Categories
Kuriozitete

Pse duhet të hedhësh një monedhë në shatërvanin historik të Romës!

Sipas traditës, nëse hedh një monedhë në shatërvanin historik në Romë është e garantuar që do të ktheheni në Qytetin e Përjetshëm. Shumë vizitorë, hedhin monedhën në monumentin shekullor dhe mendojnë një dëshirë. Të njëjtën gjë, bënë sot edhe liderët botërore. Por sigurisht që dëshirat nuk mund t’i zbulohen askujt derisa të realizohen. Kështu që kush e di, se çfarë mendoi kryeministri britanik Boris Johnson, presidenti francez Emmanuel Macron, apo kancelarja gjermane në largim Angela Merkel.

Tradita thotë gjithashtu se monedhat duhet të hidhen me dorën e djathtë. Udhëzime që i ndoqën të gjithë, përveç njërit prej delegatëve të G20-ës. Draghi ishte i vetmi që nuk hodhi një monedhë në shatërvan, ndoshta sepse nuk i duhet ky zakon, që ta ketë të garantuar kthimin në Romë. Rreth një milion euro (1.35 milion dollarë) monedha hidhen në shatërvan nga turistët çdo vit. Të gjitha paratë shkojnë për një shoqatë bamirësie që ndihmon personat në nevojë në qytet./L.F-dritare.net/

Categories
Lajme

Java e parë e nëntorit, me shi e rrebeshe!

Që prej mbrëmjes së të hënës e deri në mesditën e së martës një sistem frontal do të përshkojë vendin duke sjellë me vete reshje shiu e rrebeshe në pjesën perëndimore e atë bregdetare. Përkohësisht do të jenë me shkarkesa elektrike. Më tej në vend do të ketë kryesisht vranësira e kthjellime por në veriperëndim e veri të vendit hera-herës do të rikthehen shtrëngatat e shiut me rrufe të izoluara.

Gjatë kalimit të frontit dhe gjatë së enjtes parashikohet erë kryesisht jugore e cila do të jetë e vrullshme me rrahje përgjatë vijës bregdetare e në momentet me shtrëngata. Kjo do të sjellë det të trazuar të forcës 5 dhe 6 ballë. Temperaturat do të ndikohen kryesisht nga era e ngrohtë jugore./L.Fdritare.net/

Categories
Lifestyle

Jaman ndryshon mendim për Seherin, këtë javë në “Amaneti”

Jaman i plotëson çdo dëshirë Jusufit duke ia bërë ëndrrat realitet. Qëllimi i vetëm i Jaman dhe Seher është ta bëjnë Jusufin të lumtur. Por kjo i afron edhe më shumë ata.

Jaman dhe Seher janë të detyruar të ecin së bashku në këtë rrugë të vështirë që i pret. Por nga ana tjetër, Jaman fillon të ndryshojë mendim për Seherin. Jaman dhe Seher, me të gjitha shpresat e tyre të shkatërruara, përgatiten për një proces të vështirë trajtimi për Jusufin.

Ata vuajnë po aq sa vogëlushi.

Categories
Lifestyle

Ermal Mamaqi: Kam shitur paketa dhe kafe në rrugë

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar special në ‘E Diell’, Top Channel dhe nga intervista u zbulua një detaj shumë interesant për të. Mesa duket, para se të fillonte gjithë fama dhe suksesi, Ermali paska fituar para duke shitur në rrugë.

“Kam shitur në rrugë paketa, kafe, kam punuar kamarier. Kam punuar shumë profesione që adoleshëntët e sotëm mund të thonë që s’do i bëjnë kurrë”, tregoi Ermali.

Dhe kështu aktori iu shtua listës së personazheve që e kanë nisur nga hiçi për të arritur majat./revistawho.com/

Categories
Lifestyle

Dhalla indiane me famë në gjithë botën për pastrimin e organizmit

Lini mënjanë dhallin klasik, pra, thjesht kosin e holluar me ujë, e provoni magjitë e kuzhinës indiane, të famshmet lassi. Përzierje erëzash pikante me kripën e kosin, të cilat luftojnë infeksionet, mikrobet, hidratojnë dhe janë “bomba” të vërteta mineralesh e vitaminash…

LASSI ME SELINO, BORZILOK DHE LIMON

Hedhim në grirës tre fije mesatare selinoje të freskët, një tufë borzilok dhe një kokërr limon. Të gjitha recetat lassi mund të bëhen edhe në grirës, edhe në shtrydhëse. Varet nëse doni të ndieni copëzat e erëzave dhe perimeve në lassi apo doni t’i shmangni ato. Pasi të jenë grirë të gjitha bashkë, apo bërë lëng, shtohet dhalli i ftohtë dhe kripa. Përzihen edhe një herë në grirës apo mikser dhe pija e përftuar shërbehet menjëherë, që të mos humbasë freskinë.

LASSI ME SPEC TE KUQ, SPEC DJEGË S, HUDHËR PLUHUR DHE KOPËR
Grijmë ose shtrydhim një tufë kopër dhe një spec të kuq. Pastaj shtojmë dhallin e ftohtë e me radhë kripën, specin djegës dhe hudhrën, të dyja në trajtë pluhuri, dhe i përziejmë derisa të lidhen të gjitha bashkë. Një pije që lufton infeksionet dhe është e pasur në vitamina./Living/

Categories
Kulture

Tingëllimë dashurie nga Ernest Koliqi

Kangët qi t’i kndova, ka me i tretun era,/ Emni i yt në zêmer t’eme ka me u shlye,/ Ti duej ke të duesh tash qi ka dalë Prenvera,/ Së na lidhë mâ gjâ, u zgidh, u zgidh ky nye.

“Tingëllimë”, kështu titullohet soneta e dashurisë, e shkruar nga Ernest Koliqi në prill të vitit 1923. Ishte në moshën 20 vjeç kur e shkroi këtë poezi dhe kishte vetëm dy vite që ishte kthyer në Shqipëri. Pas katër vitesh studime në Itali, ku kishte botuar edhe krijimet e para poetike në italisht, Koliqi u kthye në Shkodër, ku Luigj Gurakuqi e shtyu të merrej seriozisht me krijimtari letrare. Dy vjet më vonë, së bashku me patër Anton Harapin themeloi gazetën “Ora e malevet” mjaft e sukseshme në fushën politike e letrare të kohës. 27.al publikon dorëshkrimin e kësaj tingëllimë dashurie të rinisë së hershme të Ernest Koliqit. Dorëshkrimi ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit ka në fund datën e krijimit 29 prill 1923.

Një variant i këtij soneti është botuar nga Koliqi në vëllimin poetik “Gjurmat e stinëve” në vitin 1933, por ka shumë ndryshime. Rezulton, pra të jetë botuar plot 10 vjet, pasi është shkruar. Më poshtë botohet varianti original i tingëllimës së dashurisë së bashk u me variantin e ripunuar e i botuar bashkë me fotokopjen e dorëshkrimit original

Dorëshkrimit të vitit 1923

Tingllim

Hjek keq por së kthej te ti. Qe, lott i tera.

Mbas tashit nji pikë lodje së derdh për ty.

S’ke mbetë ti vetëm, ka edhe varza tjera

Por nuk më kan bâmun dritë der’ sot këta sy.

Kangët qi t’i kndova, ka me i tretun era,

Emni i yt në zêmer t’eme ka me u shlye,

Ti duej ke të duesh tash qi ka dalë Prenvera,

Së na lidhë mâ gjâ, u zgidh, u zgidh ky nye.

Pertrihet në ket stinë të bukur marë natyra,

Dhe shpirti i em në kto dit ka m’u pertri,

E krejt jets’ s’eme do t’i ndrrojë, po, ftyra.

Mbas tashit ti në dash më duej e në dash mos më duej,

Por lulet qi shperthejnë sivjet në ket shtëpi

Nuk çilin ma per ty. Janë të tjeterkuej.

29 prill 1923

Varianti i botuar në vitin 1933 në vëllimin poetik “Gjurmat e stinëve”

***

Vuej por spajtohem mâ. Qe, lott I tera:

Pikën e lotit s’e qes mâ për tye.

Kâng’t qi t’i knova le t’i humbi era

Si emnin qi prej zêmret due me shlye.

Mallet e mija si ndër stina tjera

Pran’ teje mâ për t’gjall’ nuk kam me i shfrye:

Ti duej kê t’duesh tashti qi u çel prendvera

Pse kurgjâ mâ s’na lidhë: u zgjidh ky nye.

Si përtrihet kso stine mbar’ natyra

Ashtu edhe shpirti i im ka m’u përtri:

ty n’andrra t’mija mâ s’do t’ndrisi ftyra.

Kujtimin t’and me rrâjë un due m’e zhbi.

Flakën hyjnore, dashunis qi t’fala,

t’ia shuej heshtueshëm e harresës vala./KultPlus/

Categories
Histori

Parada fashiste e vitit 1942 në Tiranë

1942/Paradë në Tiranë

Në foto janë mkambësi Jakomoni, i shoqnu prej kryeministri Mustafa Kruja dhe kryetari i Këshillit t’ Epërm Fashist Korporativ (parlamenti i kohës) Ernest Koliqi.

Godina ku shkruhet “Ministria e Financave” ashtë ajo e Ministrisë së Brendshme sot. Në vitin 1945 Ministria e Financave u zhvendos aty ku ashtë sod Bashkia Tiranë. Në sfond duket dhe hotel “Dajti”.

Nga Kastriot Dervishi.

Categories
Art Kulture Personalitete

Gjon Shllaku helenisti më i madh shqiptar, njeriu që e bëri Homerin të flasë shqip

SHLLAKU THEMELUES I TEATRIT SKAMPA

Pasardhësit e Prelë Shllakut formojnë një hijeraki të vertetë kulturore në qytetin
e Shkodrës, një stafetë brezash sejcili e më origjinal dhe i spikatur në fushën e vet.
Gjon Shllaku është cilësuar si helenisti më i madh shqiptar, njeriu që e bëri Homerin
të flasë shqip në mënyrën më elokuente.

Ky burrë fisnik kishte hiret e verteta të një rilindasi encikleopedik dhe njohës me themel i gjuhëve më të rëndësishme të qytetrimit botëror; Leci, vëllai i madh i rritur dhe i burrëruar në skenë, i afirmuar si mjeshtër i artit skenik shqiptar, rregjizor i Teatrit Migjeni dhe themelues i teatrit profesionist Skampa të Elbasanit. Gjenerata vazhdon me Primon, poeti dhe shkrimtari, vazhdues i denjë i traditës klasike të qytetit verior, vazhdon me Brunon, aktor i mirnjohur i skenës dhe kinematografisë, i cili për ta çimetuar më tej traditën dhe pasionin e tij për artin u martua më Paskualinën, njerën prej aktoreve më të talentuara të brezit të saj, sa simpatike aq edhe gjithë sharm artistik

Lec Prelë Shllaku i datlindjes 03 nëntor 1921, mbas vdekjes së babait u rrit nën kujdesin e familjes së dajës së vet Ndoc Hilë Temali, i cili ka qënë një nga aventurjerët më të shquar të humorit dhe komedisë shkodrane në fillim të shekullit XX. Aty në një mjedis tërsisht artistik teatror, bejtesh e karnavalësh u lindën sythet dhe shpërthyen dhe morën hov si shermenet e hardhisë prirjet e tij artistike.

Mësimet fillore i ndoqi në shkollën Fratnore dhe më vonë të mesmen në 96 gjimnazin “Ilyricum” . Klasën e fundit dhe maturën i mori në gjimnazin “28 Nëntori” . Mbasi kreu shkëlqyeshëm I. L. P. dy vjeçar të Shkodrës, në degën Gjuhë Letërsi në vitin 1966 kreu edhe studimet e larta universitare në U. T, në fakultetin Gjuhë Letërsi. Emërohet në Teatrin Qendror të Ushtrisë dhe punon dy vjet, prej ku u dërgua si regjizor në “Teatrin Migjeni” ku punon gjithë përkushtim nga viti 1950 1962. Në vitin 1962, hapi dhe
drejtoi teatrin e ri profesionist “Skampa” deri më 1970 Nga viti 1970 1976, vit kur edhe doli në pension, ka punuar si mësues letërsie në arsimin e mesëm të përgjithshëm në Shkodër.

Mban titullin “Artist i Popullit” për kontributin e shquar si regjizor i skenës shqiptare, njeri me aksesorë të gjerë kulturor njohës i disa gjuhëve të huaja, si greqisht, latinisht, italisht, rusisht, serbokroatisht, frëngjisht dhe gjërmanisht

Në izoipset e fytyrës së 86 vjeçarit Lec Shllaku shohim një portret të skalitur nga vetë jeta, ndersa trupi i tij azgan ngjason si një vig çetine i rrëshinuar nga tharmet tipike të racës së lashtë arbërore. I latuar në Kolegjin Françeskan nga latusha e Fishtës, At’ Gjon Shllakut, Donat Kurtit, Thanas Gegës etj. Si shkrimtar gjuha dhe stili i tij i të shkruarit është si një verë shumëvjeçare
e pushuar në një vozgë lisi që sot nuk gjendet në asnjë nga tryezat e letrarëve tanë. Fishta, Gjeçovi, Benardin Palaj, Marin Sirdani, janë përfaqësuesit më tipik të gjuhës dhe të folmës së maleve ka thënë mjeshtri i madh i letrave shqipe Ernet Koliqi, ndersa unë pa frigë do të shtoja se Koliqi dhe Camaj janë kampionet më të mëdhenj të folmës më të thekshme që buron nga gjuha e vjetër shqipe. At’Zef Pëllumbi më tepër në publicistikën historike, ndërsa Lec Shllaku në letërsi janë vazhduesit më të denjë të gegnishtës së pastër dhe të kulluar.

Gjuha e Lec Shllakut ngjason me frutat mjaltore të një bojlie në shulla të shkrirë nga pjekja natyrale e pastër nga neologjizmat si një parcelë kollomoqi e prashitur mirë në të cilën nuk të sheh syri asnjë barishte. Lec Shllaku është lëmues i fjalës duke e bërë gegnishtën të këndshme, të rrjedhshme, plot kolorit me një frazologji të larmishme, duke harmonizuar me elegancë sfondin e rrefimeve realiste të veprave të tij

I gatuar gjenetikisht nga gjaku i trevës së cilës i mban emrin e shkruar në ballë, i ushqyer nga leksiku i shëndetshëm e flladitës i Dukagjinit, artisti thotë një të vertetë të madhe që qellimisht
nuk është artikulur por ekziston si tregues i fondit të artë leksikor se, Dukagjini përfaqëson një frigorifer që ka ruajtur të pa cenuar dukuritë dhe format e gjuhës së vjetër shqipe

Lec Shllaku i takon asaj plejade të shkëlqyer profesionistësh, që teatrin foshnjor të Shqipërisë së pas luftës antifashiste e morën për dore e përkëdhelën gjithë dashuri prindërore, e ushqyën, e rritën duke e çuar në majat më të larta të traditës sonë dhe e shëndërruan në një tempull të populluar, të dashur për shikuesit të cilët në ketë altar të artit skenik argëtoheshin dhe edukoheshin njëherazi. “Lec Shllaku i përket atyre regjizorve me “R” të madhe, një i talentur në këtë fushë, e talentet e nisin me “bum” rrugën e tyre. Edhe Leci e nisi me “bum” rrugën e rregjizorit duke vënë në skenë komedinë madhore të Moljerit “Koprraci”

“Koprraci” ka qënë dhe është ënderr e çdo regjizori. Leci këtë ënderr e beri realitet që në moshë të re, duke mahnitur artëdashësit tanë anë e mbanë vendit tonë, madje edhe vëllezërit tonë përtej kufijve tanë politik shtetëror. Me këtë sukses artisti, ai i bëri një nderë të madh skenës shqiptare dhe në veçanti teatrit të ri Migjeni. Duke qënë një intelektual i formuar dhe me diapazon të gjerë, duke qënë njëkohsisht poet dhe prozator, Leci jo vetëm vuri në skenë drama dhe komedi, por si regjizor i guximshëm u imponua dhe diti ti shmangej me delikatesë censurës dhe qëndrimeve të ngurta strikte të imponuara nga ideologjia zyrtare e kohës. “Ai zgjodhi me kokërr mes emrave të dramaturgjisë botërore Molier, Golden, Hygo, Bomarshe, Ostrovski, Eftimiu, Arbuzov dhe asaj shqiptare Jakova, Luca, Dushi, Zoraqi etj”

Këto pjesë pikante të fondit të artë të teatrit klasik i gërshetoi më së miri me talentin e aktorve të talentuar të teatrove “Migjeni” e “Skampa” duke shpalosë e lançuar emra të tillë si Zef Jubani, Pjetër Gjoka, Adem Kastrati, Paulin Laca, Lec Shllaku, Ndrekë Prela, Tinka Kurti, Vitore Nino, Antoneta Fishta, Demir Hyskja, Rrobert Ndrenika, Vjollca Gega etj.

Në teatrin Migjeni të Shkodres, Regjizori Lec Shllaku vuri në skenë keto pjësë: “Koprraci” (Moljer, 1952), “Agimi” (K. Jakova, 1952), “Toka jonë” (K. Jakova, 1954), “Sherbtori i dy zotnive” (K. Goldon, 1955, “Tartufi” (Moljer 1955), “Shtërngata” (Ostrovski. 1956), “Angjelo tirani i Padovës” (V. Hygo 1957), “Berberi i Seviljes” (Bomarshe, 1957), “Shtatë shaljanët” (N. Luca 1958), “Banorët e shkallës nr 6” (K. Dushi 1958), “Dy binjakët venecjanë” (K. Goldon, 1959), “Trumbetjerja” (Sallinskij, 1959) Në tetrin “Skampa” të Elbasanit, regjizori Shllaku vuri në skenë këto pjesë “Lida” (Xh Broja, 1964), “I pesti u zu gjallë” (N. Zoraqit1966), “Udha e largët” (Arbuzov 1966), “Udha e Zavalive” (Th. Borodani) 1967, “Firmat e Vogla” (Th. Borodani, 1968), “Skenderbeu” (L. Shllaku, 1968), “Shqetsimet e Sokratit” (L. Shllaku, 1968).

Përveç arenës tetarale Lec Shllaku ka dhënë kontributin e tij të çmuar edhe në kinematografi duke interpertuar edhe në keta filma “Skenderbeu” (roli i Gjon Kastriotit), “Para Agimit” (roli
i gjykatsit, “Plumba perendorit” (rolin e gjykatsit), “Ngadhnimi mbi vdekjen” (roli i oficerit gjerman), “Qortimet e vjeshtës” (roli i priftit), “Larg barbarve” (interpertoi në gjuhën frenge rolin e përkthyesit Jusuf Vrioni)1

Për kontributin e tij si regjizor dhe aktor mban titullin “Artist i Popullit” , ndërsa gjatë gjithë
viteve që kur ka dalë në pension, falë shëndetit të qëndrueshëm, kthjelltësisë së kujtesës dhe besnikërisë së shqisave punoi gjithë pasion duke nxjerrë nga laboratori i tij krijues një seri
veprash të të gjitha gjinive letrare, ndër të cilat vlen të nënvizohen, drama operistike “Halili dhe Hajria” , Poemën 2500 vargjëshe “Norja e Nika” , “Maska Shkodrane” libër studimor mbi lindjen dhe rrugën e zhvillimit të skenës shkodrane, “Loro Kovaçi” monografi, botim i plotë për jetën dhe veprën e tij, “Shtegtimi i munomenteve” (studim, “Dy hapa në Përendim” (përshtypje udhëtimesh), “Palokë Kurti”
në 145 vjetorin e lindjes (monografi), “Plaka dhe harkoçi miki” (romanth),“Historia e një plage” (roman), Ngatrrim stinësh (lirika),dhe ka nisur në shtypshkronjë romanin “Njerz mes nesh”.

Lec Shllaku ka shkruar drama, romane, studime liberete opere e operete, përkthye vargje. Ky bir i artit asnjëherë që në rini nuk i është ndarë poezisë, kësaj mbretëreshe të letërsisë e cila mbeti një dashnore e përjetshme prej së cilës nuk ka mundur të shkëputet asnjëherë edhe as kur u bë dhënder i
teatrit dhe probatin i prozës së gjatë. “ Poezia është një element tipikisht artistik, që ka një gjuhë të vetme të lavdrueshme në shkallë të naltë e të mbrojtur nga një traditë e lashtë që nuk njeh kufi; thotë jarani plak për të dashurën e moteve me emrin e poezisë pas së cilës janë lafitur gjithë poetët e gjithë epokave.

Në gjithë poezinë e Shllakut sundon bardhësia dhe filozofia e shëndoshë se jeta ka një shije dhe kuptim kur përmbushë deshira perëndishë! “Ngatrrim stinësh” është titulli intrigues i librit më të fundit të autorit i cili në moshën 86 vjeçare e shpalosi si një mozaik lirikash ku ndërthurën fluturimet e befta
pranverore me dimrin e moteve të poetit. Autori në çdo varg e ndjen veten një shqipëtar të thekur të lidhur pazgjidhshmerisht me fatin e trishtë të atdheut të vet, me shpirtin e vet krenar, të butë dhe të ashpër njëkohsisht nga prania e së bukurës, të ashpër nga fati. “Autori i ketyre lirikave që mshefet brënda vetes për tetëdhjetë e pese vjet, kurse Zhuljetat e tij ose janë përç udnue prej tranzicionit ose kur janë përsona, kanë kohë që janë kthyer andej ka erdhën”

Duke shfrytëzuar gjithë aftësitë e thesarit gjuhësor të gegnishtës, duke çmuar traditën tonë letrare e folklorike në masën që i takon, duke thyer me maturi dhe ndërtuar me kujdes, i përqëndruar në mëndime, i kursyer në fjalë. Lec Shllaku na ka dhënë një poezi adekuate dhe të herrur më fanatizëm nga çdo papastërti si një mënyrë origjinale me të cilën do mund të përtrihet e të vijojë ligjërimi poetik i
shqipes duke dëshmuar se është gjithmonë i vetdijshëm për përgjegjësitë e tij si poet.

Raimonda Shllaku/Naishtedikur.info

Categories
Histori Personalitete

Kuvendi i Dibrës do të mblidhej për të kërkuar autonominë e vendit nga Perandoria Osmane më 1 nëntor 1878

Kuvendi i Dibrës do të mblidhej për të kërkuar autonominë e vendit nga Perandoria Osmane më 1 nëntor 1878, kur krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të bashkoheshin në Kuvend.

Kuvendi u udhëhoq nga ushtaraku Iljaz pashë Dibra-Çoku dhe në të mori pjesë edhe Abdyl Frashëri, i cili hartoi rezolutën që do t’i dorëzohej sulltanit në Stamboll. Rezoluta e Kuvendit përmbante 5 pika:

Vilajeti i Shqipërisë
Nëpunësit shqiptarë
Arsimi shqip
Kuvendi i vilajetit
Buxhet për arsim dhe infrastrukturë

Synimi ishte që Shqipëria të formohej nga katër vilajetet e atëhershme: Shkodra, Kosova, Manastiri e Janina, me nëpunës shqiptarë dhe me shkolla ku do të mësohej shqip.

Delegacioni shqiptar ia paraqiti kërkesat qeverisë osmane në shkurt të vitit 1879. Perandoria nuk i pranoi thirrjet e Lidhjes, dhe iu përgjigj me dhu në përpjekjeve të shqiptarëve për autonomi./Diaspora Shqiptare/

Categories
Kulture

“Kroi i fshatit tonë” – Tefta Tashko Koço

Tefta Tashko Koço – “Kroi i fshatit tonë”

kroi i fshatit tone
uje i kulluar

cna buron nga mali
duke mermeruar

vene e mbushin uje
vajzat anembane

qypat o me uje
ato ne dore i kane

error: Content is protected !!