Categories
Histori

Durrës, 1977. Shtypi i kohës: Plastika – fabrika e rinisë – Nga Thanas Mustaqi

Histori / Durrës, 1977. Shtypi i kohës: Plastika – fabrika e rinisë

• Më shumë se 70 për qind e fuqisë punëtore ishin të rinj dhe të reja
• Mosha mesatare e punëtorëve ishte 23-24 vjeç.
• Në disa reparte madje në ato kryesore, por edhe në vendet drejtuese, mbizotëronin të rejat.

Fabrika e Plastikës në qytetin e Durrësit mund të quhej fabrika e rinisë. Kjo sepse në çdo punishte, në çdo linjë dhe pranë çdo makinerie mund të gjeje të rinj: brigadierë, përgjegjës repartesh. Ishin jeta, pulsi i fabrikës. Më shumë se 70 për qind e fuqisë punëtore ishin të rinj dhe të reja, shkruan shtypi i kohës.

Mosha mesatare e punëtorëve ishte 23-24 vjeç. Në disa reparte madje në ato kryesore, por edhe në vendet drejtuese, mbizotëronin të rejat.

U prodhua një presë nga vetë të rinjtë., pari i këtij lloji në vend.

Mjeshtri Luan Lakrori, 27 vjeç, para shtatë vitesh kishte mbaruar politeknikumin dhe u bë mjeshtër i kategorisë së lartë. Brigadier i repartit të pjesëve të këmbimit.

Punëtori Fatmir Koka, 28 vjeç, kishte mbaruar shkollën e mesme profesionale pa shkëputje nga puna dhe u bë montator i kategorisë së lartë. Krijimi i shumë kallëpeve të reja lidhej me emrin e tij.
Shumica e të rinjve këtu ishin nga Durrësi. Ata filluan punën kur u krijua fabrika me makineri të reja. Nga një punishte e vogël, me mjete primitive kthye në fabrikë moderne. Disa nga të rinjtë kanë ardhur nga qytete të tjera të Shqipërisë. Këtu ata u njohën, këtu ndoqën shkollën pa shkëputje nga puna dhe së bashku kapërcyen vështirësitë e para.

Disa prej tyre u martuar dhe krijua familjet e tyre. Një prej tyre ishte Vasil Kola, nga Tepelena. Këtu ai u takua me Rajmonda Foton dhe u bënë me vajzë. Rajmonda ishte makiniste në repartin kryesor të uzinës, ndërsa Vasili, pasi mbaroi shkollën profesionale të Fabrikës së Plastikës, u bë mekanik i shkëlqyer.

Më shumë se 80 për qind e këtyre të rinjve kishin përfunduar ose po ndiqnin ndjekur shkollat e mesme pa shkëputje nga puna. Në shkollën e mesme profesionale pranë fabrikës, mësimet në degët teknologjike zhvilloheshin nga inxhinierët që punonin në të. Të gjithë punëtorët e rinj ndiqnin kurse kualifikimi. Mes tyre kishte edhe disa që filluan punën si punëtorë të pakualifikuar, ndërsa pastaj, pasi kryen arsimimin pa shkëputje nga puna, u bënë inxhinierë. Një e tillë ishte Naide Gjeta, përgjegjëse e repartit të lodrave për fëmijë.

Lirika Bragaj nga Skraparit u zgjodh kryetare e bashkimeve profesionale të fabrikës.

error: Content is protected !!