Categories
Lajme

“Nuk ka festë për ditëlindje”, qytetarja: Për 5 vjetor duhet ta nxjerr vajzën nga shtëpia për ta prishur IMT

Nëse nuk kanë në dorë shkresën e kontratës së shpronësimit nuk tërhiqen nga protestat.

Banorët e lagjeve të Tiranës, shtëpitë e të cilëve shemben nga projektet e ndërtimeve u ulën këmbëkryq mbrëmjen e të shtunës, 12 shkurt, në kryqëzimin e ”5 Majit”.

“Ne protestat do ti vazhdojmë dhe nuk na ndalni dot. Është e drejtë kushtetuese. Nuk duam mëshirë. Po dalim për banesat tona dhe jo për banesat e kryeminstrit, as të bashkisë. Ata kanë banesa mjaftueshëm dhe vijnë dhe prishin banesat tona.”

Policia tentoi ti largojë për të zhbllokuar qarkullimin por pa dobi.

“Të vetmit që duhet të dorëzohen këtu janë kryeministri dhe Veliaj, kush ka bërë aktmarrëveshjen. Kërkojmë banesën, kur dhe ku do të na jepet.”

“Nëse familja ime në një ditë normale do festonte ditëlindjen e vajzës së vogël që mbush 5 vjeç me datë 22, atë ditë duhet ta largojmë nga shtëpia e vet dhe të mirëpresimn IMT për të shka tërruar strehën e tyre”.

Banorët thanë se do të jenë në protestë sërish të hënën dhe nuk do të ndalen derisa të marrin zgjidhje për problemin e tyre./Oranews/

Categories
Lajme

16 muaj e zhdukur, babai shqiptar i Artemisës, i përlotur në mediat greke: Presim vetëm një telefonatë

Misteri vazhdon edhe 16 muaj pas zhdukjes misterioze të vajzës me origjinë shqiptarë të quajtur Artemisa në Koropi të Greqisë. Rasti i shumëfolur është rikthyer si temë në emisionin “Dritë në tunel” me fakte dhe dëshmi të reja, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja.

Në emision folën edhe prindërit e saj, të cilët ende nuk e besojnë se vajza e tyre është zhdukur. Babai i saj shprehet se lutet çdo ditë të marrë një telefonatë nga vajza e tij.

“Ne pyesim veten pse po na ndodh kjo. E dimë se çfarë po kalojmë kaq gjatë, një shkatërrim në thelb, çdo ditë nuk mund ta harrojmë Artemisën, lutemi të marrim një telefonatë, sepse shpresa vdes e fundit. Besojmë se diku duhet të jetë gjallë. Nëse na degjon, i lutem vetëm të na telefonojë. Është një fëmije i vogël 21 vjeç. Shkuam të kërkonim edhe diku ku na thanë që mund të ishte groposur, por nuk gjetëm gjë”, shprehet ai, raporton abcnews.al.

Disa persona i thanë familjarëve të Artemisës së mund ta gjenin trupin e saj në një zonë aty pranë, por nuk u gjet asgjë.

“Nuk dyshonim për asgjë, Artemisa ishte pak e mbyllur si tip. Ajo nuk po dilte. Unë ende insistoj që dikush e ka marrë atë nga rruga dhe nuk ka ikur vetë. Unë uroj që të ketë ikur me një djalë dhe të jetë gjallë. Që nga momenti që një djalë nga Pireu hyri në jetën e saj, gjithçka ndryshoi”, tha babai i saj i identifikuar si Jani Vasili.

Kronika e zhdukjes

19-vjeçarja Artemis u zhduk në Koropi mesditën e 16 tetorit 2021. Ajo doli nga shtëpia ku jetonte me familjen në Koropi në orën 14:00, për të aplikuar për punë në një dyqan lodrash në Peania.

Pak para orës 16:00, xhaxhai i saj thuhet se e ka parë duke pritur në stacionin e autobusit, ndërsa në orën 17:30 i është fikur celulari. Që atëherë Artemisa nuk ka dhënë shenja jete./abcnews.al/

Categories
Lajme

U “zhduk” pasi i mori 1 milionë lekë për akt-ekspertizën e pronës, qytetarja denoncon eksperten

Qytetarja Majlinda Gjeta ka kontaktuar eksperten Manjola Bello për të hartuar një akt-ekspertizë, për pjesët takuese në një pronë në Librazhd që në vitin 2020. Majlinda ka bërë pagesën me 2 këste një herë 500 euro dhe më pas 400 mijë lekë, por aktin nuk e mori kurrë.

Gazetarja: Si u vutë në kontakt me këtë eksperte dhe çfarë po ndodh?

Majlinda Gjeta: Problemet e një prone që kam me një firmë ndërtimi në Librazhd, për arsye të mospërmbushjes së detyrimit kontraktor që kam me firmën, për mosdhënie të detyrimit që firma më drejtohet, jam e detyruar që t’i drejtohem gjykatës dhe për këtë arsye më duhej një akt-ekspertize të të gjithë objektit dhe pronës që kam. Me rekomandimet që pata, iu drejtova një eksperteje me emrin Manjola Bello. Nga marrëdhënia që kam me të, më kërkoi që të pagoja gjysmën e pagesës që jepej në dorë dhe pjesën tjetër kur unë të merrja aktin. Në momentin e parë që ka ardhur, ka bërë matjet në vend dhe unë i kam bërë pagesën prej 500 eurosh. Nga Nëntori 2020 dhe deri në Korrik 2021, ishim në kontakte të vazhdueshme për të përfunduar aktin, por me pretendimet që është Covid-i, kam probleme familjare, kam probleme shëndetësore dhe problemet e gjykatës, zgjateshin seancat dhe unë nuk e kam vënë në një presion shumë të madh. Në muajin Korrik, i them e keni gati aktin. Më thotë ‘e keni gati, silleni pagesën tjetër që të merrni aktin’. Kam ardhur në Tiranë, ku këto dy-tre ditë kam marrë kontakte dhe herë me del dhe herë nuk më del. Atë ditë kam sjellë pagesën dhe i them që ta shikoj aktin që të di se çfarë pune është kryer që unë të bëj këtë pagesë. Më thotë që ‘nuk e kam aktin me vete sepse aktin do ta punonte dikush tjetër, do të firmoste ajo dhe unë dua të ia marr, por nuk e ka kryer punën akoma’. Bëra pagesën 400 mijë lekë dhe më thotë që do të shkoj të marr aktin dhe do të ta sjell. E prita dhe nga ajo ditë, në datën 6 Tetor 2021 dhe sot nuk kam asnjë kontakt fizik me të.

Ekspertja Manjola Bello nuk gjendet në zyrë dhe nuk i përgjigjet në telefon Majlindës.

Gazetarja: Prej sa kohësh nuk e gjeni në zyrë?

Majlina Gjeta: Prej 10 ditësh ndodhem në Tiranë vetëm për këtë problem. Vij këtu dhe nuk e gjej. I bëj telefonata dhe i dërgon mesazhe dhe më thotë ‘prit se do të vij’. Më thotë që paradite është e zënë sepse ka gjyqe, por që do të takohet pasdite. E marr pasdite, por nuk më përgjigjet. Unë në dyshimet e mija jam e mendimet se ajo më pengon me qëllim dhe ka krijuar marrëdhënie me palën kundërshtare.

Manjola Bello nuk është për herë të parë ‘e ftuar’ në emisionin “Stop”. Dikur me gazetaren Gena Haxhiu, e cila sot jeton në Londër ka bërë një emision pikërisht për këto aktet e ekspertimit të saj të vonuara, të pabëra. Në 21 shkurt 2018 kemi transmetuar, sesi kjo eksperte ka bërë të njëjtën gjë me disa qytetarë në Mamurras.

Në pamundësi për ta takuar fizikisht eksperten Manjolla Bello, emisioni “Stop” ka provuar që ta kontaktojë me telefon, e cila nuk është përgjigjur. Duke bërë disa hulumtime për Manjola Bellon, vihet re që zonja është e pajisur me licensë në fushën e pasurive të paluajtshme dhe në fakt kërkesa e zonjës Gjeta është për një akt-eksperize për pjesët takuese të pasurisë, një gjë kjo që nuk mund të bëhet nga zonja Manjola Bello.

Në dy pika bazohet puna e një eksperti: E para është njohuri teknike dhe zbatimi i drejtë i tyre që nuk është bërë nga ana e ekspertes Manjola Bello, pasi si fillim nuk i lejohet që të bëjë një lloj ekspertize të tillë dhe e dyta është zbatimi i etikës profesionale, ku kemi të bëjmë me shkelje të rënda të etikës profesionale, pasi jemi në kushtet kur zonja Bello ka kryer një vepër penale për mashtrim.

Megjithatë, pas interesimit të emisionit “Stop”, Manjola Bello vihet në lëvizje dhe i çon zonjës një dokument, i cili nuk është fare ai i kërkuari. “Stop” vuri në dijeni Ministrinë e Infrastrukturës dhe Drejtësisë si dhe institucionet, që licensojnë këta ekspertë.

Denoncuesja: Akt-ekpertiza nuk është ajo që mua më duhet për të vërtetuar vlerën që unë do të përfitoj nga firma ndërtuese. Kërkesa ime është që ajo të më kthejë paratë e marra sepse ka një vit e gjysmë që i ka marrë dhe puna që ajo ka kryer, mua nuk më hyn në punë për të hapur proces gjyqësor. E gjithë procedura filloi pasi mori kontakt nga ju. Unë ndejta 10 ditë në Tiranë dhe më thoshte çdo moment hajde këtu, hajde atje, jam këtu, jam aty. Nga kontakti juaj u vu në veprim, për të mos kthyer lekët, sepse i dhimbsen edhe ka sjellë një akt. Më çudit fakti sepse nuk ka ardhur të më sjellë vetë aktin, por e ka dërguar me një njeri të panjohur, ma ka lënë në dorë dhe ka ikur. Nuk kuptoj, pse zonja nuk përballet me mua. Ajo është e liçensuar ligjërisht dhe duhet të firmosnim dicka, unë për pagesën dhe ajo për punën e kryer! Unë do të bëj kallëzim për eksperten dhe kam dhe një kërkesë: Do t’i drejtohem Ministrisë së Drejtësisë, për të qenë më të vëmendshëm dhe më korrekt në përzgjedhjen e këtyre ekpertëve, që kanë në dorë fatin e të gjithë popullit, kanë në dorë të ardhurat tona me përshkrimet që bëjnë dhe ne populli nëpër Gjykata, sepse këto lidhen me të dy palët./tvklan.al

Categories
Lajme

Vdes nga tumori, shoku i ngushtë dhe noterja i marrin pasurinë

Emisioni Stop në Tv Klan ka investiguar rastin e marrjes së pasurisë së një qytetari që ndërroi jetë nga tumori. Bëhet fjalë për Arian Vocin, pas vdekjes të së cilit, shoku i tij Ylli Selaj, në bashkëpunim me noteren Majlinda Lleshi, i marrin makinën e shtëpinë, me pretendimin se i ndjeri kishte borxhe.

Arian Voci kërkonte të shiste shtëpinë dhe makinën në mënyrë që të kurohej në Gjermani për sëmundjen e rëndë nga e cila vuante dhe për këtë do ta ndihmonte shoku i tij.

Rasti është denoncuar nga bashkëjetuesja e të ndjerit Arian Voci.

“I jam drejtuar emisionit Stop për një problem më tepër moral se sa financiar, e ndjej si detyrim ndaj bashkëjetuesit tim Arian Vocit, me të cilin kam bashkëjetuar prej vitit 2003 dhe deri në 2021, kur ai ndërroi jetë. U sëmurë nga fundi i muajit Dhjetor nga një sëmundje e rëndë, kancer në pankreas. Ai shpresonte dhe mendonte që mund të kurohej jashtë siç i kishin thënë. Edhe nxorrëm shtëpinë në shitje. Me këtë problem merren dy prej shokëve të tij, Fatmir Mesi dhe Ylli Selaj.

Fatmiri gjen blerësin, pronarin e shtëpisë funerale “Parajsa” në të cilën punonte. Kjo nuk u realizua për shkak të kostos së lartë, sa me aq nuk e arrinim dot këtë dhe ndërkohë u tha që teknologjia në Shqipëri ka avancuar dhe mendohet që dhe me kimioterapi mund të arrihej shërimi i plotë i tij. Ylli pretendon që i ka lënë Arjani një prokurë. Por noterja e ka çuar në llogari bankare të Arianit se kështu funksionon.

Në datën 14 Prill rezulton që ky i tërheq nga llogaria bankare e Arjanit nëpërmjet kësaj prokure, 4 ditë para se të vdiste. Është siguruar që ai ikte përfundimisht dhe asgjë s’e ndalte për të bërë atë që bëri. Në datën 18 Prill Arjani ndërron jetë. Blerësi i shtëpisë, që ishte dhe pronari i shtëpisë funerale, edhe varrimi aty u bë. Ylli ishte ai që mori përsipër të gjitha detajet”.

Bashkëjetuesja e Arian Vocit denoncon se gjithçka është falsifikuar kur i ndjeri jetonte ditët e fundit në spital.

Bashkëjetuesja-Ta paska shitur Ariani në datën 6 janar, kur ai ishte me tuba nëpër hundë dhe aty, ku mendohej, që do e zgjaste apo s’do e zgjaste më tej jeta?! Paska pas në mënd, të të shiste ty makinën…?!

Ylli Selaj- Kjo është gënjeshtra e radhës, që mundoheni ju, qëëë…

Bashkëjetuesja-Kush është gënjeshtra e radhës?!

Ylli Selaj- Kjo që the, ti tani…

Bashkëjetuesja-Dhe ti mendon, që Arjani ka firmosur aty për shitjen e makinës, në atë gjëndje të cilën ishte?!

Ylli Selaj-Si ishte në atë gjëndje Ariani? Në datën 6 janar ai ishte në gjëndje shumë të mirë…

Në kontratën e shit-blerjes së makinës në 6 datë Janar 2021, një ditë pasi Arian Voci kishte dalë nga operacioni i vështirë, thuhet se ishte paraqitur personalisht në zyrën e noteres Majlinda Lleshi. Ky është një fakt i pavërtetë pasi, në datën 6 Janar 2021 Arian Voci ka qenë i shtruar në spital dhe kjo provohet nga kartela mjekësore.

Vetë noterja Majlinda Lleshi, në një bisedë me gazetarin e Stop, pranon se në kontratë nuk është shkruar që Arian Voci ndodhej në spital dhe aty kishte shkuar vetë noterja, por është shkruar që Arian Voci ishte paraqitur para noteres.

Notere Majlinda Lleshi-Më fal një sekondë! Kontratën kam vajt në spital, i kam marrë firmën Arjanit unë.

Gazetari-E ke shkruar, që ke vajtur në spital?

Notere Majlinda Lleshi-Jo, nuk e kam shkruar.

Gazetari-Edhe këtë e ke shkelje.

Notere Majlinda Lleshi-Atë shkelje që kam bërë unë, e mbaj përgjegjësinë unë.

Po kështu, edhe kontrata e shit-blerjes së shtëpisë së Arian Vocit që mban datën 19 Mars 2021, nuk ka të bashkëngjitur një raport mjeko-ligjor që provon aftësinë e Arjan Vocit. Kjo për shkak të ilaçeve e mjekimeve që pacienti përdorte. Lidhur me këtë, noterja Majlinda Lleshi thotë se nuk ka qenë e nevojshme që Arian Voci të ketë patur raport nga mjeku për të firmosur kontratë, edhe pse ai ishte i sëmurë.

Gazetari-Ai ishte me tumor, Arjani, e dije ti?

Notere Majlinda Lleshi-Po more, po.

Gazetari-Po nuk e ke shkruajtur në kontratën e shit-blerjes.

Notere Majlinda Lleshi-Që?

Gazetari-Duhet me raport.

Notere Majlinda Lleshi-Të kujt?

Gazetari-Që, a është i aftë, që ai të firmosë.

Notere Majlinda Lleshi-Po Arjani ka qënë me cerozë në mëlçi mor burrë. Si s’ka qënë i aftë? Arjani ka qënë i aftë deri sekondin e fundit, që ka vdek, deri sekondin e fundit.

Gazetari-Duhet raport nga mjeku, unë e di.

Notere Majlinda Lleshi-Shiko! Dëgjo! Ajo po të diskutojë anën mendore të Arjanit, është një…

Gazetari-Po nuk i dihet, se nga terapia, që bën, ato lloj ilaçesh..

Notere Majlinda Lleshi-Po këtë nuk e gjykon dot ti.

Gazetari-E gjykon mjeku, pra..

Notere Majlinda Lleshi-Po ta gjykojë mjeku, ka një gjykatë.

Gazetari-Jo, më dëgjo pak! Mjeku e gjykon dhe sjell një raport për ty dhe ti si notere, në bazë të këtij raporti mjeko-ligjor…

Notere Majlinda Lleshi-Jo, e ke gabim, e ke gabim!

Gazetari-Që ai është i aftë, që këtu ti je në shkelje, jo nuk e kam gabim.

Notere Majlinda Lleshi-S’jam fare në shkelje dhe në rast se unë jam në shkelje, unë mbaj përgjegjësi atje, ku duhet të mbaj.

Gazetari-Absolutisht! Po kontrata mund të kishte një raport mjeko-ligjor!

Notere Majlinda Lleshi-O zotëri! Këtë gjë nuk e vërteton ti, ore! Nuk ka qënë i çmendur Arjani, se po m’lu mendsh.

Gazetari-Jo i çmendur, por ka qënë i sëmurë.

Notere Majlinda Lleshi-Kush të tha? Ku e ka pas tumorin more? Në kokë e kishte tumorin?

Gazetari- Po pse, duhet ta kesh në kokë tumorin?

Notere Majlinda Lleshi-Po patjetër! Po pate të prekur qelizat nervore, ke probleme mendore.

Gazetari-Merre pak Mimoza Sadushin edhe pyete, se çfarë proçedurash..!

Notere Majlinda Lleshi-Mund të shkosh te Mimoza Sadushi!

Gazetari-Sapo erdha.

Notere Majlinda Lleshi-Më vjen keq!

Por kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi, thotë se në një situatë të tillë, duhet të kishte raport mjeko-ligjor.

Kryetarja e Noterëve, Mimoza Sadushi-Po ligji i kohës ka parashikuar që në rastet kur personi është i sëmurë, noteri duhet patjetër që të marri një raport mjeko-ligjor që vërteton që është i aftë mendërisht, për të kryer akte dhe veprime noteriale.

Gazetari-Kështu ti, si notere me përvojë, duhet ta dish..!

Notere Majlinda Lleshi-Atëherë, unë po të sqaroj edhe njëherë. Nuk më detyron ligji të marr raport mjeko-ligjor!

Gazetari-Ai vdiq mbas dy javësh.

Notere Majlinda Lleshi-Po pastaj, se vdiq?

Problemi tjetër me kontratën e shit-blerjes së shtëpisë qëndron në faktin se noterja thotë që edhe në këtë rast, Arian Voci u paraqit vetë në zyrën noteriale për të firmosur. Por ndryshe thotë bashkëjetuesja e të ndjerit, që tregon se një person i quajtur Taulant shkoi në shtëpinë e tyre dhe i kërkoi Arianit të firmoste kontratën.

Bashkëjetuesja: “Në datën 19, të nesërmen, vjen një person në derë, thotë jam Taulanti dhe kërkoj Arianin. Hajde brenda i them. Unë mendova që ishte shok pune se nuk e njihja, futet brenda dhe ashtu në këmbë siç ishte, i thotë Arianit më ka dërguar Ylli, ke harruar të firmosësh kontratën. Taulanti ishte blerësi por që në fakt nuk del blerësi, del bashkëjetuesi i blerësit sepse në dokumente kur lexoj shumë kohë më pas del një emër tjetër. Ariani e firmosi në shtëpi këtë kontratë, e pashë që e firmosi, firmosi tek e para dhe u bë gati të shtrihej dhe ndërkohë ai thotë edhe këtu edhe këtu”.

Bashkëjetuesja-Të kujtohet, kur ke ardhur një ditë në shtëpi, që i ke thënë Arianit, që ishta unë prezent atje, që më tha Ylli ke harruar të firmosësh dokumentet..?

Taulanti-Çfarë kam thënë edhe një herë?

Bashkëjetuesja-Të dërgoi Ylli të firmosësh kontratën e shit-blerjes. A të kujtohet, që ke ardhur në shtëpi?

Taulanti-Jo, s’më kujtohet fare…

Bashkëjetuesja-S’ të kujtohet fare, që ke ardhur në shtëpi?!

Taulanti-Po, që kam ardhur në shtëpi më kujtohet, po këtë, që po thua ti, s’më kujtohet…

Bashkëjetuesja-Po sigurisht! Për atë arsye ke ardhur, se tjetër për çfarë do vije, kur ishte Ariani sëmurë?!

Gazetari i Stop i kërkoi noteres që t’i vendosë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë kur Arian Voci paraqitet në zyrën e saj. Noterja u shpreh e gatshme, por që këto pamje mos t’ja japë gazetarit por t’ja dorëzojë prokurorisë në rast se do të jet e nevojshme.

Gazetari-Po tani ka firmosur këtu apo në shtëpi?

Notere Majlinda Lleshi-Kush?

Gazetari-Arjani.

Notere Majlinda Lleshi-Arjani ka firmos këtu, i thashë edhe zonjës: Të vë në dispozicion kamerat, unë jam gati të përballem.

Gazetari-Unë tërhiqem, vej kamerat në dispozicion që ti shikoj unë

Notere Majlinda Lleshi-Po ore, ti vë unë kamerat, kur të duash ti

Gazetari- Edhe unë tërhiqem fare pastaj, ditën që është bërë, mua ma jep Arjanin që është këtu dhe unë tërhiqem.

Notere Majlinda Lleshi-Po more, ta sjell Arjanin, o Ida e merr njëçikë atë djalin e sigurisë të “Eagle”? Ta sjell unë mo.

Gazetari-Të vijmë, kur na le një takim të shikojmë kamerat?

Notere Majlinda Lleshi-Në prokurori, që nesër!

Gaazetari-Të shikojmë kamerat.

Notere Majlinda Lleshi-Unë s’ju jap kamera juve, unë i hap kamerat Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gazetari-Ti do na lesh dorë të lirë?

Notere Majlinda Lleshi-Investigoni!

Gazetari-Të investigojmë?

Notere Majlinda Lleshi-Po!

Gazetari-Kamerat nuk i ve në dispozicion, që të paktën..

Notere Majlinda Lleshi-Jo, Prokurorisë së Shtetit, shtetit!

Gazetari-Dhe ne shtet jemi.

Notere Majlinda Lleshi-Jo, ju jeni një institucion privat.

Gazetari-Media është pushteti i katërt.

Notere Majlinda Lleshi-Jo, pushtet i katërt! Ligjërohu si pushtet i katërt! Shko në Prokurori! Bëj denoncimin për mua dhe unë jam e gatshme të vë në dispozicion çdo gjë, që do duash ti atëherë!

Në përfundim të procedurës problematike, rezulton se apartamenti i të ndjerit është blerë nga shoku i tij i ngushtë Ylli Selaj për 60 milionë Lekë të vjetra. Lekët i kanë kaluar shokut, siç thotë ai, sepse Ariani i kishte para borxh. Ai shprehet se amanetin ia kishte lënë me gojë, ndërsa me shkrim nuk ekziston asnjë dokument. Kështu që të gjitha paratë e shitjes së shtëpisë i mori shoku i të ndjerit, Ylli Selaj.

Bashkëjetuesja: “Pas gjithë këtyre gjërave ai pretendon që Ariani ka pasur borxhe të mëdha të cilat ja paska lënë atij amanet me gojë për t’i shlyer. Asgjë e dokumentuar. Ajo që është e dokumentuar është mashtrimi që ky njeri ka bërë”.

Bashkëjetuesja-Të takojnë ty të gjitha…!

Ylli Selaj-Moralisht, po..!

Bashkëjetuesja-Pse s’i bëre me shkrim i dashur Ylli të gjitha gjërat, kur ai t’i paska marrë 20 mijë euro..? Kush është ai budalla, që jep 20 mijë euro borxh edhe nuk i përmend kurrë?!

Ylli Selaj-Kjo është ajo, që ti s’di marrëdhënien time me atë…

Bashkëjetuesja-E di mirë mardhënien tënde…Ne diskutuam, që Ariani nuk ka lënë amanete, sepse ai nuk e dinte, që po vdiste dhe ti më ke thënë: m’i ka lënë mua me gojë dhe vetëm për vetëm.

Ylli Selaj –Dëgjo ti dituria..! Hiq dorë nga kjo gjë, që Ariani nuk e dinte, që po vdiste..! Meqë ti je doktoreshë, ma fakto këtë, që ai nuk e dinte?

Bashkëjetuesja- Ja të them një gjë..! A u përpoqëm të gjithë bashkë, që t’i mbushnim, tani ilacet që more qetësuese, që ia prezantove Arianit, si pjesë të terapisë? Për çfarë e bëmë? Me qënë i thoshim, që nuk bëhet terapia, sepse nuk ka shpresë për ty…

Ylli Selaj-Që mos e godisnim atë, sipas udhëzimit të mjekes, mendërisht! Kaq ishte e githa..!

Bashkëjetuesja-Po ç’do e godisje, kur ai e dinte? Ti po thua ai e dinte. Cfarë goditje tjetër mund t’i jepje?

Ylli Selaj- Ti po thua, që ai nuk e dinte, që po vdiste. Unë po të them “më trego një njeri, që e dinte, që do vdiste përveç neve, që ishim jashtë”…

Bashkëjetuesja- Aaa e dinim ne, jo Ariani?!

Ylli Selaj-Po ti po thua Ariani mi goc..,dëgjon mua, ça po të them..?!.

Bashkëjetuesja- O Ylli! Ti po thua “Ariani e dinte, që po vdiste dhe të la amanete..!

Ylli Selaj-Hiq dorë nga kjo gjë, që Ariani nuk e dinte, që po vdiste!

Bashkëjetuesja- Unë po të them, nuk ka lënë amanete, se nuk e dinte, që do të vdiste.

Zbardhja e kësaj çështje po vijon ende të ndiqet nga stafi i emisionit Stop./Noa/

Categories
Lajme

Politika përçan babë e bir, zihen për Lulin e Berishen

Luf ta në Partinë Demokratike ka futur në sherr jo pak njerëz në Shqipëri. Kjo gjë ka ndodhur edhe me korçarin e famshëm të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, që mbështet Sali Berishën dhe djalin e tij, që është me Bashën dhe merr pjesë në takimet e Lulzim Bashës.

Të dy kanë qenë të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku debatuan dhe i treguan publikut pikëpamjet e ndryshme që ndajnë për luftën në PD.

Pjesë nga biseda: Enri Vrenozi: Qëndrimi im ishte krah Lulzim Bashës, për një Shqipëri më të mirë, jo një Shqipëri që mbahet peng nga një kastë politike, që ka refrenin e njëjtë. Jemi mësuar që në vitin 1990, e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Tani po shkon viti 2022, dhe ne po thërrasim sërish e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Ilir Vrenozi: Hiqja ore spinën këtij! Ylli Rakipi: Jo, jo, ai do flasë tani. Enri Vrenozi: Ka ardhur momenti që studentët të tregojnë që e ardhmja jemi ne.

Ilir Vrenozi: Prit, mbaje tani. Dy ditë para se të vinte Basha, bëj një status unë, që pasnesër Lul Bashën do ta presim siç na priti në 8 janar. Ca Bashistë më kërcënojnë, mos u afro se do t’ju thyejmë kokën. Unë u mërzita me këtë (djalin), sepse ky më thotë mua hiqi këto statuse që ke vënë. I thashë, ore në vend t’i thuash atyre, ti më thua mua. Më merr Salianji mua në telefon, më thotë pësnesër do ma lësh djalin. Unë e kam lënë, në 18 dhjetor, a ishte ti aty te ajo e kukumjaçkave.

Enri Vrenozi: Kamerat janë të hapura për gjithë publikun. Isha delegat aty. Pamjet janë në Pallatin e Kongreseve. Duhet ti themi Foltores, në stadium ishin vetëm disa kartona…

Ilir Vrenozi: Po aty në Pallatin e Kongreseve ishin 5 mijë? Enri Vrenozi: Ishin 5004 vota të rregullta, të çertifikuara.

Ilir Vrenozi: Ore v aksinë të bën Salianji ty ore? Enri Vrenozi: Në stadium u bë proces pa logjikë, pa u depozituara në sekretariat.

Ilir Vrenozi: Hiqja prizën! Më merr Salianji dhe thotë do na e lësh djalin. Nuk e lë i thashë, meqë ndodhi kjo, që më kërcënuan. Mora një si tip inati, i thashë po hyre aty do hyj të të heq zvarrë. Kur ju thashë nuk e lë. Më merr një oficer policie në telefon. Më tha të kërkon shefi i komisariatit për sqarim. Siç e tha edhe Presidenti që e kam mik, se i shkruajta. Më tha ruaj qetësinë. Vajta në polici. Ky nuk e kishte vendosur që do shkontë apo jo. Kur futem në komisariat i hapet rruga këtij, I thonë hajde se babain e sistemuam.

Enri Vrenozi: Kjo nuk është e vërtetë. Unë isha në kinema Millenium që në orën 15:17. Ilir Vrenozi: Rastësi ishte që mua më çojnë në komisariat dhe ty në podium? Më thanë dyshohesh se do t’I shtiesh me vezë Bashës. /Tpz.al

Categories
Lajme

Zonjat e Gjendes Civile në Tiranë që të bëjnë me dokumente angleze…

Drejtoria Antikorrupsion pranë Ministrinë e Drejtësisë kallëzoi në prokurori 4 punonjës të gjendjes civile në Tiranë. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme. I pari ishte ai i një qytetareje nga Tirana që kishte realizuar martesë fiktive me një të burgosur në Itali, duke i dhënë ryshfet punonjësit të gjendjes civile.

“Rasti i parë i përket B.H, e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosur në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në procesverbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg në Itali, figuron si i pranishëm këtu në Tiranë. Puna e Drejtorisë Antikorrupsion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshorte, ka bërë një ankesë për zhbllokimin e dokumenteve biometrikë. Pas kësaj ankese, nga specialistët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimit nën dorë. Kemi bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumnetash nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre”.

Edhe rasti i dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile në Tiranë, këtë herë për martesa me dokumentet angleze…

“Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumenteve nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa. Janë ato martesat për të cilat ju keni dëgjuar, pra rëndom quhen për të marrë dokumentet angleze. Sepse këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikimeve që kanë bërë specialistët e Drejtorisë së Antikorrupsionit, çështja është kallëzuar në Prokurori”./tvklan.al

Categories
Lajme

Naftën e paguajmë si zviceranë, rrogën si afrikanë

Sa herë që ka një rritje të çmimit të karburanteve në Shqipëri, qeveria ka larë duart duke e gjetur fajtorin jashtë kufijve përmes fjalëve të zakonshme se çmimi përcaktohej nga “tregjet ndërkombëtare”.

Të njëjtin justifikim përdori edhe këtë radhë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj kur u pyet mbi çmimin rekord të naftës, që këto ditë i është afruar 200 lekëshit.

“Operojmë në një treg të lirë, s’mund të ndërhyjmë për të caktuar çmimet”, tha Ibrahimaj. Kur u pyet nëse Qeveria mund të mendojë që të rishikojë taksat e vendosura mbi karburantet, ajo e hodhi poshtë duke thënë se “taksat nuk mund të ndryshohen sa herë që kanë luhatje tregjet”.

Ministrja parashikoi se luhatja është e përkohshme dhe shqiptarët do të duhet të presin deri në qershor për të parë uljen e çmimeve. Deri atëherë ka shumë të panjohura, por ajo që është e ditur sot është që shqiptarët e paguan një litër naftë po aq sa zviceranët.

Në Shqipëri, një litër naftë shkoi deri në 198 lek për litër në disa pika karburanti, ose rreth 1.6 euro. Në Zvicër, një litër naftë u shit me 1.61 euro. Pse ky krahasim me Zvicrën? Zvicra ka një sistem të ngjashëm taksimi dhe si shembull rrëzon edhe alibinë e qeverisë shqiptare, që thotë se çmimi i lartë i naftës në Shqipëri është se ka të përfshirë edhe taksën e qarkullimit.

Prej 1 janarit 2022, një litër naftë në Zvicër taksohet me 80 cent, ndërsa në Shqipëri taksimi aktualisht është në 105 lek për litër. Kjo do të thotë se për nga niveli taksat në Shqipëri janë të njëjta si në Zvicër.

Dallimi i madh është se një zviceran paguhet rreth 7 mijë euro si pagë mesatare, ndërsa në Shqipëri paga mesatare llogaritet në rreth 500 mijë lek, ose 435 euro. Pra, një zviceran mesatar e blen po aq shtrenjtë dhe po me aq taksa naftën sa një shqiptar mesatar, pa përmendur këtu faktin që Shqipëria është ndër vendet prodhuese të naftës në Europë dhe me fushën naftëmbajtëse më të madhe kontinentalë, atë të Patos-Marinzës.

Po me rajonin? Shqipëria del me çmimin më të lartë edhe nëse krahasohet me vendet përreth, me përjashtim të Greqisë. Në Serbi, një litër naftë u shit me 1.5 euro, në Maqedoninë e Veriut 1.33 euro dhe Kosova 1.55 euro./VoxNews

Categories
Lajme

Doni të importoni makinën në Shqipëri? Kushtet që duhet të dini, ja cilat mjete lejohen dhe cilat jo

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar kushtet për sa i përket rregullave për importin e automjeteve nga jashtë në Shqipëri.

Para se të importoni një mjet rrugor, duhet të verifikoni a përmbushet kategoria mjedisore?

Nëse mjeti nuk përmbush kategorinë e duhur mjedisore, ju nuk lejoheni ta importoni në Shqipëri apo ta regjistroni në DPSHTRR!

Cilat mjete lejohen të importohen/regjistrohen?

EURO 5 e sipër:

Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër;

Mjetet motorike të tjera të reja si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.

EURO 4 e sipër:

Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër.

EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet:

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri!

KUJDES – me datë regjistrimi kuptojmë targimin në DPSHTRR! Verifikoni moshën e mjetit! Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit! Shembull: Afati i fundit për regjistrimin dhe targimin e mjeteve me vit prodhimi 2007, është 31 Dhjetori 2022!/Oranews/

Categories
Lajme

Iku shiu, vijnë dëbora dhe ngricat, termometri bie në mënyrë drastike: Ku pritet dëborë

Reshjet e dendura të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje në zona të ndryshme të vendit, ndërsa duke filluar nga dita e sotme, gjithçka pritet të ndryshojë. Meteorologia Adiola Bani bën me dije për abcnews.al se masat ajrore siberiane kanë sjellë mot të ftohtë dhe të kthjellët në vend, ku temperaturat pritet të bien deri në -11 gradë Celsius në zonat malore.

Ngricat pritet të jenë prezente në zonat kodrinore dhe malore, ndërsa në këto të fundit priten edhe reshje sporadike dëbore.

“Qarkullimi i masave ajrore siberiane që kanë përfshirë territorin shqiptar që prej mbrëmjes së djeshme kanë sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atfmosferike duke bërë që të kemi kthjellime por me mot të ftohtë. Për shkak të masave të ftohta ajrore nga Siberia do të kemi rënie dratsike të temperaturave, të cilat do të shoqërohen me reshje dëborë dhe ngrica në zonat malore.

Termometri do të bjerë deri në -11 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi do të jetë deri në 10 gradë Celsius.

Temperaturat priten të rriten disi pas ditës së enjte ku vlerat minimale do të ngjiten në -6 gradë Celsius nga -11 që pritet të jetë gjatë këtyre ditëve,.

E gjithë java do të jetë e kthjellët dhe me vranësira kalimtare ku më të dukshme do të jenë në zonat malore”, tha meteorologia Adiola Bani.

Moti pritet të jetë i kthjellët por me temperature të ulta si edhe ngrica edhe në Kosovë dhe Maqedoni ku termometri pritet të zbresë deri në -9 grade Celsius./abcnews.al/

Categories
Lajme

Mos iu gëzoni diellit sot, nesër rikthehen shiu dhe bora: Zonat që preken

Pas përmbytjeve dhe dëborës së të hënës, moti është përmirësuar gjatë paradites së sotme, e cila nisi e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por situata duket se nuk do të vijojë e tillë me kalimin e orëve.

Siç raporton Meteoalb si edhe nga të dhënat satelitore, mësohet se gjatë orëve të mbrëmjes së sotme pritet të ketë një shtim të vranësirave në Ultësirën Perëndimore, ndërsa parashikohen reshje shiu duke filluar nga mesdita e nesërme, të cilat do të kenë një intensitet prej rreth 10-20 milimetra.

Reshjet do të bien në thuajse 75 për qind të vendit, por kryesisht në Ultësirën Perëndimore. Zonat ku do të vërehet një intensitet më i lartë parashikohet të jenë i gjithë rajoni i veriut, Shqipëria e mesme si edhe zonat e Tepelenës, Gjirokastrës dhe Përmetit.

Ndërkohë, dëbora pritet të fillojë gjatë 48 orëve në vijim dhe do të ketë reshje të lehta në veri, veri-lindje si edhe në jug-lindje./abcnews.al/

error: Content is protected !!