Categories
Art Histori Kulture Kuriozitete

Shqiptarët që ndërtuan Stambollin

Kur viziton Stambollin mbushesh me krenari shqiptare. Në ato xhami të bukura që sundojnë kryeqendrën e Turqisë nuk ke si të mos ndiesh dorën e arkitektëve shqiptarë. Të atyre njerzve të ditur që jo vetëm udhëhoqën Perandorinë Osmane por i dhanë dhe frutin e diturisë së tyre arkitekturës së këtij qyteti ndër më të bukurit në botë. Vepra e këtyre shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon. Edhe pse dilema që ata s’bënë asgjë për Shqipërinë mbetet një dilemë tronditëse. Por i tillë ishte fati i shqiptarit ndër shekuj. Truri dhe krenaria e tij gjithnjë emigruan jashtë kufijve të atdheut amë për të dhënë kontribut në vende të tjera.

Por le të mbetemi tek vepra e këtyre arkitektëve që mbetet e mahnitshme për të na brejtur disi krenaria shqiptare. Ndër arkitektët më të njohur të perandorisë osmane është ai që hyri në histori si Arkitekt Sinani

Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.

Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.

Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.

Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.

Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.

Edhe nxënësi i tij, arkitekt Kasemi do të hynte në historinë e arkitektëve të mëdhenj të Turqisë. I lindur në fshatin Grëmsh të krahinës së Tomoricës ai do e kalojë rininë e parë në Berat dhe më pas i ati do e dërgojë në Stamboll për studime profesionale. Do bëhej asistent pranë arkitekt Sinanit dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Ndërtoi xhaminë e re të Stambollit dhe la dhe shumë vepra të tjera.
Në historinë e arkitekturës së Stambollit do të hynte dhe një shqiptar tjetër nga Elbasani, Sedfqar Mehmet Agai. Pasi kreu studimet në Rumeli dhe Lindje të Mesme në vitet 1597-1598 ai ishte drejtor i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryvepra e tij është Xhamia Blu./konica.al/Arlinda Canaj/

Categories
Histori

Prenk Jakova: Shoku Enver, operat nuk janë si bukët që i fut në furrë

Nga: Dashnor Kaloçi

Kompozitori Prenk Jakova ishte me origjinë nga Gjakova, por i lindur dhe i rritur në qytetin e Shkodrës. Në moshën shtatëvjeçare, i nxitur nga i ati, u aktivizua në disa shfaqje teatrale me Shoqëritë artistike “Bogdani” e “Vllaznia” dhe, kur nuk ishte më shumë se 18-vjeç, u bë drejtuesi artistik i bandës muzikore të Liceut “Illyricum”. Nxënësit e tij të parë ishin: Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Zef Gruda etj.

Në shtatorin e vitit 1942, Prenka shkoi për studime në Itali, ku u regjistrua në Konservatorin e Muzikës “Santa Cecilia” të Romës, në degën e klarinetës, të cilin e përfundoi me rezultate të larta”. Dhe, kur u kthye në Shqipëri, pak pas mbarimit të Luftës, u arrestua dhe u mbajt disa kohë në burg, pasi një vëlla i tij ishte vrarë duke luftuar kundra forcave komuniste.

Suksesi i madh i Prenkës është me vënien në skenë të operës së parë shqiptare, “Mrika”.

“Në prag të çeljes së Festivalit të vitit 1952, ishin formuar kushtet që në muzikën shqiptare të hidheshin hapa të mëtejshëm, të cilat duhet ta kalonin pragun e këngës. Kjo gjë vinte pasi ishin krijuar rrethanat me solistë të aftë dhe të përgatitur dhe me orkestër me formacion simfonik. Kështu, në qershorin e vitit 1952, u thirr poeti Llazar Siliqi që të shkruante diçka mbi Hidrocentralin që po ndërtohej mbi lumin Mat. Në fillim ajo nisi si këngë dhe më pas mori formën e një veprimi me dy tablo të titulluar ‘Dritë mbi Shqipëri’, e cila u shfaq në korrikun e vitit 1952 në Tiranë. Ky ishte dhe embrioni i operës së parë shqiptare ‘Mrika’, që i filloi përgatitjet që nga data 2 maj e vitit 1958, ndërsa vënia në skenë filloi 12 nëntor të vitit 1958. Provat për atë shfaqje bëheshin paralelisht në Shtëpinë e Kulturës, në Teatrin e vjetër dhe në Teatrin e ri ‘Migjeni’, pas orës 15:00, të cilat vazhduan deri në datën 27 nëntor që u dha prova e përgjithshme. Pas kësaj pune të lodhshme, më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e saj në Teatrin ‘Migjeni’ dhe pas disa shfaqjesh në atë qytet, më 27 e 28 dhjetor ajo u dha në sallën e Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë. Në atë shfaqje asistoi dhe Enver Hoxha së bashku me pjesën më të madhe të udhëheqjes e trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në fund të shfaqjes doli në skenë Kadri Hazbiu, i cili pasi falënderoi të gjithë artistët e saj, ngriti një dolli të veçantë për Prenk Jakovën. Vënia në skenë e operës ‘Mrika’, pati një jehonë të madhe edhe jashtë Shqipërisë, si në Itali, Suedi, Çekosllovaki etj., gjë e cila u mësua prej letrave e telegrameve të shumta që i erdhën Prenkës nga ato shtete. Një personalitet i artit nga Praga, që merrej me historinë e operës botërore, me anë të një letre e përgëzoi Prenkën për suksesin e arritur me amatorët shkodranë dhe i kërkoi atij t’i dërgonte pamfletin, afishet, fotografitë e reklamat e shfaqjes”, ka shkruar në kujtimet e tij për suksesin e operës “Mrika”, i vëllai i Prenkës, Çesku.

Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operës së parë shqiptare “Mrika”, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës, Enver Hoxha u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkës me Enver Hoxhën, dëshmon: “Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: ‘Mor shoku Enver, puna e operës nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë’. Pas përgjigjes së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t’i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën ‘Skënderbeu’”, kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën.

Pas atij takimi, Prenka filloi duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha.

Ai e shkroi të gjithë muzikën e operës “Skënderbeu” dhe për disa muaj me radhë u mor vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për vlerësimin i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenka refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit. Ndonëse opera “Skënderbeu” u shfaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtrore të tij. Kjo gjë ndodhte në një kohë kur Prenka kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, e cila ia rëndoi së tepërmi gjendjen e tij shpirtërore.

Nga këto strese që iu krijuan, më 9 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm i dha fund jetës së tij në mënyrë tra, gjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Në ceremoninë e varrimit të tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën e kishte krijuar vetë katër dekada më parë.

Krijimtaria muzikore që la Prenk Jakova, është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe krijimtaria e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare. /Memorie.al/

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Muzika asht liri, kulturë, fe, magji e mistikë – Át Gjergj Fishta

Disa mendime të Pater Gjergj Fishtes rreth muzikës me rastin e 145-vjetorit të lindjes së tij. Këto shenime të Françeskanit të madh dhe të poetit tonë kombëtar Át Gjergj Fishtes, tregojnë kulturën dhe ndjeshmeninë e madhe që kishte në trajtimin e çeshtjeve themelore të kulturës shqiptare. Këto mendime nuk janë vetëm të vlefshme për ne si komb, por për të gjitha kulturat e njerëzimit. Mendimet e Fishtës shërbejnë në çdo kohë dhe për të gjithë. Dhe nëpërmjet këtij shkrimi Pater Gjergj Fishta e përcepton muzikën si pjesë thelbësore të shpirtit njerëzor, pra jo thjeshtë në planin e ndjeshmenisë estetike:

Federata “Vatra” e muzika

Nder kto dit i ká mbrrîjt drejtimit të Gjimnazit Françeskan të Shkodrës, quejtun “Illyricum”, nji vegel muzikore, dergue orkestrës s’atij Gjimnazi prej Federatet Shqiptare-Amerikane “Vatra”. Vegla âsht nji “saxophon” i bukur e i nji zanit fort t’ambel, punue në fabrikë veglash muzikore Besson në Paris. Në vegel shifen të ravizueme kto fjalë: “Vatra” – Gjimnazit “Illyricum”.

Nuk âsht e para herë që Federata atdhetare “Vatra” interesohet per zhvillimin e artit muzikuer në Shqipní: vjetin 1920 pat dergue në Korçë nji bandë muzikore të plotsueme, me vegla e me njerz, prandej organi i Françeskajvet të Shqipnís, “Hylli i Dritës”, tue iu falë nderes “Vatrës” edhč prej anes s’vet per dhantín e bukur, me të cilen ká dashtë me bgatë orkestren e Gjimnazit të Françeskajvet në Shkoder, pergzohet shi prej zemret me të ndritshmen Kryesí t’asaj Federate, per ket idé të bukur e plot njomsí; pse kshtű dishmon nji herë mâ teper interesen e madhe që ká per perparimin e kombit, e se Shtetin shqiptár nuk e do vetëm të pamvarshem politikisht, por edhč të lirë e pernjimend të qytetnuem.

Dihet se muzika âsht njani nder faktorë mâ të parë të qytetnímit të popujvet. E kshtű “Vatra”, tue u interesue per zhdrivillimin e muzikës në Shqipní, ja shtron kombi rrugen mâ të shkurtë, per me u kapë te qytetnija.

Jo, po; muzika gjithmonë ká kenë mbajtë prej kombeve të qytetnueme per faktor perparimit e qytetnímit. Mitologjija greke, per me shprehë fuqín magjike t’artit muzikuer, bjen se Orfeu kjč aj që ngrefi qytetin e Tebes, edhč se e ngrefi në ket mënyrë. Orfeu, ndęjë nen hije, i bite lyrës svet të hyjnueshme, edhč tingllin e saj e percillte me zâ, tue kndue do kangë, që kurr s’do të merrshin mort.

N’at tingell lyret, n’ato kangë të permallshme, thotë mitologjija, vîjshin per rreth tij shpendt e ajrit e shkerbet e egra të malit, edhč gurt e helikë prej vedit u çojshin prej toket e u stivojshin mur, dér që krejt u ngref qyteti i Tebes. Shka janë shtâzët e egra, që vinë e ndigjojnë kangën e Orfeut, e gurt që në tigell të lyrës s’tij, vedit ngrifen prej toket e vihen mur? Janë njerzit, që, zbutë prej muziket, vllaznohen ndermjet vedit, e ngrefin katunde, qytete, krahina e mbretní, kű, tue iu gjetë në ndihmë njani tjetrit, jetojnë në paq e në qetsí. Kaq nji fuqí të madhe, pra, ká muzika per qytetnímin e perparimin e nji popullit.

Por kah, thue, i vjen muzikës gjith kjo forcë, gjith kjo fuqí? Mbas mendimit tonë, i vjen prej ktej, se muzika permbledh m’vedi e ká, si me thanë, në veme – embrjon – mâ të parat parime të shoqnís civile, e se, tue kenë ajo, mâ fort se trűes, i flet zemrës, kshtű me ambelcim të vet thekë shpirtin e nierit, edhč dalkadalë sharton m’tę filizat e parë të ktyne parimeve shoqnore.

Nder të gjitha artet, muzika âsht njajo që âsht mâ e hyjnueshme, pse âsht mâ e pacaktuemja, mâ e lira nder të gjitha. Ngurton, po, idén nder fjalë, dritën në nji skundil të ngusht të njajë pelhure, trajtat m’gur, vizat m’disá kande, por nuk mund të ngurtosh zanin – mbretnija e notavet muzikore âsht e paskâjshme, si vetë mbretnija e idévet – mu edhč mâ teper, pse muzika krijon idé, që ti s’mundesh me i percaktue e as mund t’apish arsye per to.

Muzika merr nji motiv pęsë gjashtë notash, a edhč mâ pak, – frazen e ndiesís zanore – e prej tij zhdrivillon në daç nji kangë, që kalamajt mbasandej shkojn tue e kndue rrugave të qytetit, në daç nji “Parsifal”, që rresht per kater orë t’errmen, të mban pezull mend e zemer në nji teater; aj motiv, ajo frazë muzikore zhdrivillohet në të pacaktuemt – ktű e dér m’qiell, pse muzika s’njef caqe as kufîj, e âsht kryekput e lirë. E qe parimi i parë i jetës civile, lirija – liberté – të cilen muzika e perfton në shpírt me jone t’ambla të veta.

E lirë, po, âsht muzika në zhdrivillim të frazes s’vet, veç se, në të shprehun të saj, ajo âsht e lidhne per kohë, edhč e lidhne kaq fort, sa që âsht e detyrueme me matë edhč çasat mâ të shkurtë të fonetikës.

S’ká ligjë artit mâ të pelqyeshme se ligja e kohës muzikore, tue kenë se masa e kohës hinë në natyrë të permbrendshme të muzikës. E në ket mnyrë muzika hingzon dy ndiesí të domosdoshme per të trajtuemt e shoqnís njerzore të qytetnueme: çmimin e ligjevet të perbashkta, neper të cilat ruhet lirija individuale e qytetasvet e çmimin e kohës, me të cilen âsht lidhë urdhni shoqnor e puna, neper të cilt, mandej, perftohet vllaznija – fraternité – ndermjet njerzve. Popujt, që nuk kan nji çmim të drejtë per kohë, atŕ, si eksperjenca na mson, s’kan rregull, s’kan punë, e prandej jo veç që s’kan vllazní, por edhč e kan per mârre me u qujtë vllazen me tjerë, e gjan e njanit e mbajn mirŕz per tjetrin.

Por në natyrë të muzikës hinë edhč harmonija. Jo, po; pa harmoní, s’ká muzikë, e harmoninë e perban njaj relacjon i natyrshëm që ká njena notë me tjetren, në mnyrë që prej disa notash të ndryshme, si kah zani, ashtű kah koha, të perftohet nji kum i vetëm polifonik, i cili edhč ky do të jetë në relacjon me idén e pergjithtë të motivit muzikuer.

A ká, tash, ndonji zęje, ndonji art që mâ mirë se muzika të na shprehë relacjonet, që do të kalojnë ndermjet nierit e nierit në nji shoqní civile? Filozofija shoqnore lypë, që ndermjet individëvet të nji Shteti të két barazí – egalité – e që në s? të ligjës të jenë të gjith nji tagrit. Per faqe të bardhë; kjo barazí tagrore kurrkund nuk vęhet në beh mâ mirë se në muzikë.

Në muzikë, per shka i perket idés rregulluese të nji momentit muzikuer, të tana notat kan nji vlerë ekspresjonit; veç se, de facto e n’akt t’ekspresjonit njana gjindet poshtë, tjetra nalt, njana âsht e gjatë, tjetra e shkurtë, disa kndohen allegro, con fuoco, disa piano, pianissimo, disa prap legato, tjera në fuga etj. secila, prá, merr vleren prej vendit e mndorjevet nder të cilat de facto gjindet. Kshtű âsht edhč barazía në shoqní civile.

Të gjith qytetast e nji Shtetit janë nji tagri, po, në s? të ligjës, por ligja aplikohet per ta mbas detyrvet që secili ká, per shkak të vendit që de facto zén në gjí të shoqnís civile, i cili ndrron mbas relacjonevet që atŕ kan njani me tjetrin. Si, pra, mjeshtri i muzikës u cakton vleren notave mbas relacjonit që kto kan njana ndaj tjetres, me qellim që me xjerrë prej sosh nji harmoní fonetike, kshtű personifikacjoni i autoritetit sundues të nji shoqnije civile aplikon ligjen mbí qytetas mbas relacjonit që ktŕ kan njani ndaj tjetrit, në mnyrë që me perbâ harmonín shoqnore, pa të cilen s’ká jetë civile.

Shifet, prá, mirfillit, se muzika permban në veme parimet e para t’organizimit të jetës shoqnore, të cilat per shka i perket, sidomos autarkís, janë të shprehuna n’at trinomin e njoftun: Liberté, Egalité, Fraternité, e se prandej muzika, tue shartue neper jone të veta kto parime shoqnore në shpírt të nierit, u shtron popujve rrugen e qytetnís.

Por forca magjike e muzikës m’njerzim buron edhč prej njatij misticizmit të madhnueshëm, që anë e kand perveshë jonet e saja e që ambel e rrmen mendjen e nierit ndaj nji tjeter forcë të mbinatyrshme – ndaj Perendín, tue i pregatitë kshtű rrugen Religjonit, pa të cilin, si – nder njiqind e njimîj tjerë – thotë edhč Platoni në Timo, nuk mbahet Shtet civil m’kambë.

Prej pacaktimit – indetermination – t’idévet muzikore, e prej se vetë aj kumbi i zanit nuk ngurrohet në muzikë mbrenda ndoj megjet, si e ngurron poezija në fjalë, por âsht dishkŕ që i rrshet percepcjonit, nieri habitet nder jone të notavet muzikore, si në të pâmt të nji agimit boreal a të ndonji tjetrit fenomen qilluer, per të cilin nuk di me dhanë arsye; e kshtű perftohet në mendje të tij nji bindi e ambël ndaj mbinatyrshmin (surnaturel) edhč shpirti rekton per Perendín.

E kjo âsht arsyeja, per të cilen muzika kishtare kalon në thjeshtsí të veten të tana sistemat e tjera muzikore, e se kryeveprat e muzikantvet mâ të permendun të botës kan per subjekt nji dishkŕ që gjindet në të perpjekun me mbinatyrshmín, si bjč fjala, Parsifali i Wagneri-t.

Kúr të ndiejsh ndonji Introitus të Bach, ndonji Requiem të Mozart-in, ndonji Stabat Marter të Rossini-t: ose Passionit e Bethoven, Miserere të Palestinës, Meshët e Vaidana, e Heiden etj., etj. ideja Zot të ngujohet në mend e ta deperton krejt shpirtin, edhč të bâhet se po jé kund në ndonji kand të Parrîzit, kaq fort që njipernjisohesh me idén Religion. Por dihet, se shkalla mâ e para e themeli mâ i sigurtë i qytetnímit, si historija na mson, âsht Religjoni; prandej muzika, tue e tërhjekë me jone të veta nierin kah Zoti e Religjoni, qytetnon popujt edhč nierin e bán të lum.

Prej ktyne fjalve, prá, merret vesht, se muzika e qytetnija janë korrelative e se termometri i qytetnís s’nji popullit âsht muzika, kúr qytetnín mos ta kuptojmë të shkputne prej Religjonit, si s’jemi tue kuptue na ktű në ket artikull. Nji popull a ká qytetní? A ká kulturë? Ká edhč muzikë. A ká muzikë? ká edhč kulturë, ká qytetní; e sa mâ fort që muzika të jetë e zhdrivillueme ndermjet të tij, aq mâ fort janë të perparueme qytetnija e kultura e tij.

Të verteten e ksaj fjale na e dishmon edhč eksperjenca. Cilat janë kombet mâ të qytetnueme të botës? Pa dyshim se kombet okcidentale t’Europës e t’Amerikës. Kű muzika âsht e zhdrivillueme mâ teper? Dihet se ndermjet ktyne kombevet. Muzika prá âsht termometri i qytetnís e i kulturës s’popujvet, e se mbas muzikës hecë edhč qytetnija e tyne; nder kombe të qytetenueme muzika âsht e nçueme në dinjitet t’Artit, dér sa nder popuj primitiv e barbar, ajo âsht popullore, e, të shumten e herës, primitive e barbare ajo vetë.

E per m’e vertetue edhč mâ teper ket fjalë, ktű do të terhjekim vremen e lexuesvet tonë më nji fakt pernjimend sintomatik, që, dér sa të gjith popujt, si at poezín e vet, kan edhč muzikën e vet, pse të gjith, a pak a shum kan nji kuptim të jetës shoqnore – mos tjeter, ndiesín e lirís; ká nji popull mbí ftyrë të tokës që, jo veç se nuk ká muzikë të veten, por muzikën -si edhč artet tjera – kúr mos ta mbajë per faj, e mban per gjâ kote, gjâ me të cilen do të merren vetëm njerzt e klasës mâ të poshterme të shoqnís njerzore; pse aj popull nuk ká kuptimin e lirís, tue kenë se âsht robi i nji idés, që hinë në rreth të parimevet shoqnore: s’njef barazí, pse vedin e mban privilegjat mbí gjith popujt tjerë; nuk don vllazní, pse s’ká kuptim kohe, e âsht i plogshtë per punë, tue u kondenue aj me nji ekonomí primitive. – Prá, kű s’ká muzikë, s’ká shoqní civile e qytetní; kű s’ká shoqní civile, s’ká muzikë, tue kenë se qytetnija e muzika, si thamë sypri, janë korrelative.

E qe arsyeja per të cilen popujt e qytetnuem, si motit, si sod, janë mundue me i dhanë muzikës nji zhdrivillim sa mâ të plotë. Thotë Lowth, në nji disertacjon mbí Psalme, se Salomoni ká pasë organizue nji kor kater mij kantorësh në tempull të Jeruzalemit. Tash, per me bâ me këndue nji heri mija vehtësh në nji tempull a kishë, ta merr mendja se muzika do t’jét kenë fort e zhdrivillueme në popull t’Izraelit; pse, ndryshe, nuk do të kishte műjtë me ndęjë kush mbrendë prej zhurmet e poteret.

E se pernjimend ky art ká kenë zhdrivillue mâ s’mirit në mes t’atij populli të hershem, e dishmon lavdí i posaçem, që Biblja u jep muzikantve, tue thanë: “Të levdojmë burrat e lumnueshem… që në zęje të vet kerkojnë të gjęjnë të ramet muzikore… Ktŕ të gjith, bręz mbas bręzit, lanë nji nám në fis të vet… e neper ta të bijt e tyne s’do të harrohen se t’jét jeta.” (Eccl. 44). Ktŕ edhč, dishmon historija per Babilonez, Asír, Egjypcjan, Grek, Romakë etj.

Edhe na, prá po levdojmë Federaten “Vatra” e Kryeparín e saj, per kujdes të posaçem që diftojnë per zhdrivillimin e muzikës në Shqipní, kű mjerisht, dér sod ky art i hyjnueshem, per shum do arsye, ká kenë lanë teper mbas doret. Sod s’ka, jo, muzikë në Shqipní, pse s’ká as qytetní, shkádo që të thonë politikant – karkaleca, kű mâ pak, kű mâ teper, ekzotikë – shqiptare.
(Hylli i Dritës, 1923/3, f. 138-144)/Voal.ch

Categories
Histori Personalitete

Kryeministri i Shqipërisë që përfundoi duke pastruar pusetat

NJË KRYEMINISTËR PASTRUES I BANJOVE TË QYTETIT
Shumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende mend pastruesin e banjave te markata e qytetit. Një plak i gjatë, i kërrusur, me çizme llastiku ngjyrë jeshile deri në kupën e gjurit, një palë pantallona doku dhe që tërë ditën pastronte jashtëqitjet e qytetit. Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit.

Kushërira e tij, Dudush Biçaku, tregon: “Ishte e rëndë për ne kur e shikonim Ibrahimin plak që pastronte banjat e qytetit. Sapo vinte në shtëpi, pikërisht ky pastrues, bisedonte në gjermanisht me babën tim. Të dy kishin studiuar në Vjenë dhe bisedat e tyre ishin të nivelit të lartë. Ne gratë kujdeseshim sa të mundeshim për të duke e pastruar dhe larë. E megjithëse ishte pastrues i banjave, Ibrahimi e mbante veten shik. Pasi lahej, ai shpesh vendoste kravatë”.

Didija tregon se të qenit pastrues i banjave ishte si d.ënim që i bënë Ibrahimit, sepse më parë ai punonte roje i varrezave të qytetit. Por teksa bëhej një ceremoni e varrimit të një personaliteti në një gazetë doli një fotografi ku në sfond dukej edhe armiku Biçaku. Kaq mjaftoi që nga roje varrezash, ta “ulnin në detyrë” si pastrues i banjave të qytetit.

Kush ishte Ibrahim Biçaku:

Lindi në Elbasan në 1905, në familjen Biçakçiu, ishte djali i vetëm i patriotit të shquar Aqif Pashë Biçakçiu. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më pas ndoqi ne Vjenë, të mesmen dhe studioi në dy fakultete, atë të në Akademinë Tregtare të Vjenës për Agronomisë dhe për Shkenca Politike.

Zotëronte gjuhët Gjermanisht, Italisht, Turqisht, Anglisht. Në 1926 pasi i v.des i ati, kthehet nga Vjena dhe merret me administrimin e pasurive. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve “Elbasani” (Flora) në Tiranë, dhe kafe “Flora” (këtu ka punuar dhe Enver Hoxha), pronar i Shoqërisë tregtare “Ibrahim Biçakçiu”, bashkthemelues i Shoqërisë “Albiger” që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane së bashku me Ahmet Ndroqin dhe Renzo Brunori-n, zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Nuk është shumë e qartë veprimtaria e tij, deri në momentin që bëhet pjesë aktive e jetës politike të vendit. Thuhet se ka sjellur traktorin e parë në Shqipëri.

Jeta në politikë

Për herë të parë në politikë shfaqet në 1937, gjatë regjimit të Mbretit Zogu I, duke u bërë deputet (i pavarur) i Elbasanit. Pas këtij mandati shkëputet nga politika, për t’u rikthyer në shtatorin e vitit 1943 si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, duke drejtuar një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë nga kontrolli e të rënë në duart e komunistëve në pjesën më të madhe. Ndonëse një moment shumë i vështirë politik i brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare (Gjermania po tërhiqej), ai merr nën drejtim edhe Ministritë të Jashtme dhe atë të Brendshme. Pasi Gjermania largohet plotësisht nga Shqipëria,pushtetin i’a dorëzon forcave të LANC-it pa bërë rezistencë.

Gjyqi special dhe b.urgosja

Gjatë periudhës mars–prill 1945 në Tiranë u zhvillua i ashtuquajtur gjyq special ndaj atyre që u konsideruan “kriminelë të luftës”. Rreth 60 politikanë, ushtarakë etj. ndër to edhe Ibrahim Biçaku, djali i vetëm i Aqif Pashë Elbasanit[3]. Gjyqi special u zhvillua në ish-kinema “Kosova” sot Teatri Kombëtar, drejtuar nga Koçi Xoxe (i cili më vonë në 1946 deri 48 do marri postin e Ministrit të Brendshëm, dhe vetëm 4 vjet pas do d.ënohet me pushkatim si Agjent i UDB-së Jugosllave), dhe Bedri Spahiu.

Nga d.ënimi kapital me v.dekje, atë e shpëtoi një peticion i nënshkruar nga elita e kohës në Elbasan, në të cilën shpreheshin se ai ridhte nga një familje patriotike dhe bamirëse, dhe se nuk ka pasur kurrë qëllim të vepronte kundër popullit të tij. Gjithashtu në mbrojtje të tij kanë qenë edhe figura të luftës si Myslym Peza (familjet Peza dhe Biçakçiu kishin miqësi të hershme) i cili ka deklaruar se: “Kur ishte kryeministër i ka sjellë babës në Pezë dy kamionë me a.rmë”.

Marrë nga libri i Roland Qafokut ‘Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë’ dhe Wikipedia/Naishtedikur

Categories
Histori Personalitete

Át Zef Pllumi: Si filloi rrënimi i Shqipnisë prej pushtetit komunist

Vetëm në kumbonaren e kishës françeskane, e cila zotnonte qendrën e qytetit, ende nuk ishte vû “trobojnica”. Flamuri i Shqipnisë, ai i vërteti pa spata e pa hyll, dridhej, përpëlitej i zymtë e i vetmuem: nuk shifte asnji si vedin. Përpiqej me u qindrue stuhive t’atij dimni komunist: ashtu i shkyem e i leckosun valavitej pa pushim.

Nji ditë të dhetorit dy partizanë trokitën në derën e Kuvendit Françeskan: “Duam të hipim në këmbanare.” Portieri më thirri mue, sepse un ditë për ditë u ngjitshem atje nalt për me kurdisë sahatin, të cilin e shifte gjithë Shkodra. Në të vërtetë, për këte detyrë ishte i ngarkuem Át Filip Mazreku: ai kishte vendosë së fundit flamurin e vërtetë të shqiptarëve me 27 nandor 1944, por tue kenë se un ishem i rí e i gatshëm, m’i besoi çilsat e kumbonares. Shkova me vrap e gjeta Át Filipin e i thashë se te porta kishin ardhë partizanët e dojshin çilsin e kumbonares.

“Ndigjo, – më tha, – un nuk mund i shof me sy; ti e din se këta mâ kanë zhdukë vllanë tem në Tiranë, pa shêj, pa nishan. Né nuk ia dim as vorrin, që të thomi nji uratë e t’i dërgojmë nji lule. Të lutem, shko ti me ta, çilsat i ke. Por ndigjo këtu: mos i len vetëm as për nji ças. Zoti e din se çfarë kurthesh mund të vejnë!” “Jemi të dërguar nga komanda për ta hequr atë rreckë që valavitet atje lart. Është turp, – thanë ata, – që mu mbi sheshin kryesor të qytetit të valavitet ajo leckë që nuk e ka as yllin partizan!” “Eh, po nuk kemi tjetër.” “I kemi prurë neve, të rinj fringo. Ja flamuri i Jugosllavisë motër, dhe ky me yllin partizan.” “Dy flamuj? – pveta un. – Po né kemi nji shtizë të vetme; nuk janë vendosë kurrë dy flamuj!” “Pse, t’Italisë nuk e vendosët ju?” “Kurrë.” “As atë të Vatikanit?” “Jo, kurrë.” “E si t’ia bëjmë?” “Si të doni.” “Ja që do kthehemi; do të marrim edhe një tjatër shtizë, prandaj na prit këtu e mos ik gjëkundi.”

Kur erdhën së dyti me shtizën tjetër, kërkuen prej meje çilsin e kumbonares. U ngjita bashkë me ta atje nalt, përmbi sahat, ku shpalosej flamuri. U mahnitën tue kqyrë qytetin rreth e rrotull. “Uaaa! Sa bukur!” Prej aty Shkodrën e kishe në shplakë të dorës. Mbasi u njoftuen me qytetin, atëhere e hoqën shtizën nga ganxha dhe venduen në tê flamurin e rí me hyllin partizan. M’u rrëqeth i gjithë trupi: ai flamur trim, malok, i rreckosun mbet aty si nji kufomë. Por kur deshtën me çpalosë flamurin jugosllav, nuk gjetën ganxhë.

“Ku ta vendosim shtizën? Këtu nuk ka ganxhë. Dreq o punë! – thanë, mandej pvetën: – A keni pak tel që ta lidhim këtu në parmakë?” “Jo, nuk kemi. Po kqyri nji herë, po edhe sikur të ketë, këtu teli nuk u qindron stuhive e shtërgatave, se jemi nalt; duhet ganxhë.” “Dreq o punë, dreq o punë! – thanë. – Ç’na polli! Lipset bërë dhe ganxha. Po si nuk na the që parë?” “As un nuk e dijshem, nuk u kujtova.” “Rri këtu, se do të biem një usta.”

Zdrypën e shkuen. Mbas ndonji ore u kthyen me gjithë nji usta. Ai vendosi edhe dy ganxha tjera. Në anën tjetër të flamurit të Shqipnisë u çpalos flamuri jugosllav. Dy flamuj. Poshtë, në qendër të qytetit, në shpinë e ré të posandërtueme të tregtarit të madh Zef Kokës, ishte komanda e komandave: Komiteti i Partisë. Dy partizanët me kapota, nga kumbonari, i thirrën dikuj atje poshtë. Ai qindronte në rrugë dhe jepte sinjale me duer. Përsëri i hoqën flamujt dhe u ndërruen vendet: aty n’atê vend ku përpara valavitej flamuri shqiptar, aty u shpalos flamuri jugosllav. Ndërsa n’anën tjetër kaloi flamuri partizan, të cilit ia ndalonte mjaft pamjen gunga e kishës. Gjatë darke, në mensën e Kuvendit Françeskan, mbahej nji heshtim i plotë, sikur të na kishte dekë ndokush i familjes. Kurrkush nuk e hapi gojën. Mbas darkës Át Mati Prendushi më thirri m’anësh e më pveti:

“Ti i ke çilsat e kumbonares?” “Po, m’i ka lanë Pater Filipi për me kurdisë sahatin.” “Ti e vune flamurin jugosllav?” “Jo, kurrsesi. Erdhën dy partizanë dhe e vunë.” “A e din ti, – më tha, – se aty n’atê vend me 12 qershor 1913 asht vû për të parën herë në Shkodër flamuri i Skanderbegut, dhe fretënt e kanë ruejt me pushkë në dorë? A e din ti se Pater Gjergj Fishta asht dënue me vdekje për atê flamur? A e din ti se as malazezët, kur kanë hî në Shkodër në 1915, nuk e kanë shpalosë atê flamur? A e din ti…”

“Pater, – i thashë, – të gjitha i dij. Ata që e vunë aty flamurin jugosllav ishin dy partizanë me pushkë, të derguem nga komanda. Shka kishem me bâ un: me u vra me ta?” “Jo, jo, nuk po të them se ke faj. Por oh, sa turp i madh! Mâ mirë të mos e kishem pá këte ditë! E si mbërrijti me u valavitë flamuri jugosllav mbi kumbonaret e kishave tona? O Zot, shif e gjyko!… Njerëzit e pafé paskan vetëm bark! Po shka thanë ata partizanët, a u bani përshtypje e si e ndien vedin kur vunë flamurin jugosllav?” “Thanë se zbatojshin urdhnin e…/Gazeta-Shqip

Categories
Histori

“New York Times” në 1911: Shqiptarët, raca më e shkëlqyer në Evropë!

Më 21 maj të vitit 1911, prestigjiozja amerikane “New York Times” i kushtoi një artikull një vajze të re shqiptare që kishte marrë komandën e një ushtrie në betejën kundër turqve, pas vr, asjes së babait të saj. Ishte Janica Martinaj, një 22 –vjeçare që NY Times e përshkruan si “Zhan D’Ark shqiptare”.

Artikulli i plotë

Një vajzë e re, emri i së cilës përkon me emrin e Vajzës së Orleansit, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës.

Kur, javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra në betejë, ajo zuri menjëherë vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve.

Përtej fazës romantike të ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme, përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.

Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka mbushur ende 22 vjeç dhe është “një grua e re, e zhvilluar mirë, e gjatë dhe e bukur”.

Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre. Dhe a janë vr, arë ndonjëherë? Po, kjo ndodh shpesh.

Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve, ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta.

Shtënia me armë është pothuajse dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç.

Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor – qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla – dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës.

Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi.

Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku. Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar.

Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht.

Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë. Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit.

Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë./Telegrafi

Categories
Histori

Kur Mbreti Shqiptar i dhuroi një elefant Presidentit Amerikan

Në nëntor të vitit 1967, Mbreti i Shqiptarëve, Lartmadhëria e Tij, Leka Zogu derisa jetonte në Spanjë i dhuroi një elefant Guvernatorit të Kalifornisë dhe presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan.

Ky i fundit, përmes një letre më 27 nëntor të këtij viti e falënderoi Mbretin Shqiptar për dhuratën në të cilën thuhet: Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Leka.

I dashur Leka, Elefanti ka mbërritur i sigurt dhe është komfort në shtëpinë e re.

Nuk mund t’ua përshkruajmë se sa mirënjohës jeni unë dhe Nancy dhe nuk mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skipper’s. Sërish faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta për Ju. Sinqerisht, Ronald Regan.

Burimi: Gazeta Shqip

Categories
Histori

VIOLINISTJA ERVIS GEGA – DITËT E MIA NË AMBASADËN GJERMANE MË 1990

Ervis Gega ishte vetëm 16 vjeçe kur, në fillim të korrikut 1990, mijëra shqiptarë të dëshpëruar mësynë ambasadat e huaja në kryeqytet. Gega dhe familja e saj jetonin në Fier, një qytet rreth njëqind kilometra në jug të Tiranës. Si një muzikante, ajo vuajti për shumë vite nën sundimin e komunistëve. Në Shqipëri, Partia e Punës sundoi edhe tetë muaj akoma me grusht të hekurt, pas rënies së Murit të Berlinit.

Vajza kapi violinën e saj dhe së bashku me prindërit, hallën dhe xhaxhain morën trenin për Tiranë. Kur arritën, Rruga e Ambasadave ishte e rrethuar tashmë nga forcat e sigurisë. Familja ishte gati t’u jepte ryshfet nën dorë policëve – që kështu edhe ata të mund të ngjiteshin mbi muret e Ambasadës së Gjermanisë Perëndimore.

Brenda pak ditësh arritën të depërtonin më shumë se 3 000 njerëz në oborrin e ambasadës. Shumë prej tyre kaluan përmes një vrime në mur, të hapur më 3 korrik nga një kamion me katër burra brenda. Qindra shqiptarë zunë ambasadat dhe konsullatat e Greqisë, Italisë dhe Francës.

POLICIA “KURSEN” REFUGJATËT
Morali i forcave të sigurisë ishte përtokë. Furisë së refugjatëve ata iu përgjigjën të përmbajtur. Edhe po të kishin marrë urdhër për të qëlluar, policët ndoshta nuk do të kishte hapur zjarr. Në të vërtetë, ashtu si gjithë të tjerët, edhe ata kërkonin të largoheshin sa më shpejt të ishte e mundur jashtë vendit.

Diplomatët perëndimorë inkurajuan shqiptarët për të kapërcyer muret e ambasadave të tyre. “Ishte e qartë se një eksod masiv do të çonte në rrëzimin e regjimit”, ka thënë Werner Daum, kreu i atëhershëm i Ambasadës Gjermane, e cila do të ndizte faret e shpëtimit, duke i lënë të hapura dyert. Ish-anëtarët e Byrosë Politike shqiptare dhe agjentët e fshehtë do të tregonin më vonë se ata kishin mbledhur informacion mbi ndihmën e huaj për një përmbysje të planifikuar të qeverisë.

Pas komplotit qëndronte Gjermania, Italia, Franca, Jugosllavia dhe Greqia. “Çdo gjë dukej mjaft spontanisht, por me siguri ishin të tjerë ata që kishin dorë në këtë lojë”, do të thoshte Ramiz Alia, lideri i fundit komunist i Shqipërisë.

FESTA PËR FITOREN E KUPËS SË BOTËS
Më 7 korrik, 3199 njerëz qëndronin në ambientet e Ambasadës Gjermane. Ata flinin në kopsht dhe kryenin nevojat personale vetëm në një nevojtore. Gjatë atyre ditëve, një grua solli në jetë një fëmijë, një vajzë, të cilën e pagëzoi në shenjë mirënjohjeje me emrin Germana. Në Ambasadën e Italisë u futën 870 shqiptarë dhe rreth 500 në përfaqësinë franceze.

“Ishte e tejmbushur me njerëz, por ama njerëzit ishin të lumtur”, tregon Gega një çerekshekulli më vonë, në shtëpinë e saj në Bon. “Çdo natë, shikonim ndeshjet e Kupës së Botës në televizion. Kur Gjermania fitoi titullin kampion, kemi bërë festë”. Qeveria e Shqipërisë refuzoi t’u siguronte ambasadave ushqim dhe tenda për refugjatët. “Ose nxirrini jashtë nga vendi, ose dorëzojuani policisë”, thanë. Autoritetet infiltruan spiunë, që të mund të kuptonin se pse kaq shumë shqiptarë papritmas donin të largoheshin nga vendi. Së fundi xhinse dhe motor “Arsyeja ishte se askush nuk besonte më në pushtetin në fuqi”, lexohet në një raport të inteligjencës shqiptare.

“Unë dua që më në fund të vesh xhinse, rroba në modë, që jashtë vendit veshin moshatarët e mi”, rrëfente një shqiptar. “Unë do të doja një motor”. Familja Gega ishte persekutuar gjatë regjimit komunist. Të afërmit ishin arrestuar dhe dënuar me vdekje. Edhe pse vajza kishte talent, nuk u lejua të studionte muzikë e të këndonte në kor. Më 8 korrik, një i dërguar i Kombeve të Bashkuara erdhi për bisedime në Tiranë. Qeveria do të njoftonte se ata që kishin kërkuar azil jashtë vendit do të mund të largoheshin.

Udhëheqësi komunist Alia ishte i pari që e kuptoi se të gjithë ata njerëz nuk do të ktheheshin vullnetarisht në shtëpi, me gjithë premtimin e mbrojtjes. Dy ditë më vonë, Vaclav Havel, i cili disa ditë më parë ishte zgjedhur Presidenti i ri i Republikës Federale të Çekosllovakisë, do të tërhiqte 51 shqiptarë nga ambasada e vendit të tij në Tiranë. “Rroftë Haveli!” brohorisnin ata pas mbërritjes në Pragë.

PARATË E HEDHURA NGA AUTOBUSËT
Në orën 4, në datën 12 korrik, të gjithë të tjerët që donin të largoheshin u shoqëruan me autobusë për në Portin e Durrësit. Me anije shkuan për në Itali. Banorët e fshatrave përreth kishin dalë në anë të rrugës dhe tundnin duart në shenjë lamtumire. Ata që ishin në autobusë hodhën nga dritarja orat e dorës dhe të hollat që kishin në xhep, si për të lënë pas shpine të shkuarën.

Kryqi i Kuq gjerman do të shoqëronte familjen Gega e shumë shqiptarë të tjerë në tre trena që të çonin nga Italia në Gjermani. Pasi kishin lejuar largimin e refugjatëve nga ambasadat, fundi i autokracisë komuniste në Shqipëri ishte vetëm një çështje kohe. Pas protestave të dhunshme studentore, në dhjetor 1990, Komiteti Qendror ra dakord për një sistem pluralist politik. Dy muaj më vonë, monumenti i bronztë i Hoxhës, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u përmbys.

Pasi Partia e Punës fitoi zgjedhjet e para shumëpartiake më 31 mars 1991, Alia u zgjodh President, por e mbajti këtë post vetëm për rreth një vit. Tani, Ervis Gega luan si koncertmastër në Filarmoninë Klasike të Bonit dhe në të gjithë botën si soliste. “Unë jam shqiptare, vendlindja ime është Shqipëria”, thotë ajo. “Por shtëpia ime është Gjermania”./VOAL/

Categories
Histori

2 korrik 1990, 30 vjet nga hapja e ambasadave

Sot është 2 korriku, data që na kujton një nga ngjarjet më të mëdha politike dhe të bujshme në fundin e regjimit komunist, ngjarja që i dha grushtin e fortë diktaturës dhe që çoi me shpejtësi në fundin e saj. Regjimi komunist i Tiranës ishte një regjim i mbyllur, që nuk kishte lidhje me vende perëndimore, por kishte vetëm marrëdhënie formale me vendet komuniste europiane e disa vende të papërfillshme aziatike e afrikane. Edhe pse Shqipëria kishte marrëdhënie me 105 shtete të botës, pesha e Shqipërisë në botë ishte shumë e vogël dhe në shumë raste me nam të keq. Ky nam i keq i kushtohej formatit të regjimit dhe trajtimit kriminal që ai i bënte popullit të vet. Shqiptarët ishin jo pak, por një popull i rreckosur dhe i uritur. Ushqimet e racionuara me tallona, jetesa e keqe në fshat ku nuk njihej as buka e grurit, e kishin bërë shqiptarin të konkurronte për nivelin e jetesës me vende të dorës së tretë në Afrikë. Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shtetasit shqiptarë u dyndën në ambasadat e huaja kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që prisnin ndryshimin e madh.

Në Tiranë, në vitin 1990 ishin të vendosura vetëm 17 përfaqësi diplomatike, 4 përfaqësi tregtare, si dhe 5 rezidenca e 4 pallate banimi, por vetëm 3 prej tyre ishin ambasada perëndimore: RFGJ-ja, Italia, Franca, Greqia, Jugosllavia, Çekosllovakia, Rumania, Turqia, Polonia, RDGJ-ja, Hungaria, Bullgaria, Vietnami, Kuba, Kina, Koreja e Veriut, Algjeria, Ambasadori arab.

Pasi popullsia u dynd në ambasada të huaja dhe regjimi nuk mund ta përballonte fluksin, ato u lanë hapur për disa ditë. Lëshimi i situatës ndodhi për pak ditë, aq sa mund të krijonte mbushjen e menjëhershme të hapësirave të ambasadave. Pas dyndjes në ambasadat e huaja, në bisedim me të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm të OKBsë, regjimi u detyrua të lejonte grupin e madh të personave të dilte jashtë shtetit me statusin e kërkuesit të strehimit politik. Nëse zgjateshin ditët më shumë, të mund të kishim shpërthim epidemish, vdekje të më të dobëtëve, vdekje fëmijësh, etj. Nëse këto do ndodhnin, regjimi nuk kishte ku ka çonte revoltën e pallogaritshme që mund të shpërthente. Për pasojë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nën direktivat e Ramiz Alisë, nxori dekretin përkatës që normonte rregullimin e kësaj gjendjeje. Në zemër të Tiranës ishin afërsisht 5 mijë persona që dashje pa dashje mund të bënin figurë publike qoftë edhe me largim pasiv. Po për të shmangur çdo problem, regjimi përgatiti largimin e tyre në orët e vona të natës. Dhjetëra autobusë me në krye e në fund makina të policisë, i ngjanin një kortezhi mortor. Askush nga ata që ishin brenda atyre autobusëve, në zymtësinë e asaj mbrëmje korriku, priste me ankth fundin e kësaj historie.

Qëndrimi në ambasada zgjati 11 ditë për ata që hynë në datën 2 korrik e diçka më pak për të tjerët që hynë ditët në vijim. Pas bisedimesh midis përfaqësuesve të regjimit dhe të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, u vendos largimi i tyre, i pjesës më antikomuniste të vendit, në shtetet perëndimore.

Grupi i parë u largua më 13 korrik 1990. Për këtë qëllim u ngrit një grup pune i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi.

Gjithsej të larguar më 13 korrik 1990 janë 4.691 persona, të ndarë si më poshtë:

-550 vetë në ambasadën franceze. Drejtimi i largimit, Vorë – Shijak te Porti i Durrësit.

-3300 vetë në ambasadën gjermane. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës te Porti i Durrësit. Sipas informacionit këta janë larguar në anijet “Greccia”, “Appia”, “Chepallonian Sky”.

-812 vetë në ambasadën italiane Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

-29 vetë në ambasadën greke. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

Regjistri i të ikurve të 2 korrikut përfshin gjithsej 4.764 persona. Por nga këto janë hequr 9 vetë (mundet të kenë dalë para ikjes) duke mbetur 4.755 vetë. Nga lista janë kthyer në Shqipëri 17 persona kryesisht nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Përveç persona në ambasadat kryesore, ia vlen të bëjmë të njohur edhe personat e futur në ambasadat e tjera.

Për të rregulluar paksa imazhin e prishur keqas nga ngjarjet e ambasadave, më 13 korrik 1990, regjimi organizoi një miting masiv, të cilin e zotëronte heshtja, e ku fjalën kryesore e mbajti Xhelil Gjoni, e pas tij përfaqësuesi i veteranëve, intelektualëve dhe përfaqësuesi i rinisë. Ruajtjes së regjimit, autoritetet komuniste, filluan t’i japin ngjyrime patriotike duke thënë se vetëm regjimi i tyre i kishte siguruar vendit lirinë e pavarësi.

2 korriku është datë symbol, sepse me këtë akt, shqiptarët i dhanë një goditje te rëndësishme politike regjimit ne fuqi, kur shqiptarët e nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste./Politiko.al

Categories
Histori Kulture

Kontributi i shqiptarëve që vuri në lëvizje Revolucionin Grek…

Me 1814 u krijua organizata e fshehtë patriotike “Filiqi Heteria” (Shoqëria e Miqve) e cila vuri si qëllim vetes të punonte për çlirimin e Greqisë nga zgjedha otoman. Themelues të kësaj organizate, e cila u bë nismëtarja e parë për çlirimin e Greqisë, ishin dy shqiptarë dhe një grek: Nikolla Skufai, zejtar shqiptar nga Arta, Manolis Ksanthos, grek nga ishulli i Patmas dhe Thanas Çakalli, biri i një tregtari të pasur nga Gjikajt e Çamërisë.

Deri në vitin 1821 kjo organizatë, nën drejtimin e Nikolla Skufait, bëri një punë të madhe për përgatirjen dhe shkëputjen e Greqisë nga sundimi osman. Më 25 mars në Peleponez lëvizja rifilloi përsëri, e cila shumë shpejt u shndërrua në kryengritjen të ar, matosur.

Me 22 janar 1822 nga një asamble kombëtare shpallet pavarësia e Greqisë nga push, timi osman. Menjëherë grekët u përkrahën nga Anglia, Franca e Rusia dhe më vonë, edhe nga Gjermania, të cilat kishin interesa të rrudhnin Perandorinë Osmane e për t’i marrë asaj ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve.

Deri me 1829 në Greqi vazhduan luftimet në mes të popullit grek e ushtrisë osmane dhe me 1830 u njoh zyrtarisht e Greqisë nga Fuëitë e Mëdha. Greqia, tashmë kishte shtetin e saj të pavarur.

Për arritjen e kësaj fitoreje krahas grekëve, luftuan me heroizëm edhe banorët me origjinë shqiptare, që kishin migruar në Greqi dhjetra vjet më parë në Peleponez, Atikë, rrethinate Athinës etj. Kjo popullsi qe mjaft e madhe në numër e përbënte 1/3 e krejt popullsisë autoktone greke dhe të gjithë u vunë në dispozicion të kryengritjes për çlirim, me forca njerëzore me pasuritë e tyre që ikishin më të shumta se të grekve.

Më me rëndësi dhe që luajti rol shumë të rëndësishëm në arritjen e fitores, ishte flota detare që përbëhej prej anijeve, që ishin, në përgjithësi, pronë e shqiptarëve. Kjo flotë e drejtuar nga udhëheqësit trima shqiptarë, i shkaktoi humbje të mëdha flotës osmane, kreu shumë detyra furnizimi nga një drejtim në tjetrit, midis ishujve dhe gadishujve të shumtë, duke transportuar trupa dhe materiale lufte.

Lundërtarë shqiptarë të shquar të ishujve të Hidrës, Speces, Parasit, Kulurit, Pscresë etj luftuan me anijete tyre kundër anijeve osmane. Në luftën për çlirimin e Greqisë, që nga 1814 e deri në 1831 dolën trima dhe udhëheqës legjendarë shqiptarë dhe me origjinë shqiptare, që bënë emër në histori.

Ndër ta pati burra shteti, ushtarakë, detarë, politikanë, ideologë që udhëhoqën Greqinë në krijimin e Shtetit të tyre të pavarur. Këta qenë: Nikolla Skufai, Gjergj Olimpasi, Gjergj Karxhikiu, Anastas Gjirokastriti, Andon Ikonomi, Noti Boçari, etj.

Dëshmitarët të kohës si dhe studiues seriozë kanë folur e shkurar me respekt e nderim për to. Për disa prej tyre kanë kënduar poetë si Bajroni, Myleri, Hygo. Oborri i Ali Pashë Tepelenës u bë streha e udhëheqësëve e kryengritjes greke, të cilët aty u mësuan, u frymëzuan, u stërvitën dhe punuan për të nisur kryengritjen më 1821.

Historianët dhe studiuesit e ndryshëm kanë vënë në dukje e shumicë e kapedanëve të kësaj kryengritjeje qenë shqiptarë. Përveç arbëreshërve pati edhe shumë shqiptarë që shërbenin në ushtrinë osmane, që dezertuan dhe u bashkuan me kryengitësit. Gjithashtu rol luajti edhe vënia në dispozicion e pasurisë së shqiptarëve mbasi Greqia para kryengritjes së vitit 1821 ishte mjafte varfër e nuk pati ndonji zhvillim ekonomik.

Shqiptarët ishin ata që e lëviznin popullin grek për të fituar lirirnë. Edhe grekët e kanë pranuar kontributitn e shqiptarëve për pavarësinë e Greqisë.

Shumë kanë bërë shqiptarët për fqinjin e tyre grek, në kohët kur së bashku, kanë përballur zgjedhën osmane prej afro 500 vjetësh. Por si gjithmonë si shpërblim kanë marrë urrejtjen. Pas vitit 1830 ka qënë qeveria greke dhe politika e saj e mbështetur fuqimisht nga kisha ortodokse greke, që kanë punuar për asimilimin e shqiptarëve për t’u ndërruar fenë, racën, gjakun e për ti likuiduar me çdo mjet.

Urrejtja e greke për shqiptarët lindi bashkë me politikanët qeveritarë grekë, të mbështetur e të bekuar nga kisha ortodokse greke./Konica

error: Content is protected !!