Në Nëntor 1921, në Shkollën Teknike të Tiranës, filloi mësimi teknik. Suksesi i madh i këtij aktiviteti ishte instalimi i një gjeneratori elektrik që furnizonte jo vetëm shkollën me dritë, por në datën 11 nëntor 1921 u bë e mundur paisja me rrymë edhe e disa ndërtesa qeveritare të Tiranës. Kështu në këtë mënyrë, erdhi ndriçimi elektrik në kryeqytetin shqiptar.
Shkolla Teknike u jepte nxënësve njohuri të posaçme teorike dhe praktike me një gamë të gjerë programesh profesionale. Ajo kishte një central elektrik që i jepte dritë qytetit, shtypshkronjen e vete. Ajo ndërmerte projekte ndërtimi, zhvillonte veprimtari të shumta sportive e kulturore dhe publikonte gazetën e njohur “Laboremus”. Cilësia e programeve ishte e tillë që të diplomuarit e shkollës pranoheshin në universitetet më të njohura të SHBA-së dhe Europës.
Në vitin 1921 shkolla kishte 32 nxënës/Naishtedikur.info