I panjohuri – nga Kastriot Dervishi
Njeriu i panjohur i fotos është Sterjo Gjokoreci (1895-1983).
Në vitet 1914-1917 murator në Rumani; 1917-1925 në Bashkimin Sovjetik; 1926-1928 mësues në Ersekë; 1928-1943 përfaqësues i shoqërisë së makinave qepëse Singer në Korçë, Durrës e Tiranë.
Në vitin 1944 u vendos pranë shtabit të përgjithshëm të ushtrisë si intendent. Në vitet 1945-1946 kishte funksione shtetërore si drejtor i “pallatit të brigadave”, turizëm, kryeministri, etj.
Në vitin 1947 ishte edhe përkthyes i takimit të E.Hoxhës me Stalinin. Për vetë detyrat e bartura, ishte edhe një lloj “mazhordomi” i familjes Hoxha.
Megjithatë, për të kaluarën e tij, mbetej edhe i dyshuar i regjimit. Përpunohej për “spiunazh”.