Ndoshta disa prej jush mund ta njihni përmes videove humoristike në Youtube ku luan rolin e Vangjelit, emigrantit shqiptar në Greqi që nuk flet mirë greqisht, por unë e njoha përmes serialit më të ri grek, i cili transmetohet në një nga televizionet më të mira, Ant1, dhe mban emrin “Parusiaste”.
Ai quhet Ioanis Apergis, është një djalë shqiptar që në moshën 5 vjeçare bashkë me prindërit e tij, emigruan drejt Greqisë.
Sot Ioani luan rolin e “Eltonit nga Elbasani” në serialin me kastin e aktorëve më të mirë grekë. Një rol që e bën më së miri dhe arrin të shkaktojë të qeshura në çdo skeç të tij.
Në një intervistë dhënë së fundmi, (në fakt intervista e tij e parë), ai ka treguar sesi ka mbërritur në Greqi, dhe si përfundoi në shkollën e aktrimin, e sot më një rol të mirëfilltë.
Me një thjeshtësi që është për t’u vlerësuar, Ioani tregon se në fillim, vendimi për të nisur shkollën për aktor u prit me hezitim nga prindërit, për shkak se nuk kishin para mjaftueshëm.
Por këmbëngulja e tij dhe talenti, e bënë që të sakrifikonte dhe me mund e djersë t’ia dilte mbanë.
“Kur kemi ardhur në Greqi kemi fjetur 5 ditë në një park, sepse personi që supozohej të na gjente shtëpinë na gënjeu… në atë park sot shkoj me nipërit e mi, dhe shpesh miqve të mi u tregoj shkurret në të cilat nëna ime varte rrobat tona ato 5 ditë. Kam kaluar momente jo të mira, ku kam ndjerë rac izëm, por kam pasur akoma dhe më shumë momente ku kam marrë mbështetje dhe dashuri”, shprehet ai.
Ndërsa tregon se së shpejti pret të bëhet baba, ai thotë se ditët që nuk ka xhirime, punon më të atin në ndërtim, ku bën llaç.
“U jam mirënjohës producentëve, sepse në 1 ose 2 ditë mi vendosin t’i xhiroj skeçet e mia, dhe ditët që s’kam xhirime, punoj me tim atë në ndërtim, ai është usta, unë bëj llaç. S’ka asgjë të keqe, sepse më duhen para, do bëhem baba, kështu që…”.
Gjatë gjithë intervistës, bie në sy me sa vlerësim i flet dhe dëshiron që ta transmetojë tek publiku imazhin e tij, gazetari grek, i cili po ashtu është një ndër më të mirët, prej vitesh tashmë pjesë e televizionit.
“Disa shqiptar qeshin me rolin tim të Vangjelit, por ka nga ata që më thonë pse i shan shqiptarët. Unë nuk i shaj, por thjeshtë imitoj mënyrën si flasin prindërit tanë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi por sigurisht nuk arrijnë të flasin mirë gjuhën”, tregoi ai.
Rasti i Ioanit është nja nga ato raste, ku ndihemi mirë që të rinjtë shqiptar përfaqësojnë veten por dhe Shqipërinë dhe shqiptarët, jashtë kufijve tanë, me dinjitet, respekt dhe talent! /Shkodra News/