Categories
Art Kulture Personalitete

Kur Pablo Neruda i thurte vargje Shqipërisë

S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri,
në tokën e ashpër, plot dashuri,
peisazheve bjeshkatare me barinj trima.
S’kam qenë, po ja
që sot kam shpresë

të vij
ashtu si festat apo dasmat popullore,
për të pare i etur diellin e madh
që praron fuqishëm muskujt viganë
të vargmaleve të saj epikë!

Si zambaku i ri dhe i freskët që shpërthen mes shkrepave
shpërthen nga gjiri i saj kultura,
arti, librat, ndërsa përpara bujkut
e punëtorit ngrihet nderimi i epokës,
përmendorja e dashurisë

e virtuti lulëzon
viset e lashta!
O Shqipëri e vogël, por sa e fortë!
E vendosur e patundur e fjalëmbël.
Tingulli i kitarës tënde

është i gjallë e i çeliktë
e vjen e i shtohet me dinjitet melodive
të historisë,
këngës së epokës që s’ka të heshtur!Është një zë malesh,
ndërtimesh të pafundme e të bardha,

kjo është kënga e njerëzve dhe bjeshkëve
e zogjve të pranverës dhe drurëve të mollëve
plot lule të porsaçelura
e erërave e valëve të detit.

Qëndresa, pamposhtmëria dhe lulet e tua Shqipëri
janë dhurata që po i sjell
vetë ndërtimit të jetës së re mbi botë./Konica

/Shqipëroi Moikom Zeqo

Categories
Art Kulture Personalitete

Fitnete Rexha, emri i këngës popullore në Shqipëri

Fitnete Rexha, “Artiste e Merituar” tiranase e lindur më 3 prill të vitit 1933.

Një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, kryesisht të muzikës popullore qytetare tiranase.

Fitnetja bie në kontakt me traditën e muzikës popullore qytetare tiranase në familjen e saj.

Vajza më e vogël e Bab Rexh Delisë “Hero i Popullit”, familja krutane e të cilit njihet për vlerat e traditës, kultivonte prej shumë brezash këngën popullore.

Rreth moshës 15 vjeçare këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura ( 2000) dhe Skënder Reka.

Orkestrina përbëhej nga muziktarët Skënder Reka-fisarmonikë, Liu i Nushit dhe Çerçiz Mehmeti-violinë, Reshit Shehu-dajre, Mustafa Zyberi-klarinetë, Riza Selita-kontrabas, Emil Miloti dhe Fadili i Ansamblit të Ushtrisë në kitarë.

Fillimisht fillon punë si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981.

Ka regjistruar rreth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme.

Akademik. Prof. Çesk Zadeja ka thënë se sa herë të dëgjohet kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, gjithmonë do të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha.

Është, thuajse e pamundur të gjesh një vend si Shqipëria e viset e tjera etnike shqiptare, ku të kenë mbetur kaq origjinale, kaq te dashura dhe të ruajtuara pastër, vlerat e vërteta të këngës, melodisë e valles popullore, shqipe.
Pasi, siç dihet gjatë gjithë asaj periudhe të egër degraduese për artin e muzikën, gati gjysëm shekulli të sundimit komunist në Shqiperi e në viset e tjera etnike shqiptare, pësoj ç’do këngë popullore, melodi e valle.

Asgjë, nga kjo gjini nuk i shpëtoj dot realizmit socialist, ku në gjithçka do të “ngjyhej” pak ose shumë, me emrin e diktatorit, ose ‘parrullat’ dhe ‘vepra e partisë’.

Një ndër ato ishte edhe kënga e Fitnete Rexhës, e cila megjithatë thuhet se ruante të pastra e origjinale notat e melodinë mozikore tradicionale të Shqipërisë së Mesme.

Vite më parë në një lagje emigrantësh në Brooklyn, Bensonhurst, gazeta kombëtare Bota sot, mësoi se si mysafire e mergatës shqiptare, kishte ardhur tek djali i saj, Arben Rexha, për vizitë këngëtarja e Shqipërisë së Mesme, zonja Fitnete Rexha, e cila vd, iq nga një së, mundje e rë, ndë, në gusht të vitit 2003.

Disa prej këngëve më të njohura të saj:

Aman Jalla Ç’është Kjo Jetë – Fitnete Rexha

Ç’u Dëshirush Me Të Pa Ty – Fitnete Rexha

Bubullin Ke Shomi Kavajes – Fitnete Rexha

Bukuroshja E Lalës – Fitnete Rexha

Celin Lule Trandafilat – Fitnete Rexha

Cu Qush Heret Sabahile – Fitnete Rexha

Dashurinë Që Kam Për Ty – Fitnete Rexha

Dil Te Shoh Me Sy – Fitnete Rexha

Dy Të Bukura – Fitnete Rexha

Dy Të Bukura Janë Bari – Fitnete Rexha

Edhe Guret E Sokakut – Fitnete Rexha

Erdh Pranvera – Fitnete Rexha

Fërfëlloj Fëllanza N’ujë – Fitnete Rexha

Fustani Me Pika – Fitnete Rexha

Hypi Djali Ne Molle – Fitnete Rexha

Jeleku Kadife – Fitnete Rexha

Karanfili Ne Saksi – Fitnete Rexha

Kënga E Bajram Currit – Fitnete Rexha

Kënga E Sulë Mustafës – Fitnete Rexha

Ke Selvitë E Namazgjasë – Fitnete Rexha

Kendon Bylbyli – Fitnete Rexha

Kenga E Halit Garnise – Fitnete Rexha

Kenga E Rexhep Ademit (Carungut) – Fitnete Rexha

Keputa Nje Trendafil – Fitnete Rexha

Kno Moj Qyqe Se Po Vjen Behari – Fitnete Rexha

Krisi Pushka Gjemoj Deti – Fitnete Rexha

Kumuri E Elbasanit – Fitnete Rexha

Leu Dielli N’at Buzë Mali – Fitnete Rexha

Lule Për Ty Enver – Fitnete Rexha

Ma Mire Ne Fshat Se Ne Qytet – Fitnete Rexha

Ma Ven Qeleshen Mbi Sy – Fitnete Rexha

Martanishin Sun E Shtroj – Fitnete Rexha

Me Gëzim Po Shkoj Në Punë – Fitnete Rexha

Me Shikon Me Buze Ne Gaz – Fitnete Rexha

Merr Gjergjefin – Fitnete Rexha

Moj Dashnore Te Bekofte Perendia – Fitnete Rexha

Moj E Bukura Sy Mëshqerrë – Fitnete Rexha

Moj Tiranë E Bukur – Fitnete Rexha

Mun Aty Ke 7 Zymbyla – Fitnete Rexha

Mun Aty Te Shtatë Zymbylat – Eranda Libohova & Fitnete Rexha

Nje Lulishte Me Trendafila – Fitnete Rexha

Oh Këtë Unazë – Fitnete Rexha

Për Midis Pazarit Të Durrësit – Fitnete Rexha

Po Filloj Me Tu Ankue – Fitnete Rexha

Po Shkon Goca Me Korr Në Arrë – Fitnete Rexha

Qan Lulja Per Lulen – Fitnete Rexha

Shamia E Beqarit – Fitnete Rexha

Te Desha Me Hakikat – Fitnete Rexha

Trëndafilin Kur Ta Dhash – Fitnete Rexha

Une Jam Djal Nuk Jam Plak – Fitnete Rexha/Konica

Categories
Art Kulture Personalitete

Meliha Doda, Milva e Shqipërisë

Meliha Doda, një nga interpretueset më të mira të këngës, e lindur me brezin e 1942-it.

Me hyrjen e saj në muzikë, ajo mori veçoritë e një interpretuesje të këngës qytetare vlonjate, nga ku u bë dhe pjesë e të famshmes “Trios vlonjate”, përkrah Reshat Osmanit dhe Konstandin Thanës, me të cilët këngës qytetare i dhanë disa dimensione të reja.
Këtë stil Melihaja nuk e la për më se 6 dekada të plota.

Doda i takonte gjeneratës së rinisë së parë të pasë lu, ftës së dytë botërore.

Meliha Doda kishte fatin të mund të ishte aktive në qarqet kulturore të kohës duke qenë se ishte dhe motër e Xhevdet Dodës, dhe hyrja e saj në muzikë ishte si një urë lidhëse midis muzikës së qyteteve.

Ndonëse me një origjinë jo nga jugu, me mjeshtërinë e saj ajo ja doli të interpretojë këngët vlonjate, stilin e të cilave e rrë, mbeu mjaft shpejt.

Në fillim të viteve ’90-të, Doda u shkëput nga jeta e saj artistike dhe skena, por së paku kënga e saj ishte ende në qarqet më të ngushta.

Më 23 dhjetor të vitit 2010, në kuadrin e 55 vjetorit të krijimit të Estradës Profesioniste të Vlorës, Meliha Doda u nderua nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, “për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e kulturës në këtë qytet”.

Në një nga intervistat e saj teksa flet për jetën para se të futej në muzikë ajo thotë:

“Kam ardhur në jetë në kryeqytetin e vendit. Jam lindur në 1933, në Tiranë. Origjina ime vjen nga Kosova. Nga qyteti, ku formua lidhja e dëgjuar e shqiptarëve në Prizren. Prindërit e mi kanë zbritur nga Kosova aty rreth viteve ’30. Kemi banuar në Tiranë, ku kemi patur një një shtëpi. Nëna ishte një malësore fisnike nga Dibra e Madhe, nga fisi Shehrit. Gërmat e para të shqipes i kam mësuar tek shkolla ”Avni Rustemi”. Atëherë ishte një sistem 7-vjeçare. Deri në vitin e dytë të 7-vjeçares qëndrova në Tiranë.”

Si pa, sojë e lu, ftës dhe sundimit nazi-fashist, Meliha humbi xhaxhain e saj Xhevdetin dhe i ati u detyrua të largohej drejt Kosovës.

Dhe si të vetmen mbështetje të gjetur së bashku me të ëmën, u vendosën në Shkodër duke qenë se Tirana përbënte rre, zik.

Në Shkodër Meliha Doda u fut në shkollën e mesme të cilën e kreu tek “Shejnaze Juka”.
Por qëndrimi në Shkodër nuk ishte përfundimtar duke qenë se më 1952 Meliha mërgoi drejt viseve jugore.

Meliha ishte emëruar mësuese në fshatin Piqeras të Sarandës, por rrugëtimi i saj ndaloi në Vlorë, aty ku dhe ndërtoi strehën e saj.

Duke u përballur me vë, shtirësi, mbi të gjitha ato financiare, jeta po bëhej e pa, mundur pasi nuk gjendej as punë. Si të mos mjaftonin këto, nëna e saj kishte filluar të së, murej.

E gjendur në një situatë të tillë Meliha iu drejtua shtëpisë së kulturës.

Meliha vinte nga një familje muzikantësh ku halla ruante një freski për këngën, gjyshi i binte, dajres, xhaxhai violinës, ndërsa babai mandolinës.

Në Shtëpinë e Kulturës, Doda takoi Themistokli Monen.

Ajo ishte evidentuar si këngëtare që kur ishte në Shkodër tek ”Shejnaze Juka”.

Madje, në Shkodër, kur ende ishte gjimnaziste, kishte kënduar me Simon Gjonin, një kompozitor i dëgjuar nga Shkodra.

Me zërin e saj ja doli të sistemohej si mësuese tek shkolla ”1 Maji”, kur ishte vetë 19-vjeçe, dhe pikërisht për këtë fakt u afrua më shumë nga qyteti.

Jo shumë larg u formua estrada muzikore e qytetit, dhe një vend ju ofrua edhe Melihasë. Estrada e Vlorë u formua me 15 vetë. Me mundim dhe këmbëngulje artistësh, M. Ferra, G. Vishi, V. Panozaqi, P. Sava, E. Shtrepi, M. Lako, bënë një estradë që t’i ndihet zëri shumë, por jo vetëm brenda këtij qyteti.

Pas pjesëmarrjes në Estradën vlonjate u krijua dhe treshja fantastike e Vlorës me Reshat Osmanin, Kostandin Thana dhe Meliha Dodën.

Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, dhe Melihaja ishte zëri i gruas, një formë e këngës popullore me konture të grupit lab.

Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë e më vonë nxori Gjirokastra dhe Lushnja.

Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës.Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, dhe Meliha 22 vjeçe.

Kënga e parë e trios vlonjate ishte “Ku këndojnë zogat o”. Burimi i saj ishte marrë nga fshati Kaninë.
Më vonë filluan edhe të bënin turne.

Në 1957 i dërguan në Moskë në një koncert në festivalin e Moskës ku morën çmimin e tretë.

Këngët e trios nën atë qetësi të stëpave ruse, ishin nje magjepsje.U zhvilluan disa turne nëpër BS.

Këngët ishin “Hajde moj kumbull vlonjate”, “Vajza myzeqare”. Kur u hap për herë të parë festivali i këngës në fundvitin 1961, Meliha këndoi dy këngë. “Këndoj” ishte një kompozim i Avni Mulës dhe kënga “Vashëzo” e N. Uçit. Shtypi bëri vlerësime të rëndësishme, duke e konsideruar dhe si ‘Milva’ e Shqipërisë

Në 1964 bashkë me trion shkuan në festivalin e Mesdheut në Egjipt, ku morën çmimin e dytë si dhe bëne turne në Algjeri dhe Marok.

Me rritjen e famës së trios Meliha mori shumë peshë dhe në estradë.
Doli kënga “Arom portokalli” me kompozitor Reshat osmanin, e cila u bë hymni i Vlorës.

Më vonë mori pjesë dy herë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës, dhe një çmim e rrëmbeu në qytetin e Durrësit me këngënkënduar “Jam shqipja e tokës labe”.

Qëndrimi i saj si këngëtare profesioniste në estradë zgjati deri në vitin 1968.
Nga estrada e hoqën 4 vjet martesë dhe e dërguan mësuese tek shkolla “Teli Ndini”.

Megjithatë ajo këndonte çdo natë deri në shtatëzaninë e saj.
Paskëtaj Meliha përfundoi edukatore tek kopshti i shkollës “ Naim Frashëri”, ku punoi deri në pension.
Me ikjen e viteve, në periudhën e ’83-shit, edhe trioja vlonjate u zbeh.

Ylli i trios Vlonjate u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, 7 vite më parë, më 21 korrik të vitit 2012 në Vlorë./Konica

Categories
Art Kulture Personalitete

Tinka Kurti: Si më zgjodhi Dritëroi, të luaja Nënë Pashakon

Për të, ai ishte njeriu bujar, poeti i dashur, shkrimtari i mprehtë, vizatuesi i portreteve, por edhe “zyrtari” që zgjidhte problemet dhe i gjendej kujtdo që i trokiste në derë.

Aktorja e madhe Tinka Kurti, kthehet pas në kohë dhe në librin me kujtime, “Ky është Dritëroi im”, kujton një nga bashkëpunimet e saj më të goditura me shkrimtarin, në interpretimin e rolit të Nënë Pashakos, në filmin “Yjet e netëve të gjata”. Kishte qenë Dritëroi, i cili kishte këmbëngulur që të ishte ajo që duhej ta luante atë rol.

Të kujtosh Dritëroin

Për Dritëro Agollin ruaj kujtime të rralla, ku zë vend ajo hapësirë e pamat dashurie njerëzore, që ai dinte të falte fare natyrshëm. I pakrahasueshëm me tjetërkënd për bujarinë e shpirtit, për mbështetjen apo angazhimin për të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve të vështira për këdo që trokiste dhe ia kërkonte.

I veçantë si njeri. I mrekullueshëm si shkrimtar. I papërsëritshëm si poet! Pas çdo takimi me të, më mrekullonte fjala dhe mendimi i tij e pasi ndahesha, përherë thosha me vete: “Atij, që i ka vënë emrin, me siguri i ka ardhur një shkëndijim hyjnor, e quajti Dritëro dhe dritë është sot e do të jetë tej kohërave”.

Ai sillte dritë mes miqve, mes njerëzve, kur punonte si gazetar, mes të rinjve në takime letrare, si dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ku solli një dritë të vërtetë te çdo krijues, te çdo artist. E kush tjetër më bukur se ai, mund ta mbante Lidhjen e Shkrimtarëve pa xhelozi, pa egoizëm, pa prapaskena, por vetëm me dashuri për këdo?!

Nuk e harroj kur Dritëroi botoi një shkrim në gazetën “Drita” për familjen dhe jetën e Nënë Pashakos, shkrim, që bëri bujë për ngjarjet tragjike dhe karakterin e fortë të asaj gruaje.

Regjisori Viktor Gjika, sapo e lexoi, u nxit të realizonte një film me atë subjekt dhe unë, edhe pse isha vetëm 38 vjeç, u zgjodha të luaja rolin e saj, pra, të isha Nënë Pashako.

Ishte ndërhyrja e Dritëroit që të luaja në atë film, po ashtu, ishte ndërhyrja e tij që personazhet e filmit të mbanin emrat realë të asaj historie njerëzore.

Edhe pse sot, unë mbaj mjaft tituj dhe dekorime të shumta të fituara përgjatë një jete, titullin “Artiste e Popullit”, e kam me propozim të Dritëroit dhe ky është titulli më i lartë për mua, sepse për popullin tim kam interpretuar./Konica.al

Categories
Art Kulture

Irma Libohova & Frederik Ndoci – Jeto Rininë

Teksti: Zhuliana Jorganxhi muzika: Ardit Gjebrea Festivali 27 RTSH (1988) dirigjent: Ferdinand Deda cmimi i trete (Albumi Vitet Gri)

Unë dhe ti jetojmë sot rininë
Bota s’është e qetë
Djersë e gjak e shkruajmë historinë
Jo nuk jemi vetëm

Kush jeton si ne,me zemër tek liria
Në të ardhmen tonë beson
Dhe kur jemi ….. gjithësia
Veç pranverë të mbjellim ndërkohë

(2 herë)
Unë dhe ti e falim dhe rininë
Për liri dhe jetë
Ditë për ditë e gdhëndim historinë
Mbrojmë të vërtetën

Se mbi bukurinë që mban vetë rinia
Ideali i jetës qëndron
Ndaj i zgjojnë mall dhe lot dashurie
Kush rininë atdheut dhuron

Refreni 2 herë

Ne e mbrojmë !

https://www.youtube.com/watch?v=EYdaMvK_dyU

Categories
Art Kulture

Horoskopi ditor, e shtunë 4 korrik 2020

Dashi

Do kaloni plot çaste te lumtura sot pranë personit qe dashuroni. Me ne fund do mbarojnë njëherë e mire problemet de mosmarrëveshjet qe keni pasur me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë njëherë e mire jetën. Ne planin financiar do keni tronditje te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Demi

Jeta juaj ne çift do ketë mjaft përmirësime gjate gjithë kësaj dite. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi te papara dhe nuk do doni te qëndroni asnjë sekonde larg. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar histori dashurie dhe do mbeten vetëm. Ne planin financiar do keni disa vështirësi te vogla, por me maturi dhe përkujdes do i zgjidhni ato.

Binjaket

Do jeni ne humor shume te mire gjate gjithë kësaj dite dhe do dashuroheni pa dorashka me atë qe keni ne krah. Vazhdoni te bëni atë qe ndjeni. Beqaret do arrijnë ta bëjnë me ne fund për vete një person dhe do mendojnë te ndryshojnë status. Hëna do ju ndihmoje ne planin financiar. Gjendja do jete me e qëndrueshme sesa pritej.

Gaforrja

Marrëdhënia ne çift do jete shume me e qete gjate kësaj dite. Do i shihni gjerat me pozitivizëm dhe do provoni kënaqësi te reja. Disa mund te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret ka rrezik te ngatërrohen me një person vetëm për shkak te gjendjes se tij te mire financiare. Kujdes! Financat do jene me te qëndrueshme, por gjithsesi matuni para se te shpenzoni.

Luani

Mos bëni gabim ta kritikoni partnerin tuaj ne çdo moment sepse mund te keni mosmarrëveshje te mëdha me pas. Mundohuni te tregoheni disi me tolerante. Beqaret vetëm po u treguar te hapur dhe po joshen do kenë takimet e ëndërruara. Financat do jene me te mira se kohet e fundit, megjithatë duhet te vazhdoni te përkujdeseni për to.

Virgjeresha

Ka rrezik qe jete juaj ne çift te jete e trazuar dhe here pas shume delikate sot. Do debatoni mjaft me partnerin tuaj dhe do mendoni te merrni edhe masa strikte. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asnjë takim mbresëlënës. Nuk ka ardhur ende momenti i duhur. Me financat duhet te tregoheni paksa me vigjilente nëse doni qe situata te ndryshoje për mire.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe e mbushur me fantazi sot. Do argëtoheni pa fund se bashku me partnerin dhe do ndiheni mjaft mire. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë sepse vetëm ne këtë mënyrë mund te fillojnë lidhje serioze. Financat do jene aq te mira saqë te gjithë do ju kenë zili. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete shume delikate gjate kësaj dite. Do keni mosmarrëveshje te shumta te cilat mund ta shkatërrojnë përfundimisht atë qe keni ndërtuar. Beqaret do kenë një jete te qete dhe nuk do preferojnë te krijojnë një lidhje. Financat do jene mjaft delikate. Do ju duhet patjetër ndihma e te afërmve apo specialisteve për ta zgjidhur situatën.

Shigjetari

Do keni divergjenca te shumta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne çdo moment do kërkoni te dale e juaja. Ai ne fakt ashtu si ju nuk do doje te toleroje aspak. Beqaret do fillojnë aventura kalimtare, por emocionuese. Me mire shfrytëzojeni sesa te qëndroni vetëm. Ne planin financiar do ju dalin goxha probleme e vështirësi. Beni kujdes!

Bricjapi

Do kaloni momente fantastike sot ne krahët e partnerit tuaj dhe do ju duket sikur e gjithë bota është e juaja. Beqaret do kenë takime te shumta me persona nga me te ndryshmit, por koha nuk do jete e përshtatshme për te filluar angazhime serioze dhe afatgjata. Financat do jene delikate. Kryejini me shume kujdes shpenzimet qe keni për te bere.

Ujori

Ndikimi i yjeve ne planin sentimental do jete shume kontradiktor. Here do dashuroheni ne mënyrë pasionante dhe here do debatoni ashpër me partnerin. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do arrijnë te bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Buxhetin do e menaxhoni me më shume kujdes se kurrë dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet.

Peshqit

Dite mjaft e favorshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Priten ndryshime te mëdha te cilat do i bëjnë ata ta dashurojnë me tepër jetën dhe partnerin. Beqaret nuk do duan ta sakrifikojnë lirinë qe kane vetëm për ndonjë aventure kalimtare. Me financat mos u tregoni te pamatur sepse gjendja mund te ndryshoje menjëherë për keq./Portalb

Categories
Art Kulture Personalitete

Nëna, thelbi i poetit të madh shqiptar

Kam shkruar edhe më parë për poetin e madh Frederik Rreshpja. Në disa krahasime e epitete kam provuar, tejet modësisht, të vendos figurën e tij në atë piedestal që meriton, duke u mbështetur në studiues e lexues të tjerë të veprës së tij.

Sot, kur festat kanë ardhur (të gjithë themi “festat po afrohen” dhe askush nuk thotë më pas “po largohen!), dëshiroj që nëpërmjet disa kujtimeve të njerëzve të tij të afërt dhe poezisë së tij, të tregoj atë anë të Fredit që duhet të njihet patjetër nga çdokush.

Frederiku jo vetëm shkroi poezi, por e jetoi jetën si një poezi.

Nisur nga kjo, njeriu qendror i jetës së tij, nëna, shfaqet ashtu si ishte në poezinë e Fredit. Në nënën e Rreshpjes, mendoj se gjithkush (pardon për klishenë!) gjen pak nga nëna e vet. Në poezinë e tij, gjithkush gjen disa vargje që do të donte t’ia kushtonte së ëmës.

Personalisht, nënën në poezi (në poezinë serioze e kam fjalën, jo në poezinë e mahallave!) e kam njohur nëpërmjet të madhit Esenini. Me hijeshinë e vargut të tij dhe me forcën e tij shprehëse, Esenini jep raportin amë e bir në dimensionin tokësor, por duke shkaktuar ndjesi mbitokësore. Kësaj nëne, Rreshpja i kushton edhe një poezi në të cilën përshkruan atë në va, rrimin e të birit.

Në një artikull të Myftar Gjanës botuar pak ditë pas vde, kjes së poetit në gazetën “Dita”, tregohen disa fjalë që Rreshpja thotë në një moshë të madhe, shumë pak ditë para se të vdiste “Si do t’i bëhet hallit tim? Askush nuk më do tanimë. Nëna më ka vd, ekur, ka kohë.” çka tregon se Rreshpja, as në kujtimet e tij, nuk kishte dikë tjetër që mund t’i kërkonte t’i rrinte pranë, përveç së ëmës.

Poezia e parë që Rreshpja i kushton së ëmës (ai vetë thotë në këtë poezi se e ëma e shihte duke shkruar, por asnjëherë nuk e pyeste përse nuk i shkruante asaj!) është poezia “Nëna”.

Ka filluar të plaket nëna. Fytyra e saj po mbulohet me rrudha.
Po mbulohet me një pleqëri të bukur.
Ç’është kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?

Dhe duart që më mbanin mua tani janë rënduar.
Po s’ka gjë, nga shpirti i saj
Zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.

Ecën ngadalë nëpër dhomë.
Nganjëherë më pyet për librat që po shkruaj
Por s’më ka pyetur ndonjëherë nëse po shkruaj për të.

Se nëna e di:
Fjalën e parë në botë ia kam thënë asaj
Dhe fjalën e fundit asaj do t’ia them.

Kjo poezi, mjaft e bukur kur e lexon si të ndarë nga poezitë e tjera që i kushtohen po nënës, e humbet shkëlqimin kur shihet si gjeneza e sa e sa poezive të tjera. Sepse duket qartë: Rreshpja shkruan për atë që i mungon! Në këtë poezi, ai i shkruan nënës që ka, ndërsa në të tjerat, nënës që kishte!

Elegji për nënën
Një avion ikën tutje përmes mjegullave
Si fatkeq i përzënë nga selia e zotave.
Ah, ku ke rënë kështu, ku je tretur!
Ka mbirë bari nga sytë e ty,

Ka mbirë bari nga zëri yt.
Nga kodrat po vjen nata duke u lutur për ty,
Është ora kur hijet bien në gjunjë.
E ti rrin aty nën tokë
Te mermeri i rrëzuar i perëndive…

Tani që ti nuk je, dafina nuk gjelbëron më
Vetëm zëri im i djalërisë jehon mbi gjethet e verdha
E dafina vendos kurora mbi lavdinë e muzgut.
Ishte një botë e tërë kur ishe ti
Po erdhi kjo vetmi e madhe që fshiu gjithçka.

Tani vetëm diku në horizont
Bëjnë kryq vetëtimat e nxjerrin thikat.
Ah, ku ke rënë kështu, ku je tretur!
Nënë, Nënë! do të vinë dëborat,
Do të bien mbi barin që ka mbirë nga zëri yt.

Por kjo nuk është gjithçka. Për Fredin, nëna ishte shumë më shumë se kaq. Ishte hyjnore aq sa e krahason me Shën Mërinë dhe i drejtohet njëlloj si asaj:

Ave, nëna ime
Rri në shi. Kjo gjë është e vetmja gjë që dua.
Ç’është ky? pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim.
Kështu kam dëgjuar zërin e shiut,
Një ditë vere rrëzë lisit plak

Te porta lënë hapur për zogjtë.
Ah, kur isha i ri dhe i bukur, kujtoja
Se tërë shirat e botës binin për mua.
Po tani kanë kaluar kaq shumë vite
E di se s’ka asnjë kuptim që bie shi.

Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri
Nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin.
Ave, nëna ime!
Vetëm tek ti kam besuar,
Zot tjetër nuk kam pasur kurrë, Amen!

Në fund të këtij prezantimi modest të bërë për një ndër përbërësit kryesorë të poezisë së jetës së Rreshpjes, dua të vendos diçka tjetër që ai thotë, skalitur për të mos u tretur në harresë nga Petrit Palushi në librin “Frederik Rreshpja që s’e kuptuam kurrë”:

Piva ilaçet – më tha [Frederiku]. I pi vetë. S’ka kush m’i jep në kohë se nëna më ka vd, ekur. Një ditë m’u duk sikur po më thirrte nëna: Fredi, mos harro ilaçet…

Fredit i rrodhën lotët./Konica

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Gratë shqiptare që kanë bërë histori

Gruaja shqiptare ndër vite, është udhëhequr dhe frymëzuar nga emra që kanë bërë historinë. Brez pas brezi, gratë shqiptare që sakrifikuan jetën në emër të shkencës dhe kulturës, mbeten modeli më kuptimplotë dhe i bukur, i të qenit grua dhe nënë. Guximi, fuqia, mençuria dhe vendosmëria e tyre, janë frymëzimi ynë i përditshëm.

Më poshtë, sjellim në kujtesë emrat e disa grave shqiptare, të cilat, kanë bërë histori dhe kanë lënë pas veprat në emër të pavarësisë gruas në shoqëri, sidomos në shoqërinë shqiptare…

KUSHE MICJA; ka hapur shkollën e parë femërore në Shkodër, në 1862.

SEVASTI QIRIAZI; ka hapur shkollën në 1881 në Korçë.

PERSEFONI TRENI; ishte drejtuesja e parë e një shkolle për vajza, në Pogradec në 1917.

URANI RAMBO; hapi shkollën e parë femërore në Gjirokastër në 1920, dhe në 1923 bëri kërkesën në konferencat e grave që meshkuj e femra të shkolloheshin së bashku.

HAJRIJE KRAJA; mësuesja e parë në një shkollë shtetërore, në Shkodër në 1920. Kanë thyer tabu dhe të gjitha vajzat që u regjistruan në shkollat e para të hapura nga zonjat e lartpërmendura.

POLIKSENI LUARASI; nxënësja e parë e regjistruar në një shkollë djemsh, në Korçë në 7 mars 1887.

PARASHQEVI QIRIAZI; ka organizuar shoqatën e parë të gruas, në Korçë në vitin 1909, e së bashku me Sevastinë, kanë botuar të parën revistë për gratë, “Ylli i Mëngjesit” në Boston në 15 janar 1917. Këto motra të famshme hapën dhe të parën shkollë të mesme për femra në Kamëz, Institutin Kiriaz, në vitin 1922.

IKBAL ÇIKA femra e parë gazetare shqiptare dhe e para pronare femër (botuese) e revistës ekonomike-letr;are “Java” në 1937.

ELENI QIRICI; femra e parë shqiptare qe aktroi në Hollivud,

Natyrisht që kanë thyer tabu, të gjitha gratë e vajzat që guxuan të shkruanin e të botonin në shtypin e kohës, si: motrat Qiriazi, Kaliopi Plasari, Afërdita Erbapi, Emine Toptani, Shaqe Çoba, Urani Rumbo, Ikbal Çika, Marigo e Fereniqi Pozio, Musine Kokalari, Selfixhe Broja, Xhemalije Gjylbegu, Luçije Serreqi, Ollga Pëllumbi etj.

(Nga Fjalori Enciklopedik i Gruas Shqiptare” dr. Zenepe Dibra) / Albumi Akordet

***

Më 2 qershor 1880 lindi Parashqevi Qiriazi (1880-1970), veprimtare e Lëvizjes Kombëtare dhe për emancipimin e gruas shqiptare, Mësuese e Popullit.

Parashqevi Qiriazi lindi në qytetin e Manastirit, si motra e vogël e Gjerasim, Gjergj dhe Sevasti Qiriazit. Pas mbarimit të studimeve për letërsi në Kolegjin Femëror Amerikan (Womens College) në Stamboll (1904), u kthye në atdhe dhe iu kushtua mësuesisë.

Shërbeu në Shkollën Shqipe të Vashave të Korçës. Mori pjesë si delegate në Kongresin e Manastirit dhe botoi “Abetare për shkollat e para” (Manastir, 1909, 1911). Themeloi të parën Shoqëri të Gruas shqiptare në Korçë (21 janar 1909). Më 1912 vazhdoi disa kurse kualifikimi në Fakultetin e Pedagogjisë të Universitetit të Oberlinit (SHBA) dhe po atë vit hartoi programin arsimor të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. U kthye në atdhe më 1921 dhe u bë një nga themelueset dhe drejtueset kryesore të Insitutit Femëror “Kyrias” në Tiranë e Kamzë (1922-1933).

Për shkak të qëndrimit të saj antifashist, më 15.10.1943 u internua nga Gestapoja në kampin Anhalt (Banjica). I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit të luf, tës u kthye në atdhe/Konica

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Giacomo Durazzo, durrsaku që i dha botës kompozitorin e “Katër Stinëve”

Giacomo Durazzo lindi në 27 prill 1717, në Gjenova, dhe ishte biri i Gio Luca II Durazzo. Ai ishte gjithashtu dhe vëllai i vogël i atij që do të ishte një nga dozhët më të famshëm: Marcello Durazzo apo Marcellino, siç e thërrisnin ndryshe dhe kur në epokën e tij Gjenova cilësohej në disa shkresat zyrtare europiane “Republika Durazzina“. Në rininë e tij ai studioi në Romë e pastaj në Paris.

Giacomo do të zbarkonte në Vjenë në vitin 1749 si i “Dërguar i jashtëzakonshëm“ (“Inviato straordinario“) i Republikës së Gjenovës. Ai sapo kishte kryer misionin e parë diplomatik si përfaqësues i Republikës së Gjenovës në oborrin mbretëror të Torinos. Hyrja e tij në aristokracinë e lartë vjeneze u bë e lehtë në sajë të mikut të tij, kancelarit von Kaunitz.

Në fakt, kur do të vinte në Vjenë si ambasador i Republikës së Gjenovës, detyra e tij nuk ishte e lehtë, pasi pak vite kishte që lufta midis gjenovezëve dhe austriakëve kishte marrë fund. Dhe ne këtë luftë, Durazzo-t ishin nga personalitetet drejtuese.

Në ekspozitën e hapur në Gjenova, në vitin 2004, “Nga Tintoretto te Rubens“, pata rastin të shikoja një tablo të famshme të koleksionit të dozhëve Durazzo, të sjellë aty nga “Metropolitan Museum of Art“.

Në një mjedis pylli, ulur në poltrone, duken ambasadori Giacomo Durazzo dhe gruaja e tij, Ernestina Alosya Ungnad von Weissenwolf. Eshtë një tablo e madhe në dimensionet 228,9×190,5 cm, me ngjyra të gëzuara, ku pozojnë dy figurat aristokratike : Giacomo, pinjoll i një familje dozhësh, që mban mbi gjunjë një qen të vogël dhe Ernestina, me një fytyrë ovale, ngjyrë rozë dhe një lëkurë të lëmuar. Në atë kohë, Ernestina mbahej “gruaja më e bukur e Vjenës“ (“la donna la piu bella di Vienna“).

Martesa e tyre ishte bërë në fakt nga vetë kancelari von Kaunitz-Rittberg, i cili ishte mik i vjetër i Giacomo-s dhe mbrojtës i Durazzo-ve në Vjenë.

Në vitin 1752 ai e la karrierën diplomatike për t’iu kushtuar artit të skenës. Perandoresha Maria-Teresa, gruaja e perandorit, Joseph II, e angazhoi atë si zëvendës-drejtor i Teatrit Perandorak të Vjenës dhe një vit më vonë si drejtor i saj, “Generalspaktakeldirehtor“, ku do të qëndronte për dhjetë vjet rresht.

Të drejtoje jetën teatrale muzikore të Vjenës në atë kohë ishte një detyrë e jashtëzakonëshme. Si një erudit dhe njeri me talent, shumë shpejt ai e bëri për vete jo vetëm oborrin perandorak por edhe rrethin e artistëve të kohës. Pasioni i tij ishin libretet, gjini që do ta lëvrojë duke u angazhuar konkretisht me kompozitorë të mëdhenj si Gluck (Glyk), etj.

Pas vdekjës së tij në koleksionin mjaft të çmuar të papirave muzikore u gjendën edhe krijime muzikore të paekzekutuara në opera, të Antonio Vivaldit.

Ka shumë historian që besojnë se pot ë mos kishte qënë Giacomo Durazzo, emri i kompozitorit të “Katër Stinëve” do të ishte akoma i zhytur në errësirë.

Duket se arti do ta tërhiqte shumë më tepër se diplomacia. Vjena në atë kohë ishte një nga qendrat më artistike të Europës, dhe kjo ndoshta në sajë dhe të perandorit e perandoreshës, që të dy melomanë dhe njerëz që i u përkushtuan artit.

Pas dhjetë vjetëve që drejtoi jetën muzikore e teatrale të Vjenës, një nga metropolet më të fuqishme kulturore të asaj kohe në Europë, Perandoria e Absburgëve e caktoi atë ambasador në Venecie. Keshtu, Giacomo Durazzo do t’i rikthehej përsëri jetës diplomatike dhe për vite me rradhë ai do të ishte në qëndër të diplomacisë por dhe të jetës kulturore e artistike.

Ai u vendos në Pallatin e Leonardo Loredan në “Canal Grande” i cili më vonë do të quhej “Villa del’ambasciatore”. Pikërisht në vilën e Durazzo-s do të jepte koncert dhe kompozitori i ri që po shquhej në atë kohë, gjeniu Amadeus Mozart…/Konica

Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Shqiptari që mori “Diskun e Argjendtë” nga Qeveria Greke

Shqiptarë të vlerësuar nga vendet e tjera ka pafund. Për disa syresh kemi shkruar më parë, ndërsa sot dua t’ju bëj një ftesë për të lexuar një tjetër figurë shumë të rëndësishme për artin dhe kulturën shqipe. Ky është përkthyesi i madh, Gjon Shllaku.

Shpesh kontributi i këtij personaliteti në fushën e përkthimit i është atribuar një tjetër personaliteti me po të njëjtin emër, ama me një tjetër histori, Atë Gjon Shllakut për të cilin mund të lexoni duke klikuar këtu.

Sa i përket përkthyesit Gjon Sllaku, ai lindi në vitin 1923 dhe që në moshë të hershme nisi të përkthente. Kështu, kur ishte vetëm 17 vjeç përktheu romanin “Ben Hur” të Vallasit duke e marrë si një shtysë për përkthimet e mëpasshme që do t’i bënte kryeveprave botërore.

Gjatë jetës së tij, jetë të cilën ia kushtoi plotësisht përkthimit, do t’i bënte të flisnin shqip personazhet e shtatë tragjedive të Sofokliut, të katër tragjedive të Euripidit, të shtatë tragjedive të Shekspirit si dhe “Prometeun e Lidhur” të Eskilit dhe “Eneidën” dhe “Gjeorgjikat” e Virgjilit.

Lexuesit shqiptarë, të etur për letërsi të dalë nga kornizat e asaj të “Realizmit Socialist” do t’i jepte edhe “De reum Natura” të Lukrecit, “Metamorfozat” të Ovidit, “Martirët” e Shatobrianit, “Sidin” e Kornejt e në vitet e tij të fundit edhe eposin frances “Kënga e Rolandit”.

Gjithashtu do të përpilonte edhe dy fjalorë me rëndësi të madhe për të gjithë studiuesit dhe filologët shqiptarë, atë Greqishte e Vjetër – Shqip me 20 mijë fjalë dhe atë të Gjuhës së Vjetër Latine – Shqip me 65 mijë fjalë.

Por kontributi më i rëndësishëm i tij është përkthimi i një prej poetëve më të mëdhenj botërorë, poetit më të madh helen dhe një ndër poetët më influencues në letërsinë botërore, Homerit.

Me përkthimet e tij, ai i dha poetëve e shkrimtarëve të mëdhenj, kryesisht helenë e latinë, hijeshinë e gjuhës shqipe dhe i dha Shqipërisë hijeshinë e vargjeve helene e latine.

Për këto përkthime, ai do të vlerësohej nga Qeveria Greke me çmimin “Disku i Argjendtë” ndërsa në Shqipëri me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

Helenisti i shquar dhe i fundit i shkollës së përkthyesve të klasikëve do të mbyllte sytë përfundimisht në vitin 2003 në Shkodër duke i lënë gjuhës shqipe një dhuratë të çmuar./Konica

error: Content is protected !!