Categories
Sport

Medalje ari për mundjen shqiptare

Në majë të Botës dhe medalje ari 🥇për mundjen shqiptare

Zelihmkan Abakarov fiton në finalen e madhe,💪🏼

duke munduar amerikanin Thomas Patrick Gilman 🇺🇸dhe valëvitur flamurin kuqezi 🇦🇱në mes të Beogradit. Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg. 🙏🏼🥳

E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë.🥇🇦🇱

Categories
Histori Personalitete Sport

Më 18 shtator 1976, lindi futbollisti i njohur brazilian Ronaldo

Ronaldo Luís Nazário de Lima lindur më 18 shtator 1976), i njohur zakonisht si Ronaldo, është një ish futbollist profesionist brazilian i cili luante si sulmues. Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, duke pasur pseudonimin El Fenomeno (Fenomeni).

Në kulmin e tij, Ronaldo njihej për driblimet me shpejtësi, kalimin e topit poshtë këmbëve të kundërshtarit dhe finalizimin e saktë. Në vitet 1990′, Ronaldo luajti në nivel klubesh me Cruzeiron, PSV-në, Barcelonën dhe Interin. Transferimet e tij në Itali dhe Spanjë e bënë atë lojtarin e dytë (pas argjentinasit Diego Maradona) që e thyen rekordin e transferimit më të shtrenjtë në histori dy herë, të dyja para ditëlindjes së tij të 21të.

Deri në moshën 23 vjeç, ai kishte shënuar 200 gola me klubet dhe kombëtaren. Pas gati tre vitesh pa luajtur për shkak të dëmtimeve të rënda të gju dhe rikuperimeve, Ronaldo ju bashkua Real Madridit në vitin 2002, e cila më pas u ndoq nga transferimet te Milani dhe Corinthians.

Ronaldo fitoi çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitet 1997 dhe 2002, Topin e Artë në vitet 1997 dhe 2002 dhe çmimin Futbollisti i Vitit i UEFA-s në vitin 1998. Ai shpall Lojtari i huaj më i mirë i La Ligas në vitin 1997, ku ai gjithashtu fitoi edhe Këpucën e Artë Evropiane me 34 gola në La Liga. Një vit më pas, ai u shpall Futbollisti i Vitit i Serie A.

Ronaldo ishte një nga sportistët më të vlerësuar dhe të shquar në kohën e tij, duke bërë që kompania sportive Nike, të krijonte këpucët e para model Nike Mercurial për të. Në vitin 2004, Ronaldo u emërua nga Pelé në FIFA 100, një listë me 125 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai gjithashtu është pjesë në Hollin e Famës të Brazilit, Interit dhe futbollit italian.

Ronaldo ka luajtur 98 ndeshje për Brazili dhe ka shënuar 62 gola, duke qënë golashënuesi i dytë më i mirë në histori mbrapa Pelés. Ai ishte lojtari më i ri i Brazilit që fitoi Kupën e Botës 1994. Në Kupën e Botës 1998, ai mori Topin e Artë si lojtari më i mirë i turnamentit, duke ndihmuar Brazilin të arrinte në finale ku ai pësoi një krize epileptike disa orë para humbjes ndaj Francës.

Ai e fitoi Kupën e Botës për herë të dytë në vitin 2002, ku ai shkëlqeu në sulm sëbashku me Rivaldon dhe Ronaldinhon. Ronaldo shënoi dy gola në finale dhe mori Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i turnamentit. Në Kupën e Botës 2006, Ronaldo shënoi golin e tij të 15të në këtë kompeticion, e cila ishte një rekord në atë kohë. Ai fitoi edhe Copa Américan në vitin 1997, ku ai u zgjodh lojtari i turnamentit, kurse në vitin 1999 ishte golashënuesi më i mirë.

Për shkak se kishte pësuar dëmtime të mëtejshme, Ronaldo u tërhoq nga futbolli në vitin 2011. Si një sulmues multi-funksional i cili i solli pozicionit të tij një dimension tërësisht të ri, Ronaldo ka qënë një influencë për shumë sulmues të gjeneratave pasardhëse.

Pas tërheqjes nga futbolli, Ronaldo vazhdoi punën e tij në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin si ambasdor, një pozicion që e kishte marrë në vitin 2000. Ai ishte ambasador i Kupës së Botës 2014 që u zhvillua në Brazil. Në shtator 2018, ai u bë pronar i shumicës së aksioneve të klubit spanjoll Real Valladolid pasi bleu 51% të aksioneve./Wikipedia

Categories
Histori Personalitete Sport

Linja në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, për Ismet Bellovën

Linja në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, për Ismet Bellovën: – “ Mirëdita të nderuar dëgjues të Radio Tiranës ju flasim drejtëpërsëdrejti nga Stadiumi “Qemal Stafa”, ku luhet ndeshja e javës së 23-të e kategorisë së Parë midis Tiranës dhe Flamurtarit…Të dyja skuadrat zbresin në fushë me këto formacione… Është një ditë e bukur, dielli shkëlqen mbi tapetin e blertë, stadiumi është i mbushur plot sa nuk ke ku të hedhësh kokrrën e mollës…

Duke lexuar këto rreshta, çdokush që ka ndjekur emisionin sportiv radiofonik “Nga njëra ndeshje në tjetër” e kujton me emocion zërin karakteristik të ikonës së trasmetimit, Ismet Bellova.
Gazetarit Sportiv më të mirë të vitit i jepet çmimi “Ismet Bellova”. Ka shkruar disa libra, ka themeluar një fondacionin në ndihmë të personave më aftësi të kufizuara. Ai është i palodhur.

Tashmë 80 vjeç, Ismet Bellova nuk i ka dhënë ende fund karrierës së tij të gjatë. Zëri i tij i veçantë i ëmbël dhe mbesëlënës duhet futur dhe ruajtur si një vlerë në trashëgiminë shqiptare të mikrofonit sportiv… Për 4 milion shqiptarë zëri i tij është i barabartë me iso-polifoninë labe që tashmë është pjesë e UNESCO-s. E ka nisur karrierën në moshën 16 vjeç si komentator. Ka 64 vjet që trasmeton nga një ndeshje në tjetrën. Ka trasmetuar mbi gjashtë mijë ndeshje futbolli kombëtare dhe ndërkombëtare. Është tifoz gjerman, por kurrë nuk ka bërë tifo për ndonjë skuadër shqiptare, pasi ka qënë profesionist i vërtetë. E ka pasur rrogën shtatë mijë lekë në muaj, dhe ka banuar në një shtëpi të vogël. Në vitin e largët 1961 ka rrezikuar të burgoset se gjatë trasmetimit të një ndeshje në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në finalene Kupës së Republikës 17 Nëntori-Lushnje ka thënë se “çfarë bie jashtë bie brenda” pasi kushtet e vështira të kabinës së trasmetimit gjatë një dite shiu e kishin mërzitur aq shumë sa e kishin detyruar të fliste hapur, në kohën që çdo gjë ishte e mbyllur.

Ai ka dhënë shumë intervista, por kurrë nuk i ka treguar të gjitha sekretet. Në një intervistë për revistën “JAVA”, profesori 80-vjeçar tregon disa nga sekretet e tij që nuk i ka përmendur kurrë më parë. Ai tregon sesi është përballur me ish-ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu, dhe e ka kërcënuar duke i treguar prangat. Takimi me Enver Hoxhën në Kongresin e Rinisë në vitin 1959 dhe lëvdatat që ka marrë prej ish-diktatorit për talentin e tij.

Profesor si ndiheni kur pas pak ditësh do të festoni 80-vjetorin e lindjes?

Për mua është një emocion i veçantë festimi i një përvjetori pasi ndihem ende i fortë fizikisht për të jetuar edhe shumë vite të tjera mes miqsh dhe kolegësh, me të cilët kam ndarë shumë vite pune dhe miqësie. Nuk e kuptoj që pas pak ditësh do të festoj ditëlindjen e 80-të, por siç thotë populli “Vitet janë nën lëkurë”. Jam i lumtur kur shikoj që kam rreth vetes shumë nipër dhe mbesa, që më lumturojnë çdo ditë por mbi të gjitha kam respektin e çdo shqiptari që më respekton në rrugë. Tashmë radio nuk ka atë rëndësinë e dikurshme që i mbante të lidhur njerëzit pas zërit por tashmë është televizioni që e ka spostuar disi këtë medium magjik do ta quaja, që ka qënë shumë i dashur për çdo person që e ka pasur një të ti­llë në shtëpi.

E mbani mend ndeshjen tuaj të parë që këni trasmetuar në radio?

Patjetër! Ndeshja e parë që kam trasmetuar ka qënë më 29 nëntor 1950, ishtë ndeshja Partizani-Dinamo. Ishte një ndeshje kampionati dhe i madhi Anton Mazreku më dha mundësinë që të provoja emocionin e trasmetimit për disa minuta. Natyrisht është një ditë që nuk do shlyhet nga kujtesa ime. Si çdo fëmijë që e dashuron sportin shumë herët, unë jam lidhur ngushtë me disa disiplina sportive që në moshën 10-vjeç, që prej asaj dite e deri sot vazhdon që sporti të jetë i pandashëm për mua. Anton Mazreku ishte i pari që trasmetoi një ndeshje në radio shumë vite më herët dhe njihet si themeluesi i trasmetimit radiofonik. Në fillimtransmetoheshin vetëm ndeshjet që luheshin në kryeqytet ndërsa për ndeshjet e tjera që luheshin ne rrethe, transmetohej vetëm rezultati nga post-telegrafi, ku me anë të autoparlantit dëgjonin shumë njerëz ndeshjet edhe rezultatet.

Kush ka qënë “sebepi” që ju u bëtë pjesë e trasmetimit në radio?

Në vitet 50’ unë kam qënë në shkollën e fizkulturës dhe Anton Mazreku ishte mësues dhe jepte lëndën e gjeografisë njëkohësisht ishte pjesë e Radio Tiranës. Në atë kohë unë improvizoja me shokët komente dhe trasmetime ndeshjesh që shumë shokë më thoshin se ke talent. Anton Mazreku më mbate afër me atë zemërgjerësinë që e karakterizonte. Ai kishte një vajzë që sot është një mjeke e shquar dhe i madhi Mazreku thoshte gjithmonë që kam një vajzë dhe një djalë nga dashuria e tepërt që kishte për mua. Ai na merrte te dyve në kabinën e trasmetimit por ajo ishte vajzë dhe nuk kishte shumë interes dhe kështu unë vazhdova që t’i qëndroja pranë derisa ai ndërroi jetë në një moshë të re. Që të bëheshe pjesë zyrtare e Radio Tiranës në atë kohë duhej të kaloje në disa filtra, por dashamirësia që kishin për Mazrekun, nuk e penguan që të më kishte mua pranë atëherë në një moshë ende të vogël, vetëm 16 vjeç.

Nga viti 1950 deri në vitin 1983, ju keni transmetuar pesë mijë ndeshje në radio, një shifër e frikshme dhe e pabesueshme por e vërtetë?

Plot pesë mijë ndeshje të transmetuara dhe për 90’ minuta për çdo ndeshje. Ka qënë disi e lodhshme por duke e kombinuar mikrofonin me profesor Mazrekun ia kemi arritur që ta përballojmë me sukses. Padyshim ka qënë edhe një dëshirë e madhe dhe pasion i zjarrtë që na mbante të gjallë dëshirën për këtë profesion të bukur. Gjithashku futbolli në atë kohë ka qënë në nivele të larta dhe stadiumet kanë qënë gjithmonë të mbushura. Spordashësit e asaj kohë mezi e prisnin fundjavën për të parë ekipet etyre të zemrës, edhe ne po ashtu e prisnim me padurim trasmetimin, pasi ishte kënaqësia jonë e fundjavës që përci­llej tek një masë e gjerë e dëgjuesve.

Si e kujtoni incidentin që ju ka rrezikuar edhe dënimin me burg?

Në vitin 1961 gjatë transmetimit të ndeshjes 17 Nëntori(Tirana)-Lushnje, ku Tirana fitoi 7-1, ndeshja u luajt në kushte të vështira atmosferike, pasi gjatë gjithë ndeshjes binte një shi i rrëmbyeshëm që rëndoi shumë terrenin e fushës dhe ndeshja e futbollit u kthye në një ndeshje vaterpolo. Të gjithë këtë situatë profesor Mazreku e pasqyroi në transmetim, njëkohësisht edhe në kabinën tonë të transmetimit binte shumë shi. Unë duke qënë një djalë i ri në moshë 27 vjeç nga ngarkesa emocionale ndërhyra duke thënë se e njëjta situatë që është në fushë është edhe kabinën tonë, ku po transmetojmë në kushte të vështira dhe çfarë bie jashtë bie edhe brenda. Në të njëjtën kohë po zhvillohej edhe mbedhja e byrosë politike që dhe midis anëtarëve të byrosë kishte edhe nga ata që ishin sportdashës. Pasi e kishin ndjekur ndeshjen në radio, direkt vjen e më takon në sheshin përpara stadiumit, ish-ministri i brendshëm , Kadri Hazbiu. Ai më një ton kërcënues më thotë se kjo që kisha bërë ishte e rëndë dhe fjalët e thëna gjatë transmetimit kishin mërzitur shumë shokun Enver. Ai më kërcënoi duke nxjerrë prangat dhe më tha se meritoja të shkoja në burgun e Spaçit. Njeriu që më shpëtoi nga ky episod që mund të ishte fatal për mua ka ka qënë profesori i ndëruar, Hamit Beqja. Ai bëri çdo gjë që kjo histori të mbyllej me sa më pak problem për mua dhe u mbyll pa ndonjë dënim serioz por vetëm më një tërheqje vërejtje dhe mos- përsëritje të gabimit.

Si ka ndodhur takimi juaj me Enver Hoxhën?

Me Enver Hoxhën jam takuar në Kongresin e Rinisë që zhvillohej të atë kohë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Gjatë pushimit disa minitësh ai më kërkoi që ta takoja. E takova pesë minuta në këmbë dhe biseduam shumë pak. Më vlerësoi për talentin që kisha dhe më tha se duhet të tregohesha më i kujdesshëm me emocionet gjatë transmetimit në radio.

Cila ka qënë ndeshja që ju ka emocionuar gjatë transmetimit?

Ka shumë të tilla. Njëra që nuk mund ta harroj kurrë është ndeshja e ekipit tonë Përfaqësues me Gjermaninë në Hanovër, më 11 tetor 1997, në kuadrin e eliminatoreve të Kupës së Botës. Ka qenë dramë e vërtetë, plot ankth dhe emocione, sidomos, në fundin e saj. Deri në minutën e 91-të rezultati ka qenë i mbërthyer në 3-3. Pas një minute gjermanët shënuan me anë të Birhofit dhe na rrëmbyen fitoren, 4-3. Në Shqipëri, në ato çaste, ishin fikur dritat dhe njerëzit kanë gëzuar para kohe rezultatin e barabartë. Më vonë, unë kam dhënë një kronikë të zgjeruar dhe u mësua rezultati i vërtëtë.

Si ju duket brezi i ri i komentatorëve në radio dhe Tv?

Këta djem të rinj kanë sjellë një lloj transmetimi që nuk përshtatet me traditën tonë të transmetimit. Janë shumë emotivë, tregohen shumë tifoz. Këta sot janë duke kopjuar shumë shëmtuar komentatorët italianë. Dëgjoj ulërima dhe të bërtitura të panevojshme. Janë duke edukuar shumë keq shikuesin dhe dëgjuesin që kërkon më shumë respekt. Unë ndeshjet e rëndësishme i shikoj në komentin e gjuhës angleze ose italiane.

Ju njiheni si Profesori që afroi shumë gazetar sportivë që janë të njohur për publikun sot. Cilët janë disa nga këta emra?

Në vitin 1967 pas fillimit të transmetimit të televizonit me disa orë program ne kishim nevojë për gazetarë të rinj dhe në atë kohë janë afruar Vladimir Grillo dhe Ahmet Shqarri. Kurse pas viteve 90’, kam afruar Dritan Shakohoxhën dhe Dëfrim Met’hasanin.

Cilat janë batuta tuaja më të famshme që janë të njohura edhe për publikun?

“Stadiumi është mbushur plot e përplot, sa nuk ke ku të hedhësh kokrrën e mollës”, “ Pranverë e vërtetë, e inkuadruar në zemër të dimrit“, “ … Panoramë ombrellash“/Na Ishte Dikur

Categories
Histori Personalitete Sport

Legjenda e Dinamos & Kombëtares Ilir Përnaska

Ilir Përnaska (lindur më 7 maj 1951 në Tiranë është një ish futbollist shqiptar i cili e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij duke luajtur me klubin shqiptar Dinamo Tirana. Ai fitoi kampionatin e tij të parë me klubin që në moshën 20 vjeçare, dhe në vitin 1971 u shpall golashënuesi më i mirë me 19 gola të shënuara.

Përnaska gjithashtu ka qënë edhe lojtar i kombëtares shqiptare, duke zhvilluar 15 paraqitje dhe duke shënuar 5 gola.

Përnaska është produkt i akademisë së famshme të Dinamos dhe në vitin 1967 trajneri Skënder Jareci e promovoi atë sëbashku me Faruk Sejdini në skuadrë e parë të Dinamos, ku ai vetëm në moshën 16 vjeçare ishte në formacionin titullar. Në debutimin e tij në vitin 1967 në një ndeshje jashtë fushe kundër Traktori Lushnja, Përnaska shënoi dy gola duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte ndeshjen me rezultatin 3–1 duke bërë debutimin e tij vetëm në moshën 16 vjeçare.

Ai ishte pjesë e “Moshës së Artë” së Dinamos nga viti 1971 e deri në vitin 1981, dhe nën drejtimin e trajnerit Skënder Jareci, klubi dominoi futbollin shqiptar duke fituar pesë kampionate dhe tre Kupa Shqiptare. Përnaska formoi në treshe të suksesshme sulmuese me Vasillaq Zërin dhe Shyqyri Ballgjinin që konsiderohen të jenë treshja më e suksesshme në historinë e Dinamos. Ai është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit për gjashtë sezone rresht nga viti 1971 e deri në vitin 1977, duke u bërë lojtar i dytë që e ka fituar më shumë trofeun e Këpucës së Artë, mbrapa sulmuesit të Partizanit Refik Resmja, pavarësisht se Përnaska ka qëë lojtari që është shpallur golashënuesi më i mirë se çdo lojtar tjetër kurse Resmja ka qënë golashënuesi më i mirë nga viti 1955 e deri në vitin 1959.

Ai u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 1981 në moshën 30 vjeçare pas 14 vitesh karrierë te Dinamo ku shënoi 136 gola duke lënë shenjën e tij në historinë e klubit dhe të futbollit shqiptar. Pas tërheqjes së tij nga futbolli ai mori një letër nga diktatori stalinist Enver Hoxha sëbashku me një palë pantallona të shkurtra, të cilat lojtari i gjeti vetë dhe ky ishte një akt humori nga diktatori.

Përnaska bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare më 26 maj 1971 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e lojërave olimpike kundër Rumanisë. Në ndeshjen e dytë me kombëtaren, Përnaska shënoi një dygolësh në fitoren 3–0 kundër Turqisë. Pas kësaj, Përnaska luajti në gjashtë ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 1974, duke dështuar të shënonte ndonjë gol, me Shqipërinë e cila nuk arriti dot të kualifikohej.

Më 3 nëntor 1976, Përnaska shënoi dy gola të tjerë në fitoren 3–0 kundër Algjerisë në një ndeshje miqësore e cila u zhvillua në stadiumin Qemal Stafa. Goli i tij i fundit erdhi më 19 tetor 1980 në humbjen 2–1 kundër Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 1982.

Trofe

Dinamo Tirana
Kategoria Superiore (5): 1972–73, 1974–75, 1975–76, 1976–77, 1979–80
Kupa e Shqipërisë (3): 1970–71, 1973–74, 1977–78
Spartakiada Kombëtare (3): 1959, 1969, 1974

Kupa e Ushtrisë Popullore (3): 1973, 1978
Kupa e 500 vjetorit të Skënderbeut (1): 1968

Personale

Këpuca e Artë Shqiptare (6): 1971–72, 1972–73, 1973–74, 1974–75, 1975–76, 1976–77
Mjeshtër Sporti
Mjeshtër i Merituar i Sportit

Mjeshtër i Madh
Urdhëri i Naim Frashërit

Jeta personale
Përnaska ka lindur në Tiranë, babai i tij Jonuz Korça ishte nga qyteti jugor i Korçës dhe mamaja ishte ishte nga fisi Këllezi i Tiranës, mbiemri i tij Përnaska i është dhënë atij me kalimin e kohës. Ai lëvizi në Ascoli Piceno të Italisë në vitin 1992, ku ai u sistemua sëbashku me gruan dhe dy vajzat e tij./Wikipedia/

Categories
Sport

I 5-ti në Lojërat Olimpike, rrëfehet Tahiri: Zgjodha të përfaqësoj origjinën e babait tim, pse nuk flas shqip

Skitari Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”. Kjo është pozita më e lartë ndonjëherë për Kosovën. Tahiri do të garojë edhe me 13 dhe 16 shkurt në kuadër të olimpiadës dimërore, në sllallom të madh dhe sllallom.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi shumë të pathëna për publikun shqiptar.

“Kur mora vendimin të ndryshoja kombësinë time në kosovare u bëra skijatori më i mirë i vendit dhe u rritën përgjegjesitë”, tha fillimisht Albini.

Më pas, ai foli dhe për Lojërat Olimpike, duke u shprehur: “Unë jam stërvitur gjatë gjithë jetës sime në fakt dhe nuk ka asgjë të veçantë. Sigurisht që sezoni i Lojërave Olimpike është i rëndësishëm për cdo garues. Por duhet të jemi të kujdesshëm për shkak të koronavirusit.

Kam edhe dy gara ku do të marr pjesë. Tani për tani nuk mund t’ju them se nuk e di sa lojtr do të marrin pjesë. Unë do doja të futesha në 10 më të mirët, por nuk mund t’ju premtoj se nuk e di”.

Sakaq, Albini ndau dhe një moment të vështirë në karrierën e tij, ku ka pasur probleme shëndetësore.

“Duke marrë parasysh trupin tim, kam pasur probleme me kurrizin dhe e shtyva stërvitjen. Jam shumë i kujdesshëm me trupin tim, shkoj në fitnes dhe ushtrohem fort”.

Sa i përket gjuhës shqipe, ai tha: “Më duhet ta pranoj që kjo është pika ime e dobët sepse nëna ime nuk fliste shqip dhe nuk më mësoi. Kur e pyeta babain, më tha kështu është jeta. Tani është shumë e vështirë sepse jetoj në Slloveni dhe këtu nuk ka njerëz që flasin shqip. Jam duke kërkuar për të marrë mësime të gjuhës shqipe”./abcnews.al

Categories
Personalitete Sport

Iku në Greqi në këmbë, nuk e pranuan në ekip, sot Donaldi është një ndër volejbollistët më të mirë në SHBA

Donald Suxho është një volejbollist olimpik nga Korça. Ai ka kaluar shumë peripeci deri te suksesi i shumëdëshiruar.

Në një lidhje me Skype nga SHBA për “ABC e Mëngjesit”, Donaldi tregoi të gjithë rrugëtimin e tij jetësor, nga shkuarja në Greqi në këmbë deri te ëndrra e plotësuar, ku u bë një volejbollist i famshëm në SHBA.

“Unë në fillim kam lindur futboll në Korçë dhe më pas kur isha 12 vjeç u zgjata shumë dhe babi im më tha që duhet të kalosh në volejboll. Jam rritur me figurat e njohura të Korçës në volejboll dhe aty lindi dëshira edhe më shumë.

Kur u hap Shqipëria atëherë, gjithë ekipi, Jani Melka që ishte trajneri ikën dhe pamë që jeta ndryshoi. Kështu edhe ne mendonim pse mos të kishim më shumë lekë, të blinim xhinse, ushqime.

Unë isha 12 vjeç, shkova me disa shokë nga Erseka për nja 15 orë. Ishte natë atëherë, s’kishim as tel asgjë. Vetëm pak bukë dhe një dritë të vogël. Një shoku im më tha kur të mbërrish shko me vrap te makina dhe ashtu bëra, zura vendin e parë në Selanik, se s’kishte vende”, rrëfeu fillimisht Donaldi.

Më pas, tregoi se gjyshja e tij kishte lindur në SHBA dhe në këtë mënyrë fituan pasaportën amerikane. Kur shkoi atje, kishte punuar pjatalarës derisa fati deshi dhe përfundoi një volejbollist me emër.

“Fillova në një vit rresht laja pjatat në një plazh dhe më pas shisja ëmbëlsirë. Më pas ndonjëherë në javë me babin bënim stërvitje.

Një kushëriri im në kishë më ndihmoi, shkuam në high school dhe fillova të luaja volejboll. E kisha ëndërr”./abcnews.al/

Categories
Histori Personalitete Sport

Paulin Ndoja – Nipi i Reaksionarit …qe e perjashtuan nga sporti… – nga Adriatik R. Dosti

Paulin Ndoja – Nipi i Reaksionarit …qe e perjashtuan nga sporti…

….Gjej ndonje komunist ne fis nese do qe te vazhdosh te luash futboll…
Ndaje te fejuaren tende familja e se ciles eshte armike e Partise nese do te vazhdosh te merresh ende me sport…

Ne nuk mund te vazhdojme me te duartrokasim Nipin e reaksionarit qe ende luan per Vllaznine tuaj… ju pat thene drejtuesve te larte te pushtetit ne Shkoder per te Ministri i Brendeshem Kadri Hazbiu…
E degdisin ushtar ne Berat e ne Skrapar…

Nuk e lene te luaje asnje ndeshje nderkombetare pervecse nje here te vetme me kinezet ne Tirane…
Kurre nuk e lejuan te dilte jashte shtetit… apo te vishte fanellen e Kombetares se Shqiperise edhe pse e grumbulluan disa here…

Edhe vellane 10 vjecar te tij Francin e ndalojne te merret me sport…
Xhaxhane ja denojne me 25 vjet burg…ndersa te Atin ja dergojne te thyente gure ne guroren e Taraboshit…

Ne kulmin e karieres se tij , kur kish fituar 3 Trofe me Vllaznine e kur ishte vetem 28 vjec e perjashtojne pergjithmone nga te marrurit me cdo lloj sporti …
Faji i tij i vetem ishte …pse Halla e tij ishte martuar me armikun e ter buar te komunisteve, reaksionarin Kol Bibe Miraka…ndaj per 45 vjet resht te mirin e te mrekullueshmin portier e njeriun dinjitoz Paulin Ndoja s’rreshten se etiketuari Nipi i Reaksionarit…

…Dhe kulmi mberriti kur njeri prej ”miqve ‘ te tij …shok e lojtar skuadre tek Vllaznia pat shkuar ne Komitetin e Partise se Shkodres e i pat thene Sekretarit te pare te asaj kohe Sul Bushatit [ ne mos gabohem]…degjo…jam i gatshem une qe sot te luaj si portier i Vllaznise vetem ate reaksionarin…Paulin Ndojen nuk dua ta shoh me aty…
Po cili ishte Paulin Ndoja…cila eshte kariera e tij sportive…cili eshte kalvari i tij i vuajtjeve dhe i persekutimit personal e familjar dhe perse…

Absolutisht nje nga talentet me te medha te historise se futbollit shkodran e atij shqiptar bashke…absolutisht nje nder portieret me te mire shqiptare te te te gjitha koherave…absolutisht nje nder futbollistet shqiptare me te persekutuar gjate atij rregjimi injorantesh e sadistesh te pa shpirt…

…I lindur ne Shkoder ne 1945…qysh femije dashurohet pas futbollit e bie ne sy per talentin e tij ne rolin e portierit…ndaj dhe pa i mbushur mire 20 vjec …ne 1965 trajneri Skender Jareci qe aso kohe drejtonte Vllaznine e therret ne ekipin e pare se bashku me Sabah Bizin, Z.Bashen e H.Puken…
E po kete vit…pret 3 penallti ne gjysemfinalen e kupes se Shqiperise kunder Luftetarit…dhe e con Vllaznine ne finale ku me pas shkodranet mundin korcaret e Skenderbeut e pas 19 vjetesh ne Shkoder mberrin serish nje trofe tjeter prej futbollit shqiptar…

Ne mbyllje te ketij edicioni Vllaznia pergatitet per nje ndeshje miqesore ne Shkup…por emri i tij mungon ne liste….[???]…e zhgenjimi eshte i madh …e qe ketu Paulini fillon te kuptoje se kalvari i persekucionit ndaj tij e familjes se tij do ta ndjeke pas egersisht hap pas hapi…
Ne 1966 e therrasin ushtar se bashku me S.Danin e E.Rakiqin…e ndersa Selamiu mbeti tek Partizani ne Tirane dhe Rakiqi u rikthye ne Shkoder…Paulinin e degdisin ne Gjerovem te Beratit …e prej kendej ne Qafen e Gjarperit ne Skrapar …ku ketu gjen edhe Gezim Kasmin e Tiranes e Bashkim Rudin e Elbasanit futbolliste te shkelqyer e te talentuar edhe keta por me ”cen ne biografi”…

Tashme per te ka mberritur nga ”lart” urdheri …s’do te luaje me futboll dhe ”persene” e di vetem Partia…

Nje akt kurajoz i se Emes se tij Sllavka e cila i dergon nje leter Ramiz Alise aso kohe Deputet i Shkodres …e ku ky i fundit pranon edhe ta prese, ta takoje e ta degjoje…anullon urdherin e pare…dhe Paulini qe qendron ushtar per 20 muaj ne Corovode rinis te luaje serisht futboll por vetem me 5 shtatorin e Skraparit …sepse me Partizanin…Dinamon e Vllaznine nuk mund te luaje dot ”per disa aresye ” qe i di Partia i pat thene R.Alia se Emes se Paulinit…[???]…

Rikthehet ne Shkoder e pas shume perpjekjesh i bashkohet serisht Vllaznise…e ne 1968 kur ekipi shkodran do te luaje ne Kupen Ballkanike …Trajneri Xh.Juka e lojtaret P.Ndoja, H.Leka e A.Capaliku per pune biografie nuk lejohen te dalin jashte shtetit [???]…
Ne 1971 do te fejohet me nje vajze me banim ne Tirane nga familja Diamanti…por edhe per kete akt privat te jetes se tij ju hodhen ne gryke e i vune disa kushte poshteruese…

…Lere ate vajze…ndaje nese do te vazhdosh te luash ende futboll i thane…gjej nje komunist ne fis …se keshtu me ty e biografne tende nuk mund te vazhdojme dot me– i thane ne klubin Vllaznia por edhe ne Komitetin e Partise…duke i ”spjeguar” se familja e vajzes ne fjale eshte akuzuar si pjesmarrese ne hedhjen e bombes ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane vite me pare…
…Sportin lere qe sot po te duash…por ate vajze kurre – ishte pergjigja e priderve te tij ne shtepi !

Ne 1969 e grumbullojne per ndeshjet mes ekipeve Shpresa te Shqiperise e Rumanise…se bashku me Pernasken me shoke…e perseri Paulini eshte fshire nga lista e lojtareve qe do te udhetojne jashte Shqiperise…e njejta gje ndodh edhe pas dy vjetesh ne 1971 per ndeshjen ne Finlande…
…Dhe portieri tashme i famshem shqiptar P.Ndoja i cili ne edicionin 1971 / 72 do te fitoje Titullin Kampion dhe Kupen e Shqiperise me Vllaznine e tij te zemres…i gezohet vetem nje ndeshjeje miqesore nderkombetare me Kombetaren e Kines ne Tirane qe mbyllet 2-1 ne favorin tone [???]…

Ne 1973 … Ministri i Brendeshem Kadri Hazbiu ndodhet per vizite ne Shkoder dhe porosit ne menyre te vecante drejtuesit e larte te Partise e te pushtetit ne reth se…nuk mund te vazhdojme dot me te duartrokasim ende ate…Nipin e Reaksionarit…

…Dhe te nesermen e njoftojne ne klubin Vllaznia se duhet te dorezonte teshat e se urdheri nga lart kishte ardhur qe ai…edhe pse krejtesisht i pa fajshem…vetem 28 vjec…fitues Trofesh…ne kulmin e formes sportive e nje nder portieret me te mire te Shqiperise…perjashtohej pergjithmone jo vetem nga ffutbolli por edhe nga cdo lloj tjeter sporti [???]…
Tronditja e zhgenjimi e shokojne Paulinin qe tashme e kupton qarte se rruget i ka te mbyllura njehere e mire…se keshtu kane vendosur ata ”lart”…

Edhe vellezerit Fredi e Franci 10 vjecar qe gjithashtu ushtroheshin me futboll paten te njejtin fat…perjashtim nga te marrurit me sport…se ishin niper reaksionari e armiku te Partise…
Tenton te luaje ne Lezhe ku e mirepret trajneri Isuf Pelingu por edhe drejtuesit e rrethit…por serisht i sajojne lloj – lloj pengesash e i vene gure nen rrota per ti thene serisht JO…
E dergojne te punoje tek Fabrika e Kepuceve ne sektorin e rregjes se lekureve…e aty te gjithe …drejtori e punonjesit e duan por edhe e respektojne fort…aq sa me humor drejtuesi i fabrikes i thoshte …o Paulin me mirre mos hajde fare ne pune e po ta coj rrogen ke shpia se duke qene ti ketu mi le puntoret pa pune se te tane kane qejf me kene reth teje e me fol tane diten vec per futbollin…

Ne 1985 pas shume peripecish te njohura…Astrit Hafizi aso kohe trajner i Vllaznise e afron ne ekip si trajner te portiereve…e kulmi eshte se as pas 2 vjetesh ne 1987 …nuk e lejojne te jete ne perberje te ekipit qe udheton per ne Finlande ne nje ndeshje te kupave te europes…ku mesa duket atyre ”atje lart” ende nuk u kish dale inati -biografik me Paulinin…
Nga duart i tij dalin radhazi portjertet e njohur …A.Maliqati, Dani, Hoxha, Grima, Shehi, Gjeloshi etj …

Paulin Ndoja fitoi gjate karieres se tij vetem 8 vjecare 1965- 73 …1 Titull kampion me Vllaznine ne 1971/72 dhe 2 Kupa te Shqiperise ne 1965 dhe ne 71/72 ku mbahet mend per pritjen e penalltive te A.Merhorit…

Ndersa si trajner ne perberje te stafit te Vllaznise ka fituar 3 tituj kampione …ne 1992, 98…dhe 2001…si dhe 1 kupe te Shqiperise ne 1987…

Jo vetem ne Shkoder por ne krejt historine e futbollit shqiptar …katershja e fameshme e viteve 60-70…Ndoja – Rragami – Bizi – Zhega veshtire se i vjen me Shkodres e zorr e i rikthehet dot serisht futbollit shqiptar…thjesht se ishin e mbeten te pa perseritshem …Vleresimet , titujt, medaljet e dekoratat…respekti e mirenjohja per te fatmiresisht e me mire vone se kurre do te vinin pas viteve 90…dhe te tana c’ka i jane dhane Paulini i meriton si askush tjeter madje meriton ne emer te vuajtjeve e sakrificave te tija e te familjes se tij…ne emer te kalvarit te stergjate te nje persekucioni absurd …edhe shume me teper se sa e kane nderuar e respektuar…deri me sot…

Disa vite me pare… Paulin Ndoja me erdhi ketu ne Sterling Height te shtetit te Michiganit ku se bashku me te mirenjohurit Esat Rakiqi e Ismet Hoxha kishin sjelle Vllaznine e tyre per nje ndeshje miqesore me skuadren e shqiptaro-amerikaneve te ketushem Eagles…

Vajta dhe e takova…ate mikun tim te mire e te hershem por edhe Esatin e Ismetin dy figura shume te respektuara te futbollit shkodran nder vite…pame e ndoqem ndeshjen se bashku…folem e biseduam gjere e gjate…u cmallem e u perqafuam si dikur ne Atdheun tone e vecmas ne Shkodren e tij te zemres…ku une shkoja shpesh e ku shkodranet me donin por edhe i doja fort…e i vleresoja per shume c’ka vecmas te tjereve…

Sot teksa po shkon tek te 77 -tat… e me goxha histori mbi supe…por kurdohere i nderuar e i respektuar prej gjithkujt…. i uroj Paulinit nga larg …tana t’mirat e qofsh mire ti e familja jote miku im i shtrenjte…i mire e i fort kah-hershem…
Mirenjohje per zotnillikun tend !

A.R.DOSTI

Categories
Kulture Sport

I shiti pikturën Ronaldos, piktori shqiptar zbulon projektin e ri: Ibrahimoviç po pret tablonë e radhës

Agron Hoti është një piktor i përmasave të mëdha. Artisti shqiptar, i cili prej 20-vjetësh ushtron profesionin në Verona të Italisë, foli në Dita Jonë mëngjesin e së enjtes mbi pikturat e tij me sipërfaqe të madhe.

Hoti zbuloi se dy vite më parë, Ronaldo, ylli i futbollit, i ka blerë atij një pikturë teksa kishte shkuar në Verona me Juventusin për një ndeshje të Serie A. Ai thotë se tabloja e radhës është për Ibrahimovic.

“Ronaldo më ka blerë në pikturë, ndërsa në pritje të tablosë është edhe Ibrahimovic. Unë jam tifoz me Milanin dhe ai po e pret me padurim realizimin. Piktura është një përmbledhje e 5 Champions që ka fituar Ronaldo, janë të gjitha brenda. Ishte emocionuese.

Ai e bleu pikturën në momentin kur Juventusi erdhi të luante ndaj Veronës, por ishin rregullat e rrepta për shkak të pandemisë në atë kohë dhe nuk munda të afrohesha më shumë se 3 metra”, rrëfen piktori shqiptar Agron Hoti për A2.

Në fund, ai shpalosi edhe ëndrrën e tij. “Jemi në përfundim të burokracive. Unë do të realizojë një pikturë 8 mijë metra katrorë, në stadiumin e Riadit, ku do të jenë prezentë yjet e futbollit botëror”./BW

Categories
Sport

ARMANDO BROJA, shënon golin e 6 në kampionat (VIDEO)

Lojtari shqiptar Armando Broja nuk di ndalet. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mori një goditje të fortë në gju në ndeshjen e Kupës FA ndaj Koventri.

Por duket se ka rikuperuar dhe ndonëse me vetëm një stërvitje me ekipin, është rreshtuar si titullar në sfidën e sotme që Sauthempton luan në Premier Ligë.

Sulmuesi do të matë forcat me lojtarët e Totenhemit, në një duel shumë delikat për Sauthempton, i cili synon që të sigurojë sa më parë pikët e mbijetesës, në mënyrë që të mos përfshihet në garën e ethshme të javëve të fundit./Gazeta Shqip/

Categories
Sport

VIDEO/ Pas humbjes së Kupës së Afrikës, Salah motivon shokët e ekipit në dhomat e zhveshjes

Mohamed Salah mbajti një fjalim emocionues për shokët e tij të skuadrës të Egjiptit pas humbjes së tyre me penallti ndaj Senegalit në finalen e AFCON.

Senegali u kurorëzua kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën pasi mposhti Egjiptin 4-2 në penallti.

Sadio Mane shënoi penalltinë e fundit për t’i dhënë fitoren Senegalit.

‘Faraoni’ u shfaq i dëshpëruar pas humbjes së tyre në penallti, me yllin e Senegalit që ngushëlloi shokun e tij të skuadrës te Liverpooli.

Por, Salah arriti të marrë forcat për t’u mbajtur një fjalim kolegëve të tij të kombëtares.

Ai foli për ngarkesën e jashtëzakonshme të punës së ekipit të tij pasi katër nga ndeshjet e tyre me eliminim direkt shkuan në kohë shtesë.

“Ne luajtëm katër ndeshje të gjitha 120 minuta në rreth 12 ditë, por tani është në të kaluarën”, ka thënë ai.

“Ne i kemi ndeshjet kundër tyre muajin e ardhshëm dhe inshallah do të hakmerremi ndaj tyre”.

Salah, ndërkohë, tashmë është kthyer në Angli përpara ribashkimit me Liverpoolin./ h.ll/abcnews.al

error: Content is protected !!