Categories
Lajme

“Nuk ka festë për ditëlindje”, qytetarja: Për 5 vjetor duhet ta nxjerr vajzën nga shtëpia për ta prishur IMT

Nëse nuk kanë në dorë shkresën e kontratës së shpronësimit nuk tërhiqen nga protestat.

Banorët e lagjeve të Tiranës, shtëpitë e të cilëve shemben nga projektet e ndërtimeve u ulën këmbëkryq mbrëmjen e të shtunës, 12 shkurt, në kryqëzimin e ”5 Majit”.

“Ne protestat do ti vazhdojmë dhe nuk na ndalni dot. Është e drejtë kushtetuese. Nuk duam mëshirë. Po dalim për banesat tona dhe jo për banesat e kryeminstrit, as të bashkisë. Ata kanë banesa mjaftueshëm dhe vijnë dhe prishin banesat tona.”

Policia tentoi ti largojë për të zhbllokuar qarkullimin por pa dobi.

“Të vetmit që duhet të dorëzohen këtu janë kryeministri dhe Veliaj, kush ka bërë aktmarrëveshjen. Kërkojmë banesën, kur dhe ku do të na jepet.”

“Nëse familja ime në një ditë normale do festonte ditëlindjen e vajzës së vogël që mbush 5 vjeç me datë 22, atë ditë duhet ta largojmë nga shtëpia e vet dhe të mirëpresimn IMT për të shka tërruar strehën e tyre”.

Banorët thanë se do të jenë në protestë sërish të hënën dhe nuk do të ndalen derisa të marrin zgjidhje për problemin e tyre./Oranews/

Categories
Histori

“Kadare mbrojti ‘poetët e rinj’ në mbledhjen me Enver Hoxhën, nga akuzat për modernizmat dhe…”- Dëshmia e shkrimtarit, Skifter Këlliçi

Nga Skifter Këlliçi

– Copëza ngjarjesh nga një mbledhje historike, me pjesëmarrjen e diktatorit-

11 korrik i vitit 1961, pra 61 vjet më parë…!

Enver Hoxha, megjithëse nuk ishte njoftuar se do të merrte pjesë, erdhi befas në një takim me inteligjencien e Tiranës, ku u diskutuan edhe probleme shqetësuese që kishin lindur në krijimtarinë poetike shqiptare. Jo vetëm kaq, por, nga dëgjues i vëmendshëm i diskutimeve të poetëve të afirmuar komunistë që kritikonin ashpër poetët e rinj, të cilët kërkonin shtigje dhe mjete të reja shprehëse në krijimtarinë poetike, si dhe dëgjues po kaq i vëmendshëm i përgjigjeve të këtyre të fundit, çuditërisht u bë “gjyqtar” për të vendosur paqe midis tyre. Dhe kjo për arsye që do të dalin në pah në këtë shkrim dossier në disa numra.

Po të njëjtat ngjyrime gjejmë edhe në poezinë erotike të Fatos Arapit, i cili shkruan:

”Miliona dashuri u nisën në takime/

Po ecin përmbi taka të holla, të shpejta/

Dëgjoni trokëllimën e rrëmbyer të tyre/

Nën trokëllimën ritmike të këmbëve të lehta/

Me gëzim të kthjellët, drejt dashurisë rend jeta…”

Pikërisht kjo mënyrë e re, ky stil poetik që befasoi lexuesit në fillim të viteve ‘60-të, nuk u pëlqeu “poetëve të brezit të vjetër”, të cilët shihnin në këto dukuri, “shkarje të dukshme nga traditat e poezisë shqiptare të asaj periudhe”.

Kurse në të vërtetë, duhet të themi se në këtë rast kemi të bëjmë me vazhdimin e traditave më të mira të të poezisë shqipe, duke filluar nga Noli, Poradeci dhe sidomos Migjeni.

Është pikërisht kjo arsyeja që e shtynte asokohe kritikun dhe poetin Drago Siliqi, të botonte në fillim të vitit 1960 një artikull me interes “Në kërkim të së resë”, ku ai, duke trajtuar probleme të poezisë bashkëkohore, shkruante: “Formën në poezi e përbën, në radhë të parë, i gjithë sistemi i sintezës figurative që përdor poeti, për të përgjithësuar tiparet kryesore të fenomenit që pasqyron. Forma, pra, me fjalë të tjera, është mënyra e të shprehurit të përmbajtjes dhe këto dy nocione gjenden gjithmonë të gërshetuara me njëra-tjetrën. Në nocionin e formës hyjnë pastaj edhe gjuha, ritmi, rima, dhe veçoritë tjera stilistike të poetit”.

Ky pohim i drejtorit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” në atë kohë, ishte dhe një afirmim i rrugës që po ndiqnin poetët Kadare, Agolli, Arapi dhe disa të tjerë, dhe, ndonëse jo hapur, një kundërvënie ndaj poetëve të vjetër, të cilët nuk pajtoheshin me këto kahje të reja të poezisë sonë.

Pikërisht në këto rrethana zhvillohej edhe takimi i 11 korrikut të vitit 1961. Kishte ardhur koha e një ballafaqimi të madh midis “poetëve të vjetër” dhe “poetëve te rinj”.

Tashmë mbi ta si gjyqtar, vihej Partia. Ajo dërgonte atje shefin e ideologjisë në Komitetin Qendror, Ramiz Alinë. E nuk mjaftonte kjo, por në atë sallë ku do të mbahej ky takim, shfaqej si papritur e pa kujtuar, edhe vetë Enver Hoxha!

Sulmi i poetëve të vjetër: Andrea Varfi, Llazar Siliqi dhe Luan Qafëzezi

Si prolog i takimit ishte “Diskutim rreth vendimit të Komitetit Qendror të PPSH-së mbi Letërsinë dhe Artet”, (7 qershor 1961), botuar në gazetën “Zëri i Popullit”.

Në këtë diskutim, midis të tjerash shkruhej: “Trajtimi i heronjve pozitivë…! Shkrimtarët të rrojnë sa më afër me popullin. Për këtë qëllim, të përdoren sa më gjerë e me vend lejet krijuese, të shfrytëzohet koha e punës fizike…! Pjesëmarrja në ekipet me afat të gjatë, bashkëpunimi me organet e shtypit…! Është e domosdoshme të shumëfishohen përpjekjet e vetë shkrimtarëve dhe artistëve që të lidhem sa më ngushtë me popullin…, të shkrihen me jetën e popullit”.

Këto ishin pak a shumë disa nga tezat kryesore që përmend Fatos Arapi në librin e tij me mjaft interes, “Kujtohem që jam”, (faqe 63, 1997), të cilit do t’i referohemi disa herë gjatë këtij cikli shkrimesh.

Takimi i 11 korrikut të vitit 1961, u hap me referatin e Ramiz Alisë, sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Duke ritrajtuar tezat e mësipërme, ai u ndal në dukuritë e reja që viheshin re në poezinë shqiptare. “Theksi i referatit’, – nënvizon Fatos Arapi në librin e tij, ‘god iste më tepërt rinjtë”. (faqe 71).

Dhe kur pas këtij referati nisën diskutimet, të parët që e morën fjalën qenë përfaqësuesit më në zë të “poetëve të vjetër”, midis të cilëve edhe komunistë. Kishin marrë edhe më shumë zemër, sepse referati në fjalë u hapte shtigje te reja. Kurse për “poetët e rinj” krijohej një atmosferë e rëndë, aq më tepër, kur në sallë ndodhej vetë Enver Hoxha dhe shumica e anëtarëve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror.

Gjithnjë duke u mbështetur të veprën e Fatos Arapit, “Kur kujtohem që jam”, po paraqes disa fragmente nga diskutimet.

Andrea Varfi: “Të jesh artist i realizmit socialist dhe të ndjekësh në të njëjtën kohë novatorizmin për hir të novatorizmit, është krejt pa kuptim dhe punë e dështuar që në fillim…

Cilësia dhe vetëm cilësia artistike të bën novator dhe origjinal dhe aspak akrobacitë dhe majmunizimet e të huajve. Futuristët, me shokë, deshën të varrosnin çdo gjë të trashëgimit kultural dhe artistik të së kaluarës. Edhe sot izmat e ndryshme që pjell borgjezia imperialiste në kalbëzim, nuk lë gur pa luajtur në kët drejtim…”.

Siç shihet, diskutimi mbarte nota shumë të ashpra dhe kuptohet mirëfilli se u drejtohej vetëm poetëve të rinj, që me prirjet e tyre, sipas Varfit, po vazhdonin madje edhe rrugën e futuristëve.

Llazar Siliqi: “Unë jam i mendimit se ne e kemi një letërsi dhe art novator dhe nuk ka mbet puna që atë ta fillojmë me e krijua sot, pa mohu përpjekjet e ma tejshme që ne të gjithë duhet të bëjmë për ta çue edhe ma përpara letërsinë dhe artin tonë novator…!

Karakteri novator kuptohet disa herë, nga njena anë si ndryshim, ose ma saktë si thyemje e formës dhe, nga ana tjetër, novatorizmi dhe fryma e kohës kontestohet atje ku ka fjalë të reja si asfalt, najlon dhe tematikë ndërkombëtare. Mendoj se edhe kërkimi i tepruem i figurave dhe ngarkimi me figura, kur kjo shndërrohet në një kërkesë të domosdoshme për çdo varg, mund të çojë në rrugë jo të drejtë dhe mund ta bajë të vështirë kuptimin nga lexuesi”.

Por shumë më i ashpër qe në diskutimin e tij poeti Luan

Qafëzezi, i cili, ndër të tjera theksoi: “Në vitet 1960-‘61, vargjet e lira filluan të duken përsëri në shtypin tonë të përditshëm dhe periodik, por këtë herë me një formë të re, më me pretendime, duke dashur të thyejnë të gjitha normat tradicionale të metrikës sonë nën pretekstin e një farë “novatorizmi”…!

Përdorimi i vargjeve të lira nga disa poetë, nuk duhet shikuar si një çështje thjeshtësisht formale, si një çështje teknike dhe pa rëndësi. Përkundrazi, kur përdoret pa kriter, duhet parë si fenomen negativ dhe, në qoftë se nuk frenohet me kohë, mund t’i sjellë dëme poezisë sonë. Edhe disa dëme ia ka sjellë që tani. Ne prapa këtij “modernizimi”shikojmë një një god itje që i bëhet esencës kombëtare të poezisë sonë. Thjesht, në këtë lloj poezie gjen mjegullime, pa qartësira, përçartje dhe figura ekstravagante.

Tema e saj kryesore është tema ndërkombëtare, shekulli i 20-të, kozmosi e të tjera, duke u larguar kështu nga jeta shqiptare e përditshme, nga problemet që preokupojnë Partinë në mënyrë direkte. (F. Arapi, vepër e cituar , faqe 73-74-75).

Pa qenë nevoja të zgjatemi, shihet qartë se diskutimet e poetëve të mësipërm qenë tendencioze, madje edhe të m’veshura me një farë ligësie. Me një fjalë, ata mohonin tërësisht poezinë e kolegëve të tyre të rinj. Për më tepër, këtë e bënin para vetë Enver Hoxhës, të bindur që ai do t’u jepte plotësisht të drejtë.

Tani e kishin radhën “poetët e rinj”. Duhej jo vetëm të mbroheshin, por edhe të kundërsulmonin, sepse, në fakt, mbrojtja më e mirë në të tilla raste, është sulmi. Ishte e rrezikshme, por edhe e domosdoshme.

3

Dhe kështu ndodhi…

Mbrohen dhe kundërsulmojnë: Kadare, Arapi, mungon Agolli!

“Seanca e para ditës mbaroi. Salla u boshatis dhe unë po rrija i vetëm dhe i dëshpëruar ende në karrige. Parandjeva rrezikun që u kërcënohej të rinjve. Andrea Varfi, Llazar Siliqi dhe Luan Qafzezi, kishin thënë aq, por ishte e natyrshme që nënteksti dhe çfarë lexohej midis radhëve të shkruara, ishte akoma shumë i rëndë”.

Kështu shkruan Fatos Arapi në librin e tij “Kur kujtohem që jam” (faqe 75). Më tutje vazhdon:

“E mori dreqi këtë punë”, – mallkova veten nëpër dhëmbë dhe u çova të dilja jashtë. Në krye të sallës bisedonin midis tyre më zë të ulët Nexhmia Hoxha dhe Fiqrete Shehu…! Atëherë Nexhmia më tha: “A do të diskutosh, Fatos”? “Jo, – iu përgjigja i dëshpëruar”. “Pse’? – pyeti Nexhmia. – Partia ka nevojë të dëgjojë fjalën tuaj”. (Kështu tha “tuaj”, që nënkuptonte: “Partia ka nevojë të dëgjojë fjalën e të rinjve”, (faqe 76).

Më pas Arapi rrëfen se si u takua me Ismail Kadarenë e Dhori Qiriazin dhe se si, duke ngrënë drekë në një restorant të Tiranës, vendosën që dy të parët të diskutonin në seancën e pasdites të kësaj mbledhjeje, që ishte edhe seanca e fundit. Fatos Arapi, kujton se Agolli nuk ishte në mbledhje. Flitej se kishte shkuar në Durrës. Megjithatë, siç do ta shohim, do të thoshte fjalën e tij në artikullin “Traditë, natyrisht, por jo shtampë”, (Gazeta “Drita”, 27 gusht 1961).

Po rendis më poshtë disa fragmente nga diskutimet e poetëve në fjalë, që, ndonëse të rinj në moshë, ditën, jo vetëm të mbronin veten, por të hidhnin poshtë me argumente të matura dhe të zgjuara akuzat pa vend të poetëve të brezit të vjetër.

Ismail Kadare:

”Problemi i ngritur kohët e fundit në diskutime dhe në faqet e gazetës “Drita”, në esencë të tij është problem fiktiv, i fryrë me qëllim nga disa njerëz. Bile, me sa duket, këta njerëz nuk e kanë hallin te vargjet e lira, por te poezia e disa poetëve të rinj, të cilën poezi nuk e pranojnë dhe duan ta hedhin poshtë në çdo mënyrë…! Vargu i lirë lidhet pa tjetër te ne nga disa me emrin e modernizmit. Po sikur të ngriheshim e të thoshim, të nisur nga poezia formaliste, se vargjet më të rregullt kanë qenë të lidhur me Monarkitë dhe kanë lulëzuar me tërë akademizmin e tyre, sidomos pranë oborreve Mbretërore? Këto përfundime, kur nisesh nga formalizmi, të çojmë në qorrsokak…!

Unë mendoj se, në kohën tonë nuk është bërë te ne asnjë shpikje forme. Te ne përmbajtja e re ka sjellë gjetjen e disa mënyrave të reja shprehjeje, disa herë me sukses e disa herë pas sukses. Asgjë tra gjike nuk ka ndodhur, asnjë traditë s’është mohuar, asnjë klasik s’është përbuzur.

Në qoftë se arti është i vërtetë, ai do të ketë patjetër të renë, novatoren. Novatorja mund të jetë edhe brenda strofave të rregullta, ashtu siç mund të jetë konservatorja në mes të vargjevet e lira”. (Revista “Nëntori”, 11, 1961).

Fatos Arapi në diskutimin e tij, siç do të shohim, shkoi edhe më tutje, duke zbuluar se te poetët e vjetër fshihej synimi që t’i zhvendosnin poetët e rinj gati në opozitë:

”Shpesh here, – tha ai,- na qortojnë se gjoja jemi mosmirënjohës, nënçmojmë gjithçka që është krijuar te ne dhe në mënyrë të veçantë gjithçka që është krijuar te ne pas çlirimit e këndej. Akuza, siç shihet, është e rëndë. Ta themi hapur, ajo i nxjerr poetët e rinj në pozita antimarksiste.

Në qoftë se se dikush kë bërë traditë të tij “personale” të shkruajë vjersha të dobëta, dhe këtë traditë kërkon të na e shesë si traditë kombëtare, këtë ne nuk e pranojmë kurrë. Tjetër punë pastaj në qoftë se mendon që, respekti kundrejt tij tregohet duke shkruar vjersha edhe më të dobëta…! Por mua më duket se problemi i vargut të lire, nuk ngrihet drejt…, lihet përshtypja sikur është ky varg i lirë që i ndan tradicionalistët nga jo tradicionalistët, klasikët nga jo klasikët, të ashtuquajturit modernë…!

Nuk e ka fajin vargu. Dhe në qoftë se dikush, duke bërë poezi të këqija ka diskretituar veten e tij, ai nuk ka diskredituar tetërrokëshin tonë të mrekullueshëm. Ky poet duhet të kuptojë se vargu i thyer, nuk i ka rrëmbyer atij lavdinë poetike që s’e ka pasur…! Shyqyr që na doli vargu i lirë, sepse disa kështu kanë rreth kujt të bëjnë zhurmë dhe të tregojnë se ekzistojnë, janë gjallë…! (Revista “Nëntori”, 11,1961).

Është e kuptueshme se pas këtyre dy diskutimeve që dukeshin se ishin vazhdimi logjik i njeri-tjetrit, me argumente të qarta, ku mbrohej ajo që ishte për t’u mbrojtur, tradita, fjalë me të cilën poetët e vjetër kishin spekuluar në diskutimet e tyre, duke u rrekur t’i vinin poetët e rinj në bankën e të akuzuarve, u krijua një mjedis i tendosur.

Për më tepër, kur në presidium ndodhej vetë Enver Hoxha dhe referat mbajtësi, Ramiz Alia, për të mos përmendur, siç thamë, dhe anëtarë të tjerë të Byrosë Politike.

Ishte hera e parë që në një takim letrar të bëheshin diskutime krejtësisht të kundërta me njeri-tjetrin, të cilat dëshmonin se problemet ishin shumë të mprehta. Mund ta kishte marrë fjalën Ramiz Alia për të bërë konkluzionet. Por kjo ashtu, siç kishin rrjedhur ngjarjet, u bë e vështirë për të, aq më tepër që Ismail Kadareja dhe Fatos Arapi, me diskutimet e tyre, në një mënyrë a në një tjetër, i ishin kundërvënë edhe vetë shefit të ideologjisë në Komiteti Qendror.

Ja përse në fund të takimit u ngrit vetë Enver Hoxha. Më këtë veprim, ai dëshmoi se nuk kishte ardhur në këtë takim thjesht për të përshëndetur, por për të gjetur një rrugë të mesme pa qetuese. Shkurt, siç e thamë dhe më sipër, për t’u bërë gjykatës midis poetëve të vjetër e poetëve të rinj.

Flet diktatori Enver Hoxha

Nuk është problem çështja “të rinj” dhe “të vjetër”!

Kjo është një nga shprehjet ku e vuri menjëherë theksin Enver Hoxha, që atë ditë, e përsëris, ishte veshur me një kostum të bardhë, si të dëshmonte se kërkonte të vendoste mirëkuptim në këtë mjedis që po bëhej i ndezur.

Dhe kështu ishte. Që ai të kishte lexuar referatin e Ramiz Alisë, mbajtur në këtë takim, ku do të diskutohej vendimi i Komitetit Qendror të PPSH-së “Mbi letërsinë dhe artet”, (7 qershor 1961) dhe ta kishte aprovuar atë, as që vihet në dyshim. Pra, që ai të kishte miratuar, gjithashtu, edhe kritikat që Ramiz Alia do t’i drejtonte poetëve te rinj, edhe kjo nuk vihej në dyshim.

Si pasojë, ai edhe mund të mos kishte ardhur në këtë mbledhje. Por ja, pra, që erdhi, se kështu e pa të arsyeshme, pikërisht disa çaste para fillimit të takimit, kur askush nuk e priste.

“Shoku Andrea Varfi, – nisi të fliste Enver Hoxha, – kur zuri të diskutonte, – theksoi se atij i pëlqen tetërrokëshi. Edhe mua më pëlqen tetërrokëshi, edhe dhjetërrokëshi. Dhe kur dëgjova diskutimin e shokut Andrea, i thashë në pushim se unë jam dakord me pikëpamjen e tij. Atëherë Andrea, i’u kthye shokëve dhe u tha me shaka: ”Flisni tani po të doni”. Por në fakt u gabua. Dhe e vërteta është se dolën shokë e folën, diskutuan, dhe mbrojtën me zjarr pikëpamje të kundërta.

Të them të drejtën, veç për një gjë nuk më erdhi mirë, që doli sikur çështja shtrohet “të vjetër” e “të rinj”. Të rinjtë, me dinamizmin dhe gjallërinë e tyre, bëjnë mirë që na shkundin ne, të vjetërve. Prandaj, unë nuk besoj kurrë që shkrimtarët dhe artistët e vjetër, duan të pengojnë krijimtarinë e më të rinjve, veçse ata, duke patur kaluar më parë nëpër këto shtigje, kanë frikë se mos nga hovi i madh, ju shkisni nga rruga…! Por unë jam i bindur se ju, shokë të rinj …nuk do të ecni kurrë në rrugë të gabuar…!

Unë kam lexuar disa vjersha të Ismail Kadaresë. Kam lexuar, p.sh., atë që ai i ka kushtuar kalasë së Gjirokastrës, (“Princeshës Argjiro”), dhe mua më ka pëlqyer. Kam lexuar edhe vjersha të tjera të Kadaresë, të cilat më kanë pëlqyer dhe kam përshtypjen se ai është një i ri me talent. Mendimi im personal është se gjersa vjershat tuaja të kenë përmbajtje marksiste, me të vërtetë patriotike, mobilizuese, edukative dhe formë të bukur, tërheqëse, të qartë, ato s’kanë sepse të mos pëlqehen…! Afirmohuni me vargun tuaj dhe në rast se ju do populli, ai varg është i mirë. (Revista “Nëntori”, 11, 1961).

Me fjalë të tjera, Enver Hoxha, duke u vënë përballë “poetëve të rinj” dhe “poetëve të vjetër”, u jepte të drejtë të dyja palëve. Pra, nga një anë këshillonte të vjetrit të mos sulmonin të rinjtë, por, nga ana tjetër, u vinte një farë kushti këtyre të fundit që, nëse poezia e tyre do të pëlqehej nga lexuesi, të cilin ai e quante populli, ajo poezi ishte e vlefshme.

“Në këtë mënyrë ai “kërkonte unitet”, – vë në dukje Fatos Arapi në librin e tij “Kur kujtohem që jam”.

Të mos harrojmë, jemi në korrik të viti 1961, kur nëntë muaj më parë ishte zhvilluar Mbledhja e Moskës e 81 partive komuniste, në të cilën Enver Hoxha kishte dalë kundër vijës politike të revizionistëve sovjetikë dhe disa muaj më pas, në në tetor të atij viti, kur kundërshtitë ideologjike midis partive komuniste të të dy vendeve, do të bëheshin të njohura botërisht nga vetë Hrushovi në Kongresin e 22-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Memorie.al

Categories
Kulture

“Eja në shtëpinë time, jam vetëm”, Devis Xherahu zbulon ofertat e të grekes së pasur

I ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores, Ester Bylyku, këngëtari Devis Xherahu ka zbuluar si një greke shumë e pasur e cila punonte për një shtëpi diskografike në Greqi, i kishte kërkuar të kishin diçka më tepër se miqësore së bashku, dhe në të ardhmen ai mund të kishte benefite në karrierën e tij.

Devis u pyet nga moderatorja Ester Bylyku, si ia bëri grekja, e cila ishte më e madhe në moshë se ai, këtë ofertë:

“Ajo sigurisht që ma tha në një mënyrë të rafinuar. Më tha këto të zakonshmet: Shtëpia ime është këtu, jam vetëm, a do të vish për kafe? Sigurisht që unë si korçar që jam, e anashkalova me shumë lezet dhe pa e ofenduar.”/Oranews/

Categories
Kulture

Stomatologu shqiptar i njohur në Turqi, kush janë VIP-at dhe futbollistët për të cilët kujdeset në Stamboll

Arten Dyrmishi është stomatologu i njohur dhe i suksesshëm shqiptar, i cili prej disa vitesh është i njohur në Turqi, aty ku ai punon dhe kontribuon. I ftuar në studion e “Jeto me Orën” në një lidhje skype doktori Dyrmishi tregoi për fillimet e tij dhe planet në të ardhmen.

“Unë kam lidhur dhe jam rritur në Lushnje. Pasi kisha pasion stomatologjinë vendosa të vija këtu në Stamboll me studime në vitin 2007 dhe kam pothuajse 14 vjet që jetoj këtu dhe vazhdoj profesionin tim në klinikën time private” u shpreh doktori.

Dyrmishi tregoi edhe për mediet e shumta dhe revistat turke që kanë shkruar për suksesin e tij.

“Klinika ime ndodhet në një nga zonat më të mira në Turqi dhe ne jemi një nga klinikat më të mira për stomatologjinë këtu, dhe kemi shumë klient vipa nga Turqia” u shpreh doktori.

Ai tregoi se çelësi i suksesit të tij është dashuria që ka për punën dhe për këtë profesion.

“Unë e dua shumë punën që bëjë është pasion i imi. Në fillim punoja 20 orë çdo ditë duke bërë operacione. Dëshira për të shëruar njerëz dhe dëshira për të qenë i pavarur më ka bërë te jem ky që jam sot” u shpreh doktori. Pas disa vitesh punë Arteni vuri re pasionin që kishte për punën e nxiti të hapte klinikën e tij të parë në Stamboll, ku aktualisht ka mbi 20 punonjës. Doktori tregoi edhe emrat e disa nga personazhet publik në Turqi që shkojnë për kujdesin oral tek ai.

“Një nga vipat që vjen është aktorja shqiptare që jeton në Turqi Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj Tolgen, basketbollisti Fenerbahce Kenan Sipahi dhe shumë të tjerë. Është shumë kënaqësi të punosh me të gjithë. Është një nga pacientet e mija më të mira është shumë trime” u shpreh doktori.

Ai tregoi se për të është shumë kënaqësi që ka marr edhe vëmendjen e medieve turke dhe do donte të vinte për intervista edhe në mediet shqiptare. Doktori tregoi se ke ka menduar shumë herë që të vijë të investojë në Shqipëri.

“E kam menduar jo vetëm njëherë por disa herë, shpesh herë kam ardhur në Shqipëri edhe kam patur ide për të investuar por nuk e di diçka më lidh këtu momentalisht ky është shkaku kryesor që dua të hap një klinikë tjetër këtu që të jem sa më afër Shqipërisë, por momentalisht nuk kam investuar ende por shumë shpejt do vi të investoj aty. Në Shqipëri aktualisht vi për familjen, kam aty familjen” u shpreh Drymishi./Oranews/

Categories
Kulture

Tom Cruise në krizë me buxhetin, shpenzon 300 milionë £ për “Mission Impossible”

Tom Cruise po përballet me një krizë për shkak të shpenzimeve marramendëse për filmin Mission Impossible. Thuhet se aktori është në bisedime me drejtuesit pasi shpenzoi 290 milionë £ gjatë prodhimit të filmave 7 dhe 8.

Cruise ka udhëtuar drejt Afrikës për xhirimet e Mission Impossible 8 me një sërë pajisjesh, përfshirë dhe helikopterin e tij personal. Por po përballet me vështirësi për shkak të buxhetit. Asnjëri prej filmave nuk ka dalë ende në kinema dhe kostot po rriten drejt shifrës së 300 milionë £.

Kjo ka ka shkaktuar “zhurmë” në studion Paramount. Buxheti u rrit më tepër pasi pandemia shkaktoi vonesa dhe ndërprerje të xhirimeve. MI:7, parashikuar të dilte në shtator 2022 është shtyrë për në Korrik 2023.

Burime për The Sun janë shprehur: “Njerëzit kanë filluar të djersiten mbi kostot. Askush nuk mund të parashikonte se çfarë ka ndodhur, por fakti është se ato vonesa dhe kosto shtesë po grumbullohen tani dhe ka filluar të vihet re.”/abcnews.al/

Categories
Kulture

“Nuk më linte të dilja, nisa të mbyllesha në shtëpi”, Rrushja rrëfen historinë me ish-të dashurin e saj

Rrushja është një nga konkurrentet më të përfolura të edicionit të tretë të “Për’puthen”. Ajo ka spikatur në program jo vetëm se u bë vajza e parë nga Kosova, por edhe për shkak të dinamikave të shumta që ka krijuar në programin e dashurisë.

Së fundmi, tregoi një histori të pakëndshme që i ka ndodhur në të shkuarën.

Rrushja hapi zemrën rreth lidhjes së saj më të gjatë të dashurisë, të cilës i ka dhënë fund si pasojë e xhelozisë, sipas saj, shumë ek streme.

Gjatë gjithë marrëdhënieje qëndronte gjatë të gjithë kohës mbyllur në shtëpi, pasi ish i dashuri i saj nuk e lejonte atë as të dilte për të blerë apo pirë kafe. Kjo lidhje zgjati për 4 vite derisa Rrushja vendosi t’i jepte fund.

“Nisa të mbyllesha në shtëpi. Po mbyllesha mes katër mureve. Durova sa durova, pastaj nuk mundesha më. Nuk më linte as të bija një kafe. Ishte një marrëdhënie katër vjeçare por e pashë që më mirë ishte të ndahesha”, – ka treguar ajo.

Rikujtojmë se Rrushja është përfolur shumë edhe për motrën e saj që sapo ka hyrë në program, e shkuara e së cilës u cilësua si mjaft problematike./Noa/

Categories
Kulture

Ju prezantojmë me këngëtaren Gonee, vajzën shqiptare të lindur në Austri

Në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar një këngëtare e cila ndonëse është vetëm në fillimet e saj, ka një pasion të madh për muzikën, Antigona Kuklecaj, 22 vjeçe. Lindur dhe rritur në Salzburg të Austrisë, origjina nga Istogu i Kosovës. Ajo jeton në Austri, por vjen shpesh në Kosovë dhe Shqipëri për projektet e reja muzikore dhe madje sot ajo sapo ka mbërritur nga Austria në Tiranë vetëm për këtë intervistë.

Rudina Magjistari: Ku ndihesh më mirë, në Austri apo në Kosovë?

Gonne: Në fakt në Kosovë.

Rudina Magjistari: Të tërheq ideja për t’u kthyer në Kosovë?

Gonne: Po, tepër. Kur të kem mundësi, dua të vij në Kosovë për të jetuar. Të dyja anët janë shumë mirë. Unë në fakt jam mësuar në të dyja anët për të ardhur, ashtu si në Kosovë, ku kam ardhur shpesh, ashtu si në Austri ku jetoj, por në Kosovë më pëlqen më shumë?

Rudina Magjistari: Kështu që dashurinë tënde, si do ta zgjidhje: Do të ishte okey, nëse do të ishte austriak ose nëse është austriak sepse unë nuk e di apo shqiptar?

Gonee: Nuk e kam problem aq shumë./tvklan.al

Categories
Lajme

16 muaj e zhdukur, babai shqiptar i Artemisës, i përlotur në mediat greke: Presim vetëm një telefonatë

Misteri vazhdon edhe 16 muaj pas zhdukjes misterioze të vajzës me origjinë shqiptarë të quajtur Artemisa në Koropi të Greqisë. Rasti i shumëfolur është rikthyer si temë në emisionin “Dritë në tunel” me fakte dhe dëshmi të reja, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja.

Në emision folën edhe prindërit e saj, të cilët ende nuk e besojnë se vajza e tyre është zhdukur. Babai i saj shprehet se lutet çdo ditë të marrë një telefonatë nga vajza e tij.

“Ne pyesim veten pse po na ndodh kjo. E dimë se çfarë po kalojmë kaq gjatë, një shkatërrim në thelb, çdo ditë nuk mund ta harrojmë Artemisën, lutemi të marrim një telefonatë, sepse shpresa vdes e fundit. Besojmë se diku duhet të jetë gjallë. Nëse na degjon, i lutem vetëm të na telefonojë. Është një fëmije i vogël 21 vjeç. Shkuam të kërkonim edhe diku ku na thanë që mund të ishte groposur, por nuk gjetëm gjë”, shprehet ai, raporton abcnews.al.

Disa persona i thanë familjarëve të Artemisës së mund ta gjenin trupin e saj në një zonë aty pranë, por nuk u gjet asgjë.

“Nuk dyshonim për asgjë, Artemisa ishte pak e mbyllur si tip. Ajo nuk po dilte. Unë ende insistoj që dikush e ka marrë atë nga rruga dhe nuk ka ikur vetë. Unë uroj që të ketë ikur me një djalë dhe të jetë gjallë. Që nga momenti që një djalë nga Pireu hyri në jetën e saj, gjithçka ndryshoi”, tha babai i saj i identifikuar si Jani Vasili.

Kronika e zhdukjes

19-vjeçarja Artemis u zhduk në Koropi mesditën e 16 tetorit 2021. Ajo doli nga shtëpia ku jetonte me familjen në Koropi në orën 14:00, për të aplikuar për punë në një dyqan lodrash në Peania.

Pak para orës 16:00, xhaxhai i saj thuhet se e ka parë duke pritur në stacionin e autobusit, ndërsa në orën 17:30 i është fikur celulari. Që atëherë Artemisa nuk ka dhënë shenja jete./abcnews.al/

Categories
Kulture

“Ajo që ka rëndësi, është të jetosh një jetë me nder, respekt dhe dinjitet”

“Mbaj mend kur shkova në një argjendari në moshën 18 vjeçare për të lënë peng dy byzylykët florinj qëkisha, në mënyrë që të paguaja trenin për të shkuar në audicionet e “Amici”-t. E kujtoj si tani dëshpërimin e madh në fytyrën e babit tim, i cili ndihej fajtor që nuk po më ofronte gjithçka për të cilën kisha nevojë.

Unë e di se dashuria ta shton jetën. Këtë gjë ma kanë mësuar prindërit e mi. Kur nuk kisha asgjë, ndihesha sikur kisha gjithçka. Pas suksesit tek programi “Amici”, shkova t’i merrja sërish byzylykët që kisha lënëpeng. Kam frekuentuar ambiente të pasurish, kam njohur shumë persona që zotërojnë pasuri të mëdha, makina të bukura, jetojnë bukur, por ajo që ka rëndësi, është të jetosh një jetë me nder, respekt dhe dinjitet. Ndoshta është një fjali klishe, por pasi ra pandemia, të gjithë ne e kuptuam se kemi nevojë për t’i pasur pranë personat e dashur”. – Stefano De Martino

Jeta jo gjithmonë është e drejtë. Ka persona me shumë talente, por jetojnë në kushte aq ekstreme jetese, saqë ndonjëherë e kanë të pamundur të njihen për talentin e tyre, apo të investojnë të arritur suksesin e duhur. Suksesi nuk arrihet falas. Sigurisht duhet të sigurosh njohjet e duhura, por edhe të paguash diçka. Nuk mund të shkosh në një audicion, pa paguar biletën për të shkuar deri në atë vend. Nuk mund tëbëhesh një mjek shumë i mirë, pa shkuar në konferenca apo trajnime jashtë vendit, thjesht për të mësuar teknikat e përdorura nga vendeve të tjera. Nuk mund të bëhesh model apo modele, pa investuar nëparaqitjen tënde. Shembuj të tillë ka plot.

Më duket ndonjëherë habi që shumë njerëz besojnë se mundet t’ia dalësh pa lekë, mjafton të jesh i aftë. Nuk mjafton kaq. Që të bëhesh i aftë, duhet sigurisht të investosh jo vetëm mendërisht, por edhe financiarisht. Dhe ata që lëndohen të parët në kushte të tilla mungese, janë prindërit. Janë ata që ndihen fajtorë se fëmija nuk po avancon, pikërisht sepse u duket sikur nuk kanë punuar mjaftueshëm për t’u siguruar një të ardhme më të mirë. Kjo gjë është shumë e gabuar, pasi jeta nuk të buzëqesh gjithmonë. Ama nëse një fëmijë e rrit me kulturën e duhur dhe me dashurinë për punën, atëherë ai fëmijë sapo tëarrijë moshën e duhur, mund të gjejë një punë, të mbledhë lekë dhe të sigurojë çfarë i duhet. Prindi nuk ka pse të ndihet fajtor për të ardhmen e një fëmije, i cili mundet ta sigurojë vetë atë duke punuar./Bota.al/

Categories
Kulture

“Ja, nesër, sa të gdhihet”, poezia e trishtë e Viktor Hygo. Kush ka humbur dikë të dashur, duhet ta lexojë!

“Ja, nesër, sa të gdhihet”, është poezi kushtuar mallit dhe trishtimit për një person të dashur, i cili ka ndërruar jetë. Në çdo varg ndihet dhimbja e autorit për atë që ka humbur, por njëkohësisht edhe dëshira për ta pasur pranë. Koha ka kaluar dhe autori mezi pret të shkojë e “ta takojë” në varr, ku dhe vendos t’i lërë një buqetë me lule e gjethe të gjelbëra.

Kjo poezi i kushtohet çdokujt që ka humbur një person tëdashur dhe nuk e lë malli për ta ndjerë pranë, qoftë edhe duke i shkuar në varreza. Kështu duket sikur e zbeh disi mallin që ndien përbrenda. Kështu duket sikur atë person e ndien më afër, më “të gjallë”.

“Ja, nesër, sa të gdhihet”
Ja, nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,
Do nisem, e dëgjon? E di që ti më pret,
Mes pyllit do t’i bie dhe malit me gëmusha,
Larg teje s’mund të rri se ndarja po më tret.

Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,
E zhurmë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,
I vetëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,
Do ndiej veç dëshpërim e dita bëhet natë.

Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,
Dhe vellon mbi Herflër nuk e vërej që larg,
E, kur të mbërrij atje, mbi varrin tënd do vë,
Buqetë gjethegjelbër, me lule thurur varg./Bota.al/

error: Content is protected !!