Categories
Thenie

Bëj paqe me të shkuarën, që mos të të pengojë për të jetuar të tashmen

Nuk ka asgjë të keqe nëse të shohin fëmijët duke qarë.

Mos e krahaso jetën tënde me të të tjerëve. Nuk ke as më të voglën ide sa të çmuara janë gjërat që ke rrotull vetes.

Nëse një lidhje duhet të jetë sekrete, ti nuk ke pse je pjesë e saj.

Jeta është shumë e shkurtër për të ndier keqardhje për netët e gjata jashtë. Jeto dhe festo sa më shumë të mundesh.

Nëse nuk merresh me asgjë gjatë ditës së sotme, diçka ke humbur nga jeta.

Një shkrimtar shkruan. Nëse do të bëhesh shkrimtar, shkruaj.

Nuk është kurrë vonë për të pasur një fëmijëri të lumtur. Por e dyta varet vetëm nga ty dhe nga askush tjetër.

Kur bëhet fjalë për të ndjekur ëndrrat që ke në jetë, mos prano asnjë “jo” si përgjigje.

Ndiz qirinj; vendos çarçafët më të bukur, vish të brendshmet e preferuara. Mos i ruaj për asnjë rast special. Sot është ditë speciale.

Ji gjithmonë më e përgatitur, pastaj ndiq rrjedhën.

Categories
Thenie

Ai që s’di të mësojë, jep mend – Oscar Wilde

– Bëhu vetja, të gjithë të tjerët janë zënë

– Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.

– Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.

– Kur isha i ri mendoja që paraja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani që jam rritur jam bindur se ashtu është vërtet.

– Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.

– Këshilla më e mirë që mund t’u japësh të rinjve për karrierën është: Zbuloni çfarë ju pëlqen të bëni më shumë dhe pastaj gjeni dikë t’ju paguajë për këtë.

– Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë

– Ai që s’di të mësojë, jep mend./Faktoman

Categories
Thenie

15 thënie të paharrueshme nga Charles Chaplin

Sir Charles Spencer Chaplin ishte një aktor komik, kompozitor, producent, regjisor dhe shkrimtar britanik, i njohur kryesisht si simbol i humorit dhe një përfaqësues i shkëlqyer i kinemasë pa zë. Mori famë me personazhin e tij Charlot. Ka marrë disa çmime nga 1928 deri në 1972, Oskarin Hornorifik, kandidat për Paqen në çmimet Nobel në 1948. Chaplin ka marrë Urdhrin e Perandorisë Britanike në vitin 1975. Disa nga filmat e tij emblematikë janë “Kohë moderne” 1935, “Dritat e qytetit” 1931, dhe ndoshta vepra e tij më e madhe “Diktatori i madh” 1940. Në jetën e tij private ka qenë i martuar 4 herë dhe ka patur marrëdhënie me të paktën 8 aktore të epokës, me të cilat pati pasardhës. Në total 11 fëmijë u njohën ligjërisht. Ja disa prej thënieve të tij më të paharrueshme:

Mëso sikur do të jetosh gjithë jetën dhe jeto sikur do të vd, esësh nesër.

Mos harro kurrë të buzëqeshësh, sepse dita që nuk buzëqesh do të jetë një ditë e humbur.

Koha është autori më i mirë; gjithmonë e gjen një fund perfekt.

Jeta është e mrekullueshme, nëse nuk kini frikë.

Në fund të fundit, gjithçka është një shaka.

Nuk ka asgjë të përhershme në këtë botë të ndyrë. Madje as edhe problemet tona.

Kur një njeri plaket, kërkon të jetojë thellësisht. Një ndjenjë e dinjitetit të trishtuar pushton shpirtin e tij dhe kjo është fatale për një komik.

Mos prit që të të vijë radha për të folur; dëgjo me të vërtetë dhe do të jesh ndryshe.

, Ka diçka të paevitueshme si vdekja dhe kjo është jeta.

Qesh dhe bota do të qeshë me ty; qaj dhe bota, duke të rrahur shpatullat, do të të lerë të qash.

Parë së afërmi, jeta është tra, gjedi, parë së largmi duket komedi.

Kuptimi i vërtetë i gjërave gjendet duke thënë të njëjtat gjëra me fjalë të tjera.

Jam në paqe me Zotin, kon, flikti im është me njeriun.

Ji vetvetja dhe përpiqu të jesh i lumtur, por mbi të gjitha ji vetvetja.

Categories
Thenie

Sepse çdo gjë e imja dashuron çdo gjë tënden – 10 thënie për dashurinë

“Sepse çdo gjë e imja dashuron çdo gjë tënden.”

“Ti bën që jeta të ketë kuptim për mua.”

“Kur të pash, isha i fri, kësuar të të takoja. Kur të takova, isha i fr, ikësuar të të puthja. Kur të putha, isha i fr, ikësuar të dashurohesha në ty. Tani që të dua, jam i frikësuar të të humbas.”

“Të dua, pa e ditur pse, sa, kur apo prej ku. Të dua pa komplekse dhe pa krenari, të dua sepse nuk di rrugë tjetër.”

“Të dua, jo për atë që je, por për atë që jam unë kur jam me ty.”

“Dua të jem me ty për çdo orë të ditës tënde.”

“Të dua, dhe do të dua deri sa të vd, es, dhe nëse ka jetë pas vd, ekjës, do të dua edhe atëherë.”

“Të dua, pa fillim e pa fund.”

“Të doja dje, të dua prapë, gjithmonë të kam dashur, gjithmonë do të dua.”

“Të betohem që nuk mund të të dua më shumë se që të dua tani, dhe prapë e di që do të dua më shumë nesër.

Categories
Personalitete Thenie

Le ta takojmë njëri-tjetrin përherë me buzëqeshje, sepse kjo buzëqeshje është fillimi i dashurisë – Nënë Tereza

Dashuria e thellë fillon me miqësi.
“Dashuria është miqësi që merr flakë. Është të kuptuarit pa fjalë, besim i përbashkët, të ndarit, të falurit. Është premtim, në të mirë dhe në të keq. Ajo nuk mjaftohet përveç se me përsosmërinë duke përfshirë brenda dobësinë njerëzore.” Ann Landers

E vërteta e thjeshtë e dashurisë.
“Ndonjëherë shpirti sheh atë që është e padukshme për syrin.” H. Jackson Brown, Jr.

Martin Luther Kingu, Jr. dinte gjithashtu nja dy gjëra për dashurinë.
“Kam vendosur të merrem me dashurinë. Urr, ejtja është peshë e rëndë për t’u mbajtur.”

Hmm. Kjo është e thellë.
“Të dashurohesh thellësisht prej dikujt të jep forcë, të dashurosh dikë thellësisht të jep guxim.” Lao Tzu

Categories
Thenie

Që të ndjesh dashurinë time – Bob Dylan

Bob Dylan

Kur shiu tërsëllin në fytyrën tënde,
Dhe e gjithë bota të është qepur pas,
Mund të të ofroj një përqafim të ngrohtë
Që të ndjesh dashurinë time.

Kur shfaqen hijet e mbrëmjes dhe yjet
E kur askënd nuk ke të të fshije lotët,
Mund të të shtrëngoj për një milion vjet
Që të ndjesh dashurinë time.

E di që mendjen nuk e ke mbledhur ende
Por unë kurrë nuk do të të bëja keq,
Këtë e kam ditur qysh prej çastit që u takuam
Dhe në mendjen time s’ka asnjë dyshim, vendin ku e ke.

Do të vuaja urie, në blu dhe në zi do të nxihesha,
Do të zvarritesha për ty, përgjatë rrugës,
Nuk ka asgjë të cilën nuk do ta bëja për ty,
Që të ndjesh dashurinë time.

Stuhitë po trufullojnë mbi detin zemërak,
Dhe mbi rrugën e pendesës,
Erërat e ndryshimit po fryjnë të egra dhe të lira,
Dhe ti ende nuk ke parë askënd si unë, kurrë!

Mund të të beja të lumtur, ëndrrat t’i përmbushja,
Nuk ka asgjë për ty që s’do ta beja.
Për ty do të shkoja deri në fund të botës,
Që të ndjesh dashurinë time.

Përktheu Edvin Shvarc/Kultplus.com

Categories
Kulture Thenie

Personat që harrojnë shumë janë super-inteligjentë

A jeni në mesin e personave që harron shumë? Nëse po, atëherë me siguri se ndiheni paksa keq dhe e vlerësoni si trajtë të keqe.

Por, nëse veç pak ndiheni të tu, rpshëm për harresën tuaj, atëherë kemi disa lajme të mira për ju, transmeton Telegrafi.

Një studim i publikuar nga ‘Neuron’ ka zbuluar se harresa është faktikisht formë e inteligjencës që tregon se truri është i përqendruar vetëm në gjërat e rëndësishme.

Paul Frankland dhe Blake Richards nga Universiteti i Torontos kishin kryer studimin dhe kishin zbuluar se njerëzit të cilët përpiqen të mbajnë mend gjithçka shpeshherë e kanë të vështirë marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Gazeta ‘CNN’ e citon Richard duke thënë:

“Është e rëndësishme që truri i harron detajet e parëndësishme dhe në vend të kësaj fokusohet në gjërat që ju ndihmojnë t’i merrni vendimet në botën reale.

Të gjithë e admirojmë një person që i din përgjigjet e kuizeve të ndryshme, por evolucioni e ka formësuar kujtesën tonë jo për të fituar lojëra kuisi, por për të marrë vendime inteligjente”.

Veç kësaj, me tërë këto informacione të cilat tani janë në dispozicion për ne me vetëm një klikim në internet, nuk ia vlen edhe aq t’i ruani në mendjen tuaj tërë ato informacione përveç nëse dëshironi t’i lini përshtypje dikujt.

Richard shton: “Në vend se t’i mbani mend informacionet e parëndësishme që telefonat tonë mund t’i ruajnë për ne, truri jonë është i lirë për t’i ruajtur vetëm memoriet që vërtet kanë rëndësi për ne”./Faktoman

error: Content is protected !!