Fragment nga kënga “Erdh pranvera” e Festivalit të 11 të këngës (1972)
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit sjell në këtë ekuinoks pranveror një fragment nga kënga “Erdh pranvera”, marrë nga kronika I2-477 e vitit 1973, e Festivalit famëkeq të 11 të këngës (1972), me regji nga Donika Muçi, dhe e xhiruar nga operatorët Ilia Terpini, Saim Kokona dhe Bardhyl Martiniani.
Burimi: Arkivi Qendror Shteteror i Filmit