Categories
Histori Kulture

Fjala dhe koburja (Udhëtim nëpër Shqipëri, 1927) – Joseph Roth

Një shqiptari me arsim të lartë nuk i bie ndër mend që të bëhet komisar policie. Po qe se më e pakta ai nuk bëhet president, preferon më shumë të komplotojë kundër qeverisë në fuqi, ose përpiqet të bëhet “mik” apo “anëtar partie” i këtij apo atij ministri. Edhe pse i pajisur me një dyshim jashtëzakonisht të mprehtë kundër të huajve, intelektuali shqiptar ka aftësinë që po me këta të huaj të bëjë pazare për burimet që ka vendi i vet.

Pjesa më e madhe e popullit – e prapambetur, e parë nga origjina – me prejardhje të lashtë, ndërsa e parë nga numri i popullsisë po shkon drejt tkurrjes.
Shtresa e pasur është mjaft e vogël dhe për këtë e gjithëfuqishme, e përfshirë në sherre, këto gjithmonë mes çifligarëve të mëdhenj.

Shtresa e borgjezisë në qytete është akoma në zhvillim, frikacake, e paarmatosur, gjithnjë me dëshirën të braktisë vendin dhe në fatet e Shqipërisë gjysmë e interesuar.

Ndërsa një pjesë e vogël e gjysmë të shkolluarve është e korruptuar, shikon se si të pasurohet për vete duke bërë pazare me fqinjët për interesa të veta dhe duke tjerrë intriga – nga teka, ambicia, dhe lakmia.

Më në fund – ata që janë vërtet të shkolluar këtu nuk i dëgjon askush.

—————————————————————————–
Autori: Joseph Roth
Titulli: Fjala dhe koburja (Udhëtim nëpër Shqipëri, 1927)
Përktheu nga origjinali: Linda Arapi-Boltz
Botues: Botimet Ideart, Tiranë 2005

FOTO:
Joseph Roth (majtas me kostum shqiptar) gjatë udhëtimit të tij gazetaresk nëpër Jugosllavi dhe Shqipëri, në vitin 1927. Foto prej një kumtese të dr. Heinz Lunzer, mbajtur në Literaturhaus Vjenë.

/Thënie per shqiptarët.

error: Content is protected !!