Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Më 29 Shtator 2007, u nda nga jeta artisti i paharruar Serafin Fanko, e kujtojmë me nderim e respekt

Më 29 Shtator 2007, u nda nga jeta artisti i paharruar Serafin Fanko, e kujtojmë me nderim e respekt

Serafin Fanko (24 maj 1937 – 29 shtator 2007), mbetet një nga aktorët e spikatur shqiptarë. Simpatik, elegant, i qeshur, i thjeshtë, ambicioz racional, me një vështrim zhbirues, krenar, kështu ka mbetur në mendjet dhe zemrat e artdashësve shqiptarë dhe mes miqve të shumtë, Serafin Fanko. Me rolet, regjitë specifike, dramat shqipe, ai mbetet një ndër aktorët më të spikatur të historisë së aktrimit shqiptar që koha nuk do t’ja zëvendësojë atë çka ka gdhendur në mozaikun e artë të filmit dhe dramës shqiptare.

Zëri i tij i veçantë kishte një nuance kumbuese të metaltë, që të tërhiqte vëmendjen kudo që e dëgjoje. Ndoshta ishte ky zë që përgjasonte me atë të Aleksandër Moisiut, që e bënte figurën e Serafin Fankos tepër interesant. Por jo vetëm zëri, por edhe emri, të ngeleshin në kujtesë kur largoheshe nga ai. Një emër i rrallë, i veçantë që të ngjason me emër perandorësh apo njerëzish aristokratë.

Dhe në të vërtetë Serafini, ashtu ishte, aristokrat në skenë dhe në jetë. Filmi i tij i parë është “Fije që priten”. Më pas shkëlqeu në vitin 1977, me filmin “Gunat mbi tela” ku luante një nga rolet e oborrtarëve të mbretërisë së Savojës. Loja e tij aktoreske ka qenë një shembull i veçantë për studentët e dramaturgjisë, ndërkohë që Fanko përbënte një model të veçantë edhe në gjetjet e tij regjisoriale. Vitet e fundit spikati si regjisor dramash. Fanko solli risi dhe pse hasi në murin e fortë të kundërshtisë nga shumë miq të tij.

Fëmijëria dhe shkollimi – Serafin Fanko lindi në Shkodër në 24 maj 1937. Lindi në muajin e luleve, në kulmin e stinës së pranverës dhe ky muaj i fali çdo gjë me zemërgjerësi atë çka i duhej një artisti, pamjen, zërin, fisnikërinë, intuitën, qetësinë, shpërthimin. Shkodra e artit i hapi dyert e saj për të zhbiruar në histori, për të nxjerrë në pah, ato vlera, që koha i kishte mbuluar me tisin e harresës. Lindi në kohën kur filmi ishte në hapat e parë të shfaqjes në Shqipëri, dhe ku drama ende nuk po gjente kohën dhe vendin për të shpalosur vlerat e krijuesve dhe të artistëve shqiptarë.

Filmi i tij i parë “Fije që priten”, me regjisor Muharem Fejzon, në rolin e Klarkut – Ishte koha e mbylljes së madhe, koha e mugëtirës dhe ndrydhjes artistike, por sërish aktorët tanë gjenin mundësi dhe hapësira ndërmjetëse për të përcjellë në ekran forcën e tyre të madhe aktoriale. Në filmin “Fije që priten” edhe pse me një rol karakteri, Fanko përcolli tek shikuesi fuqinë e tij të madhe interpretuese.

Një “agjent” i huaj, Sami Ameni, zbret në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë nis kërkimet për të aktivizuar një agjent tjetër, Markon, me të cilin ka bashkëpunuar pranë gjermanëve gjatë luf tës. Plani i tyre është hedhja në erë e një uzinë të madhe. Për këtë u duhet të marrin të dhëna nga Besa, e cila ka humbur disa dokumente dhe ndjehet e kërcënuar. Por plani i tyre dështon. Serafin Fanko: … “zoti Klark përcjell një figurë reale, plot finesë dhe qetësi. Njeh sadopak sistemin në Shqipëri, e befason ambienti, por ruan rregullat e vizitës për të cilën kishte ardhur. Një pamje fisnike, veshje e bukur elegante, një bashkëbisedim Brenda rregullave të një njeriu të ditur. Klark ishte jashtë realitetit shqiptar, larg asaj që zhvillohej në Shqipëri, në të ashtuquajturën luftë klasash brenda vendit, dhe lufta e jashtme, për të përmbysur sistemin komunist.

Por si shprehej Serafin Fanko në një intervistë për filmin? “Kinematografia është një ëndërr për të gjithë aktorët. Por të them të drejtën, duke mos pasur asnjë gram modesti, kurrë nuk më ka pëlqyer vetja në film. Unë nuk kam parë asnjë film timin në ekran, madje edhe kur është dhënë premiera, “Unë kam frikë me ardhë në televizion” dhe gjithmonë u thoja të tjerëve të dilnin nga dhoma, sepse doja ta shihja interpretimin tim vetëm.

Kjo, pasi më vinte zor, pavarësisht se kjo punë më ka dhënë emër dhe ka bërë që të kem dashurinë e respektin e shumë njerëzve, të cilët përherë më janë afruar duke më thirrur me emrat e personazheve që luaja… Mund të shtoj se me punën e regjisorit dhe komunikimin që kemi ne, nuk mund të bëhesh kurrë i njohur. Duhet të jesh regjisor i Teatrit Kombëtar në Tiranë, sepse publikimi është më i madh”.

– Kur luante tek “Emblema e Dikurshme” – “Emblema e dikurshme” është një film i prodhuar në Shqipëri në vitin 1976 nga Ylli Pepo. Gjeologët shqiptarë zbulojnë një fontanë nafte pikërisht në një zonë ku vite më parë gjeologët rusë kishin dështuar. Zbulimi arrihet nga inxhinier Bardhyli i ndihmuar nga mësuesja, të cilët hetojnë në të kaluarën e fshatit dhe deshifrojnë emblemën e një pllakati të lashtë mural në kishën e fshatit.

Aktorët kryesorë ishin Serafin Fanko, Raimonda Bulku, Pushkin Lubonja, Robert Ndrenika, Tinka Kurti. Regjisori i filmit dhe drejtori, i propozuan rolin e të “fejuarit”, ku ai do të luante me Rajmonda Bulkun. Ajo ishte një vajzë bukuroshe 19-vjeçe në kulmin e rinisë, ndërsa Serafini plot 40-vjeç. U befasua nga kërkesa e Pepos. E shihte diçka të paarrirë pragun e moshës dhe diferencën. Donte të ishte realist, korrekt me veten. Dëshira është tjetër gjë, realiteti tjetër. Diferenca ndoshta bëhej e pabesueshme tek spektatori.

Një kërkesë, dy këmbëngulje të ndryshme. Pepo për rolin e të fejuarit, Fanko qe e kundërshtonte. Ja si shprehet ai tek “Aktorët Shqiptarë” për këtë dialog me regjisorin Ylli Pepo: -“Jo, nuk shkoj unë me atë, sepse nuk dua të djeg veten. Roli është i bukur, materiali është i Kadaresë, por nuk mund ta pranoj”. Pasi morën këtë përgjigje ata ikën. Më vonë erdhën regjisori dhe drejtori, e me thanë se do të bëja një kinoprovë për rolin e hetuesit dhe vendosa të shkoj. Mbas provës së hetuesit erdhën sërish, por kësaj herë për të më thënë se kisha fituar rolin e parë, pra për të fejuarin. Gjatë të gjithë kohës e kisha mendjen se si do të paraqitesha para Rajmondës, sidomos në atë kohë”.

Zbërthimi i “Poemës së Mjerimit” të Migjenit – Kishte shumë ambicie dhe fantazi. Kohën e pushimit vetëm meditonte për të sjellë diçka të re, diçka ndryshe si regjisor. Tashmë e kishte vendosur përfundimisht, rruga e tij do vazhdonte si regjisor. Po kush ishte e veçanta, risia, ajo që do sillte një këndvështrim ndryshe të një vepre? Vendosi të eksperimentonte, ose më mirë të guxonte.

Guxim i bazuar mbi dijen, përvojën, intuitën, kërkesat ndaj vetes. Kjo shfaqje që eksperimentoi nuk ishte teatri i recitimit, por ishte teatri ku merret një autor dhe zbërthehet ky autor. Një nismë e re. Një vizion i ri pa eksperiencë në Shqipëri. Ka qenë dëshira e tij e brendshme që autori të zbërthehet me vlerat e tij në një teatër poezie. Përse mori Migjenin? Ja si shprehet ai në një intervistë për “Aktorët Shqiptarë”:

“Unë mora “Migjenin”dhe “Poemën e Mjerimit” duke e zbërthyer të gjithë materialin, ku secili prej aktorëve luante nga 10 role dhe ishte edhe spektator, por edhe protagonist i një roli të caktuar. Në atë kohë u bë shumë zhurmë duke thënë çfarë është ky teatër. U quajt pa mjete, pa rekuizitë e pak si modernist. U diskutua jashtë mase dhe pati kundërshtarë të shumtë, por kishte edhe mbrojtës, siç ka qenë aktorja Tinka Kurti. Ajo tha se i vinte keq që nuk kishte pasur pjesë.

Kurse Jonuz Dini në atë kohë aktor i “Migjenit”, ka qenë kundërshtar i kundërshtarëve të shfaqjes. Megjithatë për këtë shfaqje folën mirë dhe pati jehonë edhe në personalitete të teatrit të Ballkanit, sidomos në Bullgari dhe Rumani, të cilët më kanë ardhur edhe në shtëpi. Ata thanë se duhet të ketë ecuri ky lloj teatri. Mbasi u lejua ky lloj teatri, unë vura në skenë “Hetimin” e Peter Vajsit dhe u zgjeruan shfaqjet, por megjithatë mbeti me kaq. Tani e shoh se ka frymë prapë, sidomos me Merita Smajën këtu në Shkodër. Unë jam mirënjohës, jo pse po ndjekin rrugën time, por se më kënaqin shijet e mija”.

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Përse nuk ka asnjë dokumentar kushtuar këtij njeriu? Film apo një libër, një biografi?

Të kujtosh artistë kalibri si Agim Qirjaqi i bën mirë dhe keq vetes. Mirë në atë se si ia doli Gimi në skenë, në film dhe në jetë dhe keq se si e mposhti dhe e hëngri gradualisht sëmundja.

Një aktor intelektual, me një logjikë interpretimi absolute, përgjegjësi krijuese dhe amplifikime emocionale në të gjithë rolet kinematografike për të cilat dhe sot nuk na humb kurioziteti, si dhe ato në teatër nga ku patosi dhe forca e fjalës e bënte të rrallë çdo karakter, me stilin dhe individualitetin e vet.

Teatri është një art sa magjik e primitiv, po aq dijeformues dhe filozofik që arrin të japë kuptime dhe qasje të thella mbi jetën. Gimi këtë e gërshetoi gjithë kohën sa qe gjallë: fuqinë sugjestive të iluzionit me mendimet e qarta dhe universalitetin e ideve që udhëheqin njeriun në jetë.

Me një temperament fjalëpakë dhe sanguin në skenë, ai mbetet një nga talentet më të spikatura që arsyeja jonë gjen qartësi sa herë e kujton.

Lindur në Kolonjë në vitin 1950, Agim Qirjaqi do të mbaronte Akademinë e Arteve, duke nisur kështu rrugëtimin e artit skenik. Karriera tij e ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 1973, ku interpretoi në ‘’Familja e Peshkatarit’’ dhe ‘’Orët e Kremlinit’’. E më pas fama e thërret në film! Do të ishin ‘’Rrugë të bardha’’ të Viktor Gjikës dhe ‘’Lulëkuqe mbi mure’’ të një tjetër gjeniu, Dhimitër Anagnosti, prej nga ku fiton dhe çmimin e parë në Festivalin e II të Filmit, më 1977.

Shumëkush prej nesh nuk ka si të harrojë drejtorin e rreptë fashist të ‘’Strehës Vorfnore’’ i cili na ngrys ende vetullat prej inatit dhe sot, kjo falë Gimit dhe profesionalizmit të tij. E të mendosh që ishte thjesht në moshën 25 vjeçare ndërsa na shpërfaqet nën petkun e këtij personazhi dramatik 40 vjeçar, aktual dhe sot. Apo në filma si ‘’Dimiri i fundit’’, ‘’Radiostacioni’’, ‘’Apasionata’’, ‘’Tela për violinë’’ dhe ‘’Stola në Park’’.

Prej ku të gjithë e mbajmë mend Aleksin, shkrimtarin e shkëputur nga bota reale, për të jetuar dorëshkrimeve dhe ndoshta atij pasioni për teatrin në dukje të ekzagjeruar, por në thelb sinkron. Me një intensitet jetësor dhe përjetim të së njëjtës dashuri si ajo e Gimit. Sepse teatri ishte gjithçka donte.

Gimi mbajti postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar në vitet 2002-2003 dhe ajo që bën përshtypje menjëherë ishte dorëheqja. Pse kaq pak? Çfarë e mundoi Gimin? E gjithë jeta e tij u përplas mureve të këtij Arti, që në Shqipëri të jep vetëm për të ngrënë një pjatë gjellë. Që, si duket, atë e ngopte. Nuk preferoi kurrë një pjatë të dytë, të tretë apo luksin e një ëmbëlsire.

Përse nuk ka asnjë dokumentar kushtuar këtij njeriu? Film apo një libër, një biografi? Mënyra si ai mbylli përjetë sytë, të dhemb dhe sot aq shumë!

‘’Kronikë provinciale’’ do të ishte dalja e tij e fundit publike, në premierën e filmit të Artan Minarollit, një tjetër regjisor që u shua para kohe nga jeta. I bërë një grusht! Duke lënë tek gjithë të pranishmit, shijen e athët të trishtimit. Gimi vuante nga sëmundja ‘’Alzaimer’’, e ishin miqtë e tij që e shtruan në Spitalin nr.5, në pavionin e neurologjisë. Mes analizave të shumta, nuk mjaftoi kujtesa e humbur e cila endej tashmë qiellit, por një koleksion i tërë sëmundjesh; tumor në kocka dhe veshka të rënduara nga azotemia.

Kështu jetoi afro dy vjet. Vetëm! Ditët e fundit i ngrysi në azil.

Sëmundja e ktheu në titanin mitologjik Prometeu, duke e shndërruar vuajtjen në një apoteoz për lirinë dhe sakrificën sublime.

Agim Qirjaqi u shua mëngjesin e 28 marsit 2010, në moshën 59 vjeçare, duke lënë pas një dhimbje që vrau jo vetëm kolegët, por një komb. Ishin të shumtë artistët që folën për të.

Mihail Luarasi, u shpreh: ‘’Humbja e tij ishte një humbje e madhe për teatrin. Një aktor dhe regjisor i shkëlqyer. Një njeri shumë i mirë, sepse në periudhën që ishte drejtor i Teatrit pati guximin dhe ndershmërinë qytetare për të dhënë dorëheqjen nga mospërputhja e mendimeve të drejtuesve sipër tij.’’

Dhimitër Anagnosti : ‘’Një aktor i madh , poliedrik. I shkëlqyer si në role pozitive, ashtu dhe në ato negative. Një njeri i madh në sensibilitetin dhe urtësinë e tij.”

‘’Kur mora vesh humbjen e tij – kujton Ermira Gjata – kam hyrë në studio dhe u thashë studentëve, të mbajmë një minutë heshtje për këtë aktor të madh, i cili meriton të lëvdohet si një ndër aktorët më të mirë të shkollës tonë. Kishte mënyrën e vet, shkollën e tij të interpretimit, nga e cila unë për vete kam mësuar shumë, e besoj do të mësojnë dhe brezat që do të vijnë. Ai, pa zhurmë dhe bujë, bënte punët. Detyrën në nivelin më të lartë profesional.’’

Ndërsa Gëzim Kame, flet : ‘’Më bënte shumë përshtypje që një aktor gjigant kishte këto elemente të mungesës së kujtesës. Fillimisht nuk fliste për sëmundjen. E shikoja që kishte një stërmundim të madh për të duruar simptomat e para të sëmundjes. Sikletosej më tepër me veten, pavarësisht se ne nuk kuptuam gjë në fillim këtë mungesë të vëmendjes’’.

Kanë kaluar shtatë vjet që Agim Qirjaqi nuk është më midis nesh dhe karrigia e tij vazhdon të mbetet bosh. Roli në skenë, gjithashtu.

Dhe në debatet shumëpërfolura për censurimin e filmave këto kohë, më vjen në mend vetëm një pyetje: Si mund të mos shihen rolet e Gimit?

Mall për to!/Konica.al/Ilnisa Agolli/

Categories
Art Kulture Personalitete

Tenori Kastriot Tusha u vlerësua nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit me titullin “Nderi i qarkut Elbasan”

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Tenori Kastriot Tusha u vlerësua nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit me titullin “Nderi i qarkut Elbasan”.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në sallën e Teatrit “Skampa” kryetari i Këshillit të Qarkut, Bukurosh Stafa i dorëzoi tenorit Tusha titullin, me motivacionin: “Për merita të veçanta dhe kontribut të shquar dhënë në fushën e artit lirik, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si studiues e promovues i këngës qytetare elbasanase, të Shqipërisë së Mesme dhe trevave të tjera shqiptare, duke interpretuar me kualitet të lartë profesional, si intelektual, përfaqësues i denjë i qarkut të Elbasanit”.

Ndërsa kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja në fjalën e tij u shpreh se, “sa herë flas me kolegët e mi jashtë trevave shqiptare për Kastriotin, flasim për ‘Mjeshtrin e Madh’, për personalitetin e tij, që e ka mbajtur fort muzikën shqiptare, por që i këndon shumë qytetit të tij”.

“Për mua është vlerësim i madh kur përfaqësohemi me Kastriotin në të gjitha trevat shqipfolëse, por edhe më gjerë. Kastrioti është gjithnjë i pranishëm në aktivitetet artistike dhe kulturore që në bëjmë në Elbasan”, tha Llatja.

Tenori Tusha promovoi edhe librin e tij të dytë titulluar “Kënga popullore qytetare elbasanase”, kushtuar traditës së folkut elbasanas.

Tusha u shpreh se “ideja për të shkruar një libër i ka lindur shumë vite më parë”.

Kastriot Tusha ka një karrierë të lavdishme sa i takon muzikës klasike dhe për promovimin e vlerave tradicionale e artistike në mbarë vendin./Ata.gov.al/

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Gazetari i njohur tregon takimin emocionues me Parashqevi Simakun

Gazetari dhe producenti Bledi Strakosha prej 30 vitesh vijon të jetë një figurë e dashur e publiku shqiptar. Ai e nisi karrierën në fushën e gazetarisë në moshë të re. U dallua për tonin e zërit në Radio Tirana aty ku lindi gjithçka.

I ftuar në fundmi në “Jeto me Orën”, Strakosha tregoi se ku ka takuar Parashqevi Simakun nuk e ka larë fytyrën për 1 javë.

Bledi Strakosha: Fillimet e mi kanë qenë me magnetofonin tim. Unë regjistroja zërin dhe isha audienca e vetme e vetes time. Kam takuar personalitete që më parë i shikoja përmes televizionit si Eranda Libohovë, Parashqevinë. Me Parashqevinë jam takuar në korridor dhe më ka prekur faqen dhe më tha sa i bukur. Nuk e kam larë faqen për një javë. Atë e kam pasur si idhull. Kështu kanë qenë fillimet e mia. Njeriu në jetë do të ketë pengje por të paktën të përfundojmë me pengjet e duhura.

Por cilat janë pengjet e Bledi Strakoshës?

Bledi Strakosha: Në karrierë nuk kam asnjë peng. Jam shumë falënderues për ato që më kultivuan dëshirën dhe respektin për punën. Jetojmë në kohë të vështira rendim pas interesit e parasë por kjo nuk duhet të na kthejë në qenie mekanike.

Ai veçon familjen si më të rëndësishëm në jetën e tij, prindërit dhe motrën.

Me një përvojë aq të madhe në ekran por teksa u suprizua nga e motra Bledi Strakosha nuk mund ti mbante lotët.

Jam shumë e kënaqur për çfarë je bërë sot”, tha vajza e xhaxhait.

“Jam këtu të them që të dua shumë. E di që nuk më prisje mua, jam e sigurt që kur më shikon të kujtohet ajo pjesë e jetës që e kemi kaluar së bashku. Ju dua shumë, të uroj vetëm suksese të mëtejshme, i meriton të gjitha se je i talentuar”, tha mikja e tij Desara.

Categories
Art Kulture Personalitete

“Ndihem shumë më afër me natyrën dhe kafshët, se sa me njerëzit” – Brigitte Bardot

“Kam zgjedhur vetminë për të mbrojtur veten. E ruaj veten nga njerëzimi që më rrethon, nga ky njerëzim i zhurmshëm dhe paragjykues. Jetoj e rrethuar nga kafshët, pemët, lulet. Kam kuaj, gomerë, desh, dhi, derra, pula, rosa, pata, pëllumba. Pastaj, sigurisht, mace dhe qen. Unë as nuk e di se sa janë…

Ndihem shumë më afër natyrës dhe kafshëve, se sa me njerëzit. E pranoj se e urrej shumicën e specieve njerëzore. Unë përkraha kauzën e kafshëve për t’i dhënë më në fund kuptim ekzistencës sime në Tokë. Po përpiqem t’i shpjegoj njerëzve se mizoritë që u bëhen kafshëve janë të padrejta, të papranueshme dhe shumë çnjerëzore. Nuk më vjen keq sikur bota ta kujtojë të madhërishmen Brigitte Bardot, që nuk ishte aspak e madhërishme”.

Brigitte Bardot është një aktore dhe modele franceze, e cila pasi hoqi dorë nga bota e modelingut dhe kinematografisë, iu përkushtua plotësisht mbrojtjes së të drejtave të kafshëve, duke u bërë një aktiviste e flaktë. Në fjalët e mësipërme, ajo shpreh një urrejtje të brendshme për njerëzit, urrejtje që shpesh vinte si pasojë e përfshirjes në rrymën e mbrojtjes së kafshëve. Me të vërtetë, mjafton të shohim përditë se sa shumë mizori bëhen me kafshët, për të arritur në përfundimin se njerëzimi nuk ka më ndjenja.

Isha duke udhëtuar sot dhe në një rrugë të qytetit, shoh që kishin shtypur një mace me makinë dhe as nuk e kishin lëvizur në anë të rrugës. Flasim për rrugë të qytetit ku shpejtësia maksimale e lëvizjes me makinë është 40 km/orë dhe është shumë më e lehtë të frenosh. Sërish, shpirtligësia e shoferit e shtyu të mos frenonte dhe ta vr iste atë kafshë të paf ajshme.

Mbi të gjitha, ishte larguar pa e lëvizur macen, duke lejuar që një shofer tjetër, i cili mund të ishte i de hur (nuk është çudi në Shqipëri), të mos e vinte re dhe të kalonte me makinë sërish sipër trupit të saj. Sa e sa padrejtësi bëhen të tilla. Vr iten kafshë të rralla në pyje, edhe pse janë në mbrojtje nga shumë organizata si gjallesa në zhdukje. Lihen kafshë të tjera rrugëve të paushqyera, të cilat sigurisht rrezikojnë të ngordhin nëse dikush nuk i merr t’i ushqejë në shtëpinë e vet.

Njerëzimi ka arritur në një fazë ku vihet me të drejtë në dyshim dashamirësia. Nuk ka më logjikë të kthjellët, nuk ka më ndjenja. Ndaj dhe Brigitte Bardot shprehet kaq me urrejtje për njerëzit. Ajo u izolua totalisht pas shkëputjes nga karriera e mëparshme, duke pasur kontakte të rralla me njerëzit. Këtë vendim e mori pikërisht për shkak të trishtimit të madh “në luftë me njerëzit” për mbrojtjen e kafshëve. Nëse e mendoni mirë, është gjëja më me mend që ka bërë…/Bota/

Categories
Art Histori Kulture Kuriozitete Personalitete

Historia e Claudia Morit dhe Adriano Celentanos, “Dashuria bëhet më e fortë në rrethana vështirësie”

“Quhem Claudia Mori. Kam dashuruar shumë dhe vazhdoj ta dua Adriano Celentanon. Jemi martuar 56 vite më parë dhe nëse nuk do të ngeleshim si dy persona të ndryshëm në çift, unë ndoshta nuk do të jetoja më në këtë jetë. Nuk kam dashur asnjëherë të dilja nga hija e tij, por as të strehohesha tek ai. Jam madje e bindur, se as ai nuk do të kishte dashur që unë ta bëja.

Dashuria bëhet më e fortë, nëse nuk heq dorë nga defektet e tua. Kjo edhe sepse kur e njoha, ai ishte askushi. Jam martuar me një të panjohur. Prej tij dhe me të, kam kaluar gjithçka që mund të kalohej në 50 vite e kusur, duke përfshirë edhe momente tepër të trishtuara.

Por gjithsesi, kemi pasur respekt, dashuri dhe pasion për njëri-tjetrin”. – Fjalët e Claudia Morit në ditëlindjen e saj të 81-të

Ajo që e bën një dashuri më të fortë, është padiskutim fakti që të dy në çift duhet të ruajnë cilësitë e tyre të veçanta, ato që i kanë bërë të njihen e të zgjedhin të lidhen bashkë që në fillim. Mbi të gjitha, të dy nëçift duhet të jenë të pavarur në çdo aspekt, emocional apo ekonomik. Kjo gjë e bën marrëdhënien më tëkonsoliduar.

Kam përshtypjen edhe se dashuritë e mëdha janë ato që përjetohen pikërisht në popullin e thjeshtë. Dashuria nuk ka nevojë për luks, për dhurata të shtrenjta, përkundrazi, bëhet më e fortë në rrethanavështirësie.

Claudia dhe Adriano janë njohur në kushtet, kur asnjë nga të dy nuk ishte i njohur apo i pasur, por sërish kanë arritur t’i rezistojnë vite të tëra bashkë. Shembuj të tillë janë të shumtë. Gjyshërit apo prindërit tanë kanë qenë bashkë në kohërat e vështira të diktaturës dhe gjithsesi ia kanë dalë vështirësive së bashku./Bota/

Categories
Art Kulture Personalitete

Nuk harrohet Jovan Bregu, ky kolloz plot mjeshtërί, nga e qeshura seç na meku, ndaj jeton në përjetësi.

ROLAND TREBICKA

Zemra e tij rreh akoma
papushim në çdo buzëqeshje,
ajo rreh në zemrat tona
plot gëzim dhe jo në heshtje.

Nuk harrohet Jovan Bregu
ky kolloz plot mjeshtërί,
nga e qeshura seç na meku
ndaj jeton në përjetësi.

Skena merrte gjallëri
gjithçka qeshte me të,
spektatorët plot dashuri
bashkë jehonin nën një zë.

Korça artit djep j’u bë
gjithë viganët seç përkundi,
si Rolandi nuk vijnë më
papushim skenën e tundi./Web

Categories
Art Kulture Personalitete

Më 28 shtator 1924 lindi aktori italian Marcello Mastroianni (1926 – 1996)

Marcello Vincenzo Domenico Mastroianni ( Fontana Liri 28 shtator 1924 – 19 dhjetor 1996) (Kalorës i Kryqit të Madh – Urdhëri i Meritës i Republikës së Italisë) ishte një nga aktorët më të famshëm italianë jashtë Italisë në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë , sidomos për filmat e interpretuar së bashku me aktoren Sophia Loren dhe për rolet kryesore në filmat e Federico Fellini.

Filmat e tij të shquar përfshijnë “La Dolce Vita” ; “8 ½” ; “La Notte” ; “Divorci në Stilin italian” ; “Dje , Sot dhe Nesër” ; “Martesa në Stilin italian” ; “Një ditë e veçantë” ; “Qyteti i Grave” ; “Henry IV” ; “Sytë e errët” ; dhe “Të gjithë janë mirë” .

Nderimet e tij përfshijnë Film Academy Awards britanik , çmime për aktorët më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe dy Golden Globe Awards .

Mastroianni ka qenë tri herë i nominuar për Oscar si Academy Award për aktorin më të mirë për filmin Divorci në Stilin italian në vitin 1963 , për Një ditë e veçantë në vitin 1978 dhe OCI ciornie në vitin 1988.

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Më 28 shtator 1934, lindi aktorja franceze Brigitte Bardot

Brigitte Bardot lindi më 28 shtator 1934 në Paris, aktore, foto modele, këngëtare dhe aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, franceze nga Franca

Brigitte i ka shkruar prefektit të Prishtinës një letër të hapur në të cilën kërkon nga ai ndërprerjen e ndjekjes dhe mby tjes së qenëve endacak në rrugët e qytetit.

Filmografia
Manina, la fille sans voiles, (1952)
Les dents longues, (1952)
Le trou normande (1952)

Le portrait de son père (1953)
Un acte d’amour (1953)
Tradita (1954)
Si Versailles m’était conté (1954)

La lumiere d’en face (1955)
Futures vedettes (1955)
Le fils De Caroline Cherie (1955)
Doctor at Sea (1955)
Les grandes manoeuvres (1955)

La mariee est trop belle (1956)
Helen of Troy (1956)
Cette sacrée gamine (1956)
Mio figlio Nerone (1956)
En effeuillant la marguerite) (1956)

Brigitte BARDOT posing in a studio for a fashion take. France. Paris. 1958.

Et Dieu… créa la femme (1956)
Une parisienne (1957)
Les bijoutiers du clair de lune (1958)
En cas de malheur (1958)

La femme et le pantin (1959)
Babette s’en va-t-en guerre (1959)
Voulez vous danser avec moi? (1959)
L’affaire d’une nuit (1960)

La verité (1960)
La bride sur le cou (1961)
Amours célèbres (1961)
Vie privée (1961)
Les repos du guerrier (1962)

Le mépris (1963)
Une ravissante idiote (1964)
Dear Brigitte (1965)
Viva Maria! (1965)
Marie Soleil (1966)

Masculin féminin: 15 faits précis (1966)
À coeur joie (1967)
Histoires extraordinaires) (1968)
Shalako (1968)
L’ours et la poupée) (1969)

Les femmes (1969)
Les novices) (1970)
Boulevard du rhum) (1971)
Les pétroleuses (1971)

Don Juan ou Si Don Juan était une femme… (1973)
L’histoire très bonne et très joyeuse de Colinot Trousse-Chemise (1973)

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Më 28 shtator 1936, lindi shkrimtari Teodor Laco (1936 – 2016), skendarist dhe dramaturg, e kujtojmë me nderim e respekt

Më 28 shtator 1936, lindi shkrimtari Teodor Laco (1936 – 2016), skendarist dhe dramaturg, e kujtojmë me nderim e respekt

Teodor Laço lindi më 28 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës, vdiq më 15 tetor të vitit 2016, është shkrimtar shqiptar. Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës.

Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë.

Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.

U nda nga jeta më 15 tetor 2016.

Tituj të veprave

Era e tokës (1965)
Shtëpia në rrugicë (1968)
Një natë shiu – 1969
Një nuse për Stasin (1970)

Tokë e ashpër (1987)
Korbat mbi mermer (1981)
Të gjithë lumenjtë rrjedhin (1987)
Pushimet e kolonelit (1990)

Shi në plazh
Vrasja e buzëqeshjes
Një dritare në Kremlin
Mjegull (2009)
Gropas 67 (2014)

error: Content is protected !!