Categories
Histori Kulture Kuriozitete

Në korrik 1942 trupa Carro di Tespi Lirico mbërrin në Tiranë dhe jep disa shfaqje, mes tyre operan “La Traviata”

Më 1929 qeveria fashiste e Romës krijoi katër trupa teatrale shëtitëse që morën emërtimin “Carri di Tespi” (“Qerret e Tespit”). Një prej këtyre për operan dhe këngën lirike, e emërtuar “Carro di Tespi Lirico” dhe tre për pjesët teatrale. Synimi i këtyre trupave ishte që të përçonte deri tek fashat më të izoluara të shoqërisë teatrin dhe operan lirike.

Në korrik 1942 trupa Carro di Tespi Lirico mbërrin në Tiranë dhe jep disa shfaqje, mes tyre operan “La Traviata”, një fotografi të së cilës shërbejmë këtu. Me gjasë, është hera e parë që një opera lirike vihet në skenë në Shqipëri. Skena është vendosur në krye të Viale del Impero (sot Bulevardi Dëshmorët e Kombit), në lartësinë ku sot ndodhet Sheshi Nënë Tereza.

Duket qartë ndërtesa që sot i përket Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike, e cila ende është në ndërtim e sipër. Nuk mund të mos na bëjë përshtypje, në këtë fotografi, edhe peizazhi i atëhershëm i Tiranës: fotografia mbizotërohet nga Mali i Dajtit, kurse djathtas-lart, në thellësi, shquhet mauzoleumi i Nënës Mbretëreshë, ndërtuar nga Mbreti Zog I. Fotografia është pjesë e Fototekës së Arkivit Qendror Shtetëror.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Categories
Histori Personalitete

Koço Gliozheni, emër i mirënjohur por dhe shumë i rëndësishëm në historinë e mjekësisë shqiptare!

Koço Gliozheni, emër i mirënjohur por dhe shumë i rëndësishëm në historinë e mjekësisë shqiptare!

Lindi më 27 korrik të vitit 1913 në qytetin e Korçës. Mbaroi studimet për mjekësi dhe specializimin në Universitetin e Athinës.

Në vitin 1949, Koço Gliozheni transferohet në Tiranë dhe në 1951 emërohet Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik të Tiranës. Me hapjen e Universitetit të Tiranës në Vitin 1957, Gliozheni emërohet Shef i Katedrës së Obstetrikë – Gjinekologjisë, post që e mbajti deri në daljen në pension ne vitin 1989.

Nga 2 maternitetet shtetërore që ka kryeqyteti, njëri prej tyre mban emrin “Koço Gliozheni” ndërsa tjetrin të cilin mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme të nxjerrë nga AQSH mban emrin “Mbretëresha Getaldinë”.

Foto: AQSH.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Categories
Histori

Australi / Historia e vendosjes së 4 mijë shqiptarëve në qytetin Dandenong

Qyteti Dandenong ndodhet 32 kilometra në juglindje të Melburnit me siperfaqje prej 130 km2 dhe 166.094 banorë. Karakteristika e këtij qyteti është se këtu banojnë 157 nacionalitete, fliten 200 gjuhe të ndryshme dhe 100 besime fetare qe njëherazi e bën qytetin me multikulturor ne Australi.

Pjese e këtij qyteti janë dhe Shqiptaret, por si është historia e vendosjes së tyre në Dandenong?

Emigrimi i Shqiptarëve të parë ka filluar herët në vitet e 60-, ku emri i Jakup Rustemi është regjistruar në vitin 1963 dhe vetëm disa muaj me vonë mbërrijnë dhe vëllezërit Tahir dhe Vefki Rasimi qe te gjithë këta me prejardhje nga fshati Keshave rethi i Manastirit (qyteti i Alfabetit). Dhe ja sot pas 57 viteve në qytetin Dandenong jetojnë afro 4000 shqiptarë, shumica të përqendruar në lagjen Dandenong South dhe ka nga të gjitha viset Shqiptare por duhet theksuar se pjesën dërrmuese e përbëjnë shqiptarët nga rrethi i Manastirit (Keshava).

Mendohet të kenë zgjedhur këtë qytet shqiptarët për shkak të një industrie te dendur dhe fermave te shumta që janë shtrirë në periferinë e këtij qyteti, sepse të vetmin zanat që patën nga fshati ishte bujqësia, dhe sot mbi 40 nga këto ferma të luleve dhe zarzavateve janë nën pronësi të shqiptarëve, por jo vetëm, sot shqiptarët posedojnë edhe mbi 100 biznese te ndryshme në këtë qytet.

Me iniciativën e disa bashkatdhetarëve Qamil Rexhepi, Shaban Musa, Hamz Veseli, Amet Coca dhe të tjerë, në vitin 1984 u themelua Klubi i Futbollit “Prishtina”, që mori këtë emër në përkrahje të demonstratave në Prishtine të organizuara për liri dhe Pavarsi te Kosoves.

Një ndër emrat e futbollisteve me te njohur qe kane luajtur ne kete klub është edhe emri i ish mesfushorit te KF Prishtina nga Kosova Fadil Muriqi i cili ishte pjese e gjeneratës se arte te viteve 80-ta te cilët dominuan ligen e futbollit në ish Jugosllavi.

Në vitin 2012 KF Prishtina i njohur edhe si Dandenong Thunder pretendoi trefishin e famshëm ku morën titullin Kampion te shtetit Viktoria VPL (Victorian Premier League).

Ne shenje falënderimi për punën e jashtëzakonshme sot ky stadium me krenari mban emrin e humanistit te cmuar dhe nje nder themeluesit Qamil Rexhepi ndersa cdo vit ne Janar mbahet dhe Kupa e Qamil Rexhepit.

Një vit me vonë, në vitin 1985 u ndërtua dhe xhamia shqiptare ne lagjen Dandenong South.

Sot qyteti Dandenong është i drejtuar nga Kryebashkiaku shqiptar Jim Memeti i cili është zgjedhur për herë të katërt në këtë detyrë. Edhe pse ai ka qenë 2-vjec kur familja e tij ka emigruar ne Australi Jimi mbetet tepër i lidhur me vendlindjen dhe rrënjët e tij ku gjatë mandatit si kryebashkiak arriti qe një rruge e qytetit te emërohet “Keshava Grove” ndersa me 30 Gusht 2020 mundesoi hapjen e Parku Publikk me emrin Keshava Reserve.

Sot në Dandenong është shumë më lehte të flitet dhe te ruhet gjuha shqipe se sa 40 vite te kaluara thotë Jim Memeti, ku në atë kohë mungonin familje të plota dhe shqiptarët ishin nje pakice, ndërsa sot rrugë te tëra janë te banuara nga shqiptarë në Dandenong South dhe ka shumë shtëpi ku jetojnë 4 gjenerata se bashku qe kontribuojnë ne ruajtjen e gjuhës dhe traditave kombëtare.

Shqiptaret e Dandenongut po ashtu janë te perfaqesuar ne radion e komuniteteve Radio KC FM97.7 mhz me 2 ore program ne jave i udhëhequr nga z.Drtiton Maliku.

Shqiptaret e Dandenongut jo vetëm qe janë te bashkuar por janë edhe tepër bujar, këtë e dëshmuan dhe gjatë luftes se Kosovës ku nje sasi e madhe e te hollave u dhuruan nga Shqiptaret e Dandenongut, ndersa mbrenda disa diteve Komuniteti Shqiptar Australian Dandenong – Keshava dergoj $180.000 per viktimat e tërmetit te 26 Nentorit 2019 ne Shqiperi.

Donacione dhe ndihma te shumta janë mbledhur nga shqiptaret e Dandenongut gjatë viteve te kaluara por është për tu theksuar bujaria e z. Idris Zekiri i cili ne fillim te këtij vitit duke pare një dokumentar ne YouTube rreth nje familje te varfër ne Shqiperi, ai brenda javës fluturoi në Tirane dhe i dhuroi kësaj familje një shtëpi ne qytetin e Pogradecit, si dhe ndërtimin e xhamisë ne fshatin “Mexhitli” komuna e Manastirit ku u sponsorizua pothuajse ne terësi nga z Qerim Sulejamni dhe dy djemtë e tij Kasem dhe Bujar ku kostoja ishte diku $450.000 dollare. Supozohet qe kjo famile te jete nje nder familjet me te pasura Shqiptare ne Australi.

Vitin e kaluar me iniciativën e disa bashkatdhetarëve nga Dandenong per here te pare ne fshatin Keshave u organizuan “Takimet e Keshaves” te cilat do te jene tradicionale dhe kanë per qellim te tubojnë te gjithë mërgimtaret ne vatrën e tyre gjatë pushimeve verore.

Nga Nizami Rexhepi -Australi/Diaspora Shqiptare/

Categories
Histori Personalitete

Atdhetari dhe një nga shqiptaro-amerikanët më të rëndësishëm, Antoni Athanas

Më 28 korrik 1911 në Korçë u lind Antoni Athanas, atdhetari dhe një nga shqiptaro-amerikanët më të rëndësishëm.

Që në moshën 4-vjeçare së bashku me familjen u shpërngul në Amerikë. Fillimisht punoi në rrugë duke shitur fruta e perime, pastaj u njoh me Fan Nolin, Faik Konicën dhe atdhetarë të tjerë nga Shqipëria. Më pas hapi një restorant dhe me kohë u radhit në mesin e biznesmenëve të njohur.

Restoranti i tij për 15 vjet ishte shpallur më i miri i vitit, të cilin e kanë frekuentuar edhe personalitetet më të larta amerikane. Antoni edhe pse nuk kishte një edukim universitar, ka lektuar në shkollat më të mira amerikane mbi eksperiencat e tij në fushën e biznesit si në Harvard Business School dhe Universiteti i New Hampshir, Cornell University.

Funerali i tij është mbajtur në kishën e Shën Gjergjit në Boston.

Në foto: Antoni Anathas dhe një letër e Ministrit të Turizmit Osman Shehu, dërguar Antonit ku e falenderon për kontributin që ka dhënë për zhvillimin e Shqipërisë.

Foto: AQSH.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Categories
Art Kulture Personalitete

Aktorja Liza Laska jetësoi vajzën e kurajshme, gruan ngadhënjyese dhe nënën epike

Më 31 gusht të 2014 u nda nga jeta aktorja e madhe e skenës, Liza Laska

Nga Albert Vataj

Tradita e artit tonë skenik, ruan në identitetin e saj rolin dhe kontributin që patën gratë në konsolidimin e vlerave dhe pasurimin konkurues dhe përfaqësues që ata i mëkuan këtij besimi. Ajo i dha një vlerë e patjetërsueshme artit skenik, sepse derdhi në të shpirtin e saj. Diti të sfidonte kohën dhe pengimet, si një ngulmëtare e aftë për të përballuar beteja e çdoditshme dhe jo pak të vështira. Skena, rolet, personazhet, karakteret, situatat, ishin jeta e saj. Ajo demostroi fisnikëri dhe personalitet, profesionalizëm dhe frymë krijuese. Me shpirt të ndezur në përjetim, me zemër të blatuar në emocion, me talentin e shndërruar në pasion dhe përkushtim; sollën përsosmërisht në rolin e heroinës; vajzën, motrën, gruan dhe nënën. Dhe e bëri këtë ashtu siç dinte vetëm ajo. Një ndër këto emblema të teatrit dhe kinematografisë, një ndër ato vlera që mishëruan artin, ishte Liza Laska.

Liza Laska u lind në qytetin e Vlorës më 6 shkurt të vitit 1926. Në rini, Liza ka kënduar dhe në vitet e para të çlirimit është shquar edhe si kërcimtare. E spikatur për talentin e saj, në vitin 1946 filloi punë në Teatrin Popullor të Tiranës. Më pas shkoi në Korçë, atje ku ajo ishte aktore themeluese e teatrit profesionist të këtij qyteti, duke luajtur role kryesore, dhe kontribuar që kjo gjallëri artistike të bëhej pjesë e traditës së pasur të këtij qyteti, deri më vitin 1962.

Nga ky vit ajo u bë një nga aktoret e para, që formuan trupën e Teatrit Profesionist të Vlorës. Punoi aty deri sa doli në pension, duke qenë aktore e parë dhe duke mbajtur peshën më të madhe të roleve femra, me mbi 60 role të tilla. Ka luajtur mbi 22 role në filma shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Ka spikatur posaçërisht në rolet e nënave epike, që vuajnë dhe pësojnë halle e humbje të mëdha tragjike për bijtë e tyre të rënë për liri, po kështu, gra të vuajtura e fatkeqe, që durojnë me stoicizëm pasojat e një jete nën dhunë apo me liri të kufizuar: gra të emancipuara apo nëna e gjyshe të dashura.

Nëna e të gjitha trevave shqiptare erdhi përmes lojës së aktores Liza Laska, me një vërtetësi dhe origjinalitet, me shpirt të ndjeshëm interpretues dhe zemër të pastër, mishërimi që kulmon në “Shtigje luftë, “Dimri i fundit”, “Lulkuqet mbi mure”, role të cilat edhe pse i përkasin një periudhë, kur arti skenik u përdor nga sistemi, ajo i ngjiti lart, atje ku shpirti i një nëne shenjtëron misionin e saj, si në jetë ashtu edhe në art.

Galerinë e saj të roleve të spikatura në teatër e dallon, “Luani i shtëpisë”, “Familja e peshkatarit”, “Fytyra e dytë”, “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Nëntori i flamurit”, “Fundosja e skuadrës”, “Sinjali i kuq”, “Jatagani”, “Rruga Budi 723”, “Sakrifica” etj. Përveç roleve kryesore, Liza Laska ka mishëruar me mjeshtëri edhe një sërë rolesh të dyta dhe episodike, duke gjurmuar tipa e karaktere jetësore me një origjinalitet të spikatur. Loja e saj shquhej për vërtetësi, realizëm të thellë, forcë e pështjellim emocional, për dramacitet e tragjizëm; herë-herë ajo përshkohej edhe nga tonet lirike e poetike, ku binin në sy finesa e sjelljeve dhe brishtësia e ndjenjave.

Zotëronte një zë të ngrohtë, të butë, melodioz, me një tingëllim e intonacion të pastër të së folurës labe. Krahas roleve në teatër, Laska ka interpretuar edhe 13 role të ndryshme në kinematografi si; nëna te “Shtigje lufte” (1974), Mara te “Dimri i fundit” (1976), me të cilin ka fituar “Medaljonin e Festivalit”, pastruesja te “Lulëkuqe mbi mur” (1976), nëna e Belulit te “Guna mbi tela” (1977), Evgjenia te “Në prag të lirisë”(1981), nëna te “Vendimi” (1984), hallë Sofia te “Gurët e shtëpisë sime” (1985), shoqja e Bonit te “Vdekja e burrit”(1992) etj. Mban titullin “Artiste e Merituar”.

Ky kontribut i aktores Liza Laska është pjesë e asaj pasurie kombëtare, e cila meriton vëmëndje dhe konsideratë. Kjo jo vetëm për punën e palodhur dhe përpjekjet titanike në realizimin e roleve dhe prurjen gjallërisht të personazheve, por edhe për luftën e heshtur me kohën. Për gratë e kurajshme si Liza Lasku kjo luftë ishte ajo sprovë e vajzës, gruas, nënës, e cila besonte tek ëndrrat e mëdha dhe ngulmueshëm shkonte pas rrahjeve të zemrës për të përmbushur, jo vetëm një dëshirim të pasionit dhe talentit’ por edhe për të përmbushur shpirtin e sakrificës. Ata luftuan me veten dhe kohën, sfiduan kodet dhe zakonet, besuan në atë çfarë patën më të shtrenjtë dhe i përjetësuan në atë kolanë të pasur të ballafaqimit skenik.

Liza Lasku, ashtu si dhjetëra vajza, gra dhe nëna, u përpoqën dhe arritën të bënin atë vepër mirënjohjeje, ngritën atë memorie vetmohimi, përjetësuan atë shpirt sakrificash në historinë e artit tonë skenik, si shembullin me sinjifikues të heroinës./Kohajone/

Categories
Histori Personalitete

Abdi bej Toptani, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

Abdi bej Toptani, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Abdi Toptani ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalë nga Kongresi i Lushnjës.

Ka lindur më 28 gusht 1864, në Tiranë, aty ku dhe kreu mejtepin, ndërsa të mesmen e zhvilloi në Stamboll. Ishte viti 1895 kur kthehet në atdhe.

Ka organizuar forcat kryengritëse kundër osmanëve në korrik të vitit 1912 dhe ka bashkëpunuar me Imzot Nikollë Kaçorrin dhe Mustafa Krujën në qarqet patriotike.

Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër.

Abdi Toptani ishte nga aktivistët kryesorë në Kongresin e Lushnjes dhe për këtë u zgjodh antar i Këshillit të Lartë së bashku me Aqif pashë Elbasanin, Imzot Luigj Bumçin dhe dr. Mihal Turtullin.
Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga Bajram Curri e Elez Isuf Ndreu, për të cilën u dënua me vdekje, por lejohet të largohet në Austri. Pas amnistimit tërhiqet krejtësisht nga jeta politike. Vitin e festimit të 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, evenimetit historik ku ai mori pjesë. Në vitin 1942, Toptani vdiq në Tiranë.

Në foton 1: Abdi Toptani
Në foto 2/3: Funerali i Abdi Toptanit, Tiranë, 1942.
Në foton 4: Deklarata e Pavarësisë.

Foto: AQSH.

Categories
Art Kulture Personalitete

Kozma Dushi kujton artistin: Do jetë gjithmonë në zemrën time, kërkonte riorganizimin e festivalit të 11-të të këngës

Në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm dhe ish-kolegë, miq e familjarë të Sherif Merdanit.

Këngëtari Kozma Dushi e kujton Merdanin si një njeri të lirë dhe një perlë të muzikës shqiptare. Në një prononcim për mediat, ai zbulon dhe një prej pengjeve apo dëshirave të Merdanit, zhvillimin e festivalit të 11-të të këngës.

Disa ditë pas zhvillimit të festivalit të 11-të të këngës, Sherif Merdani sëbashku me disa kolegë të tjerë, u arrestuan dhe u dënuan me burg, ku artisti i mirënjohur vuajti 16 vite.

“Sherifin do ta kem gjithmonë në zemër, si njeri dhe si artist. Unë me Sherifin dhe Luan Zhegun kemi folur shpesh, që festivali i 11-të të riorganizohej sërish. Në të gjitha festivalet që mori pjesë Sherifi, kanë qenë këngë perla. Historia e tij, Sherif Merdani, ajo kohë i ka bërë një padrejtësi të madh atij artisti. Në Librazhd që e takova, ai e rilindi atë qytet. Ajo që ka ndodhur me Sherif Merdanin nuk duhet të ndodhë me asnjë artist. Mesazhi i Sherifit, brezi i tij të këndojë akoma. Këngët janë të bukura, muzika të bëhet live, jo rrëmujë, këngëtarët të jenë të lirë. Sot dhe kompozitorët e atyre viteve, dhe kompozitorët Kastriot Gjini, ia dha kompozimet Sherifit se ishte një këngëtar profesionist. Solli një formë të re dhe një mënyrë të re të kënduarit” – tha Dushi.

Sherif Merdani ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Burimi: /Panorama.com.al/

Categories
Histori Kulture

Para shfaqjes së telefonave “të zgjuar”, për të pasur një fotografi, duhej të shkoje tek një studio fotografike

Ku janë fotografitë e fëmijërisë?

Para shfaqjes së telefonave “të zgjuar”, për të pasur një fotografi, duhej të shkoje tek një studio fotografike ose të zotëroje një aparat fotografik (analog).

Përpara se të zëvendësoheshin nga albumet virtuale të rrjeteve sociale, këto kujtime, zakonisht, vendoseshin nëpër albume apo korniza të posaçme. Kujtime të veçanta, mes pamjeve të tjera, qenë fotografitë e fëmijëve, në studio apo në natyrë, të cilat mbeteshin ndër vite objekt malli dhe gazmendi, teksa fëmijët e dikurshëm mbanin në prehër fëmijët apo nipërit e tyre.

Këto mendonim, teksa kalonin para syve tanë këto foto fëmijësh, që ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror. Personat e fotografuar janë të panjohur për ne, përveç atyre pak herëve kur vetë fotografia përmban shënimin përkatës, por kujtimet dhe nostalgjia janë të njohura për të gjithë.

A mbani mend ku i keni fotot e fëmijërisë?

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Categories
Art Kulture Personalitete

Këngëtarja Fatime Sokoli, zëri piskatës i Tropojës

Zëri piskatës i Tropojës, Fatime Sokoli, lindi në Dragobi më 18 qershor 1948. Gjatë viteve të saj aktive në skenën folklorike ishte nga këngëtaret më të njohura të vendit.

U shqua, veçanërisht, për këngën “Jam një çikë nga Dragobia”. Gjurmët e saj në festivale, regjistrime dhe kujtesën popullore janë të shumta. Fatkeqësisht, jetën e pati të shkurtër. Ndërroi jetë më 12 gusht 1987, tek vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Përmes këtyre fotografive të Fototekës së AQSH sjellim imazhin e Fatime Sokolit në një çast privat, duke pozuar, bashkë me të tjerë artistë e artiste veshur me kostume popullore, dhe një çast tjetër bashkë me mjekët, nga koha kur kurohej prej sëmundjes që i mori dhe jetën.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Categories
Histori Kulture Kuriozitete

Veshjet tradicionale vendase bartnin kodin dhe gjuhën e tyre

Deri në dekadat e para të shek. XX veshjet tradicionale vendase bartnin kodin dhe gjuhën e tyre.

Mjeshtërit që i prodhonin gjendeshin anekënd viseve shqipfolëse, kryesisht në qytetet e mëdha me traditë zejtare.

Një pjesë të procesit të punës e kryenin gratë, por pjesën kryesore dhe më artistike, sado të duket e çuditshme për realitetin e sotshëm, e kryenin burrat, të cilët punonin me grupe që i lidhte familja e ngushtë (gjyshi, të bijtë dhe nipërit) apo fisi e miqësia.

Në këtë fotografi të Fototekës së Arkivit Qendror Shtetëror shohim një grup burrash shkodranë duke qepur kostume popullore për gocën e Kol Ndokës.

Viti i saktë nuk dihet, por kurdo të ketë qenë, duket se Kola ka qenë i kamur edhe për të paguar kostume të punuara nga një grup mjeshtërish, por edhe për të paguar fotografinë simbolike të rastit.

Nga Besar Vula:
Ndryshe jane quajtur edhe Terezi e qe kishin nje Esnaf (Sindikate ne kohen e P. Osmane)te organizuar ne menyre te jashtzakonshme!

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

error: Content is protected !!