FLETERRUFEJA
(Nje ndodhi e vertete e imja) nga Zyhra Ahmetaj
Sot komunikova me nje miken time te shkolles se mesme, Sebie Kurmeka. Ne fakt komunikuam permes faqes se fb-se te vajzes se saj. Shume nga miqte dhe miket e mia ne fb jane femijet e bashkmoshatareve te mi, pasi ata nga mosha dhe obligimet nuk jane te dhene pas internetit.
Me erdhi ne mendje kjo ngjarje dhe mendova tua tregoj.
Ishim nxenes te Shkolles se Mesme Bujqesore te Tropojes. Sapo mbaruam se ngreni darken u grumbulluam nje grup shoqesh dhe shokesh te apasionuar pas filmit dhe vendosem t’i kerkojme leje kusdestarit te konviktit qe t’na lejonte te shkonim dhe te shihnim filmin edhe pse ishte orari i gjumit; ora 9 e 30′. Shfaqesh ne tv nje filme i bukur. (nuk me kujtohet cili qe).Kujdestari na u pergjigj me prepotence:-Jo, nuk ju jap leje per te pare film tani. Ikni ne gjume! Nuk dua t’me beni zhurme ne konvikt!
I premtuam qe nuk do benim fare zhurme por prap nuk na dha leje. Ne i kerkuam leje nendrejtorit te shkolles që ishte përgjegjës për konviktin dhe ai na lejoi te shihnim filmin me kusht qe t’mos benim zhurme. Shkuam dhe e pame filmin ne qetsi edhe pse ishte televizori ne ndertese tjeter, ne mensen e konviktit. Dolem duke e diskutuer filmin por gjithnje me ze te ulte qe te mbanim fjalen. Ju afruam konviktit dhe pame qe kujdestari qendronte siper shkalleve ne korridorin ne mes te kujdestarise dhe infermierise se konviktit nga ku hynim ne në korridorin brenda dhe te shkonim ne dhomat tona.
Une dhe Sebia, shoqja ime u ndalem. Une i thash asaj:- Si t’ja bejme?!!! Me vjen rende ti kaloj nga afer kujdestarit. Me duket sikur krekosem qe ne e pam filmin edhe pse nuk na dha leje ai. Nuk kisha deshire te ndjehet keq ai edhe pse nuk u tregua i mire me ne. Gjithmonë e urr ej prepotencen, krekosjen pas realizimit të një gjëje që dikush ndoshta është kundërshtar.
I them Sebies: – po e bejme keshtu. Shkojme nga cepi i nderteses dhe hyjme nga dritarja ne dhome. Flinim ne nje dhome edhe pse ajo ishte ne vit te pare dhe une ne te dytin. Dritarja ishte shume ulet, me kanape te medha dhe pa hekura. Shpesh here dilnim nga ajo dritare dhe hapnim rroba aty afer, dilnim në rreze të diellit dhe rrinim ose kur pastronim ambjentin rreth konviktit. U futem ngadale ne dhome. Dola ne korridor se mos benin zhurme dhe ti keshilloja per te mbajtur qetesi, por s’pati fare zhurme. Vinte drita e henes edhe ne dhome dhe nuk e ndezem driten fare por u futem ne krevate. Fjetem rehat. U zgjuam ne mengjes dhe shkuam ne shkolle si përherë, serbes, pa ditur, se ç’na priste.
Sapo hyme ne korridorin e shkolles ishin grumbulluar nxenes dhe mesues te kendi i emulacionit. Afrohem edhe ne, kur ç’te shihnim?!!!!!!
Kishin vene nje fletrrufe qe kishte zene gjithe faqen e emulacionit. Ajo na drejtohesh mua dhe Sebies. Shkruanin keshtu:
-Perse ju shoqe hyni nga dritja dhe jo nga dera, ne mes te nates ne konvikt?
-Si i kuptoni ju mesimet e Partise dhe te shokut Enver?
-Çfar detyrash nxirrni ju nga Plenumi i fundit i Partise?
_Çfar shembulli personal jepni ju si nxenese te shkolles se mesme?
-A mos valle mendoni qe meqe jeni mire me mesime mund te silleni keshtu pa u vene re, ju qe keni njolla ne biografi; njera xhaxhane e arratisur ne Jugosllavi dhe tjetra, mbese e kulakut? ……
Bo.booo, ç’na gjet- menduam ne. Ishim te reja dhe na zuri ankthi nga kjo gjendje kaq absurde. Ne ate kohe keshtu e pesonte njeriu, fare kot.
Nuk dija as si te pergjigjem gjithe atyre akuzave dhe sidomos qe fjala e nje njeriu me “biografi te keqe” politikisht, nuk merresh parasyshe. Pasdite erdhen edhe nxenesit e shkolles se nates dhe e lexonin fleterrufene. Fleterrufeja ishte sa e padrejte aq dhe e paqarte pasi mund te merresh edhe si akuze morale. Ne te dyja u tkurrem nga kjo situate dhe ndjeheshim shume ne hall.
Ne shkollen e nates vinte dhe daja im. Kur e lexoi, u kthye nga ne qe rrinim aty dhe duhesh te shkruanim pergjigjen dhe duke me vene doren ne koke na tha:
-Ç’eshte kjo?
I treguam. Ai pshertiu njehere dhe na tha qe mos te shqetesoheshim fare. Kete e dinin te gjithe nxenesit dhe e kishin bere ca shoke dhe nje shoqe e jona, inatçi dhe te ligj qe nuk ishin ne nivelin tone ne mesime dhe integritet.
Dajua tha qe te benim pergjigjen te matur dhe duke ju pergjigjur çdo pyetje te fleterrufes, duke shprehur pendesen se po te ishit thelluar me shume ne mesimet e Partise nuk do e kishit bere kete xhest te keq.
Edhe ne situata te tilla ” te renda” politike gjenden njerez guximtare qe mbajne anen e te drejtit qofte edhe me nje veprim. Nje mesues me integritet kishte derguar ne darke nje te aferm te tij dhe i kishte hequr edhe fleterrufene edhe pergjigjen. Kur shkuam te nesermen qe shkruam pergjigjen dhe nuk ndodheshin me asnjera, u ndjeme te lehtesuara dhe u perqafuam me njera tjetren.