunistët për thithjen e arit e valutës

KRESHNIK KUÇAJ

Më 25 janar të vitit 1949, në Ministrinë e Tregtisë, një komision i përbërë nga 5 persona morën në studim çështjen e krijimit të dyqaneve speciale të blerjes në valutë. “Në shtetin tonë ekziston ar në monedhë, në sasira të konsiderueshme, e shpërndarë në ekonomitë private qytetare dhe fshatare që banka e shtetit nuk mundet ta grumbullojë siç duhet me kursin e sotëm.

Për rrjedhojë, poseduesit, sidomos në qytet, për arsye që u thanë më sipër e shesin nën dorë në masat fshatare që kanë fuqi blerëse të forta, duke e shkëmbyer arin me sende ushqimore në sasi më të mëdha sesa ato të tregut të lirë.

Kështu e vleftësojnë me tepër nga kursi i bankës”, shkruhej në studim. Ky diskutim bëhej në një kohë kur pushteti i ri i pasluftës kishte ndërmarrë një seri operacionesh që kishin bërë që të vendosej kontrolli i plotë mbi kartëmonedhat dhe arin që ishte në qarkullim.

Pavarësisht operacioneve të vulosjes së parave, tatimit të jashtëzakonshëm, ndalimin e nxjerrjes së arit jashtë vendit dhe dhënien e monopolit bankës së shtetit, sërish në duart e shqiptarëve kishte mbetur një sasi ari që autoritetet kërkonin që ta nxirrnin përmes mekanizmave të ndryshëm.

E në këtë rast, Shqipëria krijon një mekanizëm unik në llojin e tij, mbase duke qenë ndër të parat vende në botë që e aplikonte këtë skemë. Për të mbledhur valutën e huaj dhe arin e metalin e çmuar që kishte në vend, por edhe për të vendosur një kontroll apo frenim në kërkesën e madhe që mund të kishte për atë pak sasi mallrash që për kohën do të konsideroheshin “mallra luksi”, gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar u krijuan “dyqanet speciale”.

Ndryshe nga vendet e tjera, në këto dyqane në Shqipëri nuk mund të blihej direkt më valutë të huaj ose ar, por vetëm përmes disa kuponëve të posaçëm të emërtuar ‘Buona Lek’. Praktikisht, me monedhë të huaj ose me ar nuk mund të blije asgjë në tregjet e kohës që ishin vendosur nën kontroll. Po ashtu, nuk mund të këmbejë valutën e huaj në lek për faktin se nuk kishte dyqane këmbimi.

E vetmja rrugë ishte Banka e Shtetit, ku sërish qytetarët shqiptarë refuzonin të paraqiteshin për faktin se në atë periudhë kishte nisur një fushatë agresive për deklarimin e të ardhurave, pa llogaritur këtu faktin se kursi i këmbimit që ofronte banka e shtetit ishte shumë i ulët, i fiksuar dhe aspak joshës për të ndërmarrë një iniciativë të tillë ekspozuese.

EMETIMET E “BUONA LEK”

Për herë të parë, “Buona Lek” janë emetuar në vitin 1950. Emetimi i parë nuk përmbante një figurë qendrore dhe as elemente sigurie, çka solli jo në pak raste falsifikimin e saj e si rrjedhojë autoritetet u detyruan që në vitet pasuese të emetojnë të tjera po me më shumë elemente sigurie.

Emetime të mëvonshme të “Buona Lek” u bënë në vitet 1953, 1955, 1956 e 1965. “Buona lek” apo bono-lekët që u emetuan dhe u futën në qarkullim, ishin të vlefshme për blerje vetëm në dyqanet e valutës.

Kjo letër mbante firmën e drejtorit të bankës dhe të sekretarit të Thesarit dhe mund të përdorej vetëm për dyqanet e shkëmbimit në valutë, kundrejt kushteve favorizuese në blerje. Për herë të fundit, ky mekanizëm i thithjes së arit dhe valutës së huaj u përdor në Shqipëri në vitin 1991.

SI U HAPEN DYQANET E PARA DHE QËLLIMI I TYRE

Në vitin 1949, kur po diskutohej krijimi i dyqaneve speciale, studimi që bënte Ministria e Tregtisë së Brendshme evidentonte se në Shqipëri kishte hyrje të dollarëve nga emigrantët shqiptarë të Amerikës, që u dërgonin të afërmeve të tyre shumë të konsiderueshme.

Kjo kishte sjellë një ulje të konsiderueshme të vlerës së dollarit në tregun shqiptar, ndaj edhe kursi në bankë ishte i ulët e pak qytetarë preferonin të shkonin aty të bënin këmbimin.

Në këto kushte, kur nevoja ishte e madhe për mallrat e konsumit të gjerë, tendenca po ndryshonte dhe emigrantët nisën që, në vend të parave, t’u dërgonin familjarëve të tyre pako me mallra konsumi si veshje apo ushqime. Këto të fundit, jo vetëm që përdoreshin nga vetë përfituesit, por edhe nxirreshin në treg për t’u shitur për shkak të nevojës së madhe që kishte, duke i bërë konkurrencë të fortë edhe tregjeve shtetërore të asaj kohe.

Në këtë mënyrë, autoritetet shtetërore vendosin të ndërmarrin iniciativën unike përmes disa lëvizjeve që jo vetëm u mundësojnë kontroll mbi tregun, por edhe ndikojnë në rritjen e nivelit të rezervës valutore të vendit. Hapi i parë është rritja e fortë e taksës për pakot postare që vinin nga jashtë, për të vendosur më pas nën kontroll krejtësisht tregtinë e mallrave të jashtme e nga ana tjetër, edhe për të nxjerrë nga ‘sëndukët’ apo muret e shtëpive të shqiptarëve, pjesët e fundit të arit apo bizhuterive që mbaheshin fshehur.

“Këto kohët e fundit, hyrja e dollarit është kufizuar në minimum për shkak të kursit të ulët të bankës dhe në vend të dollarit ka marrë trajtë të gjerë dërgesa e mallrave në pako postare, të cilat shiten në treg të lirë me çmime spekuluese. Si pasojë, hyrja e valutës në shtetin tone është pakësuar shumë në dëm të ekonomisë sonë.

Shtresat e popullit, të shtrënguara nga nevojat e jetesës shesin bizhuteritë që disponojnë si unaza ari, vëthë etj. nën dorë me anë ndërmjetësish, të cilët i shfrytëzojnë, si këta edhe blerësit, kjo për mungesë të një mënyrë grumbullimi nga ana e shtetit që do t’i jepte fund këtij spekulimi dhe njëkohësisht do të shtonte depozitën e arit”, evidentohej në studimin që u bë në ministrinë e Tregtisë së Brendshme.

Për të rritur rezervën valutore, rrugët që kishin autoritetet ishin 2;

1-Ngritja e kursit të dollarit nga ana e bankës ose 2- Krijimi i dyqaneve për shitje në valutë. Varianti i parë hidhej poshtë në diskutim me argumentin se do të cenonte parimin e bankës dhe se do të rriste mungesën e besimit në stabilitetin e monedhës shqiptare Lek. Ndaj, opsioni i vetëm që propozohej ishte krijimi i dyqaneve speciale.

“Këto dyqane në fillim do të bëjnë punë më tepër me dollarë mbasi nga psikoza e krijuar, poseduesit e arit do të hezitojnë, ndërsa dollari, duke marrë parasysh taksimin maksimal të kolive postare që mendohet nga qeveria, do të hyjë në sasi më të mëdha nga emigrantët shqiptare jashtë shtetit që do të dërgojnë për nevojat e familjeve të tyre”, shkruhej më tej në studim.

Grupi i punës propozoi që të krijohej një rrjet dyqanesh me qendër në Tiranë e degë në qytetet kryesore si Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër e më pas në Durrës, Berat etj.

Këto dyqane speciale duhej të shisnin mallra të të gjitha llojeve, që prodhoheshin jashtë vendit dhe që ishin të kërkuara në tregun shqiptar. “Artikujt që do të shesin këto dyqane duhet të jenë të një kualiteti superior që nuk do të ekzistojnë ndër dyqanet e tjera”, ishte rekomandimi i grupit të punës.

SKEMA E ANONIMITETIT PËR ATA QË DEKLARONIN PARATË

Në studim jepet edhe skema që do të ndiqej me dyqanet speciale. Ari në monedhë ose bizhuteri si dhe dollarët do të konvertoheshin nga banka. Banka nuk duhet të mbante asnjë shënim mbi personin që sillte këto objekte.

Gjithashtu, nëpunësit duhet të porositeshin që të ruanin sekretin për personin që i sillte ato. “Kjo, për të zhdukur psikozën që ekziston te poseduesit dhe për të evituar dyshimin që ekziston në qarkullimin e arit” argumentohej në raport. Skema ishte e tillë. Nëse një individ dorëzonte në bankë një napolon ari, ai vlerësohej me 20 franga ari.

Në vend të frangave të arit, i jepeshin kuponë buona lekë me vlerë dhe prerje 1,2,5 dhe 10 franga ari, me të cilat pastaj shkonte te dyqanet speciale dhe blinte mallrat e huaja që ishin të ekspozuara aty. E njëjta praktikë ndiqej edhe me bizhuteritë. Raporti i arit ishte ndryshe. 7.60 dollarë këmbeheshin me kuponët buona lekë me vlerë 20 franga ari.

Veç ruajtjes së anonimitetit në kryerjen e veprimeve të këmbimit në bankë, skema parashikonte anonimitet edhe te blerjet në dyqanet speciale. Kuponët ‘Buona Lek’ nuk kishin emrin e zotëruesit të tyre dhe mund të përdoreshin nga cilido që i zotëronte ato.

Dhe në këto dyqane, kusuri nuk jepej me franga ose me lekë po sërish me kuponë ‘buona lekë’. Shitësi nuk duhej të mbante asnjë shënim mbi personat që blinin dhe detyroheshin që edhe jashtë dyqanit të mbanin sekretin e punës.

“Duke marrë parasysh se me ndalimin e pakove do të hyjnë më shumë dollarë, parashikohet që këto dyqane të kenë lëvizje të madhe që për ta përballuar do të duhet furnizim me stil të gjerë.

Pra, për t’ia arritur këtij qëllimi, del e nevojshme që kjo ndërmarrje të ketë njerëz jashtë shtetit që të merren kryesisht me blerje dhe dërgim mallrash. Kjo duhet të ketë një fond të veçantë në dispozicion, në sajë të të cilit të manovrojë sipas nevojave dhe interesit të mbarëvajtjes së saj pa kufizim tregjesh”, ishte rekomandimi që jepej në studimin e Ministrisë së Tregtisë së Brendshme në vitin 1949.

Në këtë mënyrë, dyqanet speciale kishin si mision njëkohësisht si shtimin e valutës së huaj, ashtu edhe grumbullimin e arit dhe sendeve të çmuara që shqiptarët kishin arritur të fshihnin nga autoritetet deri në atë periudhë. Pra, për nga mënyra e organizimit të procedurave, skema u ngjason amnistive për legalizimin e kapitalit që bëhet në ditët e sotme.

DYQANET E PARA, NË GJIROKASTËR E KORÇË, KU KISHTE MË SHUMË EMIGRANTË

Dyqanet e para speciale u hapën në vitin 1949 në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër. Jo më kot u zgjodhën këto qytete, për faktin se pritshmëritë ishin që të jepeshin rezultatet më të mira nga fakti se Tirana kishte vizitorë të huaj, ndërsa Korça e Gjirokastra kishin shumë emigrantë në Amerikë.

Në atë periudhë, vlerësohej se çdo vit në Shqipëri hynte brenda një valutë e huaj në vlerë 1.2 milionë dollarë.

Dyqanet speciale u hapën pranë pikave turistike të vendit, kryesisht në hotele turistike dhe në restorantet në pikat kufitare të vendit. Me rritjen e nevojës për valutë të huaj, autoritetet nisin t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë edhe potencialit turistik që kishte vendi. Në pikat kufitare tokësore këtë funksion e kryenin ato që njiheshin si njësi të ushqimit social.

Ndërkohë, në dy portet e vendit në Vlorë dhe Durrës funksiononin Interklubet. Në vitet ’80, Shqipëria po përballej me një krizë të thellë ekonomike. Nevoja për valutë të huaj ishte e madhe, ashtu sikurse edhe për mallra të ndryshëm.

Ndaj, në fillimin e viteve ’80 zhvillohen diskutime të shumta lidhur me mënyrën sesi mund të tërhiqej valuta e huaj, në kushtet kur rezervat e brendshme të arit në familjet shqiptare kishin mbaruar. Në këtë periudhë, diskutohen alternativa të ndryshme riorganizimi, por edhe evidentohet problematika e mungesës së organizimit nëpër dyqanet speciale të vendit. Në vitin 1990, dyqanet e valutës së huaj i kaluan në varësi të një kompanie të posaçme të emërtuar ‘Albkoop’.

Kjo kompani merrej në mënyrë direkte me menaxhimin e rrjetit të dyqaneve speciale dhe me furnizimin e tyre me mallra direkt nga jashtë. Xhiroja e 3-mujorit të parë të vitit 1990, sipas Ministrisë së Tregtisë, ishte 550 mijë dollarë dhe parashikohej që deri në fund të vitit të grumbulloheshin 6 milionë dollarë xhiro me një akumulim neto 3 milionë dollarësh.

Kalimi i dyqaneve të valutës në varësi të “Albkoop” nuk kishte si qëllim vetëm thithjen e valutës, por edhe përdorimin e kësaj valute për importin e mallrave të konsumit të gjerë, për të cilat kishte nevoja masive tregu. Mallrat e kërkuara më së shumti e që u importuan në këtë vit ishin 40 mijë xhupa, 20 mijë metra stofë, 150 tonë sapunë rrobash etj.

Ndërkohë, në listën e porosive ishin edhe 100 mijë palë pantallona xhins, enë plastike, kapuça sportivë e televizorë me ngjyra. Në shkresat sekrete mes Ministrisë së Tregtisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, në vitin 1990, pranohet ekzistenca e kontrabandës dhe e tregut të zi të dollarit, por që konsiderohet si e keqja më vogël në kushtet kur skema po siguronte valutë të huaj në mënyrë të konsiderueshme.

Në këtë periudhë, një ndër shqetësimet kryesore që shprehen nga Banka e Shtetit është fakti se për këmbimin e monedhave të huaja po veprohej me çeqe bankare, duke krijuar kosto të madhe dhe ngarkesë për institucionin.

Ndaj, edhe në nga propozimet që bëhen, është që të lejohet Banka e Shtetit që të emetojë sërish bono të posaçme, të cilat do të përdoren për blerjet në dyqanet speciale. Kjo kërkesë, në fakt, do të realizohej në vitin 1992 kur u emetua edhe bonoja e fundit e kësaj natyre e emërtuar ‘Lek Valutë’. Kohëzgjatja e këtij kuponi me vlerë ishte 1 vit.

Rënia e sistemit politik dhe ekonomik të vendit do të sillte jo vetëm fleksibilitetin e kursit të këmbimit, por edhe të liberalizonte më pas tregun e këmbimit të monedhës në Shqipëri, që për shumë vite funksionoi i parregulluar dhe informal.

Marrë nga “Scan-tv”

Categories
Lifestyle

Përbërësi ‘Sekret’ i Domates Që i Nevojitet Lëkurës Tënde

Domatja janë tepër të mira për shëndetin e njeriut dhe mirësia e tyre i atribohet përmbajtjes së lartë të antioksidantëve.

Vetë pigmenti karotenoid që gjendet tek domatja, është sipas shkencëtarëve, tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Domatja është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C dhe vitaminës K. Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.

Domatja të bën mirë për zemrën, ul kolesterolin dhe trigliceridet.

Studime të shumta kanë treguar që domatja është e shkëlqyer në mbrojtjen e zemrës, edhe për faktin që rregullon yndyrnat në qarkullimin e gjakut.

Përtej këtyre vlerave, domatja konsiderohet si mikesha më e mirë e lëkurës falë një përbërësi sekret me vlera të jashtëzakonshme.

Likopeni, Antioksidanti i Dobishëm Për Shëndetin e Lëkurës
Bëhet fjalë për likopenin, një ushqyes që gjendet jo vetëm tek domatja por edhe shalqini e fruta e perime të tjera me ngjyrë të kuqe.

Megjithatë, domatja ka sasitë më të larta të kësaj substance që bëhet më e fortë në varësi të pjekjes së domates.

Likopeni luan rolin e antioksidantit dhe pastron trupin nga radikalet e lira por edhe i jep lëkurës mundësinë të përshtatet më mirë me sulmet mjedisore.

Në vija të holla, trupi stresohet nga radikalet e lira ndërsa antioksidantët i eliminojnë ato.

Antioksidantët si likopeni janë të jashtëzakonshëm për paraqitjen dhe shëndetin e lëkurës.

Ato ngadalësojnë plakjen e lëkurës, sheshojnë shenjat fillestare të saj, e bëjnë lëkurën të ngjajë më rinore dhe më të shtrënguar dhe pakësojnë rrudhat e lehta.

Likopeni dhe antioksidantët e tjerë nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju mbron nga dëmet e shkaktuara në lëkurë prej rrezeve ultravjollcë.

Thënë shkoqur, nëse dëshironi të ndiheni më mirë dhe të dukeni më të rinj në fytyrë, hani më shumë domate, në sallata, në supa e të freskëta./AgroWeb.org/

error: Content is protected !!