Fakte për baletin shqiptar “Halili dhe Hajria”
1. Baleti “Halili dhe Hajria” zuri një vend të rëndësishëm në repertorin e artë të TKOB si baleti i parë kombëtar, por edhe i sukseshëm, pasi i rezistoi kohës.
2. Më 12 dhjetor 1973, baleti “Halili dhe Hajria” u vu për herë të 150-të në skenë.
3. Kjo vepër e kompozuar nga Tish Daija dhe me koreografi të Panajot Kanaçit është baleti shqiptar më i rivënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me më shumë se 250 rivënie.
4. Në turnetë e organizuar në Greqi, Itali, Turqi, Francë, Maqedoni e Kosovë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga trupa franceze e baletit e Clermont-Ferrand.
6. Në produksionet e vëna në Francë dhe në Prishtinë baletmaestër ka qenë po vetë autori, i madhi Panajot Kanaçi.
7. Kjo vepër ishte vepra e tretë e kompozitorit Tish Daija, pas operetës “Lejlaja” dhe operës “Pranvera”.
8. Mjeshtri Agron Aliaj e risolli baletin “Halili dhe Hajria” në vitin 2003, në jubileun e 40-vjetorit të premierës së këtij baleti. Koreografi Aliaj ruajti me fanatizëm të gjitha lëvizjet e bukura të këtij baleti, ashtu si dikur, kur ia kish mësuar pedagogu i tij Panajot Kanaçi.
______________
SPONSOR GJENERAL I TKOBAP
AMERICAN BANK OF INVESTMENTS
SPONSOR
SPITALI AMERIKAN
Burimi: Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor