Mbretëria e Arbërisë (Latinisht: Regnum Albaniae) u themelua nga Karli I Anzhu në territoret arbërore që rimori nga Perandoria Bizantine në vitin 1271. Mbretëria e Arbërisë u shpall në fund të shkurtit në vitin 1272. Mbretëria shtrihej nga rajoni i Dyrrahut (lat. Dyrrhachium) në jug përgjatë bregdetit të Butrintit. Një përpjekje e madhe për të avancuar më tej në drejtim të Kostandinopojës dështoi në rrethimin e Beratit (1280-1281).
Një kundërsulm bizantin shpejt u pasua, gjë që çoi Anzhuinët brendësi të teritorit deri në vitin 1281. Vespersat sicilian më tej e dobësuan pozicionin e Karlit, dhe Mbretëria u zvogëlua shpejt nga Bizantinët në një zonë të vogël rreth Durrësit. Anzhutë mbahen këtu, megjithatë, deri në 1368, kur qyteti u kap nga Karl Topia. Në vitin 1392, djali i Karl Topisë e dorëzoi qytetin dhe fushat e tij në Republikën e Venedikut.
Gjatë konfliktit midis Despotatit të Epirit dhe Perandorisë së Nikeas në vitin 1253, Golemi, zoti i Krujës fillimisht ishte në aleancë me Epirin. Trupat e Golemit kishin pushtuar zonën e Kosturit në përpjekje për të ndaluar forcat nikease të John Vatatzes për të hyrë në Devoll. Vatatzes arriti të bindte Golemin për të ndryshuar anë dhe një marrëveshje e re u nënshkrua midis tyre ku Vatatzes u zotua t’i garantonte Golemit autonominë e tij. Në të njëjtin vit Despoti i Epirit Mikaeli II nënshkroi një traktat paqeje me Nikean duke njohur autoritetin e tyre mbi Maqedoninë perëndimore dhe Shqipëri. Kalaja e Krujës iu dorëzua nikeasve ndërsa perandori nikeas njohu privilegjet e vjetra dhe mundësoi dhe të reja. Të njëjtat privilegje u ruajtën dhe nga pasardhësi i tij Teodori II Laskaris.
Nikeasit morën nën kontroll Durrësin nga Mikaeli II në vitin 1256. Gjatë dimrit të 1256-57, Gjergj Akropoliti u përpoq të rivendoste autoritetin bizantin në rajonin e Arbërisë. Kështu, autonomia u hoq dhe një administratë e re u imponua. Kjo ishte në kundërshti me atë çka nikeasit kishin premtuar. Udhëheqësit vendas arbërorë u revoltuan kur e morën vesh lajmin dhe Mikaeli II gjithashtu e denoncoi traktatin e paqes me Nikean. Me mbështetjen e forcave arbërore, ai sulmoi qytetet e Dibrës, Ohrit dhe Prilepit. Ndërkohë, Manfredi i Siçilisë përfitoi nga situata dhe u nis për të pushtuar në Arbëri. Forcat e tij të udhëhequra nga Filip Chinard morën Durrësin, Beratin, Vlorën, Spinarizza (Zvërneci) me rrethina dhe bregdetin jugor shqiptar nga Vlora në Butrint. Përballë një lufte në dy fronte, despoti Mikael II u dorëzua përballë Manfredit dhe u bë aleat i tij. Ai njohu autoritetin e Manfredit në rajonet e pushtuara të cilat u dhanë si një pajë pas martesës së vajzës së tij Helena me Manfredin.
Pas mposhtjes së Mikaelit II dhe Manfredit në Betejën e Pellagonisë, forcat e reja nikease vazhduan të përparonin duke marrë të gjitha territoret e Manfredit në Arbëri duke përjashtuar Durrësin. Megjithatë, në shtator 1261, Manfredi organizoi një ekspeditë të re dhe arriti të pushtojë të gjitha zotërimet e tij në Arbëri dhe i mbajti ato deri në vdekjen e tij në 1266.[4] Manfredi e respektoi autonominë dhe privilegjet e vjetra të fisnikërisë vendase dhe rajonet e tyre. Ai gjithashtu i integroi fisnikët arbëror në administratën e tij, siç ishte rasti me Andrea Vrana i cili ishte kapiteni i përgjithshëm dhe guvernator i Durrësit dhe rajonit fqinj të Arbërisë. Trupat arbërore gjithashtu përdoreshin nga Manfredi në fushatat e tij në Itali. Manfredi e caktoi Filip Chinard si guvernator të përgjithshëm të zotërimeve të tij në Arbëri. Fillimisht i vendosur në Korfuz, Chinard e zhvendosi selinë e tij në Kaninë. Atje ai u martua me një të afërm të Mikaelit II/Wikipedia