Categories
Uncategorized

6 shkurt 1926 lindi aktoja e paharruar Liza Laska (1926 – 2014)

Aktore. Lindi ne Vlore, me 6 shkurt 1926.

Qysh ne rini u dallua per talentin e saj dhe me 1946 filloi pune ne Teatrin Popullor* ne Tirane: me pas shkoi ne Korce, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist te ketij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri me 1962. Nga ky vit ajo u be nga aktoret e para, qe formuan trupen e Teatrit Profesionist te Vlores*. Punoi aty deri sa doli ne pension, duke qene prim-aktore e duke mbajtur peshen me te madhe te roleve femra, me mbi 60 te tilla.

Shfaqja teatrale 6 dashnoret, 1953

Ka spikatur posacerisht ne rolet e nenave epike, qe vuajne e pesojne halle e humbje te medha tragjike per bijte e tyre te rene per liri; po keshtu, gra te vuajtura e fatkeqe, qe durojne me stoicizem pasojat e nje jete nen dhune apo te mbushura me privacione: gra te emancipuara apo nena e gjyshe te dashura (shfaqjet: Fundosja e skuadres, Sinjali i kuq, Lidhur si fisheke gjerdani, Fytyra e dyte, Jatagani, Familja e peshkatarit, Luani i shtepise, Rruga “Budi 723”, Nentori i flamurit, Sakrifica etj.) Pervec roleve kryesore, L. Laska ka misheruar me mjeshteri edhe nje sere rolesh te dyta dhe episodike, duke gjurmuar tipa e karaktere jetesore me nje origjinalitet te spikatur.

Shfaqja teatrale, Buzeqeshjet e nje mbremjeje, 1983

Loja e saj shquhej per vertetesi, realizem te thelle, force e peshtjellim emocional, per dramacitet e tragjizem; here-here ajo pershkohej edhe nga tonet lirike e poetike, ku binin ne sy finesa e sjelljeve dhe brishtesia e ndjenjave. Zoteronte nje ze te ngrohte, te bute, melodioz, me nje tingellim e intonacion te paste rte te folmes labe.

Shfaqja teatrale, Doktor Aleksi

Krahas roleve net eater, L. Laska ka interpretuar edhe 13 role te ndryshme ne kinematografi, si nena te Shtigje lufte (1974), Mara te Dimri i fundit (1976), me te cilin ka fituar Medaljonin e Festivalit; pastruesja te Lulekuqe mbi mure, 1976; nena e Belulit te Guna mbi tela, 1977; Evgjenia te Ne prag te lirise, 1981; nena te Vendimi, 1984; halle Sofia te Guret e shtepise sime, 1985; shoqja e Bonit te Vdekja e burrit, 1992 etj. Mban titullin “Artiste e merituar”.

Filmi, Dhe vjen nje dite, 1985

U nda nga jeta ne vitin 2014/Naishtedikur.com/

Categories
Uncategorized

Përgjimet në burgun e Tepelenës/ “Xhaviti tha se këta e kanë bërë edhe kabinetin, e kur të vij Jakubovski, Lirija, sekretare e përgjithshme, Koço kryeministër, Gjini, zv/kryeministër, Maqua…”

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzet e shtatë

Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit. Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Suli, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Pëllumbi” lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Tepelënës

Marrë nga P.Op. Suli

Burimi “Pëllumbi”

Tepelënë, 11.8.1971

Sekret

R A P O R T

Burimi njofton se Xhavit Qesja po influencon mbi të rinjtë e burgosur, veçanërisht te Roberti, Ahmeti dhe Vangjeli me Bardhylin, por tek këta dy të fundit, më pak, bile po influencon edhe te Miçua, Zijaji dhe Halimi, me pikëpamjet e tij anti-socialiste dhe komuniste e pro-perëndimore social-demokrate, Xhaviti me Bedrinë, kanë një platformë, ata thonë: se më mirë 100 herë janë këtë kri min elët e vendit, për udhëheqësit e partisë dhe të shtetit tonë, se sa çizmja e gjakosur e muzhikut rus. Këtë ma tha dje Xhavi në prezencë të Bedriut, ky i fundit në këtë rast qeshte.

Të dy këta, duan Shqipërinë e mbrojtjes perëndimore, pa komunizëm, me dhunën gjakatare të diktaturës, nën demokraci alla-perëndimore, Xhaviti meqenëse studion shumë, ka influencë në të gjithë, me përjashtim të Maqos, Koços, Dilaverit, të cilët kanë urrejtje të tërbuar por njëri tjetrin. Xhaviti është agjitator i stërholluar, di dhe nuhat tendencat e bashkëbiseduesit dhe e përpunon me marifet.

Fehmiu tani i ka hyrë një agjitacioni të gjerë kundër Partisë dhe shtetit, propagandon politikën sovjetike, kryesisht me Maqon, Koçon, Dilaverin, Vangjelin, Bedriun dhe Miçon. Me Xhavitin dhe Robertin, nuk flasin fare. Bedriut ja kreh bishtin me tendencë antisovjetike, por për sovjetikët e moderuar. Kurse Pandeliu, është tip që hedh gurin dhe fsheh dorën, mbi të tjetër.

“Pëllumbi”

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Suli, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Pëllumbi” lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Tepelënës

Marrë nga P.Op. Suli

Burimi: “Pëllumbi”

Tepelenë, 30.9.1971

Sekret

R A P O R T

Më datën 23.9.1971, paradite që u nis Koçua për në spital, në dhomën e Gjinit u mblodhëm dhe bëmë bisedime, Gjini, Dilaveri, Maqua, Bardhyli, Zijaji dhe Vangjeli. Xhaviti këtë e quajti mbledhje për zgjedhjen e kryetarit në vend të Koços. U bënë biseda të ndryshme, ndër të tjera u fol për lirimet me rastin e festave të nëntorit, të gjithë tallen dhe janë të bindur se lirime nuk ka. Neve, thotë Maqua, kurrë nuk na lirojnë këta, ne vetëm në një mënyrë dalim nga burgu, vetëm kur të rrëzojmë këta që kanë fuqinë, atëhere ne dalim nga burgu.

Dilaveri thotë se vetëm kur të vij Ivani dhe të zbarkoj këtë, Brenda dhjetë minutave ua thyen qafën këtyre, atëhere ne kemi tamam liri, bile dy lirime, daljen nga burgu dhe marrjen e pushtetit, këtë e tha si me shaka, në këtë rast të gjithë qeshën të gëzuar. Vangjeli tha se unë vetëm këtë lirim pres, se për mua, është më mirë të jem këtë në burg, në burgun e vogël, se sa të jem i lirë dhe duke qenë këtë në fuqi, se tërë Shqipëria është një burg i madh, pra më mirë të jem në burgun e vogël që e kam mendjen të fjetur, se të jem në burgun e madh ku nuk do t’i duroj dot budallallëqet e tyre dhe brenda muajit do të tentoj të arratisem, por tani di si të veproj e nga të iki dhe jam i sigurt se nuk më kapin dot më. Për mua, o të dal nga burgu e të iki nga Shqipëria, në mos në Moskë, jam kail të vete kudo dhe në Afrikë, vetë, në Shqipëri të mos jem, bile edhe emrin Shqipëri dhe shqiptar, nuk duhet ta dëgjoj dhe ta bëj hasha.

Xhaviti, me datën 27.9.1971, i tha Gjinit: të lutem shumë mua mos më fol dhe as mos më përshëndet. Mua më tha se ja dhjeva atij pizevengut, s’dua të më flasi se më dhëmbin sytë kur e shoh dhe koka e tij don të bëhet zëvendëskryeministër, këta e kanë bërë edhe kabinetin që do të ngrenë kur të vij Jakubovski. Lirija, sekretare e përgjithshme, Koçua kryeministër, Gjini, zëvendës i parë i ministrit të Mbrojtjes, Maqua, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm dhe postet e tjera sekondare ju dhanë të rinjve dhe atyre që i kanë miq, por që s’janë këtu.

Te Maqua dhe Dilaveri, vë re kohët e fundit pas arrestimit dhe izolimit të Miços, një qëndrim të maskuar dhe për të mos u bërë shkak që komanda të kapet pas tyre, se kanë frikë se mos dënohen përsëri. Në fakt, ata numërojnë ditët, sa u kanë mbetur për t’u liruar, Dilaveri tha dje: Le të më lirojnë, ju them faleminderit, as në Pazar nuk dal, marr një kazëm dhe shkoj punëtor e më fëmijët do të rri.

“Pëllumbi”

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Suli, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Pëllumbi” lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Tepelënës

Marrë nga P.Op. Suli

Burimi: “Pëllumbi”

Tepelenë, 1.12.1971

Sekret

R A P O R T

Burimi njofton se më datën 22.11.1971, kur burimit dhe Xhavit Qeses i erdhi familja dhe meqenëse atë ditë ishte kohë e ftohtë, ne u kërkuam të gjithë kolektivit që të futeshim Brenda para se të vinte ora, me qëllim që të përfundonim takimin, të gjithë pranuan, kurse Koçua në mënyrë demonstrative refuzoi, por më vonë dhe këtij i mbushi mendjen Dilaveri, pas kësaj, u takova me Gjin Markun, i cili më tha: Shiko sa i poshtër është Koçua, ky është kr imi nel dhe po e pati pushtetin në dorë, të gjithëve na vr et dhe na fut në burg, më keq se Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, këta janë lule. Por ne, nuk do ta lëmë që të na marrë pushtetin, do ta marrim vetë dhe atij një pension dhe mbrojtje”.

“Pëllumbi”

Dokumenti sekret mbi bisedën e zhvilluar në mes Xhavit Qeses me nënën e tij gjatë takimit në burgun e Tepelenës

DEGA E PUNËVE TË BRENDSHME Sekret

“ANA E SIGURIMIT TË SHTETIT” Ekzemplar Nr. 1

Tepelenë, më 15.7.1972

I N F O R M A C I O N Nr. 9

Nxjerrë nga biseda e zhvilluar midis Xhavit Qeses dhe nënës së tij, në dhomën e takimit, Reparti 307, datë 15.7.1972

Takimi filloj në orën 17. Dhe mbaroj në orën 17 e 30.

Legjenda:

Xh-Xhaviti

N -ja, Nëna

Xh – Qenke me kollë ti?

N – Po.

Xh – Këto kam… që më kanë ardh (bisedojnë gjëra pa rëndësi)

N – Ilaçet qysh i ke?

Xh – Mirë fort.

N – Analizat kishin dalë të mira.

Xh – A e more letrën time ti?

N – E mora, e mora…Ministrinë.

Xh – Si keni qenë, të gjithë mirë?

N – Mirë, mirë.

Xh – Sabrija, si është?

N – Mirë është (zhvillojnë biseda të ndryshme pa rëndësi).

Xh – Ylli në Shkodër është?

N – Jo, në Elbasan ushtar.

N -….(flet, por s’kuptohet).

Xh – Shumë mirë, shumë mirë. Daja, si ja çon në punë?

N – Mirë, mirë….kam marrë radio, apartament.

Xh – PO televizor ka marrë ai?

N – Jo s’ka marrë.

Xh – Pse?

N – Ku e di unë e shkreta…!

Xh – E kam pa në fotografi, por thuaj si të duash, më ka marrë malli për Krujën.

Xh – Çka m’u bë qejfi për punën e Dritës, po mirë Rrema, nuk…

N – ….(s’kuptohet… i tha: Hajt biri taljanit).

Xh – Ai dhe tezen e ka në Venetik, dy motrat i ka….(vazhdon kjo bisedë, por pa rëndësi).

Xh – Dashamiri me kalamajt?

N – Mirë, mirë i ka…e kërkoj kuadri….

Xh – Edhe në Komitetin Ekzekutiv…

N – (nuk kuptohet…)

Xh – Ti ke shkuar në kryeministri dhe atëhere u njohe me të?

Xh – ….Ai që më bani radioskopi, se jam pa dy herë në radioskopi, ai i pari që shikon gjithë…..edhe civilat që janë, kish shkruar atje që të shkruhet edhe….jo Maksut Selenica, është Petrit Selenica, Petriti ka qenë…….para meje, kanë dalë me Maksutin.

N – Po me Maksut Dërrasën…

Xh – (bisedon gjëra pa rëndësi, tregon se ka qenë i shtruar në spital, ka vuajtur, i kanë bërë radioskopi, etj.)

Xh – Kur të shkojsh, më dërgo një telegram.

N – (Përshëndeten me njëri tjetrin dhe ndahen). Memorie.al

E kontrolloi Punëtori Operativ

Rasim Gogaj

Categories
Uncategorized

Po vjen nga deti, oraret që do të mbërrijë stuhia në Tiranë dhe rrethe

Pas dy ditëve me mot të mirë, diell, por temperatura shumë të ulëta sot do të rikthehen sërish reshjet e shiut që do të jenë në formën e stuhisë pothuajse në të gjithë vendin. Vala e motit të keq nis në mëngjes nga veriu dhe pjesa e Adriatikut. Në mesditë do të përfshihet nga reshjet pjesa e ultësirës perëndimore.

Pas orës 15:00 furtuna do të godasë Tiranën për të kaluar drejt pjesës së lindjes së vendit. Pasditja do të gjejë të gjithë territorin nën kushtet e motit të keq. Do të qetësohet pak të premten në mbrëmje, por jo për shumë orë, pasi e shtuna do të jetë me shi dhe e diela me vranësira lokale.

Java tjetër nuk do të karakterizohet nga reshjet, por temperaturat e ulëta./Abcnews.al/

Categories
Uncategorized

Zbulohet skandali, si falsifikohet vaji i ullirit dhe si shitet djathi i mykur për konsumatorët shqiptarë

Emisioni “Stop” ka denoncuar krimin shëndetësor që bën subjekti “Saranda Al” me produktet ushqimore. Në redaksinë e emisionit mbërriti një denoncim nga një ish-punonjëse e këtij subjekti, që tregton produkte bulmeti dhe vaj sallate e ulliri. Në kushte anonimati, kjo ish-punonjëse tregon se në magazinën e këtij subjekti çdo gjë është e falsifikuar. Vajit të sallatës, që shitet si i përzier mes vajit të lulediellit dhe vajit të ullirit, ajo thotë se i hidhet ngjyryes dhe nuk ka aspak vaj ulliri.

Këtë pohim e mbështesin edhe pamjet e fshehta, që tregojnë se si pronari i subjektit “Saranda Al”, udhëzon punëtorët që të hedhin përzierës, ngjyrues dhe kimikate të tjera në vaj. Sipas të njëjtit denoncim, në magazinën e këtij subjekti mblidheshin shumë lloje vajrash, kryesisht vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe riambalazhohej me etiketë të re.

Vajit të lulediellit i shtohen disa përbërës, një lloj lëngu me ngjyrë të kuqe dhe një produkt tjetër në formën e plastelinës, që përzihet në enë të vecanta dhe i shtohet vajit të lulediellit, për të marrë ngjyrën dhe aromën e vajit të ullirit.

Një tjetër skandal përveç përzierjes së vajit të sallatës, është edhe djathi kaçkavall që tregtohet nga subjekti “Saranda Al”. Nga kamerat e fshehta shihet se si kaçkavalli i grirë prodhohet nga djathi i mykur, që pastrohet dhe grihet për t’u rihedhur në treg. Po kështu, shihet qartë se si edhe djathi i lopës shitet si djath dhie nga subjekti, duke i ndërruar etiketat./Burimi “TV KLAN”

Categories
Uncategorized

Si reagoi Enver Hoxha kur pa filmin Kapedani

Ai ishte një personazh që kishte fuqi dominuese ar tistike, një personazh që mund të luante sot një komedi e nesër një dramë. Një njeri me botë, me humor, që përçohej nga roli te grupi i xhirimit, e mbi të gjitha qejfli, qejfli i së bukurës. Kështu e kujton Muharrem Fejzo, të madhin Albert Vërria, “Kapedanin” e filmit të tij. Në intervistën për “Gazeta Shqiptare”, regjisori i njohur tregon marrëdhënien e tij me aktorin e njohur, garën për ta përzgjedhur si personazh kryesor si dhe faktin pse filmi nuk u censurua, edhe pse kishte ankesa që po talleshin veteranët.

– Si e keni njohur Albert Vërrinë?

Me Bertin jam njohur që në atelieret e Institutit të Lartë të Arteve. Unë e kisha atë student në lëmin e krijimit të figurës skenike. Atë kohë, ai interpretonte tek “Ylli i Alpeve”, i Andon Panos, ku kishte një rol tepër interesant. Makiazhi i tij, grimi, i jepte dorë për të krijuar një figurë skenike shumë të mirë. Që aty Berti spikati si aktor me cilësi të rralla aktoreske, me një botë të tijën shumë origjinale dhe vetë psikofiziku i tij ishte shumë i mirë. Ishte i shkurtër, me një portret jo adapt për kinematografinë në kuptimin që kërkon fytyra fotozhenike, por me një karakter të veçantë. Ai krijoi aty një personazh jashtëzakonisht interesant. Që aty, duke e pasur si student, dalloja tek ai pasionin e madh, dëshirën e madhe që të përfitonte nga çdo gjë. Dihet që lënda e grimit dhe makiazhit nuk është ndonjë lëndë kryesore, megjithatë, ajo bëhet e domosdoshme, kur do të krijosh një tip më vete, kur do të krijosh plastikën e rolit. Ky qe takimi me Bertin. U ndamë miqësisht me të në vitin 1966. Berti pastaj shkoi në Vlorë, edhe u inkuadrua në teatrin “Petro Marko”.

– Si u vendos të xhirohej filmi “Kapedani”?

Në vitin 1970-1971 unë kisha mbaruar filmin tim të parë, “Montatorja” dhe qeveria në atë kohë, politika kërkonte sa më shumë filma. Ishte një moment i favorshëm për të prodhuar. Shfaqeshin pak filma rusë e francezë, por në numër të kufizuar, ndaj duheshin prodhuar filma shqiptarë. Në këto rrethana, në Kinostudio erdhi një kërkesë e skenaristit, shokut tim të fëmijërisë, Skënder Plasari, i cili kishte shkruar një komedi për film. Atëherë u shqyrtua skenari, por nuk i dilte zot njeri. Askush nuk kishte provuar ende të bënte film në lëmin e komedisë. Jo vetëm kaq, por të gjithë kolegët e mi kishin kërkesa të tjera me të tjera tematika. Atëherë në këtë përzgjedhje ishte kërkesa e një kolegut tim, Fehmi Hoshafi. U bëmë dy veta që kërkonim të xhironim këtë film. Drejtoria e Kinostudios në atë kohë kishte praktikë që filmin e parë ta bënin dy regjisorë. Debatonim gjerë e gjatë për skenat e filmit dhe idenë qendrore të tij. Më herët kishte tituj të tjerë, por pas debatesh u vendos që të ishte ky titulli, pra “Kapedani”.

– Pse e mori rolin Vërria, edhe pse ishte shumë më i ri se personazhi i tij?

Kinoprovat ishin të shumta. Për rolin, konkurroi aktori i famshëm Mihal Popi, konkurroi Nikolin Xhoja, Albert Vërria e të tjerë. Për rolin e “Kapedanit” duhej krijuar një çift shumë interesant: një çift në konflikt me njëri-tjetrin, qoftë nga ana fizike, qoftë nga tipologjia e qoftë nga ana lojës artistike. Mihal Popi nuk mundej të përballonte xhirimet tona që do të ishin anë e kënd Shqipërisë. Atëherë, ai vetë dha dorëheqjen dhe mbeti Nikolin Xhoja. Çifti Bert-Nikolin rezultoi të ishte shumë i suksesshëm, edhe pse jo aq në fillim.

– Për ç’arsye?

Lindi problemi i krijimit të figurës nga ana e makiazhit, nga ana e kostumit, etj. U bënë shumë përpjekje, derisa u arritën ato figura që shihen sot e kësaj ditë në Shqipëri e më gjerë. Mbasi u vendos figura skenike e këtyre dy aktorëve, që në fotot e para e kuptuam që shkonin shumë mirë njëri me tjetrin. Berti megjithëse ishte shumë i ri, me punën e talentuar të piktorit e grimierit Llukan Bushi, u arrit që pamja e tij të jepte një moshë të përafërt me atë të rolit që kishte dhe moshën e Beqos, të Nikolin Xhojës. Kështu që spektatori nuk e dallon ende që Berti ishte në të 30-atat, e kolegu tek të 60-atat. – Si u përshtatën ata të dy me njëri-tjetrin? Kjo ishte interesante. Berti kuptoi specifikën e rolit. E respektonte shumë Nikolinin si aktor më të vjetër, si aktor me përvojë, por ama nuk e harronte asnjëherë personalitetin e personazhit të vet. Pasi ai ishte Kapedani, duhej të dominonte në çdo rrethanë, duhej të vendoste për çdo gjë, madje duhej të ndikonte edhe mbi Beqon, i cili po ashtu si Kapedani, duhej të ishte kundra grave. Gjithë problemi i tij ishte te kryetarja e kooperativës. Berti pati rastin të tregonte se kishte talent të rrallë. Ishte me një botë të madhe shpirtërore, por edhe me një gamë të mirë artistike, me një gamë që fillonte nga komedia deri te tragjikja.

– Skenat në rrugë, skena në taksi, skena kur i bie çibuku dhe pothuaj merr flakë shtëpia. Çfarë këshillash i jepnit ju Bertit gjatë kohës që xhironit? Çfarë ndodhte pas kamerës?

Kishte shumë dubla. Se ndodhte që Nikolini harronte tekstin ose anonte te dialekti i Durrësit, ndërsa Berti ishte vlonjat puro. Megjithatë, nuk e kishim shumë të vështirë, sepse të dy e kuptuan dhe e përvetësuan shumë mirë figurën që kishin secili. Me Bertin ishte më shumë kërkesa që kishim ne regjisorët, sepse shpesh nuk ishim në unison, edhe pse skenari na bashkonte të dyve. Njëri kërkonte që Kapedani të ishte më teatral, ndërsa unë doja që të ishte më i natyrshëm, të lozte vetveten. Doja të ishte vetvetja, sepse Berti nuk kishte nevojë të vishte ndonjë lëkurë tjetër. Me Bertin kishim këtë konflikt, sepse ai nuk dinte nga të anonte: nga kjo figura pikante dhe e fryrë apo nga personazhi i natyrshëm.

– Në cilat rrethe u bënë xhirimet?

Në Borsh, është pjesa e xhirimeve në fshat, por ka pasur xhirime edhe në Sarandë. Kanë qenë skena të vështira. Berti duhej të hipte në kalë, por e kishte frikë, se nuk kishte hipur asnjëherë. Ai afrohej me shumë kujdes, edhe pse ne morëm një kalë të rraskapitur, siç ishin atëherë ata të komunales. Kur erdhi puna te skena e ëndrrës që tërheq bishtin e kalit dhe që në të vërtetë po tërheq çarçafin, Berti bëri një provë dhe kali ktheu kokën që të shikonte. Berti u tremb nga kali dhe tha, “unë e nuk bëj këtë pjesë, se do më bjerë me shkelm”. Ne qeshnim dhe i thoshim të mos kishte frikë. Sigurisht që Berti e bënte edhe për humor. Ai jo vetëm interpretonte në mënyrë të mrekullueshme, por në sheshin e xhirimit krijonte humor për të gjithë të pranishmit. Humori i tij kalonte nga roli tek vetë ai dhe tek grupi i xhirimit.

– Batutat e filmit a u bënë edhe batutat tuaja?

Po, e jo vetëm kjo, por unë kam ndjekur shpesh në filmat e mi, parimin që xhirimi të dikton, nuk mundesh të jesh strikt i skenarit me pikë e me presje. Të tilla kanë qenë edhe batutat e Bertit e situatat në këtë film. Ishin disa batuta e skena të tijat edhe të Beqos që u krijuan aty për aty.

– Në përgjithësi, filmi i shpëtoi censurës. Si është e mundur?

U hap muhabeti që një veteran ishte ngritur e kishte thënë pse po tallen me ish-partizanët, me një pjesë të lu, ftës, me një njeri të lu, ftës. Por, këtë film e kishte parë shoku Enver dhe kishte qeshur. Kaq mjaftoi. Orteku zbriti poshtë, filmi u pëlqye, u shkruan disa artikuj. Me kohën, filmi fitoi edhe më shumë simpati tek publiku. Meqë ishte kinokomedia e parë shqiptare, filmi kaloi nëpër kaseta dhe u shpërnda gjithandej, madje edhe në Kinë, ku u dublua. Filmi mbetet si vlerë në kinematografinë shqiptare.

– Ju si e morët vesh që filmi ishte pëlqyer nga Enver Hoxha?

Kishim një operator të Kinostudios që shfaqte filmat në Bllok. Ai quhej Bajram e mbiemrin nuk ia kujtoj (bëhet fjalë për Bajram Vilën). Ishte i vetmi që futej atje dhe merrej me shfaqjen e filmit për ata të Bllokut. Kur dërgohej ndonjë film për t’u parë, të nesërmen në Kinostudio, ne ishim në krye të shkallëve, duke parë çehren e Bajramit, fizionominë e tij, që ne i thërrisnim Berom. Nëse ai vinte i qeshur, filmi shpëtonte, nëse ai ishte i vrenjtur a i kërrusur, filmi kishte probleme. Ishte njeri i studiuar, njëri intelektual.

– Ai vetë fliste? E pyesnit Bajramin se çfarë u tha në Bllok për filmat?

Ai vetë nuk thoshte asnjë fjalë. Nëse vinte i kërrusur, e kuptonim se nuk qe mirë puna, filmi ishte me probleme. Kur u shfaq “Kapedani”, erdhi duke qeshur e duke maskuar veten, sepse nuk donte të prononcohej.

– Nga e morët vesh se Enveri kishte qeshur?

Ishin instancat e tjera. Pasi erdhi Beromi duke qeshur ne e pyetëm dhe ai tha: “Pashë që shoku Enver qeshi”. Kaq na duhej ne. U gëzuam se kemi sakrifikuar, sepse jemi lodhur për ta realizuar me ato mjete që kishim. Ishin tepër të rënda nga pesha dhe të vështira. Të organizoje atmosfera të caktuara, ishte e vështirë.

– Më tej, ju nuk kishit frikë për të ardhmen e filmit, se mund të mos pëlqehej nga publiku?

Kishim frikë se po hapeshin fjalët se Kinostudio po tallej me një veteran. E dyta, nuk ishte mësuar spektatori me komedi, por qe befasi që u mirëprit e u duartrokit.

– Disa skena që u krasitën, pse u krasitën?

U hoq një pjesë nga ëndrrat për shembull, sepse kanë qenë më të gjata, janë hequr disa pjesë me Beqon, sepse u dukën si të tepruara.

– Pse të tepruara?

Të tepruara, duke u parë në këndvështrimin politik, sepse na u tha se mund të rëndonte batuta. Me ato batuta mund të aludohej me nëntekstin që kishin, mund të merrte teksti kuptime të tjera.

– Çfarë batutash ju hoqën?
Nuk i mbaj mend.

– Kur u hoqën?
Pasi u xhirua.

– Kush i kërkoi krasitjet?

Instancat e larta, që nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës e deri tek anëtarët e Komitetit Qendror që ishin atëherë. Anastas Kondo ishte përfaqësues i Komitetit Qendror, që vinte e shikonte filmat.

– Sa minuta janë hequr?
Shumë pak, nuk kanë dëmtuar thelbin.

– Ndër vite për këtë film, keni pasur kritika se i shërbyet propagandës së kohës?

Ajo ishte kryesorja. Shtypi, media e të gjithë atëkohë u vlerësua për transmetimin e forcës së gruas si forcë e rëndësishme për Shqipërinë.

– A mendoni se ka ndikuar ndopak në marrëdhëniet meshkuj- femra?

Qëllimi ky ishte. Po të shohësh sekuenca të filmit, Kapedani rrethohet nga femrat.

– Në film nuk i duronte gratë, po në jetën e përditshme, si ishte Albert Vërria në raport me femrat?

Ishte shumë qejfli. Ishte i jashtëzakonshëm dhe e shfaqte këtë. Ai ishte me gjithë mend shumë vlerësues te e bukura, te njeriu, te femra e kudo. Kishte energji pozitive.

– Sot, si e kujtoni filmin “Kapedani”?

Filmi “Kapedani” me Bertin që sot më mungon me bën ende të vuaj. Më pikoi në zemër humbja e tij, isha në Itali kur e mora vesh. Ishte tri vite më i ri se unë. Unë në një mesazh që i dërgova: i thashë ‘Berti më prit se jam afër teje. Do të vij e do të shohim se mos bëjmë ndonjë figurë tjetër matanë’. Për herë të fundit e kam takuar në 60- vejtorin tim. Shumë vite më parë. Me atë rast u shfaq filmi dhe qe ftuar edhe Berti. Nga ai takim e më pas ka ndodhur rrallë që të takoheshim. Ai vazhdoi punën e tij me filma të tjerë.

– Keni bashkëpunuar edhe tek “Operacioni i zjarrit”, që ai ka rolin e Hilukut. E morët ju në film?

Po, e mora tek ai film pasi nga Kapedani u krijua miqësi dhe vlerësim mes nesh. Kush nuk e mban mend Bertin me atë rolin e shurdh-memecit? Kush nuk e mban mend plastikën e tij? Berti tregoi gamën e madhe të interpretimit dhe aftësitë aktoriale. Pastaj ai rolet e karakterit i kishte të tijat, një seri të tillë, që vlerësohet. Tek “Operacioni i zjarrit” krijoi këtë personazh tipik. Më vonë më 1974 e kam marrë te filmi “Shp, ërthimi”. Edhe pse një rol episodik, ai nuk ngurronte të pranonte edhe role të vogla. Ishte me shpirt e zemër të madhe. Pasioni i tij nuk donte t’ia dinte sa ishte roli.

– Ai nuk pati probleme me regjimin?

Jo, fare. Madje me Kapedanin ai u propozua për deputet në Kuvendin Popullor nga Vlora. U ngritën dhe thanë emrin e tij. Ai e pranoi, sepse ishte dhe vlerësim dhe nder, plus përfitimeve ekonomike. Ai mori titullin “Artist i Popullit” më 1979. Nga “Kapedani” ai doli më i përfituara nga të gjithë.

– Ç’biseda bënit në shesh-xhirime?

Ne nuk kishim kohë të lirë sepse do bënim bisedën në tryezë për xhirimet për të nesërmen. Nëse prishej koha, duhej të prisnim se nuk ka lidheshin skenat e planet më njëri-tjetrin, ose mund të mungonte një teknik e prishej e gjithë puna. Ishim në stres gjithë kohës. Mungonte filmi si celuloidi, ose edhe gjëra më të vogla që na prishnin punë e na hanin kohë. Ata bashkë, Berti me Nikolin Xhojën, bënin gallatë pa fund, gallatën e dynjasë e qeshnin gjithë kohës, ndërsa neve duhej të merreshim me këto punët e tjera. Përgatiteshim për të nesërmen. Nuk mbaj mend që të kisha një rast, të ulesha e të bënim një bisedë të zakonshme.

– Si ishte ai si natyrë?

E qeshur, shumë e qeshur. Nuk e kam parë a dëgjuar ndonjëherë që të përflasë të tjerët. Nuk e kam dëgjuar që të flasë për kolegët keq, as Nikolinin e as Bertin. Të dy sot janë në atë botë, e mbase janë takuar, bashkë me Sandër Prosin, Stavri Shkurtin, etj.

Categories
Uncategorized

Sela: Lojrat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje

Me rastin e takimit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, me banorët e fshatit Pirok, kryetari i Aleancës për Shqiptarët theksoi se nëse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fitojnë zgjedhjet parlamentare 2020, lojrat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje, sepse hotelet me 5 yje garantojnë që nuk do të jenë afër vendbanimeve, nuk mund të ketë qasje gjithsecili, dhe kjo do ta ndal në mënyrë të kënaqshme këtë fenomen devijant.

Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët rreth lojrave të fatit është shprehur disa herë publikisht dhe i njeti tanimë është edhe i futur në programin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa “Shtet për të gjithë”.

Më tej, Ziadin Sela theksoi se ky koalicion I cili nëse është pjesë e qeverisë, do të ndryshojë ligjin e lojrave të fatit sikur modeli i Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se ky fenomen devijant në shoqërinë tone, detyron me mijëra të rinj që të braktisin vendin dhe zgjidhjen ta kërkojnë në shtetet e Evropës siç është Gjermani dhe shtetet tjera. Situata aktuale me kazinot është një plan i cili plotëson mozaikun që një ditë na mbajnë me përralla për shoqërinë e përbashkët për të gjithë, por ama shtetin ta mbajnë vetëm për ta. Ne s’kemi kohë për të humbur”.

error: Content is protected !!