Categories
Histori

Artikulli i rrallë! “Das Interessante Blatt” shkruante për Pavarësinë e Shqipërisë

Revista e ilustruar austriake “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj të datës 30 nëntor 1912 disa ditë pas shpalljes së Pavarësisë në ballinë të saj kishte titullin “Proflamation der Unabhängigkeit Albaniens”, ose “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”

Ata e kanë shoqëruar artikullin me një skicë të bukur dhe shumë domethënëse për aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 në qytetin bregdetar të Vlorës. Aty shihet flamuri kombëtar dhe Ismail Qemaili i rrethuar nga kleri fetar dhe përgaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare duke u përshendetur me entuziazëm nga vlonjatët. Por në turmë duken qartësisht edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

“I rrethuar nga priftërinj dhe përfaqësuesit e shquar nga të gjitha pjesët e Shqipërisë, Presidenti i Përkohshëm Ismail Kemal Bei e shpalli pavarësinë e vendit në brohoritje të stuhishme të popullit të Valonës,”- thuhet në artikull./Dosja.al/

error: Content is protected !!