Aktori dhe pedagogu i njohur, Genc Fuga, ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ku ka rrëfyer më shumë për jetën e tij private dhe profesionale. Duke u ndalur tek marrëdhënia me Enin, ai ka treguar kur kanë nisur shkëndijat e para të lidhjes.
Siç dihet Genci e ka pasur Enin studente, por ai ruan një etikë të fortë dhe në atë kohë e ka parë vetëm në fokusin e një studenteje dhe jo të një femre. Shumë më vonë ata janë ritakuar në sheshxhirim dhe nga aty nisi dhe historia e tyre e dashurisë.
Ndër të tjera, ai tha:”Eni nuk ka qenë në fokusin tim si femër për aq kohë sa ishte studente, mund të quhet sëmundje profesionale, por e tillë është.
Nuk më pëlqen të më thërrasin o profesor, më pëlqen të më thërrasin Genci. Kështu që lidhja me Enin erdhi më vonë, shumë më vonë.
Si është ai slogani “në kantier pune moj motër, aty u njohëm”, por puna ishte nëpër filma. Ka qenë një miku jonë i përbashkët Nerital Liçaj që pasi kisha ndërmarrë hapat e para të divorcit ishim në sheshxhirim dhe më thotë ore ka qenë studentja jote kjo më duket, e morë i thashë po në atë kohë rrinte me tuta kjo se pashë mirë.
E para ishte që ta shikoja ndryshe dhe pastaj ta hiqja atë dogmën e pedagogut tek sytë e Enit të materializoheshe ajo tek Genci.”/Living