Categories
Histori Kulture

Jezuitët dhe Shtëpia më e vjetër botuese në Shqipëri – Nga Gazmend Bakiu

Jezuitët dhe Shtëpia më e vjetër botuese në Shqipëri – Nga Gazmend Bakiu

Kontributi i françeskanëve në letrat shqipe është pak a shumë i njohur, në sajë të një plejade të shkëlqyer shkrimtarësh, ku më së shumti përmenden “i pari” i tyre Gjergj Fishta, por edhe “i fundit”, At Zef Pllumi.

Të tjerët u lanë në harresë, mirëpo jezuitët u fshinë krejt nga faqet e historisë.

Jezuitët dhe shtëpia e tyre botuese “Zoja e Papërlyeme” kanë një kontribut tejet të rëndësishëm në historinë e letrave shqipe, rrjedhimisht edhe në historinë tonë kombëtare.

Siç ka vënë në dukje M. Peters në librin e tij “Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë…”, jezuitët në Shkodër kishin një shtypshkronjë dhe botonin libra shqip (me karakter fetar dhe jo vetëm) që në vitin 1870, pra rreth 10 vjet më parë se të niste aktivitetin “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip” në Stamboll, por ky kontribut i pashoq nuk përmendet në asnjë paragraf, në katër vëllimet e “Historisë së popullit shqiptar” (2002) të botuar nga Akademia e Shkencave.

Botimet e jezuitëve janë një kolanë veprash me vlerë për gjuhën shqipe, për arsimin, për letërsinë, për historinë etj, ndërsa në shtëpinë e tyre botuese, botonin veprat e tyre edhe françeskanët (dhe jo vetëm), para se të bëheshin me shtypshkronjën e tyre.

Te “Zoja e Papërlyeme” për 75 vjet u botuan libra, kalendarë dhe periodikë me rëndësi të jashtëzakonshme, derisa ajo u mbyll zyrtarisht nga pushteti komunist në mars 1946./Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!