Categories
Histori Kulture Kuriozitete

“Hyjnesha në fron”, simboli i Prishtinës

Hyjnesha në fron është një statujë e vogël, figurinë terrakote e gjetur në vendin e mullirit e njohur si Tjerrtorja pranë Prishtinës, Kosovë, në vitin 1956. Figura e gjelbër e terrakotës është një mostër e ruajtur mirë e kulturës së vogël neolitike (18.5 cm e lartë), e katër mijëvjeçarëve para Krishtit në kulturën e Turdës në Kosovë e njohur edhe si kultura e Vinçës ose kultura Turda-Vinça).

“Hyjnesha në Fron” është një artefakt i cili daton që nga koha e gurit që në histori njihet si neolit, emërtimi i së cilit rrjedh nga gjuha greke :neo- e re, Lifos-gurë. Përdorimi i madh i gurit ka bërë që kjo periudhë të merr këtë emërtim. Megjithëse daton që nga kjo kohë, gjurmimet arkeologjike janë bërë në vitet ’50.

Gjithashtu Hyjnesha në Fron është vendosur të jetë simboli i Prishtinës, por edhe i identitetit të trashëgimisë kulturore për shkak të madhështisë së saj. Sipas arkeologut të Institutit Arkeologjik të Kosovës, Luan Gashi, arsyeja e vendosjes së Hyjneshës si simbol, qëndron në atë se kjo figurinë është më e kompletuara që është gjetur.

“Hyjnesha në Fron” e cila konsiderohet si mbretëreshë dardane, në fakt nuk ka të bëjë asgjë me të. Profesori i Historisë në Fakultetin Filozofik, Arben Hajdari ka thënë se është gabim fillestar të thuhet se Hyjnesha në Fron është mbretëreshë dardane pasi në kohën e neolitit nuk mund të flasim për etni.

Ndër të tjera ai ka thënë që jo detyrimisht gjetja e saj në këtë territor tregon që ka të bëjë me Dardaninë. Ky ekzemplar i veçantë ngrit dilemën se a është mashkull apo femër. Gjoksi i saj i rrafshët vë një pikëpyetje, mirëpo, kjo temë është trajtuar në librin, “Hyjnesha Dardane” e Edi Shukri-ut, në të cilën vërtetohet se është femër.

“Labirinti i gërricur në barkun sapo të fryrë e mënjanon këtë dilemë dhe, njëkohësisht shtron çështjen e paraqitjes së dualizmit gjinor, si një fazë më e avancuar dhe që shfaqet me nismën e veprimtarive xehtare.

Ky labirint poashtu simbolizon mitrën, si qendër e krijimit të jetës, gjithnjë në ndërlidhje me diellin e plotfuqishëm, që duket si simbol në qafore”. Sipas disa studiuesve, karakteristikat femërore të gjetura te këto monumente të kohës së neolitit, janë dëshmi e dominimit të matriarkatit, e cila është faza e sundimit të grave, e që ka qenë dominuese në atë periudhë./Fjala.al/

Categories
Kulture

I bie çiftelisë dhe kitarës, murgesha shqiptare që jeton në Gjermani: Ndihem krenare, më kujton vendlindjen

Edit Luljeta Krasniqi, murgesha shqiptare që jeton në Gjermani është e apasionuar pas këngës dhe instrumenteve muzikore. Prej shumë vitesh i bie çiftelisë dhe kitarës. Madje, ka krijuar një kanal në Youtube ku tregon për të tjerët pasionin e saj. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se si nisi të luajë me instrumente muzikore.

Gjatë lidhjes me Skype, ajo tregoi se nuk e kishte menduar se do të merrje këtë vëmendje të madhe mediatike. Siç theksoi motër Luljeta, kjo gjë nuk e bën të ndihet keq, por përkundrazi, ndihet krenare pasi promovon vlerat shqiptare. Më tej, ajo tha gjithashtu se njerëzit janë kuriozë për faktin se një murgeshë i është përkushtuar instrumenteve dhe muzikës.

“E kam pasur gjithmonë qejf çiftelinë ndërsa kitarën e kam mësuar në një shkollë për muzikë. Qëllimi i mësimit të kitarës ka qenë për në kishë. Çiftelia ka qenë një instrument që më ka pëlqyer gjithë jetën. Para luftës kemi dëgjuar shumë këngë me çifteli dhe më ka lënë gjithmonë përshtypje. Kur isha 17-vjeç kam nisur të mësoj, por jo që e zotëroj. Kur i bie çiftelisë më rikthen mbrapa, më bën me kujtuar vendin dhe popullin tim.“, tregoi ajo./abcnews.al/

Categories
Kulture

Humbi këmbën kur ishte 3 vjeç, historia e jashtëzakonshme e djalit që e ktheu dhimbjen në forcë

Edhe pse 9-vjeç, Ariseldo Silo është përballur me shumë sfida. Ishte 3 -vjeç kur humbi këmbën teksa ndodhej me të atin në arën ku punonte. 9-vjeçari ishte i ftuar me nënën e tij, Armela dhe ortopedin që e ka ndihmuar, Juxhin Mitrollari në studion e “Abc-së së mëngjesit”, ku tregoi vetë me detaje incidentin e asaj dite.

Ajo që është e jashtëzakonshme është fakti se Ariseldi, edhe pse një fëmijë, e ktheu dhimbjen në forcë. Nëna e tij, Armela, tregoi gjithashtu se kishte qenë vetë Ariseldi që ishte munduar t’i inkurajonte ata për të gjithë atë që kanë kaluar.

“Nuk mund ta shpjegoj tronditjen, është e jashtëzakonshme, dhimbje, ndjesi faji por që djali është forca jonë. Dhe në spital nuk është ankuar, nuk tha pse, nuk thoshte asgjë. Kur më shikonte duke qarë, mendohesha të mos shprehesha në sy të tij, më thoshte çfarë ke që je mërzitur, nuk ka asgjë, vrapoj po, loz po, më motivonte që nuk ka gjë jeta vazhdon, djali nuk e pati problem psikologjikisht që të thoshte se jam ndryshe, këtë ma jepte dhe mua. Kjo gjë nuk e ka penguar as në shoqëri, as në shkollë.“, tregoi e ëma.

Ortopedi Mitrollari shpjegoi se Ariseldi është përshtatur shumë mirë dhe arrin të bëjë çdo gjë si një fëmijë normal. Ai shpjegoi gjithashtu se “Çdo vit duhet t’i bëjmë një protezë të re sepse këmba është në rritje dhe shfaq probleme. Në rastet e prerjeve kemi teknika që ai të mund të kryejë çdo gjë pa dhimbje.”, tha ortopedi./abcnews.al/

Categories
Kulture

Mediat greke për ndarjen nga jeta të aktorit shqiptar: Kishte shumë premisa

Aktori me origjinë shqiptare, Panos Natsis humbi jetën 2 ditë më parë në Greqi, për shkak të një aksi denti automobilistik që i ndodhi. I riu, me shumë premisa në aktrim, festoi ditëlindjen me 3 Janar dhe bëri udhëtimin e tij të fundit më 4 Janar, në Meteora. Aksi denti fa tal erdhi në fazën më të mirë të jetës së tij, shkruajnë mediat greke.

‘Në jetën e tij profesionale gjërat nuk mund të kishin shkuar më mirë pasi ai sapo kishte përfunduar xhirimet për serialin e ri televiziv të George Kapoutzidis ” Drama “. Duke besuar shumë tek ai dhe tek talenti i tij, aktori, skenaristi dhe regjisori i njohur i besoi atij rolin kryesor të Odiseut, heroit qendror që kthehet në atdheun e tij të veçantë për të gjetur veten dhe për të ripërcaktuar jetën e tij. Marrëdhënia artistike mes tyre ishte lidhur për mirë tashmë pas bashkëpunimit të tyre të parë në veprën e mëparshme televizive të Kapoutzidis, ” Ethniki Hellados “, por edhe shfaqjen ““ Kushdo që dëshiron të divorcohet të ngrejë dorën ”, e cila u prezantua këtë dimër për të tretin sezon radhazi, me shumë sukses.’– shkruajnë në artikull mediat.

Fati nuk ishte në anën e tij! I riu humbi jetën të shtunën në mëngjes, duke u kthyer me motorin e tij nga shtëpia e shoqes dhe koleges së tij Alexandra Tavoularis. Ai u përplas nga një kamion që po kalonte, duke e lënë të vdekur në vend./JavaNews/

Categories
Histori Personalitete

Zef De Rada dhe pesha e një mbiemri të madh

Zef De Rada do të duhej të punonte shumë për të treguar që ishte në lartësinë e të atit të tij Jeronim De Rada, e megjithatë pesha e mbiemrit që mbante do ta përndiqte gjithmonë. Në vitin 1871 boto veprën e tij më të rëndësishme “Gramatikën e gjuhës shqipe”, me këtë vepër tërhoqi vëmendjen e shumë studiuesve dhe albanologëve të huaj, ndonëse duke u nisur nga stili dhe thellësia e mendimit kjo vepër mendohet të jetë shkruar nga i ati, Jeronim De Rada.

Zef De Rada botoi edhe disa poezi, në të cilat mbizotëron motivi i dashurisë. Gjithashtu botoi një cikël epistolar, si dhe një përrallë interesante shqiptare (“Përralez dhe arbëreshe”) si dhe një biografi skicë me titull “Gjella dhe Skënderbekut zëmer e madhe”.

Ai lindi 31 janar të vitit 1862, në Macchia Albanese (Maqi) dhe studioi në shkollat e mesme të San Demetrio Corone (Shën Mitri) dhe Corigliano Calabro-s.

U nda nga jeta në nëntor të vitit 1883. Shkrimet e tij, të ruajtura nga i biri, u transliteruan dhe u përkthyen në italisht nga Vincenzo Selvaggi (Giuseppe De Rada, Opere, Editrice MIT, Cosenza 1965)./Diaspora Shqiptare/

Categories
Kulture

Dua Lipa vë bast për filmin “Zgjoi”: Do të fitojë çmimin “Oscar”

Faqja zyrtare e filmit “Zgjoi” në Instagram ka shpërndarë një postim të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, në të cilin tregon sërish mbështetjen për filmin.

Kjo përkrahje vjen pasi Kosova është futur për herë të parë në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars 2022”.

Derisa ka nisur procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, promovimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale nisur nga personazhet e njohur e deri tek qytetarët e thjeshtë.

https://www.instagram.com/p/CZZhpAlIl-A/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8e0a3f06-3a3f-4135-845d-f9c05ec34334

Më poshtë është postimi i plotë të Duas:

“Zgjoi është një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar.

Flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.

Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli është një frymëzim. ZGJOI mori shumë çmime në Sundance dhe bast im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj”./abcnews.al/

Categories
Kulture

Ndër bekimet më të mëdha të jetës, familja. Ia vlen ta lexoni!

Jeta sigurisht ka të mirat dhe të këqijat e saj, por ndonjëherë rutina “na rrëmben” aq shumë, saqë mendojmë vetëm gjërat vështira. Mërzitemi ndonjëherë për gjëra të kota, duke harruar se sa shumë gjëra të bukura kemi që na rrethojnë. Harrojmë të jemi mirënjohës për to.

Është bekim të kesh një familje afër, me persona që të duan dhe i do. Sigurisht, është bekim akoma më i madh që ata të jenë mirë, pasi nëse një familjar është i sëmurë, kuptohet që është gjithë familja e sëmurë. Jini mirënjohës për këtë gjë.

Është bekim të kesh një punë, pasi të gjithë e dimë se sa e vështirë është të gjesh një punë në ditët e sotme, dhe se sa e pamundur është t’ia dalësh pa një rrogë mujore deri në fund të muajit. Jini mirënjohës dhe bëni më të mirën në punën që keni. Nëse nuk ju pëlqen, ndryshojeni, ama jepni maksimumin në punën aktuale, derisa ta ndërroni atë. Mendoni që në atë punë keni hequr për ditë të tëra shumë prej shpenzimeve tuaja, mos u tregoni mosmirënjohës.

Është bëkim të kesh një çati mbi krye. Nuk ka gjë më të rëndësishme se shtëpia dhe këtë e kemi kuptuar të gjithë pas një dite të lodhshme pune, kur duam të kthehemi në shtëpi e të qetësohemi. Mendoni pak sa e vështirë është për shumë të pastrehë, se si ia dalin në ditët e ftohta të dimrit dhe në kushte të papërshtatshme jetese. Jini mirënjohës, pasi është vërtet bekim të kesh një shtëpi ku të futesh në fund të ditës.

Është bekim edhe të kesh ushqim në shtëpi. Falenderojeni Zotin që ju ka dhënë shëndet juve që punoni, apo familjarëve tuaj që mund t’ju ushqejnë në rast se jeni të papunë. Ushqimi është gjëja më e rëndësishme, pasi pa ushqim nuk jetohet, ndaj qëndroni mirënjohës atyre që ju ushqejnë. Nëse jeni në një punë, e ritheksojmë sërish të jepni maksimumin tuaj, pasi ju duhen të ardhurat për t’u ushqyer.

Është bekim edhe të kesh shëndet. Pa të nuk je i lumtur. Nuk mund ta shijosh asgjë të jetës, nëse nuk ndihesh mirë, apo nëse sheh që personat e tu të dashur të qëndrojnë pranë, por të trishtuar se ti nuk je mirë. Ji falenderues për çdo ditë që kalon dhe nuk ke shqetësime, pasi ndonjëherë rëndësinë e shëndetit e kuptojmë kur sëmuremi, dhe kjo gjë nuk është e drejtë./Bota.al/

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Kujtojmë sot me nderim në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta këngëtaren e mirënjohur Violeta Simoni (1942 – 2013)

Violeta Simoni është këngëtare e njohur. Këngëtarja Violeta Simoni lindi më 10 tetor 1942 në kryeqytet. Ajo që në moshë të re u angazhua në veprimtari artistike që lidheshin me muzikën dhe aktrimin. Pasi mbaroi Liceun Artistik, ajo punoi si mësuese muzike, ndërsa paraqitja e saj e parë skenike ishte pjesëmarrja në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në 1962-shin.

Ajo u përfaqësua në këtë aktivitet me këngën “Mos më qorto” ku arriti të marrtë çmimin e tretë. Violeta Simoni e vazhdoi më pas karrierën e saj si këngëtare profesioniste në Estradën e Tiranës. Gjatë kësaj kohe, ajo realizoi duete të ndryshme muzikore me Pavlina Nikajn, Arta Babaramon dhe Tonin Tërshanën. Në repertorin e saj numërohen disa këngë, mes të cilave “Lumturi”, e kënduar me Ylber Gimjanin, “Erdha”, “Kitara partizane” etj.

Tonin Tërshana & Violeta Simoni

Për herë të fundit në publik, këngëtarja Violeta Simoni u shfaq në 2012, në dy emisione televizive. Ajo ishte e pranishme në emisionin “Zonë e Lirë” të drejtuar nga gazetari Arjan Çani dhe më pas në emisionin e Rudina Magjistarit, “Takimi i pasdites”. Pavarësisht moshës së saj dhe aktivitetit artistik të zhvilluar para viteve 1990, këngëtarja Violeta Simoni njihej si një personazh mendjehapur. Në edicionin e fundit televiziv ku ajo është shfaqur, rrëfimi i saj lidhej me një tatuazh që ajo kishte bërë në trup, edhe pse ishte në moshën 69-vjeçare.

Gjatë viteve të fundit, edhe për shkak të gjendjes fizike, Violeta Simoni ishte tërhequr nga jeta artistike. Ndërkaq, gjatë vitit 2012 ajo ka qenë aktive në dhënien e intervistave në media të ndryshme në lidhje me aktivitetin e saj, duke vënë theksin te koha ku ka qenë pjesë e Estradës së Tiranës.

Ajo u nda nga jeta më 1 shkurt 2013 në Tiranë në moshën 71 vjeçare

https://www.youtube.com/watch?v=z6LEjxGxYn4

Categories
Art Kulture Personalitete

Aktori Viktor Çaro feston 69 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra jetë të gjatë e të lumtur

Viktor Çaro nje emer i njohur jo vetem ne Gjirokaster por ne te gjithe vendin fale angazhimit dhe pjesemarrjeve tij te shumta ne mjaft role teatrale apo kinematografike.

Aktori i njohur perfundoi studimet ne vitet 1970-1974, per mesues Muzike e Vizatimi, diplome e cila do te pasohej me ate te “Aktrimit” te cilen e ka marre pas perfundimit te studimeve prane Institutit te Larte te Arteve ne vitet 1975-1978.

Qe prej asaj periudhe e deri me sot Viktor Çaro ka qene pjese e pandare e realizimeve te ketij institucioni e madje ne vitin 1991 deri ne vitin 1997 eshte emeruar edhe drejtues i tij. Ne karrireren e tij mbi 40 vjecare ai ka realizuar mbi 100 role ne estrade-teater dhe kinematografi, ku ne shumicen e tyre ato kane qene role te para.

Realizimet e tij ne teater do te gjenin si bashkepunues e njeherazi finalizim me emrat e regjisoreve me te medhenj ne vend si: Kadri Rroshi, Pirro Mani, Esat Oktrova, Timo Flloko, Birce Hasko, Gezim Kame, Ndrek Luca, Pjeter Gjoka, Bernard Kokalari, Ilirjan Lluri, Eli Bici, Pirro Qiqi, Vasil Çuklla ndersa ne kinematografi krahas emrave te njohur si: Dhimiter Anagnosti, Viktor Gjika, Kujtim Çashku, Sajmir Kumbaro, Fehmi Oshafi, Ibrahim Muca, Kristaq Mitro, Niko Kanxheri, Eduart Makri, Edmond Budina.

Aktivizimi i tij si nje nga aktoret me te mire te Teatrit “Zihni Sako”shoqerohet dhe me realizimin e mjaft filmave kinematografike si: Goditja, Liri a Vdekje, Dita e pare e emerimit, Dritat e Qytezes, Gracka, Dora e Ngrohte, Maratonomaku, Vitet e Rinise,

Vitet e Vegjelise, Ballkan Pazar, Bektashizmi, e shume te tjere.

Ne teater permendim: Fytyra e dyte, Atje ne Ebro- Guerta, Duke u gdhire viti 1945,
Kufiri i gjakut- Hodo Gravica, Pyesni malet- Majori, Per pak toke dhe nje grua- Ganiu,

Kjo nuk duhet harruar- Beni, “Operacioni”- Keli, “Qyteti i akuzuar”- Shoferi i vincit,
“Pranvere e vonuar”- Gjoleka, “Kalores ne kohe”- Astriti, “Filomena Marturano” -Alfredo,
“Dy krime e gjysem dhe nje bulldog” -Sardi, “Shqetesimet e Anes”- Saimiri,

“Berri mire qe vdiq”- Nokia, Ishte kohe lufte 1986- Nasi, Beselam pse me flijojne- Beselami, Kerkoj shtepine time, Pabesia- Azemi, “Nuk ka te ngopur”-Latifi, “Lagjia e varfer”- Fatmiri, “Perballe vehtes”- Nevzati, Shtepia me dy porta- Harrila, Koka e tjetrit- Majori, “Jashte deres”, Paqe e pergjakur, Pas vdekjes, “Mbroj te verteten”-Gjergji, Kenge djepi e shtirur- Ouli, Erashka- Timoleu, Dredhite e zotit kapter, Te paret dhe te fundit, Emigrantet, Henat e fundme, Genjeshter per genjeshter-Efektiv policie, Nje krevat per tre-Inspektori.

Per interpretimet dhe realizimet e arrira dhe te suksseshme te tij, Viktor Çaro eshte vleresuar me 2 diploma ne Takimet Kombetare te Teatrove si dhe me Titullin “Andon Zako Çajupi”nga Bashkia Gjirokaster.

Categories
Histori Kulture Kuriozitete

Pogradeci gjatë Republikës Autonome të Korçës – nga Ledjan Zeqollari

Pogradeci gjatë Republikës Autonome të Korçës – nga Ledjan Zeqollari

Disa të dhëna për popullsinë e Pogradecit gjatë kohës së Republikës së Korçës.

Të dhënat janë botuar në Paris nga Dhimitër Kolovani në vitin 1919, në librin me titull “La question de Koritza” dhe nëntitull “Çështja e Korçës një çështje nderi për francezët që kanë ngritur flamurin shqiptar në dhjetor 1916”.

Ky libër përmban statistika përsa i përket numrit të popullsisë së Pogradeci, fshatrave të tij, përkatësisë etnike si dhe religjoze. Sipas tij popullsia e përgjithshme është 39 840 banorë, nga këta 3 690 të krishterë dhe 36 150 muslimanë. Gjithashtu theksohet se gjithë popullsia e rajonit i përket nacionalitetit shqiptar.

Libri është pjesë e Arkivit të Bibliotekës së Universitetit të Harvardit./Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!