Categories
Histori Kulture

Bekim Fehmiu: Skënderbeu është një enigmë

Nga Gjon Leka

Në një intervistë të botuar në revistën e asaj kohe Ylli të vitit 1972,aktori me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu në pyetjen se në rast se do ta interpretonte Skënderbeun në ndonjë rol ai kishte thënë këto fjalë për kryezotin arbëror Gjergj Kastriotin:

“Si do ta interpretoja unë Skënderbeun ? Ju do ta shihni po të kem fatin ta interpretoj.

Për mua Skënderbeu është një enigmë.

Si ka mundur ai të jetojë në oborrin e sulltanit për kaq vjet dhe pastaj, si gjen mundësinë dhe mjeshtërinë të kthehet në Shqipëri, të bashkojë për të parën herë principatat e përçara feudale dhe për njëzet e pesë vjet me radhë t’u bëjë ballë hordhive otomane, fuqisë më të madhe të kohës?!”./Botasot/

error: Content is protected !!