Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

27 dhjetor 1958 u nda nga jeta Mustafa Kruja, mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë, patriot, politikan dhe kryeministër

Posted on December 26, 2021 by Monitor

U lind më 15 mars 1887 në Krujë, i biri i shërbëtorit të Toptanëve Mehmet efendiut (Meta i Fajës së Merlikës) dhe Hanke Corkës, një familje bektashie. Ndoqi mejtepin e Mulla Hysen Topçiut në vendlindje, dhe pas shpërnguljes së familjes së tij për shkaqe gjaku në Durrës, vijoi mësimet aty ku i dha mësim myderrizi Jusuf efendi Varoshi. Me shpërthimin të Luftës Osmano-Greke më 1897, i ati dhe i ungji thirren nën ar më. Familja e tij rikthehet në vendlindje, ku Merlika vijoi mejtepin dhe më pas hyn në ryzhdijen e qytetit, të cilën e përfundon pas 3 vjetësh. Pas shkollës u ngjit shegert tek tregtari Myftar Seseri, në dyqanin e të cilit lexoi Naimin. Sipas burimeve të tjera, thuhet se ndoqi ryzhdijen në Elbasan dhe Mercan idadisi në Stamboll.

Processed with VSCO with ka1 preset

Më 1902, i ati me shërbim rreshter i xhandarmërisë në Janinë, thirri të birin për t’u regjistruar në idadijen e Janinës ku ishte nëndrejtor e i dha mësim Qamil Bala. Vitin e tretë të shkollës e mbaroi pranë gjimnazit “Numune-i Terakki” në Stamboll, ku nisi të aktivizohej në mjedisin studentor. Prej ndikimit të Esad Pashës, vijoi shkollën e lartë administrative mbretërore “Mülkiye-i Şahane”. E përzunë një periudhë për shkak të angazhimit të tij në propagandimin e ideve kombëtare. Në kryeqytetin osman ishte pjesë e këshillit të lartë të “Cemiyet-i inkilabiye” kundër despotizmit të Sulltan Abdyl Hamitit II dhe në mbështetje të kushtetutës. Pas Revolucionit Xhonturk më 1908, punoi në mbështetje të mësimdhënies në gjuhën shqipe në Mylkije dhe shkruajti artikuj në shtypin liberal të Komitetit “Bashkim e Përparim” me nofkën Asim Cenan (Asim Xhenan). Përkundrejt dëshirës së bamirësit të tij, ndoqi karrierën në arsim, më 1910 iu caktua sekretariati i administrimit të shkollave idadije në Ministrinë e Arsimit Publik. Pas një viti u emërua Drejtor i Arsimit në sanxhakun e Elbasanit, mësues matematike në idadijen e Durrësit dhe mësues turqishteje në një shkollë fillore italiane. Që i ri në shtypin stambolliot u pozicionua për çështjen kombëtare dhe lirinë e të shkruajturit shqipen me alfabet latin.

Ishte veprimtar aktiv i Kryengritjes së 1912 si sekretar i çetave të Abdi bej Toptanit. Me Neki Rulin, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe Sali Nivicën, priti në Durrës përfaqësuesit e Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë: Rexhep bej Mitrovicën, Bedri Pejanin, Salih Gjukën dhe Mid’hat bej Frashërin. Pasi iu bashkuan Abdi dhe Refik bej Toptani, u mblodhën në shtëpinë e Dom Nikollë Kaçorrit, ku Abdi beu u lexoi një letër nga Syrja bej Vlora për një kuvend mbarëshqiptar. Priti dhe shoqëroi Ismail Qemalin për në Vlorë ku u mbajt kuvendi dhe vetë përfaqësoi Krujën, kuvend në të cilin nënshkroi Shpalljen e Pavarësisë me siglën Mustafa Asim Kruja dhe u caktua sekretar i parë i qeverisë. Më 1913 qe nënprefekt i Vlorës. Më pas, gjatë administratës së qeverive në kohën e Princ Vidit, qe këshilltar i arsimit publik dhe inspektor i arsimit në Elbasan. Pas shpë rthimit të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, Thanas Floqi shkruan se e takoi në Rrëshen. Me kthimin e Esad Pashës, Merlika nuk i bindet, Pashai e burgos dhe autoritetet italiane e internojnë në ishullin e Favinjanës. Me shtjellën e ngjarjeve të Luftës së Parë Botërore, lirohet dhe lejohet të shkojë në Caserta, ku ishte me shkollë i vëllai.

Nëntorin e 1918 u rikthye sërish në vendlindje dhe më 25 dhjetor qe përfaqësues i Durrësit në Kongresin e Durrësit të nxitur nga Italia. Gjatë punimeve të Kongresit të Durrësit propozoi që Shkodra të ishte kryeqytet i Shqipërisë. Në qeverinë Përmeti të dalur prej kongresit qe emëruar ministër i Postë-Telegrafeve. Mori pjesë në delegacionin qeveritar që shkoi të përfaqësonte çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes, ku bashkë me Gurakuqin hartoi disa memorandume dhe nota drejtuar konferencës.Pas ndërrimit të përfaqësuesve në konferencë, kthehet në atdhe ku bie në kontakt me idetë e organizimit të një tjetër kongresi kombëtar. Pasi nuk u ujdisën në bisedime që kongresi të mbahej në Krujë dhe Merlika të merrte post kryesor, sipas kujtimeve të bashkëkohësve bën pjesë në komplotin e vr sjes së Abdyl bej Ypit, që ishte ndër zërat për mbajtjen e kongresit. Nuk mori pjesë në punimet e Kongresit të Lushnjës, por u mor me organizimin e qëndresës antiserbe në Dibër, Lumë dhe në Luftën e Koplikut me 200 krutanë. Ndërhyri edhe në mbrojtje të Tiranës me forcat e komanduara nga Bajram Curri kundra esadistëve të Osman Balit.

Në zgjedhjet e 5 prillit 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Kosovës, i afërt me kosovarët,iu bashkangjit deputetëve të Shkodrës si grupim parlamentar. Përvjetorin e fitores në Vlorë më 1921 bashkëfarkëtoi një aleancë politike të palëve brenda dhe jashtë parlamentit, emërtuar Bashkimi i Shenjtë. Përgjatë ndodhive të Republikës së Mirditës dhe dorëheqjes së dy ministrave të qeverisë Evangjeli, dhjetorin e 1921 qe pjesë e grupit që i kërkoi kryeministrit që të jipte dorëheqjen. Pas krizës qeveritare të dhjetorit, Këshilli i Naltë emëroi qeverinë Ypi, por Merlika me anëtarët e Bashkimit të Shenjtë dhe ato të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u mobilizuan edhe njëherë kundër qeverisë marsin e 1922. Si anëtarët e tjerë të lëvizjes, doli nga Shqipëria dhe u vendos në Kragujevac në Mbretërinë Jugosllave; në parlament u zëvendësua nga ish-mësuesi i tij, Qamil Bala. Më 2 qershor 1924, me qëllim zbutjen e gjendjes, Kuvendi Kushtetues e fali me anë të një vendimi bashkë me të tjerë. Përkrahu Revolucionin e qershorit, pas suksesit të së cilit u emërua prefekt i Shkodrës dhe në dhjetor arratiset pas kthimit të dhunshëm të Zogut me ndihmën e Beogradit. Në fillim në Bari dhe më pas u vendos në Zara të Dalmacisë, asokohe pjesë e Italisë

Mustafa Asim Merlika i njohur më shumë si Mustafa Kruja, apo Mustafa Merlika Kruja (Kruja, 15 mars 1887 – Ujëvarat e Niagarës, 27 dhjetor 1958) ka qenë mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë, patriot, nëpunës, politikan dhe kryeministër, senator i legjislaturës së XXX të Mbretërisë Italiane gjatë regjimit fashist, anëtar i komisionit të punëve të jashtme, tregtisë dhe legjislacionit doganor gjatë mandatit të tij si kryeministër. Si studjues i shqipes, historian e publicist njihet dhe me emrin e pendës Shpend Bardhi./Wikipedia

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes