Categories
Art Histori Kulture Personalitete

At’ Fishta ose ”Tirteu i Shqipërisë”

Për Homerin e letrave shqipe, mendjet e ndritura kanë lënë të shkruara deri në detaje, veçoritë, vlerat dhe madhështinë që poeti ynë kombëtar i veshi gjuhës e prejardhjes përmes mendimit të hollë, fisnikërisë së shpirtit, besimit në fe e atdhe dhe si askush, këngës epike dhe lirikës, natyrës së ashpër të bijve të Shqipes…

Albanologu Fulvio Cordignano
“Fishta është ndër të parët e ndër më të mëdhenj atdhetarë, të cilët në kohë më të vështira bënë çmos për t’a mbajtur gjallë lëvizjen kombëtare kundër dhunës barb are të qeverisë turke, kundër lakmisë dhelpërake serbe dhe kundër propagandës greke. Kudo që shtrohej çështja e Shqipërisë, At Fishta gjëndej aty pranë e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinë e tij të gjallë, zgjonte nga gjumi më të plogështit dhe mbante gjallë gjithmonë shpresën e ardhmërisë.”

Geatano Petrotta
“Fishta, shikuar n’atë qënien e vet, pa dyshim është krejtësisht romantik. Rëndësija e tij mbi kombësin, zgjedhja e lëndës, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet të tija, sidomos trajta e përmbajtjes së veprës së tij kryesore Lahuta e Malcís – me mbishkrimin tërhjekës të dokeve e të zakoneve kombëtare e bëjnë dëshmí mjaft t’qartë … Fishta, ky gjenueni i rrënjosun në tokën amtare të popullit shqiptar, qi për shkak të njohjes së thellë të tij mbi literaturën e popujve klasikë e mbi jetën shpirtnore të kombeve të tashme të Evropës, u kap në majë ma të naltat të kulturës.”

Prof. Dr. Norbert Jokl
“… Lahuta e Malsisë e Gjergj Fishtës, jo vetëm që ka rândësi në pikëpamje artistike, por ajo, porsi vêna e mirë që sa mâ shumë vjet kalojnë aq mâ vlerë merr, tue qenë se ajo âsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetës, e shpirtit, e dëshirave e përpjekjeve, e luftës dhe e vdekjes së shqiptarëve: me nji fjalë, Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të fshatarëve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t’ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit, i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç’prej kohëve të largëta të iliro – thrakëve.”
Shqipnia pat nji fat t’ madh e t’jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veçse mbas qindra vjetsh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t’gjith, atë, qi u pshtet në popull t’vetin e n’ gjuhen e tij e qi me vjersha t’veta ndezi flak zemrat n’popull, pat zhenin poetike t’At Gjergj Fishtes

I rrënjosur krejtësisht në popullin e vet, Fishta ka dashur të përgjonte si flasin burrat e gratë e maleve. Ka marrë prej tyre mënyrat e nëmëve, të mallkimeve e të urimeve dhe çdo gjë e ka shkrirë me mjeshtri në poezitë e veta”.

…”Koha e ardhshme ka me dijtë me çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij të jenë përkthye ndër gjuhe ma të përhapuna.

Maxmilian Lambertz
Aq sa mund të kuptohet Greqia pa Homerin, Italia pa Dante Aligerin, Anglia pa Shekspirin, Gjermania pa Eposin e Nibelungëve, Franca pa Balzakun, aq mund te kuptohet dhe Shqipëria pa At Gjergj Fishtën.

Gustav Mayer
“Patër Fishta njihët si poeti më popullor i shqiptarëve, si poeti më i përzemërt i këtij populli… Si këte kemi edhe një të madh tjetër: Rabindranath Tagora.”

Erwin Stranik
“Patër Fishta…me veprat e tij në poezi e në prozë arriti të kurorëzohej me dafinë si më i madhi poet kombëtar, ai është tharmi i poezisë popullore shqiptare dhe më i kulluari shkrimtar i Arbërisë.”

Anton Baldacci
“Fishta mori prej popullit gjithçka që gjet të hijshëm, të madhnueshëm e të fuqishëm, e porsi një piktor i Zoti, e shndrroi në shpirtin e vet, tue e riprodhue në një mënyre e cila asht vetëm e tija, prandej, origjinale.”

At Anton Harapi
“Atë Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm. Mirëpo, jashtë Shqipërisë ai është i njohur vetëm si autor i Lahutës së malcis”, një epope pastorale e kalorsiake, përkthimi gjerman i së cilës botuar në Laipsig është i dobët, meqë nuk ka qenë e mundur të përkthehet muzika e ritmit Fishtës dhe coloriti tij.
Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se “Lahuta” e Gjergj Fishtës.”

Faik Konica
“Tue lexue Lahutën e tij, përplot me teprica kangësh rapsodike të pa emën, të duket se je tu e vështrue popullin shqiptar kah i këndon vedvetit, me fjalët e Fishtës, ma t’kulluetën kangë, e cila shpërthen nga një gjak misterioz që rrjedh në zemrën e tij Ilire”.

Ernest Koliqi
“Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar,ky është si të thesha monopolitetioliteti” gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t’i thesha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i kombit…

Gjithë vepra poetike e shoqërore e At Gjergj Fishtës u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombëtar. Me të vërtetë, ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe, më të denjë për të derdhur dhe kënduar në art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!
Fishta e ka veshur lirizmën e tij të vërtetë si tërë kryeveprën epike në një stil thelbësisht origjinal të shkulur për rrënje nga trupi dhe nga truri i racës, dyke fituar me këtë atavizmë artistike gjithë të drejtat e përjetësisë ndaj Kombit- anasjelltas dyke i dhënë Kombit privilegjin e mburrjes dhe të mbështetjes së kurdoherëshme mi Këngëtorin e math të fateve të tija. Sikundër e pat lënë shprehursisht për trashëgim me verbin solemn të gojës së vet përmes shokut të pandarë At Pal Dodajt dy ditë përpara vdekjes, të Premten më 27 Dhjetor 1940, ora 3.30′ pas mesdite, në Spitalin e Shtetit në Shkodër: trashëgim i shqiptuar për kuptim të math në gjuhën paralajmëronjëse dhe të djegur për Atdhe të Dantes: … fundi i fundit, dhè Kombi ka të drejta mi mua

Lasgush Poradeci
Ne vitin 1935 At Fishta pat përfunduar “Lahutën e Malcis”. Ati i dërgon Lahutën Eqerem Cabejt i cili ishte në Viene sëbashku me një kartolinë urimi për Vitin e e Ri. Pas dy tre muajsh Cabej i kthen përgjigje At Fishtës, ku ndërmjet të tjerave i shkruan:
“Padre, të falenderoj për urimet e Vitit te Ri, por të falenderohem njëmijë herë për veprën që më dërgove Lahuta Malcis, të cilën, pasi e lexova dhe rilexova mbi 100 herë, jam dashurue aq shumë e këtë vepër sa po më detyron të bëhem katolik.”

Në vitin 1936, gjuhëtari i shquar dhe studiuesi i letërsisë, albanologu më i madh, Eqerem Çabej në studimin “Për gjenezën e literaturës shqipe”, kur flet për Fishtën dhe veprën e tij, ndër të tjera shprehet: Një provë që nuk e kishte bërë me sukses letërsia shqipe më parë, bëhet me sukses të jashtëzakonshëm nga ky autor. Me Lahutën e Malcisë, Gjergj Fishta na tregohet poet me fuqi epike të lindur, rrëfimi i tij është plot gjallëri dhe rrjedhje. Vepra e këtij autori është e mbështetur në këngët e veriut mbi trimëritë të cilat në veprën e re thuren duke u përsosur e fisnikëruar.
Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar në njësinë e madhe të kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe mbërrin ke Abdyl Frashëri me Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas përpjekja e tij të zgjëroj botën në një brendi më fort nacionale, të ngrejë kështu veprën në sferën në një brendi kombtare. Kështu vepra e tij ka marrë karakterin e një eposi kombëtar

… duke qenë njëkohësisht në një farë kuptimi edhe një eposballkanik. Një dritë jete homerike shkëlqen mbi veprën e tij: si nëdukje të zanave që u përngjajnë Dianës e Atenës
Gjergj Fishta është bërë sidomos me Lahutën e Malcisë përfaqësuesi më i parë i literaturës së sotme shqiptare.

Eqerem Çabej
” Lahuta e Fishtës çfaq ndjesitë më të thella dhe karakteristikat me të kristalizuara që i ruajti raca shqiptare përmes shekujve plot shtrëngata…Shqipëria e tërë përfshihet e dehur nën vargjet e kësaj Lahute, e cila bëhet pronë kombtare, mish e gjak, ndjenjë e mish i përbashkët”.

Sterio Spase
“Si vetimë u përhap an’ e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t’onë Kombëtar, At Gjergj Fishtës dhe e mahnitun mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të “Lahutës së Malcisë” që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fisit tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës “Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e “Lahutës”, odet dhe elegjitë e “Mrizit të Zanave” e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavrimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësue nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj“

Aleksandër Xhuvani (Fjala e tij ne varrimin e Fishtës)
“ Fishta është elefant i mbuluar nga pluhri gjatë regjimit komunist”

Petro Marko
“Lahuta Malsisë” një vepër për analfabetët, për çobanët, për ambientet pastorale, për antishqiptarët, proitalian, për zyrtarët, që nuk u pononte truri për me gjetë thelbin e saj monstruoz. Siç ndodhte shpesh me krijimet që kanë vulën e nacionalizmit, vepra e Fishtës, e sidomos “Lahuta Malsisë”, fitoi një popullaritet të veçantë, qoftë me rrethet zyrtare, sidomos ato proitaliane e më pas kuislinge, qoftë me shtresa të prapambetura e disa herë analfabetë të popullsisë, të cilat nuk ishin në gjëndje të kapnin thelbin e saj, por e shihnin ate pjesërisht si një zinxhir episodesh.

Veprës së Fishtës, sidomos “Lahutës së Malsisë” i u ngrit një kult e iu u bë një reklamë e tillë , saqë rrezikonte ta kthente në një gur varri sa ti merrte frymën gjithë letërsisë shqipe.”/Konica/

Categories
Kulture Kuriozitete

Ushqimet që sjellin fat në mbarë botën për Vitin e Ri

Gjethet jeshile si kokërrat e fasules, petët që sjellin jetëgjatësi, ëmbëlsirat e rrumbullakëta me rrethin që simbolizojnë përfundimin dhe shumë të tjera.

Nuk është rastësi që njerëzve u pëlqen të kenë fat në natën e Vitit të Ri. Të gjithë i thonë lamtumirë vitit të vjetër me shpresën se i riu do të jetë edhe më i mirë dhe për ta bërë këtë, vendosin ushqimin në tryezën e festave me dorën e tyre. Le të shohim disa nga më të njohurat në mbarë botën:

Gjethet jeshile dhe sallatat

Perimet jeshile duken si para. Kjo është arsyeja pse ato janë me bollëk në tasat e mëdhenj në tryezën festive.

Fasule

Fasulet, si gjethet jeshile, simbolizojnë paranë, sepse ato janë paralele me monedhat. Sa herë nuk keni luajtur letra bastesh?

Rrushi

Në natën e Vitit të Ri, meksikanët hanë një rrush për çdo muaj të vitit të ardhshëm. Nëse ndonjë prej tyre është shumë i thartë ose i hidhur, atëherë ata vërejnë se këtë muaj do të kenë një problem.

Fiqtë

Fiqtë në Amerikën e Jugut simbolizojnë pjellorinë. Kështu çdo vit ata hyjnë në tryezën festive në një sallatë ose të gatuar me mish derri.

Mish derri

Derrat janë një nga simbolet me fat të Vitit të Ri në Jugun Amerikan pasi janë të rrumbullakët. Së bashku me zarzavatet dhe fasulet, kombinohet në një pjatë të quajtur “Hoppin” dhe sigurisht që ka të bëjë me shpresën për vitin e ri.

Petë, spageti

Për shkak se janë larg, konsiderohen simbole të jetëgjatësisë, si në Evropë ashtu edhe në Azi. Kanë një jetëgjatësi të gjatë si ushqim dhe ia kalojnë atij që i ha. Elbi simbolizon bollëkun. Mundohuni të “thithni” spagetin, petët apo petët pa u thyer.

Ëmbëlsira të rrumbullakëta

Byreku ynë mbretëror, si dhe unazat e rrumbullakëta në formë unaze, konsiderohen si sharm për vitin e ri, pasi rrethi mbyllet dhe simbolizon përfundimin.

Peshku

Konsiderohet si një ushqim me fat, sepse vijat në mishin e tij duken si monedha të grumbulluara. Ata gjithashtu vijnë nga deti që simbolizon bollëkun.

Misër

Misri me ngjyrën e tij të ndritshme tradicionalisht simbolizon arin. Në shumë vende (Paraguaj – Ballkan) bëjnë bukë misri, e cila pasurohet me kokrra të plota misri, sidomos në natën e ndërrimit të viteve.

Bajame

Në Danimarkë shërbejnë puding orizi me bajame të grira (risalamande), përveç njërit që lihet i plotë. E gjithë bajame është diçka si monedha “jonë”./abcnews.al/

Categories
Kulture

Ami ndan videon e ëmbël familjare: Ditë edhe më të mira

Amarda Toska ka postuar pak më parë në Instagram një video shumë të ëmbël. Ajo ka zgjedhur t’i urojë të gjithë përmes pamjeve të ngrohta familjare.

Vihet re që në video përveç Ermalit dhe Amit shfaqen shumë të lumtur dhe dy fëmijët e tyre, Joeli dhe Sia.

Vëmendje ka marrë edhe arredimi plot drita dhe ngjyra i shtëpisë.

“Nje nate para mbylljes se ketij viti, uroj per te gjithe ju miq qe te keni dite edhe me te mira, zemra te gezuara, familje te bashkuara, shume deshira dhe qellime per tu realizuar ne 2022!
Gezuar nga familja jone!”, ka shkruar Ami krahas videos së bukur./abcnews.al/

https://www.instagram.com/p/CYHvu4Nqely/?utm_source=ig_embed&ig_rid=459ae3d7-75f6-4203-a669-869f27ad0da1

Categories
Kulture

Nuk flasin gjuhën tonë, këngëtarët nga Rumania këndojnë muzikën e vjetër shqipe

Florentina Barbu, Ramy Fares dhe Daniel Bertesteanu janë një treshe muzikore nga Rumania dhe Egjipti, që po korrin sukses me këngën shqiptare.

Ata janë bashkuar dhe performojnë muzikën e vjetër shqiptare, duke i dhuruar shumë emocione.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, treshja treguan eksperiencën e tyre dhe dëshirën që kanë për të ardhur në Shqipëri.

“Një mik i imi më njoftoj se po kërkonte dikë që të këndonte këngë shqiptare. Më pas duhej dikush për kitarë dhe i thash Danielit. Më vonë, na u shtua dhe Remi.

Unë kuptoj çdo këngë që këndoj, sepse kam pasur ndihmën e një profesori në universitet dhe na ka përkthyer. Për mua gjuha shqipe nuk është e vështirë”, tha Florentina.

“Në fakt, unë bëj harmonitë dhe rregullimet e ndryshme në kohë”, u shpreh Danieli.

“Kënga ime e preferuar është ‘Bilbili’, të gjithë e dinë atë. Mendoj erdhi te zemra ime dhe ndikoj te ne. Unë nuk jam nga Rumania, jam nga Egjipti”, tha Rami.

“Është një zonjë e moshuar, më duket se ka vdekur dhe nuk e mbaj mend emrin e saj. Nexhmije Pagarusha, interpretimet e saj janë të mrekullueshme”, shtoi Florentina./abcnews.al/

Categories
Kulture

Tupja: Shpirti nuk ushqehet me dardha dhe me fiq, por me art

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari Edmond Tupja u shpreh se revoltohet shumë kur dëgjoj fjalën raport në vend të marrëdhënies.

Ai tha se shpirti nuk ushqehet me dardha me fiq, por me art dhe se ky i fundit jep mundësinë që të komunikosh në të gjitha fushat.

Tupja: Unë revoltohem shumë kur dëgjoj fjalën raport në vend të marrëdhënies. Shpirti nuk ushqehet me dardha dhe me fiq, por me art. Arti më jep mundësinë që të komunikoj në të gjitha fushat. Koha ndalohet në një farë mënyre nga artisti.

Unë se kam kuptuar kurrë pse ndahet letërsia nga artet. Për mua muzika është arti i parë. Na ndodh që kur shohim një film zhgënjehemi, pasi kemi pasur një tjetër qasje për personazhin. Të lexuarit të bën të ndihesh gati 100-vjeçar dhe të jetosh me zemër./Oranews/

Categories
Kulture

Viti i Ri 2022 vjen në Zelandën e Re

Viti i Ri 2022 ka nisur xhiron e globit. Toka e parë që prek janë ishujt e vegjël Kiribati në Oqeanin Paqësor. Por Zelanda e Re është vendi i parë që e pret me festime madhështore, në urën e famshme Harbor Brixh të Okllendit.

Megjithatë spektakli tradicional i fishekzjarrëve, këtë vit i ka lënë vendin një spektakli inovativdritash. Shkak janë masat anti-Covid dhe përhapja me ritme të paprecedentë e infektimeve nga varianti i ri Omicron.

Autoritetet synojnë që përmes ndalimit të fishekzjarreve, të shmangin grumbullimet e njerëzve nëpër sheshe. Qeveria neo-zelandeze ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të parë nga televizorët dhe rrjetet sociale spektaklin e dritave.

Në Sidney të Australisë, vendi i radhës që pret Vitin e Ri, pavarësisht kufizimeve të grumbullimeve, nuk e ka ndaluar spektaklin e fishekzjarrëve. Ky spektakël është ndaluar edhe në vendet europiane, por pritet të zhvillohet në metropole të tjera botërore, nga Azia në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan

Categories
Kulture

Ismail Kadare zgjedh bregdetin për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Ja mesazhi që përcjell vajza e tij

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare ka zgjedhur që natën e ndërrimit ta kalojë buzë detit, në zonën e Qerretit.

Ka qenë vajza e tij, Besiana, e cila ka ndarë një foto, ku shfaqet me prindërit dhe u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri.

“Gezuar Vitin e Ri te dashur miq! Na qofte i mbare! Përqafime nga Qerreti. Happy Neë Year dear friends! Hugs from Qerret, Albania “, ka shkruar Besiana Kadare në shqip dhe anglisht.

Kujtojmë që Besiana Kadare ka qenë ambasadore e Shqipërisë në OKB, ndërsa për herë të parë është zgjedhur në postin e Zv/Presidentes së sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme./Panorama/

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Hafiz Ali Korça përkujtohet në 65 vjetorin e ndarjes nga jeta

Hafiz Ali Korça është poet i njohur. Hafiz Ali Korça lindi në Korçë, më 5 prill 1873 dhe vdiq në Kavajë, më 31 dhjetor 1956.

Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. E gjejmë pjesëtarë në Komisinë Shqyp në Shkodër. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”. Hfz. Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës.
Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen:
Mevludi (1900).

“303 fjalë të Imam Aliut” (Botuar në Korçë më 1910).
“Historia e shenjtë dhe të katër halifetë” (Botuar në Tiranë më 1931, fq.288).
“Jusufi me Zelihanë” (Botuar në Elbasan më 1923).

“Gjylistani”, përkthim nga Saadiu, (1918).
“Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë”, poezi, (Botuar në Tiranë më 1944).
“Tefsiri i Kur’anit”, (mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatë viteve 1920-1924.

“Rubaijjati Khajjam”(Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë).

Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si :
“Abetare shqip” (1910).
“Fe Rrëfenjësi, morali” (1914).
“Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime”, (1916).

Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh. Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si “Gjylistani”, “Rubairat” si dhe “Jusufi me Zelihane”, i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj.

Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame

Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj. Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.
Mësues në Mësonjëtoren e Parë Shqipe të Korçës
Pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës
Këshilltar dhe Drejtor i Përgjithshëm në Qeverinë e përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali (1914)
Pjesëmarrës në Komisia Letrare Shqipe në Shkodër(1916-1918)
Drejtor i Arsimit për Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin(1916)

Thenieve te tij me te spikatura:

-O Mëmëz o halle-madhe ç’gjëmë e zezë të ka zënë Bijt ‘e tu s’mentohen fare rrugëvet të kanë lënë Të pamëshirçmit s’të shohin , nuk kujdesen për ty fare Të kanë lënë të shkretë, xhveshur,zbathur e pa ngrënë.

Hafiz Ali Korça.

-Për Shqipërinë u perpoqa sa flijova jetën time nuk tregohet se sa hoqa se shteti mi njihte krime.

(Hafiz Ali Korça në kryeveprën e tij 7 ënderrat e Shqipërisë)

-Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa Ndër këmbë’ u muar e shenjta besa, Xhami e kish s’lan’ i rrënuan, E kësi punësh djajt i shënuan, Priftërinjtë e hoxhët si kec i grinë, Inteligjentët në dhet i shtrinë.

Hafiz Ali Korça “Bolshevizma çkatarimi i njerëzimit

-Nuk duhet të mbushim, gjuhën tonë ëngjëllore, me gjëmba e me ferra që nuk i qërojmë dot më vonë/Naishtedikur.com/

Categories
Histori Personalitete

Si e pasqyroi “Corriere della sera” vdekjen e kolosit shqiptar At Gjergj Fishta

Lajmi për vdekjen e poetit kombëtar At Gjergj Fishta më 30 dhjetor 1940, u raportua të nesërmen (31 dhjetor 1940) edhe në Itali nga gazeta “Corriere della Sera”:

Ja çfarë shkruante gazeta italiane për ikjen e poetit të madh:

“Vdekja e Gjergj Fishtës, poetit kombëtar shqiptar Romë 30 dhjetor.

Mbërriti nga Shkodra lajmi se aty pas një ataku kardiak vdiq sot në mëngjes At Gjergj Fishta, i Urdhrit të Fretërve minori, një akademik i Italisë dhe studiues i shquar shqiptar.

Fishta, i lindur në afërsi të Shkodrës më 1871 ishte poeti i madh kombëtar shqiptar. Pas hyrjes në Urdhrin Franceskan, kreu studimet kishtare në Bosnje dhe u kthye në vendlindje pasi mori urdhrat e priftërinjve.

Në Shkodër themeloi shkollën françeskane dhe filloi botimin e periodikut Hylli i Dritës. Janë të shumta botimet kulturore e letrare, të cilave Ati u dha jetë dhe zhvillim.

Poemat, kompozimet dramatike dhe shkrimet e tij që u shkruan që në fillim në mënyrë të tillë që t’i jepnin shtysë zgjimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Si drejtor i shkollave publike të Françeskanëve në Shkodër, ai futi në to mësimin e gjuhës kombëtare në vitin 1902, kur ishte rreptësisht e ndaluar nga qeveria osmane. Kur, pas dhënies së kushtetutës turke në korrik 1908, shqiptarët, të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në atë revolucion, donin të mblidhnin forcat e tyre intelektuale dhe t’i gruponin në një mirëkuptim të përbashkët vështirësia e parë që duhej kapërcyer ishte arritja e unifikimit të alfabetit. At Fishta mori pjesë në kongresin shqiptar me qëllim që të miratonte një alfabet të unifikuar për Shqipërinë Pasi u bë një nga eksponentët kryesorë të Rilindjes Shqiptare ai mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris dhe më pas u emërua zëvendës e më pas kryetar i Dhomës.

Mik i sinqertë i Italisë, dhe në shenjë mirënjohje për meritat ndaj Kombit të tij dhe për vlerën e publikimeve të tij majin e kaluar u ftua që të bëhet pjesë e Akademisë Italiane. Ndër botimet e shumta të At Gjergj Fishtës më të rëndësishme ato poetiket, të frymëzuara kryesisht nga legjendat shqiptare dhe që priren mbi të gjitha të theksojnë ndjenjën kombëtare. Përveç një poeme të ndarë në 30 këngë me titullin Lahuta e Malcis ai shkroi himne të shenjta, lirika të larmishme dhe satira me karakter politik.

Luigi Federzont u sigurua që Akademia e Italisë të përfaqësohet në varrim dhe u dërgoi telegrame ngushëllimi familjes, Kryeministrit Shqiptar, Ministrit të Arsimit etërve Françeskanë dhe presidentit të Institutit Skënderbej të Tiranës, pjesë e së cilit ishte At Gjergj Fishta”.

Materiali kortezi e Adela Kolea. Përktheu dhe përshtati ‘Diaspora Shqiptare’./Diaspora Shqiptare/

Categories
Kulture

Bota e Igli Mezinit

Igli Mezini është një balerin profesionist nga Tirana, ku për herë të parë e zbuloi dashurinë për artin skenik që në moshë të vogël, ende pa hyrë në klasën e parë. “Prindërit e mi donin që të kisha një aktivitet tjetër jashtë shkollës, kjo do të shmangte kohën e lirë që kisha pas shkolle, dhe sa më pak kohë të lirë të kisha aq më pak do të “rrija rrugëve”.

Ndërsa familjaret ose miqtë i këshillonin prindërit e mi për çdo aktivitet të mundshëm që mund të bëja në kohën time të lirë, kërkimi i tyre pushoi te arti. Ne pamë një balerinë të buzëqeshur në TV, të veshur me rroba shumëngjyrëshe dhe me drita kamerash mbi të, dhe aty filloi gjithçka.”

Që ky moment nis rrugëtimi i Mezinit, fillimisht duke studiuar në Shkollën Kombëtare të Baletit të Shqipërisë, duke mësuar të zhvillojë talentin e tij, duke e bërë atë një figurë të shquar në botën e kërcimit. “Për karrierën time gjërat janë vazhdimësi e asaj që kam filluar kur kam qenë i vogël. Me kujdes, disiplinë dhe punë të palodhur jam përpjekur të rrezikoj dhe të mos kem frikë nga gjërat që duken edhe më të mëdha se unë.”

Që nga diplomimi i tij, puna e palodhur dhe disiplina e Mezinit e kanë çuar atë të punojë me sukses si balerin solist në të gjithë Evropën, për kompani si “Cannes Jeune” dhe “Balet Preljocaj” në Francë, “Hessisches Staatstheater” në Gjermani dhe Teatri “Compagnie Linga” dhe “Tanz Luzerner” në Zvicër. Mezini gjithashtu ka hyrë në botën e filmit me performancën në ceremoninë e hapjes së “The Great Gatsby” të Baz Luhrmann (2013) në Festivalin e Filmit në Kanë dhe duke u paraqitur në filmin e shkurtër “The Key” të 2019 nga Celine Tricart. Aktualisht është anëtar i trupës në Teatrin e Lucernit në Zvicër.

“Vallëzimi është bërë pjesë e jetës. Kërcimi dhe arti e kanë bërë gjithçka më të bukur. Më shumë ngjyra dhe më emocionale. Gjithçka që ndodh në botë është një arsye shumë e fortë për t’u frymëzuar, për të bërtitur përmes trupit tuaj, për të thënë me gjithçka që kemi atë që ndjejmë. Vallëzimi përveçse fizik është shumë i fuqishëm si ndjenjë.

Nga Alissa Xhixhabesi shkrimtare dhe regjisore shqiptaro-amerikane, e cila studion Media dhe Film në The New School në New York, NY./Diaspora Shqiptare/

error: Content is protected !!