Categories
Kulture

“Vetëm kur sheh njerëz më keq se vetja, e kupton se sa me fat je” – Angelina Jolie

Nëna ime e donte artin. Ajo e donte filmin. Më mbështeti në çdo gjë të çmendur që bëra, gjithmonë nëse kishte kuptim. Gjithmonë më thoshte “Kjo është bota e filmit”, për çdo gjë të re që mësoja në kinematografi. Nëna ime kurrë nuk bëri karrierë si artiste, kurrë nuk e pati mundësinë të shprehej përtej klasës së saj të teatrit. Mirëpo donte që unë të triumfoja me çdo kusht.

Ajo donte që Jamie dhe unë të dinim se çfarë do të thotë të kesh një jetë si artiste. Dhe nëna na e mundësoi këtë shans. Ajo më çonte në çdo audicion, dhe më priste në makinë me orë të tëra. Gjithmonë më bënte të ndihesha shumë mirë gjatë gjithë kohës që nuk kisha punë.

Ajo nuk ishte me të vërtetë kritika më e mirë për mua, pasi kurrë nuk kishte gjë të keqe për të më thënë, por më dha dashuri dhe besim, dhe mbi të gjitha, ajo ishte shumë e qartë kur më thoshte se jeta ime do të ishte e pakuptimtë, nëse nuk ofroja diçka në jetën e të tjerëve. Unë nuk e kuptova se çfarë do të thoshte kjo për një kohë të gjatë.

Hyra në këtë biznes e re dhe e shqetësuar për përvojat e mia. Vetëm kur fillova të udhëtoj dhe të shikoj, e të jetoj përtej shtëpisë sime, e kuptova përgjegjësinë ndaj të tjerëve. Dhe kur takova të mbijetuarit e luftës, urisë dhe përdhunimit, mësova se si është jeta për shumicën e njerëzve në këtë botë dhe se sa me fat isha që kisha ushqim për të ngrënë, një çati mbi kokën time, një vend të sigurt për të jetuar dhe gëzimin e të paturit familjen time të sigurt dhe të shëndetshme.

Kuptova se sa e mbrojtur isha. Vetëm kur sheh persona më keq se vetja, e kupton se sa me fat je. Nga ai moment, unë vendosa të mos isha kurrë më mosmirënjohëse. Ne jemi të gjithë, të gjithë në këtë dhomë me fat.

Kurrë nuk e kam kuptuar pse disa njerëz kanë fatin të lindin me shansin që pata unë, të kenë po këtë rrugë në jetë dhe pse në të gjithë botën, ekziston edhe ndonjë grua ashtu si unë, me të njëjtat aftësi dhe të njëjtat dëshira, të njëjtën etikë për punën dhe dashuri për familjen e saj, e cila ka shumë të ngjarë të bëjë filma më të mirë dhe fjalime më të mira. Mirëpo ajo qëndron në një kamp refugjatësh dhe nuk ka zë. Ajo shqetësohet se çfarë do të hanë fëmijët e saj, si t’i mbajë ata të sigurt dhe nëse do të lejohen ndonjëherë të kthehen në shtëpi.

Nuk e di pse kjo është jeta ime dhe ajo është e saj. Unë nuk arrij ta kuptoj dot mjaftueshëm atë, pasi nuk e kam jetuar realitetin e saj, por do të bëj ashtu siç më kërkoi nëna ime, dhe do të bëj më të mirën që mundem me këtë jetë, për të qenë e dobishme. Fakti që qëndroj këtu sot do të thotë që po bëj atë që më kërkoi nëna ime. Dhe nëse do të ishte gjallë, ajo do të ishte shumë krenare për mua. Kështu që ju falenderoj për mundësinë e këtij fjalimi!/Bota/

Categories
Kulture

Një ndër poezitë më të bukura dhe nga autori i mirënjohur, Dritëro Agolli “Tek e ëma”

“Tek e ëma” është një ndër poezitë më të bukura dhe njëkohësisht më prekëset nga autori i mirënjohur, Dritëro Agolli. Është një poezi që trajton raportin fëmijë-prind, e sidomos raportin fëmijë-nënë. Bëhet fjala për një fëmijë që nuk e vizitonte nënën aq kohë sa ishte gjallë, por tashmë që ajo ka ndërruar jetë, i shkon çdo javë në varreza.

Sa e sa fëmijë ka të tillë që i braktisin prindërit, disa me vullnet të plotë e disa nga nevoja, që pendohen pastaj kur prindërit vdesin se nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur. Prindërit janë personat më me vlerë që kemi në jetë.

Të gjithë ne duhet t’i dhurojmë sa më shumë dashuri sa i kemi gjallë, pasi dihet se janë të përkohshëm dhe një ditë nuk do i kemi më pranë nesh.

“Tek e ëma”

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…/Bota/

Categories
Kulture

Një ndër poezitë më të bukura të Teodor Kekos “Mbi ne ra ndarja si një dëborë”

“Mbi ne ra ndarja si një dëborë” është një ndër poezitë më të bukura të Teodor Kekos, e cila trajton njëtematikë mjaft të dhimbshme, ndarjen. Përgjatë gjithë poezisë, ndihet dhimbja e autorit që nuk do të ketëmë kontakte me vajzën që do, ndërkohë në kontrast me këto vargje qëndron strofa e fundit. Në këtë strofë,autori, përkundër gjithë dhimbjes së vargjeve të mëparshme, tregon se ndarja e tyre duhet të jetë e paqtëdhe të mos bëhen qaramanë për çfarë ka ndodhur, madje ta shohin njëri-tjetrin pa urr ejtje.

“Mbi ne ra ndarja si një dëborë”

Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
Ku ke shkuar? Unë s’e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
Nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelude do bjerë nga qielli,
një dëborë… kristal i bardhë.

Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: “Harro!”
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalëngadalë,
ujërat u ndotën, lumenjtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s’do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s’do të ketë urr ejtje brenda.

Categories
Kulture

“Dua të kujdesesh për mamanë dhe motrën”, letra prekëse e një babai për të birin

“I dashur Christopher,

Dua të të kërkoj të falur që kam qenë i sëmurë dhe nuk kam qenë pranë teje, në të gjitha rastet kur ke pasur nevojë për të më pasur pranë. Mirëpo dua të kesh diçka shumë të rëndësishme parasysh, të dua aq shumë sa nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Dua të rritesh dhe të jesh i suksesshëm në gjithçka që dëshiron të bësh. Koha që kam kaluar me ty, ka qenë e bukur, e jashtëzakonshme dhe ti e bëre të ishte e tillë. Jam duke qarë ndërkohë që të shkruaj këtë letër, pasi e di që kur ta lexosh, nuk do të jem më pjesë e kësaj bote. Më beso që e kam pasur shumë të vështirë ta marr vendimin për ta shkruar këtë letër. Jam shumë krenar për ty. Dua të rritesh dhe ta përdorësh trurin për të menduar mbi gjëra të mëdha, por edhe të pyesësh për gjërat që nuk arrin të kuptosh.

Mbi të gjitha, dua të kem sigurinë se do të jesh përherë aty për nënën dhe motrën tënde. Kujto gjithmonë se familja është gjëja më e rëndësishme në këtë botë. E di se ndonjëherë do të mërzitesh se mamaja nuk do të lejojë të bësh ndonjë gjë që dëshiron ta bësh, por dije se ajo dëshiron më të mirën për ty. Dëgjoje dhe mëso prej këshillave të saj.

Ke gjithçka që unë të kam lënë. Detyra e një prindi është të punojë për t’i siguruar diçka fëmijës së vet. Nuk të kam lënë shumë gjëra, por shpresoj të jesh i kënaqur. Ke një shtëpi dhe nuk do të mbetesh ndonjëherë jashtë. Ke makinën time, ndoshta nuk është model i ri, ama do të të lehtësojë lëvizjen nëpër qytet. Ke edhe një familje të mrekullueshme, sërish të kujtoj të duash fort mamanë dhe motrën.

Së fundmi, dua të të kërkoj forcë për të përballuar jetën dhe sfidat e saj. Nëse mendon përherë për gjërat e bukura të jetës, atëherë gjërat e këqija nuk do të duken aq të tmerrshme. Je djalë i bukur dhe i zgjuar, dhe unë të uroj gjithë fatin e botës. Christopher, të lutem mbaj mend gjithmonë se të dua më shumë se çdo gjë në këtë botë. Edhe nëse nuk jam me ty fizikisht, dije se ti je përherë në mendjen dhe zemrën time.

Me dashuri,

Babi yt”.

Categories
Kulture

Letra prekëse për fëmijët e birësuar nga Luciana Littizzetto

“I / e dashur,

Nuk ka rëndësi nëse je mashkull apo femër. Për ty që nuk ke lindur nga barku im, por nga zemra ime. Për ty që ke paraqitje komplet ndryshe nga unë, edhe pse të tjerët thonë se ngjajmë bashkë.

Për ty që jeta është treguar e padrejtë, që të ka bërë të lindësh në një vend, të ka bërë të rilindësh në një vend tjetër, dhe nuk ta ka dhënë mundësinë të zgjedhësh. Në asnjërën nga të dyja rastet.

Për ty që e kishe një nënë dhe më pas erdhi në jetën tënde një nënë tjetër. Për ty që duhet të të trajtojnë me kujdes, ashtu siç shkruhet në ambalazh për sendet e brishta. Për ty që edhe pse ndonjëherë i lëndon të tjerët, më vonë të vjen keq.

Për ty që ndonjëherë dëshiron t’ia mbathësh, por nuk di se ku. Për ty që më pyet për çdo gjë që do të bësh, pa e kuptuar se ke gjithë lirinë për ta bërë atë gjë. Të lutem, më thuaj që nuk do të më braktisësh edhe ti, edhe pse je një djalë apo vajzë ndryshe.

Sepse fëmijët e lindur nga zemra, janë më shumë fëmijë se gjithë të tjerët. Je një fëmijë në fuqi të tretë, të katërt, të pestë. Sepse fëmijë si ju kanë sjellë me vete të papriturën, misterin, durimin dhe këmbënguljen. Ju i keni dhënë kuptim gjithçkaje.

Nëse do të kishte një mundësi për ta matur dashurinë, dua të të them se dashuria që ndiej në zemër për ty, është më e madhe edhe nga një pishinë olimpike. Nëse do të matej në kilometra, do të ishte aq e madhe sa gjithë regjioni i Kalabrisë. Nëse do të ishte një det, atëherë do të kishte madhësinë e gjithë oqeaneve së bashku. E nëse do të ishte një qiell, do të ishte sa gjithë galaktika.

Dhë nëse nuk je akoma i/e bindur, dëshiroj të ta përsëris sërish. Je djali im. Je vajza ime. Në çdo sekondë të çdo minuti, në çdo orë të jetës sime. Dhe nuk mund t’ia dilja mbanë kurrsesi pa ty. Për këtë arsye, të dhuroj gjithë puthjet që kam”.

– Letra e Luciana Littizzetto për gjithë fëmijët e birësuar, të cilët mund të ndihen si më pak fëmijë për prindërit, sidomos në një familje që ka edhe fëmijë biologjikë.

Categories
Kulture

Poezia prekëse e Robert Shvarc “Falmë”

“Falmë”

Oh, falmë, falmë pse kërkoj
prej teje unë dashurinë
e dhembshurisht pse të qortoj
në çastet-vrer, kur shpesh harroj
se ty ta vranë rininë…

Ësht’ malli im gjithë pikëllim
që djeg e bren aq pushtetplot,
e kur s’e gjen atë flijim
që e njeh aq fort në shpirtin tim,
i mbeten veçse lot!

Ësht’ zemra ime q’u mësua
çdo rrahje t’sajën ta durojë,
që kurrë s’i tha njeri “Të dua!”,
që u ndez përherë dhe u shua…
Pse di të dashurojë.

E pra, më fal, e dashur ti,
tani t’kuptoj unë ty më mirë:
çdo çast dhe unë po ndiej mërzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam më dëshirë!

Oh, falmë, falmë mikja ime,
s’do t’i lëndojmë ne kurrsesi
k’to plagë që s’duan ngushëllime,
që duan t’mbeten veç jetime
ashtu si unë, ashtu si ti…

Që don të mbetet si jetime,
… krenare pa njeri!

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Pesha e madhe e fajit – Nga Ferdinand Radi

Ishte fundi i një dite të zakontë për Poetin… dhe i nji dite të pazakontë për mua.

Qytetarët e Gjolit më thonin, se Ai e kishte e kishte bërë “ves” shetitjen buzë Gjolit, ndërsa unë mendoja të kundërtën.

Shetitjet dhe Gjoli kishin të bënin me virtytin e të jetuarit, me shpirtin e tij plot hapësirë dhe me artin e madh lasgushian.

Ajo pragmbrëmje në gjithçka dukej ndryshe.

Rënia e gjetheve në atë fundvjeshtë, mjegulla e dendur që derdhej mbi liqen, shkretimi i fushës dhe ajo vdekje e ngadaltë e gjelbërimit e kishin fundosur në një gjendje të çuditshme jo vetëm natyrën po edhe poetin.

E vura re nga larg, tek ecte ngadalshëm buzës së liqenit, ashtu trupvogël, vetmitar, i largët e pothuaj i shprishur nga mjegulla.

Ju afrova ngadalë e pa e trazuar dhe u përqafuam si miq të vjetër.

Sa herë e takoja Poetin, megjithëse bisedonim për gjëra të rëndomta dhe krejt parëndësi, më dukej sikur ai befas merrte një tjetër gjendje shpirtërore.

Kjo mund të mos ishte aspak e vërtetë, ndoshta ashtu më dukej mua, sa herë takohesha me të.

E vazhduam bashkë atë shetitjen në buzëmbrëmje.

E ndërsa ecnim në heshtje, nga një pijetore liqenit u dëgjua një këngë melankolike, që dikush e këndonte më zë të ngjirur..

Pas pak, veç kur u dëgjua një sharje e rëndë ndaj kamarierit, i cili si duket në ato çaste po ia vononte vodkën dikujt. Poeti i ndal dhe u kthye me pamje nga pijetorja duke e vënë pak buzën në gaz, u drejtua nga unë dhe tha:

-Maqo Pelivani! E vetmja hare e qytetit!

Dhe e vuri cepin e buzës në gaz.

Mbi liqen, dy mjelma çuditërisht të bardha, si dy zonja të rënda aristokrate, po vozisnin thuaj të patrazuara fare pranë bregut.

Ai u ndal, sikur desh t’u fliste.

-Mjelmat, Mjeshtër! – u ndërfuta unë, pothuaj patakt,

-Sa të bukura, mjelmat Mjeshtër!

-Eh. Mjelmat! – psherëtiu Ai,

– Nuk janë të qytetit tonë. Janë mysafıre. Vijnë prej larg, prej Shën Naumi. Qyteti ynë s’ka mjelma. Ka vetëm vodkë dhe vodkëpirsa…

Dhe heshti si të kishte rënë vdekja. Papritur, midis asaj heshtje, diçka ndodhi dhe zonjat e rënda aristokrate, u trazuan paksa, e humbën qetësinë, u trembën si duket. dhe me një të përplasur të fuqishmë të flatrave u ngritën në fluturim dhe tretën të zemëruara nëpër at muzg të mjegullt mbi Gjol.

Kthyem kokat për të parë se ç’kish ngjarë dhe pamë aty pranë një djalosh të veshur ushtarak që u kishte lëshuar gjithë qejf gurë në drejtim të shpendëve! E pashë. Ndjehesh i lumtur. E pa edhe

Poeti me një shikim përçmues, të papërshkrueshëm, dhe i ndejti përballë i qetë si statujë.

-Po pse more djalë. Ato mysafire ishin. S’janë të qytetit tonë. Vijnë nga larg. Vetëm për pak, për të parë. Dhe ikin në punë të tyre …

-Po ty ç’të duhet? – iu kthye i veshuri ushtarak,

– Kush je ti? Ruajtësi i Patave? – dhe në fytyrë iu sajua një e qeshur sa e pështirë aq edhe fyese.

-Po jo mor djalë, ato nuk janë pata, – ja ktheu me një qetësi të habitshme Poeti Janë mjelma!

-A ç’më çan bythën edhe ti me gjithë ato mjelmat e tua! … – ia ktheu ushtaraku, duke shkuar në ekstrem të fyerjes.

Gjithsesi u përpoqa ta përmbaj veten, veçse po vloja i gjithi .

Qe e pamundur se ai shpirti im rebel tashmë kish dalë nga binarët…

-Po pse mor bir kurve, – iu hakërrova dhe iu sula si i tërbuar drejt tij.

-Pse përgjigjesh ashtu!

Dhe duke vënë në përdorim gjithë zhargonin tim të ndyrë e të pasur të shqipes, në kësi rastesh, e derdha pa mëshirë mbi të.
lu turra ashtu i zemëruar dhe ai ia futi vrapit i trembur. I pataksur nga ai reagim i papritur imi, dhe nga ajo pamje para bishe qe mora. Kapërceu kangjellat e një porte, më pas një mur dhe sa hap e mbyll sytë u zhduk nëpër ndërtesat e qytetit.

U ktheva te Poeti, pa pasur guxim t’a shihja në sy. Por ai s’denjoi fare të më vështronte, e kishte tretur shikimin në një pafundësi të liqenit dhe kushedi ç’mendonte ndërsa me bastun rrihte ndonjë guralec.

Ashtu të heshtur e të fyer vazhduam të shetisim …

-E di ti, që shan bukur?!? Të gjithë shqiptarët shajnë bukur !! E megjithatë ti e shave fare kot atë mjeranin. Ai është krejt i pafajshëm! -Si i pafajshëm?!? – gati sa nuk ulërita, duke mos i rënë në të llogjikës së tij tij.

-I pafajshën, se veprimi i tij, ka të bëjë me edukatën kombëtare dhe heshti duke i rënë me bastun guralecëve.

Desha ta pyesja për diçka. por ai u shprish si mjegull dhe ashtu si pa u ndjerë. sikur desh të thoshte: “U thanë të gjitha!” I shkova pas pa ia ndarë shikimin. Diku u ndal. Mbasi më pa mirë në sy, i mbylli qepallat, ashtu siç bëjnë njerzit kur duan të përfytyrojnë diçka të largët e thuaj të harruar, e ndërsa i hidhte ata çapat e lehtë, nisi të fliste me një zë që s’më dukej më i tij:

Isha në vitin e fundit të studimeve në Vjenë. Për çudi at vit erdhi nji dimër i parakohshëm dhe i egër. një dimër krejt i pazakontë për vjenezët, që në gjuhën e tyre e quajnë “Vrapi i Stinës”. Në të gjitha stacionet e radiove vjeneze çdo orë jepej lajmi: “Qytetarë vjenezë! Dimri i parakohshëm ka ndaluar shtegëtimin e dallëndysheve. Ju lutemi, hapini dritaret që të hyjnë dallandyshet. Është turp i madh që ato ta humbasin jetën në qytetin tonë!” Ndodhi një çudi, një mrekulli e vërtetë.. E tërë Vjena me atë dimër të parakohshëm, rrinte me dritare të hapura. Dhe radiot vjeneze vazhdonin: “Qytetarë vjenëzë. Dallandyshet e grumbulluara, vendosini nëpër kutia kartoni dhe i dorëzoni në pikat e grumbullimit më të afërta pranë banesave tuaja. Nxitoni qytetarë! Gjithë dallëndyshet e grumbulluara, do të nisen me një avion të posaçëm në Misir!”

E gjithë Vjena vraponte si ndër ethe! Një lëvizje e mahnitshme njerëzore. Burra, gra, pleq fëmijë, vajza vraponin me kutia ndër duar pranë pikave të grumbullimit. mes borës dhe të ftohtit, dhe si rradhë të gjata ushtarësh prisnin urdhërin për të shkuar në front. Nga e gjithë kjo ngjarje në Vjenë dhe rrotull saj ngordhën vetëm shtatë dallëndyshe.! dhe për shtatë vjet radiot vjeneze s’pushuan së foluri për kët fatkeqsi që i ndodhi qytetit të tyre.

Mbas këtij rrëfimi Poeti heshti për pak dhe befas vazhdoi me pak buzagaz. Dhe unë i them atij palo ushtaraku të mos i qëllojë mjelmat me gurë. dhe ai më quan mua një ruajtës hungarez patash,leri tjerat pastaj.

Ai s’tha më asnjë fjalë u bë statuje që rrëshqiste lehtas mbi mjegullën e liqeni.

Fjalët e tij tashmë e kishin humbur forcën, shpirti i tij e kish humbur qetësinë, mendimet e tija ishin ndër krahët e atyre mjelmave që iknin e iknin në pakthim.

Mbrëmja sa vinte e dendej. M’u duk sikur Ai nisi ta ndjejë të ftohtit e muzgut të vjeshtës dhe trupi i tij i imët sikur u mblodh edhe më.

Silueta e tij i nxitoi hapat midis shelgjeve lotues, muzgut dhe liqerit pakufir…

S’e mora vesh, u largua apo u venit ngadalë pa më përshëndetur.

Ndjehej i fyer nga të gjithë dhe vetëm te vetmia sikur gjente shpëtim…

Asnjë prej nesh nuk ishte fajtor! Fajtorë, ishim të gjithë bashkë.

▪️Arbëria 11, shtator 1993/Voal.ch/

Categories
Kulture

Historia e një nëne që dëshirë të fundit kishte të merrte pjesë në dasmën e të birit

Skleroza amiotrofike lateral (ALS) është një sëmundje progresive e sistemit nervor, e cila dëmton qelizat nervore të trurit dhe palcës kurrizore duke shkaktuar humbje të kontrollit muskular. Është sëmundje qëavancon shpejt, duke pasur edhe ecuri të rëndë.

Në këtë artikull ju sjellim historinë e Terryt, një femër e prekur nga kjo sëmundje, e cila ishte në stadin e fundit të saj. Dëshira më e madhe që kishte, ishte tëmerrte pjesë në dasmën e të birit, Scooter.

“Ai po bënte realitet dëshirën e fundit të nënës së tij. Terry ishte e sëmurë me sklerozë amiotrofike laterale dhe sëmundja kishte avancuar aq shumë, saqë nuk mundej as të ecte. Mirëpo dëshira e saj më e madhe ishte të merrte pjesë në dasmën e djalit dhe ai e siguroi këtë gjë.

Në dasëm kishte rreth 150 të ftuar. Scooter, i biri i saj, së bashku me të afërmit, vendosën karrigen me rrota të së ëmës në qendër tëambientit. Aty ajo e kuptoi se Scooter, përveç se kishte realizuar ëndrrën e saj të pjesëmarrjes në dasmë, dëshironte t’i bënte edhe një dhuratë tjerër.

Ai e ngriti të ëmën nga karroca dhe duke e mbajtur të përqafuar me të dyja krahët e tij, nisën të kërcenin një vallëzim emocionues nënë e bir. Scooter nisi të qante në shpatullat e së ëmës. Nuk arrinte dot t’i mbante emocionet dhe aty u kuptua se sa mbështetje kishte qenë e ëma për të. Të gjithë të ftuarit u prekën pamasë.

Pas vallëzimit prekës për të gjithë, Scooter me ndihmën e familjarëve të tjerë, e ulën Terryn në karrigen me rrota. Kjo ishte padiskutim një mënyrë shumë e mirë për t’i treguar të ëmës së tij se sa vlente për të, se sa shumë e donte dhe se sa krenare duhet të ndihej ajo për djalin që kishte rritur. Për fat të keq, ajo ndërroi jetë 10 ditë pas dasmës së të birit, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë e saj, pas humbjes së betejës me sëmundjen.

Vetëm në atë moment familjarët e postuan në rrjetet sociale vallëzimin, duke u munduar tënxisnin informimin e shoqërisë mbi sklerozën amiotrofike laterale”./Bota/

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

IN MEMORIAM -Kam parë nga afër aktorët IRINI PAPA – ΕΙΡΗΝΗ ΠΑΠΑ dhe BEKIM FEHMIU- Nga PETRO MEJDI

Sa jam penduar që nuk pata guximin që t’ i qëndroja deri në fund atij vendimi për t’i dhënë dorën aktores Irini Papa! Tani që iku, ky ngurim më rëndon më shumë në ndërgjegje.

Prolog

Më pëlqen të besoj se këtë fat ,këtë rastësi fatlume , që të shoh në kohë të ndryshme dhe në shtete të ndryshme , ndoshta do të jem nga të paktët .Dhe të doje që ta krijoje këtë mundësi dhe me fantazinë më të marrë ,do të ishte shumë e guximëshme , dhe të mendosh se që të dy jetonin dhe vepronin në Hollivud dhe në dy a tre shtete kapitaliste ( Amerika dhe Greqia ) dhe revizioniste ,(Jugosllavia dhe Kosova ) , shto dhe mbylljen hermetike të kufinjve ,kjo ëndërr që në fillim ishte e parealizueshme .Do t’ i rrëfej sipas rradhës kronologjike që kanë ndodhur .

I

— Kam parë dramën “Shtëpia në bulevard ” në të njejtën shfaqje me BEKIM FEHMIUN.–

Ishte pranverë , ndoshta muaji prill i vitit të largët 1972.Ndodhesha në Gjirokastër i ftuar nga komiteti i Rinisë në një takim letrarësh të rinj .Kurrë nuk mund ta mendoja se ato poezi të shkruara në blloqe nga ato të magazinës ( depos ) së Skoresë , do të më fshihnin një nga ngjarjet më të bukura për mua. Qe mbasdite herët , ecja në rrugët e qytetit dhe disa herë në ato kthesat e papritura të rrugicave të Qafës së Pazarit më dilte përpara i njejti grup njerëzish , të cilët hërë me ecje të nxituar , dhe herë të ndalur në mes të rrugicës dëgjonin dikë që u tregonte për qytetin . Më i vëmendshëm tregohej një burrë , të cilin të tjerët gati e kishin vënë në mes.E pashë mirë grupin.Njoha disa nga gjirokastritët që ishin në grup.Njeri më tërhoqi vëmëndjen vetëm për favoriritet më të gjata e më të gjëra dhe xhaketa e çarë , krejt ndryshe nga e të tjerëve .Ndonjë markist – leninist , mendova .

Ashtu si unë qëndronin dhe të tjerë .Të fshehtën e atij grupi , që me sa dukej e njihnin me qytetin , e zbuloi dikush që u shkëput nga ata dhe një kalimtar që e njihte diçka e pyeti .–Është aktori i madh i Hollivudit , Bekim Fehmiu. Të gjithë hodhëm vështrimin nga burri më shtatshkurtër në atë grup dhe e njohëm, ishte Odiseja .

Ata morrën të përpjetën e rrugicës që të çonte në kala .

Takimi i letrarëve do të zhvillohej në një sallë të Pallatit të kulturës .Sapo kalova kafenenë poshtë rrapit , e gjuetarëve , i thoshnin në Gjirokastër , në fillim të rrugës për në pallat , në një të përpjetë , më tërhoqi vëmëndjen reklama e një teatri .Atë mbrëmje teatri i qytetit shfaqte ” Shtëpia në bulevard “, drama e njohur e Fadil Paçramit .Nuk kisha parë teatër në skenë .Shkova dhe preva biletë .
Shfaqja po vononte pak. Për një çast të gjithë spektatorët , thuajse të gjithë , kthyen kokën nga lozha .Disa , pyetën pak të habitur :–Pse kthejnë kokën andej ?–Ndoshta ka ardhur në teatër ndonjë i madh , ( pra nga të Byrosë Politike ) tha dikush me zë të ulët .

–Shfaqjen do ta shohë dhe aktori i madh kosovar Bekim Fehmiu , ndërhyri dikush ,dhe i tha këto fjalë me një krenari të dukëshme , nga që ishte ai që na zgjidhi enigmën .Ja , sa me fat që isha , u ndodha në Gjirokastër në një ditë që më fali dy kujtime që kanë lidhje me artin: së pari isha në një shfaqje në të cilën ishte dhe Bekim Fehmiu .Me siguri që ajo shfaqje ishte dhënë për të nderuar aktorin e madh dhe së dyti, pata fatin të shoh ” Shtëpia në bulevard ” të Fadil Paçramit , e cila pas disa muajsh u ndalua , pasi Pleniumi i Katërt dënoi autorin e saj .Nga ajo shfaqje nuk më harohet interpretimi i Piro Qiqit në rolin e bagabondit .Në dalje pashë që atë e kishte ndjekur dhe Thoma Naka , shoku im i fëminisë në Skore , një djalë që e donte teatrin , që luante në teatër .Ai kishte ardhur nga Libohova , ku ishte nxënës .

Në një intervistë në gazetën ” Drita ” Bekim Fehmiu tha se i kishte pëlqyer shumë shfaqja në Gjirokastër dhe se kjo dramë mund të kthehej në një skenar filmi .

II
–Salutova nga fare pranë aktoren e famëshme greke Irini Papa –Ειρήνη Παπά .—

E mbaj mënd mirë .Ishte një pasdite e vonë gushti .E dhe pse dita ishte thyer , vapa dhe lagështia ishin të padurueshme në brigjet e Egjeut, ujërat e të cilit lagin limanin e Rafinës .Po nxitoja që të hyja në vaporin që sa po kishte ankoruar , i ardhur nga Mikonos , ishulli më kozmopolit grek .Në platformën e betontë po ecte e vetme , pasagjerët e tjerë kishin kapërcyer hyrjen e limanit , me hap pak të nxituar , një grua shtatlartë dhe e brishtë .E veshur thjeshtë dhe bukur .Flokët e zinj dallonin që larg të cilët bënin kontrast me këmishën dhe pantallonat e bardha .Kishte hedhur në supe një çantë grash , në të njejtën ngjyrë më robat që kishte veshur .

Sa po u gjendem paralel e njoha .Penelopa , thashë me vete .Ktheva trupin në atë pozicion qe të marrë një kthesë të shkurtër majtas që të shkoj ta takoj .Thjesht , t’ i jepja doren .Nuk e di seç mendim i brendëshëm , nga ato mendime , që lindin pa pritur nga subkoshienca jonë , i cili më bëri të stepem .Ndoshta më stepën llotot që mbaja në dorë dhe çanta blu e OPAP-it .Ndoshta do të mendonte se i afrohem që të marrë lloto .Mendova se kjo do të ishte një ofendim për aktoren e madhe .Me siguri që kjo më stepi që të bëj përpara.Ajo e kuptoi dhe buzeqeshi .E dhe unë i buzeqesha , e salutova duke përkulur trupin dhe kokën lehtas , ashtu siç bëjmë në ato raste kur duam të përshendesim nga larg dikë. E pershendeta dhe me dorë .Edhe ajo me përshendeti në të njejtën menyrë .

E shoqërova me sy deri sa humbi aty pranë kthesës së limanit .Trupi i saj të krijonte përshtypjen se luante ende basket .Atë pasdite m’ u kujtuan shumë filma të saj , të huaj dhe grekë .Ne të gjitha rolet është e mrekullueshme , e madhe .Por mua atë pasdite gushti me ngjau sikur pashë Penelopën.Penelopa është ndoshta roli i saj i vetëm ku ajo nuk ka bërë thuajse asgjë nga ato ndërhyrjet që bëjnë grimiorët me aktoret para se të hyjnë në fushën e xhirimit .Ajo kishte lindur për këtë rol .Ashtu si dhe partneri i saj shqiptar Bekim Fehmiu .Një rastësi tjetër e bukur kjo .Kush tjetër më shumë se një aktoreje greke , i takonte që të luante mitologjinë e popullit të saj dhe një aktori shqiptar në rolin e Odisesë , të një aktori, i cili i takonte një populli , që është fqinji mijëravjeçar i grekëve .

Ndoshta ai film më ka lënë më shumë mbresa , nga që luante në krah të Bekim Femiut .Dhe ja se si rastesia e sjell që të plotesohet pazlli .Pazëll quaj faktin që më rastisi në jetë, në diapazon kohe prej disa dekadash , të shoh nga afër të dy protagonistët e filmit serial “Odisea “.Ndodhën në vitin e larget 1972 në Gjirokastër dhe pas katër dekadash në limanin e Rafinës , pra i kam parë secilin në Atdheun e vet .

Epilog

Dhe isha një djalë 18 vjeçar që kisha zbritur nga Zagoria në Gjirokastër , dhe isha 37 vjeçar kur u hapën kufinjtë .Të dy këto çaste përjetësojnë dy nga kujtimet artistike më të mëdha të jetës time .
Më thoni , a nuk isha fatlum në këto dy rastësi .Ndoshta , e dhe kështu ,siç ndodhën këto takime ,kam të drejtën që të krenohem ./Voal.ch/

Categories
Kulture

“Mjaft i gjykuat njerëzit për rrobat që mbajnë veshur”

“E shihni këtë bluzë të vjetër? Sot e kam veshur gjatë ndeshjes së parë të basketbollit të djalit tim. Jo sepse dëshiroja ta vishja, por sepse sapo kisha dalë nga puna. Punoj si saldator. Veshjet nuk më zgjasin gjatë, sepse gjatë saldimit lëshohen shumë shkëndija dhe ato digjen lehtësisht.

Pra, sapo kisha dalë nga puna dhe po nxitoja të shihja djalin tim në ndeshjen e tij të parë të basketbollit. Ndërkohë të tjerët mëshihnin sikur të isha një lypës, në kërkim të ndihmës së tyre.

Është e vërtetë që mbaja veshur një bluzë gjithë të çara nga djegiet. Ama kjo bluzë kushedi sa shkëndija ka marrë që është bërë e tillë. Njësoj si gjithë bluzat që kam përdorur në punë dhe kam përfunduar duke i hedhur, pasi janë konsumuar. Ajo që njerëzit nuk dinë, është se kjo bluzë më ka ndihmuar të paguaj gjithëfaturat, detyrimet e mia dhe të siguroj ushqimin për familjen time.

Ndaj, mjaft i gjykuat njerëzit për rrobat që mbajnë veshur. Unë kam rroba për punë, rroba për të dalë dhe rroba për shtëpi. Normalisht, kur isha vonë, do të shkoja me rrobat e punës, pasi doja të bëja tifo për djalin tim. Dhe isha i vetmi që bëja tifo për skuadrën e tim biri. Prindërit e tjerë, ata që ndoshta rrinë mëkostume e kollare, pse vallë nuk ishin të pranishëm për të bërë tifo për fëmijët e tyre?” – Jacob Ray

Asnjëherë nuk e dimë se çfarë është duke bërë dikush, nga cila punë është kthyer, ndaj nuk duhet kurrsesi ta gjykojmë për veshjen e tij. Ne përqendrohemi ndonjëherë në gjëra kaq të pavlera, saqë harrojmë se për të dhënë opinionin tonë për dikë, veshja duhet të jetë aspekti i fundit, ndoshta edhe të mos ekzistojë fare në listë…

error: Content is protected !!