…..” E mbani mend Festivalin e pare te kenges ne RTSH…..????!!!!”
……Ne bisede me nje mikun tim muzikant te hershem, sot pensionist, duke shijuar ate kafen e preferuar ne lokalin e vecuar, biseda erdhi rrjedhshem ne kohet e arta te fillimit te rrugetimit te Festivaleve te para ne RTSH.
Per cudine time ai me tha dicka te vecante, qe me befasoi:
-Kam nje fletore te cmuar ku kam shenuar festivalet e RTSH nga Festivali i pare.
Shume kurioz i kerkova, qe te nesermen te ma sillte ate fletore “thesar” dhe te shfletonim ato kujtime.
Dhe e nesermja erdhi. Sot ne mengjes, pas kthimit nga shetitja e zakonshme buze Liqenit te Tiranes, me Dolen, shijova edhe mengjezin e pergatitur nga “permetarja “ime Dola, u vesha dhe dola
Miku im ishte bere gati dhe dolem. Ne nje gazete kishte te mbeshtjelle ate “Thesarin” e tij.
U ulem ne lokal dhe porositem kafene e zakonshem. Ne lokal volumi i muzikes ishte teper i larte.
Per nje moment miku im rrudhi syte, kafshoi buzen dhe belbezoi:
-A thua quhet kjo muzike dhe kjo kenge…??
E pashe ne sy me duke dhene nje shkak u ngrita nga tavolina dhe u drejtova ne banak.
-Ju lutemi mund te ulni ne minimum volumin e kenges. Vetem ne te dy jemi ne lokal dhe duam te bisedojme.
U ktheva ne tavoline.
E ngacmova une muzikantin e vjeter:
-Me tregon pak per Festivalet e RTSh nder vite. Mundesisht ate te Parin. Une kam qene i vogel, por di qe u zhvillua ne 1962.
Heshti muzikanti me pa thelle ne sy. Mbylli pak syte e lodhur dhe me gishtrinjte, qe nuk i komandonte plotesisht mbase pak nga mosha, por me shume nga emocionet, hapi dhe gjeti faqen ku kishte shenimet perkatese dhe filloi te ligjeroi me ze te ulet:
-Kam qene i ri, i apasionuar pas muzikes. E pritem si nje lajm te jashtezakonshem zhvillimin e Festivalit te Pare ne RTSH. U zhvillua ne datat 21, 22, 23, 24 Dhjetor 1962, kurse nata finale me 26 Dhjetor 1962.
Nje kuriozitet nuk u dha asnje cmim i pare. Por pas disa vitesh RTSh cmimin e pare ja akordoi kenges “Femija i pare” kenduar nga e madhja dhe e paharrueshmja Vace Zela, atehere nje kengetare e re plot dinamizem.
-Cmimi i dyte per kenget : “Kendoj” Muzika Avni Mula me teks te Ismail Kadarese, kenduar nga dueti Avni Mula dhe Meliha Doda, kenges ” Lule te bukura sjell pranvera”, muzika Mark Kaftalli, teks te Cesk Ndrekos, po keshtu kenduar nga dueti Florida e Ndrek Gjergji, po kete kenge e kenduan dhe dueti Violeta Simoni dhe Xhavit Xhepa dhe kenges “Vashezo” me muzike te Koco Ucit qe eshte njekohesisht dhe autori i teksit, kenduar nga dueti Qemal Kertusha dhe Meliha Doda.
-Cmimi i trete ju dha kengeve:
“Mos me qorto”, muzika Vath Cungu, teksi Dionis Bubani, kenduar nga kengetaret Violeta Simoni dhe Qemal Kertusha.
“Femija i pare”, muzika Abdulla Grimci, teksi Dionis Bubani, kenduar nga Vace Zela dhe Qemal Kertusha.
E pashe me admirim te papare. Cfare thesari eshte sot kjo fletore e zhubravitur nga vitet.
-Por kam shenuar edhe dicka te vecante, cmimet per kengetare:
Cmimi i pare per kengetaren Vace Zela
Cmimi i dytew Avni Mula, Qemal Kertusha.
Cmimi i trete Meliha Doda,Florinda Gjergji dhe Violeta Simoni.
Nuk e ngacmova me. Ndjeva sa emocione i zgjuan keto rrjeshta. Duke ju dridhur duart e mbylli me kujdes ate fletore aq te vyer me keto kujtime brilante.
Pastaj biseduam per temat e perditshme te jetes…..
…..U ngritem dhe e percolla deri tek kuadrati tjeter i pallateve ku banonte muzikanti i nderuar. Mora premtimin e tij per te pire te nesermen kafen tjeter dhe nje tjeter kujtim per Festivalet ruajtur ne faqet e zverdhura te fletores se tij aq te cmuar……/Naishtedikur.info