Categories
Art Kulture Personalitete

Aktori i mirënjohur Luftar Paja feston 80 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra jetë të gjatë e të lumtur

1 dhjetor 1941 lindi aktori i mirënjohur Luftar Paja, i urojmë nga zemra jetë të gjatë e të lumtur

Luftar Paja lindi në Gorishovë të mallakastrës më 1 dhjetor 1941. Pas mbarimit të shkollës së mesme elektrike e pedagogjike në vitin 1963 mbaron studion 1 vjeçare për aktor në teatrin popullor. Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor. Kontribut të madhë në formimin e tij si aktor ka dhënë rregjisori Llazar Verria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla. Luftëtari është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969 për kontributin e dhënë në grupet amatore, është nderuar me medaljen e Naim Frashëri e klasit të parë.

Në vitin 1968 u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit. Në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit Bylis Fier. Luan në teatër në dramën “Hijet e natës”, “Fejesa e Çehovit”. Nder rolet më të spikatura të aktorit Luftar paja janë: “Çobo Rrapushi me shokë” në rolin e Çobos. Në dramën “Vite të paharruara”. “Fytyra e dytë”. E në qindra e qindra komedi me nje akt. Në vitin 1979 merr titullin Artist i merituar. Luftar Paja ka marrë pjesë dhe në shumë filma artistik. Ku ka spikatur me role në filma patriotik si “Këshilltarët”, “Guna përmbi tela”, “nëntori i dytë”, “Gjeneral Gramafoni”. Filma me teme të asaj kohe si “Ëndrra për një karrige”, “Zevendesi i grave” etj.

Ai ka luajtur përkrah aktoreve të mëdhenj shqiptar si Rolan Trebicka, Sandër Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi etj. Në vitin 1990 merr titullin e lartë Artist i popullit. Në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier.

Filmografia
Pas një lajmi 2001

8 persona plus , teatër-komedi

Zëvendësi i grave 1987

Gurët e shtëpisë sime 1985 – Çobani

Ëndërr për një karrige 1984 – Koli Kola

Këshilltarët 1979

Udha e shkronjave 1978, Hanxhiu

Pranverë në Gjirokastër 1978, Babi i dhëndërit

Gje neral gramafoni 1978 – Tregtari i veshjeve antike

Gunat mbi tela 1977, Velo

Streha e re 1977 –

Categories
Art Kulture Personalitete

Më 1 dhjetor 1941 lindi aktori i mirënjohur Luftar Paja, i urojmë nga zemra jetë të gjatë e të lumtur

Art Histori Kulture

63 vite më parë, më 1 Dhjetor të vitit 1958, shfaqet në Teatrin Migjeni, opera e parë shqiptare “Mrika”

Me 1 Dhjetor të vitit 1958, shfaqet në Teatrin Migjeni, opera e parë shqiptare “Mrika”.

Këto persona u perjetsuen ne historine e artit shqiptar si pjesmarrës në operën “Mrika”.
Kompozitori Prenk Jakova, libreti Llazar Siliqi, regjia Andre Skanjeti, as dirigjent Tonin Harapi, konsulent Kristaq Antoniu, kor maestër Leonard Deda, Zef Leka, Tonin Zadeja dhe Tonin Daija. Koncert maestër Tonin Harapi dhe Gjon Saraçi. Pedagoge zani Shpresa Nishani, piktorë Gjon Hila, Çesk Vuksani e Lec Fishta.

“Mrika” asht interpretue nga Klodilde Shantoja dhe Florinda Fishta, Mara e ama e Mrikës nga Aneta Nikaj, Gjini ose daja i Mrikës nga Petrit Garuci, Ndou ose gjyshi i Mrikës nga Filip Krroqi, Gjeta ose i fejuemi në djep i Mrikës nga Leo Prela dhe Mark Shllaku, Doda asht luejte nga Abdullah Kalaja, Dava asht luajte nga Klotilde Shantoja, Florinda Fishta dhe Lajde Banushi, Mira nga Roza Banushi, Bardhoshja nga Liza Gajtani, Agimi nga Ndrekë Gjergji, Azizi nga Mark Shllaku dhe Leo Prela, vullnetari nga Hamdi Borshi kurse diversantat nga Omer Osmani, Hasan Smaja, Pjerin Ashiku dhe Zef Beltoja….

KORI PERBAHEJ NGA: Lajde Banushi, Gjenovefa Paloka, Rozina Bushati, Margerita Shllaku, Sonja Gllasovi, Leposava Donzha, Kimete Hoxha, Albina Gjonej, Margerita Deda, Anunciata Buriçi, Roza Xhuxha, Jolanda Oroshi, Leila Alibali, Neziha Buriçi, Gjyzepina Gjinaj, Liza Dushi, Regjina Nika, Luçie Pali,Vasilika Bojaxhiu, Neta Paloka, Franka Guraziu, Vitore Barbullushi, Neta Cepi, Tonine Kolombi, Liza Gajtani, Neta Radovani, Vera Prela, Vitore Paloka, Kermalina Gjergji, Regjina Hajmeli, Veronika Prendi. Pastaj vazhdojnë meshkujt me Nevruz Kalaci, Mikel Hilaj, Zef Beltoja, Jovan Shallvari, Pjerin Ashiku, Paç Kallmeti, Nut Gjyrezi, Qazim Kraja, Xhemal Gramshi, Ndoc Kujxhia, Mark Veli, Tonin Bjanku, Gjon Maka, Syri Kastrati, Ejell Hajmeli, Lodovik Prela, Mustaf Smaja, Angjelin Dodmasej, Nazmi Kraja, Zef Paloka, Xhevad Hajdari, Nikolin Shkrivani, Dhimitër Banushi, Sheuki Mati, Hamdi Borshi, Lec Krroqi, Angjelin Zadeja, Rrok Dushi, Gjon Vata, Nuri Haliti dhe Ismet Halili.

ORKESTRA
Ndoc Shllaku violinë e parë, spala, Tonin Daija violinë e parë spala, Mark Kaftalli, po ashtu, Gjovalin Xhanxhafili violinë, Zef Alimhilli violinë, Paulin Shestani violinë, Robert Prendushi violinë e dytë spala, Luigj Lacaj po ashtu, Henrrik Daragjati violinë e dytë, Aleksandër Garxhola po ashtu, dhe mbas tyne Sulejman Gracevi, Zef Simoni, Hyll Drishti, vazhdojnë Angjelin Zojsi vjolë sëbashku me Gjush Darragjati dhe Zef Harapi, pastaj Gjovalin Lazri vjoloncel sëbashku me Kolë Gjinaj dhe Angjelin Shiroka, Çesk Jakova kontrabas, sëbashku me Gjon Kapidani. Janë me flaut Tish Hilaj flaut i parë dhe Nush Voci flaut i dytë, janë Tonin Laca me oboe i parë dhe Skënder Hoxha me oboe i dytë, Muhamet Grimci klarinet i parë dhe Guljem Përdoda me klarinet i dytë. Gjon Saraçi fagot in parë, Tonin Zadeja fagot i dytë, Ferdinand Bushati korno i parë, Pjetër Kçira korno i dytë, Nush Deda korno i tretë dhe Burhan Boksi korno i katërt.

Vazhdojnë Abdullah Haxhija trombë e parë, Gjovalin Baba trombë e dytë, Nush Shllaku trombon i parë, Zef Bushati trombon i dytë, Abdullah Salabegu trombon i tretë. Pastaj Ndoc Gjergji baz-tuba, Ndoc Pistulli pianoforte -harpë, Palok Kurti timpani dhe Gjon Jubani bateri

Burimi: Teatri Kombëtar

Categories
Art Histori Kulture

1 Dhjetor të vitit 1958, shfaqet në Teatrin Migjeni, opera e parë shqiptare “Mrika”

Histori Kulture

1 dhjetor 1909, 112 vite më parë u hap Shkolla Normale në Elbasan

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Pas Kongresit të Elbasanit, patriotët, klubet shqiptare brenda e jashtë atdheut dhe dashamirët e arsimit shqip, bënë përgatitjet e nevojshme, duke siguruar lokalet, mjetet, kuadrin pedagogjik dhe nxënësit për fillimin e punës së Normales. Kjo punë u kurorëzua me sukses, kur më 1 Dhjetor 1909, për herë të parë u hap Shkolla Normale në Elbasan, e cila e kishte edhe internatin për nxënësit që vinin nga jashtë Elbasani.

Drejtori i parë i Normales ishte patrioti i shquar shkodran Luigj Gurakuqi, ndërsa arsimtarët e parë qenë njerëzit më të shquar të kulturës shqiptare, të shkolluar jashtë atdheut, si bie fjala, Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Petër Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza, hafiz Ibrahim Dalliu, etj.
Me rastin e hapjes së Shkollës, para nxënësve, arsimtarëve dhe popullit të tubuar, Gurakuqi në fjalimin e tij, ndër të tjera kishte theksuar: “ Shqipëria u lëkund e tëra nga zëri i Shkollës Normale; atdhetarët nuk kursyen ndihmat e veta të begata, ndërsa djemtë tanë rodhën nga të gjitha viset e Shqipërisë (kjo nënkuptonte të gjitha trojet shqiptare) e u derdhën këtu në Elbasan…

Jo vetëm nga Toskëria që ka qenë gjithmonë e para ndër tregimet kombëtare e ndër luftërat e gjuhës, por më fort nga Gegëria e Sipërme, nga ajo Kosovë sa fisnike e trimoshe, me përpjekjet e të ndershmit Hasan Prishtina, i cili na rroftë përjetë, na erdhën mjaft nxënës sa që mund të thuhet pa frikë lajthimi se nuk ka asnjë kënd të Shqipërisë që të mos të ketë këtu brënda përfaqësuesin e vet”.
Pas Gurakuqit, drejtorë të Normales ishin edhe Aleksandër Xhuvani (emrin e të cilit e mbanë sot Universiteti i Elbasanit), pastaj Sali Ceka (nga Camëria), Ahmet Gashi (nga Kosova), Vasil Komani, etj, të cilët ishin edhe professorë të asaj Shkolle.

NXËNËSIT E PARË KOSOVARË NË NORMALEN E ELBASANIT
Normalja e Elbasanit kishte karakter mbarëkombëtar, jo vetëm pse pranonte nxënës nga të gjitha trojet shqiptare, të të tri besimeve fetare, por edhe për nga përmbajtja e lëndëve mësimore për formimin patriotik të personalitetit të mësuesve të ardhshëm. Normalja e Elbasanit u bë një unazë e forte e boshtit kurrizor etnik të shqiptarëve.

Nëse kemi parasysh kohën dhe gjendjen e kombit tonë nën sundimin otoman dhe veprimin agresiv të shovinizmit ortodoks grek e sllav, mund të merren me mend peripetitë e sigurimit të kushteve, të kuadrit e të nxënësve për të filluar dhe zhvilluar mësimin. Patrioti Hasan Prishtina u angazhua shumë, duke shkuar në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës e duke propaguar për dërgimin e nxënësve në Normalen e Elbasanit.

Fillimisht Shkolla filloi punën me 111 nxënës, prej të cilëve 50 ishin nga Elbasani, ndërsa të tjerët nga të gjitha trojet shqiptare. Nxënësit nga Kosova dhe Shkupi mezi arritën në fillim të muajit shkurt të vitit 1910. Tubimi dhe udhëtimi i nxënësve nga Kosova deri në Elbasan nuk ishte aspak i lehtë në atë kohë. Ata udhëtuan 12 ditë derisa arritën në Normalen e Elbasanit, për të marrë emrin e nderit “normalist”, e më pastaj mësues.

Në Elbasan u pritën me enthusiazëm nga qytetarët, nga drejtori, nga pedagogët dhe nga nxënësit e Normales. Edhe me atë rast drejtori Luigj Gurakuqi mbajti një fjalim të zjarrtë. Nxënësit kosovarë u vendosën në Internatin e Shkollës, ku morën uniformat dhe materialet e tjera që ishin bërë gati për nxënësit. Nga Kosova në vitin e parë të Normales ishin regjistruar 16 nxënës.
Normalja si fidanishte e mësuesve, u bë tempull i vlerave dhe cilësive, që e bëri Elbasanin qendër arsimore, të dijes, edukatës dhe kulturës, që përmes mësuesve të përgatitur këtu, e të shpërndarë gjithandej në trojet shqiptare, rrezatoi e përhapi dritë e dituri. Fillimit të punës së kësaj shkolle do i shkonin (përshtateshin) shumë mirë vargjet e Naimit, të thëna me rastin e hapjes së Shkollës së parë shqipe (fillore) në Korçë (më 7 mars 1887, që tash merret si dita e mësuesit):

“Hapu, hapu errësirë;
Pa jakë tëhu o dritë;
Se arriti kohë e mirë;
U gëdhi nata – u bë ditë!”

Ngjarjet, luftërat që u zhvilluan më vonë, veprimet e ar miqëve të kombit tonë greko-sllav, por edhe reaksioni xhonturk bënë që Normalja e Elbasanit disa herë të ndërpret punën, por me angazhimin dhe nën presionin e popullit dhe patriotëve shqiptarë, ajo ringjallej e ngritej si feniksi, e fillonte dhe vazhdonte punën përsëri./ikvi.at/

Categories
Histori Personalitete

1 dhjetor 1885, lindi Eqrem bej Vlora, veprimtar i çështjes shqiptare, diplomat, politikan, shkrimtar dhe historian shqiptar

Eqrem bej Vlora (Vlorë, 1 dhjetor 1885 – Vjenë, 25 maj 1964) që hera-herës emri i figuron edhe në trajtën Ekrem ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, diplomat, politikan, shkrimtar dhe historian shqiptar. I emëruar Beu i fundit, diplomati Pietro Kuaroni e përshkruan se “ka qenë, pa dyshim, personaliteti më inteligjent… që kam takuar në Shqipëri. Një mendje e kthjellët, e ndritur dhe e prerë, zhveshur nga retorika dhe nga iluzionet e kota

U lind në Vlorë më 1 dhjetor 1885, i biri Syrja bej Vlorës dhe i Miri hanëm Toptanit.[2] Familja e tij ishte një nga familjet më të pasura të trojeve shqiptare të jugut, por pas Tanzimati si pasuria ashtu edhe influenca e tyre ra. Falë zotësisë së të atit në ekonomi e administrim, pasuria e familjes së tij u dhjetëfishua duke iu afruar kështu gjendjes së para-Tanzimatit.[3]

Qysh në fëmini pati mësues privatë: një djalosh italian, inxh. Luigji Bekali (Luigi Beccali) nga Mesina, dhe shqiptari Mehmet efendi Lusi (Luzaj[4]), hoxhë i Kaninës që më vonë do zëvendësohej nga prof. Jusuf Riza efendiu. Gjermanisht nxuri nga z. Fajgenvinter (Feigenwinter) nga Baseli. I pari do të ishte mësuesi i tij i përhershëm, i dyti mësuesi i tij i fesë duke nxënë kështu mësimet fillore mes viteve 1891-96.[5]

Në vitet 1899/1900-1906 nisi studimet liceale dhe universitare në Theresianum, Akademia Orientale mbretërore e perandorake në Vjenë, ku u specializua në çështje ballkanike. Plotësoi studimet për doktoraturë në drejtësi në Stamboll në 1904.[6] Gjatë udhëtimeve në Lindje të Mesme do të krijonte njohje me personalitete të larta të kohës, Fild-Marshallin britanik Herbert Kitchener, shefin e Shtatmadhorisë Austro-Hungareze Franz Conrad von Hötzendorf, dhe togerin e ri Mustafa Kemal Atatyrk[7] dhe sheikë të shumtë arabë që kishin qeverisë apo do qeverisnin rajone e shtete të Lindjes së Afërme e të Mesme.

1906, Sekretar i gradës së III në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. 1907, Sekretar i gradës së III në Ambasadën e Perandorisë Osmane në Shën Petërburg për tre muaj. 1909, Sekretar i II në zyrën e përkthimeve Ministria e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Hapën të parin klub “Bashkimi” në Stamboll më 1908 me miqtë e tij. Punonte të botonte gazetën e re “Shqiptari” bashkë me ikanakun nga Struga, Dervish Hima dhe shkodranin Hilë Mosin.[8] Po atë vit merr mandat nga kolonia shqiptare e Stambollit që bashkë me Dervish Himën t’i përfaqësojë në Kongresin e Manastirit por pengohet nga shefi i tij.

Gjatë Luftës së Parë Ballkanike ai shërbeu si komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën major në rezervë, i caktuar nga kryekomandanti dhe zëvendësvaliu Esat pashë Halasti.[9] Pas luftimeve të suksesshme me forcat greke në zonën e Bregut ai u thirr në Vlorë nga xhaxhai i tij, Ismail beu.

Më 1912, u bë zëvendës president i Senatit/Pleqësisë ndonëse 27 vjeçar.[10] Me rënjen e qeverisë së parë dhe vendimin e Komisionit Ndërkombëtar për të prurë një fisnik evropian për t’u kurorëzuar Mbret i Shqipërisë, ai ishte pjesëtar i dërgatës (si përfaqësues i Tiranës e Shijakut) për në Neuwied të takonin Princ Vidin, i cili ishte zgjedhur për të mbretëruar në Shqipëri. I atashohet Princit Vid si sekretar dhe përkthyes. 1914, Zv/Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Shqiptare. Ai ishte mbështetës i Fuqive Qendrore, arsye për të cilën u mbajt nën arrest në Itali si austrofil për gjysmën e dytë të Luftës së Parë Botërore e deri më 1919, i internuar në Sardenjë[1] përgjatë krejt asaj kohe, ku nxuri edhe spanjishten. 1921, Kandidat për Kryetar i Bashkisë Vlorë. 1923, deputet i Kuvendit Kushtetues, duke përfaqësuar pref. e Vlorës në krahun konservator por shpesh i joshur nga ideja t’i bashkohej krahut që ai quan demokratik, i cili kryesohej nga Noli e Gurakuqi.

Në 1925, u bë senator për një periudhë të shkurtër kohe derisa zevëndësohet nga Isuf Dibra.[11] Më 1925 i dha fund beqarisë, u martua me Hadijen – të bijën e Salih pashë Vrionit. “Ishte një martesë me mendje dhe jo me dashuri”, e përshkruan te kapitulli “Beu i fundit”, por e quan “zgjedhje të qëlluar dhe fatlume”. Me të do të ketë dy vajza, Shehzaden që leu në Vlorë dhe Aishen. Më 1927 emrohet i ngarkuar me punë në Londër, u thirr në Tiranë dhe pas pak kohe të kaluar si i ngarkuar me punë në Athinë më 1929-’30,[6] dha dorëheqjen nga shërbimi diplomatik shqiptar.

Më 1933 del në pah si Sekretar Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. Më 1934 zuri vendin e Sekretarit të Përgjithshëm në atë Ministri. Më 1936 u zgjodh për postin e ministrit shqiptar në Berlin por prej një gabimi që e futën në listat zgjedhore të fundit të janarit 1937.[12] 10.02.1937 – 05.04.1939, Deputet i Vlorës. Mik i ngushtë i baroneshës bavareze Marie Amelie von Godin, me të cilën ai përktheu Kanunin e Lekë Dukagjinit në gjermanisht i ndihmuar në përkthim nga etërit françeskan të Shkodrës aty nga 1938.

Push timi italian dhe veprimtaria gjatë Luftës së Dytë Botërore
Mbas 7 prillit 1939 përfaqëson pref. e Vlorës në Asamblenë Kushtetuese gjer në prillin e 1940 kur Asamblea u suprimua dhe u zëvendësua nga vëllai, Safa. Më pas u bë Kryetar i Zyrës së Punëve Civile, Kryetar i Zyrës Ceremoniale në “Luogotenenca” Tiranë.

Eqrem bej Vlora renditet në atë grup njerëzish që më vonë do etiketoheshin si “kolaboracionistë”. Gjatë qeverive kolaboracioniste ishte bashkë me Dimitri Poppan dhe Gjon Marka Gjonin një nga tre anëtarët shqiptarët të Këshillit të kancelarisë së Urdhërave Besa dhe Skënderbeu nën sovranitetin e mbretit të Italisë.[13] Në prillin e 1940 u bë pjesë e Institutit të Studimeve Shqiptare.

Me Dekret Mëkambësor nr. 333, datë 3 dhjetor 1941, në Qeverinë e Tiranës u krijua Ministria e Tokave të Lirueme, e cila ekzistoi deri në shkurt 1943.[14] Në 7 maj 1942, Mustafa Kruja e emëroi atë ministër për Kosovën, Dibrën, Plavën e Gucinë që iu bashkuan Shqipërisë “së vjetër”. Nën kujdesin e tij si ministër, u lëvizën94 familje dhe 87 individë hebrenj në drejtim të Shqipnisë së mbrendshme nga Prishtina sipas politikës të vetë kryeministrit.[15] Cilësohet “ish-diplomat turk dhe nacionalist i zjarrtë, jo më pak se Kryeministri i tij Kruja.”[16]

Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i Jashtëm dhe i Drejtësisë para se të shkonte në mërgim në Itali me ardhjen e komunistëve në pushtet. Qëndroi për 10 vite në Itali derisa u shpërngul në Austri prej ku i shkruante familjes me nofkën Adalgisa Rosi.[17] Vdiq në krah të bijës së baxhanakut, Hanës së Ali Këlcyrës në mbrëmje kur mbeska kishte thirrur urgjencën prej një ligështie në zemër të beut të moçëm.[18]

I përshëndetur dhe i përhironjur nga Koliqi tek “Shêjzat”,[6] eshtrat iu prehën në varrezat Neustift am Walde të kryeqytetit austriak deri në marsin e 2014 u muar vendimi i Këshillit të Ministrave për t’ia riatdhesuar eshtrat dhe varrosjen e tyre në Kaninë më 30 mars, ku historikisht qenë varrosur Vlorajt në tyrben e tyre./Wikipedia

Categories
Art Kulture Personalitete

63 vite më parë u nda nga jeta Artisti i Popullit, Zef Jubani

63 më parë u nda nga jeta Artisti i Popullit, Zef Jubani.

Më poshtë po ju sjellim kujtimet e regjisorit të viteve 50-ta në Teatrin “Migjeni”, mikut të tij , Artistit të Popullit Lec Shllaku: Ja si ishin ditët dhe orët e fundit të jetës së aktorit Zef Jubani.

Ato dit kisha përkthye nji komedi të re të Goldonit, ” Dy binjokët venecianë” e cila i kishte pëlqye shum Zefit.

Në mbledhjen e këshillit artistik, kur të gjitha aktivitetet ishin pezullue për t’i lshue vend operës ” Mrika” Zefi propozoi që të merreshim me komedinë e Goldonit, jasht planit të shfaqjeve vjetore.

Unë kisha bisedue me Zefin qysh ma përpara dhe i kisha propozue që dy përsonazhet binjokë, Toninon e Zaneton, t’i luante nji aktor i vetëm, vetë Zefi, që të krijonte nji model tjetër, të ri, interpretimi, me të cilin do të lente nam të ri, për të mos u harrue kurr, si atë të 52- shit me ” Koprracin”.

Në kohën që e pat lexue komedinë, u pat entuziasmue prej ofertës sime e u tregue i gatshëm për të marrë përsipër rolet e dy binjokëve së bashku. Rashë në marrveshtje me te me ujdisë mundsi e mbushjes s’ intervaleve, herë me muzikantë, herë me spostim të ndonjë epizodi të mavonshëm, sigurisht pa e luejtë tekstin e autorit, megjithse vetë teksti i premtonte të gjitha mundsitë për t’i hapë shtek të lirë aktorit me i pērballue të dy aktorët binjokë. Në trutë e mija shfaqja sillej si në film, orë e ças e kisha vizion të kjartë për të. Kshtu kishte kohë të mjaftueshme për të ndrrue rrobat e për të krijue alibitë e nevojshme, por atë ditë, në kolektiv, u step. As njenin prej varianteve nuk e pranoi. Me shum keqardhje u tërhoq e kërkoi me shkue në Tiranë, për t’u kontrollue për stomakun, që s’po i jepte nji ças qetësi e që, në të verteten, ai nuk e dinte se ajo në stomak, por në zemër e kishte të keqen e madhe, që mbas pesë ditësh, do t’i sillte deken.

Përveç atij, askujt tjetër, nuk mund mund t’i besoja nji detyrë kaq të vështirë skenike. Zef Jubani dinte me qënë i gzueshëm e brilant, si te ” Agimi”, por edhe i randë, naiv e serioz, si te Vuksan Gjoni. Po kto ishin edhe karakteret e Toninos e Zanetos. Ai përmblidhte dy të kundêrta, që së bashku me mjeshtrinë e maskimit e të pajtimit, do të kishin pasë nji pritje të papame në teatër.

U caktue të fillohej puna ditën e hanë, me 1 dhjetor ’58, me dy aktorë të tjerë në rolet e binjokëve.

Po ç’ e papritun e idhët !

Zef Jubani diq në skenen e teatrit, në duert tona, e atë mbramje do të jepej aty premiera e operës së parë shqiptare.

Nji gjurulldi si atë nuk e kisha pa asnjiherë mbi tokë. Nji konfuzion, ku dhimba e shqetësimi përzieshin bashkë e krijonin nji gjendje shpirtnore të padurueshme. Gjithata njerz prej katër anëve të vendit, gjithato makina në sheshin përpara teatrit e gjithata qytetarë, disa të topitun prej humbjes s’artistit të madh, tjerë të prekupuem për të gjetë ndonji biljetë për shfaqjen e saj mbramje, nji shko e eja njerzish, tufa lulesh, që vinin prej serash, qysh heret, për artistët e ” Mrikës”, kunora, që hynin e delnin prej skenografisë për t’u vu banderola të kuqe prej kumashi, ku do të shkruhej: ” Zefit të dashtun… artistit…Në kujtim të mbramë….”, organizimet, për dy shfaqje të ndryeshme, që s’ kishin asgja të përbashkët me njana tjetren, na e lnurnin shpirtin e zemren tonë si me gërhanë.

Në nji qoshe të kabinës së tij, ku kishte korespondencen personale, revista, fotografi e objekte të vogla të roleve të tija, punuem nekrologun, që u botue të nesërmën në gazeten qendrore bashkë me fotografinë e tij. U morem, pa humbë kohë, me funeralin e Zefit.

Në paraditën e ditës tjetër, kur jehona e duertrokitjeve të stuhishme të suksesit t’operës së parë shqiptare, nuk ishte largue ende prej atmosferës së teatrit të ri e kur ende pastrueset nuk e kishin fshi pluhnin e kambëve të tyre prej dyshemeve të vizatueme me figura gjeometrike, trupi i artistit të madh u ekspozue në hollin kryesor të teatrit.

Të panumërt përsonat e të gjitha moshave e kategorive i dhanë lamtumirën e fundit e banë rojen e nderit para kufomës së tij, ata që për aq kohë i kishte gzue e pasunue shpirtent e tyne me rolet e shumta, që kishte luejtë në skenë.

Nji funeral i papamë ma në qytet qysh prej atij të mikut të tij, Dr. Frederik Shirokës, e përcolli trupin e artistit në Vorrezën e Rrmajut, ku i takoi me u prehë në nji vorr afër Idromenos.

Ditën e merkurrë, në studion e aktorëve, në praninë e familjarëve të tij e të nji protokolli njerzish të veçantë, autoritetet e njerêz të letrave, të skenës e t’arteve, u zhvillue ceremonia rrënqethëse e apelit, që i godiste thellë zemrat tona.

Me vendim prej nalt, në këtë ceremoni u shpall edhe emni i ri, qe i jepej studios s’aktorëve të Teatrit ” Migjeni”, ai i Zef Jubanit. /KultPlus.com

Categories
Histori Kulture

112 vjet Normale e Elbasanit, vatra e përgatitjes së mësuesve shqiptarë

Më 1 dhjetor 1909 u hap Normalja e Elbasanit, një arritje e madhe e kohës në përhapjen e arsimit, dijes dhe kulturës. Njihet si shkolla e parë kombëtare pedagogjike në Shqipëri e cila u krijua në bazë të vendimeve të Kongresit Kombëtar të mbajtur në Elbasan në 2-8 shtator të atij viti.

Shkolla i hapi dyert për herë të parë me 140 nxënës nga e gjithë Shqipëria, gjysma ishin nga Kosova e Çamëria.

Si e para shkollë e mesme kombëtare në gjuhën shqipe u bë vatër e përgatitjes së mësuesve shqiptarë në gjuhën shqipe. Drejtori i parë ka qenë Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Hafiz Ibrahim Dalliu, Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Çeka, Filip Leci, Kristo Dako, Kostaq Cipo, Ahmet Gashi, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë.

Ajo u mbyll gjatë vitit 1912 dhe u çel pas luftrave Ballkanike, më 1913-1914, në kohën e Qeverisë së Vlorës dhe të Princ Vidit. Ajo u mbyll përsëri gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u hap në vitin 1921. Nga viti 1921 ajo funksionoi rregullisht deri në vitin 1943, kur një numër i madh nxënësish i braktisën bankat e shkollës për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Nga radhët e normalistëve të Elbasanit ranë 63 dëshmorë.

Në tetor 1923, pranë shkollës Normale hapet shkolla Ushtrimore, si nevojë e aftësimit profesional të nxënësve kandidatë dhe dalja e maturantëve të parë më 1924, janë ngjarjet më të shënuara në fillimet e historisë së kësaj shkolle. Drejtori i parë i shkollës Ushtrimore ka qenë Sulejman Harri me mësues Fadil Gurmani, Ahmet Duhanxhiu, Karl Ljarja, Ibrahim Berrania, Shaban Arra, Gani Daiu, Skënder Sejdini, Sotir Papahristo e të tjerë, që me mendim kohor didaktik sollën përvojën e shkollave Austriake, Gjermane, Zvicerane e të tjera shkolla perëndimore. Gjithashtu vitet në vijim si mesues shembullor i fizikës dhe matematikës dallohet Shefqet Peni.

Në 1993, u rikonceptua ringritja e Normales së Elbasanit për të dhënë me vërtetësi vlerat dhe kontributin. Kjo u bë e mundshme edhe nga bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe institucionet e tjera studimore kombëtare, si dhe figura personalitete, kryesisht ish- normalistë. Në fundshekullin e XX ai u vendos në katin e dytë të shkollës në një mjedis prej 80 m² të rikonstrukturuar Posaçërisht për muze.

Muzeu ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra nga AQSH dhe të institucioneve të tjera studimore.

Janë edhe rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relikt të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, portokolle të këshillit pedagogjik, kujtime të ish normalistëve. Fondi plotësohet me kujdesin e historianit të shkollës Genc Trandafili, që hulumton në dobi të pasurimit të muzeut./Diaspora Shqiptare

Categories
Sport

Pele uron Messin: Vlerësim i drejtë!

Në një mesazh në rrjetet sociale, Pelé ka uruar Lionel Messin për fitimin e Topit të Artë të shtatë.

Ylli argjentinas i Paris Saint-Germain, shtoi një tjetër Top të Artë në koleksionin e tij, duke arritur në shtatë dhe tashmë është mbreti i padiskutueshëm i Topit të Artë, i cili është shpërblyer me 45 fitues të ndryshëm!

Natyrisht, Messi ka marrë urime nga të gjithë, edhe nga legjenda e futbollit brazilian Pelé.

“Urime Messi për një tjetër Top të Artë. Në thelb është një nderim i drejtë për një talent unik. “Shtatë herë, faleminderit shumë”, tha Pelé në mënyrë karakteristike në mesazhin që i dërgoi Leos./Gazeta Shqip/

Categories
Kulture

8 vite nga vdekja e Paul Walker/ E bija e kujton me foton e rrallë nga fëmijëria: Më mungon…

SHBA- Meadow Walker i ka bërë homazhe babait të saj Paul në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij. Modelja 23-vjeçare ndau një foto të aktorit të The Fast & The Furious duke e puthur në faqe kur ajo ishte foshnjë. Paul vdiq më 30 nëntor 2013 në një aksi dent me makinë kur Meadow ishte vetëm 15 vjeç.

“Të dua dhe më mungon pafundësisht. Sot dhe çdo ditë festoj jetën tënde, dashurinë tënde. Dhe ti, miku im më i mirë”. Meadow, e cila kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj duke jetuar me nënën e saj, Rebecca Soteros, në Hawaii, vendosi të shpërngulet në Kaliforni me babain e saj një vit para vdekjes së tij.

Meadow u martua me aktorin Louis Thorton Allan në Republikën Domenikane në tetor. Ajo njoftoi martesën vetëm tre muaj pas fejesës së tyre. Ishte Vin Diesel, i cili e shoqëroi vajzën e mikut të tij më të mirë drejt altarit./Gazeta Shqip/

error: Content is protected !!