Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

1947, Dokumentet historike përdoreshin si letra ambalazhi

Posted on March 1, 2021 by Monitor

Nga Kastriot Dervishi

Arkivistët i trajtojnë dokumentet njësoj, pas asnjë lloj privilegji apo nënvlerësimi. Nuk ka rëndësi regjimi apo rendi që i ka nxjerrë ato, por origjinaliteti dhe përmbajta. Me vendosjen e regjimit komunist, u futën konceptet e dëmshme të dokumenteve “para çlirimit” dhe “pas çlirimit”. Dokumentet e para vitit 1944 janë quajtur edhe “arkivat e vjetra”.

Dy diferencim dëmtoi jashtëzakonisht trashëgiminë dokumentare. Raporte të kohës janë tejet dëshpëruese për keqpërdorime të shumta të kësaj pasurie të patjetërsueshme. Për të ndalur këtë hov anarkist Instituti i Studimeve (Seksioni i Historisë), me relacionin nr.15 rezervat, datë 29.7.1947 dërguar Këshillit të Ministrave e vlerësonte gjendjen e arkivave shumë shqetësuese. Cilësohej se dokumentet po humbnin nga zyrat e ndryshme të shtetit. Konstatimi ishte dëshpërues:

“Nuk kanë qenë të rralla rastet në kohët e kaluara që dispozita materiali arkival të jenë prishur ose shpërndarë, ndër to edhe materiali i vjetër në gjuhën turqisht që i përket periudhës së okupacionit turk. Por të tilla ngjarje të hidhura nuk janë vetëm nga koha e kaluar…

Në tregun e Tiranës, në vitin 1947, d.m.th. këto ditë, është shitur si kartë ambalazhi me kuintal material turqisht i arkivit të Prefekturës së Tiranës dhe material arkival që i përket kohës së okupacionit italian me proviniencë nga Prefektura së Tiranës dhe nga Ministria e Financave (si duket është nxjerrë në treg me rastin e transferimit të saj nga selia e vjetër).

Se ç’dëme pëson me të tilla humbje historia e jonë mund të kuptohet po të mendojmë se zhvillimi kultural, politik, administrativ, ekonomik i jetës sonë shtetërore duhet të mbështeten mbi bazat e këtyre dokumenteve që po humbasin”./55News.al

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes