Fshatrat e Pogradecit gjatë Luftës së Parë Botërore – nga Ledjan Zeqollari
Në librin “Revue de géographie” të gjeografëve francezë Charles Velain, Louis Gentil dhe Paul Girardin, libër i publikuar në Paris në vitin 1922 dhe që përbën një studim të veçorive fiziko-gjeografike të zonave të administruara nga francezët në vitet 1916-1920, në faqen 196 të tij shkruhet:
“Dy fshatrat Çerravë dhe Leshnicë janë të vetmit të krijuar në luginën e madhe dhe të gjerë të Çerravës. Kjo luginë është ende pak e kultivuar; por gjatë luftës, e mbjellë në parcela toke dhe në kopshte perimesh, ajo mjafton për të ushqyer një divizion të tërë francez.”
Në foto: Xhamia e Çerravës dhe bujqit e fshatit duke punuar tokën gjatë Luftës së Parë Botërore.
Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Francës.