ANTROPOLOGJIA E SHPISË ARBËRESHE
SI RRINË SHPITË E GJITONISË?
– Si rrinë shpitë e gjitonisë? –
– Të gjitha munge*, në mëngjesë -.
Njera shpi me krahë ngryq
– e tiksur*
jetra me pëllëmbat e duarve në qiell
– në lutje
ajo afër me krahë të ngrëjtur drejt xhullandin*
– e pafanë
Kjo hedh qeramidhat* e i shprishin kudo
e llavur
Ajo jetra ruan fikun i zi
i bijtur te praku
… Më e mjera ndër shpit
buthëton lavomat* ndë vatër
të sprasmet në gjunjë me dritaret e çara.
Jashtë zdredh bora
e rreth një fjale grumbullohet.
I tiksur, në lutje, i pafan, i llavur, i mjer
si shpitë e mia
me kyçe kopile të mijërave fjalë
shpërthej derën e gjërave të heshtura
ndjenjën e lëpushës* mbi zdramët* e mureve.
*memeca; * të shtangëta; *tarracë; *tjegulla; *plagët; * letër; *copëzime
mario bellizzi/Naishtedikur.info