Categories
Histori Personalitete

MISIONARI AMERIKAN “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm se shqiptarët”

Diplomati, misionari dhe shkrimtari Charles Telforf Erickson, lindi në vitin 1867 në Ilinois.

Ai më vonë do t’i kalojë plot 30 vjet në Shqipëri, ku do të bëhet Drejtor i Bordit Amerikan të Misioneve të Huaja në Tiranë dhe Elbasan.

Në vitin 1931 ai dekorohet me titullin “Kalorës i Medaljes së Artë të Skënderbeut” nga Mbreti Zog.

Erickson shkruan vazhdimisht letra dhe artikuj për Shqipërinë të cilat ia drejton Departamentit të Shtetit dhe Presidentëve të SHBA-ve, ndërsa ka lënë edhe disa vepra të pabotuara si:

Shqiptarët, enigma e Ballkanit, ky bëjnë pjesë:
Mbretëria e Vogël, po më tej?
Njeriu i vogël dhe kozmosi
Unë protestoje

Përse Shqipëria duhet të vendoset nën një mandat amerikan?
Ky mik i shqiptarëve njihet edhe për këtë thënie të cilën po e japim më poshtë:
“Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuq, ishëm burrërie. Janë besnikë ndaj atdheut dhe japin jetën për fjalën e dhënë”/ KultPlus

Categories
Art Kulture Personalitete

“Koha eshte e maskarenjeve, por atdheu i shqiptareve” – Ali Asllani

Poezia : “Maskarenjtë”- Nga Ali Asllani

Që nga jugu në veri

mbretëron një errësirë

nëpër fusha nëpër kodra

vërshëllen një eg, ërsirë.

Pra, o burra, hani, pini

hani, pini ore e çast

për çakallin nata errët

është rast e deli rast.

Hani, pini dhe rrëmbeni

mbushni xhep e mbushni arka

të pa brekë ju gjeti dreka

milioner ju zuri darka.

Hani,pini,rrëmbeni

mbushni arka, mbushni xhepe

gjersa populli bujar

tu përgjigjet peqe lepe.

Populli rron për zotërinë tuaj

puna e tija, djersa e ballit

është kafshit për gojën tuaj

Rroftë goja e çakallit.

Shyqyr Zotit,ska më mirë

lumturi dhe bukuri

dhe kur vjen ju qan hallin

varni buzë edhe turinj.

Hani,pini dhe rrëmbeni

është koha e çakejve

hani,pini,rrëmbeni

është bota e maskarenjve.

Hani,pini,vidhni

mblidhni gjithë aksione e monopole

nënshkrimi i zotërisë suaj

nëpër banka vlen milione.

“Gran Kordoni” i zotërisë suaj

që në gjoks ta kanë vendosur

është pështyma e gja, kosur

e Atdheut të vremosur

dhe kolltuku ky ke hipur

duke hequr nderën zvarrë

është trekëmbëshi

që përdita varet kombi në litar.

Dhe zotrote kapardise,

diç u bëre pandeh

kundër burrit të vërtet

zë e vjell e zë e leh.

E na tunde, na lëkunde

nëpër salla shkon e shkunde

mbasi dora e të ligut

ty me shokë të heq për hunde.

Rroftë miku yt i rrallë

që përdita loz e qesh

të gradoi katër shkallë

pse i the dy fjalë në vesh.

Koha dridhet e përdridhet

do vij dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pema e kalbur

doemos që jashtë do të hidhet.

Koha dridhet e përdridhet

prej gradimit katër shkallë

nuk do të mbetet gjë në dorë

veçse vul e zezë në ballë.

Mirpo ju që skeni patur

as nevojë, as gjë të keqe

më përpara nga të gjithë

ju i thatë të ligut peqe.

Që të zinit një kolltuk

aq u ulët u përkulët

sa në pragun e ar, mikut

vajtët si kopil u ngulët.

As ju hahet, as ju pihet

vetëm titullin e doni, dihet

teksa fshati i varfër digjet

krye kurva nis e krihet.

Sidomos, ju dredharak

ju me zemra aq të nxira

ju dinak, ju shushunja

ju gjahtarë në errësira.

Çna pa syri,çna pa syri

hunda juaj ku nuk hyri

te i miri, te i ligu

te spiuni më i ndyri.

Dallavera nëpër zyra,

dallavera në Pazar

dallavera me të huaj,

dallavera me shqiptar.

Vetëm, vetëm dallavera

dhe në dëm të këtij vendi

që ju rriti, që ju ngriti

që ju ngopi, që ju dëndi.

Dhe kujtoni tash e tutje

me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypë

zog e zoga si përpara.

Po jo, grushti do të bjerë

përmbi krye të zuzarëve

koha është e maskarenjve

por Atdheu i Shqiptarëve.

Categories
Art Kulture Personalitete

Ernest Koliqi për shqiptarët që merren përditë me politikë

Fjalë e foli…

Shqiptarve, përgjithësisht, u pelqen politika. Jo aqë ajo qi me ânë të nji përpjekjeje vepruese ka qellim ndertues, por ajo qi shfren në bisedime tue ndejë në kafehâne ase rreth nji tryeze shtrue me pije e meze. Mbush e derdh… Vizató e shlyej situata… Naltësó e zbrit persona, grupe, shtete, kontinente… Fundi? Sejcili shkon në shtëpí të vet pa ndërrue mendim, i bindun se ai vetëm ká në xhep të vertetën.

Deri sa këto bisedime, rëndom të thata e të shtërpëta, janë nji mjet me kalue kohën dhe me hjekë mërzí, hajdedeh!; porsé mjerisht ndodhë shpesh qi aty me pohime të kota e shum lehtësisht cenohen vlera të çmueshme dhe mbillet fara e dyshimit qi pengon nisma të dobishme.

Fjalë e foli… Dikush hjedh në pije a n’inad e sipër nji mendim të përcipët, nji gjikim të shtrêmbët, nji trillim pá themel: fjala ecë, shtohet e lacarohet dhe hyn në grumbullin e legjendave, qi ndër né zêvendesojnë historín, d.m.th. vargun e ngjarjeve të dokumentueme. Kur nji legjendë krijohet, s’ká dokument qi e përgënjeshtron. Fjalë e foli…

Dhe kështu ecim, politikisht, në nji tymnajë thânethashash pa krye dhe pa bisht, ku çdo Shqiptar krijon nji Shqipní mbas qejfit të vet, qi s’ka kurrnji lidhje me botën reale.

E kënaqet sepse në kët Shqipní, sendërgjue prej fantazís s’ethun, ai e njehë veten të parë, âsht vetë Alí e vetë Kadí, mposhtë me mend ata qi i bâjnë hije dhe zgjâhet tue andrrue (në kllapí madhështore) nderime e shpërblime qi nuk barasohen kurrsesí me vleftën e tij morale e intelektuale./Naishtedikur

Categories
Art Kulture Personalitete

Gjuhëtari dhe albanologu i shquar Eqrem Çabej mes arbëreshëve

Kjo është një foto e vitit 1931 ose 1932, kur Eqrem Çabej ishte në Horë t’Arbëreshvet – Piana degli Albanesi afër Palermos, Sicili (në atë kohë quhej ende Piana dei Greci) shkruan KultPlus.

Sapo kishte kryer studimet në Universitetin e Vjenës dhe kishte shkuar të studionte në vend arbërishten e Horës, përmbi të cilën po shkruante tezën e doktoratës “Italoalbanische Studien” (Studime italoshqiptare, ose arbëreshe).

Ende e pabotuar, kjo vepër rinie do të shohë së shpejti dritën e botimit, në përkthimin e Ardian Klosit, kryer rreth dhjetë vjet më parë. /KultPlus

Categories
Personalitete

PAQJA NË BOTË? Fillon me dashurinë për familjen!..

Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza, me veprën e saj të madhe për njerëzit, ka lënë pas një shembull të pazakontë dashurie, sakrifice dhe vetëmohimi. Dita Ndërkombëtare e Familjes, na sjell ndërmend disa fjalë të çmuara të filozofisë unike të përvuajtjes në emër të jetës, të forcës që buron vetëm prej besimi… /Konica.al

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”./Konica

Categories
Art Kulture Personalitete

Tefta nuk këndon, por fluturon – Lasgush Poradeci

Poeti Lasgush Poradeci (1899-1987) ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër.

Kur dëgjonte këngët e sopranos liriko-dramatiko Tefta Tashko Koço (1910-1947) ai përsëriste shpesh refrenin karakterizues për personalitetin e saj artistik e të gjithanshëm: “Tefta nuk këndon, por fluturon”.

Ky karakterizim shpreh thelbin e përpjekjeve të saj për ta ngritur artin e të kënduarit shqip në nivelet më të epërme dhe për ta përdorur gjithë fuqinë e tij në emancipimin e shumëanshëm të shoqërisë shqiptare përgjatë viteve të trazuar 1927-1947.

Tefta përballoi sfida të shumëllojshme. Thënë në gjuhë më sociologjike, ajo fluturoi mbi vështirësitë e shumëllojshme me energjitë relative të vullnetit, të disiplinës së hekurt në tërë procesin artistik krijues.

Më konkretisht:

1. Tefta Tashko ishte talent i lindur, ose siç shprehej shtypi i kohës, kishte lindur me “zërin e saj ëngjëllor”. Në kohën kur debutoi për herë të parë në skenë Tefta Tashko 12-vjeçare, shoqëria shqiptare ndodhej nën trysninë e para, gjykimeve për, çmuese për muzikën “si profesion që ushtrohet nga këngëtarët je, vgj dhe vallëtarët romë.

Duke sfiduar paragjykime të tilla Tefta Tashko ka qenë në brezin e parë të vajzave shqiptare, e cila nisi rrugën e mun, dimshme për të kultivuar talentin e saj për kanto për afro dhjetë vite 1927-1937, në konservatorët më prestigjozë të Francës dhe Italisë. Shpesh u detyrua të bënte punë të rën, domta për të siguruar kushtet minimale të jetesës.

2. Tefta Tashko bra, ktisi perspektivën e sigurt të një karriere të shkëlqyer të sopranos në Francë dhe u kthye në atdhe, kur nuk kishte asnjë teatër opera dhe ishin fare të paktë bashkëkombaasit e saj që mund të kishin dëgjuar ndonjëherë muzikë operistike.

Përçimi i muzikës operistike përbënte vetëm një aspekt të misionit të saj të gjerë emancipues e fisnikërues të popullit, i cili në vitet 1930 ishte i va, rfër deri në mj, erim dhe i pashkolluar deri në masën 90%.

Në mungesë të infrastrukturës për të zhvilluar muzikë operistike, Tefta Tashko nisi të japë koncerte recitale me disa nga operat më të njohura dhe duke interpretuar në versione origjinale këngë popullore dhe qytetare shqiptare.

Nëpërmjet punës këmbëngulëse ajo përpunoi deri në perfeksion pothuajse të gjithë elementët e saj të saj dhe të interpretimit. Ajo hyri natyrshëm në rezonancë me shpirtrat e shqiptarëve të të gjithë grupimeve sociale, veçanërisht me shpirtrat e dr, obitur të të vob, ektëve të shumtë.

Ndonëse vetë ishte në vështirësi ekonomike, ajo shpesh jepte koncerte falas për nxënësit e të va, rfërit, duke përballuar shpeshherë shpenzimet e koncerteve.

Në një letër që i dërgonte një kolegu dhe që gjendet në fondet e Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, Tefta Tashko shkruante për koncertin në Fier: “Jam shumë e kënaqur nga pritja e popullit, por, për sa u përket të ardhurave, m’u desh të paguaj nga xhepi dy napolona e gjysëm”.

Shpesh të ardhurat që grumbullonte nga koncertet ajo i dhuronte për bamirësi për të va, rfërit dhe familjet e dëmtuara nga Lu, fta e Dytë Botërore. Dhe të varfërit, në pamundësi për të blerë biletë, e ndiqnin koncertin nga jashtë sallës.

3. Ndonëse ishte shëndetl, igë, Tefta Tashko udhëtonte në të ftohtë, në rrugët me baltë dhe jepte koncerte në salla ku mungonin kushtet minimale për të kënduar. Madje jepte koncerte edhe në kushtet më të vë, shtira të fshatrave.

Me këngët e saj Tefta jo vetëm gëzonte bashkëkombësit halleshumë, por edhe ndriçonte e zbulonte talentet për art në radhët e të rinjve dhe të rejave, i nxiste ata të hynin në rrugën e vështirë të artit që ka fuqi të madhe emancipuese dhe fisnikëruese.

4. Nderimin e veçantë për popullin shqiptar Tefta Tashko e ka shprehur edhe nëpërmjet përpjekjeve sistematike për të përpunuar këngët popullore, këngët qytetare shqiptare më të arrira të gjithë krahinave dhe qyteteve, dhe për t’i interpretuar ato me origjinalitet të papërsëritshëm.

Me këngë të tilla ajo hyri më shpejt në zemrat e shqiptarëve, të cilët përpiqeshin të gjenin format më dinjitoze për të shprehur nderimin për të.

5. Me gjithë punën dhe personalietin e saj, Tefta Tashko “funksiononte” si simbol dhe model i vajzës shqiptare të emancipuar dhe emancipuese, e aftë për t’u mirarsimuar në shkollat më cilësore të botës dhe për të ushtruar profesione të vështira e mjaft delikate, e vendosur në lu, ftë kundër paragjy, kimeve të çfarëdollojshme dhe e përkushtuar për të zhvilluar vendin, e aftë për të konkuruar me dinjitet me profesionistët e të njejtit profil.

Kudo ku shkonte Tefta Tashko provokonte lot në sytë e vajzave dhe të grave, lot hidh, ërimi sepse ishin të mbyllura brenda ekonomive familjare dhe mjaft prej tyre e shihnin botën përmes errësirës së perçes; lot gëzimi sepse me gjithë personaltetin e saj Tefta Tashko ndriçonte si model i arrirë emancipimi, që i frymëzonte gratë dhe vajzat shqiptare të lu, ftonin për emancipimin e tyre./Konica

Categories
Art Kulture Personalitete

BILBILI ME ZE KRISTALOR, LUÇIE MILOTI

Nga Albert Vataj

Kur cekim emrin, Luçie Miloti, nuk mund të mos përfshihesh nga ndjesia e një krenarie, legjitimiteti i së cilës është në atë çfarë ajo dhe shumë personalitete të artit dhe kulturës dhanë për të bërë emrin dhe veprën e tyre të pavd, ekshme, gjithashtu për të lënë gjeneratave një pasuri të paçmuar.

Në Rumani e cilësuan si “Bilbili me zë kristalor”, ndërsa në Bullgari ajo meritoi vlerësimin si “Bilbili i Ballkanit”. Një karrierë e bollshme në një kohëzgjatje të pamjaftueshme për të dhënë më shumë, për shkak të barrierës që i ngriti sëmundja, e cila e ndau nga kënga, por nuk mundi ta shqiste nga kujtesa jonë për të.

Shkodra, së cilës i përket, Tirana, së cilës i dha, Shqipëria, të cilën e përfaqësoi denjësisht në skenar botërore, i janë mirënjohës vlerave që skaliti ky zë dhe ky shpirt, ky përkushtim dhe kjo ëndje përjetësimi në të përgjithmonshmen e adhurimit të këngës dhe muzikës si një besim.

Luçie Miloti lindi më 11 maj 1930 në Shkodër, Shqipëri; vd, iq më maj 2006 në Tiranë, Shqipëri – këngëtare shqiptare.
Luçie Miloti lindi në një familje me tradita muzikore. Për herë të parë ka dalë në skenë në moshën 12-vjeçare dhe çuditi spektatorët shkodranë duke kënduar përkrah me Bik Ndojën, File Gjeloshin, Pjetër Gjergjin etj. Rruga e saj artistike do të niste në Radion e Shkodrës dhe më pas do të angazhohej në shtëpinë e Kulturës të qytetit të Shkodrës, nën dirigjimin e Prêng Jakovës. Më 1946, në moshën 16- vjeçare vjen në Tiranë, ku fillon karriera e saj si në skenat kryesore të vendit, ashtu dhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Transferimi i familjes në vitin 1946 do ta afronte në jetën artistike kryeqytetase. Ai që krijoi figurën e saj të plotë si këngëtare është profesori i saj, Pavlin Pali. Fillimisht emërohet si soliste në Radio Tirana nën drejtimin e Paulin Palit dhe një vit më vonë emërohet si soliste në filarmoninë shqiptare me krijimin e institucioneve të tjera kulturore artistike profesioniste të kryeqytetit, Luçia u aktivizua në Estradën e Tiranës dhe në 1957, emërohet soliste në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Gjatë kësaj periudhe do të jenë të shumta këngët që do të jetësonte me virtuozitetin dhe magjinë e zërit të saj. Do të vazhdojë si soliste në Ansamblin Popullor deri në moshën 45 vjeçare, kur del edhe në pension. Që nga kjo kohë u shkëputur nga skena. Në maj të vitit 2006 në Tiranë pas një sëmundje, Luçia ndërrojë jetë pak ditë pas ditëlindjes së 76-të të saj.

Disa kompozime e dedikuara kësaj artisteje të mrekulluesme janë kënga nga Pjetër Gaci, me titull: “Qytetit tim” , që e ka kënduar më vonë Sali Brari. Rud Gurashi, këngën me titull: “Shpend ma i parë i bukurisë”, Zef Leka, me këngën: “Synin tand larush moj çike”, të Xhevat Lishit, me tekstin e Lah Mema: “Zani yt, na sjell pranverë” dhe e këndon Meri Zefi. Në fund të 2004 nga kompozitori lezhjan, Agim Velaj: “Lauresha e Shkodrës”

Në repertorin artistik numërohen 500 këngë të cilat këngëtarja i ka përcjellë edhe në botën e huaj. “Çila sytë, due me te pa”, “Për mue paska kane kysmet”, “Bishtalecat palë palë”, “Shpend ma i parë i bukurisë”, “Zanusha”, “Me zaman asaj furije?, “Çu çue Rushja”, etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës. Në formimin profesional të mëtejshëm do të këndonte këngë si “Kaçurrelat e tu”, “Synin tënd larushe mij çike”, “Me t’shi hajtshamos” etj.

Luçie Miloti në karrierën e saj artistike ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”. Për kontributin e saj muzikor, më 1961 ka marrë titullin “Artiste e Merituar” dhe urdhrin “Mjeshtër i madh” nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani. Me vendimin e Bashkisë së Tiranës, një rrugë e Tiranës merr emrin e këngëtares së mirënjohur Luçie Miloti.

Veç kujtesës për Luçie Milotin, brezat i detyrohen asaj dhe vlerave që përfaqësoi ajo mirënjohje dhe respekt të thellë. Sepse ishte ajo kohë, ishte ajo e mundshme që zvarritej hekakeqe përmes pamundësish dhe ndalimesh, së cilës Luçie Miloti i mori grimcë nga një grimcë duke ngjizur yllin e saj, atë yll që shndrin sot e pambarim në qiellin e nevojave për t’u ndjerë të prekur nga magjia e krijimit, për të qenë të magjepsur nga virtuoziteti i zërit, për të bartur brez pas brezi një medaljon krenarie dhe mburrje, për të guxuar të tregojmë se edhe ne i përkasim atyre vlerave, atyre përpjekjeve ngadhënjyese artkrijimi që ngritën piedestale.

Nga Albert Vataj/Albumi Akordet e Kosoves

Categories
Art Kulture Personalitete

Naim Frashëri ylli që u shua shumë shpejt

Naim Frashëri u lind në Leskovik, më 15 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975. Ai ishte një aktor i njohur shqiptar. Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në vitin 1942. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Valerin te “Tartufi”, Smithi te “Çështja ruse”, Gjoni te “Trimi i mirë me shokë shumë”, Selimi “Familja e peshkatarit”, gjeneralin te “Gjenerali i ushtrisë së vd, ekur”, Leka “Përkolgjinajt”, Nikolla “Armiqtë”, Sasha Ribakov “Orët e Kremlinit”, Lubeni “Proçesi i Lajpcigut”, Ferdinanti “Intrigë dhe dashuri”, Hauardi “Rrënjët e thella”, Hamleti, tek “Hamleti”, Jonuz Bruga, tek “Familja e Peshkatarit”. Për fat të keq, roli i Jonuzit ishte i 80-ti dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role në filmin artistik. Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Është dekoruar edhe me urdhrin e lartë “Hero i Punës Socialiste”, si dhe mban titullin “Artist i Popullit”.

Naim Frashëri ka interpretuar për herë të parë në Priskë të Tiranës, ku teatri partizan shoqëronte pasdite batalionin luftarak të paraditeve. Duke qenë edhe luftëtar, edhe aktor, Naimi spikati në rolet e tij për gjetje të detajeve të besueshme aktoreske dhe seriozitet në punën e përditshme. Ndërsa në Teatrin Kombëtar, që filloi në 1945, ai ishte ndër pionierët themelues të tij. Rolin e parë në filma e luan tek “Skënderbeu” më 1953, ndërsa të dytin tek “Tana” më 1958. Pastaj rolet e tij vijnë me radhë: “Fëmijët e saj”, “Gjurma, “Pl, agë të vjetra” etj.. Gjatë këtyre viteve ai ka merituar titujt më të lartë artistikë e deri te “Hero i Punës Socialiste”, që ishte një titull i lartë nderi. Por vd, ekja e tij në moshën 53-vjeçare u dha fund ëndrrave të Naim Frashërit, pikërisht atëherë kur pritej që ai të shërbente si fanar në horizontin e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Dhe pavarësisht nga jeta e shkurtër, talenti dhe rolet që realizoi mbetën si shembuj përsosmërie për brezin e mëvonshëm artistik të Shqipërisë. Për lartësinë e realizimeve, diksioni i zërit të tij u krahasua me atë të Aleksandër Moisiut.

Naim Frashëri ka interpretuar për herë të parë në Priskë të Tiranës, ku teatri partizan shoqëronte pasdite batalionin luftarak të paraditeve. Duke qenë edhe luftëtar, edhe aktor, Naimi spikati në rolet e tij për gjetje të detajeve të besueshme aktoreske dhe seriozitet në punën e përditshme. Ndërsa në Teatrin Kombëtar, që filloi në 1945, ai ishte ndër pionierët themelues të tij. Rolin e parë në filma e luan tek “Skënderbeu” më 1953, ndërsa të dytin tek “Tana” më 1958. Pastaj rolet e tij vijnë me radhë: “Fëmijët e saj”, “Gjurma, “Pl, agë të vjetra” etj.. Gjatë këtyre viteve ai ka merituar titujt më të lartë artistikë e deri te “Hero i Punës Socialiste”, që ishte një titull i lartë nderi. Por vdm ekja e tij në moshën 53-vjeçare u dha fund ëndrrave të Naim Frashërit, pikërisht atëherë kur pritej që ai të shërbente si fanar në horizontin e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Dhe pavarësisht nga jeta e shkurtër, talenti dhe rolet që realizoi mbetën si shembuj përsosmërie për brezin e mëvonshëm artistik të Shqipërisë. Për lartësinë e realizimeve, diksioni i zërit të tij u krahasua me atë të Aleksandër Moisiut.

Ishte pikërisht filmi “Pl, agë të vjetra” që bashkoi ansamblin e disa korifenjve të artit skenik në role kryesore që do të mbahen mend tepër gjatë. Duket se regjisori Dhimitër Anagnosti kishte pasur një nuhatje dhe ndjeshmëri të vërtetë prej kineasti kur kishte zgjedhur ekipin e tij me tre emrat e të mëdhenjve. Atëherë ishte ende fillimi i rrugëtimit kinematografik, por ky film shënoi një arritje interpretative (patjetër edhe regjisoriale), qoftë edhe për faktin se aty merrnin pjesë tre aktorët që do të shënoheshin në kronologjinë artistike si më brilantët.

Thuhet gjithashtu se, gjatë xhirimeve të filmit “Pl, agë të vjetra”, të tre gjigantët rrinin bashkë dhe shkonin shumë mirë. Sipas bashkohësve, thuhet se vetëm aktori Naim Frashëri kishte njëfarë pesimizmi të lehtë për rolin, ngaqë kish pritur që kjo figurë mjeku të kishte më tepër hapësirë në film. Por, në përgjithësi pas xhirimeve, Naimi ishte shumë i lumtur për cilësinë e filmit dhe bashkë me dy kolegët e tjerë kishin planifikuar të shkonin edhe në filmin tjetër, që do të xhirohej vitin e ardhshëm.

Sidoqoftë, vd, ekja e tij e parakohshme ishte një hidhërim sidomos për kineastët dhe dashamirësit e artit skenik, por shembulli i tij reflektoi për shumë kohë në jetën e mëvonshme artistike të vendit. Filmi i parë i shkurtër “Fëmijët e saj” i Hysen Hakanit, 1957; filmi i parë i gjatë “Tana” i Kristaq Dhamos, 1958; si dhe i pari bashkëprodhim ruso-shqiptar “Skënderbeu” i regjisorit Sergei Jutkeviç, fitues në Festivalin e Kanës, më 1953, janë disa nga filmat që gjenden edhe sot në fonotekën e këtij arkivi. Paraqitja e tij e parë në skenë është në vitin 1942, kur shkolla e tij vë në skenë “Vilhelm Telin”, ku luan rolin e një fshatari, kurse Vilhelm Telin e luan Sandër Prosi. Me këtë aktor ka një histori të gjatë bashkëpunimi në skenën e Teatrit Popullor.

Rolet e para ai i mori në Teatrin Partizan, pastaj në Teatrin Popullor, ku në nëntor 1944 luajti dramën “Partizanët”. Më, 1945-n formohet teatri i rregullt dhe roli i parë i rëndësishëm, me të cilin luan në skenë është” Fedia” në dramën “Invadimi”. Pastaj luajti disa drama sovjetike, si “Orët e Kremlinit”, etj., ndërsa më vonë e mori regjisori rus, Sergei Jutkeviç, për rolin e Palit, tek “Skënderbeu”. Naim Frashëri , luajti tragjedi dhe komedi. Kështu ai shkëlqeu edhe te veprat e Shekspirit, por edhe te “Tartufi” i Molierit, apo “Qeni i kopshtarit”, “Mizantropi”, etj.. Tek “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, më 1956-ën, ai realizoi edhe Selimin edhe Jonuz Brugën. Ky ishte roli i fundit i karrierës së tij në teatër. Vitet ’60-’70-të janë epoka e artë e Naim Frashërit.

Filmografia:

Gjurmët – (1970)

Pl, agë të vjetra – (1968)

Ngadhënjim mbi vd, ekjen (1967), me personazhin Hans von Shtolc

Furtuna (1959)

Tana – (1958), me rolin e Stefanit

Fëmijët e saj – (1957), me rolin e mësuesit

Skënderbeu – (1953), me rolin e Palit

Categories
Personalitete

“Na shqiptarët s’kemi dashuni njani me tjetrin…” – AT ZEF PLLUMI

At Zef Pllumi në një intervistë të rrallë televizive, vite më parë, përmbledhë mirë realitetin shqiptar.

Kur gazetarja e pyet se prej nga i vjen e keqja shqiptarëve, ai bindshëm e pa menduar shumë thotë se shqiptarët janë faji i vetes.

“E keqja neve na vjen prej vetvedit, prej njani tjetrit, prej shqiptarëve. Na s`kemi dashuni njani me tjetrin, kemi inate, e mllef e kurgja tjetër” tregon At Zef Pllumi.

Një burrë i qetë dhe një mendimtar, frati françeskan ka qenë publicist e shkrimtar dhe gjithmonë në kërkim të të vërtetave. Ai ndërroi jetë në vitin 2007 në Romë të Italisë.

“Kjo është e keqja e madhe që na vje e që na ka ardhë historikisht” tregon At Zef Pllumi në vazhdimësi të kësaj interviste.

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2006 dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Presidenti Moisiu vlerësoi Atë Zefin “si përfaqësues të pasurisë kulturore e njerëzore, si një institucion të vërtetë, që i rezistoi regjimeve dhe kohërave më të vështira dhe si simbol i qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane”.

Nga ana e tij Atë Zef Pllumi u shpreh se e pranon këtë nderim me dëshirë, si një shenjë që sot e mbrapa nuk do të ketë më censurë e dallime krahinore, fetare e ide, që e copëtojnë kulturën shqiptare dhe si një shenjë e unitetit të kësaj kulture gjatë shekujve./Konica

Categories
Art Kulture Personalitete

Kur Pablo Neruda i thurte vargje Shqipërisë

S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri,
në tokën e ashpër, plot dashuri,
peisazheve bjeshkatare me barinj trima.
S’kam qenë, po ja
që sot kam shpresë

të vij
ashtu si festat apo dasmat popullore,
për të pare i etur diellin e madh
që praron fuqishëm muskujt viganë
të vargmaleve të saj epikë!

Si zambaku i ri dhe i freskët që shpërthen mes shkrepave
shpërthen nga gjiri i saj kultura,
arti, librat, ndërsa përpara bujkut
e punëtorit ngrihet nderimi i epokës,
përmendorja e dashurisë

e virtuti lulëzon
viset e lashta!
O Shqipëri e vogël, por sa e fortë!
E vendosur e patundur e fjalëmbël.
Tingulli i kitarës tënde

është i gjallë e i çeliktë
e vjen e i shtohet me dinjitet melodive
të historisë,
këngës së epokës që s’ka të heshtur!Është një zë malesh,
ndërtimesh të pafundme e të bardha,

kjo është kënga e njerëzve dhe bjeshkëve
e zogjve të pranverës dhe drurëve të mollëve
plot lule të porsaçelura
e erërave e valëve të detit.

Qëndresa, pamposhtmëria dhe lulet e tua Shqipëri
janë dhurata që po i sjell
vetë ndërtimit të jetës së re mbi botë./Konica

/Shqipëroi Moikom Zeqo

error: Content is protected !!