Categories
Thenie

” Njerëzve fillon tu mungosh, kur të shohin të lumtur me dikë tjetër ! “

” Nëse ke probleme me shqisen e të nuhaturit, mos fajëso aromen e trëndafilit. ”

E qesh e shkrihet pa merak
Në gas të dlirë foshnjarak,
Sa rrez’ e hënës që lëshohet

E bje mbi re e ndrin pastaj
As mund, kurrkund, të krahasohet
Me buzëqeshjen e asaj!

Bej be për yjt’ e gjithësisë,
Për këtë diell që na ngroh
Se jo, as shahu i Persisë,
As mbret në kulmin e lavdisë

S’ka puthur sy porsi këto…
~Mikhail Lermontov~

Të jesh i mirë nuk fiton shumë, por nuk humbet asgjë… pasi ata që largohen nga mirësia jote, thjesht nuk e meritojnë të qëndrojnë pranë saj..
~Ana Oshafi ~

” Problemi i atyre që lexojnë pa fund dhe me shpirt, është se nuk do ta përballonin kurrë me lehtësi botën atje jashtë përtej librave.”

Ndonjëherë njerëzit vënë mure, jo për të mbajtur të tjerët jashtë, por për të parë se kush interesohet vërtete për ti thyer ato…

Categories
Thenie

Ç’dokush mund t’ju bëjë të lumtur duke bërë diçka të veçantë, por vetëm dikush i veçantë, mund t’ju bëjë të lumtur pa bërë asgjë.!

” O Zoti im… Nëse më shikon duke ecur mbi tokë si mendjemadh, më bëj të kujtoj se toka një ditë do të jetë mbi mua ! ”

” Ndoshta unë nuk mund që t’i rregulloj të gjitha problemet e tua, por mund të premtoj se nuk do të duhet të përballesh me to vetëm. ”

Mos e merrni për dobësi heshtjen time, se nëse unë flas, ju nuk do të mund ta përballoni..!!

Dy gjëra nuk duhen përbuzur në këtë jetë:-Mundimi i nënës dhe dashuria e sinqertë e një personi !

Mos mendo pse Zoti nuk na shpërblen menjëherë për të mirat që bëjmë, por falenderoje që nuk na dënon menjëherë për gabimet tona !

” Nuk kam dashuruar më tepër seç duhet. Kam dashur personat e gabuar për një kohë shumë të gjatë, e gjitha është kjo. ”
~Alda Merini ~

“Mos u lidh asnjëherë shumë shpirtërisht me diçka që do të shkojë. Gjithçka është kalimtare. Duhet thjesht ta duash, ndërkohë që e ke.”
~Jerose ~

Categories
Thenie

Njeriu mëson përmes dy mënyrave: përmes leximit dhe përmes shoqërimit me njerëz të mirë! -Will Rogers

Do më shohësh e do thuash: “Kam humbur gjithçka…”
Do të të shikoj e do them: “Paskam humbur vetëm kohë!”

Dallimi midis premtimeve dhe kujtimeve: Ne i thyejmë premtimet.. Ndërsa kujtimet na thyejnë ne…!

Të gjitha familjet e lumtura i ngjajnë njëra tjetrës… çdo familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e saj..
~Leon Tolstoi ~

“Është e vështirë të ecësh me mua. Këtë e dinë të gjithë bashkëudhëtarët e mi, që të gjithë ikën në mes të rrugës.
Kush e kishte fajin…?

A kam faj?
Patjeter që kam. Faji më i madh i imi ishte pse mora rrugën e vështirë me njerëz të lehtë…!”
~Charles Bukowski ~

Njerëzit që do të rrinë pranë për fytyren tënde të bukur për trupin tënd ose pasurinë tënde, mos harro : Nuk do gjënden pranë përgjithmonë.
Por njerëzit që mund të shohin sa e bukur është zemra jote nuk do largohen kurrë prej teje !!!

Categories
Thenie

Unë nuk i urrej njerëzit, thjesht ndihem më mirë kur nuk i kam përreth meje. Charles Bukowski

Më në fund kam kuptuar se të fshij njerëz nga jeta ime, nuk do të thotë se i urrej ata, por që respektoj veten time..!!

Ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken, jane për një kohë, kurse ato që nuk shihen, janë të përjetshme.
~Bibla ~

“…apo ke ngrene?”
“Jo, jo akoma. Po te prisja ty.”

“Por nuk duhet te me presesh. Kurre. Eshte e tm errshme te duhet te presesh.”
Ajo tundi koken. “Ti Robby, keto gjera nuk i kupton. E tm errshme eshte te mos kesh askend per te pritur.”
~ Remarque ~ “3 shoke”

Me njerëzit shpirt ngushtë është njësoj si me shishet grykë ngushta; sa më pak të kenë brenda, aq më shumë zhurmë bëjnë kur i boshatis.

” Mbylli disa dyer! Jo për krenari, por sepse nuk janë më të përshtatshme për jetën tënde. ”
~Paulo Coelho ~

Categories
Thenie

Ndonjëherë, personat e gabuar na mësojnë gjërat e duhura në jetë !

Disa njerëz i ngjajnë motit…
të habisin me ndryshimet e tyre…

Njerëzit qajnë, jo se dashuria ka mbaruar, por për arsye se ajo vazhdon edhe pse s’janë bashkë…

Nëse e do një person për shkak të bukurisë së tij, nuk është dashuri por dëshirë…
Nëse e do një person për shkak të inteligjencës së tij,
nuk është dashuri por admirim….

Nëse e do një person për shkak të pasurisë së tij, nuk është dashuri por interes….
Nëse e do nje person dhe nuk e di pse, KJO QUHET DASHURI..

Njerëzit që rrinë në heshtje janë ata që kanë më shumë gjëra për të thënë… Nuk rrinë në heshtje nga frika e fjalës, por flasin vetëm me atë që është i zoti ti kuptojë…

Harro çfarë të lëndoi në të shkuarën, por kurrë mos harro se çfarë të mësoi ky lëndim…!!

Largësia dhe pritja janë dy gjërat më të shëmtuara por njëkohësisht të bukura, sepse na bëjnë të kuptojmë se cilët janë ata persona që për ne janë të gatshëm ta sfidojnë distancën, dhe të ndalin kohën.

Categories
Thenie

Është e lehtë të lëndosh dikë dhe të thuash “Më fal”… Por është e vështirë të jesh i lënduar nga dikush dhe të thuash “Të fal”..

Është e lehtë të lëndosh dikë dhe të thuash “Më fal”… Por është e vështirë të jesh i lënduar nga dikush dhe të thuash “Të fal”..

Besimi humbet, kur vjen një herë zhgënjimi…
zhgënjimi largohet kur vërtetohet njëqind herë besimi…!!

O Zot, më jep sy që të shoh njerëzit e mirë, një zemër që fal të keqen, dhe një shpirt që kurrë s’humb besimin…

Atij që i mungon butësia, i mungojnë të gjitha të mirat !

– Unë të trajtova ty aq keq. Pse u ktheve sërish ?
– Sepse kështu veprojnë miqtë e vërtetë. Ata falin njëri tjetrin…

Asnjëherë mos ia thyej shpresën dikujt… ndoshta është gjëja e fundit që ka !

Në jetë nuk i humbim kurrë miqtë, thjesht mësojmë kush janë ata të vërtetët !

Ata që dinë të flasin, flasin shkurt.
~Dostojevski ~

Categories
Thenie

Ajo që dashuron shumë nuk fal lehtë… -Paul Claudel

Problemi më i madh i njerëzimit është se: budallenjtë janë tepër të sigurtë në mendjen e tyre, ndërsa të mençurit plot me dyshime !
~Bertrand Russell ~

Gruaja ndien dhe flet me instiktin e ëmbël të zemrës që është i pagabueshëm. Askush nuk di të thotë ashtu si gruaja gjëra njëkohësisht të ëmbla dhe të thella. Ëmbëlsi dhe thellësi, ja ç’është gruaja.
~Viktor Hygo ~

Një ditë do bësh një foto dhe do ta vendosësh në αlbum.. duke menduαr që nuk do e humbαsësh kurrë..
Një ditë do të vësh re një të metë në diçkα që e mendoje perfekte…
Një ditë do pendohesh për diçkα, sepse të gjithë pendohemi për diçkα.
Një ditë do humbαsësh dikë që do…

Një ditë do duαsh që kohα të fillojë të eci me ngαdαlë…
Një ditë do lutesh αshtu si nuk je lutur kurrë më pαrë…
Një ditë do duαsh diçkα kαq shumë sαqë do jepje edhe jeten për të, por nuk do tα kesh…
Një ditë nuk do të të interesojë nëse je i pαsur apo i vαrfër…
Një ditë do e shikosh përsëri αtë foto, dhe do ndjesh mαll…

Lulja më e bukur është ajo që çel më me vështirësi…

Të gjithë e idealizojnë veten si femra të hijshme. Të gjithë duan të njihen si të tilla. Por jo të gjithë janë. Pse valle?!…

Sepse hijeshia nis nga paraqitja por nuk përfundon aty. Hijeshia kalon nga karakteri dhe përfundon tek pastërtia e zemrës. Hijeshia shmang gjestet ose fjalët që janë të turpshme për një femër. Hijeshia nuk pranon xhelozinë apo zilinë kundrejt femrave të tjera. Hijeshia është modeste dhe përulet ndaj atyre njerëzve që kanë nevojë për ndihmë. Hijeshia nuk ofendon. Hijeshia është karakteristika më e bukur që karakterizon një femër të vërtetë…!

Categories
Thenie

Nëse kërkon besimin tim… më jep sinqeritetin tënd..

Nga të gjithë njerëzit që do të njohësh në jetë, vetja jote është e vetmja që nuk do të largohet prej teje apo të humbasë. Për pyetjet e jetës tënde, ti je e vetmja përgjigjie e tyre. Për problemet e jetës tënde, ti je e vetmja zgjidhje…
~Jo Coudert ~

“… Ndaj është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T’i lësh ato të ikin. Të çlirohesh. Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë ne fitojmë, disa herë humbim. Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsht, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftësia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk është më pjesë e jetës sënde. Mbylle derën, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat. Lëre atë që ishe pas dhe behu ajo që je !! ”
~Paulo Coelho~

Mbi të gjitha, mos e gënje veten. Njeriu që gënjen veten dhe dëgjon gënjeshtrën e tij vjen deri ne pikën kur ai nuk mund të dalloj të vërtetën brenda vetes apo rreth tij, dhe kështu humb respektin për veten dhe të tjerët. Duke mos pasur respekt ai pushon së dashuruari…
~Fyodor Dostoyevsky ~

Mund të jem si xhami që kur e hedh thyhet, ama mos harro që xhami edhe pse i thyer nuk të lejon t’a shkelësh, se nëse e bën, do kuptosh çdo të thotë fjala dhimbje..!!

“Shpirti i një njeriu është i fshehur në shikimin e tij, prandaj kemi frike të na shohin në sy.”

Categories
Thenie

Romanet shpesh përfundojnë kur protagonistët martohen, edhe pse pikërisht aty duhej të fillonin. -Tolstoi

Në kohë të vështira jeta na mëson 3 gjëra: Shokët e vërtetë janë më të afërt sesa ne i mbanim; familja na do më shumë sesa mendonim; dhe ne bëhemi më të fortë sesa e imagjinonim…

” Pas cdo nate është një ditë, pas cdo hidhërimi është një buzëqeshje.. .pas cdo lutje është një përgjigje.. ”
~Buda ~

Nëna ka shpikur dashurinë mbi tokë..!
~Sofokliu ~

” Ndoshta nuk jam ngjyra jote e preferuar, por një ditë do të kesh nevojë për mua për të përfunduar pikturën e jetës tënde.”

Mundësitë janë si mjegullat, kalojnë shumë shpejt !

Zoti nuk shikon në pamjet dhe pasuritë tuaja, por shikon në zemrat dhe në atë çfarë veproni !

” Kam njohur disa njerëz në jetë, (fatkeqësisht shumë pak) të cilëve më vinte t’u thosha: Lum Shqipëria për ty, e mjerë ti për Shqipërinë!”
~ Faik Konica ~

“… Ndaj është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra. T’i lësh ato të ikin. Të çlirohesh. Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë ne fitojmë, disa herë humbim. Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsht, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftësia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk është më pjesë e jetës sënde. Mbylle derën, ndrysho të dhënat, pastro shtëpinë, fshiji pluhurat. Lëre atë që ishe pas dhe behu ajo që je !! ”
~Paulo Coelho~

Categories
Thenie

Dy gjëra më kanë habitur gjithmonë: Besnikëria e kafshëve, dhe tradhëtia e njerëzve…

Nëse dikush ka fuqinë të të ndryshojë humorin, atëherë është vërtetë i rëndësishëm !

Kurrë mos qaj për persona që nuk e dinë vlerën e lotëve të tu…

Respekti yt nuk mban gjallë shpirtin tim, por karakterin tënd

Ndonjëherë është heshtja e vetmja mundësi për të treguar se sa jeni të lënduar…!

Asnjë njeri nuk është perfekt. E nëse ti i shmang njerëzit për gabime të vogla, do të mbetesh gjithmonë vetëm.
Kështuqë gjyko më pak dhe duaj më shumë..!

Nuk është vogëlsia e gënjeshtrës tënde që të bën të ndyrë, por madhësia e sinqeritetit të njeriut ndaj të cilit e ke përdorur atë..!!

Ndoshta Zoti dëshiron që ti të takosh shumë persona të gabuar përpara se të njohësh personin e duhur, derisa do të arrish ta njohësh, do të dish edhe ta vlerësosh.
~ Gabriel García Márquez ~

Kur të vjen gjumë nuk e zgjedh jastëkun; kur bie në dashuri nuk e zgjedh bukurinë !

error: Content is protected !!