Categories
Histori Personalitete

600 franga rrogë dhe na sistemo bibliotekat, kur Koliqi i kërkonte novelistit Jokl të punësohej në Shqipëri

E shkuara e shkrimtarëve Ernest Koliqi e Martin Camaj, nëse kanë qenë bashkëpunëtore të agjenturave të huaja, pas publikimit të dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane, ka hapur shumë debate në publik.

Studiuesi Cezar Ndreu tregon përmes një mesazhi në “Facebook” se Ernest Koliqi luftonte t’i shpëtonte jetën nobelisitit dhe albanologut Norbert Jokl.

Në kohën kur Ernest Koliqi ishte ministër i Arsimit i ka kërkuar profesor Norbert Jokl që të vijë në Shqipëri dhe të merret me sistemimin e bibliotekave në Shqipëri. Kujtojmë se Ernest Koliqi ishte ministër i Arsimit në vitet 39-41.

Ernest Koliqi i propozoi profesorit një rrogë 600 franga ari. Kërkesa e vetme e Koliqit ishte që të sistemonte bibliotekat e vendit.

Nga kjo kërkesë e Ernest Koliqi, pavarësisht se ishte pjesë e një qeverie kuislinge, tregon qartë se publicisti po punonte për vendin e tij edhe në një kohë kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia./Fjala/

error: Content is protected !!