Categories
Histori Personalitete Sport

Dy Legjendat e Fubollit te Viteve ’80

“Ne foto shohim dy legjendat e futbollit, i pari majtas Sokol Kushta (Flamurtari) I cili ngriti ne kembe shqiperine e madhe, me ate golin elektrizues te shenuar ne Beograd kunder Partizanit te Beogradit i cili i dha edhe fitoren kualifikuese Flamurtarit.I dyti Kujtim Majaci i famshem (Apolonia), disa here lojtar i kombetares.

Nqs sot ne bote shohim tifozerit e veshura me uniformat e klubeve te tyre, tifozeria e zjarrte e viteve ’80 e Apolonise se Fierit , shkonin ne stadium (dhe jo vetem ne stadium) me kemishen e famshme me kuadrata te Majacit. Ky xhest i tifozerise se Apolonise ishte ne shenje respekti per futbollistin me te mire ne historine e futbollit Fierak Kujtim Majaci.”

Sokol Kushta

Sokol Kushta ka qënë një ish futbollist shqiptar. Kushta ishte një sulmues i cili shënoi 10 gola në 31 paraqitje me kombëtaren shqiptare. Ai ka luajtur në Greqi me Iraklis Thessaloniki dhe Apollon Kalamarias, në Qipro luajti me Ethnikos Achnas dhe Olympiakos Nicosia. Në Shqipëri, ai e nisi karrierën me klubin lokal Flamurtari ku qëndroi për tre sezone. Më pas u transferua te Partizani ku fitoi titullin kampion në sezonin 1986–87. Në verën e vitit 1991, ai u rikthye të Flamurtari përpara se në fund të vitit 1991 të fillonte karrierën e tij jashtë vendit.

Kushta u rendit i 30-ti për çmimin Futbollisti Europian i Vitit në vitin 1987, duke sfiduar lojtarë në renditje si Alessandro Altobelli, Glenn Hoddle, dhe Rudi Völler.

Kujtim Majaci

Ai ka luajtur në gjithë karrierën me Apolonia Fier duke zhvilluar 300 ndeshje në ligë dhe duke shënuar 174 gola. Deri më sot, Majaci vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit fierak.

Kombëtarja
Ai ka qënë lojtar i kombëtares shqiptare duke luajtur tre ndeshje. Ai bëri debutimin e tij më 18 janar 1989 në barazimin 1–1 kundër Greqisë . Më 8 Mars 1989, majaci luajti në 15 minutat e fundit duke zëvëndësuar Letter Millon në humbjen 2–0 në stadiumin Qemal Stafa kundër Anglisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupë së Botës 1990 . Ai luajti ndeshjen e tretë dhe të fundit me kombëtaren më 17 nëntor 1990 në një ndeshje kualifikuese të Euro 1990 kundër Francës, e cila u mbyll me humbjen 1–0 në stadiumin Qemal Stafa falë Golit të sulmuesit Basile Bol./Naishtedikur.info

Përgatiti: E. Troplini – Naishtedikur.info

Categories
Histori Sport

Ekipi Spartaku Tiranes i vitit 1957

Ekipi Spartaku Tiranes i vitit 1957! Pasi kishte dale Kampion i Kat I-re,ne sezonin 1957 ekipi luan ne Kategorine Superiore per te treten here (1954,1955,1957).

Nga e majta ne te djathte :
1.Trajneri Hivzi Sakiqi (Zicja) – nga Dibra e Madhe
2.Isuf Dauti (qendermbrojtes) – nga Lushnja
3.Met Erebara (sulmues) – nga Dibra e Madhe
4.Nuje Brahja (qendermbrojtes) – nga Cameria

5.Qemal Emiri (mbrojtes) – nga Tirana
6.Fadil Radheshi (mbrojtes) – nga Tirana
7.Mihallaq Kushi (portier) – nga Berati
8.Petrit Llagami (sulmues) – nga Tirana
9.Ilia Plaku (mesfushor) – nga Tirana

10.Sami Emiri (mesfushor) – nga Tirana
11.Enrik Nikopuli (mesfushor) – nga Shkodra
12.Vasfi Rrushani (sulmues) – nga Korca (eshte autori i fotografise dhe nuk eshte ne foto,por ai qe mban aparatin fotografik)

(Falenderojme z.Durim Rrushani (djali i Vasfi Rrushanit) qe beri te mundur gjetjen e kesaj fotografie.Po ashtu falenderojme z.Zenun Blushi ,bashkekohes dhe bashkelojtar me shume nga emrat e mesiperm,qe ndihmoi ne informacionet e plota dhe te sakta per lojtaret)./Naishtedikur.info

RESPEKT!!!!

Categories
Histori Personalitete Sport

Sulejman Demollari, pengu i karrierës sime

Sulejman Demollari është një legjende e Dinamos së Bukureshtit. 36 gola të shënuar në 100 ndeshje e bënë legjendën e Kombëtares shqiptare të ishte i pari i huaj që kishte lavdi në Rumani.

Mirëpo, së fundmi, ka dalë në skenë një prapaskenë e transferimit të tij të madh drejt Dinamos së Bukureshtit në vitin 1991. Për këtë, është vetë ish-trajneri i rivalëve historikë, Steauas së Bukureshtit që tregon pengun e karrierës dhe ngjarjen e asaj periudhe.

PENGU

Shumë trajnerë kanë pengje nga karriera e tyre për tituj apo ndeshje të humbura për një episod apo faktor të caktuar. Mirëpo, ka edhe raste kur në karrierë të mbetet peng qoftë edhe një futbollist. Demollari ka mbetur peng i një trajneri tjetër. Bëhet fjalë për Dimitru Dimitriu, i cili në vitin 199 ka qenë pjesë e skuadrës së Steauas së Bukureshtit. Për mediat rumune, 73-vjeçari nga Bukureshti rrëfen prapaskenën. “I vetmi gabim që kam bërë në karrierën time ka qenë që kisha mundësinë për të afruar Demollarin dhe nuk ia dola që ta marr. E kishim në oborr”, rikujton ish-trajneri i Steuas së Bukureshtit në kohën kur Demollari u transferua te Dinamo e Bukureshtit.

PRAPASKENA

Për Dimitriun, legjenda e Kombëtares shqiptare ishte përgatitur për disa ditë me Steauan dhe ia kishte dalë që të ambientohej mjaft mirë për t’u bërë pjesë e asaj skuadre, mirëpo në momentet e fundit, Dinamo e Bukureshtit ia doli që të rrëmbente lojtarin që do të shkëlqente më pas. “Demollari dhe Kostantinovici erdhën te Steaua. Demo, në fakt, donte që të luante me ne. U përgatit për tri ose katër javë në skuadrën tonë dhe kishte arritur të krijonte edhe miqësi me lojtarë. Është pengu i karrierës sime që nuk arritëm dot ta merrnim”, tregon prapaskenën ish-trajneri i skuadrës rumune.

Nga OLSI TUJANI/Panorama

Categories
Histori Personalitete Sport

Pozeli, italiani që luajti për flamurin shqiptar

Kujtimet e gazetarit të mirënjohur Ahmet Shqarri: “Portieri i së parës kombëtare, në historinë e futbollit shqiptar. I pari dhe i vetmi i huaj që luajti për flamurin tonë. Giacomino Poselli, emri i të cilit u maskua herë si “Poseli” dhe herë si “Bozeli”, pikërisht për ta shfaqur si shqiptar. Edhe për italianët, rasti i Giacomino Posellit në Shqipëri, deri më tani është i pari dhe i fundit…”

Italiani Giacomino Poselli është i vetmi i huaj që ka luajtur futboll për flamurin shqiptar. Një histori pothuajse e panjohur për italianët, por dhe për shumë të tjerë në Shqipëri, në kombëtaren e së cilës ai pati fatin të regjistrohet si i pari portier i formacionit të saj, duke fituar edhe kupën e Ballkanit. Ajo përcillet sot për lexuesit e “Albanian Free Press” përmes publikimit të kujtimeve të radhës së gazetarit të njohur sportiv, Ahmet Shqarri. Sipas tij, “të luash futboll “me litar në fyt”, kjo pati ngjarë me italianin Poselli, kur regjimi komunist i Enver Hoxhës i pati burgosur kunatin e tij në burgun famëkeq të Burrelit, aty ku edhe gjeti edhe vdekjen. Më pas, rikthimi i Posellit në atdheun e tij të dytë, pasi u shemb diktatura, për të marrë eshtrat e kunatit të tij, që nuk u gjet kurrë… Të gjitha këto janë aktet e një drame thuajse krejt të panjohur, që përbën edhe paradoksin e jetës së italianit Giocomino Poselli, i vetmi i huaj deri tani që ka luajtur për Kombëtaren e futbollit shqiptar…

Përgatiti për “Albanian Free Press”: Albert Zholi

“Histori të tilla janë të pabesueshme, megjithatë janë të vërteta, të mbushura plot dramë dhe me paradokse të panumërta, e ato mund të ndodhin vetëm në Shqipëri. Të ikësh në vitet ‘30 nga Italia për në Shqipëri, thjesht për pushime, te motra e martuar me Giuzzeppe Terruzi-n, atëherë drejtor i Bankës Tregtare në Vlorë dhe pas ca kohësh të përfundosh, as më pak dhe as më shumë, si portier i të parës kombëtare në historinë e futbollit shqiptar: Kjo gjë ka ndodhur deri më tani vetëm me Giacomino Posellin. Por, nuk mbaron këtu. Historia e këtij personazhi të jashtëzakonshëm lindur në vitin 1922, në dukje e mrekullueshme si në përralla, kthehet në një aventurë vuajtjeje të pashembullt. Giuzzeppe Terruzi, menjëherë pas çlirimit arrestohet si “agjent armik” dhe i përplasur në burgun famëkeq të Burrelit, nga ku rrallë mund të dilje i gjallë, e ktheu në një torturë “parajsën futbollistike” të Posellit, i cili detyrohet të luajë me “litar në fyt”, për të lehtësuar pozicionin e kunatit të burgosur…

Tashmë, për të gjithë shqiptarët është e njohur historia e fitores së kombëtares sonë në futboll për Ballkaniadën e vitit 1946. Ai triumf i asaj kohe i pati shndërruar gati në heronj protagonistët e kombëtares. Boriçi, Spahiu, Dibra, Fakja, Llambi, Parapani, Teliti, Biçaku, Mirashi, Kavaja… janë emra që prej shumëkujt sot kujtohen me mjaft nostalgji, për vetë atë mrekulli që patën shfaqur atëherë këta futbollistë me lojën e tyre. Midis atyre emrave të lavdishëm, kur përmendet ajo histori e bukur e futbollit tonë, që shpallej asokohe fitues i kampionatit Ballkanik midis skuadrave përfaqësuese, do të gjesh patjetër emrin “Pozeli”, i shkruar kështu për ta shqiptarizuar atë. Është fjala pikërisht për italianin Giacomino Poselli, për portretin e atij formacioni të madh, që i radhitur ashtu natyrshëm, krahas emrave të lojtarëve të tjerë të skuadrës, nuk të bënte tjetër përshtypje, veç atij respekti dhe mirënjohjeje, për atë çka dhanë për futbollin shqiptar në atë tetor të 1946-ës të gjithë ata protagonistë. Ndërkohë që ai emër “i maskuar” në shtypin shqiptar të asaj kohe, i shkruar në trajta të tilla, herë si “Pozeli” e herë si ‘Buzeli”, përdorej mesa duket, për të humbur gjurmët e vërteta të identitetit të tij. Se në të vërtetë, në atë emër fshihej një italian, i pari dhe i vetmi i huaj që luante për flamurin shqiptar. Edhe për italianët, futbolli fitimtar i të cilëve tashmë është kthyer në një legjendë, rasti i Giacomino Posellit në Shqipëri, deri më tani mesa dimë, është i pari dhe i fundit.

Por, ndërsa shqiptarët e familjarizuar me atë emër gjithsesi të çuditshëm, e kanë pranuar tashmë “Pozelin” në panteonin e futbollit të tyre, italianët nuk kanë ditur shumë gjëra rreth kësaj historie të çuditshme, sesi një bashkatdhetar i tyre, kishte luajtur për futbollin e vendit fqinj, atje matanë Adriatikut. Duhej të kalonin vite që italianët, por edhe shumë të tjerë në Shqipëri, ta mësonin më mirë historinë e këtij njeriu jo fort të zakonshëm. Dhe shkak për këtë u bë rikthimi i Posellit në “atdheun e dytë”, pasi gati një gjysmë shekulli.

Këtu nis e shpaloset historia e vërtetë e italianit, e mbushur plot peng e nostalgji për vendin, të cilit ai i fali rininë dhe pasionin e tij, duke marrë si shpërblim një kalvar të gjatë vuajtjesh, të cilat e munduan për vite e vite me radhë.

“Ishte vjeshtë e vitit 1993, – nis të tregojë historinë e dhimbshme të Posellit, miku im Spartak Topollai, atë kohë shef i pritjeve qeveritare. Në hotel “Dajti” akomodohen dy italianë, të cilët menjëherë bënë shumë përshtypje me prezencën e tyre. Ishte koha kur ky hotel priste, si asnjëherë tjetër, shumë të huaj, që me ardhjen e demokracisë në Shqipëri gjenin më shumë mundësi njohje dhe biznesi në vendin tonë. Por, ardhja e dy italianëve në Tiranë ato ditë vjeshte me shi, ishte e një natyre krejt tjetër. Si në romanin e famshëm të Kadaresë “Gjenerali I Ushtrisë së vdekur”, edhe “dy italianët” në hotel “Dajti” kishin ardhur për të gjetur e për të marrë eshtrat e një të afërmi të tyre, me ndryshimin se jeta e tij kishte humbur në një luftë tjetër të tmerrshme, në atë të burgut famëkeq të Burrelit.

Ishte një rast që të shkaktonte shumë keqardhje, sepse gjatë 9 ditëve të qëndrimit dhe ec e jakeve tronditëse nga Tirana në Burrel, dy italianët nuk po mundeshin t’i gjenin eshtrat e të afërmit të tyre. Dhe keqardhja për ta bëhej më e madhe, kur mësoje se cilët ishin këta dy udhëtarë të çuditshëm, që kishin marrë përsipër këtë mision kaq të vështirë e të dhimbshëm. Njerëzit që filluan të vijnë në “Dajti” ato ditë për të takuar dy italianët, ishin persona shumë të njohur disa nga futbollistët më të shquar të Shqipërisë, të cilët më 1946-tën në aktivitetin e parë zyrtar të Kombëtares, patën shënuar suksesin më të madh duke fituar Ballkaniadën. Ata vinin në “Dajti” për të takuar pas gati një gjysmë shekulli mikun dhe shokun e mrekullueshëm të skuadrës së tyre, portierin e famshëm Giacomino Poselli, pra njërin prej dy italianëve, atë bashkëmoshatarin 70 -vjeçar, që ashtu si dikur u bënte ende përshtypje për atë paraqitje impozante, me atë trup të drejtë e shtatlartë, veshur hijshëm e gjithë sqimë. Ishin këto vizita të shokëve e miqve të tij më të mirë, – kujton Spartak Topollai ato ditë, – që ia lehtësuan disi atë mision, që nuk u krye kurrë, Posellit dhe nipit të tij Aldo, të cilin babai e pat lënë fare të vogël, kur komunistët e futën për ta mos e nxjerrë kurrë më nga skëterra e Burrelit…

Disa ditë pas ikjes së italianëve, – vijon Spartaku, – mora prej tyre një kartolinë mirënjohjeje e respekti, për ditët që kaluam bashkë. Ishte një kartolinë që paraqiste Orbetellon, një qytet bregdetar shumë i bukur i krahinës së Toskanës, ku portieri i së parës kombëtare të Shqipërisë në futboll kalonte ditët e pleqërisë, duke u marrë me gjueti, tashmë sporti më i preferuar i tij”.

I lindur më 22 korrik 1922, në Selanik të Greqisë, nga një familje tregtarësh, prej së cilës i ati nuk kishte si t’i shmangte udhëtimet nëpër botë, gjë që e solli në mesin e viteve ’30 edhe në Shqipëri, italiani Giacomino Poselli, do të rritej e formohej në Vlorë pranë detit, që ai e donte aq shumë. Djaloshi me të dhëna të mrekullueshme, shtatlartë rreth 1 m e 90 cm, me duar të gjata e pëllëmbë të mëdha, fantastik në kërcime dhe plot intuitë, Giacomino Poselli padyshim ishte më i shquari ndër të rinjtë vlonjatë të asaj kohe në portën e futbollit. Më 1945-ën, në Vlorë organizohet një ndeshje futbolli ndërmjet ushtarëve italianë të mbetur nga lufta dhe skuadrës përfaqësuese të qytetit, që përgatitej për të marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së parë. Paraqitja si gjithnjë e shkëlqyer e Posellit e bëri atë portier të skuadrës vlonjate. Debutues në kampionatin e parë të pasçlirimit, që në ditën e parë më 2 shtator 1945, Poselli u bë portieri numër një i skuadrës vlonjate “Ismail Qemali”, siç quhej atëherë. Lojërat e tij u pëlqyen, edhe pse skuadra vlonjate në atë fillim nuk pati shumë sukses. Kundërshtarët ishin të fortë, ndër ta lojtarë të shquar që kishin provuar të luanin në rivalitet edhe për titullin në kampionatet kombëtare të 1945-sës si një nga portierët më të mirë të vendit. Ishte merita e padiskutueshme e italianit të parë që luante për një skuadër shqiptare, që e çoi Vlorën në kampionatin pasardhës deri në finale për titullin kampion të vendit, ku humbi në ndeshjen ndaj “Vllaznisë” së Shkodrës.

Që nga ai çast, karriera e Posellit në futbollin shqiptar njeh rritje, derisa ai bëhet i domosdoshëm edhe për skuadrën përfaqësuese të Tiranës, që e aktivizon në ndeshjen historike miqësore ndaj “Spartakut” të Moskës.. Në fakt, ajo ndeshje atëherë mund të quhej pa frikë si ballafaqim ndërmjet dy përfaqësuesve të të dy vendeve, sepse në formacione luanin futbollistët më të mirë e më të shquar të Bashkimit Sovjetik dhe të Shqipërisë. Dhe midis tyre, edhe italiani Giacomino Poselli, që mbronte portën shqiptare. Më 22 shtator 1946, në Shkodër zhvillohet një ndeshje ndaj Malit të Zi, ku inaugurohet loja e parë e kombëtares shqiptare, që e nisi me fitore rrugën e saj, duke regjistruar rezultatin 5-0 dhe duke pasur pikërisht në atë “Formacion të parë”, midis 11 lojtarëve historikë dhe italianin Poselli që u bë kështu portieri numër një i Shqipërisë. Fitore të tjera do të vinin për këtë kombëtare dhe portierin e saj Poselli, siç qe Ballkaniada, e fituar në atë 13 tetor të 1946-tës, pasi mundi 3-1 Bullgarinë dhe 1-0 Rumaninë, duke pësuar në fillim një humbje dramatike 2-3 me Jugosllavinë.

Në ato ndeshje të mëdha e të paharruara do të ishte në portën e kombëtares shqiptare pikërisht ai, italiani Giacomino Poselli, i cili sa herë vinte rasti për të kujtuar ato ditë, vazhdon të rikujtojë Spartak Topallaj bisedat në “Dajti” me këtë protagonist të jashtëzakonshëm që u pat sjellë tifozëve ajo fitore e madhe.

Poselli do të luante edhe ndeshje të tjera me kombëtaren për flamurin shqiptar, por gjithnjë me ankth e frikë në zemër për atë ç’ka i kishte ndodhur burrit të motrës së tij. “Kjo gjë mund të më ndodhte edhe mua”, – fliste ende i tronditur Poselli, -ishte si të luaje me një litar të lidhur pas fytit, por pranova të hyja në sportin shqiptar, vetëm e vetëm që t’ia lehtësoja pozicionin kunatit tim, ndërkohë që të gjithë ishim të bindur për pafajësinë e tij…”.

Edhe sot e kësaj dite, askush nuk e di se për çfarë u arrestua dhe sesi më vonë (1952) gjeti vdekjen, pa lënë asnjë gjurmë varri, ish-drejtori i bankës së atëhershme të Vlorës, italiani Giuzeppe Terruzi. Frika dhe tmerri, se fatin e tij mund ta pësonin edhe të tjerë, bëjnë që Poselli me të motrën e tij të bukur që tashmë kishte mbetur vetëm me djalin e saj të vogël Aldo, të detyroheshin ta linin Shqipërinë gjithë dhimbje e lot, ngaqë aty po linin një pjesë të madhe të jetës së tyre, po linin njeriun më të dashur, që nuk do ta shihnin më kurrë…

Historia që do të vazhdonte më tej për Giacomon 29-vjeçar, do të quhej e mbyllur, sa i takon futbollit. Edhe pse i vlerësuar nga ish-kampionë bote, futbollistë dhe specialistë të shquar italianë të asaj kohe, edhe pse iu afruan disa ekipe të njohur të Serisë A, si “Bari”, Poselli nuk mundi të luajë më futboll. Rregullat e kohës në Itali nuk lejonin një futbollist, që pasi kishte luajtur në një kombëtare tjetër, të futej direkt në një skuadër të Serisë A, pa u aktivizuar më parë për dy vjet rresht në Serinë D. “Për të gjitha ato që kisha hequr dhe ato që ende vazhdonin të më tronditnin, unë nuk mund të luaja më, – kujtonte gjatë atyre ditëve në Tiranë Poselli, – prandaj së bashku me Shqipërinë, i thashë njëherë e përgjithmonë lamtumirë edhe futbollit”.

Kjo është gjithçka që kemi mësuar, tani për tani për historinë e italianit Giacomino Poselli, që u bë i famshëm për mjeshtërinë e tij në mbrojtjen e portës të së parës kombëtare të Shqipërisë në futboll, të këtij italiani, i pari dhe i vetmi i huaj deri tani që ka shkruar emrin e tij në librin e artë të futbollit shqiptar. Një histori që tani vazhdon në Itali për të dhe familjen e tij. Prej vitit 1962, pasi u martua në Elba me një vajzë të ishullit të famshëm, ku qe syrgjynosur Perandori Napoleon Bonaparti, ish-portieri i së parës Kombëtare të Shqipërisë në futboll, Giacomino Poselli jeton tani në Orbetello, ku e shoqja dhe vajza e tij, Paola dëshirojnë që ai të mos e kthejë më kokën pas. Një histori e mbushur me mall e dashuri, “për një vend të bukur, me njerëz miq e shokë të mrekullueshëm”, me të cilët kaloi pothuajse të gjithë rininë e tij. Një histori që megjithatë mbetet e plagosur dhe ende e pambyllur nga tragjedia e shkaktuar prej regjimit komunist. Avokati i tij, dott. Piero Roviggati, e ka vazhduar edhe më tej e lënë përgjysmë prej Posellit dhe nipit të tij Aldo, duke komunikuar me autoritete dhe institucione të ndryshme shqiptare. Por, si te “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë”, të Gabriel Garçia Markez-it, edhe avokati asnjëherë nuk mori përgjigje, si për eshtrat e pagjendura të Giuzzeppe Terruzit, ashtu edhe për emblemën “Mjeshtër i Madh i futbollit shqiptar”, që i duhej dhënë me kohë Giacomino Posellit, italianit të vetëm deri tani që e ka luajtur për skuadrat tona dhe që u bë i famshëm si portier i së parës kombëtare të futbollit në Shqipëri, Kampione e Ballkanit…/AFP

Categories
Histori Sport

Ajet Toska, porosia e sigurimit kur takova Enverin

Ekskluzive / Dëshmia e rrallë e 59-vjeçarit Ajet Toska, kampionit të madh në hedhjen e çekiçit në vitet ’80-të, i konsideruar si legjendja e sportit shqiptar , i cili në vitin 1984 u ngarkua që bashke me dy sportistet e tjera, Emanuela Kola dhe Pavlina Evro, të ishin të pranishme në tribunën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” për t’ju lidhur shallat e spartakiadës tre udhëheqësve më të lartë të partisë dhe shtetit të asaj kohe.

Para disa kohësh kemi publikuar ekskluzivisht dy shkrime me proces-verbalet sekrete të dy mbledhjeve të Byrosë Politike të vitit 1984, ku Ramiz Alia informonte “shokët e udhëheqjes” lidhur me gjëndjen shëndetësore të Enver Hoxhës, ku midis të tjerash një shqetësim iu veçantë ishte dhe dalja e tij në tribunën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa në tetorin e vitit 1984 me rastin e ceremonisë së hapjes së Spartiakidës së IV-të kombëtare që mbahej në kuadrin e festimeve të 40-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, gjë e cila “u zgjidh” dhe Enver Hoxha siç dihet tashmë ishte prezent në atë ceremoni. Një nga ata sportistë që pati rastin të takohet me udhëheqësin komunist në momentet më të vështira të jetës së tij në atë dalje të fundit publike, ishte Ajet Toska, i konsideraur si legjenda e sportit shqiptar, i cili së bashku me dy sportistet e tjera, Pavlina Evron dhe Emanuela Kolën, u ngarkuan që t’i lidhnin shallat e spartakiadës tre udhëheqësve më të lartë të Shqipërisë komuniste të asaj kohe. Lidhur me këtë, Ajet Toska, tashmë 59-vjeçar, rrëfen ekskluzivisht për Memory, atë ngjarje të largët që e ka ende të freskët në kujtesën e tij, madje duke ruajtur edhe një foto të rrallë, ku ai duket në krah të diktatorit komunist Enver Hoxha bashkë me dy sportistet e tjera.

Toska, përse ju zgjodhën ju personalisht dhe dy sportistet e tjera për të takuar Enver Hoxhën në tribunën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” me rastin e ceremonisë së hapjes së Spartakiadës që mbahej me rastin e 40 vjetorit të çlirimit?

Zgjedhja jonë u bë pasi ne asokohe ishim sportisë cilësore të rezultateve europianë dhe botërore. Unë në atë kohë vija nga Lojrat Mesdhetare të Latakias në Siri ku kisha marrë medalje ari në flakjen e çekiçit, po kështu qitsja Emanuela Kola ishte shpallur kampione Europe, ndërsa Pavlina Evro një atlete e shkëlqyer sapo kishte zënë një vënd nderi në kampionatin Evropian të Atletikës që ishte zhvilluar ato ditë në Nicë të Francës. Pra me pak fjalë ne kishim nderuar Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare dhe si të tillë na përzgjodhën të takonim Enver Hoxhën dhe dy udhëheqësit e tjerë të partisë dhe shtetit të asaj kohe, Ramiz Alinë e Adil Çarçanin, ku do u lidhnim atyre shallat e asaj spartakiade. Dhe kjo gjë në atë kohë konsiderohej një gjë e rrallë dhe kushdo që të ishte do ta kishte për nder dhe krenari të ishte në vëndin tonë.

Kush jua komunikoi si fillim këtë gjë, pra që ju ishit përzgjedhur për të takuar tre udhëheqësit më të lartë të partisë dhe shtetit të asaj kohe?

Mua më lajmëruan në Klubin Sportiv “Dinamo” ku isha asokohe që në filan ditë dhe filan orë duhet të paraqitesha te Garda e Republikës pasi më kërkonin atje. Kaq dhe asgjë më shumë. Po kështu i kishin lajmëruar edhe Pavlinë me Emanuelën dhe ne të tre sipas porosive që na kishin dhënë, u takuam te Garda e Republikës në ditën dhe orën e caktuar.

Kush ju priti aty dhe çfarë ju thanë?

Aty te porta e Gardës na priti një oficer që na shoqëroi ne një nga zyrat e komandës ku na priste një nga shefat e lartë të Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, P.L., i cili na komunikoi se ne ishim përzgjedhur për t’ë takuar tre nga udhëheqësit kryesorë të partisë dhe shtetit, duke na i përcaktuar: unë “shokun” Enver Hoxha, Pavlina “shokun” Ramiz, ndërsa Emanuela “shokun” Adil Çarçani.

Po porosi të tjera ju dha?

Po patjetër. Ai na tha se kjo gjë do të mbahej me sekretin më të madh duke mos ua treguar as pjestarëve të familjes dhe na porositi se që nga ajo ditë ne do t’i kufizonim lëvizjet nëpër Tiranë, duke na lënë të nënkuptonim se do të ishim të kontrolluar. Dhe pas kësaj na tha se për gati një muaj rresht, ne të tre do të paraqiteshim çdo ditë te ambientet e Gardës, ku do të bënim prova me disa ushtarë duke u lidhur shallat e spartakiadës. Dhe kështu bëmë ne për gati një muaj rresht, duke bërë prova se si do të shkonim deri te “shokët e udhëheqjes” dhe si do ua lidhnim shallat. Pas kësaj dy tre ditët e funndit na thanë se atë ditë që do ishim në tribunë, do na jepnin disa udhëzime të veçanta.

Ç’farë porosish ju dhanë atë ditë?

Para se të na nisnin me një makinë “Gaz”, shefi i lartë i Sigurimit, P.L. na porositi që ne në mënyrë apsolute nuk duhet t’i flisnim asnjë fjalë “shokut” Enver, edhe sikur ai të na fliste vetë. Kjo gjë na u tha disa herë dhe na e kërkuan që ne ta përsërisnim disa here atë që na thanë ata.

Kush ju shoqëroi për në stadium?

Na shoqëroi një tjetër shef i lartë i Sigurimit, B.Z. i cili na i përsëriti edhe njëherë atë që ne nuk duhet t’i flisnim “shokut” Enver dhe ai qëndroi me ne deri ku u afruam dhe u lidhëm shallat tre udhëheqësve të lartë, sipas përcaktimeve që na kishin bërë. Pra unë “shokut” Enver dhe Pavlina me Emanuelën, Ramizit dhe Adil Çarçanit. Dhe ne ashtu bëmë i zbatuam pikë për pikë porositë e dhëna. Pra, pasi u dolëm atyre përpara, u lidhëm shallat, duke pasur kujdesin më të madh dhe qëndruam dy tre minuta aty në krah tyre sa na bënë fotografitë e çastit dhe gjithashtu kamerat e Radio Televizionit Shqiptar që xhiruan atë ceremoni hapje. Dhe pas kësaj, ne duhet të largoheshim menjeherë sipas porosive që na ishin dhënë.

Si e kujton gjëndjen e Enver Hoxhës kur i lidhe shallin…?

Në ato momente kujtoj se Enver Hoxha ishte në një gjëndje tepër të rënduar shëndetësore dhe deri te tribuna qëndrore ai ishte ngjitur me një ashensor që ishte vënë ato ditë enkas për atë gjë. Shoku Enver nuk fliste asnjë fjalë as me ne dhe as me Ramizin dhe Adilin që e kishin futur atë në mes. Pra, thënë më saktë, ai ishte aty thjesht si një figurë që as merrte dhe as jepte, pra nuk kishte forcë të komunikonte me njeri dhe kam përshtypjen që ai as nuk e dinte se ku ishte.

Pasi u larguat që aty ku shkuat?

Ne na shoqëruan po ata që na kishin sjellë aty dhe pasi na hipën po në atë “Gaz” që na kishin sjellë, na dërguan deri te Ndërrmarja e Perim Patates, aty afër ku sot është Hipoteka dhe kur na zbritën na porositën përsëri që ne nuk duhet të bisedonim me njeri asnjë fjalë nga gjith sa kishim bërë që nga dita e parë që na e kishin ngarkuar atë “mision”!

Po pse ju dërguan aq larg…?!

As sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar atë gjë.

Po a kërkuat ju të zbrisnit më afër?

Po patjetër, unë fola duke i thënë shoferit që ta ndalonte makinë diku nga qëndra, por ai nuk foli duke na lënë të kuptonim që ai kishte një porosi se ku do të na zbriste.

Po foton që keni dalë me “shokun” Enver, kush ua bëri dhe si e morrët?

Foton nuk e di se kush na e bëri, pasi ne kishim emocione të papara “për të përmbushur detyrën që na ishte ngarkuar” dhe as na shkonte mendja të shikonim fotografët etj.

Po si arritët ta merrnit këtë foto?

Foton munda ta marr disa vjet më vonë, pra pasi kishte vd, ekur “shoku” Enver, në saj të miqësisë së madhe që kisha me ministrin e Brendshë, Hekuran Isai. Ai ma dha foton, madje më thirri vetë në zyrë kur ma dha.

Po Emanuela me Pavlinën, nuk e kanë atë foto?

Në dijeninë time jo. Nuk jepeshin fotot në atë kohë kur dilje edhe me udhëheqës të tjerë të partisë dhe të shtetit, se me Enverin jo se jo.

A patët rast më pas të caktoheshit po për një gjë të tillë në ceremoni të ndryshme sportive etj?

Për të lidhur shalla jo, por unë caktohesha të mbaja flamurin e Spartakiadave kur bëhej parakalimi për 1 Majin, pasi më vlersonin si sportist me rezultate të larta të nivelit europian dhe botëror./Memorie.al

Categories
Histori Personalitete Sport

Ela Tase, simboli i volejbollit të femrave shqiptare

Ela Tase ka lindur më 11 gusht 1958 në Tiranë. Ajo ishte një vajzë e hedhur, plot gjallëri dhe, pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare, vendosi të merrej me sport. Zgjodhi volejbollin, për shkak se edhe vëllai i saj i madh, Leonardi, ishte në atë kohë volejbollist me të rinjtë e “Dinamos”. Megjithëse fillimisht u regjistrua me të rejat e “17 Nëntorit” (sot “Tirana”), përsëri nën ndikimin e të afërmve, si Leonardi apo edhe kushërira e saj, Eva Kavaja, volejbolliste e “Dinamos”, edhe Ela u bë pjesë e bluve të “Dinamos”. Në Spartakiadën e 3-të Kombëtare të vitit 1974, kur ende nuk kishte mbushur 16 vjeçe, Ela i bashkohet skuadrës së parë të “Dinamos”. Atëherë ekipet që rivalizonin në futbollin shqiptar të femrave ishin “17 Nëntori” e “Skënderbeu”, por me ardhjen e Ela Tases, nisi epoka e artë për “Dinamon”, e cila filloi të fitonte radhas kampionatet kombëtare dhe kupat e Republikës.

Në vitin 1979 do të nisnin edhe sukseset ndërkombëtare të Ela Tases, fillimisht me ekipin kombëtar, dhe pastaj edhe me klubin. Pikërisht në vitin 1979 ekipi shqiptar i volejbollit të femrave mori pjesë në Ballkaniadën që atë vit zhvillohej në Bukuresht të Rumanisë. Shqipëria doli në vend të tretë përballë disa prej ekipeve më të mira të Europës, falë edhe shuteres së saj 21-vjeçare Ela Tase, që u shpall lojtarja më e mirë e Ballkanit. Ajo do ta fitonte më pas edhe dy herë të tjera këtë titull, në lojërat ballkanike të vitit 1982 në Bullgari dhe të vitit 1988 në Shqipëri

Në vitin 1980, ekipi shqiptar fitoi përsëri medaljen e bronztë në Ballkaniadë, ndërkohë që në vitin 1988 fitoi medaljen e argjendtë, për të ardhur në vitin 1990, kur vajzat shqiptare u shpallën kampione të Ballkanit.

Në vitin 1987, Ela Tase dhe shoqet e saj të ekipit kombëtar patën një sukses absolut në Lojërat e 10-ta Mesdhetare në Latakia të Sirisë, duke humbur vetëm një set në katër takime dhe duke fituar medaljen e artë.​

Jo më pak mbresëlënëse ishin edhe arritjet e “Dinamos” nën udhëheqjen e kapitenes Ela Tase dhe me lojtare të tilla si organizatorja Mimoza Ibrahimi, apo Jorgjeta Qirici, Alketa Doçi etj., dhe trajner Kreshnik Tartarin. Vajzat blu arritën tre herë në gjysmëfinalen e Kupës së Kampioneve të Europës, ​përkatësisht në sezonet 1980-1981, 1982-1983, ndërkohë që në sezonin 1989-1990 “Dinamo” doli e treta në Europë, duke marrë medaljen e bronzit. ​

Ndërkohë, për sa i përket Kupës së Kupave, suksesin më të madh vajzat e drejtuara nga trajneri Tartari e patën në sezonin 1986-1987, kur arritën deri në finale, por pastaj, për arsye politike, hoqën dorë nga përballja me ekipin sovjetik “Kommunalnik” të Minskut.​

Në vitin 1991 Ela Tase për herë të parë pas 18 vjetësh do ta linte ekipin e “Dinamos” e madje edhe kampionatin shqiptar, për të luajtur në Maqedoni për “Shkëndijën” e Tetovës; por në sezonin 1994-1995 u rikthye në ekipin e saj të zemrës, duke e drejtuar në fitimin si të kampionatit, ashtu edhe të kupës.​

Në vitin 1995 “Mjeshtra e merituar e sportit” dhe “Nderi i sportit shqiptar” Ela Tase e la sportin, duke u shpallur në një anketë të gazetës “Sporti shqiptar” si volejbollistja më e madhe shqiptare e të gjitha kohërave. Megjithatë, ajo e sheh veten jo si themeluese, por trashëguese të volejbollit shqiptar të femrave.

“Volejbollin e femrave në Shqipëri nuk e themeluam ne, por një grup vajzash përpara nesh, të cilat kanë vendosur tullën e parë në këtë volejboll, ndërsa ne brezat e ardhshëm e zhvilluam më tepër dhe e çuam edhe më lart,” është shprehur Ela Tase në një intervistë për median.

“Mbretëresha” e volejbollit shqiptar e ka lënë sportin, por vetëm si lojtare. Ajo ka qenë ndër të tjera edhe zv.presidente e Komitetit Olimpik Shqiptar dhe presidente e Komisionit “Femra dhe sporti”. Por mbi të gjitha, Ela Tase do të mbetet një simbol i volejbollit shqiptar dhe një prej emrave më të mëdhenj të sportit shqiptar të të gjitha kohërave. (Artan Goga)

Categories
Histori Personalitete Sport

Todi Janku, legjenda e boksit që nuk pati kurrë trajner

Artikull i vitit 2014

Nga UVIL ZAJMI
Cila është historia e njeriut që e filloi boksin si Roki Bal boa në filmat e Stalones? Një karrierë e nxitur për një triskë, apo një paketë cigare, papritur ka zbuluar forcën e së majtës të dhuruar nga Zoti. Nga një futbollist në krah të Ruzhdi Bizhutës, në ring, në sfidat e paharruara ndaj kolosëve të kohës. Çfarë bën sot 85-vjeçari Todi Janku, njeriu i grushtit të hekurt?

Pak histori, boksi i viteve ’60-’70 Mbaj mend kur kalonte çdo ditë në rrugën “Konferenca Peza”, teksa shkonte në punë nga “21 Dhjetori” ku banonte deri te Dhoma e Tregtisë së Jashtme përballë kinemasë “Republika”, dhe nga kalimtarët dëgjoja të flitej midis tyre se “…ky është Todi Janku, boksier i madh…”. Ky ka qenë dhe mbetet kontakti dhe njohja e parë me Todi Jankun, për të cilin kisha dëgjuar histori rrëqethëse, por asnjëherë më parë “dal vivo”. Për moshën tonë, ky emër kishte krijuar një mit dhe godiste me një forcë të madhe tek imagjinata jonë. Janë vitet kur emrat apo ngjarjet sportive për Hysen Sharën, Gronjotit, Kastratin dhe Golemin i dëgjonim dhe tregoheshin si gojëdhëna, pasi edhe sot nuk ka asnjë dokument filmik për t’i parë, që sigurisht do të kishte rëndësi e vlera të mëdha historike…

Jetim, zdrukthëtar që në vogëli Një karrierë e filluar me një fëmijëri të vështirë, e njëjtë si në serialët e famshëm “Rocky” të Silvester Stalones, apo të ngjashme me fillimet e Monxon e Tajson. I lindur më 8 maj 1930 në Tiranë, në një familje me mbiemrin e njohur Janku, ku të gjithë janë sportistë, ndër të cilët Foto Janku lojtar i kombëtares në futboll në vitet ’40, Todi është i fundit i pesë fëmijëve, katër djem dhe një motër. I mbetur jetim nga i ati, Vasili, në moshën 4-vjeçare, shumë shpejt kur nuk kishte mbushur 12 vjeç detyrohet të punojë në zdrukthëtarinë e Myzafer Pecos, te rruga e “Kripës”, pranë ish-Kinema “17 Nëndorit”. Një zanat i vështirë, i lodhshëm, por që do t’i shërbente për shumë vite, në punë e karrierë edhe për humanizëm.

Vullnetar në Beograd dhe dorezat suedeze Nga ndërmarrja e hekurudhës ku punonte, ishte nisur si vullnetar në Beograd për ndërtimin e autostradës Beograd-Zagreb. Ishte 18 vjeç. Të sistemuar me çadra në një pyll, edhe me të rinj të ardhur nga vende të tjera, bashkë me mikun e tij Osman Stojku zbuluan se vullnetarët suedezë kishin marrë me vete doreza boksi për argëtim. Me kujdes, Stojku filloi të organizonte dyluftime, duke angazhuar edhe Todin, i cili, për herë të parë, i provoi ato. Pak vite më parë, kishte parë filmin komik amerikan “Me ndihmën e hënës”, me aktorët Xho Braun dhe Marian Marsh, i shfaqur në Tiranë, pa menduar se atë film do ta kishte si pikë referimi, kur papritur do të praktikonte atë sport, pasi nuk e kishte traditë familjare. Por, qëndrimi në Beograd nuk zgjati shumë. Pas prishjes me jugosllavët, u dha urdhri që vullnetarët të ktheheshin në Shqipëri.

Në fushë me Ruzhdi Bizhutën E pëlqente futbollin, pasi me të ishte ushqyer në familje. U aktivizua me ndërmarrjen e “21 Dhjetorit”. Në vitin 1951 e dërguan ushtar në Shkodër, pastaj do të transferohej në Elbasan në brigadën e Xhenjos. Aty e morën te “Labinoti”, skuadra e futbollit e Kategorisë së Parë, ku gjeti edhe mikun Leonidha Dashi. Luajti shumë pak, vetëm në tri ndeshje: Në Shkodër ndaj Vllaznisë, kundër Dinamos në Elbasan dhe në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Tri takime, asnjë gol. Luante si mesfushor i majtë dhe në krah kishte Ruzhdi Bizhutën, sulmues i majtë. Duke qenë se nuk shkëlqeu në futboll, specialistët dhe drejtuesit e klubit e kthyen në repart. Këtu do të mbylleshin përgjithmonë shpresat e Todit për t’u bërë futbollist.

Në Spartakiadën Sportive të Ushtrisë Shtator 1951. Është duke kryer shërbimin ushtarak, ndërkohë që kërkohen boksierë, për të përfaqësuar repartin në Spartakiadën e Parë Sportive të Ushtrisë. Që të shkonte në Tiranë pranë familjes i tregoi komandës se ishte marrë edhe me boks. Të preferuarit qenë ushtarët e peshës së rëndë, mjafton të ishe mbi 80 kg. Ndërkohë, Partizani ishte nisur për një turne në Bullgari, por për arsye biografie nuk e kishin marrë boksierin Hasan Plasa, i cili do të përfaqësonte repartin në këtë aktivitet. Dhe në peshën e rëndë janë vetëm dy boksierë: Janku dhe Plasa. Te “Tenis Nallbani”, sot “Rr M. Shyri”, te salla e madhe e Mensës së Tiranës, ka rënë gongu i raundit të dytë dhe një go, ditje e fuqishme e Plasës e ka hedhur në tokë kundërshtarin. I tronditur, i trullosur, Janku e ka humbur takimin me KO. Ky do të ishte i pari dhe i fundit KO në karrierën e tij.

Go, ditja që shkroi historinë Ka mjaftuar vetëm një grusht dhe një go, ditje me të majtën, për të shkruar historinë. Nga jeta plot halle dhe me shumë sakrifica nisur nga një dietë, një triskë për 900 gr bukë më shumë, në ring dhe kampion. Viti 1952, miku i tij, Osman Stojku e shtyn të përfaqësojë skuadrën “Puna Qendrore”, që do të merrte pjesë në kampionatin kombëtar që do të zhvillohet te kinema “Republika” në Tiranë. Krejtësisht i panjohur nuk donte të boksonte, por nisur nga një dietë, një triskë për 900 gr bukë më shumë, u ngjit në një kuadrat ndaj një kundërshtari me emër, famë dhe i sigurt në fitore, me diplomën shkruar për të. Në njërin kënd korçari Naum Gjanci i Partizanit, i gjatë 195 cm e 10 kg mbi peshë, përballë Teodor Janku, boksier i ri dhe pa eksperiencë. Gongu ka rënë, ka hezituar për një çast, por Stojku, Reka e Kadiu e kanë shtyrë me forcë për në qendër të tij. Për të riun Janku, tashmë i rrethuar brenda katër litarëve, nuk ka rrugëdalje veçse të ndeshet…

Grushti dhe papritur kampion …Ndjen se ka djegie në gjoks, pasi duhani i paketave “Flora” apo “Zana” e pengojnë. Shumë shpejt ka marrë një go, ditje që i ka shkaktuar gjak nga hunda. Dy raunde kanë kaluar dhe, sapo ka filluar i treti, një grusht i majtë befasues, shumë i fortë e i saktë i tij e ka hedhur në tokë kundërshtarin, madje as numërimi i arbitrit nuk e ka ngritur nga tapeti. Një KO i paparë, heshtje, habi e madhe, moment shokues, askush nuk e kishte parashikuar një fund të tillë. Osman Stojku nuk kishte gabuar dhe momenti historik kishte ardhur, teksa karriera brilante e njërit nga më gjigandët e boksit shqiptar sapo kishte startuar. Për shumë vite e majta e Todi Jankut do të ishte e rëndë, “vr, asëse” dhe e pagabueshme.

I vetëm pa “sekondantë” I gjatë vetëm 175 cm ka boksuar në peshën e preferuar, gjysmë e rëndë 75 kg. Pa asnjë eksperiencë, por krejtësisht i rastësishëm në kuadratin e rrethuar me litarë, nuk ka ditur as të qëndrojë. Janë vitet kur nuk e këshillon as e orienton njeri, gjithashtu as nuk e kupton sa zotëron një të majtë potente. Hilmi Reka ka nuhatur talentin, forcën go, ditëse të së majtës duke e këshilluar, lidhur me pozicionin dhe qëndrimin në ring. Por, ajo më e veçanta e karrierës së tij qëndron në një fakt shumë interesant: nga ndeshja e parë deri tek e fundit, por dhe gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka pasur trajner të mirëfilltë. Kështu është stërvitur dhe ka boksuar. Gjithmonë në këndin e tij të pushimit midis dy raundeve i kanë qëndruar dhe ka pasur si “sekondarë” miqtë e tij, Mehmet Kryeziun, pastaj M. Golemin H. Ukën, pa harruar edhe Stojkun.

“Urr, ejtja” e Gjeneralit dhe propozimi i Dinamos Do të preferonte ta kishte te Partizani, por Todi Janku nuk ka tentuar asnjëherë në karrierën e tij të largohet nga klubi që e formoi. As edhe kur i premtuan rrogë, grada e tij, siç ka qenë rasti i Dinamos. Te Tirana e filloi aty e mbylli. Por, dëshira e Petrit Dumes për ta pasur te Partizani ka qenë e fshehur. E “urrente”, por edhe e admironte njëkohësisht. Pas çdo fund turneu pyetja e tij për trajner dhe drejtues të klubit Partizani ishte klasike: Si dolët? A e mundët Todi Jankun? Kështu, në 1953 Dinamo i propozon të kalojë pranë klubit. I ofrojnë gradë të lartë, një rrogë mujore 7000 deri 8000 lekë, por nuk pranoi, duke i qëndruar besnik “17 Nëndorit” dhe mikut të tij, Hysen Hysenaj.

Me artin, pasion i përbashkët Historia e jashtëzakonshme e Todi Jankut është e lidhur edhe me artin. Me piktorin Kel Kodheli kanë qenë shumë miq, si mik nga Stefani, vëllai i tij. Por edhe për faktin se piktori i njohur ishte edhe admirues i boksit dhe Jankun e kishte ndër të preferuarit. Madje janë takuar në Erevan të Armenisë në vitin 1958, Kodheli që shoqëronte një ekspozitë pikture dhe Janku në një turne boksi. Vite më vonë, arti do t’i jepte tjetër drejtim jetës profesionale: 1964, Dhoma e Tregtisë kërkon një specialist të aftë që të kujdeset e të mirëmbajë Panairet që organizohen jashtë vendit. Rastësisht piktori R. Ballauri e ka marrë për t’i rregulluar disa stenda. Nga ai çast deri kur doli në pension, për 27 vite radhazi, atje ka punuar dhe me Panairet ka shëtitur gjithë Europën. Por nuk harron edhe dy artistët, Pino e Pina Shkurti, të njohurit e cirkut shqiptar. Fshehurazi në shtëpinë e tyre ka parë në televizion ndeshjet e Kasius Kleit, Nortonit, Benvenutit, Frejzerit dhe Foremanit. Pastaj Xhani Morandin, i pëlqente këngët e tij, shumë melodioze.

Kur e kujtuan për profesionist “Jeni një boksier profesionist shumë i mirë”, i pati thënë trajneri i ekipit Shpresa të Hungarisë gjatë një turneu në vitin 1958 në Tiranë. Pasi kishte hedhur në tapet kundërshtarin, me go, ditjen e parë dhe mbas përfundimit të ndeshjeve, boksierët së bashku në një autobus janë kthyer, hungarezët ndaluan për në hotel “Dajti”, ndërsa shqiptarët vijuan për te “Vjosa” ku ishin grumbulluar. Gjatë rrugës, të shtyrë nga kurioziteti dhe pa asnjë informacion, trajneri hungarez, pasi kishte nuhatur forcën e dy grushteve të tij, u interesua për të. “Eja më shih në ‘Josif Pashko’ pas dy ditësh, se atje punoj”, – iu përgjigj Janku, natyrisht në shqip, pa i dhënë të kuptonte ironinë se as që bëhej fjalë për profesionalizëm që ai mendonte.

Duhani, flokët, mustaqet dhe hunda Cigaren e ka filluar në hekurudhën Durrës-Peqin 1947. Bashkë me racionin e ushqimit i jepnin edhe 5 cigare nga paketat “Flora” apo “Zana”. E kishte filluar për inerci, por e ka pirë edhe kur ka boksuar, madje edhe sot nuk e ndan, ndonëse e pi me kujdes, pa e tepruar. Kujton se një muaj para garave e merrte paketën “Partizani” dhe e hidhte në kosh. Një muaj nuk pinte për ta rifilluar pas aktivitetit. Po mustaqet? Fillimisht e shohim të boksojë pa to. Vendimin për t’i mbajtur e ka marrë gjatë një turneu në Armeni. Shkak janë bërë boksierët e huaj të peshës së rëndë, të gjithë me mustaqe. Kaq mjaftoi për ta shtyrë që edhe Janku t’i mbante. Ka një sekret: gjithmonë është kujdesur vetë për to, jo te berberi. Por edhe flokët i kanë rënë kur ka qenë shumë i ri, 23-24 vjeç. Pa mustaqe e pa flokë nuk mund ta imagjinosh Todi Jankun në ring e në jetë. Edhe formën e hundës e ka natyrale. Nuk i ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale, e domosdoshme për boksierët.

Me dorën e thyer Ka qenë momenti më i vështirë në karrierën e tij. Shkodër, kampionati kombëtar i vitit 1960. Ka mundur Fadil Efovinë dhe e pret një tjetër “match” i ashpër, ai ndaj shkodranit Alfred Ashiku, që përfaqëson Partizanin. Bashkë me të edhe publikun e ka kundër. Raundi i dytë, pas një shkëmbimi go, ditjesh ka ndier dorën e butë dhe ka kuptuar menjëherë se e majta ka një frakturë: i është thyer kocka. Por, nuk ka zgjatur shumë, dhe një go, ditje me atë dorë, e ka lëshuar në tapet kundërshtarin. Asnjë sekondë nuk ka pritur, as vërshëllimat nuk e kanë ndalur, por me një mikun e tij ka hipur në një kamion, ka nxituar për në Tiranë te Panajot Boga, ortopedi i njohur. Në pak kohë ai ia ka rikuperuar dhe sërish në ring.

E paharruar me Gronjotin Vetëm një herë është ndeshur me Dhori Gronjotin. Durrës gongu sapo ka rënë dhe boksierët janë ende në pozicionet e tyre me kurriz nga qendra. Papritur ka ndier grushte në qafë e kokë. Janë të Dhori Gronjotit, që nuk ka respektuar rregullat. Është befasuar, kur edhe arbitri ka ndërprerë lojën për t’i dhënë nokdaun për Jankun. Por, e ka rimarrë veten dhe përballja ka vazhduar. Për disa gabime teknike, si pasojë e mungesës së eksperiencës arbitri e ka ndërprerë lojën duke e ndëshkuar Gronjotin, që në shenjë proteste e ka braktisur raundin e dytë dhe krejt takimin.

Frikë nga go, ditja e tij Qëndrueshmëri nervore, kthjelltësi, saktësi, forcë, befasi. Me një shikim shpues, për 12 vite radhazi i ka fituar të gjitha takimet shumë shpejt, madje shumë prej tyre pa përfunduar, ose në pak raunde. Dikush ka rënë në tapet, të tjerë janë tërhequr. U bë i fri, kshëm dhe me të nuk kishte dëshirë të ndeshej askush, pasi humbja ishte thuajse e sigurt. Të gjithë, spektatorë, boksierë, trajnerë, prisnin momentin go, ditës të së majtës, që për një dekadë ka qenë “vr, asëse” dhe që ka identifikuar boksin shqiptar. Ka pasur raste që boksierë, miq të tij, nga frika se ai mund të boksonte edhe në pesha të tjera, e pyesnin gjithmonë në konfidencë se në cilën kategori do të boksonte: pasi u tregonte, ata ndryshonin duke boksuar në tjetër peshë, vetëm për t’iu shmangur e për të mos u ndeshur me të.

Gruaja, më shumë se e tillë Ka bërë sport, por edhe ka dashuruar. I ka pëlqyer një vajzë me emrin Marie, që banonte afër shtëpisë dhe me të është fejuar, pastaj martuar. Një fejesë dhe një martesë jo si të tjerat, pasi jeta, karriera e një boksieri e bën krejt të veçantë bashkëjetesën familjare. Por, për Todin jo shumë. Ka qenë gruaja e tij që e ka shoqëruar, e ka ndjekur në kulmin e formës, madje duke qenë e pranishme në takimet më të rëndësishme e të vështira të karrierës. Deri ditën që u martua, pastaj jo.

E fundit dhe braktisja pa kthim 1963, shtator. Kundërshtari Allushi është tërhequr dhe Janku është shpallur kampion. Është titulli i 12 radhazi. Por, njëkohësisht ka vendosur të mos boksojë më. Në tetor, pas dy takimeve me koreanët në të cilat nuk merr pjesë, një grup boksierësh po përgatiten për në Ganefo dhe Rexhep Rama, një mik i madh për të, e ka ftuar të jetë, por për kampionin kthim mbrapa nuk ka. Është muaji nëntor 1963, kur papritur vjen urdhri që boksi të ndërpritet dhe të mos zhvillohet më në Shqipëri. Motivi zyrtar nuk u tha dhe ende sot nuk dihet. Sapo ka filluar miqësia me kinezët, duke qenë se ky sport nuk aplikohej prej tyre, mund të ketë qenë edhe ky një motiv. Por, ai u ndërpre në kohën kur po lulëzonte, kishte cilësi, rivalitet, pasion. Todi Janku iu rikthye boksit, pas shumë vitesh, kur ai u lejua sërish, pak kohë si trajner dhe fund.

Lidhja me fenë Marrëdhëniet me fenë, dashurinë, respektin i ka mbajtur shumë sekrete dhe i ka ruajtur thellë në heshtje, pa ia shprehur askujt. Gjithmonë para një takimi, Todi Janku shkonte në Teqenë e Dervish Hatixhesë në Tiranë, pa e parë askush në mbrëmje hidhte 100 lekë nga dritarja e mbrapme e saj. As gruaja, asnjeri nuk e ka ditur këtë rit sistematik në vite të tij. Gjithçka u zbulua pas ’90-ës kur me dëshirë e pasion, por më shumë për humanizëm ka ndihmuar në ringritjen e kishës. Iu rikthye profesionit, mori veglat, ato që mundi të gjejë për të kontribuar në ringritjen e kishës, që prej kohësh shërbente si palestër sportive. Kujton se me Janullatos, që e konsideron një njeri me vlera dhe me kontribut të madh për mbështetjen që dha për ringjalljen e fesë ortodokse në Shqipëri, ruan miqësinë dhe ka raporte shumë korrekte me të. Madje, ishte e pabesueshme për Janullatos kur e kishin informuar se një sportist, boksier i klasit të lartë, si Todi Janku, po punon duke shërbyer për kishën.

Familja dhe dorezat e ruajtura Por çfarë bën sot Todi Janku, si jeton, me çfarë merret? Ndonëse e ka konsideruar sport të rëndë, por nuk do të kishte ushtruar asnjë tjetër, përveç boksit, edhe pse e filloi rastësisht, në moshë pak të madhe, por që do t’i jepte famë, emër, lavdi, nderim, vlerësim, gjithçka. Ka dy djem, që nuk e ndoqën karrierën sportive të tij, por thotë se do të donte të kishte edhe një vajzë. Të gjithë në familje janë të majtë. Vetë Todi me të majtën ushqehet, ka boksuar, punon, pi duhan, kafe, shoqëron kur bisedon. Mbahet shumë mirë. Po shkon 85 vjeç, ka një profil, një fizik dhe gjendje trupore e shëndetësore të paparë, shumë pak të ndryshuar nga fotot kur ka boksuar. Asnjëherë abuzim me pijen, pak duhan, por pa e tepruar. Me një kujtesë të admirueshme dhe një harmoni në renditjen e ngjarjeve, protagonistëve.

Përmbi të gjitha i dashur, i qeshur, modest me një thjeshtësi përtej kufijve. Tregon jetën, episodet, gjithçka në mënyrë korrekte, sikur të kenë ndodhur dje. Nuk harron miqtë, kundërshtarët, arbitra, deri në detajin më të vogël, nga takimi i parë tek i fundit. Ka admiruar Xho Luis, Maks Shmeling, por tani Majk Tajson për nga forca fizike, befasia, go, ditja. I mungon tingulli i gongut, litarët, mjekra kundërshtare, ai këndi i vogël, por i kanë mbetur e ruan një kujtim të veçantë: një palë doreza, ndonëse koha i ka vjetruar, por janë ato me të cilat ka boksuar. Bashkë me historinë është i vetmi kujtim me shumë vlerë që i ka mbetur, të tjerat i ka fshirë koha. Sidoqoftë Teodor, apo Todi Janku mbetet një personazh i rrallë, me një karrierë përtej imagjinatës, me grushtin më të fri, kshëm, më të tmerrshëm e më të fortë për “Librin” shqiptar të këtij sporti. I papërsëritshëm!/Panorama

Categories
Histori Sport

Skënderbeu i Korçës, tre njerëzit që e bënë të lavdishëm

Skënderbeu i Korçës, ja kush ishin tre njerëzit që e bënë të lavdishëm
Nga Vepror Hasani

KORÇË- Më në fund shpresat për një Skënderbe të lavdishëm u bënë të mëdha. Në ekipin e Skënderbeut pritej të vinte Qemal Omari. Qyteti i Korçës dinte gjithçka që thuhej për të. Do ta emëronin kapiten të përgjithshëm të futbollit, në të njëjtën kohë do të ishte dhe trajner. Gjithçka do të lihej në dorë të tij. Askush nuk do t’i ndërhynte. Për skuadrën e Skënderbeut gjithçka do të niste nga e para. Ai do ta rikrijonte atë sipas mënyrës së vet. Besimi te Qemal Omari ishte i madh. Sigurisht, nuk mungonin as skeptikët, por ata ishin të pakët. Omari kishte një përvojë të madhe sportive. Kishte luajtur me skuadrat e Stambollit. Prisnin, që pas kësaj futbolli korçar të merrte një trajektore tjetër- atë të fitoreve të mëdha. Besonin te mençuria dhe dhuntitë e tij. Ardhjen e Omarit e priste me padurim edhe themeluesi i ekipit të Skënderbeut, Fazlli Frashëri, i cili njihej nga të gjithë për patriotizmin e tij.

Frashëri kishte qenë pjesëmarrës edhe në ditën e çlirimit të Vlorës. “Gazeta e Korçës”, 4 shtator 1920, shkruante: “Në festimin për lirimin e Vlorës, i cili do të mbahet më 2, vjesht e I-rë, si përfaqësues i Korçës, shkoi nga senatorët z. Fazlli Frashëri, bashkë më z. Pandeli Calen dhe Tefik Panaritin”. (Tefik Panariti, kryetar i parë i qeverisë së krahinës autonome në Korçë, shënimi ynë V.H). Ardhja së shpejti e Qemal Omarit e kishte ngazëllyer Frashërin. E kishte ëndërruar gjatë shfaqjen e një njeriu të tillë në ekipin e Skënderbeut. Omari po vinte si një njeri i rënë befas nga qielli. Gjithashtu, ekipit të Skënderbeut do t’i shtohej edhe dikush tjetër. Ai ishte qendërsulmuesi Servet Teufik Agaj. Këta do të ishin tre njerëzit që do t’i dhuronin lavdi Skënderbeut. Gjithçka do të fillonte në pranverën e vitit 1931.

Futbolli korçar
Deri atëherë futbolli korçar nuk kishte patur ndonjë përvojë kushedi se çfarë. Todo Vaso, Mjeshtri i merituar i sportit, tek një artikull ku flet për historinë e futbollit korçar, shkruan: “Skuadra e parë në Korçë me emrin “Vllazëria” ishte krijuar më 14 prill të vitit 1909 nga Hil Mosi”, duke identifikuar me këtë datë fillimet e sportit korçar, por në të vërtetë kjo shoqëri nuk ishte sportive. Sigurisht, ashtu si në çdo vend tjetër të botës djemtë e shoqërisë “Vllazëria” luanin edhe futboll, por nuk ishin ekip futbolli. Thanas Viso Mborja te “Kujtime nga lëvizja për çlirimin kombëtar”, f. 22, në lidhje me këtë shoqëri, shkruan: “ Më 7 prill të vitit 1909 u mblodhëm në sallën e klubit të ‘Diturisë Shqip”, Hil Mosi, Thanas Floqi dhe unë (Thanas Viso Mborja), dhe aty shtruam nevojën e organizimit të djemve të rinj të Korçës në një shoqëri të tyre.

Pasi e biseduam mirë çështjen në këtë mbledhje, vendosëm më në fund të krijonim shoqërinë e djalërisë shqiptare me emrin “Vllazëria”. Kjo shoqëri kishte për qëllim të mbillte në gji të djalërisë shqiptare ndjenjat e dashurisë, të bashkimit dhe të vllazërimit, t’u mësonte atyre shkrim dhe këndim, t’i zhvillonte nga ana fizike me anë të stërvitjes gjimnastikore”. Pra, nga sa shihet më sipër, nuk bëhet fjalë fare për ndonjë shoqëri sportive, por për një shoqëri shkollore. Dhe jo vetëm kaq, kjo shoqëri që përbëhej vetëm nga djemtë ortodoksë, kishte si qëllim të parë shkëputjen e tyre nga “kthetrat” e kishës greke dhe mësimin e gjuhës shqipe. Kryetar i shoqërisë “Vllazëria” nuk ishte Hil Mosi, por A. Pirro Korça dhe veç kësaj, kjo shoqëri nuk mundi të kishte aktivitet. Ndaj ardhja e Qemal Omarit dhe e Servet Teufik Agajt ishte shpresa e vetme për një ndryshim të madh.

Pas vitit 1920
Dhe ndërsa prisnin ardhjen e Qemal Omarit, (kapiten dhe trajner njëkohësisht), pse jo edhe të Servet Teufik Agajt, (edhe ai luante në Stamboll), gjithkush kujtonte me nostalgji rrugën nëpër të cilën kishte ecur futbolli i Korçës. Përpjekjet e Korçës për të patur një skuadër të denjë futbolli kishin nisur pas vitit 1920. Më 1923 u themelua shoqëria “Shpresa” e liceut frances. Bashkia e Korçës nuk e kurseu ndihmën ndaj kësaj skuadre që ajo të ngrihej në nivelin e shumëndërruar.

Madje në shtypin e kohës gjejmë edhe informacione të tilla, ku thuhet: “Falenderojmë nxehtësisht Bashkinë e Korçës, e cila pati mirësinë të ndihmojë shoqërinë tonë për të realizuar programin e saj sportiv me një shumë prej 500 franga ar. Shpresojmë që gjithë përkrahësit e sportit të na ndihmojnë qoftë edhe me dhurata të vogla. Kryetari i shoqërisë “Shpresa”, Refi Kasimati”. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 7 shkurt 1925). Pas shoqërisë “Shpresa” u krijuan edhe shoqëri të tjera sportive, madje Fazlli Frashëri u bë themeluesi i dy shoqërive sportive; i sportklub Korçës dhe i Skënderbeut, të cilat mbetën të shënuara në historinë e futbollit të Korçës si dy nga ekipet më të sukseshme të asaj kohe. Tashmë Frashëri ishte i sigurtë se me ardhjen e Qemal Omarit dhe të Servet Teufik Agajt, vlerat e sportistëve korçarë do të dilnin në pah dhe ata do të bënin emër.

Sportklub “Korça”
Sigurisht, themeluesi i sportklub Korçës ishte Fazlli Frashëri. “Gazeta e Korçës”, 17 gusht 1926 shkruante: “Këto ditë u themelua këtu në Korçë klubi sportiv nën kryesinë e z. Fazlli Frashëri, i cili kohët e fundit po tregon një energji me pasion për organizimin e sportit. Këto ditë do të kërkojnë lejen e qeverisë dhe do të nisin nga veprimet…”. Fazlli Frashëri mundi ta ngrinte në këmbë shumë shpejt këtë skuadër, madje edhe të ndeshej me ekipet e vendeve fqinje. Këtë gjë e mësojmë nga shtypi i kohës: “Sot u nisën për në Manastir lojtarët e sportklub “Korça”, nën kryesinë e kryetarit të klubit z. Fazlli Frashëri për të dhënë një maç futbolli me lojtarët e sport klub “Bitola”, prej të cilit dhe u ftua. Maçi do të bëhet nesër pasdreke dhe lojtarët tanë do të kthehen pasnesër, të hënë. Ju urojmë sukses të plotë. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 18 shtator 1926).

Fill pas sportklub “Korça” erdhi në jetë edhe një skuadër tjetër: “U formua në qytetin tonë (Korçë) një grup sportiv me emrin “Zhgaba” dhe dje mori pranimin duke u njohur zyrtarisht. I urojmë të suksesojnë dhe të përparojnë”. (“Zëri i Korçës”, 23 nëntor 1926). Megjithatë, pavarësisht nga skuadrat e tjera që po krijoheshin, Sport klub “Korça”, kishte nisur të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Jashtë kësaj vëmendjeje nuk mbeti as Presidenti i asaj kohe, Ahmet Zogut. Shtypi i kohës shkruante: “Prej burimesh të sigurta informohemi se Shkëlqesia e Tij, Ahmet Zogu, Kryetar i Republikës Shqiptare, i dhuroi sportklubit “Korça” 1000 franga ari si ndihmë që të mund të zhvillohet dhe të përparojë. Shkëlqesia e tij ka përkrahur kurdoherë artin, sportin, muzikën moralisht dhe materialisht dhe djelmuria ka mbetur kurdoherë e kënaqur dhe çfaq falenderimet”. (“Zëri i Korçës”, e shtunë, 29 janar 1927).

Skuadra të tjera
Sportit të Korçës nuk i kishte munguar kurrë ndihma, por futbollistët kishin nevojë për një trajner të mirë ashtu siç ishte Qemal Omari dhe për një futbollist të tillë siç ishte qendërsulmuesi Servet Teufik Agaj, nga të cilët mund të mësonin shumë. Bashkë me Fazlli Frashërin ata bëheshin tre, shpirt i plotë i futbollit të Korçës. Por a do të vinte vallë Qemal Omari dhe Servet Teufik Agaj? Të gjithë ishin në pritje. Disa muaj më vonë u themelua edhe një skuadër tjetër. Shtypi informonte: “U formua në qytetin tonë edhe tjatër shoqëri e re, me emrin “Klubi Sportiv Artistik” me qëllim që të merret me çvillimin e ndjenjave sportive dhe artistike të djelmurisë”. “Gazeta e Korçës”, e shtunë, 1 janar 1927).

Por edhe kjo shoqëri ishte më shumë artistike dhe më pak sportive. Viti 1927 solli edhe skuadra të tjera të quajtura “Leka i Madh”, “Pirro”, “Brekverdhit”, “Zjarri”, “Tigri”, “Diamanti” etj, por asnjëra prej tyre nuk e pati jetën të gjatë. Në vitin 1929, sipas gazetës “Zëri i Korçës”, 27 gusht 1929, përmenden këto shoqëri sportive: Skënderbeu, Kastrioti, Monarkia, Pirro dhe Dominasten. Edhe nga emrat e përmendur më sipër, si skuadra më e mirë e Korçës, do të përmendej Skënderbeu. Edhe kjo e fundit ishte themeluar nga Fazlli Frashëri.

Ethet e kampionatit
Todo Vaso, mjeshtër i merituar i sportit, te artikulli ku flet për historinë e futbollit korçar, shkruan: “Skënderbeu” u themelua në vitin 1925”, por pa sjellë ndonjë referencë. Gjithsesi, themeluesi i këtij ekipi mbetet sërish Fazlli Frashëri. Viti 1930 do t’i nxiste të gjitha skuadrat e vendit të hynin në një stad të ri më të kualifikuar e më profesional

Enti Kombëtar, organ qendror në Tiranë, kishte përcaktuar 3 prillin e vitit 1930 si datën e kampionatit të parë të futbollit shqiptar. (Federata Shqiptare e Futbollit u krijua më 6 qershor 1930). Në këtë kampionat do të merrte pjesë edhe Skënderbeu. Mesa duket Skënderbeu kishe qenë skuadra më shpresëdhënëse nga të gjitha skuadrat e tjera të Korçës. Pjesë e këtij kampionatit do të ishin edhe Tirana, Bashkimi shkodran, Teuta, Urani (Elbasani) dhe Vlora”. Për këtë arsye njerëzit e sportit në Korçë ishin vënë në lëvizje, dëshironin që në këtë kampionat të prezantoheshin sa më denjësisht. Që prej shumë muajve, po bënin të gjitha përpjekjet për një riformim të Skënderbeut. U zgjodh gjithashtu edhe një këshill i ri për drejtimin e ekipit

Ahmet Zogu, 1000 franga ari
.Përpjekjet për reformim të Skënderbeut janë pasqyruar edhe në shtypin e kohës. “Sikundër patmë lajmëruar në një numë më parë, shkruante “Gazeta e Korçës”, e shtunë, 13 shtator 1930, që prej disa ditësh çështja e riformimit të shoqërisë sportive të Korçës, “Skënderbeu”, kishte hyrë në rrugë të mirë dhe përfundoi brenda një kohe te shkurtër. Botimet tona u vërtetuan plotësisht prej fjalëve dhe çështja sportive e Korçës përfundoi në mënyrën më të mirë e më të pëlqyer. Skënderbeu u formua përsëri. Dje u bënë formalitetet e duhura zyrtare pranë Prefekturës prej anës së Federatës Sportive të Korçës”.

Edhe në këtë riformim të Skënderbeut në krye të Këshillit Drejtues të ekipt është përsëri Fazlli Frashëri. Në këto përgatitje të mëdha që kishin përfshirë qytetin e Korçës, sërish ishte bërë pjesë edhe mbreti Ahmet Zogu. Gazetat përcillnin këtë lajm: “Me gëzim muarëm vesh se Lartmadhëria e Tij, Mbreti, i ka dhuruar shoqërisë sportive “Skënderbej” të Korçës, një mijë franga ari. Interesimi i L.M.T. Mbretit, dhe simpathia që yshqen për sportistët korçarë ka bërë përshtypjen më të mirë në gjithë popullin e qytetit”. (Zëri i Korçës, e shtunë 6 dhjetor 1930).

Përfundimi i kampionatit
Ndeshjen e parë të kampionatit Skënderbeu e pati me Vlorën, më 6 prill 1930, të cilën e humbi me rezultatin 2-0, por, megjithatë ai, mundi të qëndronte fort deri në ndeshjen e kulmore të 22 qershorit të këtij viti, cilën e pati me Tiranën dhe që përfundoi me rezultatin 0-0. “E korçarët, siç dihet, – shkruan Besnik Dizdari,- nuk pranojnë të zhvillojnë dy finalet (nga 14 pikë secila) për shkak “të padrejtësive” që i ishin bërë Skënderbeut nga arbitri italian Carlo Lorenzo”. Korça nuk u paraqit as në Korçë më 29 qershor 1930 dhe as në Tiranë më 6 korrik, 1930, për shkak të pretendimeve që patën për ndeshjen direkte midis Skënderbeut dhe Tiranës në javën e fundit të kampionatit. Për këtë arsye, Tirana doli fituese në tavolinë me dy fitore aforfe me të njëjtin rezultat 2-0.

Megjithatë Në vitin 1931, në ndeshjet për Kupën e Mbretit Zog I, Skënderbeu mundi të thyente më 18 tetor të këtij viti, ekipin e Tiranës, fituesen e kësaj kupe, me rezultatit 2-1. Kjo fitore e Skënderbeut është e lidhur ngushtë edhe me ardhjen e Qemal Omarit, pasi ai kishte mbërritur në Korçë së paku që nga prilli i vitit 1931, gjë që jo vetëm nuk është thënë, por dhe është manipuluar, duke lënë të kuptohet se Omari kishte ardhur në Korçë në vitin 1932 apo në vitin 1933. Gjithsesi, fitorja e vitit 1933, që i dha Skënderbut titullin kampion, mbetet e paharueshme. Emocionet e kësaj fitoreje po i sjellim më poshtë, ashtu siç janë përjetuar 82 vjet më parë

Mbërritja e Qemal Omarit
Siç e thamë e më sipër, Qemal Omari mbërriti në Korçë që nga prilli i vitit 1931. Pas kësaj date emrin e tij e gjejmë të përmendur edhe te gazetat që botoheshin në këtë qytet. Përmes njoftimeve të ndryshme, kuptojmë se ai është bërë pjesë e ekipit të Skënderbeut. Që të gjithë sportistët e Korçës përpiqen t’i bashkohen kësaj skuadre, të jenë protagonistë në ndeshjet e mëdha të kampionatit e të bëjnë emër. Qemal Omari dhe Servet Teufik Agaji po shndërroheshin në një ogur shpresëdhënës. Gjithkush dëshironte të regjistrohej.

Ja çfarë thuhet në një kronikë të shkurtër te“Gazeta e Korçës”, e enjte 4 qershor 1931: “Shoqëria sportive e Korçës “Skënderbeu”, duke dashur t’u përgjigjet lutjeve që i drejtohen, lajmëron të gjithë sportistët e qytetit, të cilët s’janë anëtarë të shoqërisë, se gjer më 4 korrik 1931 pranon të regjistrohen anëtarët të rinj futbollistë kundrejt një takse për hyrje, dy lekë. Pas asaj date nuk do të merret parasysh asnjë lutje. Dëshironjësit duhet t’i drejtohen kapitenit të përgjithshëm z. Qemal Omar ose Këshillës. Nga zyra e shoqërisë”. Tashmë gjithë banorët e Korçës i kishin kthyer sytë nga sporti, me shpresën se mund të ngjiteshin në krye për të qenë kampionë të Shqipërisë. Gaztetat nisën të shkruanin gjithnjë e më shumë për ecurinë e Skënderbeut. Por, kush ishte Qemal Omari, i cili duhej të kishte mbërritur në Korçë në prill të vitit 1931?

Qemal Omari
“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 6 qershor 1931, shkruante: “Kapiten Qemal Omari fillon rregullimin e skuadrës futbollistike të Skënderbeut. Me kënaqësinë më të madhe informohemi se shoqëria sportive e këtushme “Skënderbeu” emëroi si kapiten të përgjithshëm të futbollit anëtarin e saj të shquar z. Qemal Omari duke i lënë një kompetencë të gjerë. Z. Qemal Omari s’ka nevojë për rekumandime. Ndonëse në Shqipëri ndodhet vetëm prej dy muajsh, është i njohur mirë midis atyre që merren me lëvizjen tonë sportive dhe veçanërisht me futbollin.

Megjithatë e quajmë të arsyeshme të japim disa informata të shkurtra mbi zotërinë e tij, sado që e dimë se kështu do të gjendemi në kundërshtim me modestinë që e karakterizon. Z. Qemal Omari ka njëzet vjet që po merret me futbollin. Disa vite më parë ka marrë pjesë edhe në skuadrën nacionale të Turqisë, vjete me radhë ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Stambollit, ku shërbeu për sa u kthye në atdhenë e tij. Është një arbitër internacional me kartë arbitri GIFA-s (Federation Internacional de Football Association). Në kohërat e fundit organizoi në Stamboll një shoqëri të re sportive “Istambulspor”, e cila sot ndodhet në kategorinë e parë dhe skuadra e saj footballistike fitoi vjet kupën e atij qyteti”.

Qemal Omari, arbiter
“Kur ndodhej para pak kohe në Stamboll, me rastin që arbitroi matchin e championatit midis shoqërive Fenerbahçe-Gallatasaray dy skuadrat më të forta të Turqisë, gazetat e atjeshme e komentuan më fjalët më të bukura arbitrazhin e tij. Për tregim, gazeta “Vëkët” datë 21 mars 1931 shkruan se “… matchi u arbitrua prej z. Qemal Omari, arbitrit më të mirë e më të drejtë të Stambollit”. “Politika” gjithë po asaj date, thosh këto: “Z. Qemal Omari e arbitroi matchin duke mos i lënë vend as parregullimit më të vogël. E përgëzojmë”.

Kapiteni i skuadrës nacionale turke Zeqi bej, i pyetur prej bashkëpunëtorëve sportivë të gazetës “Xhumhuriet” midis të tjerave deklaroi edhe këto, në mbarim t’atij matchi: “Dua të flas dhe mbi një pikë kryesore, që ka shumë rëndësi për sportin e Stambollit. Me këto fjalë dua të hyj në çështjen e arbitrave, kundër të cilëve kemi patur ankime. Arbitronjësi i matchit z. Qemal Omari me shikimet e tij në vend dhe duke mos u lejuar lojtarëve as gabimet më të vogla, e drejtoi lodrën me të vërtetë si një arbitër i mbaruar i Europës dhe plotësoi detyrën e tij gjer në fund me zotësi të çquar. Do të qemë shumë të kënaqur sikur edhe arbitrat e tjerë duke vazhduar me këtë mënyrë ta plotësonin kështu detyrën që u përket, e cila lot një rol me rëndësi në përparimin e sportit. Me këtë rast e ndjej për detyrë të falenderoj z. Qemal Omar”, shkruan Gazeta e Korçës, 6 qershor 1931.

Ditë festive
Sigurisht, Fazlli Frashëri, njeriu i pasionuar pas futbollit korçar, që kishte ëndërruar kaq gjatë ardhjen e një njeriu si Qemal Omari, tashmë po ndihej më më i qetë. “Skënderbeu” do të shkëlqente medoemos. Në të vërtetë kështu mendonin të gjithë. Në gjithë qytetin e Korçës ditët po bëheshin edhe më të hareshme. Edhe gazeta e përmendur më sipër, kështu e përshkruante atnmosferën e atyre ditëve: “Shoqëria e Korçës mund të quhet e lumtur dhe mund të mburret që numëron midis radhëve të saj një sportsmen me zotësinë e z. Omari. Ne nga ana jonë i urojmë suksese në detyrën që ka marrë përsipër, duke qenë të sigurtë se aktiviteti i tij do t’i sjellë shumë dobira jo vetëm sportit të Korçës, por edhe atij të Shqipërisë përgjithësisht. Edhe një rekumandim të vogël sportistëve të “Skënderbeut”, na duket jo i tepërt.

Në qoftë se ata duan të përparojnë vetë dhe të ngrejnë gjithmon lart ngjyrat e shoqërisë së tyre duhet të tregohen përherë sportistë të disiplinuar e të zellshëm. Kështu do të mundin t’ua lehtësojnë barrën udhëheqësve të tyre dhe do të plotësojnë detyrën që kanë kundrejt popullit sportdashës të Korçës, i cili po i ndihmon sikundër nuk ndihmohen sportistët në asnjë qytet tjetër të shqipërisë”. (“Gazeta e Korçës, e 6 qershorit 1931) . megjithate pas dy vjet perpjekjesh, Skenderbeu mundi te merrte titullin kampion. Emocionet e ketij kampionati po i sjellim me poshte

Kampionati i vitit 1933
Besnik dizdari e përshkruan kështu: “Kampionati i vitit 1933 ka një ecuri marramendëse për skuadrën e Korçës, një aventurë rrokullisëse për skuadrat e tjera, qysh nga java e parë deri tek e fundit. 2-0 me SK Tiranës, 3-1 Bashkimit Shkodran në Shkodër, 0-0 me Teutën në Korçë, por 0-0 me SK Tiranën në Shallvare, 2-1 Bashkimit Shkodran në Korçë, 1-0 SK Kavajës dhe kampion dy javë pa mbaruar gara”. Dhe pothuajse në përfundim të kampionatit të vitit 1933, skuadrat pjesëmarrëse kishin arritur këto rezultate: Skënderbeu: 8 matche, fituar 5, barazim 2, humbur 1, goalsa 18:6, pikë 12. Bashkimi shkodran: 7 matche, fituar 5, humbur 2, goalsa 14:8, pikë 10. Teuta: 7 matche, fituar 2, barazuar 2, humbur 3, golasa 11:10, pikë 6. Sportklub Tirana: 7 matche, fituar 2, barazuar 2, humbur 3, goalsa 10:11, pikë 6. Sportklub Kavaja: 7 matche, fituar 1, humbur 6, goalsa 4:19, pikë 2. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë 10 qershor 1933) Ndërkaq, po kjo gazete, e kësaj date, e përshkruante kështu situatën mes skuadrave që mund të shpalleshin kampione:

Ndeshjet e fundit
“Nesër çvillohen në fushat e Durrësit dhe të Tiranës matchet e fundit të kampionatit kombëtar. Skënderbeu u dha fund që pardje matcheve të kampionatit. Tani mbeten katër skuadrat e tjera, të cilat kanë për të zhvilluar edhe një match, nesër rivalja e Skënderbeut për titullin e kampionatit të këtij viti, skuadra e Bashkimit shkodran piqet në fushën e Durrësit me Teutën, të inkurajuar prej fitimit të pardjeshëm kundër Skënderbeut. Ky match do të jetë tepër interesant, ose të paktën kështu paraqitet. Në një anë skuadra do të përpiqet të fitojë kundër Durrësit për ta barazuar nga pikët me Skënderbeun, por do të kërkojë një fitim të bujshëm që të mundë kështu të barazojë, ose më mirë të themi të kalojë Skënderbeun nga golat për të fituar kampionatin. Por që të kalojë skuadrën korçare i duhet një punë tepër e madhe, i duhet të futë një seri golash, gjë që na duket e pabesueshme, në rast se të dy skuadrat do të çvillojnë lodrën e tyre të rregullueshme.

Më anën tjetër, Durrësi duke qëndruar përkrah Tiranës nga pikët si dhe golat, do të përpiqet me çdo mënyrë të shkëputë nga duart e Tiranës vendin e tretë të klasifikimit duke u munduar të mundë Shkodrën me një rezultat të mirë. Sidoqoftë, në rast se të dy skuadrat që piqen nesër në Durrës do të bëjnë një lodër me të vërtetë sportive futbollistike, rezultati do të jetë me një ndryshim të vogël dhe me këtë mënyrë kampionati i mbetet përfundimisht skuadrës së Skënderbeut, nga që ajo ka bërë gola më tepër dhe ka marrë (pësuar) më pak, gjë që shpresojmë se do të merret parasysh”

Në Tiranë
“Matchi i dytë i kësaj dite zhvillohet në Tiranë midis sportkub Tiranës dhe sport klub Kavajës. Skuadra e kryqytetit do të përpiqet të triumfojë kundër Kavajës për të siguruar vendin e tretë në kampionatin e këtij viti, në rast që nuk anullohet matchi i zhvilluar pardje të dielë në Tiranë midis Bashkimit shkodran dhe skuadrës Tiranase që përfundoi 3-2 në favor ë së parës. Në rast që anallohet ky match, dhe në rast fitimi nesër të sportklub Tirana, kundër Kavajës dhe një humbje të Shkodrës në Durrës, sporklubi vete 8 pikë si dhe Shkodra mbetet 8 pikë. Gjithashtu 8 pikë vete edhe Durrësi, porse të dy të parat do të kenë për të zhvilluar dhe matchin e anuluar dhe ajo skuadër që do të fitojë nga ai match do të klasifikohet e dyta në kampionat. Por a do të anulohet matchi Shkodër –Tiranë? A do të humbasë Shkodra kundër Durrësit. Këto janë pyetje që askush nuk mund t’u përgjigjet me siguri, prandaj dhe çdo parashikim është i tepërt. Matchi i nesërm do të na përgjigjet për pyetjen e dytë dhe vendimi i Federatës për të parën”
(“Gazeta e Korçës” e shtunë, 10 qershor 1933)

Skënderbeu kampion
Të dielë muar fund matchet e kampionatit kombëtar që përfunduan. Në Durrës: Teuta – Bashkimi shkodran 1-0. Në Tiranë: Sportklub Tirana-Kavaja 4-1. Me këtë humbje të Shkodrës në Durrës, Skënderbeu i Korçës fiton kampionatin kombëtar të futbollit. (“Gazeta e Korçës”, e martë, 13 qershor 1933). Ndërsa “Gazeta e Korçës”, e mërkurë 14 qershor 1933 sjell këtë përshkrim: “Korça fiton kampionatin kombëtar të futbollit. Vullneti për fitim, kurajoja dhe fati janë tri gjërat që futnë këtë vit në kampionatin e katërt të futbollit skuadrën korçare Skënderbeun. Atje ku ka vullnet dhe kurajo, ka edhe fitim. Dhe kjo thënie kaq e bukur u vërtetua me fitimin e kampionatit. Skuadra e Korçës në fillim të kampionatit dukej një skuadër jo në formë dhe kjo provohet nga thëniet e shumë sportdashësve të cilët gjer në atë moment që shihnin skuadrën e tyre në fushë ishin të kënaqur me vendin e tretë, ose të katërt në klasifikim se lojtarët ishin dhe të papraktikuar, ardhja e papandehur e centërforwardit, Servet Teufik Agaj u dha një kurajo të madhe dhe i shtyti, si edhe disa arsye të tjera për një bashkëpunim më vllazëror.

Fitimi i match-it të parë kundër skuadrës kampione të tri viteve me radhë ua shtoi edhe më tepër zellin për fitim. Vazhdojnë matchet e tjerë edhe skuadra kampione e përkrahur prej vullnetit, kurajos, sigurimit dhe fatit, korr njëpasnjë fitime të bujshme. Qendron në krye të klasifikimit, që në krye gjer në fund të kampionatit, dhe asnjë skuaddër tjetër nuk mund ta rrezikojë për ta rrëzuar. Shkodra e ndjek këmba këmbës, por fati i saj i keq, nuk e lë që ta arrinjë. Herë e ngre me një pikë diferencë dhe herë e rrëzon me dy pikë. Dhe së fundi në matchin me Durrësin mundet me një rezultat vërtet të shtrënguar 1-0, por që i kushtoi dy pikë të vlefshme se me këtë mënyrë Korça do ta merrte kampionatin vetëm nga golasat. Thamë më sipër faktorët krysorë të fitimeve të skuadrës korçare në kampionatin e katërt, por nuk duhet të harrojmë se njëmbëdhjetësihi i Skënderbeut kishte në gji të tij dy kollonat. Me këtë nuk duam të themi se skuadra përgjithësisht nuk lojti mirë, përkundër, shumica çvilloi një lojë të bukur- këto dy kollona janë patjetër Klani Marjani i çkathët, gjak ftohtë dhe kudroherë gati, ruajtës besnik i portës së tij dhe Halfi Fori Stasa i shpejtë, dredharak dhe kurdoherë i pari në vendin e rrezikut, të cilit i bën ballë fare bukur. Kurse vija e parë ushqehet bukur prej vijës së dytë, Agaj është rregullonjës, shpirti i vijës së parë si edhe i tërë skuadrës. (“Gazeta e Korçës”, e mërkurë 14 qershor 1933).

Servet Teufik Agaj
Megjithatë, na duhet të themi se Servet Teufik Agaji edhe sot e kësaj ditë përmendet edhe nga analistët e sportit shqiptar. Besnik Didari, ndërsa përmend emrat Tomor Ypi, Thoma Vangjeli, Enver Kulla dhe Nexhat Dishnica, shkruan: “në mes të të cilëve qëndronte Servet Teufik Agaj-qendërsulmuesi më i mirë i kampionatit, ardhja e të cilit nga Turqia për te Skënderbeu rriti tejet forcën sulmuese. Të gjithë këta gjetën në këtë kampionat harmoninë e lojës, efikasitetin e sulmit, larminë taktike – natyrisht në kontekstin e vetë nivelit modest që paraqiste futbolli në Shqipëri”. Gjithashtu, në lidhje me këtë kampionat Besnik Dizdari shkruan edhe diçka tjetër: “Korça këtë titull e kishte pritur prej 4 vjetësh. Kundërshtuese, krenare, befasuese, bra, ktisëse, ajo gjithmonë kishte menduar se i takonte titulli. Shpesh gjykonte se me pa të drejtë ia rrëmbenin atë nga duart. Trajneri Qemal Omari kishte guxuar, në një farë mënyre, ta shformonte për ta riformuar këtë Skënderbe. Ia kishte arritur. …Skënderbeu qe laboratori dhe praktika e punës së tij, që solli suksesin e titullit: Korça kampione…”, Në këtë kampionat Servet Teufik Agaj rezultoi shënues i 7 golave përcaktues të titullit kampion.

Nga Vepror Hasani /Naishtedikur.info

Categories
Histori Sport

Dikur “sport borgjez”, Dinamo emri emblemë që nuk ekziston më

Volejbolli për herë të parë në vendin tonë është luajtur në vitet 1921-1925, fillimisht në disa shkolla të Tiranës. Më pas u përhap në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë.

Deri në vitin 1930 loja e volejbollit nuk kishte rregulla të veçanta.

Në vende që po frynte era komuniste si Shqipëria, fillimisht volejbolli u ndalua sepse kishte emërtimin“sport borgjez”, pasi sipas teorive politike ishte privilegj i atyre që kishin mundësinë të shkonin në shkollë. Në ato vite shumë pak shqiptarë shkonin në shkollë.

Pas çlirimit të Shqipërisë, loja e volejbollit filloi të luhet përveç shkollave dhe në qendra pune. Karakterit të saj argëtues ju shtua dhe konkurrimi. Dhe me masivitetin që fitoi menjëherë, brenda një kohe të shkurtër u krijuan ekipe të cilat përfaqësonin volejbollin e vendit tonë.

Nga 21-24 shtator 1946 në Bukuresht të Rumanisë, për herë të parë vendi ynë morri pjesë në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit. Më pas ky sport u përhap me shpejtësi dhe u zhvillua brenda dy dekadave, kur edhe shënoi kulmin e tij në sukseset ndërkombëtare.

Ekipet më të njohura në volejboll për Shqipërinë në histori janë “Dinamo” meshkuj dhe femra, “Partizani” meshkuj, “Tirana” femra, “Teuta” femra, “Erzeni” meshkuj dhe “Studenti” meshkuj, që kanë arritur rezultate dinjitoze në Kupat e Evropës.

Dinamo meshkuj e viteve ’70 shkoi në 4 ekipet më të mira të Evropës. Emra të njohur të atij ekipi si Rusi, Fagu, Tartari, Bushati, Panteqi, Lena, Terihati, Gjerazi, Cironaku, Beriolli, nën drejtimin e trajnerit Vangjel Koja, kujtohen sot si emblemat e këtij sporti.

Dinamo për volejbollin e femrave, nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Tartari dhe lojtaret e shquara, si Tase, Ibrahimi, Duka, Babuli, Doçi, Qirici, Duni, Nishku, Gripshi etj, ia dolën po ashtu të renditen në Kupën e Kampioneve në vitin 1980 në 4-t ekipet më të mira të Evropës.

Po i njëjti ekip zuri vendin e 3-të në turneun final të Kupës së Kampioneve në vitin 1990, në Ravena, Itali.

Pas viteve ’90, për shkak të vështirësive financiare, të organizimit dhe ato të infrastrukturës, për dy dy-tre dekada volejbolli shqiptar u përball me periudhën më të errët në histori.

Dinamo e lavdishme dikur, sot në ekziston më, as për meshkuj dhe as për ferma, madje në asnjë sport tjetër, veç atij të futbollit. Por në dy ditët e fundit, volejbolli duket se po rizgjohet.

Një tjetër ekip kryeqytetas rival i dikurshëm i Dinamos, Partizani, po tenton të përsërisë historinë. Në Shkodër, Korçë e treva të tjera, volejbolli për rifiton sërish vëmendjen dhe interesin e dikurshëm./AFP

Categories
Histori Personalitete Sport

Presidenti i parë i Interit, Çami i cili themeloi atë klub

Nga Moisi Dalipi/ Të nderuar miq. Në rubriken “Nje foto eshte nje histori” ju sjell sot foto mes kater burrave eshte Gjon Paramthioti nga krahina e Camerisë (12 Mars 1857 -11 Mars 1936 ). Ka lindur ne Vencia -Itali nga nje familje Came e shperngulur ne Itali ne 1848. dhe ka vdekur ne New York. Familje tregtare-bankiere me origjine nga Paramthia-Cameri. Ai eshte presidenti i pare i ekipit italian Inter ne 1908 dhe pas tij vijne 20 presidentet e tjere ne 110 vjet te ketij klubi.

Ne muzeun e Interit eshte fotua e tij. Plot tre vjet me pare kam hedhur per ju miq dy foto qe me kane ardhur nga arkivat e Detrotit te Sh.B.A -se prej mikut tim Florent Hoxha ku fokusoheshin ekipet e para te futbollit te Filatit ne kranihen e Camerise ne vitet 1928 dhe 1931.

Fakte intersante keto te cilat me motivojne fort per te vazhduar qe te punoj per historine e lindjes te sportit ne krahinen e Camerise. Shume shpejt do jem drejt Italise tek klubi Inter per te mesuar me shume per Gjon Paramthiotin.

E thene me qarte “Nuk keni pare gje akoma ju qe thoni dhe bertisni se Cameria nuk ka ekzituar dhe nuk ekziston”. E verteta punon vetem per ne! Faleminderit te gjitheve!/vloralajme

error: Content is protected !!