Categories
Kulture

‘Dhe unë të mendoj po s’të kërkoj…’ – Charles Bukowski

S’rreshta kurrë së menduari për ty,
do doja aq shumë të ta them.

Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem,
Se më mungon dhe të mendoj.
Po s’të kërkoj.

Madje s’të shkruaj as njatjeta.
Nuk di si je.
Dhe më mungon ta di.

Ke projekte?
Buzëqeshe sot?
Ç’ëndërrove?
Do dalësh?

Ku do t’shkosh?
Ke ëndrra?
A hëngre?.

Do t’më pëlqente të mund të kërkoja.
Po s’kam forcë.
Dhe as ti nuk e ke.
Dhe at’herë rrimë e presim më kot”.

“Dhe mendojmë.
Dhe kujtomë.
Kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por ty të jetoj çdo ditë, që shkruaj për ty.

Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh,
janë dy gjëra të ndryshme.

Dhe unë të mendoj,
po s’të kërkoj.

Categories
Kuriozitete

3 vlerat më të mira të hideve për trup të shëndetshëm

Hidet janë kultivuar në tokë prej më shumë se 4000 vitesh. Hidet janë të pasura me një sërë vitaminash, mineralesh por edhe antioksidantësh. Në variantin e tyre të thatë, hidet kanë gjetur përdorime të larmishme në mjekësinë popullore. Ato janë përdorur prej shekujsh kundër alergjive, tensionit të lartë, dhimbjeve, problemeve me frymëmarrjen dhe stresit. Një nga vlerat më të mëdha të hideve është për njerëzit që kanë të vështirë të bëjnë një gjumë cilësor. E gjithë pema e hideve ka vlera natyrale terapeutike dhe qetësuese duke nxitur gjumin, ulur stresin dhe larguar ankthin.

Roli i Hideve Për Gjumin Dhe Qetësinë
Sicc e thamë edhe më lart, hidet janë të pasura me vitamin dhe minerale të cilat i japin organizmit shumë përfitime. Antioksidantët tek hidet, veccanërisht saponina dhe flavonoidet, nxisin disa ndryshime në transmetuesit nervorë, përfshirë këtu tek serotonina. Ky hormon është thelbësor dhe ndihmon që njeriun ta zëjë gjumi por edhe të flejë pa ndërprerje gjatë natës.

Hidet Kundër Sheqerit Në Gjak
Hidet mund të ulin nivelin e lartë të sheqerit në gjak. Kësisoj këto fruta janë të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo ccrregullime të tjera metabolike.Ekspertët mendojnë se ky rol i hideve kundër sheqerit të lartë, i atribuohet nivelit të lartë të vitaminës A e cila përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës. Hidet ndikojnë edhe në sekretimin e një hormoni që rregullon nivelin e glukozës në gjak.

Hidet Për Tretjen
Ekspertët këshillojnë që njerëzit që kanë probleme me tretjen të hanë rregullisht hiden. Ato janë përdorur prej mijëra vitesh kundër problemeve me tretjen, dhimbjeve të stomakut, fryrjet dhe konstipacionin. Studimet të cilave thonë se hidet pakësojnë acidin gastrik dhe mbrojnë stomakun nga ulccera./Gazeta Shqip/

Categories
Kulture

Thëniet më të bukura të John Lennon

Bota e humbi John Lennon që në 1980-ën, por muzika dhe poezia e tij jetojnë ende në zemrat tona. Fjalët e tij për dashurinë, jetën, dhe paqen që dekada më parë i la për ne, tingëllojnë ende kuptimplota dhe na nxisin drejt një versioni më të mirë të vetes dhe të së ardhmes tonë.

Ne duam t’u kujtojmë ndjekësve tanë për këtë muzikant gjenial dhe ëndërrimtar madhështor thëniet më të fuqishme të tij:

“Jetojmë në një botë ku duhet të strukemi që të bëjmë dashuri, ndërkohë që dhuna praktikohet ditën për diell.”

“Kur shkoja në shkollë, ata më pyesnin çfarë dëshiroja të bëhesh kur të rritesha. Unë shkrujta “i lumtur”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën, dhe unë u thashë se ju s’keni kuptuar jetën.”

“Duke qenë i ndershëm nuk ke për të pasur shokë të shumtë, por gjithmonë do të kesh shokët e saktë.”

“Nuk ka rëndësi kë dashuroni, ku dashuroni, pse dashuroni, kur dhe si dashuri, rëndësi ka që dashuroni.”

“Nëse të gjithë do ta dëshironin paqen aq as dëshirojnë një set të ri televiziv, atëherë paqja do mbretëronte.”

“Të përpiqesh t’u pëlqesh të gjithëve është e pamundur – nëse e bën, do përfundosh në një midis ku asnjërit s’i pëlqen. Duhet të marrësh vendimin për atë që mendon se është më e mira për ty, dhe bëjë atë.”

“Si zakonisht, qëndron një grua madhështore, prapa çdo idioti.”

“Vetëm duke provuar rrobat e të tjerëve e kuptojmë përmasën tonë.”

“Kur bën diçka fisnike dhe të bukur e askush nuk e vëren, mos u trishto. Për diellin, çdo mëngjes është i bukur, edhe pse audienca fle gjumë ende.”

“Gjithçka do të shkojë në vendin e vet në fund. Nëse gjërat nuk janë në vendin e tyre, atëherë s’ka ardhur fundi.”

“Një ëndërr që e ëndërron i vetëm, është vetëm një ëndërr. Një ëndërr që e ëndërrojmë së bashku, është realitet.”

“Paqja nuk është diçka për të cilën ne lutemi dhe urojmë; është diçka që bëhet, diçka që je, dhe diçka që jepet.”/KultPlus/

Categories
Kuriozitete

Njihuni me qytetin ku jetojnë vetëm gratë

Noiva do Cordeiro, një qytet ku jetojnë gratë, u themelua në 1891 nga Maria Senorina de Lima, e cila u dëbua nga fshati i saj për tradhti bashkëshortore. Ky qytet i vogël brazilian u krijua nga një grua, për gratë, ai ka rregullat e veta dhe sistemin e vet të organizimit të punës dhe jetës. Sot, vetëm 600 njerëz jetojnë në të, kryesisht gra dhe vetëm disa burra.

Ato e kanë rregulluar jetën siç duan dhe ndihen rehat në botën e tyre femërore. Ato besojnë se arritën të organizojnë një jetë shumë më të mirë sesa burrat në vendin e tyre. Disa kanë burra dhe fëmijë, megjithatë, burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç.

Ky vend i pazakontë ka faqet e veta në rrjetet sociale ku shfaqen herë pas here reklama për burra. Përndryshe, vajzat thjesht nuk mund të krijojnë një familje normale. Të gjithë anëtarët e gjinisë më të fortë me të cilët komunikojnë janë të afërmit e tyre.

Krejt papritur, ato janë të interesuar vetëm për beqarët që janë gati të pranojnë rregullat e tyre femërore dhe të përshtaten me një mënyrë të re të jetës. Çuditërisht, shumë burra iu përgjigjën ftesës për të vizituar qytetin e vetëm në botë ku ka vende vetëm për gra./Gazeta Shqip/

Categories
Kulture

Zemër, ne do ta harrojmë atë! – Emily Dickinson

Poezi nga Emily Dickinson
Përktheu: Edon Qesari

Zemër, ne do ta harrojmë atë!
Sonte mbrëma, unë e ti!
Ti mund t’i harrosh ngrohtësinë,
Unë do të harroj dritën e tij.

Kur t’ia arrish, të lutem thuam’
Që mendimet e mia t’i errësoj;
Nxito! se teksa mbetesh pas
Atë mundet ta kujtoj!/KultPlus/

Categories
Kuriozitete

Terapia e të lexuarit/ Përse librat ju bëjnë mirë për shëndetin

Të dhënat e INSTAT për vitin 2019 tregojnë se 1 milionë Shqiptarë nuk lexuan asnjë libër në këtë periudhë një vjeçare.Por të lexosh të bën mirë për shëndetin e këtë e pohojnë edhe ekspertët. Megjithëse koncepti për leximin vitet e fundit është zgjeruar në forma të ndryshme duket se njerëzit kanë hequr dorë nga ky proces shumë me vlerë për mendjen.

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga Jennkins Group të cilit i referohet AgroWeb, rreth 30% e të diplomuarve nuk lecojnë më pas mbarimit të studimeve të larta. Ekspertët e konsiderojnë si të dëmshme braktisjen e të lexuarit jo vetëm për zhvillimin intelektual të shoqërisë, por edhe si një humbje që përkeqëson shëndetin.

Çfarë është terapia e leximit?
Rregulli i parë që duhet të ndiqni sipas ekspertëve është të mos e detyroni veten të lexoni materiale të cilat nuk ju pëlqejnë. Zgjidhni libra të cilët ju stimulojnë dhe zgjojnë kuriozitetin pavarsisht zhanrit të tyre. Ky proces nuk duhet të jetë patjetër në formën e një leksioni, por meditimi dhe qetësie. Leximi i një libri që ju tërheq shton ndjenjat pozitive brenda jush, ju bën më të dashur me personat përreth. Po ashtu do të ndiheni më të aftë për të kuptuar emocionet e të tjerëve, por edhe tuajat të cilat shpesh pasqyrohen në personazhe të ndryshëm librash.

Ndihmoni trurin
Leximi është një gjimnastikë e vazhdueshme për mendjen dhe ju ndihmon të mbani trurin të freskët e të ri. Sipas National Endoëment for the Arts në SHBA, personat që lexojnë janë zakonisht më të shkolluar dhe kanë një nivel më të lartë përfshirje në komunitet. Nga ana tjetër leximi ka dhe përfitime tërësisht personale për ju. Përveçse redukton stresin, ankthin, ju ndihmon të kuptoni më mirë botën rreth jush, ndihmon edhe me përqëdrimin. Ky aktivitet stimulon zona të ndryshme celebrale të cilat punojnë bashkë për dekodifikimin e informacionit të përditshëm.

Reduktoni stresin
Leximi përmirëson përqëndrimin dhe ju ndihmon të ndërtoni një dialog të brendëshëm me veten. Në një botë ku vendimet ndikohen nga moria e informacionit të shpejtë në rrjete sociale e kudo përreth është e rëndëishme që të keni mendime të qarta. Kështu që zgjidhni një libër që ju pëlqen dhe lexoni çdo ditë të paktën 15 minuta. Me kalimin e ditës do të vini re se koha që do të kaloni me librin do të kthehet në një takim me veten tuaj dhe zërin tuaj të brendëshëm. Kjo teknikë do ju ndihmojë të largoni stresin dhe problemet e ditës më lehtë.

Zgjoni fantazinë
Kush mbledh libra mblesh edhe dëshira, kështu që kur lexoni asgjë nuk është e pamundur. Udhëtimet në të shkuarën, në të ardhmën, zbulimi i botëve të tjera, mendimeve sekrete, miqve të vërtetë ose imagjinarë të gjitha këto mund t’i mledhë vetëm një libër. Sipas ekspertëve leximi i një romani që ju pëlqen ka të njejtin efekt për truin si një veprim që ju përmirëson jetën reale. Në një jetë me ritme të shpejta imagjinata dhe koha që do të kaloni me veten janë nga terapitë më të mira pë rtë larguar e zgjidhur çdo problem të përditshëm./AgroWeb.

Categories
Kuriozitete

Gjërat për të cilat nuk duhet t’i kërkoni falje askujt

Kërkoni falje kur gaboni ose kur harroni se është datëlindja e një shoku – është krejt normale, por shumë prej nesh e bëjnë atë shumë më shpesh sesa është e nevojshme. Janë 10 situata të jetës në të cilat nuk duhet të kërkoni falje.

Për shkallën e arsimimit të tij. Është ekskluzivisht zgjedhja juaj dhe gjëja juaj. Për pikëpamjet e tij politike dhe fetare. Secili prej nesh ka të drejtën e opinioneve dhe besimeve të veta. Kur bëni një punë të mirë ose fitoni vendin e parë në një konkurs. Me fjalë të tjera, kurrë mos kërkoni falje për suksesin tuaj.

Për veprimet e njerëzve të tjerë. Pavarësisht nëse është një anëtar i familjes, mik apo koleg, secili është përgjegjës për sjelljen e tij. Për pamjen tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për stilin e veshjes, mënyrën e grimit apo ngjyrën tuaj të preferuar të flokëve. Pamja juaj, gjëja juaj.

Kur doni të jeni pak vetëm. E kuptueshme dhe e nevojshme, por aspak egoiste. Kur nuk pajtoheni me mendimin e dikujt. Theksimi i qëndrimit, mënyrës së të menduarit, idealeve dhe vlerave tuaja në një mënyrë të mirë dhe jo ofenduese nuk është gabim.

Për prioritetet tuaja. Nëse diçka është e rëndësishme për ju, do të thotë se është me të vërtetë një përparësi. Pavarësisht se çfarë të tjerët nuk janë dhe nuk e kuptojnë zgjedhjen tuaj.

Nëse nuk e dini përgjigjen. Një person mëson ndërsa është gjallë dhe askush nuk është aq i zgjuar sa të dijë përgjigjet për të gjitha pyetjet. Të pranosh që nuk e di është e fortë dhe kurajoze. Kur qan ose kur ju vjen të qani./Gazeta Shqip/

Categories
Kulture

‘Një kalimtareje’ – Charles Baudelaire

Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte.
Veshur në të zeza në dhimbje madhështore,
një grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindet e dantellat e fustanit të saj të gjatë

Po pija në mejhane i përhumbur, tapë e ekstravagant
kur ajo kaloi para meje, me kembë prej statuje e fisnike
si shqiponjë. E, thellë në sytë e saj, qiell gri ku lind urugani,
pashë embëlsinë që magjeps e ep shin që vret…

Ish një vetëtimë verbuese e pastaj u bë… natë!
O bukuri kalimtare që më bëre të fluturoj me krahë,
vallë, s’do të shoh më, në këtë jete a në eternitet?

Ajo iku e humbi mes turmës! S’do t’a shihja kurrë!
Nuk dija ku vinte e as ajo s’dinte ku shkoja unë.
Por, oh, qeshë i bindur! Po, qeshë i sigurtë!
Ajo do ish gruaja që do të kisha dashuruar…/KultPlus/

Categories
Kulture

Eja me mua në një vend që askush nuk e di – Pablo Neruda

Eja me mua, i thashë, në një vend që askush
nuk e di, të ndjesh si regëtin dhimbja e madhe
për mua as këngë gondolash, as karafil
vetëm një plagë që dashuria la hapur

I them sërish; eja me mua, edhe sikur të vdes
dhe askush të mos e shoh hënën kur e pi goja ime
dhe gjakun e trëndafilit që mbytet ne heshtje.
Eja dashuri, le të harrojmë dhe yllin që nxin prej trishtimit!

Dhe kur dëgjova zërin tënd që tha;
Eja me mua, m’u duk sikur u çlirua krejt papritur
brenga, dashuria, tër bimi si një tape vere që hapet!

Gajzerët nga thellësitë shpërthyen lart në qiell
në gojë unë ndieva sërish shijen e zjarrit
të gjakut të karafilave, të gurit dhe plagës.

Përktheu: Roland Gjoza/KultPlus/

Categories
Histori Kulture

1 Tetori, Dita botërore e të moshuarëve

Me qellim te sensibilizimit te opinionit ndërkombëtar për rritjen e pjesëmarrjes se grupmoshave te vjetra (moshuara) në popullsinë e përgjithshme dhe pasojave nga një zhvillim i tillë ,me qellim te zhvillimit te një shoqërie për të gjitha moshat, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenës.

Shënimi i par i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti ne te cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, ndërsa në viti 2002, në Madrid u miratua Planin (II) Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin në kërkim të mundësive për përgjigje kësaj sfidave.

Me qellim te sensibilizimit te opinionit ndërkombëtar për rritjen e pjesëmarrjes se grupmoshave te vjetra (moshuara) në popullsinë e përgjithshme dhe pasojave nga një zhvillim i tillë ,me qellim te zhvillimit te një shoqërie për të gjitha moshat, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenës.

Shënimi i par i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti ne te cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, ndërsa në viti 2002, në Madrid u miratua Planin (II) Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin në kërkim të mundësive për përgjigje kësaj sfidave.

Radiot, televizonet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.

Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe insitucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Gjithashtu organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është autoriteti drejtues dhe kordinues i OKB-së për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.

Diskutimet janë përqëndruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqinë punëtore.

error: Content is protected !!