70 vjet me parë, në Yzberisht ndërtohej kombinati i tekstilit. Pamja e fushës dhe fillimi i punimeve. Ndërtimi i fabrikës dhe ndërtimi i shtëpive per punonjësit
Kombinati tekstileve është ndërtuar në Tiranë në vitet 50’të. Inagurimi i saj u bë më 8 nëntor 1951. Sot edhe pse kanë kaluar kaq vite që nuk funksionon, ajo mban po këtë emër.
Përpara viteve 50′ vendi ishte pothuajse i pa banuar. Ndërtimet e para filluan më 1948.
Qyteti i ri industrial kishte gjithçka që nevojitej për jetën e banorëve të rinjë. Shkolla fillore, të mesme dhe profesionale kopshte dhe çerdhe, qëndër sanitare dhe spital. Kinema, bibloteka, fusha sportive. Në pjesën veriore gjëndeshin edhe dy fabrika 1) Fabrika e qelqit dhe 2) Fabrika e tullave selikate.
Qyteti rrethohej nga kodra të gjelbërta dhe ara të punuara në çdo stinë.
Qyteti i Kombinatit Tekstil kishte edhe një termocentral (TECI), ku siguronte energji dhe ujë të ngrohtë si për funsionimin e fabrikave por edhe për banorët vendas./Naishtedikur.com/