Categories
Histori Personalitete

Eshtë marre për at’ Zot që kemi 80 vjet që merremi me pisllëk! – nga Ervina Toptani

Eshtë marre për at’ Zot që kemi 80 vjet që merremi me pisllëk! Jam në një gjendje shpirtërore të llahtarshme, duke shfletuar me lot në sy e shumë më tepër se kaq “Buletinin e Bllokut Indipendent Kombëtar”.

A e dini si kanë luftuar e si kanë vdekur trimat shqiptar në luftën e pakompromis kundër sllavo-komunizmit?

A e i njihni burrat si Prof. Ernest Koliqi, z. Ndue Gjomarkaj, Dr. Ismail Verlaci, Agr. Ago Agaj, Av. Tahir Kolgjini, z. Gasper Shkreli, z. Gjon Buçaj, z. Mark Gjomarkaj, Halil Alija, Xhafer Deva, Sefedin Biçaku, Ndoc Mirakaj, Alush Lleshanaku, Llesh Gjomarkaj, e shumë të tjerë?

Unë nuk e di si nuk mundet zemra me nxjerrë flatra, me fluturu anë e kand qiellit për me zbrasë marazin e mandej me u përlas në tokë e thyeme, e shpërbame në grimca të pluhurta. Nuk e di si zemra e njeriut mundet me rezistu.

….. kur zemra të më kthehet përsëri në vendin e saj do t’ju tregoj më gjatë, të dokumentuara me foto marrë nga origjinali.

O Zot, pse jemi kaq në errësirë të të vërtetës? Përse nuk u zgjuam njëherë?
p.s. a e njeh njeri ekzistencën e partisë “Blloku Kombëtar Indipendent?

Ervina Toptani

error: Content is protected !!